You are on page 1of 2

Analiza e një vepre letrare !!!.

Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo)


Titulli : Katedralja e Parisit.
Lloji : Roman.
Viti i botimit : 1831
Koha historike : Periudha e romantizmit.
Vendi i ngjarjes : 
Katedralja e Parisit shfaqet tek lexuesi si vend piktoresk,magjepses,i frikshem dhe fantastik i
ngjarjeve qe te cojne ne nje mesjete po kaq fantastike.
Kisheza te krijuara sipas shijes se holle te asaj arkitekture terheqese, plot me skulptura
madheshtore dhe me punime te skalitura. 
Parizienet zgjohen nga zhurma e kambanave te cilat bien fuqishem per te lajmeruar ndonje te
kremte madheshtore.
Personazhet.
Personazhet kryesorë : Don Klod Frolo, Kuazimodo, Esmeralda, Pier Grenguari, Febys de
Shtoper, Gudula(E vetmuara).
Personazhet e dytë : Zhean Frolo,Tristan Heremiti, Zhak Sharmolyu, Klopen Truilfui, Zhisketa
Lazhansieni etj.
Figurantë : parizienet qe ecnin furishem drejt Qendres se vjeter ,Universitetit te qytetit dhe
Katedrales.
Turma te medha njerezish te cilet ndiqnin torturat ne Shtyllen e turpit dhe brohorisnin.
Subjekti : Ngjarjet ne kete veper rrefehen ne rrjedhje logjike kohore,ashtu sic kane ndodhur.
Dallimi i paragrafeve : Kemi perdorimin e disa lloje paragrafesh te cilet nevojiten per t’u thelluar
ne kuptimin e vepres.
Paragrafe rrefyes : ‘’ Ate dite do te ndizeshin dritat gazmore ne sheshin Grev, do te zhvillohej
ceremonia e mbjelljes se pemes se majit ne kishezen e Brakut dhe do te jepej nje mister ne
Pallatin e Drejtesise.’’
Paragrafe pershkrues : ‘’Duke qene shtathedhur, e brishte, me supe te zbuluara dhe me kembe
te holla, qe dukeshin here-here qe poshte fundit te saj, flokezeze, e shpejte si ndonje grereze,
me nje jelek ari qe iputhitej mire pas trupit, me nje fustan lara-lara, me sy vezullues, ajo dukej me
te vertete sin je qenie e mbinatyrshme.’’
Paragrafe meditues : ‘’Zor se mund te shpetoj nga kjo bela e madhe qe po ma merrfrymen -
mendoi murgu fatezi.’’
Paragrafe dialogues : Bisedat midis personazheve qe e bejne me interesante pjesen.
‘’Kush eshte ? – thirri me tonin e sjellshem te nje qeni te uritur.
Jam miku juaj, Zhak Kuaktieri,- u pergjigj nje ze nga jashte.’’
Berthamat rrefyese :
Salla e madhe e cila mirepriste ne mesin e saj shume pariziene, dhe shfaqjet madheshtore ne
hyrje te pallatit paraqet fillimin e ngjarje.
Kuazimondoja gjysme njeri dhe gjysme perbindesh cili banonte ne katedralen e Shen Merise,
zbatues i pavetedijshem i vullnetit te Frolos, por me nje shpirt te madh dhe ndermjetesi qe
realizon lidhjen mes turmes dhe katedrales.
Esmeralda, nje vajze e re dhe e bukur e cila mahnit cdo mashkull, dashurohet me komandantin
Febys dhe behet pjese e urrejtjes se percmueshme te murgut misterioz peson fatekeqesisht nje
fund tragjik ekzekutimi duke u denuar si nje cigane magjistare.
Klod Frolo eshte personazh misterioz dhe i cuditshem dhe zeri i padukshem qe komandon, hija
qe sheh e ben gjithcka e qe askush nuk e sheh, nje njeri ne dukje i mire por ne shpirt shume i
ngrusur.
Mjetet stilistikore : 
Ne kete veper madheshtore letrare kemi nje perdorim te pasur ketyre mjeteve si ; personifikime,
perdorimi i fjaleve te rralla, epitete metaforike, metafora, hiperbolizim, mardhenie te larmishme
midis fjalive bashkerenditese dhe nenrenditese etj.
#MesueseAurela

You might also like