You are on page 1of 9

Pulsi

Pulsi eshte nje vale gjaku e krijuar nga tkurrja e ventrikulit te majte te zemres (gjenerohet nga
hapja dhe mbyllja e valvules se aortes ne zemer). Ne pergjithesi vala e pulsit perfaqeson
volumin e prodhimit te rrahjeve dhe sasine e gjakut qe hyn ne arterie pas cdo tkurrje
ventrikulare. Pajtueshmeria e arterieve eshte aftesia e tyre per tu tkurrur dhe zgjeruar. Kur
arteriet e nje personi humbasin elasticitetin e tyre, sic mund te ndodhe ne moshat e thyera,
kerkohet nje presion me i madh per te pompuar gjakun neper arterie. Tek nje njeri i
shendetshem pulsi pasqyron rrahjet e zemres. Ritmi i pulsit eshte i njejte me ritmin e
tkurrjeve ventrikulare te zemres. Sidoqofte, ne disa lloje semundjesh kardiovaskulare, rrahjet
e zemres dhe pulsi mund te ndryshojne. P.sh. zemra e nje pacienti mund te prodhoje vale
pulsi te dobeta ose te vogla qe nuk jane te kapshme ne nje puls periferik larg zemres. Ne keto
raste infermierja duhet te mase rrahjet e zemres dhe pulsin periferik. Pulsi periferik eshte nje
puls i ndodhur larg zemres p.sh. ne shpute, kembe, kycin e dores ose qafe. Pulsi apikal ne
ndryshim nga pulsi periferik eshte nje puls qendror qe do te thote se ndodhet ne apeks, majen
e zemres.

Faktoret qe ndikojne tek pulsi

Shpejtesia e pulsit eshte e shprehur ne rrahje per minute. Shpejtesia e pulsit ndryshon sipas
nje numri faktoresh. Infermierja duhet te kete parasysh secilin nga faktoret kur mat pulsin e
pacientit.
1. Mosha. Me rritjen e moshes shpejtesia e ritmit te pulsit ulet gradualisht.
2. Gjinia. Pas pubertetit shpejtesia mesatare e pulsit te nje mashkulli eshte pak me e ulet se ai
i nje femre. Kjo mendohet te ndodhe per shkak te madhesise se zemres, e cila tek femrat
eshte zakonisht me e vogel se tek meshkujt.
3. Ushtrimet fizike. Shpejtesia e pulsit normalisht rritet me rritjen e aktivitetit fizik.
Shpejtesia e pulsit tek atletet profesioniste eshte zakonisht me e ulet sesa mesatarja e njerezve
per shkak te permasave me te medha te zemres, fuqise dhe efikasitetit.
4. Temperatura e larte. Shpejtesia e pulsit rritet si pergjigje ndaj uljes se presionit te gjakut qe
vjen si pasoje e zgjerimit te eneve periferike te gjakut e lidhur kjo me rritjen e temperatures
trupore dhe per shkak te rritjes se shpejtesise metabolike.
5. Medikamentet. Disa medikamente e ulin ritmin, shpejtesine e pulsit dhe te tjera e rrisin ate.
P.sh. epinefrina dhe adrenalina e rrisin ritmin e zemres.
6. Hipovolemia (ulja e volumit te gjakut). Humbja e gjakut nga sistemi vaskular normalisht e
rrit shpejtesine e pulsit. Tek personat e rritur, humbja e volumit te gjakut rezulton me
shpejtimin e ritmit te zemres per te rritur presionin e gjakut nderkohe qe trupi kompenson
sasine e gjakut te humbur. Te rriturit zakonisht mund te humbasin deri ne 10% te volumit
normal qarkullues te tyre pa dhene efekte negative.
7. Stresi. Ne pergjigje te stresit stimulimi nervor rrit aktivitetin e pergjithshem te zemres.
Stresi rrit shpejtesine e pulsit po aq sa edhe forcen e rrahjeve te zemres.
8. Ndryshimet e pozicionit. Kur nje person eshte ulur ose duke qendruar ne kembe, gjaku
zakonisht grumbullohet ne ene te varura nga sistemi venoz. Grumbullimi rezulton ne nje
renie te rastit ne kthimin e gjakut venoz ne zemer, reduktimin e presionit te gjakut dhe nje
rritje te shpejtesise se pulsit.
9. Patologjia. Semundje te caktuara sic jane disa gjendje te zemres apo ato qe pengojne
oksigjenimin mund te ndryshojne shpejtesine e pulsit te pushimit (pulsi qe matet pasi kemi
qendruar per nje kohe te konsiderueshme duke pushuar).

