You are on page 1of 31

Çrregullimet e Personalitetit

Faton Kutllovci-Psikiater
Çrregullimet e Personalitetit
Teoritë e Personalitetit
 Kulmin ne psikologji e paraqet njohja e personalitetit,
hulumtimet e shumëta që kanë për qëllim njohjen e
asaj që e karakterizon, për çka është më ndryshë te një
person tjetër, si zhvillohet dhe ndryshohet gjatë jetës.
 Njeriu funksionon në një totalitet të tij duke tentuar të
integroj; a) natyrën e tij të trasheguar (truri me vetit e
tij biokimike dhe fiziologjike; b) zhvillimi individual i
persoalitetit ( nga fëmijërija e tutje, është i pa
përseritshëm specifik për secilin person dhe c).
Mënyrën e adaptimit, d) shprehitë karakteristike, e)
posedimi I interesimeve te veqanta etj
Temperamenti
 Paraqet mënyrat e reagimit emocional të njeriut. Edhe
Hipokrati e ka vërejtur se njerezit dallojnë sipas shpejtësisë,
intenzitetit dhe kohëzgjatjes së reagimeve dhe i ka ndarë
njerëzit në katër grupe të temperamentit:
 a) Temperamneti Kolerik: reagime te shpeshta të forta dhe të
papritura
 b) Temperamenti Sanguinik: reagime të shpejta të dobëta
dhe të shkurtëra
 c). Temperamenti Flegmatik: reagime të rralla të
ngadalshme dhe të dobëta
 d). Temperamenti Melankolik: reagime të rralla, te
ngadalshme por të forta.
Karakteri
Edhe në lidhje me karakterin ka teori të ndryshme edhe pse sot egziston
pajtueshmëri se karakteri paraqet karakteristikat e vullnetit dhe
moralit,
Karakteri është baza e sjelljes shoqërore, grup i vetive të cilat pasqyrohen në
sjelljen shoqërore
 Aspektet e vullnetit (këmbëngulësia, saktësia, vetkontrolla)
 Aspektet morale te sjelljes

 Veprimet adekuate përkundër pengesave dhe në përputhje me principet


morale

 Te secili njeri egziston nje strukturë personnaliteti e cila paraqet;


