You are on page 1of 3

Duhani përmban substancën e quajtur nikotinë.

Pas pirjes së duhanit, falë kësaj droge, ju ndjeheni të


qetë dhe të relaksuar në fillim. Por pas një kohe nikotina zhduket nga trupi juaj. Si rrjedhojë, filloni të
ndiheni të shqëtësuar dhe parehatshëm. Për çka keni nevojë në atë moment? Për një tjetër cigare! Kjo
domethënë se trupi juaj ka krijuar varësi nga nikotina. Mbi të gjitha, ju sapo jeni mësuar të pini duhan,
kjo domethënë se në rrethana të caktuara ju ndieni dëshirë të fortë të pini duhan.Për shembull, ju
gjithnjë e ndezni një cigare derisa e pritni autobusin, kur dilni në mbrëmje, para se të fleni .Nikotina
krijon varësi shumë shpejt. Prandaj nuk është e lehtë të lihet duhani. Varësia nga duhani është ves i keq.
Pirja e duhanit shkakton erë dhe frymarrje të pakëndëshme. Nëse jeni duhanxhi i rregullt atëherë
mundësia është më e madhe të vuani nga një numër i sëmundjeve të rënda, si kanceri në mushkëri,
bronhitis dhe probleme me zemër. Pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë është tejet e dëmshme për foshnjen
e palindur.

Alkooli trullos trurin. Disa gota me alkool ju bejne te ndjeheni mirë dhe të relaksuar. Ju rrit vet-besimin.
Ju bën më komunikues. Sa më shumë pini, aq më shumë e humbni vëmendjen. Reagoni më ngadalë. Dhe
ndoshta edhe merrni vendime të gabuara. Dhe nëse vazhdoni të pini akoma më shumë, do ta humbni
orientimin gjatë ecjes, shikimit dhe të folurit. Emocionet e juaja do të ndryshojnë shpejt. Njerzit e
moshuar dhe gratë i rezistojnë më pak alkoolit. Rreziku Nëse pini tepër alkool, kjo mund të shkaktojë
dhembje koke nga në ditën vijuese nga ky konsumim. Ju ndieni neveri. Nganjëherë juve nuk ju kujtohet
se çfarë kishte ndodhur një natë përpara. Nëse jeni dehur, do të rrezikoni më shumë. Leht bëheni agresiv
dhe keni më pak vëmendje. Është rrezik ta ngisni automjetin apo të shkoni në punë. Kombinimi i
alkoholit me droga tjera është i rrezikshëm.

You might also like