You are on page 1of 11

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1

komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Punim i shkronjës Th,t h. Faqe 78 e Abetares Skënderbeu

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.1 paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
K.3 ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë, që kërkohet.
K.3 parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën/problemin/detyrën e dhënë në njërën nga format e
të shprehurit.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të
grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: Skënderbeu, thënie, thupra, theu
 Përshkruan mbi bazën e figurave duke folur rrjedhshëm,
qartë dhe me intonacion.
 Shqipton, shkruan dhe lexon tingullin dhe shkronjën Th,th.
 Qarkon shkronjën Th,th të shtypit në pozicione të Teknika dhe strategji:
ndryshme të fjalës.  Bisedë rreth figurës
 Shkruan dhe lexon fjalë me shkronjën th dhe shkronjat e  Analizë e sintezë
mësuara.  Veprimtari në dyshe

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja Th, th, etiketa fjalësh, foto të Skënderbeut, Matematikë
libra për fëmijë, tregime. Arte

Përshkrim kontekstual i situatës:


Veprimtari paraprake:

Nxënësit njoftohen që më parë të pyesin prindërit për Skënderbeun.


Ora e mësimit fillon me një bisedë rreth Skënderbeut. Mësuesja paraqet foto të Skënderbeut dhe
nxit nxënësit të tregojnë ç’dinë për të:
- Kë po shihni në foto?
- Çfarë mësuat nga prindërit për Skënderbeun?
Veprimet në situatë:
Hapi 1: Bisedë rreth figurës
Mësuesja nxit nxënësit të vërejnë figurën në tekst. Nxënësit vërejnë figurën dhe tregojnë çfarë
shohin dhe çfarë kuptojnë. Ndihmohen me pyetjet:
- Kë po shikoni? Si janë veshur? Cili mendoni se është Skënderbeu? Cilët qëndrojnë para tij?
Çfarë mbajnë në duar? Çfarë mendoni se po bëjnë ata? Cili nga ju e di këtë ngjarje?

Hapi i dytë: Analizë e sintezë


Mësuesja shkruan në tabelë fjalinë: Gjini nuk i theu thuprat.
Nxënësit lexojnë fjalinë korazi. Kryhet procesi i analizës duke e ndarë fjalinë në fjalë dhe fjalët në
rrokje, për shkëputjen e tingullit dhe shkronjës Th, th.
Mësuesja ndihmon me pyetjet :
-Sa fjalë ka fjalia? Në cilat fjalë ndodhet shkronja th? Sa rrokje ka fjala theu? Po fjala thuprat?
Nxënësit shqiptojnë tingullin e ri th.
Paraqiten figura që përmbajnë shkronjën th në tabelë, emërtohen nga nxënësi dhe tregojnë ku
dëgjojnë tingullin th (thesi, gjethe, thikë etj).
Mësuesja nxit nxënësit të gjejnë fjalë të tjera me shkronjën th në fillim, në mes dhe në fund të fjalës.
Shkruhen fjalët në tabelë dhe qarkohet shkronja e re.
(Nxënësit duke ecur para klasës mund të numërojnë fjalë me shkronjën th).

Hapi i tretë: Prezantim i shkronjës


Mësuesja paraqet grafikun e shkronjës Th, th. Nxënësit bëjnë dallimin e shkronjës së madhe e të
vogël të shtypit.
Shkruhet shkronja në tabelë.
Lëvizet dora në ajër nën drejtimin e mësueses sipas grafikut të shkronjës Th, th.
Nxënësit shkruajnë nga 2-3 rreshta me shkronjën Gj, gj në fletoren individuale.
Vizatohen 1-2 figura që kanë shkronjën gj.