Shenjat vitale normale sipas moshes

Temperatura Pulsi Respiracioni


Mosha (ne grade (mesatar dhe (mesatar dhe Presioni i gjakut
Celcius) perafersisht) perafersisht)
Te porsalindurit 36.8 (aksilare) 130 (80-180) 35 (30-60) 70/45
1 vjec 36.8 (aksilare) 120 (80-150) 30 (20-40) 90/55
5-8 vjec 37 100 (75-120) 20 (15-25) 95/60
10 vjec 37 70 (60-90) 19 (15-25) 105/70
Adoleshenca 37 75 (60-90) 18 (15-25) 115/75
Adult 37 80 (60-100) 16 (12-20) 120/80
Te moshuarit 37 70 (60-100) 16 (15-20) E mundur rritje
( >70 vjec) diastolike

Vendet e matjes se pulsit

Pulsi mund te vleresohet ne ato vende ku arteriet jane me afer siperfaqes se lekures. Pulsi
mund te matet ne nente vende.
1. Temporal, ku arteria temporale kalon mbi kocken temporale te kokes. Vendi eshte ne
pjesen e siperme anesore te syrit.
2. Karotid, anes qafes ku arteria karotide kalon permes trakese dhe muskulit
sternokleidomastoid.
3. Apikal, tek maja e zemres. Tek nje i rritur ky ndodhet ne anen e majte te kraharorit, rreth 8
cm ne te majte te sternumit dhe tek hapsira e 4,5,6 interkostale. Per nje femije te moshes 7-9
vjecare pulsi apikal ndodhet ne hapsiren e 4 ose 5 interkostale. Perpara moshes 4 vjecare
pulsi apikal ndodhet ne te majte te vijes midklavikulare, ndermjet 4 dhe 6.
4. Brakial, ne anen e brendshme te muskulit biceps (muskulit dykreresh) te krahut ose ne mes
te hapsires antekubitale.
5. Radial, ku arteria radiale drejtohet pergjate kockes radiale (radiusit) ne anen e gishtit te
madh te pjeses se brendshme te kycit te dores.
6. Femoral, ku arteria femorale kalon anash ligamentit inguinal (ijes).
7. Popliteal, ku arteria popliteale kalon mbrapa gjurit.
8. Posterior tibial, ne siperfaqen mesore te nyjes se kembes ku arteria posteriore tibiale kalon
mbrapa mesit te nyjes se kembes.
9. Pedal (dorsalis pedis), ku arteria dorsalis pedis kalon mbi kocken e shputes se kembes, ne
nje vije imagjinare te hequr nga mesi i nyjes se kembes tek hapsira ndermjet gishtit te madh
te kembes dhe te dytit.
Pulsi radial eshte me i perdorshem tek te rriturit. Eshte lehtesisht i kapshem tek shume njerez
dhe lehtesisht i matshem. Disa arsye per perdorimin e cdonjerit prej tyre jane dhene me
poshte.

