You are on page 1of 83

ARIANA KAMBA MIRIANA MAJA

Libër mësuesi
për tekstin shkollor

DITURI NATYRE

1
albas
Botues:
Latif Ajrullai
Rita Petro

Redaktore:
Rudina Çupi

Arti grafik
Emanuela Lumani

© Albas, 2015
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nuk lejohet shumëfishimi me çdo mjet apo formë pa lejen me shkrim të autorit.

Shtypur në shtypshkronjën:

Shtëpia botuese Albas


Në Tiranë: Rr. “Budi”, pallati “Classic Construction”,
nr. 2 Tel: 00355 42 379 184; e-mail: info@albas.al
Në Tetovë: Rr. “Ilinden”, nr. 105
Tel: 00389 44 344 047; e-mail: albas_te@yahoo.com
Në Prishtinë: Rr. “Muharrem Fejza”, p.n.
Tel: 00377 45 999 770
e.m ail: albas_pr@yahoo.com
Planifikimi vjetor i lëndës Dituri Natyre 1

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:


paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup;
përshkruan në forma të ndryshme shprehëse mjedisin natyror me të cilin rrethohet apo ndonjë
ngjarje shoqërore dhe e prezanton atë para të tjerëve.

Kompetenca e të menduarit
gjen veçoritë e një objekti, dukurie apo ngjarje të dhënë, ndan dhe krahason më pas në grup gjetjet
e veta;
krahason objektet, materialet e paraqitura nga mësuesi duke i klasifikuar ato sipas formave,
madhësive, ngjyrave, përbërjes, vjetërsisë etj. dhe tregon funksionin që kanë në natyrë apo në
shoqëri;
gjen dhe ndan në grupe të përbashkëta dallimet ndërmjet gjallesave, ngjarjeve, dukurive të njohura
si dhe shkruan për to, të paktën gjysmë faqe fletore (rreth 250 fjalë) apo i paraqet në njërën nga
format shprehëse;
ndërton tekste, objekte apo animacione sipas imagjinatës, në bazë të elementeve apo materialeve
të dhëna;
arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së një problemi në kohëzgjatje nga 3 -5 minuta;

Kompetenca e të nxënit
përzgjedh materialet/mjetet, si: letrën, plastelinën, shkopinjtë, ngjyrat, numëratoren etj., për kryerjen e
një detyre të caktuar dhe arsyeton zgjedhjen që ka bërë;
ndjek udhëzimet e dhëna në libër apo në material për të realizuar një veprimtari /aktivitet /detyrë që
kërkohet;
parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën/problemin/ detyrën e dhënë në njërën nga format
e të shprehurit;
zgjidh në mënyrë të pavarur problemin, detyrën e dhënë dhe prezanton para të tjerëve mënyrat e
mundshme të zgjidhjes;
mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të
ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen
zgjidhjen;
grumbullon dhe klasifikon materialet e performacës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit
personal;
identifikon njohuritë që ka, të cilat e ndihmojnë për të kryer një detyrë apo veprimtari të caktuar dhe
kërkon këshilla e informacion për kapërcimin e vështirësive.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


përgatit një plan të thjeshtë ditor, me shkrim, vizatim, shenja apo simbole, për dy- tri aktivitete ditore,
duke pasur parasysh kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës;
kontrollon mjetet /materialet dhe kohën, që ka në dispozicion gjatë kryerjes së një detyre/ aktiviteti (në
klasë, shkollë apo jashtë saj);
diskuton me moshatarët për mënyrën e sjelljes së nxënësve në klasë apo për një grup të caktuar
njerëzish në raport me të tjerët apo me mjedisin që e rrethon gjatë realizimit të një aktiviteti të caktuar;
gjen të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet aktiviteteve, që organizohen në shkollë me ato në
shtëpi dhe i përshkruan në mënyrë individuale përmes njërës prej formave të të shprehurit duke i
diskutuar në grup;
identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e
një detyre/veprimtarie në klasë, në shkollë, në mjedisin shtëpiak, në lagje/komunitet;
diskuton në grup për hapësirat e pastra, të sigurta në mjedisin që e rrethon dhe tregon të paktën një
mënyrë veprimi për
përgatit një plan pune njëjavor dhe specifikon veprimtaritë parësore duke argumentuar përzgjedhjen e
tyre;
përgatit një projekt të vogël duke theksuar veprimtaritë kryesore për një çështje që e shqetëson në
shkollë ose komunitet dhe përcakton kohën, vendin, materialet, mjetet e nevojshme për zbatimin e tij;
diskuton në grup për gjendjen e mjedisit që e rrethon dhe bën një listë në bashkëpunim me anëtarët e
grupit për veprimtaritë e mundshme, për mbikëqyrjen dhe përmirësimin e gjendjes;
paraqet në formë tabelare, grafike, vizatimi apo formë tjetër, veprimtaritë e përkujdesjes për qeniet e
gjalla, të cilat mundësojnë zhvillimin, rritjen apo ruajtjen e shëndetit të tij.

Kompetenca personale
prezanton para të tjerëve rregullat themelore të higjienës personale dhe të higjienës së mjedisit në të
cilin jeton dhe vepron;
bën një listë me ushqimet që konsumon dhe i rendit ato sipas rëndësisë që kanë për shëndetin dhe
mirëqenien e vet si dhe ndërmerr masa parandaluese për t’u mbrojtur nga sëmundjet që shkaktohen
nga papastërtitë dhe përdorimi i tepruar i tyre (duke përdorur një nga format shprehëse si: shkrim,
vizatim etj.);
tregon mënyrën e shfrytëzimit dhe menaxhimit të kohës së lirë në të mirën e shëndetit dhe mirëqenies
së vet duke ndarë përvojat me të tjerët;
përkujdeset për një mjedis të shëndetshëm gjatë realizimit të një aktiviteti, duke krijuar kushte të
përshtatshme pune (ajrosje, ndriçim, shfrytëzim maksimal të hapësirës, mbajtje të pastërtisë, mbajte të
rregullt të sendeve që e rrethojnë etj.);

Kompetenca qytetare
prezanton rolet dhe detyrat e anëtarëve të familjes së vet apo të ndonjë grupi, në të cilin është
pjesëmarrës (grup loje, aktiviteti), tregon detyrat dhe i diskuton me bashkëmoshatarët;
diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat në grup, në klasë, për realizimin e
aktivitetit, mirësjelljes, pastërtisë etj.;
arsyeton nevojën e zbatimit të rregullave në lojë, në klasë dhe shkollë, në rrugë apo në familje dhe
paraqet pasojat e moszbatimit të ndonjë rregulli në shembullin e caktuar;
shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të
grupit duke e dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët për mënyrat
që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar;
identifikon personat dhe shërbimet e nevojshme nga të cilët kërkohet ndihma në situatat e rrezikut për
shëndetin e vet, fizik apo mendor;

Kompetenca digjitale
njeh disa mjete të thjeshta të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
tregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar (nga mjetet auditive, audiovizuale apo nga mësuesi), me
përmbajtje jo më shumë se një faqe teksti;
realizon punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një formë
për të shprehur emocionet e tyre;
kupton rëndësinë e ruajtjes së të dhënave individuale (emri, mbiemri, adresa e shtëpisë, mosha) dhe
mospublikimit të tyre në asnjë burim informacioni të palicencuar.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës

Kompetenca 1: Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre


Nxënësi:
a) identifikon një problem ose përcakton një grup problemesh;
b) përdor strategji të ndryshme eksplorimi;
c) vlerëson qasjen e vet dhe të të tjerëve.
Kompetenca 2: Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore
Nxënësi:
a) familjarizohet me rolet dhe funksionet e mjeteve, teknikave, instrumenteve dhe procedurave
shkencore dhe teknologjike;
b) përdor mjete, objekte dhe procedura të ndryshme në përputhje me situatat dhe mënyrat e
përdorimit të tyre në to;
c) vlerëson ndikimin e mjeteve, instrumenteve dhe procedurave.

Kompetenca 3: Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës.


Nxënësi:
a) familjarizohet me gjuhën e jetës së përditshme që lidhet me shkencën dhe teknologjinë;
b) përdor gjuhën e simboleve dhe të jetës së përditshme për shkencën dhe teknologjinë;
c) përdor efektivisht gjuhën e simboleve dhe të jetës së përditshme për të formuluar pyetje dhe
për të argumentuar përgjigjiet.

Udhëzime për vlerësimin

Vlerësimi është pjesë integrale e procesit të të nxënit. Ai mat shkallën në të cilën kompetencat janë
arritur nga nxënësi. Ai përfshin mbledhjen e informacioneve me anë të teknikave të ndryshme të
vlerësimit për arritjen e rezultateve të pritshme të të nxënit në nivel klase dhe shkalle të nxënësit. Me
këtë informacion, mësuesi merr vendime për vlerësimin përfundimtar të nxënësve, bazuar në gjykimin e
tij për nivelin e zotërimit të kompetencave të fushës së shkencave të natyrës nga ana e nxënësit.
Ndërsa vlerësimi u shërben shumë qëllimeve, është e rëndësishme që mësuesi t’ia përshtatë llojin e
vlerësimit, qëllimit specifik të synuar. Para marrjes së një gjykimi në lidhje me një aspekt të caktuar të
performancës së nxënësit, mësuesi duhet të sigurojë që mënyra e vlerësimit të përdorur të sigurojë
informacionin që reflekton saktësisht një aspekt të veçantë të performancës që ka për qëllim të
vlerësojë mësuesi.
Është thelbësore që vlerësimi të jetë pjesë e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit. I gjithë procesi i
të nxënit në shkencat e natyrës mbështetet në kërkimin shkencor, si i tillë edhe vlerësimi merr shumë
forma.
Duke qenë pjesë e procesit të të nxënit, vlerësimi formues përdoret në të gjitha shkallët. Vlerësimi
formues u shërben nxënësve për të përmirësuar të nxënit dhe mësuesve për të përmirësuar metodat e
mësimdhënies.
Vlerësimi përmbledhës përdoret për të përcaktuar shkallën në të cilën janë arritur
kompetencat. Ai shërben jo vetëm për të informuar nxënësit dhe prindërit për progresin e tyre,
por edhe për të përmirësuar praktikat e mësimdhënies dhe të nxënit.

Shënim: Vlerësimi përmbledhës ka si qëllim të vlerësojë njohuritë e nxënësve dhe të kuptuarit


e tyre mbi këtë grup temash. Përveç testit për të vlerësuar nxënësit, mësuesi duhet të mbajë
parasysh shënimet gjatë orëve mbi shumëllojshmërinë e pyetjeve, përgjigjeve, vizatimeve
mbajtjes së shënimeve, prezantimeve, vlerësimeve që u bëjnë shokëve dhe qëndrimit që
mbajnë gjatë gjithë veprimtarive, të cilat kanë të bëjnë me vlerësimin formues, vlerësimet
përmbledhëse të punëve individuale të kryera gjatë orëve të mësimit dhe detyrave të shtëpisë
si dhe me vetëvlerësimin e herëpashershëm të vetë nxënësve. Vlerësime të cilat ruhen në
dosjen personale të nxënësit.
Planifikimi vjetor i lëndës Dituri Natyre 1
Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës
Nr. Shtator-Dhjetor Janar-Mars Prill-Qershor
Kompetencat/Tematikat
12 orë 12 orë 11 orë

Diversiteti 1 Gjallesat
2 Gjërat që nuk kanë qenë kurrë të gjalla
Diversiteti dhe klasifikimi i 3 Bimët dhe kafshët në mjedisin e tyre
gjallesave jetësor
12 orë 4 Pjesët e bimës
5 Çfarë u nevojitet bimëve për t`u rritur?
6 Të gjithë jemi të ndryshëm, por edhe të
ngjashëm
7 Pjesët e trupit
8 Përpunimi i njohurive:
Pjesët e trupit
9 Shëndeti dhe ushqimi
10 Përpunimi i njohurive:
Shëndeti dhe ushqimi
11 Shqisat
12 Përpunimi i njohurive:
(Vlerësim përmbledhës)

Ciklet 1 Rritja e bimëve


5 orë 2 Përpunim njohurish:
Rritja e bimëve
3 Prindër dhe të vegjël
4 Përpunim njohurish: Projekt
“Prindër dhe të vegjël”
5 Përpunim njohurish: Projekt
“Prindër dhe të vegjël”
Diversiteti 6 Nga se përbëhen gjërat?
7 Vetitë e materialeve

1
Diversiteti i materialeve 8 Emërtimi i materialeve
6 (5+1 orë e 10%) 9 Grupimi i materialeve
10 Përpunim njohurish
Grupimi i materialeve
11 Përpunimi i njohurive
(Vlerësim përmbledhës)

Ndërveprimet 1 Lëvizja
2 Shtytja dhe tërheqja
6 (7-1 orë e 10%) 3 Përpunim njohurish:
Shtytja dhe tërheqja
4 Përpunim njohurish:
Shtytja dhe tërheqja
5 Ndryshimet në lëvizje
Energjia 6 Përpunim njohurish Ndryshimet në
6 orë lëvizje
7 Burimet e tingujve
8 Përpunim njohurish: Burimet e tingujve
9 Tingulli dhe largësia
10 Dëgjimi i tingujve
11 Përpunim njohurish: Dëgjimi i tingujve
12 Përpunimi i njohurive
(Vlerësim përmbledhës)

PLANIFIKIMI I LËNDËS DITURI NATYRE I NDARË NË 3-MUJORË

Nr Kompetenca/ Tema Situatat e Metodologjia dhe Për çfarë do të vlerësohen nxënësit Burimet dhe materialet
tematika mësimore parashikuara të të veprimtaritë e didaktike
nxënit nxënësve
PLANIFIKIMI PËR TRE MUAJT E PARË

1 Diversiteti Gjallesat Foto bimësh Vëzhgimi, klasifikimi, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
dhe kafshësh hulumtimi, regjistrimi, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me enciklopedi, informacione nga
(Diversiteti punë individuale, dallimin, krahasimin e kafshëve dhe bimëve si dhe për interneti
dhe punë në grup pyetjet që bëjnë për to. Vlerësohen me shprehje për
klasifikimi i qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë
gjallesave) orës.
2 Gjërat që Foto të gjërave Klasifikimi, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Natyra, teksti shkollor, fletorja e
nuk kanë të gjalla, vëzhgimi, hetimi, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me punës, enciklopedi, revista
qenë kurrë të gjërave jo të gjalla, eksplorimi, klasifikimin e gjërave. Vlerësohen me shprehje për
të gjalla gjërave që kanë punë e qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
qenë dikur të gjalla, pavarur
eksplorimi jashtë
klasës.
3 Bimët dhe Eksplorim në Eksplorimi, vëzhgim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Natyra, teksti shkollor, fletore
kafshët në një mjedis punë në grup, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me pune, enciklopedi, letër vizatimi,
mjedisin e jetësor regjistrim, parashikim, krahasimin dhe shpjegimet që japin nga krahasimi i laps, enë/vazo/kuti
tyre krahasim, ekspozitë mjediseve jetësore. Vlerësohen me shprehje për
jetësor qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

4 Pjesët Figura e një Vëzhgim, vizatim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
e bime Bimë modelim, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me mjedis i jashtëm, letër vizatimi,
bimës natyrale krahasim, punë e vizatimin dhe modelimin e pjesëve të bimës. Vlerësohen laps, kuti, gota kosi, litar, fije
pavarur. me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në leshi, fije pambuku, peceta letre,
diskutimet gjatë orës. pastrues gypash

5 Çfarë u Foto (në Hetim, zbulim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune, letër
nevojitet tekstin investigim, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje vizatimi, kuti, metër, vazo me
bimëve shkollor), regjistrim, mbledhjen dhe regjistrimin e informacionit. Vlerësohen me bimë, laps, enciklopedi,
për t`u shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në informacione nga interneti
rritur? diskutimet gjatë orës.
6 Të gjithë Figura të fëmijëve Vizatim, krahasim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
jemi të diskutim Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me letër vizatimi,
ndryshëm, identifikimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve midis lapsa me ngjyra
por edhe të njerëzve. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në
ngjashëm situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

7 Pjesët e Figura e fytyrës, Punë individuale, lojë, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune, letër
trupit krahut, këmbës regjistrim, interpretim Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me vizatimi, lapsa, letër me katrorë
i grafikut dallimin dhe emërtimin e pjesëve të jashtme të trupit të
njeriut dhe për interpretimin e grafikëve . Vlerësohen me
shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet
gjatë orës.

8 Përpunim Figura e fytyrës, Punë individuale, lojë, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune, letër
i krahut, këmbës regjistrim, interpretim prezantimet e punët e tyre. vizatimi, lapsa, letër me katrorë
njohurive i grafikut Vlerësohen nga mësuesja për punët individuale në lidhje
Pjesët e me shënimin e saktë tek etiketat të emrave të pjesëve të
trupit trupit si dhe për punën që bëjnë në grup për formimin e
modelit të trupit të njeriut nëpërmjet bashkimit të pjesëve të
veçanta të tij. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre
në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

9 Shëndeti dhe Figura ushqimesh Krahasim, punë në grup, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
ushqimi diskutim. Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me informacione nga interneti,
përcaktimin e një diete të shëndetshme dhe ushqimit të enciklopedi,
duhur . Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në
situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

10 Përpunim i Figura ushqimesh Krahasim, punë në grup, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
njohurive diskutim. prezantimet e punët e tyre. informacione nga interneti,
Shëndeti dhe Vlerësohen nga mësuesja për punët individuale në lidhje enciklopedi,
ushqimi me plotësimin e tabelës dhe grafikut, si dhe për qëndrimet
që mbajnë ndaj ushqimeve të shëndetshme e të
pashëndetshme. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e
tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

11 Shqisat Detyrë në lidhje me Punë individuale, punë Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
figurat e organeve të në dyshe, punë në grup Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me informacione nga interneti,
shqisave, diskutim, lojë përcaktimin e organeve të shqisave, kryerjen e veprimtarive enciklopedi
ambient jashtë njohëse të botës përreth me anë të shqisave . Vlerësohen
shkolle me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në
( rrugë, park etj.) diskutimet gjatë orës.

12 Përpunim Mjedis i klasës , fletë Punë e pavarur Vlerësohen nxënësit me shkrim duke u mbështetur në Fletë pune të përgatitura nga
njohurish pune laps, stilolaps, tabelën në fund të tekstit. Shënim mësuesi
Vlerësim lapsa ose lapustila
përmbledhës me ngjyra
1..

PLANIFIKIMI PËR TREMUJORIN E DYTË

13 Ciklet Rritja e Figura (në tekstin Investigim, hetim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
bimëve shkollor), diskutim, vëzhgim, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me mjedis i jashtëm, letër vizatimi,
mbjellja e një bime. regjistrim, krahasim. vëzhgimin dhe krahasimin që i bënë rritjes së farave dhe laps, vazo, dhe fara bimësh.
bimëve . Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në
situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

14 Përpunim Figura (në tekstin Investigim, hetim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
njohurish shkollor), diskutim, vëzhgim, prezantimet e punët e tyre. Vlerësohen nga mësuesja për mjedis i jashtëm, letër vizatimi,
Rritja e mbjellja e një bime. regjistrim, krahasim. punët individuale në lidhje me përcaktimin e karakteristikave laps, vazo, dhe fara bimësh.
bimëve të ndryshme të farave, për renditjen e duhur të figurave
sipas fazave të rritjes së bimës, për klasifikimin e farave të
ndryshme sipas kritereve të vendosura nga ata vetë.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.

