You are on page 1of 7

Prometeu i

mberthyer
Eskili
Ngjarjet zhvillohen në malet e Skithise ne Kaukaz, një vend shumë largët dhe i ashpër ku nuk mund të
shkojnë njerëzit. Koha e ngjarjes është e papërcaktuar, por pavarësisht se Prometeu thotë se qëndrimi i tij
aty zgjat me shekuj, rrëfimi ecën shpejt drejt fundit.

Kjo vepër është tragjedi, është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera "Prometeu zjarrsjellës" dhe
"Prometeu çliruar", nuk janë ruajtur.

Në këtë vepër Eskili pasqyroi ndryshimet shoqërore dhe politike që ndodhën në Greqinë e shekullit V,
vendosjen dhe forcimin e rendit demokratik në luftë me oligarkinë aristokratike.

Vepra ka 5 akte. Kompozicioni është i thjeshtë, ka vetëm një linjë veprimi: në çdo skenë personazhi statik
është Prometeu dhe personazhe të tjerë që vijnë e ikin.

Tema kryesore është tema e tiranisë, e pushtetit të dhunshëm dhe vuajtja e individit për shkak të
arbitraritetit dhe padrejtësive që bëhen nga pushtetmbajtësit, një temë sa aktuale aq edhe universale.

Konflikti kryesor mes Prometeut dhe Zeusit: - Mosbindja e Prometeut ndaj Zeusit, refuzimi i tij ndaj
ligjeve arbitrare të Zeusit dhe refuzimi që ti tregojë Zeusit sekretin e rrëzimit të tij nga froni. Konflikti
midis Prometeut dhe Zeusit ka një kuptim të thellë filozofik në të gjitha rrafshet e mendimit njerëzor. Eskili
përmes tij goditi tragjikisht për vdekje tiraninë.

Vepra ka një rrëfim të brendshëm. Veprimet ndodhin kryesisht në shpirtin e personazhit. I gjithë rrëfimi
është bazuar mbi kontrastin e fortë Promete- Zeus, që përfaqësojnë përplasjen e dy të kundërtave: e
drejta- e padrejta, njerëzorja dhe tirania, errësira dhe drita, prapambetja dhe përparimi.

Rrëfimi gërshetohet me përshkrimin.Në vepër gërshetohet dialogu me monologun. Në vepër ndiqen


teknika të ndryshme rrëfimi rendi kronologjik , kthimi mbrapa, pararendja, pezullimi.
Subjekti
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë u shtua.:Që të
mos linte njerëzit në mjerim dhe padije, ai vodka një shkëndijë dhe ia dha
njerëzve. Kjo e bëri Zeusin të tërbohet dhe urdhëron Pushtetin, Dhunën dhe
Hefestin ta mbërthejnë Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në
Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë.

Hyrja: Pushteti, Dhuna dhe Hefesti e mbërthejnë Prometeun në një shkëmb

Zhvillimi: Nimfat dhe Oqeani ngushëllojnë Prometeun dhe orvaten t'i mbushin
mendjen të pajtohet me Zeusin. Prometeu i tregon korit të mirat që i ka sjellë
njerëzimit.

Pika kulmore: Zeusi, i tërbuar nga qëndrimi i paepur i titanit, dërgon Hermesin
për ta kërcënuar dhe detyruar t'i zbulojë të ardhmen, por Prometeu hesht.

Ngjarjet përfundimtare: Zeusi nuk duron më dhe e gjuan me rrufe Prometeun,


i cili groposet bashkë me shkëmbin ku ishte mbërthyer, në fund të dheut.
Personazhet
Prometeu — karakterizohet nga dashuria e madhe që ka për
njerëzit, për të cilët sakrifikohet , figura e heroit që pranon më mirë
të vuajë e të durojë dhembjet më tmerrshme se sa t'i nënshtrohet
tiranit Zeus ,madhështor, krenar që beson tek forca emancipuese e
përparimit, me veti parashikuese; hero me fat të paracaktuar por që
e sfidon fatin e tij , figurë humaniste, personazhi i parë romantik në
letërsinë botërore, metaforë e mendimit të lirë.

Zeusi — simbolizon tiraninë, arbitraritetin, egërsinë dhe


antinjerëzoren, nuk shfaqet fare në vepër, por autoriteti i tij
përcillet përmes hyjnive servile dhe shërbëtore të tij, fuqia e tij mbi
të tjerët ndjehet vazhdimisht.

Hermesi — më besniku i Zeusit, servil dhe i bindur, i shërben atij


si i plotëfuqishëm dhe përcjell egërsinë dhe urrejtjen e të zotit.
Simbolika, Mesazhet
Prometeu është simbol i vetësakrifikimit, i pathyeshmërisë, i intelektit, i
durimit, i përparimit, krijues i arteve të dobishme, simboli i humanizmit,
drejtësisë, gjendjes ekzistenciale të njeriut dhe arsyes njerëzore kundër pushtetit
absolut të hyjnive.

Zjarri prometean simbolizon arsyen, përparimin, dritën që do të ndriçojë


mendjen e njeriut dhe që do ta bëjë atë të vetëdijshëmpër madhështinë e tij.

Shqiponja, shpendi i hapësirave që simbolizon lirinë që ripërtërihet vazhdimisht


pavarësisht vuajtjeve. Prometeu nuk heq dorë nga liria e tij.

