You are on page 1of 16

Bisede Letrare

Tema:Jul Cezari
Lenda:Letersi
Klasa:X-D
Punoi:Klarisa Halili
Shekspiri
Uiliam Shekspir ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 në 
Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.
Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të
shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat
dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njejtë:
vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e
veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të
Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.
Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në
mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Njeri nder shkrimtarët me te famshem ne bote. Ai ka qenë komediograf, 
dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të
jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe
shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
U lind më 23 prill 1564
Stratford
Vdiq më 23 prill 1616
Stratford-upon-Avon, 
Warwickshire, Angli
Emri i letrave Shakespear
Kombësia Anglez
Gjinitë letrare Dramë
Jul Cezari
Autori:Shekspiri
Shtepia botuese:Onufri
Viti I botimit:2005
Nr.Faqeve:167
Struktura:5 Akte,5 Skena
Subjekti
Drama Jul Çezari mendohet te jete shkruar mes viteve 1599-
1601.Te gjitha ngjarje dhe personazhet e drames (me
perjashtim te ca hollesirave te pa rendesishme) jane marre
besnikerisht nga vepra “Jete Paralele” e Plutarkut. Kjo veper
ka hapesire te madhe te debatit politik duke e pershkruar me
tone dramatike tensionin mes tiranise dhe lirise.
Per efekt skenik, autori e permbledh kohen dhe hapesiren e
zhvillimit te ngjarjes ne nje subject te thjeshte. Ka nje shtrirje
kohore prej 2 vitesh e gjysme (Festivali I Luperkalit me 13
mars 44 p.e.s ; vrasja e Çezarit me 15 mars ; debimi I
komplotisteve ne nentor te vitit 43 p.e.s dhe beteja e Filipise).
Fabula
Republikanet, te udhehequr nga Bruti dhe Kasi ,vrasin
Çezarin (i cili kishte mbledhur rreth vetes aq pushtet,
sa rrezikonte ta kthente vendin ne monarki) dhe
restaurojne republiken. Mark Antoni dhe Oktavi , i cili
ishte nipi i Çezarit i detyrojne republikanet te ikin nga
Roma dhe shkaterrojne ushtrine e tij ne betejen e
Filipise. Kasi dhe Bruti, qe te mos bien ne duart e
kundershtareve, vrasin veten njeri pas tjetrit dhe
Republika Romake kthehet ne diktature Autokratike.
Struktura
Struktura
Eshte nje drame e cila ndahet ne pese akte:
Pjesa I
Tek kjo pjese dalin ne skene persona te cilet heqin stolite dhe
zbukurimet nga statujat e Çezarit, gje e cila tregon qe jo te gjithe e
donin Çezarin . Ne kete pjese shpalosen tre miqesi: miqesia e Çezarit
me Antonin , e Çezarit me Brutin , dhe me e rendesishmja ajo e Brutit
me Kasin . Ketu Kasi mundohet te binde Brutin per komplotin.
Pjesa II
Kjo pjese karakterizohet me atmosferen e ankthshme dhe nervozizmin
qe krijon bashkimi i komplotisteve dhe thurja e planit per te vrare
Çezarin. Te lidhura me atmosferen jane biseda e brutit me te shoqen,
Porshia dhe biseda e Çezarit me te shoqen Kalfurnja.
Pjesa III
Ne kete skene Çezarin e vrasin ne senat dhe komplotistet lajne duart me
gjakun e Çezarit. Mark Antoni rikthehet dhe shenon nje pike kthese ne veper.
Bruti ligjeron ne mes te turmes dhe shpjegon qe vrasja e Çezarit ishte e
pashmangshme. Antoni perdor trupin e Çezarit per te versulur turmen kunder
komplotisteve.
Pjesa IV
Ketu Shekspiri tregon anen e vertete te Antonit duke na zbuluar natyren
hipokrite dhe arrogante te tij. Por gjithashtu tregohet natyra fisnike e Brutit.