motivet dhe nevojat e tij, dispozitat e tij themelore emocionale,
bindjet e tij, qëndrimet dhe vlerat dhe cka është me e rëndësishmja
lidhja dinamike në mes te tyre.
Llojet e personaliteteve njerëzore
 Impulsivët
 Personat që janë shumë impulsivë, të hedhur, apo të paduruar
mund të mendohet se janë më të rrezikuarit nga aksidentet, por në
fakt rreziku më i madh që u vjen nga tiparet e tyre është ulcera e
stomakut. Sipas përfundimit të disa studimeve të ndërmarra ndaj
4000 personave, është zbuluar se ata që kanë tiparet e
sipërpërmendura janë më të prirur ndaj sëmundjeve të stomakut
në krahasim me të tjerët në masën 2,4 herë.
 Gazmorët
 Një nga zbulimet më të papritura ishte ai i që njerëzit me humor të
mirë janë më të prirur për të vdekur më herët se të tjerët. Sipas një
studimi, fëmijët që konsideroheshin nga prindërit dhe mësuesit si
më të qetët e me humor më të mirë, në moshë madhore kishin
vdekur më herët se ata që nuk gëzonin humor të shëndetshëm.
 Të shqetësuarit
 Personat që kanë probleme me ankthin, që nuk arrijnë ta kontrollojnë
atë zakonisht janë të prirur të kenë probleme me presionin e gjakut.
Arsyeja e një lidhjeje të tillë është mbiprodhimtaria e hormonit të
stresit. Gratë që kanë ankthe të theksuara që shkojnë deri në fobira, të
tilla si fobia nga lartësia janë shumë të prirura për sëmundje të zemrës,
sëmundje që kanë të bëjnë me presionin e gjakut dhe kolesterolin.
 Këta persona kanë edhe një prirje të veçantë për të pirë duhan.
 Agresivët
 Tipat armiqësorë janë të hapur ndaj një numri të madh problemesh
shëndetësore dhe për këta persona janë zhvilluar s
 Të drojturit
 Personat e drojtur, ata që nuk marrin shumë iniciativa në shoqëri, apo
në jetën e tyre personale janë më të dhënë ndaj marrjes së
infeksioneve virale.
 Optimistët
 ta gjithmonë shohin anën pozitive të jetës dhe jetojnë përafërsisht
7 vjet më shumë se ata që shohin vetëm zymtësi përreth. Rreziku i
vdekjeve të hershme për shkak të ndonjë sëmundjeje është tek
këta persona 55 % më i ulët se të të tjerët.
 Sipas jëj teorie del se optimizmi rrit dëshirën për të jetuar,
ndërkohë që sipas një teorie tjetre dëshira për shoqëri luan një rol
shumë të madh në jetëgjatësi.
 Të mbyllurit në vetvete
 Personat që janë të mbyllur në vetvete dhe janë melankolikë me
një gjendje që shkon shpesh në pikëllim, të klasifikuar se
personalitete të tipit D, vuajnë nga një shkallë e lartë dhimbjeje
shpirtërore, por në mënyrë të ndërgjegjëeshme i shtypin ndjenjat e
tyre dhe si rezultat mund të jenë shumë më të prirur ndaj risqeve
të kancerit, apo sëmundjeve të zemrës. Si pasojë tek këta persona
regjistrohet edhe numri më i madh i vdekjeve.
 Të përgjegjëshmit
 Personat e përgjegjshëm janë edhe më jetëgjatët. Kjo veti ka një ndikim të
jashtëzakonshëm në jetëgjatësi pasi tek këta njerëz presioni i gjakut, niveli i
kolesterolit dhe rrahjet e zemrës janë në nivele normale. Shkaku ndoshta
është se njerëzit e përgjegjshëm shmangin rrezikun dhe kanë një jetë larg
faktorëve që do të dëmtonin shëndetin.
 Neurotikët
 sikur të mos mjaftonte fakti se neurotikën e kanë shumë të vështirë për
shkak të karakterit për të jetuar të qetë tani del se tipi i tyre u sjell edhe
probleme të tjera të tilla si astma, dhimbjet e kokës, ulcerën e stomakut dhe
sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi neurotikët shpesh përdorin strategji
jo shumë të menqura për të zgjidhur problemet e tyre duke pasur sjellje
armiqësore ndaj të tjerëve dhe shpërthime që kalojnë edhe në ofendime.
 Të hapurit
 Ashtu si edhe optimistët ata ka më pak shanse që të vuajnë nga sëmundjet e
zemrës. Një studim italian doli në përfundim se personat që janë më të
hapur ndaj realitetit dhe të tjerëve kanë 15% shanse më pak për tu kapur
nga epidemit apo sëmundjet e virozat gripale të stinës së ftohtë.
Personaliteti mund te definohet si tersi e tipareve
emocionale dhe te sjelljes qe e karakterizojnë një
person ne jetën e përditshme.
Ne kondita te zakonshme është relativisht stabil
dhe i parashikueshëm
 Kur shndërrohen tiparet e personalitetit ne
çrregullime te personalitetit?
 Kufiri nuk është i qartë , por në përgjithësi kjo ndodh kur
tiparet e personalitetit janë aq të papërshtatshme dhe jo
fleksibile sa qe vështirësojnë jetën profesionale dhe
sociale ose i shkaktojnë vështirësi subjektive personit.
 Njerëzit qe i mbartin këto çrregullime etiketohen si “te
këqij” ose te “te shtrembër”.
 Përpara këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose
karakteropati