Vendet e pulsit Arsyeja e perdorimit


Radial Lehtesisht i matshem.
Temporal Perdoret kur pulsi radial nuk mund te matet.
Perdoret ne rastet e nje arresti kardiak.
Karotid Perdoret per te percaktuar qarkullimin e
gjakut per ne tru.
Zakonisht perdoret per foshnjat dhe femijet
deri ne moshen 3 vjec.
Apikal Perdoret per te percaktuar mos perputhjet me
pulsin radial.
Perdoret ne lidhje me disa medikamente.
Brakial Perdoret per te matur presionin e gjakut.
Perdoret gjate arrestit kardiak tek foshnjat.
Perdoret ne raste arresti kardiak.
Femoral Perdoret per foshnjat dhe femijet.
Perdoret per te percaktuar qarkullimin per ne
kembe.
Popliteal Perdoret per te percaktuar qarkullimin e
gjakut per ne pjesen e poshtme te kembes.
Posterior tibial Perdoret per te percaktuar qarkullimin ne
shputen e kembes.
Pedal Perdoret per te percaktuar qarkullimin ne
shputen e kembes.

Vleresimi i pulsit

Pulsi zakonisht matet me ane te prekjes ose degjimit. Majat e tre gishtave te mesit te dores
perdoren per te prekur te gjitha vendodhjet e pulseve pervec apeksit te zemres. Stetoskopi
perdoret per matjen e pulsit apikal dhe rrahjet e zemres se fetusit (RZF). Nje stetoskop
Doppler me ultratinguj perdoret per pulset qe jane te veshtira per tu matur. Kufjet e
stetoskopit Doppler me ultratinguj kane pjesen qe futet ne veshe te ngjashme me kufjet e
stetoskopeve standarte. Ne ndryshim nga stetoskopet tradicionale, ky perjashton zhurmat dhe
tingujt e ambientit. Pulsi zakonisht vleresohet duke ushtruar presion mesatar me tre gishtat e
mesit te dores. Pjesa me skajore e mollzave te gishtave eshte me e ndjeshme per te zbuluar
pulsin. Nje presion i tepruar e shuan pulsin, ndersa presioni i ulet i ushtruar nuk mund te kape
pulsin. Perpara se infermierja te mase pulsin e pushimit, pacienti duhet te marre nje pozicion
te rehatshem.
Infermierja duhet te jete gjithashtu ne dijeni te :
1- Ndonje mjekimi qe mund te ndikoje mbi ritmin e zemres.
2- Nese pacienti ka qene fizikisht aktiv. Nese eshte keshtu prisni 10-15 minuta deri sa
pacienti te kete pushuar dhe pulsi te jete ulur ne ritmin e tij normal.
3- Ndonje te dhene baze rreth ritmit normal te zemres per pacientin p.sh. nje atlet i afte
fizikisht mund ta kete ritmin e zemres poshte 60 rrahje per minute.
4- Nese pacienti duhet te marre nje pozicion te vecante. Tek disa paciente ritmi ndryshon
sipas pozicionit per shkak te ndryshimit ne volumin e rrjedhjes se gjakut dhe aktivitetit te
sistemit nervor autonom.
Kur matet pulsi infermierja mbledh te dhenat e meposhtme : normen, ritmin, volumin,
elasticitetin e murit arterial dhe pranine ose mungesen e barazise bilaterale. Vlerat normale te
pulsit tek adultet variojne nga 60-100 rrahje/minute. Nje ritem teper i shpejte i zemres p.sh.
mbi 100 rrahje/minute tek nje i rritur quhet takikardi. Nje ritem i zemres tek nje i rritur me
pak se 60 rrahje/minute eshte quajtur bradikardi. Nese nje pacient ka takikardi ose bradikardi,
duhet matur pulsi apikal. Ritmi i pulsit eshte modeli i rrahjeve dhe intervaleve ndermjet
rrahjeve (te zemres). Ndermjet rrahjeve te nje pulsi normalisht kalon nje kohe e barabarte.
Nje ritem i crregullt eshte quajtur disritmi ose aritmi. Ky lloj ritmi mund te konsistoje ne
rrahje te crregullta. Kur verejme nje aritmi duhet matur pulsi apikal. Nevojitet nje
elektrokardiograme per te percaktuar me tej aritmine. Volumi i pulsit, gjithashtu i quajtur
fuqia e pulsit ose amplituda, i referohet forces se gjakut per cdo rrahje. Zakonisht volumi i
pulsit eshte i njejte per cdo rrahje. Ai mund te varioje nga zero deri ne kufirin maksimal. Nje
puls normal mund te ndjehet nepermjet ushtrimit te nje presioni mesatar me ane te gishtave
dhe mund te shuhet (humbase) prej nje presioni me te larte. Nje sasi gjaku e fuqishme apo e
