You are on page 1of 4

PROJEKT

Lënda : Toka vendi i jetës


ORA E DYTË

Lënda : Gjeografi

Punoi : ___________________
Planeti i jetës
Në Tokë nuk do të kishte kurrë jetë po të mos ishte për një seri «rastësish» shumë
fatlume, disa prej të cilave nuk njiheshin ose nuk kuptoheshin shumë deri në shekullin e
20-të. Ndër to janë:

 Vendndodhja e Tokës në galaktikën


Udha e Qumështit dhe në sistemin diellor,
si edhe orbita e planetit, pjerrësia e
boshtit, shpejtësia e rrotullimit dhe Hëna
e pazakontë
 Fusha magnetike dhe atmosfera, që
shërbejnë si mburojë e dyfishtë
 Ciklet natyrore që furnizojnë e pastrojnë
ajrin e planetit dhe rezervat ujore

Teksa shqyrton secilën nga këto tema,


pyet veten: «A janë veçoritë e Tokës fryt i
rastësisë së verbër apo i një projekti të
qëllimshëm?»

«Adresa» e përsosur e Tokës


A mund të ndodhej Toka në pozicion më të mirë për të mbajtur jetën?

Çfarë përfshin kur shkruan adresën tënde? Mund të vësh shtetin, qytetin dhe rrugën ku
banon. Për krahasim, le ta quajmë galaktikën Udha e Qumështit «shtetin» ku ndodhet
Toka, sistemin diellor—diellin dhe planetët e tij,—ta quajmë «qytetin» e Tokës dhe
orbitën e saj brenda sistemit diellor ta quajmë «rrugën» ku banon Toka. Falë
përparimeve në astronomi dhe fizikë, shkencëtarët i kanë kuptuar mirë epërsitë e
strehës sonë të veçantë në univers.

Pikësëpari, «qyteti» ynë, pra sistemi diellor, ndodhet në një zonë ideale të galaktikës
Udha e Qumështit, as tepër afër qendrës, as tepër larg saj. Kjo «zonë e banueshme»,
siç e quajnë shkencëtarët, ka përqendrimin e duhur të elementeve kimike të nevojshme
për jetën. Po të shkosh më larg, këto elemente janë tepër të rralla, kurse, po të futesh
më brenda, zona përreth është mjaft e rrezikshme për shkak të shtimit të rrezatimit
vdekjeprurës dhe faktorëve të tjerë. «Jetojmë në lagjen më të zgjedhur»,—thuhet në
revistën Scientific American.1
«Rruga» ideale: Po aq ‘e zgjedhur’ është edhe «rruga» e Tokës, pra orbita e saj në
sistemin tonë diellor, në «qytetin» ku banon Toka. Kjo orbitë që gjendet rreth 150
milionë kilometra larg Diellit, ndodhet në një zonë të kufizuar që është e banueshme
sepse gjallesat as ngrijnë, as piqen. Veç kësaj, itinerari i Tokës është gati rrethor, dhe
kjo bën që largësia nga Dielli të mbetet thuajse e pandryshueshme gjithë vitin.
Nga ana tjetër, Dielli është «central elektrik» i përsosur. Është një burim i besueshëm
energjie dhe ka përmasat e duhura në përpjesëtim me Tokën. Me të drejtë është quajtur
«një yll shumë i veçantë».2
«Fqinja» e përsosur: Nëse do t’i zgjidhje një «fqinjë» Tokës, s’do të gjeje më të mirë
se Hëna. Diametri i saj është pak më shumë se çereku i diametrit të Tokës. Prandaj, në
krahasim me hënat e tjera të sistemit tonë diellor, Hëna jonë është mjaft e madhe për
planetin të cilit i vjen përqark. Thjesht rastësi? Duket e pamundur.

Në radhë të parë, Hëna është shkaku kryesor i baticave që luajnë rol jetësor në
ekologjinë e Tokës. Hëna ndihmon edhe që pjerrësia e boshtit të planetit të mbetet e
njëjtë. Pa Hënën, që është bërë enkas për Tokën, planeti ynë do të lëkundej si fugë, e
ndoshta do të kthehej sa në një anë në tjetrën. Ndryshimet te klima, te baticat dhe
ndryshimet e tjera, do të ishin katastrofike.