Cilat janë karakteristikat e përgjithshme te çrregullimeve te
personalitetit

 Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje te


palëkundshme dhe te keq-përshtatura ndaj stresit.
 Janë globale ato ndikojnë pothuaj se ne te gjitha fushat e
jetës se personit
Njerëzit me çrregullime te personalitetit ne përgjithësi
mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata por ne
mjedisin rrethues psh “askush nuk me kupton mua ose te
gjithë kërkojnë me më pengu ose me i prish planet e mia”
 Pjesa me e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen
me simptome psikotike, por mund te ndodhin episode te
shkurtra psikotike
Pjesa me e madhe e personave me çrregullime te
personalitetit janë ne kontakt me realitetin.
Shumica e personave me çrregullime te personalitetit nuk
shqetësohen nga sëmundja meqë këta persona besojnë se
janë ne gjendje te mire emocionale, kështu qe ata
asnjëherë nuk kërkojnë trajtim. Mirëpo ata qe i detyrojnë
t’i vizitojnë institucionet e shëndetit mendor janë familja
dhe miqtë.
Personat me çrregullim te personalitetit bëjnë qe me
sjelljet e tyre si trillimet, gënjeshtrat, mashtrimet ti
nevrikosin të tjerët kështu qe kane mundësi te braktisen
nga njerëzit e afërt.
Çrregullimet e personalitetit ndahen ne tri grupe

Grupi A - Me tipare te çuditshme ose ekscentrike:


paranoid, skizoid, skizotipik
Grupi B - Me tipare dramatike, emocionale ose e
paqëndrueshme: histrionik, antisocial, Border-line
Grupi C - Me tipare anksioze përfshin ,opsesivo
kompulsive, shmangës, vartës
Te tjerë: Pasiv agresiv,
Çrregullimi paranoid i personalitetit

Personat me këtë çrregullim personaliteti


karakterizohen me dyshim te vazhdueshëm dhe
mosbesim te pa baze ne njerëzit ne përgjithësi –Te
tjerët e shfrytëzojnë e lëndojnë ose e mashtrojnë.
Zakonisht janë armiqësor, iritabil dhe te zemëruar.
Karakteristik esenciale e këtij çrregullimi është
tendenca për te interpretuar veprimet e njerëzve
tjerë si te paramenduara, çmendura dhe
kërcënuese.
 Personat me këtë çrregullim mendojnë se do te jene te
lënduar nga te tjerët ne një fare mënyre shpesh e vene
ne dyshim pa justifikim lojalitetin dhe besnikërinë e
miqve, Gjithashtu janë xhelozë (patologjik) duke vene
ne dyshim pa justifikim besueshmërinë e bashkëshortit
apo partnerit seksual.
 I eksternalizojnë emocionet e tyre, u atribuojnë te
tjerëve impulset dhe mendimet qe ata janë te pa afte t’i
pranojnë për vetveten. Kane vështirësi te shprehin
emocione te ngrohta dhe te tolerojnë idenë se varen nga
njerëzit tjerë. Ne situata sociale lëne përshtypjen si
efikas por shpesh gjenerojne frike ose konflikt me te
tjerët.
Çrregullimi skizoid i personalitetit
Karakterizohet me tërheqje sociale.
Personat me këtë çrregullim shihen nga te tjerët si
ekscentrik (te çuditshme) te izoluar ose te vetmuar.
Personat me këtë personalitet lënë përshtypje se
janë te ftohet dhe rrinë menje ane, janë te
rezervuar, shume pak te përfshire ne ngjarjet e
përditshme dhe brengosjen për te tjerët. Pra këta
persona duken te qete te distancuar te tërhequr dhe
asocial.
Ne jetën e tyre ka pak nevoje për lidhje emocionale
me te tjerët, kane pak miq, dëshire te paket
seksuale apo jeta sex. mund te ekzistoje
ekskluzivisht ne fantazi.
Kryesisht gjejnë pune ku janë me te vetmuar ku ka
pak ose nuk ka fare kontakt me te tjerët dhe te cilat
për te tjerët janë me te vështira,p.sh si roje nate, ose
te mbyllur pas rafteve te bibliotekave.
Çrregullimi skizotipik i personalitetit
• Personat me çrregullim skizotipik janë tepër te
çuditshëm bile edhe për laikun. Te menduarit
magjik, idetë e çuditshme , idetë e referencës ,
iluzionet dhe fenomenet e derealizimit janë pjese e
botes se tyre te përditshme.
Ne këtë çrregullim, te menduarit dhe komunikimi
janë te çrregulluara. Bota e tyre e brendshme mund
te jete e mbushur me raporte te gjalla imagjinare
dhe frika dhe fantazi fëmijërore. Mund te besojnë
se kane fuqi speciale.
Mund te pranojnë se kane iluzione perceptive do te
thotë i keqinterpretojnë objektet .Te folurit e këtyre
personave mund te jete shume i çuditshëm dhe te
ketë kuptim vetëm për ta.
Kur janë nen strese mund te dekompensohen dhe
kane simptoma psikotike por këto zgjasin shkurt.
Ne raste te renda anhedonia dhe depresioni mund
te paraqiten .10% e rasteve bëjnë suicid.
Çrregullimet histrionike të personalitetit
• Karakterizohen me sjellje dramatike dhe
ekstravagante. Shoqërues i këtij prezantimi
madhështor është shpesh paaftësia te mbaj lidhje te
thella dhe qe zgjasin,ky çrregullim shpesh quhet
dhe histerik.
Shfaqin shkalle te larte te sjelljes se sëmurë me te
cilat tërheqin vëmendjen, kane tendence te
ekzagjerojnë mendimet dhe ndjenjat duke bere qe
gjithçka te tingëllojë me e rëndësishme se qe është.
Nëse nuk janë ne qendër te vëmendjes apo nuk
vlerësohen, qajnë aludojnë.
Çrregullimet narcistike të personalitetit