15 Prindër dhe Klasifikim i figurave, Renditje, klasifikim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
të vegjël renditje e figurave. punë individuale. Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me informacione nga interneti,
detyrat klasifikuese dhe renditëse që kryen. Vlerësohen enciklopedi.
me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në
diskutimet gjatë orës.

16 Përpunim Foto kafshësh Renditje, klasifikim, Vlerësime formuese (gjatë projektit) Informacione nga interneti,
njohurish shtëpiake në faza të punë individuale. Përzgjedhjen e materialeve si foto, CD, shtrimin e pyetjeve, enciklopedi.
Projekti ndryshme të rritjes, përgjigjeve, vlerësimin e punës së njëri-tjetrit, interesit dhe
“Prindër dhe CD, kafshë lodër kuriozitetit të treguar gjatë orës.
të vegjël”
17 Përpunim Foto kafshësh Renditje, klasifikim, Vlerësime përmbledhëse Informacione nga interneti,
njohurish shtëpiake në faza të Prezantim. Lojë në role (Në fund të projektit) enciklopedi.
Projekti ndryshme të rritjes, punë individuale. Për posterat
“Prindër dhe CD, kafshë lodër Dosja e projektit
të vegjël” Prezantimi i lojërave
18 Diversiteti Nga se Figurë me objekte të Diskutim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
përbëhen ndryshme, punë e pavarur, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me informacione nga interneti,
( Diversiteti i gjërat? objekte prej krahasim, vëzhgim, përshkrimin e përbërjes së objekteve të ndryshme në enciklopedi.
materialeve) materialesh eksplorim. mjedisin përreth . Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e
të ndryshme. tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

19 Vetitë e Objekte prej Punë individuale, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
materialeve materialesh të regjistrim të dhënash, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me informacione nga interneti,
ndryshme. diskutim. përshkrimin e vetive fizike të materialeve të jetës së enciklopedi,
përditshme . Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre sende prej materialesh të
në situatat dhe në diskutimet gjatë orës. ndryshme.

20 Emërtimi i Figurë më objekte të Vëzhgim, klasifikim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
materialeve ndryshme, regjistrim, Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me informacione nga interneti,
objekte prej punë në grup, punë emërimin dhe klasifikimin e materialeve. Vlerësohen me enciklopedi,
materialesh individuale. shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet letër vizatimi, laps/stilolaps
të ndryshme. gjatë orës.

21 Grupimi i Figurat e objekteve, Diskutim, punë në grup, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
materialeve objekte prej lojë, klasifikim Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me informacione nga interneti,
materialesh të klasifikimin e objekteve sipas karakteristikave të enciklopedi, sende prej
ndryshme. përbashkëta. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre materialesh të ndryshme,
në situatat dhe në diskutimet gjatë orës. letër vizatimi, laps/stilolaps

22 Përpunim Figurat e objekteve, Diskutim, punë në grup, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
njohurish objekte prej lojë, klasifikim prezantimet e punët e tyre. Vlerësohen nga mësuesja për informacione nga interneti,
materialesh të punët individuale në lidhje me zbulimin e arsyes së grupimit enciklopedi , sende prej
ndryshme. të sendeve, plotësimin e fjalive për gjetjen e materialeve të materialesh të ndryshme,
Grupimi i secilit grup, për shtimin në secilin grup nga një send tjetër i letër vizatimi, laps/stilolaps
materialeve po të njëjtit material. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin
e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

23 Përpunim Mjedis i klasës, fletë Punë e pavarur Vlerësohen nxënësit me shkrim duke u mbështetur në Fletë pune të përgatitura nga
njohurish pune laps, stilolaps, tabelën në fund të tekstit. mësuesi
Vlerësim lapsa ose lapustila
përmbledhës me ngjyra
2

PLANIFIKIMI PËR TRE MUAJT E FUNDIT

24 Ndërveprimi Lëvizja Foto të ndryshme të Vëzhgim, demonstrim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
trupave gjërave në lëvizje , regjistrim, krahasim, prezantimet e punët e tyre. Vlerësohen nxënësit për enciklopedi, lodra si makina,
video punë individuale, punë përshkrimin e mënyrave të ndryshme të lëvizjes, planifikimin motorë,
në grup. dhe realizimin e vëzhgimit të tri lëvizjeve të ndryshme. aeroplanë , topa balona, laps ,
Demonstrimet e lëvizjeve dhe interesin që shfaqin letër, informacione nga interneti.
nëpërmjet pyetjeve që ata bëjnë në çdo hap të
veprimtarisë. Ata vlerësohen individualisht me shkrim për
detyrën në faqen 74.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.

25 Shtytja dhe Foto të ndryshme në Diskutim, vëzhgim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
tërheqja tekst , mjedisi i lojë, klasifikim, punë e prezantimet e punët e tyre. Vlerësohen nxënësit për sende që mund të shtyhen apo
klasës, video. pavarur. identifikimin e forcës shtytëse apo tërheqëse në një lëvizje tërhiqen lehtë, pompë biçiklete,
të dhënë, demonstrimin e lëvizjes së trupave si pasojë e top, pirun dhe fruta apo ushqime
shtytjes apo tërheqjes.. Vlerësohen me shprehje për të tjera në pjatë, magnete,
qëndrimin e tyre e diskutimet gjatë orës, pyetjet , korrigjimet enciklopedi.
e shokëve , vetëkorrigjimet si dhe vlerësohet me shkrim
detyra 3 e faqes 76.

26 Përpunim Foto të ndryshme në Diskutim, vëzhgim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Teksti shkollor, fletore pune,
njohurish tekst, mjedisi i klasës, lojë, klasifikim, punë e Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me sende që mund të shtyhen apo
Shtytja dhe video. pavarur. vëzhgimin, regjistrimin e saktë të të dhënave si dhe për tërhiqen lehtë, pompë biçiklete,
tërheqja interaktivitetin që patën në çift. Vlerësohen me shprehje për top, pirun dhe fruta apo ushqime
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës. të tjera në pjatë, magnete,
enciklopedi.
27 Përpunim Foto të ndryshme në Diskutim, vëzhgim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
njohurish tekst, mjedisi i klasës, lojë, klasifikim , punë e prezantimet e punët e tyre. Vlerësohen nxënësit për punët sende që mund të shtyhen apo
Shtytja dhe video. pavarur. individuale në lidhje me përcaktimin e llojit dhe drejtimit të tërhiqen lehtë, pompë biçiklete,
tërheqja lëvizjes dhe interesin që shfaqin nëpërmjet pyetjeve që ata top, pirun dhe fruta apo ushqime
bëjnë rreth tyre. të tjera në pjatë, magnete,
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat enciklopedi.
dhe në diskutimet gjatë orës.

28 Ndryshimet Foto të librit shkollor, Vëzhgim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
në lëvizje prova me biçikletë në demonstrim, prezantimet e punët e tyre. Vlerësohen nxënësit për punët enciklopedi,
klasë, korridor ose regjistrim, parashikim, individuale, interesin që tregojnë dhe provat që sjellin për makinë lodër, letër, biçikletë,
oborr të shkollës. krahasim, shtytjen dhe tërheqjen e trupave si dhe demonstrimin që ata laps ose lapustil i kuq.
punë individuale, bëjnë për shtimin, ngadalësimin e lëvizjes apo dhe
punë në grup. ndryshimin e drejtimit dhe ndalimin e saj.
29 Përpunim Foto të librit shkollor, Vëzhgim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
njohurish prova me biçikletë në demonstrim, prezantimet e punët e tyre. Vlerësohen nxënësit për punët enciklopedi,
Ndryshimet klasë, korridor ose regjistrim, parashikim, individuale, interesin që tregojnë dhe provat që sjellin për makinë lodër, letër, biçikletë,
në lëvizje oborr të shkollës. krahasim, shtytjen dhe tërheqjen e trupave si dhe demonstrimin që ata laps ose lapustil i kuq.
punë individuale, bëjnë për shtimin, ngadalësimin e lëvizjes apo dhe
punë në grup. ndryshimin e drejtimit dhe ndalimin e saj.

30 Burimet e Foto të librit shkollor, Vëzhgim, klasifikim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
tingujve mjedis i jashtëm me planifikim, prezantimet e punët e tyre Vlerësohen nxënësit për punët mjedis i jashtëm, vegla
burime të ndryshme punë e pavarur, punë individuale në lidhje me identifikimin e 4 tingujve gjatë muzikore, magnetofon,
tingujsh, video. në grup. vëzhgimit, klasifikimin e tyre në dy grupe të mëdha, CD të ndryshme, enciklopedi,
vlerësohen me shkrim për plotësimin e detyrës në faqen 86 informacione nga interneti.
në mënyrë individuale.

31 Përpuni Mjedis i jashtëm, laps Vëzhgim, planifikim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Mjedis i jashtëm me burime të
m , letër. regjistrim, krahasim, prezantimet e punët e tyre Vlerësohen nxënësit për punët ndryshme tingujsh, video.
njohuris prezantim punë në grup, individuale në lidhje me identifikimin e tingujve gjatë
h punë individuale vëzhgimit, regjistrimin e tingujve të dëgjuar sipas
( Burimi i klasifikimeve të dhëna në tabelë dhe atyre që zgjedhin vetë
tingujve) si dhe vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në
situatat , diskutimet dhe prezantimet në grup apo para
klasës.

32 Tingulli dhe Foto në tekstin Vëzhgim, parashikim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune, orë
largësia shkollor, krahasim, zbulim, prezantimet e punët e tyre Vlerësohen nxënësit për punët me zile ose celular, laps, letër
mjedis i jashtëm regjistrim, individuale në lidhje me parashikimet, krahasimet dhe enciklopedi, informacione nga
punë individuale zbulimet e arritura për të provuar lidhjen që ekziston interneti.
punë në grup. ndërmjet përhapjes së tingullit dhe largësisë.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.

33 Dëgjimi i Figura (në Diskutim, planifikim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Teksti shkollor, fletore pune,
tingujve tekstin shkollor) parashikim , diskutimet e gjalla. Nxënësit vlerësohen për provat që sjellin mjedis i jashtëm, kufje, pambuk ,
mjedis i jashtëm vëzhgim, zbulim, në drejtim të mënyrës së të dëgjuarit të tingujve. Aftësisë që tapa veshi, shall, burime tingujsh
krahasim, punë tregojnë për të krahasuar parashikimet dhe rezultatet si dhe si: magnetofon, radio.
individuale, punë në kujdesin që tregojnë për të mbrojtur shqisën e dëgjimit.
grup. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.

34 Përpunim Lojë Diskutim, planifikim, Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për Mjedis i jashtëm, kufje, pambuk
Njohurish parashikim, vëzhgim, diskutimet e gjalla. Nxënësit vlerësohen për provat që sjellin , tapa veshi, shall, burime
Dëgjimi i zbulim, krahasim, punë për lidhjen që ekziston ndërmjet tingullit dhe shuarjes së tij tingujsh si: magnetofon, radio
tingujve individuale, punë në me rritjen e largësisë si dhe të nxjerrjes së përfundimit se ne
grup. dëgjojmë kur tingulli vjen në veshin tonë. Aftësisë që
tregojnë për të krahasuar parashikimet dhe rezultatet si dhe
kujdesin që tregojnë për të mbrojtur shqisën e dëgjimit.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.

35 Përpunim Mjedis i klasës, fletë Punë e pavarur Vlerësohen nxënësit me shkrim duke u mbështetur në Fletë pune të përgatitura nga
njohurish pune laps, stilolaps, tabelën në fund të tekstit. mësuesi
Vlerësim lapsa ose lapustila
përmbledhës me ngjyra
3
11
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre
Tema mësimore: Gjallesat Situata e të nxënit: figura bimësh dhe kafshësh
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: kafshë, bimë, gjallesë, grup
 Tregon bimët e kafshët si qenie të
gjalla.

 Vëzhgon e krahason bimët e kafshët

 Tregon kuriozitet duke bërë pyetje


për bimët e kafshët përreth.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe komunikimi
teksti i nxënësit, fletorja e punës,
enciklopedi, informacione nga interneti

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: vëzhgim, klasifikim, hulumtim, regjistrim të dhënash, punë individuale, punë në


grup

Veprimtaritë e nxënësve:

Veprimtaria 1
 Hapi 1 – Përdoren figura bimësh e kafshësh, që të përfshihen nxënësit në temë.
Mësuesi/ja u lë nxënësve kohë që t’i shohin e të flasin me njëri-tjetrin për to.
 Hapi 2 – Përfshin shpjegimin e fjalëve me të kuqe, të cilat janë fjalët kyç, jo vetëm të këtij
mësimi, por të të gjitha veprimtarive të mëtejshme. Ato tregojnë hapat e një kërkimi
shkencor (te orët e Veprimtarive) ose konceptet kryesore të mësimit, në tekst. Mësuesi/ja
u shpjegon se çfarë janë dhe si ta gjejnë kuptimin e secilës fjalë në Fjalorin në fund të
librit. Kërkon 4 fjalët (lloj, grupe, bimë, kafshë) bashkë dhe u shpjegon nxënësve kuptimin
e tyre. Veprimtaria synon grupimin (ndarje/ klasifikim), kështu që sigurohet që ata e
kuptojnë se çfarë do të thotë. Mund t”ia demonstrojë grupimin duke përzier lapsa,
stilolapsa, vizore dhe pastaj të kërkojnë një vullnetar nga klasa që t’i
grupojë/ndajë/klasifikojë ato.

Mësuesi/ja duhet të përdorë termat “grupe” dhe “grupim” dhe synon që edhe nxënësit ta
përdorin kur të tregojnë përfundimet e veprimtarisë. Mësuesi/ja e lexon fjalinë në kutizën
“Mbani mend”, e cila përmban konceptin shkencor të termit grup.

 Hapi 3 – Dy grupet i kanë emrat: kafshë dhe bimë. Nxënësit duhet që në fletoren e punës
të plotësojnë duke shkruar shkronjat e 5 prej figurave për çdo grup.

Përgjigjet:
Bimët: (a) farat, (b) pema, (d) gjethet, (dh) kalliri i misrit, (ë) fruta, (k) lulja, (l) patatja.
Kafshët: (c) peshku, (ç) shpendi, (e) dhëmbi, (f) guaska, (g) insekti, (gj) kafshë që del nga
veza, (l) kocka, (m) krimbi, (j) qeni, (q) vezë shpendi.
Mësuesi/ja fton nxënësit të kontrollojnë kuptimin e fjalës “regjistroj” te Fjalori, pasi është
një aftësi e rëndësishme e KSH (Kërkimit Shkencor).
 Hapi 4 – Kjo është mundësia e parë për klasën për të përdorur një tjetër aftësi të KSH –
komunikimi. Pasi e kanë parë fjalën në Fjalor, mësuesi/ja lejon nxënësit t’i thonë njëri-
tjetrit se çfarë kanë në grupin e tyre. Nëse ka mosmarrëveshje, i vë nxënësit të shpjegojnë
mënyrën e tyre të ndarjes/klasifikimit dhe të bëjnë ndryshime nëse i kuptojnë gabimet e
tyre. Mësuesi/ja duhet ta përdorë këtë detyrë për të monitoruar e për të kuptuar se cilët
nxënës kanë problem me kuptimin e koncepteve të bimëve dhe kafshëve, si dhe
ndarjes/klasifikimit.

Faqja 8
Mësuesi/ja lexon tekstin blu, duke kontrolluar Fjalorin për kuptimin e fjalëve kyçe “ngjashmëri”
dhe “prindër”. Ideja kyçe është që bimët dhe kafshët janë të ngjashme, sepse të dyja janë gjallesa.
Lejon nxënësit të shtojnë idetë e tyre, ndërkohë që mësuesi/ja lexon dhe diskuton tekstin.
Më pas teksti kujton nxënësit që kanë ndryshime të rëndësishme, prandaj dhe kemi dy grupe:
bimët dhe kafshët. Mësuesi/ja sigurohet që nxënësit e kuptojnë diagramin me shigjeta për të
treguar se si gjallesat mund të ndahen/klasifikohen në dy grupe të ndryshme.

Faqja 5
Veprimtaria 2
 Hapat 1 dhe 2 – Detyra është që të krahasohet macja me pemën frutore dhe të gjenden
ngjashmëritë dhe dallimet. Mësuesi/ja lexon kuadratin e ideve kyçe që të sigurohet që
nxënësit e kanë kuptuar se çfarë do të thotë “krahasim”. Të krahasuarit është një tjetër
aftësi shumë e rëndësishme e KSH, të cilën nxënësit do ta përdorin gjatë të gjithë edukimit
të tyre shkencor.
 Hapi 3 – Ndahen nxënësit në grupe dhe nxiten t’i thonë njëri-tjetrit se çfarë kanë
vëzhguar.
 Hapi 4 – Fokusohen te dallimet dhe përdorin Fjalorin, që të shohin kuptimet.

Përgjigjet:
Për shembull: një bimë nuk ka sy, është jeshile, bima nuk lëviz nga njëri vend në tjetrin,
bima ka rrënjë. Macja nuk ka gjethe, macja mund të shohë dhe të dëgjojë, macja ha
ushqim.

Faqja 6 dhe 7
Teksti me blu në këto faqe fokusohet në disa ndryshime të rëndësishme që ndajnë bimët nga
kafshët. Mësuesi/ja lexon pjesët një nga një dhe lejon nxënësit të flasin për informacionin, duke
dhënë shembuj që mund të kujtojnë, ndërkohë që diskutimi vazhdon (për shembull, të emërtojnë
kafshë të cilat ata e dinë që jetojnë nën tokë: lepujt, milingonat, dhelprat dhe kështu me radhë).
Të gjitha fjalët kyçe me të kuqe duhet të shihen në Fjalor. Përdorimi i fjalorit është një detyrë e
zhvillimit të mirë të gjuhës që ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe të përdorin Fjalorët.
Ndryshimi kyç ndërmjet bimëve dhe kafshëve është fakti që bimët duhet të kenë dritë që të
përgatisin ushqim. Kafshët nuk mund të përgatisin ushqim – ato duhet të hanë bimë ose kafshë të
tjera. Nxënësit nuk kanë nevojë të dinë detaje të tjera rreth mënyrës se si e përgatisin ushqimin
bimët, por ata duhet të kuptojnë që bimët NUK e marrin ushqimin nga toka.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me dallimin, krahasimin e kafshëve dhe bimëve, si dhe për pyetjet që bëjnë
për to. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Sillni nga 2 figura bimësh e kafshësh.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Gjërat që nuk kanë qenë Situata e të nxënit: Figura të gjërave të gjalla,
kurrë të gjalla të gjërave jo të gjalla, gjërave që kanë qenë dikur
të gjalla, eksplorimi jashtë klasës.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: gjëra të gjalla, gjëra që kanë qenë
 Përcakton gjëra të gjalla, gjëra që kanë dikur të gjalla, gjëra që nuk kanë qenë kurrë të
qenë dikur të gjalla dhe gjëra që nuk gjalla.
kanë qenë kurrë të gjalla.
 Vëzhgon e krahason gjëra të gjalla,
gjëra që kanë qenë dikur të gjalla dhe
gjëra që nuk kanë qenë kurrë të gjalla.
 Tregon interes duke gjetur gjëra të
gjalla, gjëra që kanë qenë dikur të
gjalla dhe gjëra që nuk kanë qenë kurrë
të gjalla në mjedisin jashtë klasës.
Burimet dhe materialet didaktike: natyra, Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
teksti i nxënësit, fletorja e punës, enciklopedi, komunikimi; Matematika
revista
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: klasifikim, vëzhgim, hetim, eksplorim, punë e pavarur

Veprimtaritë e nxënësve:

Libri i nxënësit faqet 8-10


Fleta e punës faqet 7-9

Veprimtaria 3 (Faqet 8 dhe 9)


Kjo është një tjetër detyrë klasifikim, por ka më shumë vështirësi se e mëparshmja sepse tërheq
njohuritë e nxënësit për gjallesat dhe jogjallesat.
 Hapat 1 dhe 2 – Mësuesi/ja u jep grupeve kohë të shikojnë figurat me kujdes dhe të flasin
për çfarë tregojnë figurat. Sapo ndien që janë gati, u thotë çdo nxënësi të vizatojnë rrathë
për tre grupe, duke i vënë emrat e grupeve nën çdo rreth. Detyra e klasifikimit është për
çdo nxënës ta bëjë në mënyrë të pavarur. Shkronjat në figurë duhet të shkruhen vetëm një
herë, në një nga rrathët e grupit.

