You are on page 1of 5

Teatri ne Antikitet

Edhe pse nuk kemi te dhena apo dokumente te shkruara,qe bejne fjale per tragjedi dhe
komedi te hershme,ne trojet ilire,ne kemi nje prani aktive te teatrit antik,madje ne format
e e tij te zhvilluara.Kemi nje zinxhi teatrosh te lashte,si ai i Butrintit,Durresit ,Bylisit,
Nikaias,Apolonise,Sofratikes ,Foinikes, dhe Orikut.Datimet e jetes teatrore ne trojet ilire
nisin ne shekullin V p.e.s , ndersa lulezimin e plote
ai e njeh ne shekullin III dhe I p.e.s . Numri i
vendeve te shikueseve luhatej nga 8000 ne Apoloni
dhe Bylis,ne 1000 ne Nikaje.

Teatri i Apolonise eshte ndertuar ne fund te shekullit


IV,ne te cilen pjesen me te madhe te saj e ze
teatroni,ndersa shkallarja ne forme harku eshte e
vendosur ne faqen e pjerret te kodres dhe ka nje
kapacitet prej 7000 vendesh.Orkestra ka trajten e
gjysmerethit,ku zhvillohej veprimi dramatik dhe ku vendosej kori.Skena i ngjasonte nje
tribune 2.5 metra te larte dhe ishte e zbukuruar me pilastra te stilit jonik.Ne Apoloni
eshte zbuluar edhe nje odeon e cila ishte nje
godine qe funksiononte per shfaqje letrare-
muzikore.

Teatri i Bylisit ka nje kapacitet prej rreth 5500


vendesh,teatroni ka formen e gjysmerrethit.Hyrja e
spektatoreve nuk behet nga paradosi,por perballe
cka shpreh nje koncept te perparuar.Ky teater
eshte i pajisur me nje portik te gjate i cili sherbent
per clodhjen e spektatoreve.Madhesia e ketij teatri
eshte nje fakt qe verteton pjesemarrjen masive te popullsise ne teater,cka na con ne
perfundimin se shfaqjet duhet te jepeshin ne gjuhen
ilirishte.

Kemi dhe teatrin e Nikaias i cili eshte me i vogel dhe ka


nje kapacitet prej rreth 700 vendesh .Teatri i Foinikes ka
nje kapacitet prej rreth 7000 vendesh dhe eshte ende i
pazbuluar plotesisht nga germimet arkeologjike. Teatri i
Butrintit eshte teatri qe paraqitet ne nje gjendje shume te
mire,me nje forme te bukur dhe teper funksional.Ai ka
nje kapacitet prej 3000 vendesh dhe eshte i ndertuar ne
shekullin III p.e.s.Orkestra eshte me shume se nje
gjysmerrethi dhe teatri ka dy hyrje,majtas dhe djathtas.Teatri i Sofratikes ka nje
kapacitet prej rreth 3000 vendesh dhe eshte i ndertuar mbi nje ngritje artficiale

Teatri ne Rilindjen Kombetare

Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX nisi te shkruhej dramaturgjia shqipe
e me pas te ngrihen edhe shoqerite artistike teatrore.Me 1974 Koto Hoxhi jep shfaqjen
e pare ''Dasma e Lunxherise'',me 1979 ne Shkoder u dha farsa''Makka''.Leonardo de
Martino shkruan me 1980 dramen e pare me karakter liturgjik''Nata e
kershendellave'',me pas Anton Santori me dramat''Ermira''dhe ''Alles Dukagjini''.Me
1989 ne Korce shfaqet tragjedia e Shekspirit''Otello''.Me 1875 ne turqisht dhe 1901 ne
shqip botohet drama ''Besa'' e Sami Frasherit,ndersa ne vitet 1902-1907 u shkrua dhe u
botua drama ''Izraelite e filistine'' e Fan Nolit .Andon Zako Cajupi shkruan komedite
''Pas vdekjes'' dhe ''14 vjec dhender''.Gjate Luftes I Boterore dhe pas saj,ne periudhen e
Pavaresise dhe te Monakise zhvillojne veprimtari kulturore dhe teatrore
federata''Atdheu'' dhe organizata''Bashkimi'' si dhe nje varg shoqerish e grupesh te
tjera.Ne kete periudhe u shkruan dhe u vune ne skene drama nga Gjergj Fishta,Kristo
Floqi,Ernest Koliqi etj.Te gjitha keto ushqyen traditen qe po krijohej dalengadale.Krahas
pjeseve nga dramaturgjia boterore,nder to''Vilhem Teli'',''Romeo dhe Zhuljeta'',''Armiku i
Popullit'',''I semuri imagjinar'' etj.