 Personat me këtë çrregullim karakterizohen me ndjenjën e larte


te vetë-admirimit, ndjenjën e madhështisë dhe te vetë-rëndësisë,
p.sh ekzagjeron arritjet dhe talente, pret qe te njihet si superior,
i pa krahasuar me arritje tjera.
 E konsiderojnë vetveten si specialë dhe presin trajtim special.
Kriticizmin keq e menaxhojnë dhe mund te zemërohen ne ata qe
i kritikojnë ose mund te shfaqin indiference ndaj tyre. Duan
mënyrën e tyre, shpesh janë ambiciozë dëshirojnë fame dhe
pasuri.
 Nen brendinë e gjithë kësaj qëndron vetë-respekti i ulët,
pasiguria, dhe inferioriteti qe mbahet nga lëvdatat qe vinë nga
rrethi.
 Shume te vështirë për trajtim. Janë vulnerabilë ndaj krizave
mesatare jetësore. Prevalenca 1%.
Çrregullimi antisocial i personalitetit

 Karakterizohet me veprime te vazhdueshme antisociale


apo kriminele por nuk është sinonim për kriminalitetin.
Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave
sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit. Këta
persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon
çrregullim te funksionimit jetësor. Gënjeshtrat, ikja nga
shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe
aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e
këtyre personave. Demonstrojnë mungese ankthi ose
depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe
shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale ben qe ata te
duken si pa mend. Kërcënimet për suicid dhe
preokupimet somatike mund te jene te shpeshta.
Shpesh e impresionojnë observuesin me
inteligjencën e mire verbale.
Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj
partnerit, apo fëmijës së tyre. Edhe klinicistet me te
mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta
pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te
shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë
ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave.
Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit
mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre
ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një
veprimi te kohëve te fundit.
Çrregullimi kufitar i personalitetit (Borderline)