Përgjigjet:
Gjallesat: (d) pema (f) zvarranik (g) fëmija (h) farat (j) zogu (k) frytit (m) lulja
Gjërat që dikur ishin gjallesa: (n) kocka (o) zhgualli (p) lesh (q) lugë e drunjtë (s) pupël
Jogjallesat: (a) tas plastik (b) monedhë (c) kavanoz qelqi (e) guralec (i) thua (l) re (r) dielli

 Hapi 3 - Mësuesi/ja shpjegon detyrën përpara se të dalin nga klasa. U Kujton klasës që
duhet të mbledhin vetëm një gjallesë dhe një jogjallesë për t’i sjellë përsëri në klasë.
Sigurohet që nxënësit janë jashtë rreziku kur të punojnë jashtë klasës.
 Hapi 4 – Mjetet e mbledhura duhet të vendosen në rrathët e përshtatshëm. Nxënësit mund
t’i vizatojnë ato ose të pyesin mësuesen për emrat që t’i kopjojnë te grupet.

 Hapi 5 – Mësuesi/ja lejon klasën të lëvizin rreth e rrotull dhe të shikojnë se ç”kanë gjetur
të tjerët. nxit ata të bëjnë pyetje dhe të ngrenë dyshime mbi klasifikimin që kanë bërë të
tjerët. Duke i parë rezultatet në mënyrë kritike për t’i kontrolluar dhe për t’i korrigjuar
gabimet është një tjetër aftësi e rëndësishme e KSH.

Faqja 10
Mësuesi/ja lexon këtë faqe me tekst blu, duke i dhënë nxënësve shansin të bëjnë pyetje dhe të
shtojnë ide dhe fakte. Thekson që shumica e asaj që shohim janë jogjallesa. Disa shembuj të
jogjallesave që marrim nga bimët dhe kafshët janë të njohura për nxënësit, kështu që i jep atyre
kohën t’i mendojnë përpara se t “i listojnë. Për shembull, qumësht, gomë, sheqer, yndyrë,
pambuk, vaj.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me klasifikimin e gjërave. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në
situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Gjeni e sillni në klasë gjëra të gjalla, gjëra që kanë qenë dikur të gjalla dhe gjëra që nuk
kanë qenë kurrë të gjalla.
Fusha: Lënda: Dituri natyre Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore

Tema mësimore: Bimët dhe kafshët në Situata e të nxënit: eksplorim në një mjedis
mjedisin e tyre jetësor jetësor

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: mjedis, eksploro, vëzhgo, prova,


 Eksploron mënyrat se si bimët dhe parashiko
kafshët përshtaten për të jetuar në
mjediset e tyre jetësore;
 Përshkruan dhe krahason se si mjedise
të ndryshme jetësore plotësojnë nevojat
jetësore të bimëve dhe kafshëve.
 Tregon kuriozitet duke bërë pyetje dhe
eksploruar bimët dhe kafshët në
mjedisin përreth;
Burimet dhe materialet didaktike: natyra, Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit, fletore pune, enciklopedi, Gjuhët dhe komunikimi, artet
letër vizatimi, laps, enë/vazo/kuti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: eksplorim, vëzhgim, punë në grup, regjistrim, parashikim, krahasim, ekspozitë

Veprimtaritë e nxënësve:

Libri i nxënësit faqet 11-17


Fletorja e punës faqet 10-17

Faqja 11
Kuptimi i fjalës kyçe “mjedis” duhet të kontrollohet në Fjalor pasi është një fjalë e re për nxënësit
tuaj dhe do të përdoret gjatë shkollimit të tyre shkencor. Mësuesi/ja lexon faqen bashkë me
nxënësit dhe sigurohet që informacioni në çdo pjesë është i kuptuar përpara se të kalohet tek pjesa
tjetër. Nxënësit do të mendojnë shumë shembuj të njohur për bimë ose kafshë në mjedisin e tyre.
Për shembull, mace, pemë, qen, mizë, zog, bar, lule kopshti.

Veprimtaria 4
(Faqet 12 deri 16)
Kjo është një veprimtari e gjatë dhe grupet e nxënësve do iu duhet të përgatiten që përpara. Secilit
grup do t’i duhet një enë/vazo ku të fusin bimët ose kafshët që kanë marrë nga jashtë. Mësuesi/ja i
kërkon atyre që të sjellin kuti dhe mbajtëse plastike e kështu me radhë.
Ka disa fjalë kyçe shumë të rëndësishme të përfshira tek udhëzimet (“eksploro”, vëzhgo”,
udhëzime”, “prova”, “shfaq”, “parashikoj”) dhe është thelbësore që nxënësit të shohin në Fjalor
për të mësuar kuptimet e tyre.

 Hapi 1 – Në varësi të vendit në të cilin ndodhet shkolla, zgjedhja e mjedisit do të


ndryshojë. Nëse ka të rritur të gatshëm për të ndihmuar për të shoqëruar nxënësit jashtë
ambienteve të shkollës do të krijohej mundësia që nxënësit të zgjidhnin një shtrirje të gjerë
mjedisesh. Mësuesi/ja pyet secilin grup për mjedisin e zgjedhur për t’u siguruar në është i
përshtatshëm dhe nëse nuk është i kërkon atyre që të gjejnë një mjedis tjetër.
 Hapi 2 – Më shumë zgjedhje duhen bërë përpara se të shkohet jashtë e të eksplorohet. Kjo
është një tjetër pjesë e rëndësishme e planifikimit. Pjesët përbërëse të mjediseve të
mundshme janë të listuara në kuadrat në mënyrë që të krijojnë ide tek nxënësit ndërkohë
që ata mendojnë se çfarë do të vëzhgojnë. Ky është një rast i mirë që të bëhet e qartë që
vëzhgimi nuk ka lidhje vetëm me shikimin. Mund të vihet limit në numrin e tipareve të
mjedisit, le të themi minimum 3 e maksimumi 5, ose mund të lejohen grupet të zgjedhin
në mënyrë të lirë. Mësuesi/ja i thotë nxënësve mos të përdorin shqisën e të shijuarit
meqenëse disa gjëra janë helmuese.

 Hapi 3 – Nëse është e mundur, planifikimi duhet bërë nga çdo grup dhe jo si një klasë e
tërë. Kjo është mundësia e parë për nxënësit të planifikojnë, kështu që mund t’i duhet
shumë ndihmë në prodhimin e planit të tyre. Procesi konsiston në një radhe hapash “Në
fillim ne do të…”, “Më pas ne do të…”. Kjo gjë ndihmon nxënësit të mendojnë një radhë
veprimi, të lëvizin gjatë procesit në një mënyrë të renditur. Planifikimi është një tjetër
aftësi kyçe e KSH që nxënësve do t”iu duhet të mësojnë e të zhvillojnë. Kjo është
mundësia e tyre e parë.

 Hapi 4 - Në këtë pikë mësuesi/ja duhet të kontrollojë planet. A janë plotësuar të gjitha
hapat? Bën pyetje grupeve për çdo gjë që iu duket jo e qartë ose e pamundur. Jo thjesht t’i
thotë se çfarë të bëjnë. Shansi që të mendojnë vetë për veten e tyre është i rëndësishëm.
Kuadrati i ideve kryesore duhet të lexohet nga të gjithë në mënyrë që të gjithë të jenë të
vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të jesh jashtë rrezikut duke iu bindur udhëzimeve të
mësueses gjatë gjithë kohës.

 Hapi 5 – Ato grupe që zgjodhën të përfshijnë bimët ose kafshët në eksplorimet e tyre
duhet të sjellin mbajtës për koleksionin e tyre, kështu që mësuesi/ja i lejon ata të zgjedhin
mjete të përshtatshme nga ato të cilat ajo mund t’u sigurojë. Të zgjedhësh pajisje është një
tjetër aftësi e rëndësishme e KSH, kështu që nuk duhet ta bëje mësuesi/ja zgjedhjen për
nxënësin. Mund të vërë në dyshim zgjedhjet e tyre duke bërë pyetje për të fokusuar
vëmendjen e nxënësit në arsyen se përse një mbajtëse e caktuar mund të mos jetë e
përshtatshme. Për shembull, a ka nevojë të jetë rezistente ndaj ujit?

 Hapi 6 – Veprimtaria të çon drejt një ekspozimi në mënyrë që të gjithë grupet të kenë
mundësinë të ndajnë punën e tyre me klasën, kështu që çdo plan do duhet të përfshijë
vendime rreth mënyrës se si duhen ndarë rezultatet e eksplorimit, për shembull, një
ekspozitë vizatimesh, një koleksion mjetesh të sjella nga mjedisi, lista e gjërave të
vëzhguara.

 Hapi 7 – Nxënësit duhet të kontrollojnë në Fjalor për kuptimin e fjalës “regjistroj”. Kjo
është një tjetër aftësi kyçe të cilën nxënësit do ta zhvillojnë gjatë viteve të edukimit të tyre
shkencor. Vizatimet, shënimet, tabelat, figurat– të gjitha janë forma regjistrimi të dhënash;
nxënësit duhet të pyeten të sugjerojnë sa më shumë që të munden përpara se të zgjedhin
një apo më shumë për eksplorimin e tyre.

 Hapi 8 –Mësuesi/ja lexon këtë hap përpara se ta nxjerrë klasën jashtë. Pjesëtarët e secilit
grup kanë nevojë të praktikojnë punën bashkë dhe të ndajnë detyrat në mënyrë që koha e
shpenzuar jashtë të shfrytëzohet maksimalisht.
(a) Kuadrati i ideve kyçe kujton nxënësit për idenë kyçe shkencore për provat. Mësuesi/ja
u kërkon nxënësve të japin shembuj provash. Për shembull, hetimet policore, historitë ose
ngjarjet në shtëpi.
(b) Zgjedhja e teknikës ndarëse duhet të ishte diskutuar në hapin e 7, në mënyrë që kur
grupet të kthehen në klasë të dinë se çfarë të bëjnë.
(c) Ata kanë nevojë të identifikojnë ku ishte mjedisi i zgjedhur prej tyre që nxënësit të
krahasojnë rezultatet e tyre me ato të grupeve të tjera.

 Hapi 9 – Ky hap njeh nxënësit me një tjetër aftësi të rëndësishme të KSH kështu që është
thelbësore që ato të shohin Fjalorin. Mësuesi/ja u kërkon atyre të bëjnë parashikime për
gjëra të përditshme në mënyrë që të kontrollojë nëse e kanë kuptuar se çfarë elementësh
përfshin parashikimin. Për shembull, parashiko se çfarë do të hash për darkë, parashiko se
cili do të jetë mysafiri i radhës në klasë, parashiko se çfarë do të jetë gjëra e radhës që do
të thotë mësuesi/ja e kështu me radhë. Mësuesi/ja sigurohet që ata të kuptojnë që një
parashikim i mirë përdor njohuritë që nxënësit kanë – nuk është vetëm hamendje.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i ndajnë parashikimet e tyre me ate përpara se të kenë
mundësinë të shikojnë gjetjet e të tjerëve.

 Hapi 10 – Gjatë kohës që lëvizin vërdallë kujtohen që të shikojnë për ngjashmëri dhe
ndryshime në ato gjëra që grupet gjetën në mjediset e tyre të zgjedhura. Ky proces
krahasimi është një aftësi kyçe e KSH, kështu që praktika është një pjesë e rëndësishme e
saj. Ato gjithashtu duhet të krahasojnë parashikimet e tyre me gjetjet reale. A ishin
nxënësit të suprizuar nga ndonjë gjetje e grupeve të tjera? A kishte ngjashmëri të cilat nuk
i kishin menduar ndërmjet mjediseve të ndryshme? Për shembull, a kishin të gjithë bimë
apo a kishin të gjithë më shumë se një lloj bime? Në të njëjtën mënyrë, a kishte ndryshime
ndërmjet mjediseve të cilat ata nuk i kishin menduar? Për shembull, mjediset me hije
kishin më pak bimë; disa nuk kishin kafshë fare; llojet e bimëve në secilin mjedis nuk
ishin njësoj. I jepet klasës kohë të diskutojë të gjithë këto pika dhe nxiten ata që të
përpiqen të shpjegojnë se çfarë tregon/zbulon eksplorimi i tyre.

Faqet 16 dhe 17
Këto dy faqe me tekst blu përmbledhin pikat kryesore që duhet të jenë mësuar nga nxënësit.
Ndërkohë që mësuesi/ja lexon tekstin me klasën, u kërkohet atyre të japin shembuj nga
eksplorimet e tyre. Se sa ata kanë kuptuar mund të testohet nga figurat në faqen 17 dhe pyetjet
për to. Aftësia kyçe e krahasimit është përdorur dhe ndiqet nga tentative shpjegimesh. Nxënësit
do të vihen në një sfidë nga kjo pjesë e fundit, por mësuesi/ja nxit ata ta provojnë, duke i kujtuar
ata që të shohin tiparet e mjedisit (p.sh i thatë, i ftohtë) dhe të mendojnë se pse kjo mund të
ndikojë se cilat bimë dhe cilat kafshë jetojnë aty.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me krahasimin dhe shpjegimet që japin nga krahasimi i mjediseve jetësore.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Vizato mjedisin jetësor që eksplorove.


Fusha: Shkencat Lënda: Dituri natyre Klasa 1 Data:
natyrore

Tema mësimore: Pjesët e një bime Situata e të nxënit: figura e një bime,
bimë natyrale
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: bimë, kërcell, rrënjë, lule, gjethe,
 Vëzhgon dhe identifikon pjesët fruta, fara, fidanë
kryesore të bimëve si: rrënja
kërcelli/trungu, gjethja, lulja, fryti,
fara.
 Tregon kuriozitet duke bërë pyetje dhe
eksploruar bimët në mjedisin përreth.
 Tregon interes duke kontribuar në
zhvillimin e veprimtarive në klasë dhe
jashtë saj.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, mjedis i jashtëm, letër komunikimi, Artet
vizatimi, laps, kuti, gota kosi, litar, fije leshi,
fije pambuku, peceta letre, pastrues gypash,

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: punë e pavarur, vëzhgim, vizatim, modelim, krahasim

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit f. 18-22
Fleta e punës f. 18-21

Faqja 18
Kjo është një detyrë që secili nxënës duhet ta bëjë në mënyrë të pavarur. Kopjimi i pikturës nuk
duhet të jetë i saktë në çdo detaj, thjesht të tregojë pjesët kryesore për tu emërtuar (lulja, gjethet,
kërcelli, rrënjët). Lejohen nxënësit të shfaqin vizatimet e tyre me njëri- tjetrin dhe t’i krahasojnë
përgjigjet e tyre. Nëse ato kanë bërë emërtimet gabim lihen t’i korrigjojnë.

Veprimtaria 5
(Faqja 19 dhe 20)

Në këtë veprimtari nxënësit do të vëzhgojnë, vizatojnë dhe modelojnë një bimë të vërtetë. Çdo
hap do të ndihmojë nxënësit të mësojnë dhe kuptojnë pjesët e një bime dhe se si qëndrojnë ato me
njëra-tjetrën. Duhet të para-planifikohet se ku do të shkohet me klasën për të mbledhur bimë.
Bimët duhet të jenë barëra në mënyrë që bimët e kultivuara të mos dëmtohen.

 Hapi 1 dhe 2 -Mësuesi/ja i kujton nxënësve të zgjedhin bimë të vogla duke qenë se bimët
e mëdha do të shkaktojnë probleme në klasë. Është e rëndësishme që ato të marrin të gjithë
bimën duke përfshirë rrënjët, duke qenë se të gjitha pjesët e bimës do të përfshihen në
vizatimet dhe modelet e klasës.

 Hapi 3 dhe 4 - çdo nxënës duhet të vëzhgojë me kujdes bimën, që vizatimi i tyre të jetë sa
më i saktë dhe të duken të gjitha pjesët e bimës të emërtuara siç duhet. Mësuesi/ja i lë
nxënësit të ngjyrosin vizatimet e tyre. Ata duhen inkurajuar të përshkruajnë atë që shohin,
sidomos lidhjen e pjesëve të bimës më njëra-tjetrën. Për shembull, pas rrënjëve vjen
kërcelli, kërcelli ka gjethe etj. Ky vëzhgim nga afër është shumë i rëndësishëm për Hapin
5, modelimin e një bime.

 Hapi 5 - Mësuesi/ja duhet të mbledhë materiale të përshtatshme më përpara për këtë hap
të veprimtarisë. Nëse do ta zgjedhin nxënësit se çfarë materialesh do të përdorin, ajo u
tregon atyre materialet që më përpara. Kjo është një mundësi për nxënësit që të zgjedhin
vetë sendet e nevojshme për një detyrë, sesa t’u thotë dikush tjetër se çfarë të zgjedhin.

 Hapi 6 – Përgatitet një hapësirë në klasë për të paraqitur punët dhe u jep një shans
nxënësve të shohin dhe të flasin rreth modeleve që kanë krijuar.

Faqja 21 dhe 22
Teksti blu dhe pikturat zhvillojnë idenë se të gjitha bimët kanë pjesët bazike të njëjta, edhe pse
kanë shumë ndryshime si: masa, forma, ngjyra. Lihen nxënësit të thonë emrin e ndonjë bime
që njohin nga pikturat. Më pas përdoren ato për të praktikuar aftësinë e KSH: krahasimin.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me vizatimin dhe modelimin e pjesëve të bimës. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Gjej dy bimë dhe krahaso pjesët e tyre.


Fusha: Lënda: Dituri natyre Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore

Tema mësimore: Çfarë u nevojiten bimëve Situata e të nxënit: figura (në tekstin shkollor)
për t’u rritur?
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: bimë, dritë, ujë, heto, zbulo
 Mbledh dhe regjistron informacion nga
vëzhgimet dhe eksperimentet me bimë
për t’u dhënë përgjigje pyetjeve dhe
për të nxjerrë vetë përfundime: Bimët
kanë nevojë për ujë, dritë dhe ngrohtësi
për të jetuar
 Tregon interes duke kontribuar në
zhvillimin e veprimtarisë në mjedisin e
klasës.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, letër vizatimi, kuti, komunikimi, Matematika, Shoqëria dhe mjedisi
metër, vazo me bimë, laps, enciklopedi,
informacione nga interneti

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: hetim, zbulim, investigim, regjistrim

Veprimtaritë e nxënësve:

Libri i nxënësit f. 23-26


Fleta e punës f. 22-25

Faqja 23
Kjo temë e re fillon me një figura për t’i fokusuar nxënësit te koncepti i rritjes. Mësuesi/ja pyet
klasën, se çfarë po ndodh në figura. U kërkon atyre të krahasojnë atë që po i ndodh atyre me atë
që po i ndodh pemës. (Fëmijët po hanë ushqim dhe po pinë pije të ndryshme. Pema ka rrënjë në
dhe. Shiu bie në dhe uji hyn në bimë nëpërmjet rrënjëve. Kjo është po e njëjtë me procesin e
pirjes. Ndërkohë nuk ka prova që pema po ha ushqim.)