plote qe shuhet me veshtiresi eshte quajtur puls i plote. Nje puls i cili mund te shuhet
lehtesisht nepermjet ushtrimit te presionit me ane te gishtave eshte quajtur puls i dobet apo i
pafuqishem. Elasticiteti i murit arterial pasqyron zgjerueshmerine apo shformimin e tij. Nje
arterie normale dhe e shendetshme eshte e drejte, e lemuar (sheshte), e bute dhe elastike.
Personat e moshuar shpesh kane arterie jo elastike, te perdredhura dhe te parregullta ne
prekje. Kur matet pulsi periferik per te percaktuar mjaftueshmerine e rrjedhjes se gjakut ne
nje zone te vecante te trupit, infermierja duhet te mase gjithashtu dhe pulsin korrespondues ne
anen tjeter te trupit. Matja e dyte i jep infermieres te dhena me te cilat mund te krahasoje
pulset p.sh. kur matet rrjedhja e gjakut ne kemben e djathte, infermierja mat pulsin dorsalis
pedis te djathte dhe me pas pulsin dorsalis pedis te majte. Nese pulsi i djathte i pacientit eshte
i njejte me te majtin themi qe pulset dorsalis pedis te pacientit jane bilateralisht te barabarte.
Matja e pulsit apikal; Matja e pulsit apikal behet per ata paciente pulsi periferik i te cileve
eshte i parregullt apo i pa disponueshem, gjithashtu edhe per ata paciente me semundje
pulmonare, kardiovaskulare dhe renale. Duhet ti japim rendesi medikamenteve te
administruara qe ndikojne mbi shpejtesine e zemres. Pulsi apikal gjithashtu perdoret tek te
porsalindurit, foshnjat dhe femijet deri ne 2-3 vjec.
Matja e pulsit apikalo-radial; Nje puls apikalo-radial mund te nevojitet te matet per pacientet
me crregullime te caktuara kardiovaskulare. Normalisht shpejtesia e pulsit apikal dhe radial
jane identike. Nje vlere pulsi apikal me e larte se nje vlere pulsi radial mund te tregoje se
shtypja e gjakut, pompimi nga zemra eshte shume i dobet qe vala te ndihet ne kendin e pulsit
periferik, ose mund te tregoje qe semundjet vaskulare ndalojne transmetimin e impulseve.
Nje mosperputhje ndermjet dy vlerave te pulseve quhet nje deficit pulsi dhe duhet te
raportohet menjehere. Ne asnje rast pulsi radial nuk eshte me i larte se ai apikal. Nje puls
apikalo-radial mund te matet nga nje apo dy infermiere, megjithese teknika e dy infermiereve
mund te jete me e sakte.
Teknika e dy infermiereve :
- Vendosni oren diku ku mund ta shikojne te dyja infermieret. Infermierja qe eshte duke
matur pulsin radial mund ta mbaje oren.
- Vendosni kohen e fillimit te numerimit. Zgjidhet koha kur akrepi i sekondave eshte mbi
numrat 12, 3, 6 apo 9, ose cfaredo numri tek nje ore dixhitale. Infermierja qe eshte duke
matur pulsin radial thote ‘’fillo’’ ne te njejten kohe. Kjo siguron qe te merren numerime te
njejta.
- Cdo infermiere numeron ritmin e pulsit per 60 sekonda. Te dyja infermieret ndalojne se
numeruari kur infermierja qe mat pulsin radial thote ‘’ndalo’’. Nje numerim i plote prej 60
sekondash eshte i nevojshem per nje vleresim te sakte te cdo mosperputhje ndermjet dy
pulseve.
- Infermierja qe eshte duke matur shpejtesine e pulsit apikal mat gjithashtu ritmin dhe
volumin e tij (nese rrahja e zemres eshte e forte apo e dobet). Nese pulsi eshte i parregullt,
vereni nese rrahjet e parregullta jane te rastit apo te parashikueshme ne kohe.
- Infermierja qe mat vleren e pulsit radial gjithashtu mat ritmin dhe volumin e pulsit radial.
Teknika e nje infermierje :
- Mat pulsin apikal per 60 sekonda.
- Mat pulsin radial per 60 sekonda.
- Dokumenton vleren e ritmit dhe volumit te pulsit apikal dhe radial si dhe ndonje deficit
pulsi ne kartelen e observimit te pacientit. Gjithashtu regjistrohen te dhenat perkatese lidhur
me ndryshueshmerine e vleres se pulsit krahasuar me normalen per pacientin dhe vezhgimet e
tjera si zbehje, cianoze ose dispne.

