You are on page 1of 10

Shendeti

Percaktimi i shendetit eshte i ndryshem. Shendeti ose mirqenia nuk eshte thjesht nje mungese
semundjeje. Organizata Boterore e Shendetit (OBSH) e percakton shendetin si nje mirqenie
fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht mungese semundjeje ose dobesie. Ky percaktim i
shendetit deri me sot nuk eshte pranuar totalisht. Shume besojne se ky percaktim eshte irealist
sepse njerezit qe jane te varfer ose banojne ne vende te pazhvilluara nuk mund te konsiderohen te
shendetshem.
Shendeti dhe semundja duhet te percaktohen ne baze individuale. Shendeti mund te perfshije nje
gjendje qe me pare konsiderohej te ishte semundje. P.sh. nje person me epilepsi i cili ka mesuar
te kontrolloje krizat me mjekim, jeton dhe punon normal ne familjen e tij, ndaj ai nuk mund ta
konsideroje veten te semure. Shendeti lidhet ngushte dhe me menyren e jeteses dhe per kete
arsye disa semundje mund te konsiderohen semundje si rezultat i menyres se jeteses. Shendeti
eshte nje gjendje dinamike me te cilen individi adaptohet ndaj ndryshimeve te mjedisit te
brendshem ose te jashtem. Keto dy mjedise ndryshojne ne vazhdimesi, ndaj personi duhet te
adaptohet per te ruajtur mirqenien.

Semundja

Semundja eshte nje gjendje ne te cilen funksioni fizik, emocional, social, intelektual, zhvillues
dhe shpirteror i nje personi eshte demtuar ose ulur ne krahasim me eksperiencat e meparshme.
Semundja nuk eshte thjesht prania e nje procesi patologjik. Infermieret duhet te jene te
familjarizuara me llojet e ndryshme te semundjeve dhe trajtimin e tyre.
Njerezit e semure sillen ne nje menyre te tille qe sociologet mjekesore e quajne sjellje
semundshmerie. Ajo perfshin menyren se si njerezit monitorojne trupin e tyre, percaktojne dhe
interpretojne simptomat e tyre, marrin veprime rregulluese dhe perdorin sistemin e kujdesit
shendetesor. Ekipi mjekesor gjithashtu duhet te mbeshtese dhe te siguroje klientet. Kjo
mbeshtetje eshte sidomos e rendesishme per klientet me semundje kronike.

Stadet e semundjes

Klientet zakonisht kalojne neper 5 stade te semundjes. Infermierja i ndihmon klientet te


perballojne stadet e semundjes. Njohja e ketyre stadeve ndihmon infermieren ne vleresimin e
sjelljeve te klientit dhe zhvillon nderhyrjet per te siguruar funksionin optimal ne te gjitha
dimensionet.
1- Stadi i pare ose i perjetimit te simptomave. Gjate kesaj faze klienti eshte i vetedishem se dicka
nuk po shkon mire. Ai kupton nje kufizim ne funksion, por nuk dyshon per nje diagnoze
specifike. Pasi veren pranine e simptomave nje klient mund te sillet ne menyra te ndryshme.
Mund te mos e pranoje ekzistencen e tyre. Nese simptomat jane te lehta dhe nuk rrezikojne jeten
vetmjekimi mund te jete nje pergjigje. Nese simptomat duken te ashpra ose rrezikojne jeten,
klienti mund te kerkoje kujdes shendetesor. Ne kete stad klienti e pranon prezencen e
problemeve shendetesore.
2- Stadi i dyte ose pranimi i rolit si i semure. Nese simptomat vazhdojne dhe behen me te ashpra
klienti pranon rolin si i semure. Pranimi i rolit si i semure rezulton me ndryshime emocionale.
Ato mund te jene te thjeshta ose komplekse ne varesi te ashpersise se semundjes, shkalles se
paaftesise dhe parashikimit te kohezgjatjes se semundjes. Pasi pranon natyren e qendrueshme te
simptomave ose potencialin e rrezikut, klienti pranon kontaktin me sistemin e kujdesit
shendetesor.
3- Stadi i trete ose kontakti me kujdesin shendetesor. Nese simptomat jane te qendrueshme edhe
nga vazhdimi i kures, semundja eshte e ashper dhe kerkon nderhyrje urgjente. Klienti eshte i
motivuar per te kerkuar nderhyrje nga profesionistet e shendetit. Klienti kerkon pohimin nga nje
ekspert i semundjes per trajtimin e saj, shpjegimin e simptomave, shkakun, zhvillimin dhe
ndikimin e semundjes mbi shendetin ne vazhdim. Ashpersia e simptomave te semundjes varet
nga koha qe klienti do te takohet me profesionistet e shendetit. Semundjet qe rrezikojne jeten
mund te kerkojne nje kontakt imediat. Faktoret psikosociale dhe kulturore ndikojne ne sjelljet e
semundshmerise dhe kjo mund te coje ne shtyrjen e mjekimit nese simptomat nuk duken te
ashpra. Nje profesionist i shendetit mund te percaktoje mungesen ose pranine e semundjes
kercenuese per jeten. Me pas klienti mund te pranoje ose mohoje diagnozen ne varesi te
faktoreve qe ndikojne ne sjelljet e semundshmerise. Nese klienti e pranon diagnozen ai ndjek
planin e trajtimit. Nese klienti e refuzon diagnozen mund te konsultohet me pjestare te tjere te
kujdesit shendetesor deri sa te gjeje nje person qe t’ia beje diagnozen te pranueshme.
4- Stadi i katert ose roli i varur i klientit. Ne kete stad klienti varet nga profesionistet e kujdesit
shendetesor te cilet kane si funksion qetesimin e simptomave te semundjes. Klienti pranon
kujdesin dhe mbrojtjen per te cilen ai ka nevoje. Klientet gjithashtu duhet te pershtaten me
ndryshimet e programit ditor te cilat ndikojne me shume ne aspektin social te tij.
5- Stadi i peste ose sherimi dhe rehabilitimi. Stadi final pra sherimi dhe rehabilitimi mund te vije
papritur. Nese sherimi nuk vjen atehere mund te kerkohet nje kujdes afatgjate perpara se klienti
te jete i afte te rifitoje nje nivel optimal funksionesh. Ne semundjet kronike stadi i fundit mund te
perfshije pershtatjen e klientit ndaj nje reduktimi te zgjatur te shendetit dhe te funksioneve.
Jo te gjithe klientet gjate periudhes se semundjes i kalojne te gjitha stadet. Ata mund te kalojne
neper keto stade jo me te njejten shpejtesi dhe me te njejten menyre. Infermierja e cila i kupton
keto stade mund te observoje ndryshimet ne sjelljet e klientit dhe te planifikoje nje plan te
efektshem kujdesi.