Veprimtaria 6
(Faqet 24 deri 26)

Ky është investigimi i parë shkencor në libër, prandaj duhet të mësohen nxënësit të përdorin
Fjalorin për të marrë vesh se çfarë do të thotë investigim. Tema e investigimit është dhënë prandaj
nuk është në dorën e nxënësve të vendosin se cilës pyetje duan t’i përgjigjen. Në tema të tjera ato
do të marrin vetë vendimin se cilës pyetje duan t’i përgjigjen nëpërmjet investigimit. Mësuesi/ja
duhet të sigurohet që mjetet që nxënësit do të përdorin gjenden në klasë ose rreth e rrotull, në
mënyrë që ata të mund të fillojnë sa më parë me planet e tyre.

 Hapi 1 dhe 2 - Grupet duhet të diskutojnë se si do të gjejnë përgjigjen e pyetjes.


Mësuesi/ja dëgjon se çfarë diskutojnë, ndërkohë që lëviz rreth e rrotull në mënyrë që të
sigurohet se planet e tyre janë të përshtatshme. Mësuesi/ja duhet të presë dhe shpresojë se,
ato planifikojnë të shohin efektin e dhënies ose mosdhënies dritë\ujë bimës. Mund të
sugjerohen dhe ide të tjera, lihen nxënësit t’i hetojnë dhe ato ide. Kur të jenë gati,
mësuesi/ja pyet secilin grup të ndajë me klasën planin e tyre. nxit nxënësit të pyesin njëri-
tjetrin për çdo gjë të paqartë apo kundërshtim.

 Hapi 3 - (a) prova e rritjes duhet gjetur në një farë forme, kështu që kjo pyetje do t’i
kujtojë nxënësit të vendosin se si do të ndodhë; (b) regjistrimi i provave është mjaft i
rëndësishëm dhe grupet duhet të vendosin se si do ta bëjnë atë (matje, vizatime, shënime) ;
(c) kjo është një mundësi tjetër për nxënësit të praktikojnë aftësinë e parashikimit, prandaj
pyeten se çfarë mendojnë ata se do të ndodhë.

 Hapi 4 - Si në veprimtaritë e mëparshme, mësuesi/ja duhet të nxjerrë sendet që nxënësit


do të zgjedhin për investigimin e tyre. Nuk tregohet se çfarë është e nevojshme, duke qenë
se duhet të praktikojnë aftësinë e përzgjedhjes. Ilustrimi në f. 25 do të ndihmojë nxënësit
të bëjnë zgjedhjet e tyre.

 Hapi 5- Mësuesi/ja kontrollon planet, përpara se të fillojë investigimi. Sqaron gjërat e


paqarta ose që i kanë harruar ose ato gjëra që mësuesi/ja mendon se nuk do ndihmojnë
grupin të gjejë përgjigjen që kërkon.

 Hapi 6 - Mësuesi/ja lë secilin të realizojë investigimin e tyre sapo të jenë gati. Ajo lëviz
rreth e rrotull që të sigurohet se nxënësit po mbajnë shënime ose po vizatojnë vëzhgimet e
tyre. Sigurisht kjo veprimtari do të zgjasë për më shumë se një javë, prandaj lihet klasa të
punojë çdo ditë në periudha të shkurtra. (a) Kur secili grup të ketë mbledhur prova
mjaftueshëm ndërpritet investigimin dhe u kërkohet nxënësve të krahasojnë rezultatet me
parashikimet e tyre. Disa parashikime do të dalin, disa jo, por kjo është një gjë e mirë pasi
do t’i bëjë nxënësit të mendojnë se pse ishin gabim parashikimet e tyre. Idetë e tyre do të
zgjerohen dhe do të ndryshojnë, kështu që ato do të kenë mësuar shumë në fund të
veprimtarisë. (b) dhe (c) Prezantimi i rezultateve dhe përgjigjeve të secilit grup mund të
jetë mjaft e dobishme për të sfiduar idetë fillestare të nxënësve në lidhje me rritjen e
bimëve.

 Hapi 7 (a) - Çdo grup duhet të ketë një përgjigje për pyetjen fillestare. Përgjigjet mund të
jenë të ndryshme prandaj lihen nxënësit të diskutojnë rreth tyre dhe të vendosin nëse janë
të sakta apo jo. Shpjegimi i rezultateve të tyre është pjesa më e vështirë. Duhet që faktet
dhe konceptet që nxënësit dinë të paraqiten.

Faqja 26
Kur diskutimi të jetë mbaruar, vihet klasa të lexojë tekstin blu, i cili përmbledh faktet rreth rritjes
së bimëve. Ai fokusohet në dy faktorë, që nxënësit duhet të kenë gjetur përmes eksperiencës së
tyre nga afër: drita dhe uji duhet të jenë patjetër, në mënyrë që bime të rritet. Në fazat e
mëvonshme nxënësit do të zbulojnë dhe për mineralet dhe dyoksidin e karbonit por kjo gjë nuk
është e nevojshme në Fazën 1.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje mbledhjen dhe regjistrimin e informacionit. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Bëni vizatime për përfundimet që nxorët në lidhje me nevojat e bimëve.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkenca natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Jemi të gjithë jemi të Situata e të nxënit: figurat e fëmijëve


ndryshëm, por dhe të ngjashëm
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: ngjashmëri, ndryshime, krahaso
 Vëzhgon dhe identifikon ngjashmëritë
dhe ndryshimet midis njerëzve.
 Tregon interes duke kontribuar në
zhvillimin e veprimtarisë.
Burimet dhe materiale didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, letër vizatimi, lapsa me komunikimi, Artet
ngjyra

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: vizatim, krahasim, diskutim,

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit faqet 32-34
Fletorja e punës faqet 35-37

Faqet 32 dhe 33
Përdoren figurat për të fokusuar vëmendjen e klasës në krahasimin e fëmijëve. nxiten nxënësit
të dallojnë çdo ndryshim që ata mund të vërejnë. Për shembull gjinia, ngjyra e flokëve dhe
modeli, rrobat, etnia dhe besimi fetar, aktivitet që bëjnë. Kur të ketë mbaruar kjo, mësuesi/ja
pyet për të përbashkëtat p.sh. Ata të gjithë kanë krahë, këmbë, kokë, trup, fytyra e kështu me
radhë.

Veprimtaria 1
(Faqet 33 dhe 34)

Kjo veprimtari e çon detyrën në lidhje me figurën në vizatimin për krahasime të mëtejshme
dhe këto vizatime duhet të jenë midis dy njerëzve realë.
 Hapi 1 –Mësuesi/ja i lë ata të vendosin se çfarë duan të vizatojnë. Portret, një kokë
dhe shpatulla ose një vizatim të të gjithë trupit.

 Hapi 2 – Lejon secilin prej tyre të vendosin se kë duan të vizatojnë, por vizatimi të jetë
i njëjtë me atë që ata i kanë bërë vetes.

 Hapi 3 –

(a) Nxënësit duhet që të shfaqin dy vizatime të tyre në tabelë ose në mur.

(b) Pasi është bërë kjo ata mund të bëjnë krahasimet. Mësuesi/ja pyet disa nxënës t’i
japin shembuj të gjërave që ata po shohin: sigurohet që ata të përfshijnë një
ndryshim dhe një të përbashkët.
 Hapi 4 – E njëjta detyrë mund të përsëritet aq herë sa mësuesi/ja e sheh të nevojshme,
më pas klasa duhet të diskutojë rreth mendimeve të tyre dhe gjërave që ato kanë
mundur të vëzhgojnë. Mund të ketë ndryshime mes opinioneve të tyre, por nuk duhet
të insistohet që ata të mendojnë të gjithë njëlloj.

Faqe 34
Mësuesi/ja vë klasën ta ndjekë teksa lexon me zë të lartë tekstin blu dhe i lejon ata të reagojnë
në lidhje me atë që shkruhet për njerëzimin.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me identifikimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve midis njerëzve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Vizato dy prej familjarëve.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Pjesët e trupit Situata e të nxënit:


figura e fytyrës, krahut, këmbës
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: pjesë e trupit, fytyrë, krah, këmbë
 Identifikon emrat dhe pjesët kryesore
të trupit
 Dallon dhe emërton pjesët kryesore të
jashtme të trupit të njeriut
 Tregon interes duke bërë pyetje gjatë
zhvillimit të veprimtarisë
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, letër vizatimi, lapsa, komunikimi, Matematika
letër me katrorë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: punë individuale, lojë, regjistrim, interpretim i grafikut

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit faqet 35-41
Fleta e punës 38-42

Faqja 35
Nxënësit do të përdorin figurat për tu fokusuar në emërtimin e tipareve të fytyrës. Kjo është
një detyrë individuale. Mësuesi/ja do të zbulojë se cilët prej nxënësve kanë nevojë për ndihmë
me Fjalorin. Ajo mund ta zhvillojë detyrën me të prekur në një lojë. P.sh, Simoni thotë një
emër të një pjese të trupit dhe nxënësit e tjerë duhet që të prekin me shpejtësi pjesën e duhur të
trupit. Kjo do t’i ndihmojë ata me identifikimin dhe emërtimin. nxit nxënësit që të bëjnë
vizatime mjaftueshëm të mëdha, në mënyrë që të shtojnë etiketat me emërtime. Vizatimet
duhet të shfaqen nëse janë të vendosura në fletë të ndara.

Veprimtaria 2
(Faqja 36)

Kjo detyrë është që nxënësit ta bëjnë individualisht.


Përgjigjet:
1. Ne përdorim veshët për të dëgjuar tingujt.
2. Ne përdorim gojën për të ngrënë, folur dhe për të marrë frymë.
3. Ne përdorim sytë për të pare.
4. Ne përdorim dhëmbët për të kafshuar dhe për të përtypur ushqimin.
Mësuesi/ja mund t’i kërkojë atyre që të lexojnë përgjigjet e tyre ose mund t’i mbledhë dhe t’i
kontrollojë vetë, duke i dhënë besim individëve që kanë pasur vështirësi me detyrën.

Veprimtaria 3
Faqet 37-39

Ky është një aktivitet tjetër me emërtime dhe me vizatime pasi pjesët e trupit të jenë gjetur dhe
emërtuar.
 Hapi 1 - Nxënësit duhet të thonë emrat dhe duhet të prekin pjesën e duhur ndërkohë që
mësuesi/ja vëzhgon. Disa terma janë më të njohur se disa të tjerë kështu që ajo mund t’i
ndihmojë.

 Hapi 2 –Mësuesi/ja i tregon klasës se sa të mëdha duhet të jenë vizatimet dhe ku duhet
të vendosen në faqe që të ketë mjaftueshëm vend për fjalë dhe për reshta.

 Hapi 3 dhe 4 – Këto hapa përsërisin procesin për pjesët e këmbës dhe pjesët e mëdha.

 Hapi 5 – N.q.s nxënësit dinë këngë në lidhje me pjesët e trupit lejohen t’i ndajnë me
klasën. Kjo gjë do t’i ndihmojë ato të mbajnë mend emrat.

Veprimtaria 4
Faqet 40 dhe 41

Kjo është mundësia e parë për nxënësit që të përdorin aftësitë e tyre në numërim dhe në
regjistrim duke përdorur tabelat dhe grafikët me blloqe.
 Hapi 1 – Nxënësit duhet të kopjojnë tabelën përpara se të fillojnë të numërojnë pjesët
e trupit. Ata duhet të shohin reshtin e parë për të parë se si të mbarojnë me numërimin
e pjesëve të trupi. Shënimi i të dhënave në tabelë është një pjesë e rëndësishme e
aftësisë kërkimore.

 Hapi 2 - Grafiku me shtylla kërkon fletore me katrorë, kështu që mësuesi/ja duhet t’i
japë atyre fletë të përshtatshme për grafikun. Demonstron në tabelë se si vizatohet dhe
emërton dy boshtet e grafikut. Shtyllat duhet të jenë të ndara nga njëra-tjetra. Do të
jenë gjithsej 10 shtylla, kështu që vendos se sa të gjera duhet të jenë ato që t’i nxërë
fleta. Libri ka shtylla që janë të gjera sa 3 katrorë, por mësuesi/ja mund t’i bëjë ato më
të holla që t’i zërë madhësia e fletës. Mësuesi/ja sigurohet që nxënësit t’i vizatojnë ato
duke përdorur vizore. Çdo kolonë duhet të emërtohet me pjesën e trupit që ajo
përfaqëson. Vizatimi i një grafiku me kolona përbën një aftësi të KSH që nxënësit
duhet t’i mësojnë dhe t’i përdorin.

 Hapi 3 – Grafikët duhet të ndahen me njëri- tjetrin. Radha e kolonave mund të jetë e
ndryshme, kështu që mësuesi/ja u lë nxënësve kohë për të krahasuar grafikët dhe për të
kontrolluar nëse kanë informacion të njëjtë. Leximi i grafikëve (interpretimi) është një
aftësi shumë e rëndësishme e KSH, kështu që mësuesi/ja i kërkon nxënësve të lexojnë
grafikët e njëri- tjetrit. Mësuesi/ja pyet: çfarë tregon kjo kolonë? Cila kolonë është më
e larta? Çfarë tregon kjo kolonë për atë pjesë të trupit?

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me dallimin dhe emërtimin e pjesëve të jashtme të trupit të njeriut dhe për
interpretimin e grafikëve. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në
diskutimet gjatë orës.
Detyrë:Vizato pjesët kryesore të jashtme të trupit.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Pjesët Situata e të nxënit: figura e trupit të njeriut
e trupit

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: trupi i njeriut, pjesët e trupit


 Formon modelin e trupit të njeriut duke
bashkuar pjesët e veçanta të tij.
 Emërton pjesët e dukshme të trupit të
njeriut.
 Tregon interes duke bërë pyetje rreth
pjesëve të dukshme të trupit të njeriut.

Burimet dhe materialet didaktike: fletore Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
pune, laps, enciklopedi, tabak kartoni, komunikimi, Artet
lapustila, gërshërë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: punë individuale, pune në dyshe, lojë, punë në grupe

Veprimtaritë e nxënësve:
Fletore pune, f. 57

Veprimtaria 1

Lojë. Mësuesi/ja ka vizatuar më parë trupin e njeriut në aq tabakë sa janë grupet në klasë.
(Fëmijët mund t’i përgatitin edhe vetë. Njëri prej tyre shtrihet mbi tabakun e kartonit, ndërsa tjetri
me lapustilë vijëzon konturet e trupit të shokut mbi karton.) Pritet tabaku i kartonit në disa pjesë
dhe secilit grup i jepet detyrë të ribashkojë pjesët për të formuar figurën e trupit të njeriut.

Veprimtaria 2
Kjo veprimtari bëhet në fletoren e punës.
– Hapi 1 - Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të shohin figurën në të cilën është paraqitur trupi i
njeriut.

– Hapi 2 - Lexohen emrat e pjesëve të trupit poshtë figurës.

– Hapi 3 - Nxënësit lidhin emrat me pjesët e trupit.

– Hapi 4 - Ata shënojnë emrat e pjesëve të trupit në etiketat përkatëse.

– Hapi 5 - Në fund, shkëmbejnë fletoret e punës dhe kontrollojnë punën e njëri-tjetrit.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre.
Vlerësohen nga mësuesi/ja për punët individuale në lidhje me shënimin e saktë tek etiketat të
emrave të pjesëve të trupit si dhe për punën që bëjnë në grup për formimin e modelit të trupit të
njeriut nëpërmjet bashkimit të pjesëve të veçanta të tij. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e
tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Fusha: Lënda: Dituri natyre Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore

Tema mësimore: Shëndeti dhe ushqimi Situata e të nxënit: Figura ushqimesh

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:


ushqim i shëndetshëm, ushqim i pashëndetshëm,
 Tregon për nevojën e një diete të dietë, fruta, perime, mishi, yndyrat, uji, burim,
shëndetshme përfshirë edhe ushqimet e
shëndetshme dhe ujin.
 Tregon interes duke bërë pyetje gjatë
zhvillimit të veprimtarisë.
 Praktikon dietë ë shëndetshme dhe
ushqimin e duhur.

Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, informacione nga komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Edukimi
interneti, enciklopedi, fizik, sporti dhe shëndeti, Teknologji dhe Tik
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: Krahasim, punë në grup, diskutim

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit faqet 42-47
Fleta e punës faqet 43-45

Veprimtaria 5

Faqja 42
Kjo temë e re fillon me një detyrë në lidhje me figurën. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të
krahasojnë dy pjatat. Këtë herë krahasimi nuk është i bazuar në gjërat që ata shohin por në
koncepte pak më të vështira: dietë e shëndetshme ose e pashëndetshme. Nxënësit mund të
kenë disa njohuri lidhur me këto koncepte, kështu që përgjigjet e tyre do të prezantojnë idetë e
tyre fillestare dhe në fund të temës ata duhet të kenë njohuri dhe duhet të kenë mësuar shumë
më shumë.
 Hapat 1 dhe 2 – Mësuesi/ja u jep grupeve kohën për të parë nga afër se çfarë ka në
pjata dhe për të diskutuar se çfarë është e shëndetshme dhe e pashëndetshme.
Ndërkohë që ata flasin, mësuesi/ja lëviz rreth e rrotull dhe dëgjon idetë e tyre. Kur ajo
mendon se ata janë gati, pyet secilin grup se cila prej pjatave është sipas tyre më e
shëndetshmja dhe t’i tregojnë klasës se cilën do të zgjidhnin ata.

 Hapi 3 – Kjo është një mundësi për nxënësit që të japin arsyet dhe të shpjegojnë
zgjedhjet e tyre. Dëgjohet me kujdes, sepse këto shpjegime do të tregojnë mënyrën se
si ato mendojnë rreth konceptit të ushqimeve të shëndetshme/të pashëndetshme.

Faqet 43-45
Teksti blu në këto faqe jep një shpjegim shkencor sepse disa ushqime janë të shëndetshme dhe
disa të tjera jo. Lexohet ky tekst si klasë me radhë, duke inkurajuar nxënësit të bëjnë pyetje
dhe të ndajnë eksperiencën e tyre personale nga shtëpia ose nga diku tjetër. Përdoret Fjalori
për të prezantuar shpjegimin shkencor të dietës, duke qenë se është një koncept kyç. Mesazhi
kryesor i tekstit është që shumë ushqime nuk janë të dëmshme, por nëse ne i konsumojmë në
sasi të mëdha, si p.sh sheqeri, kripa dhe yndyra ato do të na dëmtojnë trupin tonë.

Veprimtaria 6
Faqe 46
Kjo temë e fundit fokusohet në rëndësinë e ujit në dietën tonë.
 Hapat 1 dhe 2 – Lihen grupet të shohin figurat e burimeve të ujit dhe përdorni Fjalorin
për të kontrolluar kuptimin e fjalës “burim”. nxiten ato të flasin për atë që shohin dhe
t’i tregojnë njëri-tjetrit nëse ato i kanë përdorur personalisht ato burime. Detyra është
që të ndajnë burimet e shëndetshme të ujit nga burimet e pashëndetshme. Ky është nje
koncept tjetër i vështirë, pasi njohuritë e tyre rreth baktereve dhe infeksioneve të
kaluara përmes ujit janë me shumë mundësi të zhvilluara shumë pak, por lihen ata të
bëjnë zgjedhjet duke u bazuar në njohuritë që ata kanë.

