You are on page 1of 5

LARGOHU NGA DUHANI

Duhani është vdekjeprurës në çfarë do forme dhe e rrezikon shëndetin e mushkërive të të gjithë personave
të cilët janë të ekspozuar ndaj tij.Produktet më të reja të duhanit poashtu janë të dëmshme për shëndetin.
Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes janë një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën,
ndërsa duhani faktor kryesor rreziku . Miliona raste të vdekjes si pasojë e sëmundjeve respiratore të
shkaktuara nga duhani janë shqetësuese, por ajo që është më shqetësuese është vuajtja e madhe që e
shkaktojnë këto sëmundje, ndërsa efektet e tyre ndikojnë në cilësinë e jetës të të gjithë të rriturve në të
gjitha rajonet e botës.

MOS LEJO QË DUHANI TË TË MARR FRYMEN


Shëndeti i mushkërive ka një rëndësi qenësore për arritjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme,
ndërsa tymi i duhanit ndikon tek shëndeti i mushkërive, si të duhanpirësve ashtu edhe të personave që nuk
pinë duhan në të gjithë botën. Kërcënimi për shëndetin e mushkërive që vjen nga përdorimi i duhanit dhe
ekspozimi ndaj tymit të duhanit kërkon veprim për kontrollimin e përdorimit të duhanit, si faktor rreziku i
drejtpërdrejtë për shumë kategori të ndryshme të sëmundjeve.
LARGOHU NGA ALKOOLI

Kujdes, konsumi i tepruar i alkolit dhe sidomos në rast se kthehet në ves i shkakton organizmit dëme për të
cilat është mirë që të jeni të informuar.
 Alkoli ndikon drejtpërdrejtë në funksionin e trurit
 Probleme me gjumin
 Aciditet i shtuar i Stomakut
 Diarre & Urth
 Dëmton Mëlçinë
 Dëmtim i Pankreasit & Diabet
 Probleme me Zemrën (Aritmi)
 Ndryshime në Temperaturën e Trupit
 Dobësim i Sistemit Imunitar
 Kocka më të dobëta & Më pak masë muskulare
LARGOHU NGA DROGA

Një person krijon vartësi nga drogat pas përdorimit të vazhdueshëm dhe aftgjatë të saj. Personi i varur ka
nevojë që të përdorë drogë që të ndihet normal ose që të mos ketë simptoma të pakëndshme të tërheqjes.
Vartësia mund të jetë fizike, psikologjike ose të dyja bashkë. Një person i varur nga droga fizikisht është
mësuar që të funksionojë me drogë. Një person që varet psikologjikisht nga droga, mendon se nuk mund të
funksionojë siç duhet apo të arrijë kënaqësitë emocionale pa përdorur drogë.
Pasojat negative të përdorimit të drogës
1. Çekuilibri neurokimik në tru
2. Humor i ndryshuar
3. Familja, marrëdhëniet dhe problemet sociale
4. Varësia
5. Problemet kardiovaskulare
6. Defektet në shtatzëni
7. Mosfunksionimi seksual
8. Dobësimi i sistemit imunitar
9. Problemet e frymëmarrjes
10. Sjelljet antisociale
11. Izolimi
12. Ankthi dhe pagjumësia
13. Mbidozimi dhe vdekja
Abuzimi me drogat, që përfshin abuzimin e substancave të paligjshme dhe/ose keqpërdorimin e
ilaçeve psikoaktive me ose pa recetë, është një dukuri ku shumë adoleshentë përfshihen herë pas
here, dhe disa e praktikojnë atë rregullisht.

Kur dhe si fillon dhe përparon abuzimi me drogën?


Studimet tregojnë se disa fëmijë tashmë po abuzojnë me drogat që në adoleshencë të hershme. Abuzimi i
hershëm shpesh përfshin substanca të tilla si duhani, alkooli, inhalantët (nuhatësit), marijuana, si dhe ilaçe
psikoaktive me dhe pa recetë (si ilaçe për gjumë, kollë, ankth, etj). Nëse abuzimi i drogës vazhdon në
adoleshencën e mëvonshme, nga substancat e lartpërmendura mund të kalohet në abuzimin e drogave të
forta. Studimet japin shpjegime të ndryshme se pse disa individë përfshihen me droga dhe më pas
përshkallëzohen në abuzim. Një ndër shpjegimet është ai biologjik, i tillë si përjetimi i një historie familjare
të abuzimit të drogës ose alkoolit. Një tjetër shpjegim është se abuzimi i drogave mund të çojë në lidhjen
me bashkëmoshatarët e abuzimit të drogës, gjë që, nga ana tjetër, e ekspozon individin ndaj drogave të
tjera.
Adoleshentët eksperimentojnë me substanca ose vazhdojnë t'i marrin për disa arsye, duke përfshirë:
▪ Për t'u përshtatur: Shumë adoleshentë përdorin drogë "sepse të tjerët po e bëjnë atë" - ose mendojnë se
të tjerët po e bëjnë këtë - dhe kanë frikë se mos nuk pranohen në një rreth shoqëror që mund të përfshij
edhe moshatarë që përdorin drogë.
▪ Për tu ndjerë mirë: Drogat e abuzuar ndërveprojnë me neurokimikatet e trurit për të prodhuar ndjenja
kënaqësie. Intensiteti i kësaj euforie ndryshon nga lloji i drogës dhe mënyra se si përdoret.
▪ Për tu ndier më mirë: Disa adoleshentë vuajnë nga depresioni, ankthi shoqëror, çrregullime të lidhura me
stresin dhe dhimbje fizike. Përdorimi i drogës mund të jetë një përpjekje për të pakësuar këto ndjenja
shqetësimi. Stresi veçanërisht luan një rol të rëndësishëm në fillimin dhe vazhdimin e përdorimit të drogës,
si dhe kthimin në përdorimin e drogës (relaps) për ata që shërohen nga varësia.
▪ Për tu bërë më i mirë: shoqëritë e sotme janë shumë konkurruese, në të cilën presioni për performancë
fizike dhe akademike duhet të jetë dinamik. Disa adoleshentë mund ti drejtohen disa substancave të
caktuara si stimulues të paligjshëm ose të recetave, sepse mendojnë se ato substanca do të rrisin ose
përmirësojnë performancën e tyre.
▪ Për të eksperimentuar: Adoleshentët shpesh motivohen të kërkojnë përvoja të reja, veçanërisht ato që i
perceptojnë si emocionuese ose të guximshme.
 Ndalimi i pirjes së duhanit, pavarësisht nga koha e përdorimit, mund të sjellë shumë dobi
shëndetësore.

Sponzorët : Shtypshkronja ….? ,


DR
OG
A
AL

You might also like