Prangat, gozhdimi janë simbol i burgosjes, por që në thelb Prometeu mbetet i


lirë, sepse liria është diçka e çmuar për të dhe ai nuk heq dorë. Prangat nuk kanë
mundur t'ia burgosin shpirtin.

Disa nga mesazhet që përcjell vepra janë: Pushteti mbahet me dhunë e


arbitraritet. 1.Asnjë pushtetar nuk e do dialogun, bashkëpunimin apo kritikën.
2.Kush e merr pushtetin me dredhi kërkon ta mbajë atë me dhunë. 3.Askush nuk
mund të të rrëmbejë lirinë e shpirtit pa dëshirën tënde.
Prometeu i mbërthyer (Episodi lll)
Vër majat nga ke thembrat! Mbathja shpejt
HERMESI : Me ty, o dhelpër, tallës e përbuzës, nga erdhe! Kjo është përgjigja ime,
me ty, o tradhtar i perëndive, mos prit më shumë. Nuk të them asgjë.
me ty, që pasurove njerëzit e vdekshëm,
me ty, hajdut i zjarrit të hyjnive, KORI : Hermesi thotë fjalë bash me vend.
me ty po flas! Im at' i madh kryezot Të këshillon ta mposhtësh zemërimin.
në qiell, të urdhëron çdo gjë që llape
Hiq dorë pra nga kokëfortësia,
për dasmën, që do ta rrëzoj nga froni,
Dëgjoje! Ji i mençur! Është turp
shpejt t'ia tregosh haptazi, pa fshehur gjë.
Fol qartë, Promete' dhe pa enigma! Për t’urtin këmbëngulja në gabim.
Mos më shtrëngo të bëj dy herë rrugën.
Nuk zbutet Zeusi me kokëfortësi! PROMETEU : Çdo gjë që tha ky lajmëtar
e dija mirë, e parashihja,
PROMETEU:Sa fort i shkokërka një gjuh' e lartë por si armik të të trajtojë
prej mburraveci një lakejeje të bindur armiku, s'është aspak për turp.
të Perëndive! Eh, t'rinj në moshë, Hë, përvëlom’ me zjarr rrufesh,
të rinj' e në pushtet, mos ju pandehni me vetëtima, shkrep, qëllomë!
sa tërë jetën e jetës pa trazime Me zhurmë, britma dhe potere
do të banoni në pallat qiellor? ti tok' e qiell plot tmerr tronditi,
S'i pashë unë dy tiranët e tjerë me bubullimë, er' e shqotë,
se si u rrokullisën posht' nga froni? tallaz të egër, uturimë,
Do shoh si do përmbyset dhe të tretin. ti ajër, tok' e det e pështilli,
Ai që sundon tani në qiell do bjerë mbi yje shtjella marrt' përpjetë.
më shpejt dhe më me turp sesa të tjerët. Dhe në skëterrë trupin hidhma,
Mos vall' kujton se trembem dhe përulem m'u në Tartar, mu në humnerë.
përpara hyjve të tu të rinj? Në ferr të zi si trup të vdekur
Shiko se po gabon. S'më njihke mirë! me dorën hekur, fat, vërtitëm!
Por vetëm trupin tim të mjerë,
se kurrë, kurrë un' nuk vdes!
HERMESI : Por mos harroni çfar' ju thashë,
HERMESI : Nga dëshpërimi flet përçart, as mos mallkoni fatin tuaj,
urrejtj' e zezë e zemërimi. kur dallgë dhembjesh t'u godasë.
Mbërthyer për tmerr përmbi shkëmbinj Mos u rropatni, as mos të thoni
s'e mbyllka gojën i shkalluari. se gjoja Zeusi krejt pa pritur
I lirë ky sikur të ishte ju pat qëlluar me flak' e zjarr.
ku mendj' e shthurur kish arrirë? Ju në humner' u hodhët vetë.
Por ju, që keq ju vjen për të, Vet' u gremisët në skëterrë.
largohuni shpejt nga ky vend; Në befasi askush s'ju zuri,
që mendja juaj mos të shkallojë, pasi askush s'ju ngriti juve.
kur të godas' rrufe e Zeusit! Me dashjen tuaj rrjetën endët,
në rrjet’ të fatit zutë veten.

KORI: Me mua flit me tjetër gjuhë


PROMETEU : S’qenkan fjalë boshe,
dhe mos më jep të tilla mend.
se me të vërtetë toka më rrëmet po trandet e dridhet.
ato nuk zënë vend tek unë!
Oshëtijnë bubullimat me gjëmime,
Më the një fjalë fyese shumë!
gjarpërojnë rrufetë me vetëtima,
Jo, kurrë nuk mund t'më shtysh
gjuhë flake zigzag bëjnë nëpër qiell,
të bëj një poshtërsi të tillë!
flakërimat verbojnë do gjë përqark!
Sepse jam gati un' gjithmonë
Era pluhurin e rrugës ngre në ajër,
çdo short të zi me të ta vuaj.
shqota ulërin, vërshëllen me lemeri!
Po, jam mësuar gjithë jetën
Shotë me shqotë po përplasen, po përleshen
që pabesinë ta kem pështirë.
tok' e qiell e çdo gjë u përzje në botë!
S'njoh unë ves më të shëmtuar,
Ja ç'furtunë dërgoi Zeusi i tërbuar
më të poshtër, se tradhtinë!
për të më ndëshkuar, për të më përkulur!

You might also like