 Hapi 3 – Zgjedhjet që ato bënë duhet t’i shpjegojnë dhe kjo është një mundësi e mirë
për mësuesen që të zbulojë nivelin aktual të kuptimit.

Faqe 47
Kur ndarja e mendimeve me njëri-tjetrin të ketë mbaruar, mësuesi/ja lexon tekstin blu si
klasë dhe e përdor atë për t’i mësuar nxënësve se pse disa burime janë të pashëndetshme.
Realizohet një diskutim në lidhje me idetë që prezantohen në tekst për të ndihmuar
nxënësit që të qartësojnë idetë e tyre dhe ndërkohë mësuesi/ja të kontrollojë nxënien e
tyre.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me përcaktimin e një diete të shëndetshme dhe ushqimit të duhur.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Paraqitni me shkrim ose me vizatim një dietë ditore me ushqime të shëndetshme.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit: plotësimi i tabelës dhe i


Shëndeti dhe ushqimi grafikut për ditarin e të ngrënit.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: ditar, ushqim, grafik, tabelë
 Përgatit një ditar për të ushqyerit e tij
gjatë tre ditëve.
 Mban qëndrim ndaj zgjedhjes së
ushqimeve të shokut.
 Tregon interes duke pyetur rreth të
ushqyerit të shëndetshëm.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
Fletore pune, laps, informacion nga interneti komunikimi, Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia:plotësim tabele, plotësim grafiku, diskutim

Veprimtaritë e nxënësve:
Fleta e punës faqet 57-58

Veprimtaria
Kjo është një veprimtari që duhet bërë në mënyrë individuale. Lexohen udhëzimet përpara se
të plotësohet tabela nga nxënësit.
 Hapi 1– Nxënësit shënojnë në tabelë të gjithat gjërat që do t’i hanë për tri ditë në vijim.

U jepet kohë të fokusohen në plotësimin e tabelës. Përveç ushqimeve të shënuara në


tabelë, nxënësit shkruajnë edhe ushqime të tjera. Për secilën herë kur do të përdorin atë
ushqim shënojnë me /.

 Hapi 2 – Numërohen të gjitha shenjat që kanë shënuar në secilin rend dhe plotësojnë
kolonën e fundit.

 Hapi 3– Mësuesi/ja orienton nxënësit të shohin çelësin në fund të faqes 59 për të kuptuar
si do e plotësojnë grafikun. Vendosin të dhënat e tabelës në grafik duke ngjyrosur numrin
e saktë të katrorëve për secilin ushqim.

 Hapi 4 - Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të tregojnë se cilat janë ushqimet që ata


planifikuan të përdorin më tepër. Diskutojnë nëse janë ushqimet e duhura dhe mbajnë
qëndrime për zgjedhjet e tyre dhe të shokëve.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre.
Vlerësohen nga mësuesi/ja për punët individuale në lidhje me plotësimin e tabelës dhe grafikut, si
dhe për qëndrimet që mbajnë ndaj ushqimeve të shëndetshme e të pashëndetshme. Vlerësohen me
shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Vizatoni ushqimet e shëndetshme qe nuk duhet të mungojnë në ditarin tuaj.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Shqisat Situata e të nxënit: detyrë në lidhje me figurat e


organeve të shqisave
mjedis jashtë shkolle (rrugë, park etj.)
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: organ, shqisa,
 Dallon organet e shqisave nga shqisat.
 Provon se si përmes shqisave njerëzit
dhe kafshët njohin botën rreth tyre.
 Tregon interes duke kontribuar në
zhvillimin e veprimtarive në klasë dhe
jashtë saj.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, informacione nga komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Edukimi
interneti, enciklopedi fizik, sporti dhe shëndeti, Teknologji dhe Tik
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: Punë individuale, punë në dyshe, punë në grup diskutim, lojë

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit faqet 48-53
Fleta e punës 46-52

Faqja 48
Mësuesi/ja përdor detyrën e lehtë në lidhje me figurat për të prezantuar temën e re. Fëmija i
zhveshur përfaqëson lëkurën. Lexohet nga të të gjithë së bashku përmes tekstit blu dhe vihen
nxënësit që të shohin fjalët kyç në Fjalor. Mësuesi/ja duhet të sigurohet që nxënësit të kuptojnë
ndryshimin midis organeve (vesh, lëkura etj.) dhe shqisave (dëgjimi, prekja etj.)

Veprimtaria 7
Faqja 49

Kjo është një detyrë individuale për nxënësin. Ai duhet të vizatojnë një tabelë dhe të
kopjojnë fjalët në dy kolona. Modeli i asaj që po kërkohet nga ata është i siguruar.

Përgjigje

Organ shqisor Shqisë


Sy Shikim
Vesh Dëgjim
Hundë Nuhatje
Gjuhë Shije
Lëkurë Prekje

Veprimtaria 8
Faqja 50
Mësuesi/ja planifikon se ku do të shkojë klasa për ecjen e tyre (shqisore) në natyrë. Zgjedh një
rrugë që do t’i japë nxënësve shumë mundësi për të përdorur shqisat e tyre. Mbajtja e nxënësve të
sigurt është shumë e rëndësishme, kështu që n.q.s ajo do të vendos t’i nxjerrë nxënësit jashtë
territorit të shkollës do t’i duhen dhe shoqërues të tjerë të rritur për të qenë me atë.

 Hapi 1 – Klasa duhet të shohë figurën dhe t’i thotë mësueses se çfarë ata mund të shohin
(p.sh prodhimi i tingujve, nuhatja e luleve, uji që po ndihet nga këmbët, shumë gjëra që po
shihen, tymi që po nuhatet, lëvozhgat e pemës që po preken me dorë).

 Hapi 2 – Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve qëllimin e ecjes në natyrë përpara se të nisen.


Mësuesi/ja u thotë atyre se çfarë ajo pret që ata të raportojnë kur të kthehen në klasë. I
kujtohet klasës të MOS përdorë shqisën e të shijuarit duke qenë se disa gjëra janë helmuese.

 Hapi 3 – Vihen nxënësit që t’i kujtojnë njëri- tjetrit të gjitha shqisat që ata kanë dhe se
çfarë mund të vërejnë duke përdorur ato.

 Hapi 4 – Nxiten nxënësit t’i thonë njëri-tjetrit se çfarë vunë re gjatë ecjes. Pasi kjo të ketë
mbaruar klasa duhet të shohë gjithë informacionin dhe të diskutojë se çfarë na tregon ky
informacion. (p.sh ne mund të marrim shumë informacion rreth botës nëpërmjet organeve
shqisore).

Faqja 51
Lexohet tekstin blu për të përmbledhur temën.

Veprimtaria 9

Faqet 51 dhe 52

Kjo është një lojë me një qëllim serioz. Mësuesi/ja duhet të përgatitë tabakanë dhe shallin që
më përpara. N.q.s. nuk ka një tabaka lihen nxënësit t’i vendosin objektet e tyre në tavolinë dhe t’i
mbulojnë ato.

 Hapi 1 – çdo grup duhet të përgatitë objektet e tij, pa i treguar grupeve të tjera se çfarë
kanë zgjedhur. Mësuesi/ja nuk duhet t’i tregojë grupeve se çfarë të zgjedhin, por duhet t’i kujtojë
atyre udhëzimet që ata të përfundojnë me një varietet objektesh.

 Hapi 2 – grupet do të shënojnë rezultatet e testimit. Grupet do të ndërrojnë objektet e tyre


dhe do të identifikojnë me radhë se çfarë është e fshehur poshtë copës.

 Hapi 3 dhe 4 – çdo nxënës duhet të shënojë se çfarë mundet të identifikojnë.

 Hapi 5 – kur të gjithë anëtarët e grupit të kenë mbaruar detyrën rezultatet duhet të
shikohen dhe të diskutohen për çdo objekt grupet duhet të nxjerrin shqisën ose shqisat që i kanë
ndihmuar ato të identifikojnë objektin. Prekja është shqisa e përdorur më së shumti. Shikimi nuk
ishte i mundshëm pasi shalli i ndalonte ata që të shikonin. Ndërkohë dhe dëgjimi dhe nuhatja
duhet t’i ndihmojnë të identifikojnë të paktën një objekt. Shijimi nuk duhet të përdoret.

 Hapi 6 – Disa objekte duhet të jenë identifikuar saktësisht nga çdo kush por disa objekte
të tjera mund të mos jenë kuptuar fare. Grupet duhet të mendojnë se pse ka ndodhur ky ndryshim
dhe të tentojnë që t’i shpjegojnë këto ndryshime (për shembull asnjeri nuk mund të dallojë
ndryshimin midis një gogle të kuqe dhe një gogle blu sepse shikimi nuk u përdor).

Faqja 52 dhe 53
Lexohet teksti blu së bashku dhe mendohet se si detyra e fundit demonstroi që puna e
shqisave së bashku ndryshon nga puna e një shqise të vetme. Vizatimet e zgjerojnë temën duke
përfshirë kafshët dhe mënyrën se si ato përdorin shqisat. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’i
tregojnë klasën se si mendojnë ata në lidhje me përdorimin e organeve shqisore nga kafshët.

Përgjigje:
Lakuriqi i natës ka veshë të mëdhenj dhe dëgjim shumë të ndjeshëm i cili i lejon atij të
udhëtojë në errësirë dhe të kapë insekte; bufi ka sy të mëdhenj që e ndihmojnë atë të gjuajë prenë
natën; qeni ka një hundë të ndjeshme dhe veshë të mëdhenj që e ndihmojnë atë të gjejë ushqim
dhe të evitojë rrezikun; gjarpri ka një gjuhë të ndjeshme të cilën ai e përdor për të gjetur prenë;
majmuni ka një lëkurë të ndjeshme dhe ai mund të përdorë duart e tij për të bërë shumë gjëra dhe
sy të mëdhenj që e ndihmojnë atë të gjejë ushqim dhe të evitojë armiqtë.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me përcaktimin e organeve të shqisave, kryerjen e veprimtarive njohëse të
botës përreth me anë të shqisave. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në
diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Gjeni një libër që bën fjalë për kafshë që keni në shtëpi ose kafshë që i keni parë diku
tjetër dhe mënyrën se si i kanë përdorur ato kafshë shqisat.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit: Fletë pune e përgatitur nga
Vlerësim përmbledhës 1 mësuesi/ja.
Rezultatet e te nxënit: Fjalët kyç: qarko, emërto, lidh me vijë, plotëso
 Dallon gjallesat nga jogjallesat dhe nga
gjërat që s”kanë qenë kurrë të gjalla.

 Emërton pjesët kryesore të një bime.


 Përcakton nevojat e bimës për t’u
rritur.
 Emërton pjesët kryesore të jashtme të
trupit.
 Përzgjedh tre ushqime të shëndetshme.

 Vizaton tre organe shqisore.

 Lidhin gjallesat me mjedisin ku ato


jetojnë.

Burimet dhe materialet didaktike: mjedis i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
klasës, fletë pune laps, stilolaps, lapsa ose komunikimi, Arte, Shoqëria dhe mjedisi
lapustila me ngjyra
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Punë e pavarur

Veprimtaria
Mësuesi/ja shpërndan fletët dhe orienton nxënësit si të punojnë.

Vlerësimi. Vlerësohen nxënësit me shkrim duke u mbështetur në tabelën në fund të tekstit.


Vlerësimi ruhen në dosjen personale të nxënësit.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Rritja e bimëve Situata e të nxënit: figura (në tekstin shkollor)
mbjellja e një bime
Rezultatet e te nxënit Fjalët kyç: bimë, farë, rritje, cikël jete
 Vëzhgon dhe krahason ciklin e jetës të
një bime me farë në një periudhë të
caktuar kohe.
 Komunikon me gojë, me shkrim ose
me

vizatim të dhënat që merr nga


vëzhgimet dhe regjistrimet.
 Tregon interes duke kontribuar me
përgjegjshmëri në kujdesin për bimët.

Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, mjedis i jashtëm, letër komunikimi, Matematika, Shoqëria dhe mjedisi
vizatimi, laps, vazo, dhe, fara bimësh,

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: investigim, hetim, diskutim, vëzhgim, regjistrim, krahasim.

Veprimtaritë e nxënësve:
Teksti i nxënësit, f. 27-31
Fleta punës, f. 26-43

Faqet 27-30
Kjo temë e re ka të bëjë me rritjen e bimëve nga farat. Ky është një proces tjetër që fëmijët duhet
të hetojnë. Mësuesi/ja duhet të përgatitet paraprakisht duke mbledhur dhe përgatitur mjetet që ajo
mendon se nxënësit do të duan të përdorin, duke përfshirë një varietet farash bimësh të ndryshme.
Niset tema duke diskutuar me klasën se çfarë tregon piktura në f. 27
Përgjigje:
Nxënësit po bëhen gati të hetojnë rritjen e farave me të gjitha mjetet e nevojshme.

Veprimtaria 7
 Hapi 1 –Mësuesi/ja bën pyetje, në mënyrë që detyra e nxënësve të jetë përgjigja e atyre
pyetjeve. Nxiten të diskutojnë në lidhje me idetë dhe planet e tyre për të gjetur përgjigjet.

 Hapi 2

(a) Nxënësit duhet të zgjedhin sendet që duan të përdorin nga vendi në të cilin
mësuesi/ja i ka vendosur.

(b) Farat duhen mbjellë në mënyrën që nxënësit duan, prandaj mësuesi/ja nuk ndërhyn.
(c) Etiketat janë mjaft të nevojshme që mbajtësit mos të ngatërrohen.

 Hapi 3 - grupet do të kenë ide të ndryshme për vendosjen e “vazove” në një vend të mirë,
prandaj lihen t’i vendosin në vende të ndryshme. (a) Grupet duhet t’i vëzhgojnë çdo ditë
vazot, që procesi i rritjes të shikohet me kujdes. Për disa ditë nuk do të vihen re
ndryshime, por nëse kushtet janë të përshtatshme pas disa ditësh, farat do të mbijnë. (b)
Vizatimet dhe shënimet duhet të kërkohen në këtë fazë. (c) Nxënësit duhet të vendosin
vizatimet në radhë kronologjike me datat përkrah që të kuptojnë më mirë se si ndodh rritja
në intervale kohore.

 Hapi 4 - nxënësit duhet ta vëzhgojnë procesin e rritjes sa më gjatë, që të kujdesen sa më


mirë për fidanët pasi investigimi të ketë mbaruar.

(a) Nxënësit gjithashtu do të sugjerojnë shkopinj për të ndihmuar rritjen e fidanëve.

(b) Ujitja dhe sigurimi i dritës janë thelbësore.

(c) Ideja është që bimët do të çelin lule dhe fëmijët do të shohin ciklin nga farat në
bërjen e farave nëpërmjet luleve. Vizatimet janë mjaft të rëndësishme në këtë fazë.

 Hapi 5 - Vizatimet duhet të paraqiten sipas rendit kohor nga fillimi në fund. Kjo paraqitje
do të tregojë qartë se rritja e bimës ndryshon me kalimin e kohës. Përkrah vizatimeve
duhet të jenë dhe bimët.

 Hapi 6 - Si në veprimtaritë e mëparshme, i jepet klasës mundësia të shohin punët e njëri-


tjetrit dhe të pyesin rreth tyre. Krahasimi gjithashtu është i mundshëm midis vizatimeve
dhe bimës vetë.

 Hapi 7 - Nxënësit duhet të tregojnë dy vizatime të bimëve të ndryshme. Ata duhet të jenë
të aftë të përcaktojnë ndryshimet mes tyre.

 Hapi 8 - Ky hap i lejon nxënësit të tregojnë për gjërat që i duhen farave të rriten. Nëse
gabimisht ata kishin menduar se drita ishte e domosdoshme, në fund të veprimtarisë ata
duhet ta kenë ndryshuar mendimin e tyre.

Faqja 30 dhe 31
Kur diskutimi të jetë mbaruar, klasa lexon tekstin blu, i cili përmbledh faktet rreth rritjes së
farave. Ata tanimë do të dinë se rritja e bimëve dhe e farave nuk kërkon të njëjtat gjëra. Farat kanë
ushqim brenda tyre, prandaj nuk i duhet drita për tu rritur. Kur fidani të ketë dalë në sipërfaqe të
dheut dhe të kenë dalë gjethet, atëherë nuk ka më ushqim në fara, kështu që bima duhet të
prodhojë vetë ushqimin e saj. Në këtë pikë drita është e domosdoshme për prodhimin e ushqimit.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me vëzhgimin dhe krahasimin që i bënë rritjes së farave dhe bimëve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë. Gjeni informacione për rritjen e bimëve në kushte të ndryshme.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre (të vendoset pas
mësimit “Rritja e
bimëve“)
Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit: figurat e fazave të
Rritja e bimëve rritjes së farës
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:
 Përshkruan fara bimësh të kultivim, fara, faza
ndryshme.
 Rendit figura sipas fazave të rritjes
së farës.
 Klasifikon fara bimësh të ndryshme
sipas kritereve të përcaktuara nga
ata vetë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
laps, fletore pune, fara bimësh, qese të Matematika, Artet, Gjuhët dhe komunikimi
vogla, karton, kapëse

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: punë në grup, punë individuale, bisedë, vëzhgim, ekspozitë, klasifikim

Veprimtaritë e nxënësve:

Fleta e punës f. 31-32


Veprimtaria 1 - Nxënësit kanë sjellë fara bimësh të ndryshme. Mësuesi/ja i udhëzon që
të vëzhgojnë farat që kanë sjellë. Bisedojnë me shokët e grupit për llojin, formën,
ngjyrën, madhësinë e tyre. Tregojnë se cilat prej tyre hahen.

Veprimtaria 2
– Hapi 1- Nxënësit vëzhgojnë figurën e dhënë në fletoren e punës. Në të tregohen fazat
e rritjes së farës, të cilat nuk janë të radhitura si duhet.

– Hapi 2 -Nxënësit individualisht radhitin sipas rendit të duhur figurat. Rendi i duhur
është (b), (a), (ç), (c).

– Hapi 3- Pasi përcaktojnë rendin e duhur, shënojnë shkronjat në etiketat e dhëna.

Veprimtaria 3
Punojnë në grup për të klasifikuar farat. Përcaktojnë kriterin e klasifikimit (sipas
madhësisë, ngjyrës, të ngrënshme ose jo, etj). I ekspozojnë në një kënd ë klasës punimet e
tyre. Përshkruajnë punën e bërë në grup duke treguar se si i kanë klasifikuar farat e
bimëve.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e


tyre. Vlerësohen nga mësuesi/ja për punët individuale në lidhje me përcaktimin e
karakteristikave të ndryshme të farave, për renditjen e duhur të figurave sipas fazave të
rritjes së bimës, për klasifikimin e farave të ndryshme sipas kritereve të vendosura nga
ata vetë. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë
orës.