Rrotullim dhe pjerrësi e përsosur: Pjerrësia e boshtit të Tokës prej rreth 23,4 gradësh
shkakton ciklin vjetor të stinëve, zbut temperaturat dhe krijon lloj-lloj zonash klimatike.
«Pjerrësia e boshtit të planetit tonë është ‘tamam siç duhet’»,—thuhet në librin Rare
Earth—Why Complex Life Is Uncommon in the Universe.3

«Tamam siç duhet» është edhe gjatësia e ditës dhe e natës, që vjen nga rrotullimi i
Tokës rreth vetes. Nëse shpejtësia e rrotullimit do të ishte shumë më e ngadaltë, ditët
do të ishin më të gjata dhe pjesa e Tokës nga ana e Diellit do të përzhitej, kurse pjesa
tjetër do të bëhej kallkan. Në të kundërt, sikur toka të rrotullohej shumë më shpejt, ditët
do të ishin më të shkurtra, mbase vetëm pak orë, dhe rrotullimi i shpejtë i Tokës do të
krijonte stuhi të tërbuara dhe pasoja të tjera të dëmshme.

Atmosfera e Tokës: Kjo mbulesë e përbërë


nga gaze, jo vetëm që na lejon të marrim
frymë, por siguron edhe një mbrojtje tjetër. Një
nga shtresat e jashtme të
atmosferës, stratosfera, përmban ozon, një
formë oksigjeni, që thith deri në 99 për qind të
rrezatimit ultravjollcë (UV). Kështu, shtresa e
ozonit mbron nga rrezet e rrezikshme mjaft
gjallesa, përfshirë njerëzit dhe planktonin nga i
cili varemi, sepse prodhon pjesën më të madhe
të oksigjenit që thithim. Sasia e ozonit në
stratosferë nuk është fikse. Ajo ndryshon, duke
u rritur në varësi të intensitetit të rrezatimit UV.
Ja pse shtresa e ozonit është një mburojë
dinamike e efektshme.

Atmosfera na mbron nga meteorët

Atmosfera na mbron edhe nga breshëria e


përditshme e mbetjeve hapësinore, miliona
objekteve me përmasa nga grimca të vogla deri
në madhësinë e një pople guri. Shumica
dërrmuese e tyre digjen në atmosferë dhe
bëhen shirita drite plot shkëlqim që quhen meteorë. Por, mburojat e Tokës nuk e
bllokojnë rrezatimin e domosdoshëm për jetën, siç është nxehtësia dhe drita. Madje
atmosfera ndihmon që nxehtësia të shpërndahet rreth e rrotull globit dhe natën shërben
si batanije që nxehtësia të largohet më ngadalë.

Atmosfera dhe fusha magnetike e Tokës janë dy kryevepra të projektuara që ende nuk
janë kuptuar plotësisht. E njëjta gjë mund të thuhet për ciklet që mbështetin jetën në
këtë planet.

A është thjesht rastësi që planeti ynë mbrohet nga dy mburoja dinamike?

Ciklet natyrore jetësore


Nëse një qytet nuk do të furnizohej me ujë dhe s’do
të kishte ajër të pastër e do t’i bllokoheshin
kanalizimet, shpejt do të pasonin sëmundjet dhe
vdekja. Por, planeti ynë i plotëson vetë nevojat e
veta. Nuk është si një restorant, ku ushqimet dhe
furnizimet vijnë nga jashtë dhe mbeturinat hidhen
tej. Ajri dhe uji i pastër nga të cilët varemi, nuk vijnë
nga hapësira, dhe as mbeturinat nuk hidhen në
hapësirë. Atëherë, si ndodh që Toka të mbetet e
shëndetshme dhe e banueshme? Përgjigjja
qëndron te ciklet natyrore, siç janë cikli i ujit, i
karbonit, i
oksigjenit
dhe i azotit, që shpjegohen këtu dhe paraqiten
të thjeshtuara.

Cikli i ujit: Uji është i domosdoshëm për jetën.


Askush nga ne s’jeton dot pa të më shumë se
disa ditë. Me anë të ciklit të ujit shpërndahet
ujë i freskët e i pastër në gjithë planetin. Ky
cikël përfshin tri faza. (1) Nxehtësia e diellit
bën që uji të ngrihet lart në atmosferë me anë
të avullimit. 

You might also like