Teatri pas Luftes II Boterore

Perpjekjet per te krijuar nje teater kombetar shqiptar shteteror


jane bere qe gjate viteve '30.Gjate Luftes II Boterore hasim nje
perpjekje serioze per te ngritur nje grup''profesionist''artistesh te
teatrit dhe pikerisht ne 24 maj 1944 nga Kongresi i Permetit u
vendos themelimi i tij.Ne vitin 1945 u ngrit i pari teater profesionist
ne Shqiperi i quajtur''Teatri i shtetit''.Me vone,pas perzgjedhjes se
aktoreve qe u be nga ''Shkolla dramatike'' ky teater ndryshoi
status dhe mori emrin''Teati popullor'' ndera ne 1990 u quajt
''Teatri Kombetar''.Teatri ne Shqiperi rriti ndjeshem nivelin
cilesor,sasine dhe larmine e shfaqjeve,aftesite komunikuese,u
ngriten godina te reja teatri,u shkolluan jashte shtetit
regjisore,skenografe etj.Ne vitet 50-50 ngrihen radhazi nje varg
teatrosh profesioniste si teatri''Migjeni'',teatri''A.Z.Cajupi'' etj.Ne
keto vite u ngriten gjithashtu edhe 15 estrada profesioniste.U
ngriten Teatri i Kukullave dhe Cirku ne Tirane gjithahtu dhe ne
rrethe te tjera.Pergatitja e artisteve te rinj krijoi kushte per shtrirje
dhe zhvillim te metejshem te teatrit profesionist ne Shqiperi.Ne vitet
50 repertori perbehej kryesisht nga pjeset e huaja te dramaturgjise
ruse.Ne vitet 60-80 ky repertor do te perbehej me se shumti nga
dramaturgjia shqipe e realizmit socialist.Keshtu u formuan nje varg dramaturgesh si
Kole Jakova,ellumb Kulla,Teodor Laco etj.me pjese qe preknin dukuri te mprehta te
realitetit shqiptar si:''Gjaku i Arberit'',''Prefekti'',''Zonja nga qyteti'' etj.Ne lojen e aktorit u
dalluan artiste shqiptar si Mihal Popi,Naim Frasheri,Robert Ndrenika etj.Regjisura,si arti
prijes ne teater ,ne vitet 60 e me tej me regjisoret Pirro Mani,Mihal Luarasi etj.rritten
ndjeshem nivelin dhe kerkesat profesionale kundrejt kompetenteve perberes te
teatrit.Ne skenografi u shquan Agim Zajmi,Shaban Hysa etj.