Detyrë. Vizato fazat e rritjes së farës.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit: gjethe pemësh


Rritja e bimëve
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: gjethe, ngjyrë, formë, madhësi,
 Përshkruan tri lloje gjethesh. trashësi
 Gjen të përbashkëtat e tyre.
 Gjen ndryshimet e tyre.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera: Artet, Gjuhët dhe
fletore pune, tri gjethe pemësh të ndryshme, komunikimi
laps, informacione për gjethet e bimëve nga
interneti, enciklopedi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: eksplorim, vëzhgim, vizatim, krahasim, hetim

Veprimtaritë e nxënësve:
Fletore pune, f. 33-34

Hapi 1 - Nxënësit do të dalin në oborrin e shkollës dhe do të mbledhin secili nga tri gjethe të
ndryshme.
Mësuesi/ja i bën të qartë veprimtarinë që nxënësit do të bëjnë dhe i fton ata të dalin në oborrin e
shkollës. Pasi eksplorojnë në lulishten e shkollës, secili prej tyre do të marrë tri gjethe (mund të
përdoren gjethet e rëna ne tokë, por që janë me ngjyrë të gjelbër). Mësuesi/ja duhet t’i këshillojë
që nuk duhen këputur gjethet e bimëve, pasi bimët dëmtohen.
Në klasë, gjethet i emërtojnë: gjethja A, gjethja B, gjethja C.

Hapi 2 - Vizatohet secila gjethe në vendet e përcaktuara tek fletorja e punës.

Hapi 3 - Secilën gjethe e përshkruajnë sipas formës, madhësisë, ngjyrës.

Hapi 4 - Gjejnë të përbashkëtat tek të tria gjethet dhe më pas ndryshimet midis tyre.

Hapi 5 - Shikojnë punën e shokut duke bërë hetimin në lidhje me gjetjen e të përbashkëtave dhe
ndryshimeve tek gjethet.

Nxirren përfundimet se gjethet kanë të përbashkët ngjyrën dhe ndryshojnë nga forma dhe
madhësia, trashësia.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre.
Vlerësohen nga mësuesi/ja për punët individuale në lidhje me vizatimin dhe përshkrimin e
gjetheve, për gjetjen e të përbashkëtave dhe ndryshimeve tek gjethet dhe për hetimin e punës së
njëri-tjetrit. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Bëj një herbarium me lloje të ndryshme gjethesh. Emërtoji ato.


Fusha: Lënda: Ditur natyre Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore

Tema mësimore: Prindërit dhe të vegjël Situata e të nxënit: detyrë për klasifikim e
figurave, detyrë për renditjen e figurave

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: të rritur, të vegjël, pasardhës,


 Tregon se njerëzit dhe kafshët lindin prindër,
pasardhës që kur rriten ngjajnë me
prindërit e tyre.
 Vëzhgon ndryshimet që pësojnë gjatë
ciklit të jetës kafshë flutura, kafshë
shtëpiake dhe njeriu.
 Tregon kuriozitet duke bërë pyetje dhe
eksploruar për ndryshimet gjatë rritjes
tek kafshët në mjedisin përreth ose në
modele.
 Vlerëson përpjekjet e secilit dhe të
grupit gjatë zhvillimit të veprimtarive
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, informacione nga komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji
interneti, enciklopedi dhe Tik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: punë individuale, klasifikim, renditje,

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit, faqet 54-57
Fletë e punës, faqet 53-59

Faqet 54-55

Veprimtaria 10
Kjo temë e re fillon me një detyrë “lidhni figurat” duke përdorur aftësitë klasifikuese të nxënësve.
 Hapi 1 – Me klasën mësuesi/ja përdor Fjalorin për të gjetur kuptimin e fjalës kyç “të
rritur” përpara se t’i kërkojë nxënësve që të shikojnë figurat.

 Hapi 2 – U kërkon nxënësve ta bëjnë detyrën në mënyrë individuale.

 Hapi 3 – Çiftet e shkronjave duhet të shënohen.

Përgjigjet:
(b) njeri i rritur (g) fëmijë
(a) zog i rritur (f) zogth
(j) flutur (d) vemje
(e) bretkosa (i) larva [e një amfibi]
(c) qeni (h) këlyshi
Faqja 55
Lexohet teksti blu së bashku dhe kontrollohet kuptimin i fjalëve kyç në Fjalor. nxiten nxënësit të
ndajnë me mësuesen se çfarë dinë rreth të rriturve dhe të vegjëlve të tyre, bazuar në eksperiencën
e tyre me kafshë shtëpiake ose vëzhgimet që ato kanë bërë në natyrë.

Faqja 56 dhe 57

Veprimtaria 11
Nxënësit duhet të bëjnë këtë detyrë klasifikuese në mënyrë individuale.
 Hapi 1 – Mësuesi/ja u jep nxënësve kohë që të shohin tek figurat dhe të vendosin se cilën
fazë tregon secila prej tyre

 Hapi 2 –U kujton atyre që klasifikimi dhe renditja duhet bazuar në moshë dhe jo në
ndonjë kriter tjetër.

 Hapi 3 – Lista e shkronjave duhet të jetë në renditje sipas moshës.

Përgjigjet
(f) fëmijë duke u zvarritur
(b) fëmijë në hapat e parë
(e) fëmijë që sapo ka filluar shkollën
(d) adoleshent
(c) i rritur
(a) person i moshuar

 Hapi 4 – Mësuesi/ja u kërkon individëve të ndajnë listat e tyre dhe i lejon ata të shprehin
dyshimin e tyre rreth përgjigjeve të nxënësve të tjerë.

Faqja 57
Lexohet teksti blu si klasë, duke u ndaluar për të folur rreth përmbajtjes se secilës pjesë përpara
se të vazhdohet. Koncepti kryesor është që të rriturit mund të prodhojnë njerëz të rinj dhe që të
rinjtë kalojnë përmes fazave të zhvillimit përpara se të bëhen të rritur. Të mësuarit është pjesë e
procesit të rritjes dhe të zhvillimit të cilin duhet ta kalojmë të gjithë.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me detyrat klasifikuese dhe renditëse që kryen. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Vizato një kafshë të rritur dhe të voglin e saj.


Projekti 1 (2 orë)
PLANIFIKIMI METODIK I PROJEKTIT
Titulli i Prindër dhe të vegjël Kohëzgjatja 1 orë Dituri
projektit natyre
Lënda: Dituri Mësuesi: 1 orë Dituri
natyre natyre
Lëndët e tjera që Klasa: E parë
do të
përfshihen:

Ideja e projektit Fëmijët i duan shumë kafshët dhe veçanërisht ato shtëpiaket. Në këtë
projekt nxënësit përdorin aftësitë e tyre të leximit dhe shkrimit për të
kërkuar dhe për të shkruar rreth kafshës së tyre të preferuar, si lind
dhe rritet ajo duke i ilustruar edhe me figura fazat e ndryshme të
rritjes. Nxënësit përdorin libra enciklopedikë ose internet, kjo varet
nga lloji i kafshës.
Ngjarjet hyrëse Dashuria e nxënësve për kafshët shfrytëzohet si një nxitje që
që frymëzojnë frymëzon kërkimin dhe angazhimin e tyre për zotërimin e disa
kërkimin dhe kompetencave. Nxitje për këtë mund të jetë edhe një ngjarje që lidhet
angazhimin e me kafshët ose figura të kafshëve shtëpiake që ata kanë në shtëpi.
nxënësve
Kompetencat Kompetenca e komunikimit x Kompetenca personale x
kyçe që dhe e të shprehurit.
zhvillohen Kompetenca e te menduarit x Kompetenca qytetare x
Kompetenca e të nxënit x Kompetenca digjitale x
Kompetenca për jetën, x
sipërmarrjen dhe mjedisin.
Temat e Prindër dhe të vegjël x
njohurive
kryesore lëndore Prindër dhe të vegjël x
të cilat do të
rimerren në sajë
të projektit
Rezultatet e të Mbledh informacion, planifikon punën dhe mban shënime.
nxënit Shfrytëzon burime të ndryshme informacioni për përgatitjen e
materialit.
Shfaq opinionet dhe mendimet e tij në një diskutim në grup.
Përcjell ide dhe përjetime rreth botës reale.
Demonstron besim në forcat e veta, respekt e tolerancë brenda grupit.
Prezanton duke e shoqëruar me mjete pamore si: postera, figura, etj.
Vëzhgon dhe krahason ciklin e jetës së një kafshe për një periudhë të
caktuar kohe.
Vëzhgon ndryshimet që pësojnë gjatë ciklit të jetës këto kafshë.
Tregon se kafshët lindin pasardhës që kur rriten ngjajnë me prindërit
e tyre.
Tregon kuriozitet duke bërë pyetje, duke eksploruar për ndryshimet
gjatë rritjes të kafshëve shtëpiake.
Metodologjia (Individuale, në Diskutim x Vëzhgim, hetim,
grup ose e gjithë në grup hulumtim, parashikim
klasa) Prezantim x
në grup
Lojëra x
Luajtje x
rolesh

Burimet e Njerëzit e Mësuesi, nxënësit, prindërit


nevojshme përfshirë
Mjetet: Tabakë të bardhë ose me ngjyra, lapustila
Materiale dhe Libri enciklopedik, kafshë lodër, figura kafshësh
burime të vogla të rritura dhe CD

Pyetja Çfarë dua të di më shumë për kafshën shtëpiake të preferuar?


kërkimore
Përmbledhja e Mësuesi/ja i ka udhëzuar nxënësit të marrin informacione për kafshët
çështjeve, e tyre të preferuara, lidhur me mënyrën e shumimit, me të vegjlit e
investigimi, tyre, me të ushqyerit e rritjen.
kërkimi dhe
zgjidhja e Ora 1. Dituri natyre
problemit. Nxënësit gjatë kësaj ore zgjedhin kafshën e tyre të preferuar. Kjo
veçohet te “Enciklopedia për fëmijë”, te figurat e sjella apo CD, te
kafshët lodër që kanë sjellë ata në klasë.
Ndahen nxënësit në grupe dhe bëjnë përshkrimin e kafshës së
preferuar.
Nxënësit i drejtojnë pyetje njëri- tjetrit: Si shumohet? Si quhet i
vogli? Me se ushqehet? Si kujdeset e ëma për të? Po babai si quhet?
Çfarë ndryshimesh pëson gjatë rritjes? Sa kohë i duhet për t’u quajtur
“ i rritur”? Për gjëra që nxënësit janë të paqartë i drejtohen të gjithë
klasës.

Ora 2. Dituri natyre


Nxënësit ndahen në grupe.
Grupi i parë ndërton një poster ku paraqiten kafshët me të vegjlit e
tyre. Njëri nga anëtarët e grupit e prezanton para klasës.
Grupi i dytë organizon një lojë. Njëri tregon kafshën e vogël, psh.,
kotele dhe të tjerët gjejnë kush është mamaja dhe babai, mace dhe
maçok.
Grupi i tretë improvizon lojë në role. Tregon si kujdeset për një
kotele, këlysh qeni, qengj etj.
Produktet Në grup: Posteri
kryesore Individuale: Përshkrimi i fazave kryesore të rritjes që nga lindja
të kafshëve shtëpiake.
Dosja individuale
Vendi dhe Klasë x
pjesëmarrësit e Shkollë x
prezantimit

Vlerësimet Vlerësimet Përgatitja e


formuese materialit
(Gjatë Figurat apo
projektit) vizatimet
Formulimi i
pyetjeve, larmia
e përgjigjeve
Bashkëpunimi
në grup
Vlerësime Prezantimi
përmbledhëse Lojë në role
(Në fund të
projektit)
Posterat
Dosja e projektit Vlerësim i prindërve

Buxheti Buxheti i Në bashkëpunim me


detajuar Përse? prindërit mund të
Nga kush? shpenzohet një fond
prej 500 lekësh për
blerjen e letrave,
tabakëve dhe
lapustilave me
ngjyra.
Fusha: Lënda: Dituri natyre Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore

Tema mësimore: Nga se janë të përbëra Situata e të nxënit: figurë me objekte të


gjërat? ndryshme, objekte prej materialesh të ndryshme
në klasë
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: Material, veti, përbërje
 Vëzhgon përbërjen e objekteve të
ndryshme në mjedisin përreth.
 Përshkruan përbërjen e objekteve të
ndryshme në mjedisin përreth.
 Tregon kuriozitet kur eksploron për
përbërjen e materialeve të ndryshme.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, informacione nga komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji
interneti, enciklopedi dhe Tik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: diskutim, punë e pavarur, krahasim, vëzhgim, eksplorim

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit faqet 58-60
Fleta e punës faqet 60-61

Faqja 58
Ky kapitull i ri fillon të përfshijë kiminë. Mësuesi/ja i jep nxënëseve kohën të shohin figurat dhe
të diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë mund të shohin. Mësuesi/ja i ndihmon ata të fokusohen në
përbërjen e gjërave, se sa në emërtimin e objekteve (p.sh: tavolinë metali dhe këmbë karrigesh,
raft druri, rroba të përbëra nga copa, letër, vizore plastike, lente plastike, këpucë dhe çantë lëkure,
top dhe shirit gomë, magnet dhe vegël metali, lesh, syze dhe pasqyrë xhami).
Me klasën shikohet kuptimi i fjalëve kyç në Fjalor. Vihet theksi në ndryshimin midis lëndës dhe
gjendjes së lëndës.

Faqet 59 dhe 60
Veprimtaria 1
Çdo nxënës duhet ta bëjë këtë veprimtari në mënyrë të pavarur.
 Hapi 1 – Përpara se nxënësit të lëvizin rreth e rrotull kujtojini atyre se çfarë kanë mësuar
në kapitullin paraardhës. Nxënësit duhet të zgjedhin dy lëndë për të bërë krahasime.

 Hapi 2 – Kjo është një detyrë me krahasim në të cilën nxënësit do të shohin ndryshimet
dhe të përbashkëtat, si në veprimtaritë e mëparshme.

 Hapi 3 – Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të tregojnë se çfarë zgjodhën dhe se çfarë kanë
vëzhguar, duke thënë se çfarë shqisash përdorën. Sendet duhet të ruhen dhe për
veprimtarinë pasardhëse.

 Hapi 4 – Kur të jetë e sigurt se nxënësit kanë kuptuar ndryshimin midis lëndës dhe
gjendjes së saj, bëhet kjo veprimtari jashtë klasës. Kjo gjë do t’i japë nxënësve mundësinë
për të identifikuar dhe për të zgjedhur më shumë lëndë. Mësuesi/ja sigurohet që nxënësit
janë jashtë rrezikut teksa punojnë jashtë.

 Hapi 5 – Ky hap përsërit procesin e hapit 2.

 Hapi 6 – Ky hap është një përsëritje e hapit 3, kështu që zgjidhen nxënës të ndryshëm për
të folur në klasë. Objektet duhet të ruhen për veprimtarinë e ardhshme.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me përshkrimin e përbërjes së objekteve të ndryshme në mjedisin përreth.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Me ndihmën e prindërve gjeni emrat e lëndëve, të cilat nuk keni mundur dot t’i gjeni në
klasë.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Vetitë e materialeve Situata e të nxënit: objekte prej materialesh të


ndryshme
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: veti (karakteristika), sipërfaqe, të
 Eksploron për të gjetur vetitë fizike të tejdukshme, elastike,
materialeve të jetës së përditshme p.sh
transparenca, fortësia, elasticiteti,
ashpërsia, vetia magnetike etj.
 Përshkruan vetitë fizike të materialeve
të jetës së përditshme p.sh
transparenca, fortësia, elasticiteti,
ashpërsia, vetia magnetike etj
 Tregon kuriozitet kur eksploron për
vetitë dhe përdorimet e materialeve të
ndryshme.
Burime dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, informacione nga komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji
interneti, enciklopedi, sende prej materialesh dhe Tik
të ndryshme.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: punë individuale, regjistrim të dhënash, diskutim

Veprimtaritë e nxënësve:

Libri i nxënësit faqet 61-64


Fleta e punës faqet 62-63

Kjo temë e re fokusohet në vetitë e lëndës, se sa në emrat e lëndës.

Faqet 61-63

Veprimtaria 2
Nxënësve do t”iu duhen katër objekte që janë mbledhur që në aktivitetet e mëparshme.
 Hapi 1 – Së bashku me mësuesen shikohet fjala kyç “karakteristika” në Fjalor përpara
se të vazhdohet me përzgjedhjen e termave që përshkruajnë vetitë e një objekti.

 Lexohet lista e vetive në kutinë e Fjalorit, në mënyrë që të gjithë nxënësit të jenë të


aftë të zgjedhin atë që atyre i duhet për të përshkruar objektet.

 Hapi 3 – Çdo nxënës duhet të shënojë vetitë që kanë zgjedhur nëpërmjet vizatimeve.
Mësuesi/ja i tregon nxënësve se si shkruhen termat që nuk janë në kutinë e Fjalorit.

 Hapi 4 – Lihen nxënësit të shfaqin punën e tyre dhe shohin se çfarë kanë bërë të tjerët.
nxiten pyetjet dhe komentet nga nxënësit.

 Hapi 5 – Pyeten ata se çfarë shqisash përdorën për të arritur në përgjigjen e tyre (me
shumë mundësi do të kenë përdorur më së shumti shikimin dhe prekjen).

Faqet 63 dhe 64
Lexohet teksti blu nga të gjithë së bashku dhe përdoret Fjalori për të gjetur kuptimin e fjalëve
kyç. Disa fjalë mund të jenë të reja për nxënësit, kështu që u jepet atyre mundësia t’i dëgjojnë
fjalët mirë në atë që mësuesi/ja thotë dhe t’i përdorin ato gjatë përgjigjeve të tyre. nxiten
nxënësit që të ndajnë informacionin në lidhje me copat dhe materialet elastike ose
transparente që ato kanë përdorur.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me përshkrimin e vetive fizike të materialeve të jetës së përditshme.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Shkruaj vetitë e një sendi që ndodhet në shtëpi.


Fusha: Shkencat Lënda: Dituri natyre Klasa 1 Data:
natyrore

Tema mësimore: Emërtimi i materialeve Situata e të nxënit: figurë më objekte të


ndryshme, objekte prej materialesh të ndryshme
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: material, veti, metale, lëngje, dru,
 Emërton objektet sipas përbërjes së plastikë, qelq, pëlhurë, gomë
tyre p.sh: dru, plastikë, letër, metal,
qelq etj.
 Dallon objektet sipas përbërjes së tyre
p.sh: dru, plastikë, letër, metal, qelq etj.
 Tregon kuriozitet kur klasifikojnë
materiale të ndryshme.

Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, informacione nga komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji
interneti, enciklopedi, letër vizatimi, dhe Tik
laps/stlolaps

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: punë në grup, punë individuale, vëzhgim, klasifikim, regjistrim

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit faqe 65-66
Fleta e punës 64-66

Faqe 65
Kjo temë e re ka një figurë me objekte të ndryshme, të përbërë nga lëndë të ndryshme. Nxënësit
duhet të emërtojnë dy grupet: metalet dhe lëngjet. Lejohen disa prej tyre që të ndajnë me klasën
atë që ato mendojnë.

Përgjigje:
Qumështi, Lëngu i portokallit dhe uji – lëngje.
Mbajtësja e qiriut, vida, kapëse letrash, unazë, byzylyk, takëm dhe vizore – metale.

Faqja 66
Veprimtaria 3
Kjo veprimtari vazhdon procesin e emërtimit të lëndës në një figurë, por e zgjeron atë duke
qenë se nxënësit duhet të shohin materiale të vërteta në klasë.
 Hapat 1 dhe 2 – Grupet duhet të punojnë së bashku për të identifikuar se çfarë
lëndësh janë në figurën në faqen 65. Emrat e metaleve nuk mund të përcaktohen nga
figura por ato përfshijnë çelik, argjend dhe ar. Mësuesi/ja lejon disa grupeve t’i
tregojnë klasës se çfarë mendojnë dhe nxit klasën që të kundërpërgjigjet.