Presioni i gjakut

Presioni i gjakut (tensioni arterial) eshte presioni qe ushtron gjaku qarkullues ne muret e
eneve te gjakut. Ai varet nga forca e tkurrjes se zemres, volumi i gjakut, ritmi si dhe nga
rezistenca e eneve te gjakut (arterieve) qe kundershtojne fluksin e gjakut. Gjaku leviz si vale.
Jane dy matje te presionit te gjakut. Presioni sistolik, tregon presionin e gjakut ne arterie gjate
kontraktimit te ventrikulit te majte. Presioni diastolik, tregon presionin e gjakut ne arterie
gjate kohes qe zemra pushon mes dy rrahjeve (eshte presioni kur ventrikujt jane te relaksuar,
eshte i ulet, i pranishem ne cdo kohe brenda arterieve). Diferenca ndermjet presionit sistolik
dhe presionit diastolik eshte quajtur presion diferencial. Presioni i gjakut matet ne milimetra
te merkurit (mmHg - ‘milimeter shtylle zhive’). Presioni i gjakut paraqitet si thyese.
Numeruesi eshte presioni sistolik dhe emeruesi presioni diastolik. Tensioni arterial mesatar i
nje te rrituri te shendetshem eshte 120/80 mmHg. Presioni i gjakut mund te ndryshoje ne
menyre te konsiderueshme vlerat tek individet, prandaj infermieret duhet te kene njohurite e
duhura ne lidhje me presionin normal te gjakut. P.sh. nese presioni i gjakut te nje pacienti
eshte 180/100 mmHg pas nje nderhyrje kirurgjikale dhe me pas dallohet nje ulje e presionit
ne shifrat 120/80 mmHg, duhet te raportohet menjehere personeli mjekesor.

Faktoret qe ndikojne ne presionin e gjakut

Nder faktoret qe ndikojne ne presionin e gjakut jane mosha, ushtrimet, stresi, gjinia,
medikamentet, obeziteti, seksi, variacionet ditore.
1. Mosha. Te sapolindurit kane nje presion sistolik mesatar rreth 75 mmHg. Presioni i gjakut
rritet me moshen, duke arritur kulmin ne fillimin e pubertetit dhe pastaj tenton te bjere disi.
Ne njerez te moshuar elasticiteti i arterieve eshte zvogeluar dhe arteriet jane me te ngurta
prandaj presioni sistolik dhe diastolik eshte ne vlera te larta.
2. Ushtrimet. Aktiviteti fizik rrit prodhimin kardiak dhe presionin e gjakut. Per personat me
probleme kardiake rekomandohet te kryhen rregullisht ushtrime ose shetitje 30-40 minuta ne
dite. Stervitja e rregullt ndihmon ne uljen e presionit arterial. Gjate stervitjes presioni i gjakut
rritet, prandaj personi duhet te prese 20-30 minuta te relaksohet dhe te mase tensionin.
3. Stresi. Stimulimi i sistemit nervor simpatik rrit kapacitetin kardiak dhe vazokonstruksionin
e arterieve duke rritur keshtu dhe presionin e gjakut. Megjithate dhimbjet e forta mund te ulin
presionin e gjakut sepse stimulojne vazodilatacionin.
4. Gjinia. Pas pubertetit femrat zakonisht kane presionin e gjakut me te ulet se sa meshkujt e
se njejtes moshe. Kjo mendohet te ndodhe per shkak te ndryshimeve hormonale. Pas
menopauzes grate ne pergjithesi kane presion gjaku me te larte se sa me pare.
5. Medikamentet. Shume medikamente mund te rrisin ose ulin presionin e gjakut.
6. Obeziteti. Personat e shendoshe jane te predispozuar per hipertension.
7. Variacionet ditore. Zakonisht presioni i gjakut eshte i ulur ne mengjes heret dhe rritet gjate
gjithe dites, ne pasditen e vone dhe ne mbremje.