Demonstrim i rezultateve të arritura:


Nxënësit bashkojnë rrokjet për të formuar fjalë dhe i shkruajnë: thesi, rrethi, thana, thumbi, uthull,
thoi;
thelloj, i thellë, thirri, kthehem, thyhej.
Lexohen fjalët e shkruara.
Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:
 Përshkruan mbi bazën e figurave.
 Shqipton, shkruan dhe lexon tingullin dhe shkronjën Th, th të fjalës.
 Shkruan dhe lexon fjalë me shkronjën th dhe shkronjat e mësuara.

Detyra:
1. Shkruhen nga 2 rreshta me shkronjën e madhe e të vogël të shtypit Th, th.
2. Shkruhen fjalë me shkronjën Th,th.
3. Gjeni në libra për fëmijë fjalë të tjera me shkronjën th dhe sillini në klasë.

Refleksione:

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1


komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Punim e shkrim i shkronjës Th,th. Abetare pune fq. 52 Skënderbeu

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.1 paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
K.3 ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë, që kërkohet.
K.3 mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të
ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen
zgjidhjen.
K.4 identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/aktiviteti në klasë.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të
grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: gjyshi, gjëegjëzë, gjarpri,gjashta,
qengji
 Shkruan shkronjën Th, th të shtypit mbi bazën e modelit.
 Shkruan fjalë me shkronjën gj mbi bazën e figurave të
dhëna. Teknika dhe strategji:
 Formon e shkruan fjalë 2- 3 rrokëshe mbi bazën e rrokjeve
të dhëna.  Lojë
 Formon grupe fjalësh me fjalët e dhëna duke i lidhur sipas  Punë në grup
kuptimit.  Punë individuale
 Shkruan fjalitë e dhëna duke ruajtur hapësirat midis  Veprimtari në dyshe
fjalëve.

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja Th, th, etiketa fjalësh, foto të Skënderbeut, Matematikë
libra për fëmijë, videoprojektor, laptop, CD Arte

Përshkrim kontekstual i situatës:


Veprimtari paraprake:

Në videoprojektor paraqiten foto të Skënderbeut, armët e Skënderbeut, monumenti i Skënderbeut


në sheshin Skënderbej.
Nxiten nxënësit të flasin rreth fotove.
Mund të ftohet dhe një nga gjyshërit e nxënësve për të treguar mbi jetën e Skënderbeut.

Veprimet në situatë:
Hapi 1: Lojë

Mësuesja ndan nxënësit në dy grupe. Njëri grup shkruan shkronjën Th të madhe të shtypit, ndërsa
grupi tjetër shkruan shkronjën th të vogël të shtypit. Në momentin që mësuesja thotë TANI, nxënësit
lëvizin nëpër klasë dhe formojnë çiftet e shkronjave Th – th.

Hapi i dytë: Punë në grup


Mësuesja u kërkon nxënësve të komentojnë figurat (thesi, gjethe, thuthuq).
Për secilën figurë pyet: Çfarë është? Për çfarë nevojitet? A ju pëlqen? Pse?
Lexohen fjalët në mënyrë globale dhe plotësohen kutizat bosh me shkronjën th.

Hapi i tretë: Punë individuale


Mësuesja paraqet grafikun e shkronjës Th, th.
Shkruhet shkronja në tabelë.
Lihen të shkruajnë vetëm një shkronjë në Abetaren e punës dhe kur bindet se e kanë shkruar si
duhet, i lë të punojnë në mënyrë të pavarur.
Nxënësit këmbejnë librat me njëri-tjetrin për të parë si kanë punuar.

Hapi i katërt: Veprimtari në dyshe


Nxënësit punojnë në dyshe për të plotësuar detyrat e tjera në Abetaren e punës.
Mësuesja ndjek punën e nxënësve dhe ndihmon për çdo paqartësi që mund të kenë duke i shkruar
fjalët apo fjalitë në tabelë: them mësimet, thërras motrën, puth nënën, mbath mbathjet, thith
aromën, kthej makinën.

Demonstrim i rezultateve të arritura:


Nxënësit shkruajnë fjalët : vëth, thesi, thupra, tharëse.
Formojnë fjali me fjalët e shkruara.

Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:

 Shkruan shkronjën Th,th të madhe e të vogël të shtypit mbi bazën e modelit.


 Shkruan fjalë me shkronjën th mbi bazën e figurave të dhëna.
 Formon e shkruan fjalë 2- 3 rrokëshe mbi bazën e rrokjeve të dhëna.
 Formon grupe fjalësh me fjalët e dhëna duke i lidhur sipas kuptimit.
 Shkruan fjalitë e dhëna duke ruajtur hapësirat midis fjalëve.

Detyra:
1. Shkruhen fjalë me shkronjën Th.
2. Shkruhen 5 fjali me shkronjat e mësuara.

Refleksione:

s
Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1
komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Punim e lexim i shkronjës Th, th. Faqe 79 e Abetares Skënderbeu

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.1 shpreh me gojë për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë
shoqëruar gjatë dëgjimit të një tregimi apo përralle.
K.3 parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën /problemin/ detyrën e dhënë në njërën nga format e
të shprehurit.
K.4 identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/aktiviteti në klasë.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit
duke i dëgjuar në mënyrë aktive.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: Skënderbeu, thupra, trima, porosi
 Lexon tekstin qartë dhe saktë.
 Përshkruan figurën që ilustron tekstin.
 U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen.
 Dallon titullin në pjesën e dhënë. Teknika dhe strategji:
 Pyet për t’u sqaruar rreth përmbajtjes së tekstit ose rreth  Parashikim i ngjarjes
fjalëve të panjohura për të.Ç farë do të thotë?);  Lexim me ndalesa
 Punë individuale

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja Th, th, etiketa fjalësh, foto, libra për fëmijë, Matematikë
tregime, materiale vizatimi Arte
Shoqëria dhe mjedisi

Përshkrim kontekstual i situatës:


Veprimtari paraprake:
Mësuesja u kërkon nxënësve të kujtojnë përrallën “Plaku dhe rrepa”.
- Çfarë donte të bënte plaku? (të shkulte një rrepë).
- Çfarë bëri kur nuk e shkuli dot? (thirri plakën, qenin e shtëpisë e më pas macen).
- Ç’mësuat nga kjo përrallë?
Veprimet në situatë:
Hapi 1: Parashikim i ngjarjes
Mësuesja shkruan titullin në tabelë: Porosia e fundit e Skënderbeut.
Nxiten nxënësit të mendojnë për 2-3’ se cila mund të ishte porosia e tij u fundit duke u bazuar edhe
te figura.
Dëgjohen disa nxënës dhe shkruhen përgjigjet e tyre në tabelë.
Hapi i dytë: Lexim me ndalesa
Mësuesja ndan tekstin në pjesë dhe lexohet me ndalesa:
Ndalesa e parë: që nga fillimi deri te “… së bashku thyeji!” Pyet:
- Kur i thirri Skënderbeu trimat? Pse i thirri? Çfarë i tha Gjinit? Çfarë mendoni se do të ndodhë?
Pse?
Ndalesa e dytë: deri te “… thyen dot”. Pyet:
- A ndodhi ashtu si menduat? Çfarë ndodhi? Si mendoni se vazhdon ngjarja?
Ndalesa e tretë: deri në fund. Mësuesja pyet:
- Çfarë i tha Skënderbeu Gjonit? Çfarë ndodhi? Cila ishte porosia e fundit e Skënderbeut? A ishte
ashtu si menduat në fillim?
Hapi i tretë: Punë individuale
Mësuesja u kërkon nxënësve të lexojnë tekstin në heshtje dhe të drejtojnë pyetje nëqoftëse kanë.
Pyetjet e nxënësve shkruhen në tabelë dhe më pas u jepet përgjigje.
Lexohet teksti zinxhir nga nxënësit nga 2-3 fjali.
Demonstrim i rezultateve të arritura:
Nxënësit lexojnë tekstin me intonacion.
Nxjerrin mesazhin e tekstit.

Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:
 Lexon tekstin qartë dhe saktë.
 Lexon tekstin qartë dhe saktë.
 Përshkruan figurën që ilustron tekstin.
 U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen.
 Dallon titullin në pjesën e dhënë.
 Pyet për t’u sqaruar rreth përmbajtjes së tekstit ose rreth fjalëve të panjohura për të.Çfarë.

Detyra:
1. Lexohet teksti rrjedhshëm e me intonacion.
2. Shkruhen dy fjali për Skënderbeun.

Refleksione:

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1


komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Ushtrime aplikative për shkrim dore. Shkronja Th,th. Skënderbeu

R.N. sipas kompetencave kyçe:


Nxënësi:
K.3 ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë, që kërkohet.
K.3 mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të
ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen
zgjidhjen.
K.4 identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/aktiviteti në klasë.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të
grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: gjethe, thesi, Thethi
 Shkruan shkronjën Th, th të madhe e të vogël të dorës mbi
bazën e modelit.
 Shkruan fjalë me shkronjën Th, th mbi bazën e modelit.
 Shkruan fjalë e fjali me shkronjat e mësuara me të diktuar. Teknika dhe strategji:
 Ruan hapësirat midis fjalëve.  Lojë
 Demonstrim
 Punë individuale
 Veprimtari në dyshe

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja Th, th e dorës, etiketa fjalësh me shkrim dore, Matematikë
foto, libra për fëmijë Arte
Edukim me të drejtat e fëmijëve
Përshkrim kontekstual i situatës:
Veprimtari paraprake:
Nxënësit do të kujtojnë shkronjat e mësuar të dorës duke i lexuar në tabelë qorrazi dhe duke lexuar
fjalë me shkrim dore të shkruara në etiketa të ndryshme. Për çdo fjalë mësuesja pyet: Sa shkronja
ka? Cilat janë zanore? Cilat janë bashkëtingëllore?
Veprimet në situatë:
Hapi 1: Lojë
Mësuesja orienton nxënësit :
-Mbyllini sytë dhe ngrini lart dorën që shkruani. Provojmë të lëvizim dorën në mënyrë që të
shkruajmë shkronjën e madhe dhe të vogël të dorës Th, th.
Hapi i dytë: Demonstrim
Mësuesja paraqet para nxënësve shkronjën e madhe e të vogël të dorës Th, th..
Ngrihen 2-3 nxënës në tabelë për ta shkruar.
I udhëzon nxënësit të shkruajnë shkronjat në fletë të bardha me lapsa me ngjyra.
Më pas nxënësit shkruajnë në Abetaren e punës shkronjat dhe fjalët sipas modelit.
Mësuesja ndjek punën e nxënësve dhe mbasi bindet që e shkruajnë mirë i lë të punojnë në mënyrë të
pavarur.
Hapi i tretë: Punë individuale
Nxënësit shkruajnë me të diktuar fjalët dhe fjalinë në fletoren individuale:
thesi, gjethe, thupra, uthulla, thembra
Thethi është fshat i bukur.
Hapi i katërt: Veprimtari në dyshe
Nxënësit punojnë në dyshe sipas niveleve për të plotësuar balonat me shkronjën th.
Balonat përgatiten paraprakisht dhe nxënësit shkruajnë shkronjën Th, th (niveli i parë), fjalë me
shkronjën Th, th (niveli i dytë) dhe fjali (niveli i tretë).
Mësuesja ndjek punën e nxënësve dhe ndihmon për çdo vështirësi që mund të kenë.
Balonat e përgatitura vendosen në këndin e punimeve.
Demonstrim i rezultateve të arritura:
Nxënësit shkruajnë shkronjën Th, th sipas modelit.
Shkruajnë fjalë dhe fjali me shkronjën Th,th.
Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:
 Shkruan shkronjën Th, th të madhe e të vogël të dorës mbi bazën e modelit.
 Shkruan fjalë me shkronjën Th, th mbi bazën e modelit.
 Shkruan fjalë e fjali me shkronjat e mësuara me të diktuar.
 Ruan hapësirat midis fjalëve.