 Hapi 3 – Pjesa tjetër e veprimtarisë është për t’u bërë në mënyrë individuale. Lihen
nxënësit të zgjedhin katër lëndët që ata duan që të kërkojnë nëpër dhomë.
 Hapi 4 – Detyra përfshin identifikimin, emërtimin dhe shënimin. Mësuesi/ja u kujton
nxënësve që të bëjnë vizatime të qarta dhe se mund të gjejnë emrat e lëndëve në faqen
e fazës 3.

 Hapi 5 dhe 6 – Mësuesi/ja i lë të gjithë nxënësit të shfaqin vizatimet që kanë bërë dhe
të tregojnë lëndët që janë në ato vizatime. Korrigjon çdo gabim që mund të kenë bërë
në qoftë se nxënësit e tjerë nuk e bëjnë dot këtë lloj korrigjimi.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me emërimin dhe klasifikimin e materialeve. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Gjeni objekte prej materialesh të ndryshme.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


Grupimi i materialeve Figurat e objekteve,
objekte prej materialesh të ndryshme
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: grupim, veti e materialit, formë,
 Vëzhgon objekte sipas karakteristikave ngjyrë.
të përbashkëta.
 Klasifikon objekte sipas
karakteristikave të përbashkëta.
 Tregon kuriozitet kur zbulon vetitë e
përbashkëta të materialeve të
ndryshme.

Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, informacione nga komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Teknologji
interneti, enciklopedi, sende prej materialesh dhe Tik
të ndryshme, letër vizatimi, laps/stilolaps

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: vëzhgim, diskutim, punë në grup, lojë, klasifikim

Veprimtaritë e nxënësve:

Libri i nxënësit faqe 67-69


Fleta e punës faqe 67-71

Faqja 67-68
Lexohet teksti blu së bashku dhe vendosen grupet të diskutojnë në lidhje me figurat dhe të
provojnë që t’i përgjigjen pyetjeve. (Nxënësit janë duke vënë disa objekte në grupe, sipas
karakteristikave që kanë ndarë).Teksti e bën të qartë që mund t’i ndajmë objektet në shumë
mënyra, duke përdorur gjendje të ndryshme. Disa u vendosën nga ngjyra jeshile. Një grup
mund t’i ketë bërë nga materiale të ndryshme, për shembull, një set topash – lesh, gomë,
plastikë, qelq, metal, dru.

Faqja 68 dhe 69

Veprimtaria 4
Kjo është një veprimtari në grup
 Hapat 1 dhe 2 – një nxënës individual në çdo grup mund të ketë detyrën për të
zgjedhur 3 objekte që ndajnë të paktën një karakteristikë. Këto objekte të reja më pas
futen me të gjithë objektet e mbledhura më përpara nga grupi.

 Hapi 3 – grupi më pas luan një lojë klasifikuese, secili nxënës zgjedh mënyrën e tij të
klasifikimit të objekteve pa i thënë të tjerëve.
 Hapi 4 dhe 5 – detyra është që grupi të nxjerri identitetet e grupeve çdo herë.
Klasifikuesi tregon mënyrën se si i ndau objektet.

 Hapi 6 – Lejohen nxënësit të lëvizin vërdallë dhe të përpiqen të gjejnë karakteristikat


që grupet e tjera kanë përdorur për të bërë ndarjet e tyre. Ky është një aktivitet i hapur,
pasi i lejon nxënësit të vënë në provë njëri-tjetrin vazhdimisht derisa mos të gjejnë dot
më karakteristika për t’i përdorur për ndarjet e tyre.

Faqja 69
Lexohet teksti blu bashkë si kujtesë se çfarë nxënësit kanë gjetur si rezultat i detyrave
praktike.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me klasifikimin e objekteve sipas karakteristikave të përbashkëta.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Listoni 2-3 objekte sipas një cilësie që ju zgjidhni.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit: figura me sende prej


Grupimi i materialeve materialesh të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: grupim, material, metal, qelq, dru
 Zbulon materialin prej të cilit përbëhen
sendet e një grupi.
 Shton sende të tjera në grupe
materialesh të ndryshme.
 Tregon interes duke pyetur për
grupimin e materialeve sipas cilësive.
Burimet dhe materialet didaktike: fletore Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
pune, laps, sende të ndryshme prej qelqi, druri, komunikimi, Artet
metali

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: vëzhgim, klasifikim, diskutim, zbulim

Veprimtaritë e nxënësve:

Fleta e punës faqet 70-71

Veprimtaria
Kjo është një veprimtari individuale dhe mësuesi/ja duhet të përgatitet të marrë mjaftueshëm
objekte prej materialesh të ndryshme, që secili të ketë të paktën 3 të tilla.
 Hapi 1 - Secili duhet të zbulojë se pse sendet janë vendosur në grupe. Diskutojnë në dyshe
për këtë gjë.

 Hapi 2- Në këtë hap ata do të plotësojnë fjalitë e paplota që janë në fletoren e punës.
Grupi A janë sende prej metali.
Grupi B janë sende prej druri.
Grupi C janë sende prej qelqi.

 Hapi 3 - Çdo nxënës gjen nga një send për t”ia shtuar secilit grup.

 Hapi 4 - Nxënësit vizatojnë sendet në fletore pune në vendin e përcaktuar dhe shkruajnë
emrat përkatës të sendeve që i shtuan secilit grup.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre.
Vlerësohen nga mësuesi/ja për punët individuale në lidhje me zbulimin e arsyes së grupimit të
sendeve, plotësimin e fjalive për gjetjen e materialeve të secilit grup, për shtimin në secilin grup
nga një send tjetër i po të njëjtit material. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Gjeni në shtëpi edhe nga dy sende të tjera për secilin grup.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Vetitë Situata e të nxënit: sende prej materialesh të
e materialeve ndryshme
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: sende, material, veti, letër metal,
 Identifikon sende prej materialesh të qelq.
ndryshme.
 Emërton llojet e materialeve që
përbëjnë këto sende.
 Tregon veti të materialeve që përbëjnë
këto sende.
Burimet dhe burimet didaktike: fletore Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
pune, sende prej materialesh të ndryshme komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi
(letër, metal, qelq), laps, informacione nga
interneti

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: Eksplorim, vizatim, diskutim, hulumtim

Veprimtaritë e nxënësve:

Fleta e punës faqet 69-70

Veprimtaria
Ky është një aktivitet që bëhet me të gjithë klasën dhe në një vend jashtë ose në klasë ku ka
mjaftueshëm sende për nxënësit.
 Hapi 1 – Nxënësit eksplorojnë për të gjetur sende prej materialesh të ndryshme.

 Hapi 2 – Vizatojnë sendet e gjetura në fletoren e punës në vendet e përcaktuara. Shkruajnë


emrat e sendeve poshtë vizatimeve.

 Hapi 3 - Nxënësit përfundojnë fjalitë. Ato mund të jenë:

Letër: Fletorja është e lehtë (e përthyeshme, e lëmuar, e përshkueshme nga uji, etj.).

Metal: Korniza e figurave është me shkëlqim (e fortë, e papërshkrueshme nga uji, i


papërkulshëm).

Qelqi: Kavanozi është i tejdukshëm (i fortë, i lëmuar, i papërkulshëm, i thyeshëm).

 Hapi 4 – Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të ndajnë me njëri-tjetrin se çfarë vunë re dhe të


tregojnë se çfarë mësuan gjatë kësaj veprimtarie.

Vlerësim: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre.
Vlerësohen nga mësuesi/ja për punët individuale në lidhje me eksplorimin dhe gjetjen e sendeve
prej materialesh të ndryshme, vizatimin e tyre, përcaktimin e vetive të këtyre materialeve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë. Gjeni tre sende të tjera, përcaktoni materialin dhe vetitë e tyre.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit: fletë pune e përgatitur nga
Vlerësim përmbledhës 2 mësuesi.
Rezultatet e te nxënit: Fjalë kyç: qarko, emërto, lidh me vijë, dallo,
 Lidh të rriturit me të vegjlit e tyre. radhit

 Radhit figurat sipas moshës duke filluar


nga më i riu.

 Dallon metalet nga materialet e tjera.

 Gjen sende sipas llojit të materialit të


dhënë.

 Identifikon vetitë fizike të materialeve të


jetës së përditshme p.sh transparenca,
fortësia, elasticiteti, ashpërsia, vetia
magnetike etj.

Burimet dhe materialet didaktike: mjedis i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
klasës, fletë pune laps, stilolaps, lapsa ose komunikimi, Arte, Shoqëria dhe mjedisi
lapustila me ngjyra

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë e pavarur

Veprimtaria. Mësuesi/ja shpërndan fletët dhe orienton nxënësit si të punojnë.

Vlerësimi. Vlerësohen nxënësit me shkrim duke u mbështetur në tabelën në fund të tekstit.


Vlerësimi ruhet në dosjen personale të nxënësit.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit: figura më aktivitete ku


Shtytje dhe tërheqje shfrytëzohet një lloj force
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: shtyj, tërheq, forcë, lëviz, drejtim i
 Përcakton llojin e forcës (shtytje apo lëvizjes
tërheqje).
 Vëzhgon e përcakton drejtimin e
lëvizjes.
 Tregon interes duke gjetur llojin dhe
drejtimin e lëvizjes së trupave në
ambientin e shkollës.
Burimet dhe materialet didaktike: fletore Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
pune, laps, sende të ndryshme komunikimi, Teknologji dhe TIK

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: vëzhgim, hetimi, eksplorimi, punë e pavarur, zbulimi

Veprimtaritë e nxënësve:

Fleta e punës faqet 84

Veprimtaria 1
Kjo është një tjetër detyrë zbulimi.
 Hapat 1 – Mësuesi/ja u jep nxënësve kohë të shikojnë figurat me kujdes dhe të flasin për
çfarë tregojnë figurat:
 Hapi 2 - Sapo ndien që janë gati, u thotë nxënësve të zbulojnë ku ka tërheqje dhe ku ka
shtytje. Detyra është për çdo nxënës ta bëjë në mënyrë të pavarur.

 Hapi 3 - Mësuesi/ja shpjegon detyrën përpara se të plotësojnë në fletore pune.

 Hapi 4 – Nxënësit mund t’i vizatojnë shigjetat për të treguar në cilin drejtim lëvizin trupat.

Veprimtaria 2
Mësuesi/ja lejon klasën të lëvizin rreth e rrotull shkollës dhe të shikojnë lëvizjet e objekteve të
ndryshme në ambientin e shkollës. Ata i tregojnë njëri – tjetrit për trupat në lëvizje që gjetën.
Mësuesi/ja nxit nxënësit të bëjnë pyetje dhe të ngrenë dyshime mbi llojin e lëvizjes që kanë
përcaktuar të tjerët.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre.
Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e llojit dhe drejtimit të
lëvizjes dhe interesin që shfaqin nëpërmjet pyetjeve që ata bëjnë rreth tyre.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Gjeni dhe përcaktoni llojin e lëvizjes dhe drejtimin e saj në mjedisin e shtëpisë.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Ndryshimet në lëvizje Situata e të nxënit: figura të librit shkollor,


prova me biçikletë në klasë, korridor ose oborr
të shkollës.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: forcë, shtyj, tërheq, ngadalësim
 Vrojton ndryshimin e shpejtimit apo lëvizjeje, shpejtim, ndryshim drejtimi.
ngadalësimit të lëvizjes së trupave për
shkak të shtytjes dhe tërheqjes së tyre.
 Provon që për shkak të shtytjes dhe
tërheqjes, trupat mund të ndryshojnë
mënyrën/drejtimin e lëvizjes ose mund
të ndalojnë lëvizjen.
 Tregon kuriozitet për shkaqet e
ndryshimit të lëvizjes së trupave gjatë
ndërveprimit të tyre;
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, enciklopedi, makinë komunikimi, edukimi fizik, sporti dhe shëndeti,
lodër, biçikletë, laps ose lapustil i kuq. matematika

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: Vëzhgim, demonstrim, regjistrim, parashikim, krahasim, punë në grup, punë


individuale.

Veprimtaritë e nxënësve:

Libri i nxënësit faqet: 78-83


Fleta punës faqet 81-84

Faqja 78
Kjo temë fillon me një zhvillim të ideve në lidhje me lëvizjen, duke përdorur shembuj të thjeshtë
që janë shfaqur në figurat në fillim të faqes.

Veprimtaria 3
Nëse ju keni mjaftueshëm makina lodër, topa dhe hapësirë në klasë, nxënësit mund ta bëjnë
këtë veprimtari në të njëjtën kohë. Nëse jo, ata mund t’i marrin me radhë objektet ose t’i kryejnë
së bashku.
 Hapat 1 dhe 2 - Ndryshimi i parë në lëvizje që ata duhet të bëjnë është rritja e shpejtësisë.
Ata duhet të përpiqen, deri sa makina ose topi të lëvizë më shpejt.

 Hapi 3 - Pasi të gjithë të kenë mbaruar, secili tregon mënyrën që përdori për të rritur
shpejtësinë.

 Hapat 4 dhe 5 - Ky rast është i kundërti, ulja e shpejtësisë. Përsëri lë nxënësit të provojnë
deri sa t’ja arrijnë dhe më pas i vë ata që të ndajnë mënyrën që përdorën.
 Hapi 6 - Ndryshimi i 3 është në drejtimin e lëvizjes. Mësuesi/ja u jep nxënësve mundësinë
që të provojnë mënyra të ndryshme derisa ata të arrijnë ta ndryshojnë drejtimin.

 Hapi 7 - Kërkon që nxënësit të tregojnë mënyrat që përdorën.

Gjatë bisedës ata duhet të përdorin termat e duhur (shtytje, tërheqje, forca). Mësuesi/ja i
kujton se këto janë fjalët që do të dëgjojë nga ata.

Faqet 79-83
Këto faqe prezantojnë një shpjegim të detajuar të ndryshimeve gjatë lëvizjes, gjë të cilën
nxënësit sapo e panë dhe vetë. Ai ka të bëjë me biçikletat, gjë që mund të jetë familjare me disa
nga nxënësit në klasë.

Faqja 79
Mësuesi/ja vë nxënësit të shohin figurat me kujdes, në mënyrë që të gjejnë, se njëra prej tyre
tregon një biçikletë që po ngadalësohet. Kërkon që nxënësit të flasin në lidhje më atë që ata
vërejnë ne figura. Ngadalësimi tregohet në figurën (c).

Faqja 80
E njëjta sekuencë pyetjesh është dhe në figurat në faqen 79. Përgjigjet e nxënësve duhet të
përfshijnë fjalët:”tërheqje” dhe “shtyrje”. Ndryshimi i drejtimit shfaqet ne figurën (d).
(Shkaktohet nga çiklisti, i cili lëviz timon, timoni kthen rrotat duke ndryshuar kështu drejtimin e
lëvizjes së biçikletës.)
Rritja e shpejtësisë shfaqet në figurën (b). (Shkaktohet nga shtytja e pedaleve më fort dhe më
shpejt, gjë që bën që rrotat të rrotullohen më shpejt.)
Biçikleta nuk po e ndryshon lëvizjen në figurën (a). (Nuk po e ndryshon lëvizjen sepse shtytjet
apo tërheqjet nuk po rriten ose zvogëlohen, kështu që nuk ka ndryshim)

Faqet 81-83
E gjithë klasa shikon së bashku figurat dhe tekstin blu. Ata japin një shpjegim më të detajuar
të tre ndryshimeve për të cilat nxënësit kanë folur deri me tani. Mësuesi/ja merr kohën e duhur për
t”ju shpjeguar nxënësve se shigjetat tregojnë madhësinë dhe drejtimin e forcave, që po ndryshojnë
lëvizjen. Shigjetat janë një mënyrë mjaft e mirë për të treguar informacion në diagrame dhe
vizatime në shkencë, prandaj është shumë e rëndësishme që nxënësit t’i kuptojnë mirë ato.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre.
Vlerësohen nxënësit për punët individuale, kuriozitetin që tregojnë dhe provat që sjellin për
shtytjen dhe tërheqjen e trupave si dhe demonstrimin që ata bëjnë për shtimin, ngadalësimin e
lëvizjes apo dhe ndryshimin e drejtimit dhe ndalimin e saj.

Detyrë. Provoni në shtëpi me lodrat tuaja si makinë, motor mbi shtimin dhe ngadalësimin e
lëvizjes.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre
Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit:
Veprimtari praktike “Ndryshimet gjatë Lojë me biçikleta
lëvizjes”
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: shtyj, tërheq, forcë, lëviz,
 Demonstron lëvizjen e biçikletës si biçikletë
pasojë e tërheqjes dhe shtytjes;
 Vrojton dhe provon se për shkak të
shtytjes dhe tërheqjes, biçikleta: a)
mund të shpejtojë ose ngadalësojë
lëvizjen e saj; b) mund të ndryshojë
mënyrën/drejtimin e lëvizjes së saj;
c) mund të ndalojë lëvizjen e saj.
 Parashikon lëvizjen e biçikletës
duke parë veprimet e shokut që nget
atë.
 Krahason mënyrën e lëvizjes së dy
biçikletave pasi vrojton forcat
shtytëse dhe tërheqëse që veprojnë
mbi to.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
enciklopedi, informacione nga interneti, komunikimi, Edukimi fizik, sporti dhe
biçikleta. shëndeti

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: vëzhgim, hulumtim, regjistrim të dhënash, punë individuale, punë në


grup, lojë

Veprimtaritë e nxënësve:
Kjo temë fillon me një zhvillim të ideve në lidhje me lëvizjen.

Veprimtaria
Nëse ka mjaftueshëm biçikleta dhe hapësirë në oborrin e shkollës, nxënësit mund
ta bëjnë këtë veprimtari në të njëjtën kohë. Nëse jo, ata mund t’i marrin me radhë
biçikletat.

Hapi 1 - Ndryshimi i parë në lëvizje që ata duhet të bëjnë është rritja e


shpejtësisë. Ata duhet të përpiqen, deri sa biçikleta të lëvizë më shpejt.

Hapi 2 - Pasi të gjithë të kenë mbaruar, secili duhet të tregojë mënyrën që përdori
për të rritur shpejtësinë. (Rritja e shpejtësisë shkaktohet nga shtytja e pedaleve më
fort dhe më shpejt, gjë që bën që rrotat të rrotullohen më shpejt.)

Hapi 3 - Ky rast është i kundërti, ulja e shpejtësisë. Përsëri lihen nxënësit të


provojnë ngadalësimin e shpejtësisë së biçikletës deri sa t”ia arrijnë dhe më pas
Hapi 5 - Mësuesi/ja u kërkon atyre të ndajnë me shokët mënyrat që përdorën. (Ndryshimi i drejtimit të lëvizj
Gjatë bisedës ata duhet të përdorin termat e duhur (shtytje, tërheqje, forcë)

Vlerësimi. Nxënësit vlerësohen për demonstrimin e lëvizjeve me biçikletë si pasojë e tërheqjes dhe shtytjes,
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Burimet e tingujve Situata e të nxënit:


Figura të librit shkollor, mjedis i jashtëm me
burime të ndryshme tingujsh, video.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:
Burim tingulli, tinguj natyrorë, tinguj të
 Identifikon burime tingujsh. prodhuar nga makineri apo instrumente
 Klasifikon tingujt në natyrorë dhe të muzikore.
prodhuar nga makineri apo pajisje të
tjera. (instrumente muzikore).
 Tregon interes për eksplorimin e
burimeve të ndryshme të tingujve.

Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, mjedis i jashtëm, vegla komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, arte
muzikore, magnetofon, CD të ndryshme,
enciklopedi, informacione nga interneti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: Vëzhgim, klasifikim, planifikim, punë e pavarur, punë në grup.