Teatri pas viteve '90

Vitet ’90, ndikuan edhe në fushën e teatrit si ne në organizimin e vet, edhe në drejtim të
metodës së shkrimit të dramaturgjisë. U bene përpjekje nga autorë të rinj për te sjelle
nga dramaturgjia kontemporane botërore edhe alternative të reja apo rryma moderne
teatrale si teatri absurd.Pas viteve 90 vihen re zhvillime te reja ,si ne aplikimet e
stileve,metodave e prurjeve ashtu edhe ne menyren e organizimit dhe menaxhimit te
vete veprimtarise teatrore si te tille.Kerkimi i nje gjuhe me konvencionale,simbolike e
metaforike,me shenjime teatrore bashkekohore,behet pjese organike e perpjekjeve te
artsteve ne risimin e vete teatrit shqiptar.U ngriten nje varg kompanish teatrore private
me aktivitet te gjere ne Tirane dhe qytetet kryesore
te vendit.Artiste te tille si Agim Qirjaqi,Yllka Mujo
,Ndricim Xhepa etj. i kane cuar me tej arritjet e
brezave paraardhes. Persa i perket dramaturgjise
ajo do te lirohet nga kuizimet estetike doktrinore
dhe ben perpjekje per te aplikuar ne forma,struktura
dhe tipologji risite e fundit te dramaturgjise
boterore.Ne nje varg dramash
si:"Cmurosja","Pse","Tri mendje ne ankand"
etj,behen aktivitete me elemente te tilla si:tjetersimi,alegoria,simbolika,prania e
metaforave ne zbulimin dhe rikuptimesimin e marredhenieve njerezore etj. Aktualisht
teatri synon integrimin ne nivelet,proceset dhe vlerat e shenuara ne rrjetin teatror
ballkanik,ate evropian dhe me gjere.
Konkluzionet
Qe ne periudhen e Antikitetit kemi nje prani aktive te teatrit antik,edhe pse
nuk kemi te dhena e dokumente te shkruara,datimet e teatrit Shqiptar ne
Antikitet nisin qe ne shek.V p.e.s.Teatro te tilla jane ato
te:Bylisit,Foinikes,Butrintit, Apolonise, Nikaias etj,secila prej tyre me vecori
dhe karakteristika te vecanta.Zhvillimi qe ka pasur teatri ne periudhen ilire
deshmon se te paret tane kishin nje qyteterim te perparuar.Me pas gjate
shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX nisi te shkruhej dramaturgjia
shqipe e me pas te ngrihen shoqerite artistike teatrore.Gjte kesa periudhe u
dha shfaqja e pare nga Koto Hoxha,filloi te shfaqej dhe dramaturgjia e huaj
gjithashtu disa komedi,tragjedi dhe drama u botuan nga autore te
mirenjohur shqiptare si dhe filluan te vihen ne skene drama te autoreve
shqiptare.Jane per perpjekje te shumta per te krijuar nje teater kombetar
shqiptar,shteteror dhe profesionise gjate viteve '30 ndersa gjate Luftes II
Boterore hasim perpjekje serioze per te ngritur nje grup profesionist
aktoresh dhe ne 1945 u ngrit teatri i pare profesionist shqiptar.Teatri ne
Shqiper beri perpjekje te shumta per te rritur nivelin cilesor,sasine dhe
larmine e shfaqjeve ne teater.U ngriten shume teatro te reja ne qytete te
ndryshme.Zhvillime te shumta pati gjithashtu ne konsolidimin e
damaturgjise shqipe,keshtu u formuan nje varg dramaturgesh te shquar si
dhe ne regjisure e cila i dha teatrit nje gjuhe me te figurshme e me
shprehese.Gjate gjithe kesaj periudhe jane bere perpjekje te shumta per
zhvillimin dhe perparimin e teatrit ne Shqiperi.Aktualisht vihen re tendenca
pozitive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistik te teatrit i cili synon
integrimin ne nivelet ballkanike,evropiane dhe me gjere.
Burimet e informacionit:
Libri

Ineterneti:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Teatri_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri

https://lorenamemo.wordpress.com/2015/04/21/historiku-i-teatrit-shqiptar/

http://www.ikub.al/GJENIU_CATEGORY/910290017/Article-Historia-e-Teatrit-Shqiptar.aspx

https://www.slideshare.net/XheniMarku/teatri-ne-shqiperi

https://www.slideshare.net/KleviHoxha/teatri-ne-shqiperi-62111163

You might also like