Pjesa V
Ngjarjet zhvillohen ne Filipi. Grindjet mes Oktavit dhe Antonit dhe skena e
ndarjes se Brutit dhe Kasit jane ne qender te ngjarjeve. Bruti dhe Kasi
vetevriten dhe e gjithe vemendja perqendrohet te Bruti. Skena mbyllet me
vleresimin qe Antoni i ben Brutit : “Ky ish romani me bujar se gjithesh”. Kjo
shenon dhe fundin e vepres.
Megjithese vepra ka titullin Jul Çezari ai nuk shfaqet shume ne veper por
qendron ne shumicen e rasteve si hije dhe te gjitha veprimet kane lidhje me te.
Personazhet
Jul Çezari
Ndryshe nga “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit e
cila e denon Brutin dhe Kasin dhe vlereson Çezarin,
Shekspiri e sjell Çezarin si tiran te pameshirshem. Jul
Çezari deshironte ta kthente republiken ne monarki
dhe te kurorezohej mbret. Perkrahej shume nga populli
dhe ishte tejet i etur per pushtet. Çezari lufton per
pushtet absolute dhe deshiron qe te konsiderohet hyjni.
Por ka dhe tiparet e tij si trimerine te cilen e kishte te
pashoqe. Ambicia, “verberia” jane elementet qe
ndertojne karakterin tragjik te Çezarit ne veper.
Bruti
Bruti ne Senat ishte pjese e republikaneve dhe njihet si
idealist i cili vuri ne sherbim te Republikes gjithcka
madje dhe jeten. Ai ishte fisnik ndryshe nga
komplotistet e tjere. Nuk e vret Çezarin per arsye
personale por e vret sepse nuk donte qe te shkaterrohej
vendi I tij. Gjithashtu edhe ne betejen e fundit ne Filipi
megjithese i duheshin para per ushtrine ai nuk pranon
t’i marre ne menyre jot e ndershme. Kjo e ngre figuren
e tij dhe e justifikon komplotin. Por ai ishte lehteisht i
manipulueshem siç ndodhi kur Kasi e bindi te vriste
Çezarin.
Kasi
Ai ishte shume ndyshe nga Bruti. Gjithçka qe beri e
beri per arsye personale. Nxitet nga xhelozia per
Çezarin. Ishte ambicioz dhe lakmitar dhe donte qe
emir i tij te kishte me shume peshe se i Çezarit. Ai
eshte nje politikan I cili kerkon ta rrezoje Çezarin dhe
e sheh si “qenie e dobet” dhe e padenje per gjithe ate
pushtet qe ka. Por ai ishte nje romak ineligjent,
largpames dhe pragmatist. Ai nuk ishte dakord me
virtytet e botes se vjeter romake. Kjo e ben ate nje
politikan te zotin.
Mark Antoni
Antoni ka dy ane kontradiktore. Nga njera ane ai eshte
nje mik I vertete i Çezarit. Nga ana tjeter ne skenen e
Senatit duke qendruar i pikelluar perballe kufomes se
Çezarit, ai shnderrohet ne nje demagog dinak, i cili
manipulon dhe nxit qytetaret ne menyre te fshehte
kunder komplotisteve. Nje njeri plot vese por kerkon
te shfaqe burrerine e tij sa here t’i jepet rasti. Kishte
aftesi shume te mira bindese. Ashtu si Kasi edhe
Antoni e quant e mire cdo mjet per te arritur qellimin.
Porshia dhe Kalfurnja
Ne kete veper, ndryshe nga te tjerat Shekspiri nuk i jep shume
rendesi figures se gruas. Porshia ishte gruaja e Brutit dhe e
mbeshteste ate ne cdo vendim qe merrte. Kalfurnja e shoqja e
Çezarit e paralajmeron per rrezikun qe i kanosej ne Senat. Roma
e lashte I perkiste botes mashkullore dhe personazhet kryesore
jane meshkuj.
Me Jul Çezarin thuhet se Shekspiri po kerkonte nje tip te ri
heroi, te cilin do te niste ta skiconte te figura e Brutit dhe do ta
persoste me tej me personazhin e Hamletit. Ne Romen e lashte
gjuha ishte pushtet dhe Shekspiri nuk humbet kurre rastin qe te
shfaqe admirim per Çezarin, perhapesin e qyteterise romane. Por
edhe na e paraqet sin je tiran dhe u jep te drejteBrutit dhe Kasit
qe e vrane per te çliruar atdheun dhe per te shpetuar republiken
Fund

You might also like