You are on page 1of 17

SHTETI, E DREJTA DHE SHOQËRIA

Dr. sc. Xhavit Shala,


E DREJTA

• E drejta:- paraqitet si rezultat i paraqitjes dhe zhvillimit të pronës


private dhe ndarjes së shoqërisë në klasa.

• Shoqëria nuk mund të sillet vetëm sipas ligjeve natyrore por nxit
krijimin e dispozitave dhe krijimin e rregullave të sjelljes së
njerëzve.

• E drejta nuk mund të ndahet nga shteti.

• E drejta është vullnet i shtetit: Kjo është një grup normash të


cilave shteti ua ka dhënë forcën e detyrimit. As nuk mund të ketë shtet
pa të drejtën, as të drejtë pa shtetin.
• E drejta: është sistem i rregullave dhe normave shoqërore që
rregullojnë marrëdhëniet në mes njerëzve dhe organizatave në
shoqëri të caktuar, e karakterizuar nga sanksionet që e garantojnë
zbatimin e tyre.
FORMAT E REALIZIMIT TË FUNKSIONIT TË SHTETIT

• Forma juridike:
• Krijimi I së drejtës
• Zbatimi I së drejtës
• Shqiptimi i denimeve

• Funksionet e shtetit
• Funksioni I mbrendshëm( rendi juridik,veprimtaria ekonomike, sociale,
shëndetësore, ushtarake, policore, arsimore)
• Funksioni I jashtem (mbrojtja e paqës, bashkepunimi )

Funksioni ekzekutive-administrative,
Funksioni legjislative
Funksioni gjyqësor
NORMAT SHOQËRORE DHE KULTURA JURIDIKE

• Norma si rregull e sjelljes merret me dy kuptime:

1. Norma është rregull e cila cakton sjelljen e njeriut dhe

2. Norma tregon atë që rregullisht ndodh në të shumtën e


rasteve, pra, diçka që është normale.
LLOJET E NORMAVE

Normat si rregull ndahen në tri grupe:


1. Ligje natyrore
2. Norma teknike dhe
3. Norma shoqërore.

• Ligji natyror-vepron te pavarura nga vullneti I njerezve;

• Normat teknike- rregullohen sjelljet e njerëzve me natyrën dhe


zakonisht ato nuk përmbajnë sanksione. ( udhezime teknike në
ndertimatari).
• Normat shoqërore-janë rregullat e nxjerra nga shoqëria, përcaktojnë
sjelljet e subjekteve ndaj pjestarëve tjerë të bashkësisë` shoqërore
dhe të njëjta sanksionohen.
LLOJET E NORMAVE SHOQËRORE

• Normat shoqërore të mveshura ne sanksione sanksion


klasifikohen në tri grupe :
1. Normat shoqërore të cilat në vetëe përmbajnë sanksione që I
përdor shoqëria e paorganizuar,
2. Normat shoqërore të cilat përbëjnë sanksione që I përdor
ndonjë organzatë shoqërore, ndërmarrje dhe të ngjajshme,
3. Normat shoqërore të cilat përbehen nga sanksionet, të cilat I
perdor një organizat e veçantë shoqërore e cila quhet shtet.
NORMAT QË I APLIKON SHOQËRIA E
PAORGANIZUAR

• Doket, Adetet, zakonet.


• Zakoni : Norma zakonore krijohet në një periudhë të gjatë kohore dhe përdorimit të tyre
është krejtësisht spontane.

• Rregullat zakonore:
• jane më të vjetrat nga normat shoqërore
• krijohen ngadalë duke u përcjellë brez pas brezi,
• ndihmojnë shoqërisë në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme,
• janë më të qëndrueshme dhe më të ngadalshme për t'u ndryshuar.
• zbatimi i tyre nuk garantohet nga sanksionet shtetërore
• mund t'i mbështet edhe shteti nëse ka zbrazëti juridike.

• Numeroni disa rregulla që mund të jenë zakone ?


MORALI
• Norma të moralit: nënkuptohet një grup i caktuar i normave shoqërore që lejojnë
sjelljen e njerëzve në drejtim të së mirës apo të së keqes, urdhërojnë ose u a
ndalojnë njerëzve dhe njësive biznesore sjelljen e duhur.

• Normat e moralit krijohen aty për aty, këto norma nuk kanë fuqi obliguese
• Sanksioni kryesor që mund të bëhet për shkeljen e normës morale '' brejtja e
ndërgjegjes“.

• Ky eshte sanksioni qe subjekti e zbaton ndaj vetes , natyrisht , duke u penduar


per vepren apo veprimin e vet jo moral.

• Individi- nëse gabon ose nuk respekton e normën morale, në një formë
percepton sanksion të dyfishtë. Në një anë "sanksionohet" nga "pendimi ose
brejtja e ndërgjegjes" dhe në anën tjetër nga "gjykimi" i shoqërisë për atë
çfarë ka gabuar ose për diç që ka bërë që nuk është e mire, e drejtë, etj,
• Vlerat morale te individit: i/e mire, i/e sjellshem, i/e respektushem, i/e drejte, me
integritet, parimor, etj.
NORMAT QË I APLIKOJNË ORGANIZATAT
SHOQËRORE

• Organizata- funksionijnë sipase normave shoqërore dhe respektimin e


rregullave juridike, pra, duhet të jenë në pajtueshmëri me normat juridike
dhe rendin juridik.