Hipertensioni

Presioni i gjakut qe eshte vazhdimisht i larte mbi vlerat 140/90 mmHg quhet hipertension. Ai
eshte zakonisht asimptomatik dhe shpesh eshte nje faktor kontribues ne infarktin e miokardit
(sulmit ne zemer). Hipertensioni arterial ndahet ne dy grupe te medha. Hipertensioni arterial
primar, qe eshte me natyre te panjohur. Hipertensioni arterial sekondar, shkaku eshte i njohur.
Hipertensioni eshte nje problem i perhapur shendetesor. Presioni i larte i gjakut ka shume
faktore risku (te rrezikut) te tille si pirja e duhanit, obeziteti, konsumimi i alkolit, mungesa e
aktivitetit fizik, nivelet e larta te kolesterolit ne gjak dhe ekspozimi i vazhdueshem ndaj
stresit.

Hipotensioni

Hipotensioni eshte nje presion gjaku i cili eshte nen normalen, sistoliku lexon vazhdimisht ne
mes te 85 dhe 110 mmHg. Presioni i gjakut mund te jete me i ulet se 90/65 mmHg. Ne nje te
rritur te shendetshem presioni normal eshte me i larte. Hipotensioni ortostatik eshte nje
presion i gjakut i ulet qe ndodh kur personi ngrihet ne kembe menjehere nga pozicioni ulur
apo shtrire. Hipotensioni ortostatik eshte zakonisht rezultat i vazodilatacionit periferik i cili
shkakton nje reduktim te perkohshem te rrjedhjes se gjakut ne organet qendrore te trupit,
vecanerisht ne tru, dhe shkon ne periferi, shpesh duke i shkaktuar personit ndjenjen e te
fiketit. Hipotensioni mund te shkaktohet nga analgjeziket te tille si sulfat morfina,
gjakderdhja, djegiet e renda dhe dehidratimi. Eshte i rendesishem monitorimi i kujdesshem i
pacienteve hipotensive.
Vleresimi dhe kujdesi per hipotensionin ortostatik :
1- Nese shkaku eshte ndonje medikament ai duhet te ndryshoje sipas udhezimeve te mjekut.
2- Nese shkaku nuk mund te trajtohet, simptomat mund te trajtohen.
3- Vendosni pacientin ne nje pozicion te shtrire ne shpine per 2-3 minuta.
4- Matni pulsin e pacientit dhe presionin e gjakut.
5- Ndihmoni pacientin te ulet ose te ngrihet ngadale ne kembe. Mbeshteteni pacientin ne rast
ligeshtie.

