You are on page 1of 22

Diabeti tek

fëmijët
Drejtuar fakultetit të shkencave mjekësore katedrës së infermierisë
Punoi:
Mentor:
Anita Mala
Emir Behluli
Albina Prekorogja
Përmbajtja 2
1. Diabeti melit
2. Patofiziologjia
3. Sëmundja e diabetit
4. Kush preket nga diabeti
5. Llojet e diabetit tek fëmijët
6. Tipi 1
7. Tipi 2
8. Edukimi i pacientit
9. 10 Hapat për një ushqim të shëndetshëm
10. Të mirat e ecjes
11. Referencat
Diabeti Melit 3
Diabeti mellitus është sëmundje auto-imune që transmetohet gjenetikishtë sipas
trashëgimsë shumë faktoriale, gjenetike dhe ambientale. Analiza epidemiologjike
tregojnë se rreziku për tu bërë diabetik është 7-10% e rasteve kur kemi forma
familjare. Trupi ynë është i formuar nga qeliza, secila prej tyre ka një detyrë të
caktuar por të gjitha për të funksionuar kanë nevojë që të furnizohen me energji.
Mund të prek çdo moshë, në disa raste diabeti prek edhe moshat pediatrike. Diabeti
është një çrregullim i metabolizmit, mënyrës se si organizmi përdor ushqimet për
energji.
4
Çregullimet të cilat dërgojnë deri te paraqitja e Diabetit Mellitus janë rritja e
nivelit të glukozës, pastaj edhe lëndëve tjera ushqyese bazë; acideve të yndyrës
dhe aminoacideve. Mungesa relative e insulinës të diabeti dërgon në Lipolisis-
nxerrje e acidit të yndryës të mbledhur në indin dhjamor e cila rezulton në një
rritje të lirë të niveleve të acidit të yndyrës.
Patofiziologjia 5

Pankreasi është gjëndër teke e aparatit tretës me sekretim të brendshëm dhe


të jashtëm i cili prodhon lëng të pasur me enzime për zbërthimin e ushqimit.
Pankreasi gjendet në zonën mbi lukthore dhe zonën kërcore të majtë dhe
përbëhet nga koka, trupi dhe bishti.
Pjesa më e madhe koka është e rrethuar me zorrën dymbëdhjetëgishtore në
të cilën derdhen sekrecionet.Është gjëndër lobulare e cila ka ngjyrë gri në të
verdhë dhe peshon70-90gr.
6
Pankreasi përbëhet nga qeliza gjëndërore ekzokrine dhe
endokrine. Pjesa endokrine përbëhet nga ishujt e langerhansit
qelizat e të cilit prodhojnë hormone të rëndësishme për
metabolizmin e karbohidrateve. Dy qeliza kryesore janë: qelizat
alfa (@) qe sentitezojnë glukagon dhe qelizat beta(B), qe
sentitezojnë insulinë. Insulina dhe glukagoni ndërveprojnë
përrregullimin e nivelit të glukozës në gjak, efektet e tyre janë te
kundërta: insulina është hormon hipoglicemik, kurse glukagoni
është hormon hiperglicemik.
Sëmundja e diabetit 7

Diabeti është sëmundje serioze që mund të zhvillohet nga mungesa e


prodhimit të insulinës në trup, ose nga pamundësia e insulinës së trupit
për ta kryer funksionin normal të përditshëm. Insulina është substancë e
prodhuar nga gjëndrat pankreas që ndihmon për ushqimin të cilin e
konsumojmë ta kthej në energji
Kush mund të preket nga diabeti ? 8
Diabeti mund të prekë çdo njeri. Faktorë rreziku që favorizojnë shfaqjen e diabetit
janë trashëgimia, apo personat me familjarë me diabet, moshat mbi 45 vjeç,
obeziteti dhe mbipesha, sasia e lartë e kolesterolit në gjak, mungesa e aktivitetit
fizik, ushqyerja jo e shëndetshme, tensioni i lartë i gjakut, konsumimi i shtuar i
lëndëve me përmbajtje të lartë sheqeri, gratë me diabet gjatë barrës apo ato që kanë
lindur fëmijë me peshë të madhe, të sëmurë që mjekohen me kortizonikë për
sëmundje të ndryshme, gratë me mukoza të vazhdueshme gjenitale, etj.
Tipet e diabetit tek fëmijët 9
Llojet më të shpeshta tek fëmijët janë :
• Tipi 1 – insulin vartës
• Tipi 2 – joinsulin vartës
Tipi 1 10
Diabeti i tipit 1 është një lloj i diabetit në të cilin pankreasi prodhon shumë pak
apo aspak insulinë. Insulina është hormoni që lejon trupin të përdor sheqerin
në gjak. Kjo mund të shkaktoj nivele të larta të sheqerit në gjak për shkak të
përdorimit të saj të ulët. Simptomat më të njohura janë urinimi i shpeshtë, etja
dhe uria e rritur, dhe humbja e peshës. Simptoma më të rralla përfshijnë
shikimin e turbullt, lodhjen e shpejtë, dhe shërimin e dobët. Të gjitha këto
mund të zhvillohen brenda një kohe të shkurtër..
Diabeti I tipit 1 paraqitet në 10-15% të rasteve tek fëmijët dhe të rinjtë. Tek tipi
1 ka një mungese absolute të hormonit të insulinës, pasi që sistemi
imunitarë sulmon dhe shkatërron qelizat beta të pankreasit. Të sëmurët janë të
varur nga insulina, prandaj duhet të injektohen me insulinë çdo ditë për të
mbijetuar.
Manifestimi klinik 11