Veprimtaritë e nxënësve:
Libri i nxënësit, faqet 84-86
Fleta e punës faqet 85-86
Ky kapitull prezanton një tjetër aspekt të fizikës: tingullin.

Veprimtaria 1
Faqja 84
Kjo është një veprimtari që duhet bërë në mënyrë individuale. Mësuesi/ja lexon udhëzimet
përpara se të dalin jashtë, që të gjithë të kuptojnë qëllimin e kësaj veprimtarie. Tema është
burimet e tingullit, prandaj nxënësit duhet të fokusohen tek ajo ndërsa dëgjojnë.
 Hapi 1 - Mësuesi/ja planifikon të nxjerrë klasën jashtë ambienteve të shkollës, sigurohet të
marrë me vete të rritur të tjerë, që siguria e fëmijëve të mos jetë problem. Nëse është e
mundur shpërndan nxënësit jashtë aty ku nuk mund të prishin qetësinë.

 Hapi 2 - Lë nxënësit të kenë kohë të sistemohen dhe të fokusohen në ato që do të


dëgjojnë. Disa ndoshta do të mbyllin sytë për ta bërë këtë gjë.

 Hapi 3 - Ndërkohë që ata e dëgjojnë tingullin, ata duhet të provojnë të identifikojnë


burimin e tij.

 Hapi 4 - Nxënësit vijnë tek mësuesi/ja sapo të kenë dëgjuar tinguj nga 4 burime të
ndryshme. Nëse të tjerët janë akoma duke dëgjuar, ato që kanë mbaruar mund të ulen
pranë mësueses deri sa të gjithë të kenë mbaruar detyrën.

 Hapi 5 – Kërkon që nxënësit të tregojnë se çfarë burimesh identifikojnë dhe mbledh


përgjigjet e tyre në tabelë. Lista do të jetë e gjatë, duke u bazuar në faktin që bota rreth
nesh është mjaft e zhurmshme.

Faqet 85 dhe 86
Lexon tekstin blu së bashku dhe përdor Fjalorin për të kontrolluar fjalën kyç “i zhurmshëm”.
Plotësimi i fjalive është një detyrë që secili prej nxënësve ta bëjë në mënyrë individuale.
Përgjigjet:
a. Disa tinguj janë natyrorë si: deti, era, bubullima.

b. Disa tinguj prodhohen nga kafshë si: zogjtë, bretkosat, qentë.

c. Ne mund të bëjmë tinguj duke kënduar, duartrokitur, folur dhe qarë.

Lë nxënësit të flasin rreth figurave duke identifikuar burimet e shumta të shfaqura. Kërkon që t’i
ndajnë ato në “natyrorë” dhe “të prodhuar nga njeriu”.

Përgjigjet:
Natyrorë: kënga e zogjve, deti, era, duartrokitja, bubullima.
Të prodhuar nga njeriu: makina, ndarja, shpimi, rubineti, goditja me çekiç, trombone.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre
Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e 4 tingujve gjatë vëzhgimit,
klasifikimin e tyre në dy grupe të mëdha, vlerësohen me shkrim për plotësimin e detyrës në faqen
86 në mënyrë individuale.

Detyrë. Trego 4 burime tingujsh në shtëpinë tënde.

Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:


Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish Situata e të nxënit: Mjedis i jashtëm me burime


Burimi i tingujve të ndryshme tingujsh, video.

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: burim tingulli, tinguj natyrorë,


 Identifikon burime tingujsh. tinguj të përsëritur.
 Planifikon në grup veprimtari për
eksplorimin e tingujve nga burime të
ndryshme.
 Krahason rezultatet e tij me të shokëve.
Burimet dhe materialet didaktike: mjedis i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
jashtëm, laps, letër. komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: vëzhgim, planifikim, regjistrim, krahasim, punë në grup, punë individuale.

Veprimtaritë e nxënësve:

Veprimtaria
Kjo është një veprimtari që do të zhvillohet në oborrin e shkollës. Nxënësit do të punojnë në
grupe me nga 5-6 vetë. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit përpara se të dalin jashtë në mënyrë që të
gjithë të kuptojnë qëllimin e kësaj veprimtarie. Tema është burimet e tingullit, prandaj nxënësit do
të identifikojnë tingujt nga burime të ndryshme por dhe do të shënojnë sa herë e dëgjojnë tingullin
e shënuar dhe në fund do të arrijnë në përfundimin se cilët tinguj kanë dëgjuar më shpesh.

Hapi 1 – Mësuesi/ja përgatit më parë në një fletë tabelën e mëposhtme.

Burimi Sa herë ke dëgjuar zërin Gjithsej

Zogjtë

Automjetet

Fëmijët

Qentë

Nxënësit janë të lirë të plotësojnë rreshtat bosh me burime tingujsh që i zgjedhin vetë.

 Hapi 2 - Mësuesi/ja nxjerr nxënësit jashtë dhe i shpërndan grupet në kënde të ndryshme të
oborrit si dhe u cakton kohën që do kenë në dispozicion.

 Hapi 3 - Lë nxënësit që brenda grupit të kenë kohë të sistemohen dhe të fokusohen në ato
që do të dëgjojnë. Disa ndoshta do të mbyllin sytë për ta bërë këtë gjë.

 Hapi 4 – Nxënësit mbajnë shënime. Sa herë që dëgjojnë tingullin, ata shënojnë një vijë
dhe në fund plotësojnë kolonën gjithsej.

 Hapi 5 - Nxënësit diskutojnë me shokët në grup se cilin tingull të burimeve të mësipërme


kanë dëgjuar më shumë.
Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre Vlerësohen nxën

Detyrë. Shkruani emërtimet për 4 tinguj që mund të bëni me trupin tuaj.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Tingulli dhe largësia Situata e të nxënit: figura në tekstin shkollor,
mjedis i jashtëm.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: përhapje e tingullit, tingull i fortë,
 Dallon se tingulli përhapet duke u tingull i dobët, tingull i shuar.
larguar nga burimi.
 Provon nëpërmjet eksperimentit se sa
më larg burimit të shkojë tingulli, aq
më pak dëgjohet.
 Vlerëson me objektivitet rezultatet e
provave të tij krahasuar me ato të
shokëve.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, orë me zile ose celular, komunikimi, shoqëria dhe mjedisi
laps, letër enciklopedi, informacione nga
interneti

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: Vëzhgim, parashikim, krahasim, zbulim, regjistrim, punë individuale, punë në


grup.

Veprimtaritë e nxënësve:

Libri i Nxënësit faqet 87-88


Fleta e punës faqet 87-88

Veprimtaria 2
Faqet 87 dhe 88
Ky është një aktivitet që bëhet me të gjithë klasën dhe në një vend të madh, jashtë ose një sallë e
madhe, ku ka mjaftueshëm vend për nxënësit që të lëvizin derisa tingulli të mos dëgjohet. Qëllimi
është që nxënësit të kuptojnë se tingulli dëgjohet gjithmonë e më pak, kur largohet nga burimi.
Zgjidhni paraprakisht ku ta bëni aktivitetin dhe se çfarë burimi do të përdorni. Duhet të prodhojë
një tingull që nuk e ndryshon volumin, pra nuk duhet të bëhet nga ju duke goditur, tundur ose
duke i fryrë një instrumenti apo objekti. Përdorni një burim si zilja e orës ose zilja e celularit.
 Hapi 1 - Mësuesi/ja çon klasën në vendin që ka zgjedhur dhe sistemon nxënësit në një
rreth të ngushtë rrotull saj. Është e rëndësishme që ata të mund të largohen prej saj.

 Hapi 2 - Nis tingullin dhe lë nxënësit të fokusohen në ato që ata po dëgjojnë, ndërkohë që
ndryshojnë pozicionin e tyre gjatë veprimtarisë.

 Hapi 3 – Kërkon që nxënësit të largohen një hap nga ajo, të ndalojnë dhe të dëgjojnë
tingullin. Të gjithë nxënësit do të jenë në distancë të njëjtë nga ajo në momentin që
dëgjojnë tingullin.

 Hapat 4 dhe 5 - Nxënësit duhet të mendojnë, se çfarë vunë re në lidhje me tingullin dhe ta
përdorin këtë eksperiencë për të bërë një parashikim. Lë ata të ndajnë me mësuesen dhe
me njëri-tjetrin se çfarë parashikojnë se do të ndodhë.

 Hapat 6 dhe 7 - Përsëri, kërkon që nxënësit të largohen një hap prej saj dhe më pas të
fokusohen në atë që dëgjojnë. Ata duhet të krahasojnë atë, që ato parashikuan se do të
ndodhte me atë që ato vënë re tani. Përsërit këtë veprim deri sa askush të mund të dëgjojë
ndonjë tingull. Nxënësit ndoshta do të jenë në vende të ndryshme në momentin që nuk
dëgjojnë më gjë, sepse njerëzit kanë nivele të ndryshme të të dëgjuarit.

 Hapi 8 - Kur të kthehet në klasë kërkon që nxënësit të ndajnë me njëri-tjetrin se çfarë vunë
re dhe të përpiqen të shpjegojnë rezultatet e kësaj veprimtarie.

Faqja 88
Kur ata të kenë ndarë shpjegimet me njëri-tjetrin dhe me mësuesen, lexon tekstin blu dhe përdor
Fjalorin për të parë kuptimin e fjalës kyç “më i shuar”. Ideja e lëvizjes së tingullit mund të jetë
mjaft e re për nxënësit tuaj, prandaj jepuni kohën për të diskutuar informacionin dhe të flasin për
eksperiencat e tyre.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për prezantimet e punët e tyre
Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me parashikimet, krahasimet dhe zbulimet e
arritura për të provuar lidhjen që ekziston ndërmjet tingullit dhe shuarjes së tij me rritjen e
largësisë.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Ndizni televizorin ose magnetofonin dhe dëgjoni se në cilin kënd të shtëpisë tuaj zëri
dëgjohet më i fortë dhe në cilin kënd vjen duke u shuar. Shënoni në fletore të dhënat.
Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Dëgjimi i tingujve Situata e të nxënit: figura (në tekstin shkollor),
mjedis i jashtëm
Rezultatet e te nxënit: Fjalët kyç: organe shqisore, vesh, kanal i veshit
 Provon se tingulli dëgjohet kur mbërrin
në veshin tonë.
 Krahason parashikimet e bëra me
rezultatet e arritura gjatë provave.
Tregon përgjegjësi dhe kujdes për të
ruajtur shqisën e dëgjimit nga tingujt e
fortë dhe të lartë.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
nxënësit, fletore pune, mjedis i jashtëm, kufje komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi
pambuk, tapa veshi, shall, burime tingujsh:
magnetofon, radio, celular.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: diskutim, planifikim, parashikim, vëzhgim, zbulim, krahasim, punë individuale,


punë në grup.

Veprimtaritë e nxënësve:

Libri i nxënësit faqet 89-92


Fleta e punës faqet 89-94

Faqja 89
Figura dhe teksti janë për të kujtuar nxënësit se çfarë kanë mësuar në lidhje me shqisat dhe
organet shqisore. Nxënësit nuk duhet të kenë probleme me përgjigjen e pyetjeve.
Përgjigjet:
Shqisat: dëgjimi, shikimi, shijimi, nuhatja, prekja.
Organet shqisore: sytë, veshët, gjuha, hunda, lëkura.

Faqet 90 deri 92

Veprimtaria 3
Kjo është një veprimtari në grup dhe mësuesi/ja përgatitet duke marrë mjaftueshëm objekte që
lëshojnë tingull, që secili grup të ketë të paktën 2. Nxënësit të mund të mbyllin veshët, teksa
studiojnë dëgjimi e tingujve. Këto mjete mund të jenë kufje, pambuk veshi, këllëf veshi, tapa
veshi, shall etj.
 Hapat 1 dhe 2 – Secili grup diskuton se çfarë tingujsh do të studiojë dhe më pas të marrë
objektet që do të prodhojnë tingullin në tabelë me gjërat që do të përdorin për të bllokuar
veshët. Përzgjedhja e mjeteve është një aftësi e rëndësishme e KSH.
 Hapat 3 dhe 4 - Në këtë hap ata do të përdorin aftësitë e tyre planifikuese, siç kanë bërë
dhe më parë. Mësuesi/ja kujton nxënësit të përdorin lidhëzat që tregojnë kohën teksa flasin
si për shembull: Fillimisht ne, Më pas ne, etj.
 Hapi 5 - Çdo grup tregon planin dhe mësuesi/ja kontrollon nëse ka të bëjë me
informacionin që veprimtaria ka në qendër të saj.
 Hapi 6 - Grupet krahasojnë rezultatet me parashikimet dhe të vendosin nëse parashikimet
e tyre ishin të sakta.
 Hapi 7 - Diskutimi me njëri tjetrin i ndihmon ata të arrijnë në konkluzionin se ne
dëgjojmë përmes veshëve, kështu që nëse i bllokojmë veshët ne e kemi të vështirë për të
dëgjuar.

Faqja 92
Lexon tekstin blu dhe bën lidhjen midis asaj që thotë dhe asaj që nxënësit mësuan nga eksperienca
e tyre. I kushton vëmendje shigjetave në figurë dhe pyet se çfarë tregojnë ato. (tingulli që lëviz
nga burimi, tek radio e më pas në veshin e djalit).

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për diskutimet e gjalla. Nxënësit
vlerësohen për provat që sjellin në drejtim të mënyrës së të dëgjuarit të tingujve. Aftësisë që
tregojnë për të krahasuar parashikimet dhe rezultatet si dhe kujdesin që tregojnë për të mbrojtur
shqisën e dëgjimit. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet
gjatë orës.

Detyrë. Tregoni si veproni për të mbrojtur veshët kur ka zhurma të forta.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish. Situata e të nxënit: lojë


Dëgjimi i tingujve
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç: organe shqisore, vesh, kanal i veshit,
 Provon nëpërmjet eksperimentit se sa zhurmë e fortë, mbrojtja e veshëve
më larg burimit të shkojë tingulli, aq
më pak dëgjohet.
 Provon se tingulli dëgjohet kur mbërrin
në veshin tonë.
 Tregon përgjegjësi dhe kujdes për të
ruajtur shqisën e dëgjimit nga tingujt e
fortë dhe të lartë.
Burimet dhe materialet didaktike: mjedis i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
jashtëm, burime të ndryshme tingujsh të sjella komunikimi, Arte, Shoqëria dhe mjedisi
nga nxënësit si lodra muzikore, magnetofon,
radio, celular, kufje, pambuk, tapa veshi, shall
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia: Diskutim, planifikim, parashikim, vëzhgim, zbulim, krahasim, punë individuale,


punë në grup.

Veprimtaritë e nxënësve:

Veprimtaria
Kjo është një veprimtari në grup dhe mësuesi/ja përgatitet duke marrë mjaftueshëm objekte që
lëshojnë tinguj të sjella nga nxënësit si lodra muzikore, si: magnetofon, radio, celular, kufje,
pambuk, tapa veshi.
 Hapi 1 – Mësuesi/ja u tregon nxënësve rreth veprimtarisë që do të kryejnë jashtë.
Veprimtaria do të zhvillohet në formë loje. Klasa do të ndahet në dy grupe dhe secili grup
do ketë rolin e tij të ndryshëm. Njëri grup do të lëshojë tingullin ndërsa tjetri do të gjejë
burimin apo llojin tingullit pas disa provash duke u afruar apo larguar me dy veshët të
bllokuar, duke liruar njërin e pastaj të dy. Për çdo rast nxiten nxënësit të bëjnë parashikime
dhe të mbajnë shënime.

 Hapi 2 – Nxirren nxënësit jashtë dhe grupohen të dy skuadrat. Secila skuadër përgatit
planin e vet.

 Hapi 3 – Nxënësit e skuadrës 1 vënë në përdorim një burim tingulli. Mund të jete një
organo lodër, një CD apo një zile celulari. Nxënësit e skuadrës 2 vihen në një distancë ku
mund ta dëgjojnë tingullin. Ata duhet të gjejnë se ç’tingull dëgjojnë.

 Hapi 3 – U kërkohet nxënësve të parashikojnë se çfarë do të ndodhë nëse rritet largësia nga
grupi tjetër. Përsëritet veprimtaria duke rritur largësinë deri sa nxënësit e grupit 2 të mos
dëgjojnë tingujt. Në të dyja rastet nxënësit mbajnë shënime.

 Hapi 4 – Njëri grup lëshon tingujt ndërsa nxënësit e grupit tjetër bllokojnë veshët, kthehen
me kurriz ose mund të lidhin sytë dhe përpiqen të gjejnë tingullin. Më parë se të nisë ky hap
mësuesi/ja u kërkon të bëjnë parashikime.

 Hapi 5 - Nxënësit veprojnë njësoj si në hapin 4 por bllokojnë vetëm njërin vesh.

 Hapi 6 - Përsërit veprimtarinë por nxënësit i kanë veshët të lirë.


 Hapi 7 - Mësuesi/ja nxit nxënësit e njërit grup të lëshojnë sa më shumë tinguj të munden
dhe të shohin reagimin e grupit tjetër.

 Hapi 8 - Nxënësit kthehen në klasë.

 Hapi 8 - Grupet krahasojnë rezultatet me parashikimet dhe të vendosin nëse parashikimet e


tyre ishin të sakta.

 Hapi 7 - Diskutimi me njëri tjetrin i ndihmon ata të arrijnë në konkluzionet tingulli larg
burimit vjen duke u shuar dhe se ne dëgjojmë përmes veshëve, kështu që nëse i bllokojmë
veshët ne e kemi të vështirë për të dëgjuar. Po kështu ata mësojnë të mbrojnë veshët kur
dëgjojnë zhurma të forta.

Vlerësimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve për diskutimet e gjalla. Nxënësit
vlerësohen për provat që sjellin për lidhjen që ekziston ndërmjet tingullit dhe shuarjes së tij me
rritjen e largësisë si dhe të nxjerrjes së përfundimit se ne dëgjojmë kur tingulli vjen në veshin
tonë. Aftësisë që tregojnë për të krahasuar parashikimet dhe rezultatet si dhe kujdesin që tregojnë
për të mbrojtur shqisën e dëgjimit. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në
diskutimet gjatë orës.

Detyrë. Tregoni cilat shqisa përdorni për të kaluar të sigurt rrugën.


Fusha: Lënda: Klasa 1 Data:
Shkencat natyrore Dituri natyre

Tema mësimore: Përpunim njohurish Situata e të nxënit:Fletë pune


Vlerësim përmbledhës 3
Rezultatet e te nxënit: Fjalët kyç: trego, plotëso, shëno, shkruaj, sqaro.
 Përcakton mënyra të ndryshme të
lëvizjes së trupave në mjedisin rrethues.
 Përcakton ndryshimin e shpejtimit apo
ngadalësimit të lëvizjes së trupave.
 Dallon raste të tërheqjes apo shtytjes së
trupave.

 Liston tinguj të pëlqyeshëm për të.

 Plotëson me fjalët e duhura


përkufizime rreth lëvizjes dhe tingujve.

 Zgjidh një situatë të thjeshtë


problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: mjedis i Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët dhe
klasës, fletë pune laps, stilolaps, lapsa ose komunikimi, Arte, Shoqëria dhe mjedisi
lapustila me ngjyra

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Punë e pavarur.

Veprimtaria
Mësuesi/ja shpërndan fletët dhe orienton nxënësit si të punojnë.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit me shkrim duke u mbështetur në tabelën në fund të tekstit.


Vlerësimi ruhen në dosjen personale të nxënësit.

You might also like