You are on page 1of 17

DUHANPIRJA

MOTIVIMI PËR DUHAN

• Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves)


e thjeshtë, por paraqet një kompleks të tërë
shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut
në jetën e përditshme.
• Ja vetëm disa nga arsyet më të rëndësishme të
pirjes së duhanit: për shkak të nervozizmit, për
shkak të relaksimit, për shkak të vetmisë, për
shkak të mosaktivitetit, për shkak të dietës, për
shkak të shoqërisë, për fitimin e vetëbesimit, për
rritjen e kënaqësisë, për zbutjen e
moskënaqësisë, nga shprehia, për stimulim, si
dëshirë për identifikim, si një dëshmi e forcës dhe
pozitës së lartë në shoqëri (pirja e cigareve të
shtrenjta), si një formë e lajkatimit, mashtrimit,
ikje nga problemet personale, si mjet për
pagjumësi (portierët, rojat, etj.).
70% e adoleshenteve ne Shqiperi konsumojne duhan dhe lende narkotike

Disa fakte:
• Një duhanpirës mund të vdesë 10 vjet më shpejt sesa bashkëmoshatarët të cilët nuk
pinë duhan.
• Studimet kanë treguar se të rinjtë që janë të ekspozuar ndaj duhanit në familje dhe në
shoqëri kanë 90% më shumë mundësi të pinë duhan, sesa të rinjtë që nuk janë në
situatë të tillë.
• Të rinjtë duhanpirës vuajnë më shumë nga kolla, astma dhe bronshiti.
•Të rinjtë që fillojnë duhanin në një moshë të re rrisin mundësinë që të krijojnë varësi
nga nikotina dhe të vazhdojnë të pinë duhan edhe kur rriten.
• Pjesa më e madhe e të rinjve që pinë duhan duan ta lënë, por kanë shumë vështirësi.
• Varësia nga nikotina është më e madhe tek të rinjtë sesa tek të rriturit. Të rinjtë mund
të krijojnë varësi nga nikotina brenda disa javësh nëse pinë dy tre cigare në ditë.
Nikotina dëmton organizmin tonë duke:
• Irrituar membranën mukoze duke shkaktuar kollë;
• Ngushtuar enët e gjakut duke rritur presionin e gjakut;
• Shpeshtuar frymëmarrjen duke sjellë çrregullime në organizëm;
• Rritur sekrecionet acide të stomakut duke shkaktuar ulçer peptike dhe gastrit;
• Shkaktuar sëmundje që çojnë pacientin në vdekje si p.sh.: kanceret e gjuhës, laringut
dhe ezofagut si dhe sëmundjet kronike të mushkërive.

Monoksidi i Karbonit:
Gjendet në letrën e cigares;
• Kur futet në organizëm ndikon duke përkeqësuar funksionimin e zemrës dhe të
sistemit nervor duke ulur aktivitetin e trurit;
• Vështirëson transportimin e oksigjenit në qelizat e organizmit duke shkaktuar lodhje.

Ndoshta mund të mendosh se të jesh ndër ata që pijnë duhan:


– Dukesh i rritur dhe sikur ndjek modën
– Tregon që je i pavarur
– Qetëson nervat
– Të ndihmon të kesh një peshë të vogël trupore
– Të pëlqen ndjesia kur konsumon duhan

Ti je akoma i ri dhe mendon…


– Duhani nuk shkakton kaq shpejt dëme tek unë!
– Nuk mund të bëhem i varur kaq shpejt!
– Jam ende i ri dhe i fortë!
Katrani:
• Përmban substanca kancerogjene;
• Acaron rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar kollë;
• Ndikon tek dhëmbët dhe në pjesën e lëkurës së gishtave e thonjve duke u dhënë
ngjyrë të verdhë.

Ka nga ata persona që mendojnë se pirja e cigareve për të cilat thuhet se përmbajnë
pak nikotinë, është një mënyrë më pak e dëmshme për organizmin. Në të vërtetë
dëmtimi që shkakton duhani është përsëri i pranishëm.
Në ambientin që na rrethon si p.sh: në familje, shkollë, kinema, lokal, autobuz etj. ka
shumë persona të tjerë të cilët nuk e konsumojnë duhanin. Këta persona e thithin në
mënyrë pasive duhanin e pirë nga të tjerët, gjë e cila shkakton dëm në organizmin e
tyre, sidomos tek fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët me astma.
DUHANI , NJE VES ME PASOJE JETEN!

Çdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e


konsumit të cigareve. Në fillim të viteve 90
kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe
mendohet që në vitin 2020 deri 2030 do të
vdesin 10 milionë njerëz nga demet e
duhanit.
Lista e sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është
shumë e gjatë, duke filluar nga sëmundjet e traktit të
frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik),
të sistemit kardio - vaskular (infarktit në zemër, pika në tru,
arteriosklerozë), atyre të sistemit të organeve të tretjes (kancer në
buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore dhe
pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kanceri i
fëshikzës së urinës dhe kanceri i mitrës), për ta kryer këtë listë te
komplikimet në shtatzëni (lindja e foshnjave me peshë të ulët,
lindje të parakohshme, vdekje e fëmijës në bark). Sikur të mos
pihej duhani në mbarë botën do të kishte 30 % më pak të vdekur
nga kanceri.
Ç'ka duhet te dini për nikotinën?
Nikotina është perbers më i njohur toksik i cigares.
Nikotina, është alkaloid helmues me erë të keqe,
që gjendet në gjethet dhe në rrënjët e duhanit dhe
që vepron si ngacmues mbi sistemin nervor.
Nikotina ndikon në tru në sasi të vogla si nxitëse
dhe gjallëruese, në sasi të mëdha ngurron dhe
bllokon dhe në sasi shumë të larta ka pasoja për
jetën. Një cigare përmban 6 deri më 15 miligram
nikotinë. Sasia vdekjeprurëse gjatë thithjes është 1
mg për 1 kg peshë trupore, kjo sasi gjendet në 3
deri në 5 cigare. Vetëm nikotina është përgjegjëse
për varësinë nga duhani.
Përbërësit e tymit të duhanit
Tymi i cigareve përmban mbi 40 substanca kancerogjene dhe për
këtë arsye është e vështirë të caktohet se cila prej tyre është më e
rrezikshme. Tymi i cigareve, një përzierje prej gazrave dhe avullit,
gjatë djegies përkrah nikotinës çliron edhe materie organike,
monoksidin e karboni, okside të azotit, materie kancerogjene,
metale të rënda (krom, arsen, kadmium, vanadium).
PASOJAT E DUHANIT PËR
SHËNDETIN
• Pirja e duhanit është shkaktar kryesor dhe i veçantë i sëmundjeve dhe i vdekjeve
të parakohshme. Duhanxhinjtë vdesin 5-8 vjet më herët se ata që nuk pinë duhan
dhe janë të rrezikuar dy herë më shumë nga sëmundjet fatale të zemrës, dhjetë
herë më shumë nga tumori në mushkëri, gojë, fyt, kapërcell, pankreas, veshkë,
fshikë urinare, mitër, dy deri tri herë më shumë nga ulçeri.
• Fëmijët e prindërve që pinë duhan lindin me peshë të vogël, shpesh me infeksione
të mushkërive, më shumë infeksione kronike të veshit dhe me shumë mundësi për
t'u bërë duhanxhinj më vonë.
• Gjithashtu veprimet e dëmshme të tymit të duhanit vërehen në gjëndrat
endokrine dhe sistemin nervor që janë rregullatorë të jetës sonë. Shkakton
dëmtim të funksionimit të organeve reproduktive.
• Me kalimin e kohës, nën ndikimin e toksikimit me duhan ngushtohen enët e gjakut
të organeve vitale me pasoja fatale.
• Lindjet e parakohshme, abortimet dhe vdekshmëria e foshnjave pas lindjes janë 2-
3 herë më të mëdha tek shtatzënat që pinë duhan.
• Praktikisht, të gjitha toksine e tymit të duhanit depërtojnë në qumësht nëpër
gjëndrat qumështore. Qumështi i helmuar arrin në lukthin e foshnjës dhe
shpërndahet në tërë organizmin, kurse materiet e tij toksike veprojnë në
dobësimin e mekanizmave mbrojtës të foshnjës. Në gjakun e foshnjës janë gjetur
një varg toksinesh të duhanit, që veprojnë në strukturat e trurit të madh.
PAMJE SENSITIVE/TE BEZDISSHME
Pirja pasive e
duhanit

• Joduhanxhiu i cili qëndron në afërsi të


duhanxhiut thith deri 80% të të gjitha
materieve të tymit. Ky tym vetëm për 5
sekonda pasi të futet në organizmin e
joduhanxhiut kryen veprimet e veta
toksike.
• Hulumtimet kanë treguar se në ambientin
e ndotur me tym cigareje tek
joduhanxhitë manifestohet me lodhje,
marramendje, zvogëlim të aftësive të
kujtesës, rritjen e tensionit të gjakut dhe
rritjen e sedimentacionit të eritrocitve.
Parapengimi i pirjes se
duhanit
• Ndryshimi i sjelljeve të duhaxhinjeve dhe mbështetje që duhet
dhënë joduhaxhinve.
• Ndryshimi i pikëpamjeve ndaj pirjes së duhanit, duke rrënjosur
bindjen ndaj pirjes së duhanit si shprehi e dëmshme dhe e
rrezikshme e jo si për një shprehi të domosdoshme.
• Ndryshimi përbërjes së duhanit.
• Të ndryshuarit e mendimit për mos pirjen e duhanit si norme e
detyruar e sjelljes në shoqëri.
• Për të qenë efikase lufta kundër pirjes së duhanit duhet që të
inkuadrohet tërë shoqëria në këtë aktivitet të madh. Duhet që të
luftohet nëpër shkolla ku ende pirja e duhanit nuk është bërë
shprehi shkatërruese.
• Dhe së fundi vetëm dëshira dhe vullneti i fortë mund ta fitojnë
luftën kundër duhanit.

You might also like