Pajisjet qe duhen per te matur presionin e gjakut

Sfigmomanometri (aparati i tensionit) perdoret per te matur presionin e gjakut (tensionin


arterial). Sfigmomanometri ka nje manshete dhe nje jastek gome ne te cilen jane ngjitur dy
tuba. Njeri nga tubat eshte i lidhur me manometrin ne te cilin regjistrohet presioni. Tubi tjeter
eshte i lidhur me pompen e cila perdoret per te mbushur jastekun e gomes me ajer. Kur ajri
del jashte, matet presioni i gjakut. Njihet ndryshe si sfigmomanometri aneroid. Mansheta
duhet te jete 20% me e gjere se diametri i krahut ose i kembes ne te cilen vendoset. Nese
mansheta eshte e vogel leximi i presionit te gjakut do te tregoje gabim ne rritje dhe nese
mansheta do te jete shume e gjere presioni i gjakut do te tregoje gabim ne ulje. Nje tjeter lloj
sfigmomanometri eshte aparati me merkur ku per matjen e presionit perdoret zhive e
lengshme brenda nje kolone te shkallezuar me milimetra. Manometri duhet te pozicionohet
vertikalisht ne nivelin e syve per te lexuar presionin e gjakut. Stetoskopi eshte nje instrument
qe infermierja e perdor shpesh dhe rekomandohet qe secila te kete te vetin. Nese stetoskopet
perdoren nga njerez te ndryshem duhet te pastrohen per te evituar kalimin e
mikroorganizmave. Ato pastrohen lehte me garze ose pambuk me alkol. Ato duhet te
pastrohen nga dylli dhe papastertite e tjera te veshit. Aparati nuk duhet te kete asnje papasterti
ose mbeturine sepse tingulli mund te mos jete i qarte. Pastrimi i stetoskopit me antiseptik
duhet bere vazhdimisht. Ne treg kane dale aparate dixhitale (elektronike) mates per presionin
e gjakut, qe e kthejne presionin e gjakut ne sinjale qe degjohen dhe ne keto raste stetoskopi
eshte i panevojshem. Nje lloj tjeter, sfigmomanometer me xheton/monedhe perdoren shpesh
ne farmaci, supermarkete dhe qendra tregtare. Pacientit i jepen udhezime si te vendose
mansheten tek krahu. Disa prej tyre jane te pajisur me printer dhe e japin presionin te printuar
ndersa disa te tjere e shfaqin ne ekran. Kur perdoren udhezimet e duhura keta
sfigmomanometra me monedhe e nxjerrin te sakte presionin. Pasaktesi ka kur mansheta nuk
vendoset ne pozicionin e duhur.

Metodat

Presioni i gjakut mund te vleresohet direkt ose indirekt. Metoda direkte (monitorimi invaziv)
perfshin futjen e nje kateteri ne arterien brakiale, radiale ose femorale. Presioni arterial eshte
perfaqesuar si forme vale dhe shfaqet ne nje oshiloskop. Me vendosjen e sakte te kateterit, ky
vleresim presioni eshte shume i sakte. Metoda indirekte (joinvazive) e vleresimit te presionit
te gjakut eshte metoda auskultative. Metoda auskultative, eshte metoda me e zakonshme qe
perdoret ne spitale, klinika dhe shtepi. Pajisjet qe nevojiten jane nje sfigmomanometer, nje
manshete dhe nje stetoskop. Kur matet sic duhet, metoda auskultative eshte relativisht e
sakte. Kur matet presioni i gjakut perdoret nje stetoskop dhe infermierja identifikon pese
fazat e tingujve Korotkof. Se pari infermierja pompon mansheten deri ne 30 mmHg mbi
piken ku pulsi nuk ndjehet, kjo eshte pika ku rrjedhja e gjakut ne arterie eshte e ndaluar.
Atehere presioni duhet leshuar ngadale (2-3 mmHg), ndersa infermierja kryen leximin ne
manometer dhe degjon tingujt permes stetoskopit. Pese fazat ndodhin por mund te mos
degjohen gjithmone.