Detyra:
1. Shkruhen nga dy rreshta me shkronjën Th, th.
2. Shkruhen fjalë dhe fjali me shkronjën Th,th.
Refleksione:

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: Klasa: 1


komunikimi 1
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Punim i faqes78 -79 të Abetares. Porosia e fundit e Skënderbeut Skënderbeu
R.N. sipas kompetencave kyçe:
Nxënësi:
K.1 paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup.
K.3 parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën/problemin/detyrën e dhënë në njërën nga format e të
shprehurit.
K.3 ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet /detyrë, që kërkohet.
K.4 identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/aktiviteti në klasë.
K.6 shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit
duke i dëgjuar në mënyrë aktive.
K.7 realizojnë punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një
formë për të shprehur emocionet e tyre.

R.N. të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyçe:


Nxënësi: Skënderbeu, trima, thupra, porosi

 Lexon tekstin rrjedhshëm e me intonacion. Teknika dhe strategji:


 Interpreton në role.  Stuhi mendimi
 Shkruan fjalë me shkronjën th mbi bazën e figurave.  Punë në grup
 Shkruan fjali me fjalët e dhëna.  Punë individuale
 Përdor pikën si shenjë pikësimi.  Veprimtari në dyshe
 Dramatizim

Burimet e informacionit dhe mjete: Lidhja me fushat e tjera:


Abetare, shkronja Th, th, etiketa fjalësh, foto, libra për fëmijë, Matematikë
materiale vizatimi Arte
Edukim me të drejtat e fëmijëve
Përshkrim kontekstual i situatës:
Veprimtari paraprake:
Mësuesja shtron për diskutim pyetjen:
- Cila ishte porosia e fundit e Skënderbeut? Pse Skënderbeu u la këtë porosi trimave të tij?
Dëgjon mendimet e nxënësve dhe plotëson.
Veprimet në situatë:
Hapi 1: Punë në grupe
Nxënësit organizohen në grupe.
Secili grup do të formojë fjali me fjalët: Skënderbeu, thupra, theu, porosi, thirri.
Fjalitë diskutohen në grup dhe përzgjidhen më të bukurat për t’u paraqitur para të tjerëve.
Hapi i dytë: Veprimtari në dyshe
Mësuesja u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe me tekstin.
-Do të shkruajnë fjalët mbi bazën e figurave dhe të plotësojnë kutizat përkatëse:
gjethe, thesi, thika, tharëse, vëthë, thupër.
-Do të shkruajnë fjali duke plotësuar atë me fjalën që mungon:
Bashkimi theu thuprën. Genti tha mësimin. Mësuesja thirri fëmijët.
Mësuesja ndjek nga afër punën e nxënësve dhe ndihmon nxënësit që mund të kenë vështirësi.
Nxënësit kontrollojnë punën me njëri- tjetrin duke këmbyer librat dhe më pas lexohen me zë të lartë.
Theksohet përdorimi i shkronjës së madhe në fillim të fjalisë dhe përdorimi i pikës në fund të fjalive.
Hapi i tretë: Punë individuale
Lexim i tekstit me zë të lartë.
Hapi i katërt: Dramatizim
Dramatizohet pjesa nga nxënësit me grupe.
Demonstrim i rezultateve të arritura:
Nxënësit lexojnë tekstin rrjedhshëm e me intonacion.
Plotësojnë ushtrimet në tekst.
Vlerësimi i situatës:
Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:
 Lexon tekstin rrjedhshëm e me intonacion.
 Analizon dhe sintetizon rrokje, fjalë dhe fjali.
 Shkruan fjalë me shkronjën th mbi bazën e figurave.
 Shkruan fjali me fjalët e dhëna.
 Përdor pikën si shenjë pikësimi.

Detyra:
1. Shkruajnë fjalitë e detyrës së fundit.
Refleksione:

You might also like