• Orgazizatat- aktet e tyre- statutet, rregulloret e tyre te ndryshme

• Psh:bashkesite e ndyshme fetare, kisha, xhamia…shoqatat…odat …etj


NORMAT QË I APLIKON SHTETI

• Norma juridike: është rregull e sjelljes të njerëzve të cilat sigurohet nga


ana e shtetit çdo herë nën kërcënimin e zbatimit të sanksionit në rast
moszbatimi (p.sh. detyrimi për pagesën e tatimit në pronë, ndalimi i
vrasjes, etj, të shoqëruara me kërcënim të zbatimit të sanksionit).

• Normat juridike mund të jetë kushtëzuese dhe jo kushtëzuese;


• Norma të përgjithshme - gjeneralë dhe norma të veçanta ose
individuale.
• P.sh. të gjithë qytetarët kanë detyrimin që të paguajnë tatimin.
• Arber Shkembi dënohet me burg prej 1 viti"
KUADRI I ZHVILLIMIT EVOLUTIV I SHTETIT DHE I SË
DREJTËS
• Shteti dhe e drejta janë dukuri shoqerore ato me veti bartin elemente të
dhunes fizike – sanksionin.

• Shteti si organizate shoqërore funksionin kryesor ka ruajtjen e menyres se


prodhimit ndërmjet të gjitha mekanizmave, kryesisht nëpërmjet se drejtës
, duke i rregulluar dhe duke i mbrojtur këtë menyre me akte dhe norma
juridike, me qllim të stabilizimit të kesaj menyre të prodhimit.

• Shteti për këtë edhe është krijuar për të ruajtur menyren e prodhimit –ky
është roli I tij shoqëror.

• Shteti dhe e drejta ndikojne në procesin e prodhimit në dy menyra:

• Pozitivisht duke ndihmuar zhvillimin e procesit.

• Negativisht – duke e ngadalësuar apo duke veshtirsuar ketë proces të


prodhimit.
ZHVILLIMI I SHTETIT DHE SË DREJTËS

• Shoqeria gjithnjë është në levizje, peson ndryshime, prej me te


ndryshmeve.

• Shteti dhe e drejta , si të gjitha dukurite e tjera në shoqëri ,


ndryshon.
• Proceset e zhvillimit të shtetit dhe të drejtës në faza të caktuara të
jetës në shoqëri, mund të jenë diku me të shpejta e ndokund me të
ngadalta.

• Janë të njohura në përgjithësi në shkence por edhe në shkencën


juridike, dy lloje të ndryshimeve në shtet dhe në të drejtë.

• Këto ndryshime janë:


• Ndryshimet evolutive
• Ndryshimet revolucionare.
NDRYSHIMET EVOLUTIVE DHE REVOLUCIONARE

• NDRYSHIME EVOLUTIVE : Ndryshimet spontane dhe të ngadalshme


të cilat ndodhin në shoqëri, në shtet dhe në të drejtë me një emër i
quajmë NDRYSHIME EVOLUTIVE.(psh.reforma, grushtshteti dhe
komploti).

• Ndryshimet evolutive janë pra ndryshim e kuantitative, të


ngadalshm e , të vogla, të cilat për njeriun e rëndomtë janë të
pavërejtura. të cilat nuk e ndryshojnë përmbajtjen e as funksionin e
sendit apo të dukurisë. (psh. SHBA)

• REFORMA - kuptojmë ndryshimin e rëndësishëm në shtet dhe në të


drejtë me anën e së cilës ndryshojmë gjendjen ekzistues. Mund të ketë
reforma në arsim, shkencë , kulturë. (reforma kushtetuese, politike,
ekonomike)
GRUSHT I SHTETIT

 GRUSHTSHTETI - është ndryshim i cili ndodh në shtet dhe në të


drejtë i ushtruar me anë të dhunës fizike dhe për qëllim ka rrëmbimin e
pushtetit në masë më të madhe sesa që i takon grupit apo shtresës së
caktuar.

 Grushtshteti është dukuri e kundërligjshme, sepse, ushtrohet


kundër dispozitave juridike, rendit juridik, lidhur me ndarjen e
aurtorizimeve dhe përgjegjësive.

 Grushtshtetin e ushtrojnë personat apo grupet që bëjnë


pjesë në hierarkinë e lartë shtetërorë..
KOMPLOTI

 KOMPLOTI - është një lloj i ndryshimit evolutiv, me të cilin


ndryshimi bëhet, natyrisht, në mënyrë të kundërligjshme.

 Komploti pothuajse është i ngjashëm me grushtshtetin, me të


vetmin dallim se këtë e ushtrojnë personat apo grupet që nuk
gjenden në hierarkinë e lartë shtetërore.
NDRYSHIMET REVOLUCIONARE DHE MËNYRA E USHTRIMIT

 Ndryshimet revolucionare janë ndryshime të shpejta, të mëdha.


 Ndryshimet revolucionare janë pasojë e ndryshimeve të
ngadalshme e problemeve të grumbulluara, të cilat në një cast
shperthejnë.
 Ndryshime revolucionare në shtet dhe në të drejtë është i plotë nëse
në vetë përfshin dy sferat e jetës se gjithmbarshme:
 sferen ekonomike dhe atë politike.
 Mënyra e ushtrimit të ndryshimeve revolucionare mund të jetë e
dyllojshme:
 1. Revolucioni i ushtruar me dhunë,
 2.Revolucioni i ushtruar në mënyrë paqësore.
Diskutim?
Koha për debat

• Pyetje
• Komente

You might also like