Matja e presionit te gjakut

Me poshte tregohet se si te matesh presionin e gjakut kur perdor krahun dhe nje manometer
me zhive.
1 – Gjeni nje manshete te nje madhesie te pershtatshme per pacientin. Mansheta qe eshte
teper e madhe ose teper e vogel nuk jep nje matje te sakte. Nese pacienti ka emocione,
dhimbje, ka bere ushtrime fizike dhe matja e presionit te gjakut nuk eshte dicka urgjente,
atehere mos e mat presionin menjehere. Faktore te tille si gjendja emocionale, ushtrimet dhe
dhimbjet ndikojne mbi rezultatin real te presionit te gjakut.
2 – Pacienti duhet te shtrihet ne nje pozicion komfort ku balli dhe zemra te jene ne nivel te
njejte dhe pellemba e dores e shtrire. Ky eshte nje pozicion i pershtatshem sepse pllaka e
stetoskopit rri ne menyre perfekte.
3 – Krahu duhet te jete i zhveshur ku te duket arteria (pa rroba). Rrobat mbi arterie
interferojne me zhurma te ndryshme dhe mund te shkaktojne matjen e gabuar te presionit te
gjakut. Menget e ngushta mund te shkaktojne grumbullimin e gjakut dhe matje jo te sakta. Ju
duhet ta keni pacientin dhe manometrin para syve, jo shume larg, me qellim qe ta lexoni
manometrin sic duhet.
Presioni i gjakut mund te matet dhe ne kofshe. Pacienti shtrihet mbi abdomen dhe mansheta
me qesken e tubave vihet mbi pjesen e siperme te mesit te kofshes. Stetoskopi vendoset mbi
arterien ne pjesen e pasme te gjurit. Presioni sistolik zakonisht eshte pak me i larte kur matet
ne kofshe sesa kur matet ne krahe, kurse ai diastolik eshte i njejte. Nese eshte e nevojshme te
perseritet veprimi per te qene me i sakte, infermierja ne matje e shfryn mansheten dhe pret
disa minuta para se ta mbushe prape mansheten me ajer dhe kjo lejon qarkullimin e gjakut te
kthehet tek normalja. Nese pacienti duhet te mase disa here presionin dhe mansheta eshte ne
vend pa levizur, eshte e domosdoshme ta kontrollosh qe ajo eshte ne rregull para se te fillosh
matjen tjeter. Eshte e rendesishme te dini se mansheta nuk mund te fryhet ne mes te matjes.
Kur nderpritet qarkullimi per nje periudhe kohe te gjate mund te shkaktohet demtimi ose
vdekja e qelizave.

Tingujt Korotkoff

Tingujt Korotkoff gjenerohen kur mansheta qe sherben per matjen e presionit te gjakut
ndryshon rrjedhen e gjakut neper arterie. Keta tinguj degjohen me ane te stetoskopit klasik
ose me ane te stetoskopit Doppler. Ekzistojne pese faza te dallueshme te tingujve Korotkoff :
Faza 1 : Nje tingull i mprehte. Ky eshte tingulli i pare qe degjohet ndersa leshohet presioni i
manshetes. Ky tingull siguron leximin e presionit sistolik.
Faza 2 : Nje tingull pak me i zbehte (swishing/whooshing). Tingulli degjohet nderkohe qe
mansheta shfryhet dhe gjaku rrjedh neper enet e gjakut.
Faza 3 : Nje goditje e forte (me e bute se faza 1). Degjohen tinguj intensive godites qe jane
me te bute se faza 1 ndersa gjaku rrjedh neper arterie, por presioni i manshetes eshte akoma i
fryre per te bllokuar rrjedhen gjate diastoles.
Faza 4 : Nje tingull akoma me i bute dhe i mbytur qe venitet. Degjohen tinguj me te bute dhe
te mbytur ndersa çlirohet presioni i manshetes. Ndryshimi nga goditja e fazes 3 ne tingullin e
mbytur te fazes 4 njihet si leximi i pare diastolik.
Faza 5 : Heshtja. Ndodh kur presioni i manshetes lirohet mjaftueshem per te lejuar rrjedhjen
normale te gjakut. Kjo njihet si leximi i dyte diastolik.

You might also like