• Fillim shum I shpejtë


• Poliuri, Polodipsi, Polifagi
• Dobësi dhe lodhje
• Shikim I trubullt
• Nervozizëm
• Ketoacidoza
Ketoacidoza diabetike 12

Nëse nivelet e insulinës janë shumë të ulëta, trupi nuk mund të përdorë
glukozën për energji. Në vend të kësaj, ajo fillon të thyejë yndyrën për
energji..  Në mungesë të insulinës, mëlçia prodhon trupat ketonikë (beta-
hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).

• Shenjat dhe simptomat: dhimbje barku, dehidrim, frymëmarrje e tipit


Kussmaul (frymëmarrje të ngadalta e të thella), rritje e hendekut anionik
(anion gap), prani e ketoneve në gjak dhe në urinë, hiperkalemi,
hiperglicemi.
.
13

Trajtimi i ketoacidozës diabetike: lëngje intravenoze,


kalium, dhe insulinë. Insulina jepet për të frenuar
ketogjenezën, jo për të trajtuar hipergliceminë.
Prandaj, nëse glukoza normalizohet, insulina
vazhdohet e shoqëruar me glukozë
Diagnoza 14
•. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
• Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose...
• Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të
75 g glukozë.
Trajtimi 15

• Me insulin
• 1. Dietë e përshtatshme
• 2. Mjekimi korrekt me insulin
• 3. Aktiviteti fizik i përshtatshëm
• 4. Autokontrroll, vetëkontrroll.