• Fjala kufitar tregon kufirin ne mes te simptomave


psikotike dhe neurotike.
• Kjo do te thotë se shumica e këtyre pacienteve
lëvizin brenda dhe jashtë psikozës. Kur e humbin
lidhjen me realitetin, çrregullimi merr formën e
halucinacioneve dhe deluzioneve te qarta Me
shpesh psikoza karakterizohet me gjendje
disociative , derealizim dhe depresonalizim.
• Mirëpo këto episode janë te shkurtra dhe zgjasin
disa minuta deri disa dite dhe ne përgjithësi
shfaqen si përgjigje ndaj stresit.
• Sjellja e këtyre personave është e pa
parashikueshme, natyra e dhembshme e jetës se
tyre reflektohet ne përsëritje te veprimeve vetë-
dëmtuese.
Çrregullimi i personalitetit shmangës
 Shfaqin hiperndjeshmëri, ndjeshmëri ekstreme ndaj
mospranimit nga te tjerët çka qon ne tërheqje nga jeta
sociale, nuk janë asocialë, ata kane dëshire te madhe për
miqësi dhe shoqëri por janë te turpshëm dhe kane nevoje për
garanci te fuqishme , pranim pa kritik.
 Referohen si persona qe kane kompleks te inferioritetit.
Ndihen te pa sigurt dhe me mungese vetëbesimi, kane frikë te
flasin në publik ose te kërkojnë diçka nga te tjerët sepse janë
shume te vëmendshëm (hipervigjilentë) ndaj refuzimit
(mospranimit).
 Refuzimi i ndonjë kërkese te tyre ben qe te tërhiqen edhe me
tepër dhe te ndihen te lënduar ne sferën emocionale
zakonisht pranojnë punët anësore. Nuk kane shokë.
Çrregullimi vartës i personalitetit

 Karakterizohet me vartësi dhe sjellje submisive (imponues ose


falënderues jashtë mase).
 Janë te pa afte qe te marrin vendime pa këshilla te shumta dhe
risigurim nga te tjerët. U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë
anksiozë nëse u kërkohet te marrin rol udhëheqës. Nuk dëshirojnë te
jene vetëm.
 Pesimizmi vetë-dyshimi pasiviteti dhe frika me i shpreh ndjenjat
seksuale agresive e karakterizojnë personalitetin vartës. Psh: Një
burrë abuziv, mashtrues apo alkoolist mund tolerohet për periudhë
te gjate me qellim te mos-prishjes se lidhjes martesore. Funksionimi
ne pune është i dëmtuar për shkak te paaftësisë me punu ne
mënyrë te pa varur dhe pa mbikëqyrje. Raportet sociale janë te
kufizuara me personat ndaj te cilëve janë te varur. Janë te rrezikuar
nga depresioni kur humbin personin nga i cili janë te varur.
Çrregullimi obsesivo kompulsiv i personalitetit
• E karakterizojnë perfeksionizmi i jashtëzakonshëm
dhe rixhiditeti ne emocione, sjellje dhe mendime.
Janë te preokupuar me detale, rregulla strikte,
tepër pedantë, janë pa disponim, moralizojnë
shume kritikojnë, janë këmbëngulës me qëndrimet
e tyre dhe janë dorështrënguar. Mendohet se këta
persona i janë nënshtruar disiplinës se forte
prindërore prandaj e shfaqin ketë çrregullim.
Çrregullimet e personalitetit pasiv agresiv

I rezistojnë rregullave për funksionim social dhe


profesional, rezistenca shfaqet ne mënyre indirekte
ndërsa pasojat janë joefikasiteti social ose
profesional.
Agresiviteti pasiv me se shpeshti shprehet përmes
harresës (ka harru me ba atë pune) heshtjes,
komfortësisë, mosefikasiteti i qëllimshëm.

Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit
• Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit nuk është vetëm detyrë e
institucioneve mjekësore, respektivisht shërbimeve psikiatrike. Në
trajtim duhet te marrin pjese edhe institucionet tjera p.sh. ato
sociale respektivisht tërë shoqëria. Përvoja ka treguar se ambienti
punues dhe social mire i organizuar, zgjedhja e punës ne mënyrë te
drejtë si dhe trajtimi dhe ndihma përkatëse, te një numër i madh i
këtyre pacienteve ndihmon ne arritjen e rezultateve te
kenaqeshme.
 Pacientët me çrregullim te personalitetit rralle hospitalizohen.
Indikacionet për trajtim spitalor ekzistojnë ne rastet kufitare, tek
sjelljet antisociale si dhe ne rastet e përcjella me abuzim te alkoolit.
 Psikoterapia përfshin metoda dhe teknika siç janë: psikoterapia
psikodinamike, mbështetëse dhe e sjelljes. Disa kategorive te
pacienteve iu përgjigjet edhe terapia grupore dhe familjare.

You might also like