Sample Footer Text


Tipi 2 16
Diabeti i tipit 2 është një çrregullim metabolik, që shkaktohet nga pamundësia e
trupit për të prodhuar insulinë apo për ta përdorur atë si duhet (insulina është një
hormon që i kthen sheqerin, amidonin dhe ushqime të tjera në energji). Ky
çrregullim ndodh kur trupi prodhon shumë insulinë, por kjo nuk arrin ta kryejë
funksionin e saj. Sekretimi i insulinës bie nën nivele normale ose të zakonshme
dhe pastaj bie në nivele të pamjaftueshme. Në mënyrë të jashtëzakonshme, vetëm
20% deri në 25% e individëve me hiperinsulinemi dhe me rezistencë ndaj
insulinës avancojnë të zbulojnë tipin 2 të diabetit. Ky avancim është prag për
diagnozën para diabetit kur niveli i glukozës së serumit esëll arrin 100mg/dl ose
më lartë. 16Diabeti i tipit 2 i evulon për vite me rradhë nën pragun asimptomaik
sepse ka insulinë të mjaftueshme për të parandaluar
ndarjen e qelizave dhjamore.
Sample Footer Text
Manifestimi klinik 17
• Jo specifke
• Mund të ketë shenja të poliurisë, polidipsisë edhe polifagisë
• Lodhje
• Shenja të infeksionit vaginal, mykrat e ndryshëm dhe candida
• Shërim I zgjatur I plagëve
• Ndryshime të vizionit
Komplikime që mund të zhvillohen për shkak të diabetit janë sëmundjet e
zemrës, goditjet në tru, retinopatia në sy, verbërimi, dhe dështimi i veshkëve.
Problemet gjenden edhe tek enët e gjakut në të cilat mund të zhvillohet një
qarkullim i dobët i gjakut, e cila shkakton amputime në pjesë të trupit.
Trajtimi 18
Në diabetin mellito të tipit 2, në momentin që verifikohet që dieta dhe ushtrimet fizike
nuk janë të mjaftueshme, mjekimi do të bëhet me hipoglicemizzanti nga goja që
ndihmojnë në zvogëlimin e përqëndrimit të glukozës në gjak nëpërmjet mekanizmave të
ndryshëm: disa ngadalësojnë thithjen e karboidrateve nga organizmi (ngadalësojnë alfa
glukozoidzën), të tjerë ndihmojnë pankreasin që të prodhojë insulinën (sulfonilure e
glinidi) dhe disa të tjerë zvogëlojnë rezistenzën e insulinës nga qelizat (biguanidi). Në
rast se ilaçet hipoglicemizzanti (që ulin sasinë e sheqerit) nuk mjaftojnë për të mbajtur
diabetin nën kontroll, pacientit i bëhet insulina. 19Me fjalë të tjera, mjekimi në diabetin
e tipit të dytë mund të krahasohet me një “shkallë” që ka nevojë për një bazament mbi të
cilin mund të mbështetet, bazamenti paraqitet nga dieta dhe ushtrimet fizike dhe këtu
fillojmë të ngjitemi sipas nevojave metabolike të subjektit, duke përdorur
hipogliçemizanti nga goja si i vetmi mjekim, në qoftë se akoma nuk
mjafton për të mbajtur një kontroll të përshtatshëm metabolik, përdoret mjekimi nga
goja, i kombinuar në të njëjtën kohë me mjekimin me insulin.
Edukimi i pacientit 19
• Pacienti fillimisht këshillohet që nuk duhet të harrojë asnjëherë
mjekimet
• Nuk duhet të harroj vaktet(racionet)pa ngrënë
• Nuk duhet të bëjë injeksione të insulinës në të njëjtin vend
• Nuk duhet ndërruar lloji i insulinës pa u këshilluar me mjekun
• Insulinën duhet marr rregullisht sipas përshkrimit të mjekut
• Të pij ujë pa nguruar sa herë që i pihet
10 Hapat per një ushqim të shëndetshëm 20
1. Duhet ngrënë tri here ne ditë
2. Kujdesi qe çdo racion të ketë përmbajtje të kabonhidrateve(oriz,bukë integrale,patate të reja,muslin)
ushqim që absorbohet ngadalë dhe ka index të ulët glikemik.
3. Kujdesi që yndyra të jetë sa më e reduktuar (jo me yndyra të ngopura), racionet të ndara në 3 vakte.
4. Konsumimi i sa ma shumë perimeve dhe pemëve
5. Në ushqim të ketë më shumë fasulje, për shkak se ata ma pak çrregullojnë nivelin e glukozës në
gjak dhe mund të ndikojnë në uljen e yndyrave në gjak.
6. Konsumimi sa ma i shpeshte i peshkut së paku dy herë në javë peshk të katërt(skusha,
sardina,lososa dhe srdele. Peshku i kaltërt përmban yndyra të pa ngopura(omega 3 mbron nga
sëmundjet e zemrës)
7.Kufizimi i konsumimit të sheqerit në ushqim dhe ushqimin me sheqer
8. Zvogëlimi i kripës deri në 6 gr. në ditë apo edhe më pak.
9. Alkooli të përdoret në sasi të kufizuar
10. Të mos konsumohet ushqim dietetik
Të mirat e ecjes 21
• Ul rezistencen e insulinës
• Mund të ulë nivelin e glukozës në gjak
• Kontribon në humbjen e peshës, e cila ul rezistencën e insulinës.
• Mund të ndihmojë në reduktimin e triglicerideve dhe nivelve të
kolesterolit LDL, redukton tensionin e gjakut dhe përmirëson qarkullimin
e gjakut
Referencat 22
Tonja A, Pula A, Basha E, “Bazat e infermieristikës së Përgjithshme “ Tiranë 2004
Dr. Gaqo Th. Trebicka. “Mjeksia për të gjithë” Prishtinë: Rilindja 1998
sq.evidentista.org/284974-5604
Lewis, S.L., Dirksen, S.R., Heitkemper, M.M., Bucher, L., & Camera, I.M. (2011). Medical-
Surgical Nursing: Assessment and management of clinical problems (8thed.).St. Louis,
MO: Elsevier Mosby.
jaimebueso.files.wordpress.com/2008/10/diabetes-juvenil.pdf

You might also like