Pritja, njohja dhe biseda me pacientin

Pritja e te semurit gjate shtrimit ne spital

Pavaresisht nga perdorimi i metodave parandaluese ose mjekuese qe nje i semure ka perdorur ne
shtepi ose ne ambulance, kur nje person vazhdon te jete i semure shtrimi ne spital mund te jete i
pashmangshem. Shtrimi ne spital eshte nje periudhe teper kritike per te semurin. Ai ndihet i
shqetesuar per shume arsye, por menyra e te sjellurit te infermieres dhe personelit pergjegjes
spitalor ndikojne shume ne moralin e tij. Nje pritje me ngrohtesi e ndihmon te semurin te
kaperceje kete moment te veshtire. Kur nje person i semure mberrin ne spital ai paraqitet ne
ambulancen e pranimit. Shpesh pershtypja e pare qe pacienti krijon per spitalin fillon nga ky
mjedis. Ne pergjithesi te semuret qe vijne kane nje rekomandim nga mjeku i familjes qe
shoqerohet me epikrize ku shenohet : diagnoza e mjekut, ekzaminimet e ndryshme dhe mjekimet
e perdorura. Paraqiten ne spital pa rekomandim te semuret qe kerkojne ndihme urgjente, p.sh. te
semuret e aksidentuar dhe ata me semundje akute. Ne rastet kur te semuret paraqiten pa
rekomandim dhe epikrize, infermierja ploteson gjeneralitetet : emer, mbiemer, mosha, seksi,
adresa, profesioni etj. Nese gjendja shendetesore e te semurit eshte shume e rende, ne kete rast te
dhenat i jep nje pjestar i familjes ose nje person tjeter qe e ka shoqeruar te semurin. Pas
regjistrimit ne kartelen individuale te ketyre te dhenave dhe diagnozes se mjekut, i semuri nga
ambulanca e pranimit mund te marre 4 drejtime :
- ne dhomen e observimit.
- ne pavion.
- ne terapine intensive (reanimacion).
- ne sallen e operacionit.
Nese i semuri eshte ne gjendje te rende ai dergohet direkt ne repartin e reanimacionit. Ne
reanimacion vendosen te semuret pas operacionit te cilet jane ne gjendje te rende si dhe ata te
semure qe vijne direkt nga nje urgjence dhe kane nevoje per kujdesje intensive.
Kur diagnoza nuk eshte e sakte dhe mjeku nuk ka vendosur per shtrimin ne spital pasi shenjat
klinike jane te pamjaftueshme, i semuri mbahet ne observim per 24 ore. Gjate kesaj kohe ne
sallen e observimit infermierja merr ne shenim medikamentet qe i semuri ka perdorur para
shtrimit, kryen analizat laboratorike te nevojshme etj. I semuri mund te marre kujdes preoperator
nese ka nevoje dhe vizitohet nga specialiste te tjere te ekipit te shendetit.
Kur i semuri shoqerohet ne repartin e sherbimit shtrimi ne spital mund te shkaktoje tek ai nje
gjendje ankthi. Ankthi lidhur me ndryshimin e mjedisit mund te jete i dukshem tek keta persona.
Femijet mund te jene shume te frikesuar nese nena e tyre nuk qendron ne ate mjedis te ri me te.
Te moshuarit mund te behen depresive, konfuz dhe te frikesuar kur ata duan te lene shtepine.
Infermierja duhet te jete e vetedishme per keto efekte negative qe shkakton shtrimi ne spital.
Shtrimi ne spital per shume persona mund te jete i papelqyeshem. Kur infermierja merr lajmin se
do te mberrije pacienti i ri ajo duhet te pergatise dhomen e klientit, qe ai te ndihet i mirepritur.
Infermierja kontrollon pajisjet e dhomes si : impiantin e oksigjenit, ate te sinjaleve dhe
pozicionin e krevatit ne varesi te gjendjes se pacientit. Ajo e pershendet dhe i drejtohet te semurit
me emrin e tij duke e shoqeruar ne dhome, duke i shpjeguar orarin e vizitave, te ngrenies, pajisjet
e alarmit dhe komunikimin me infermieret. I semuri njihet dhe me objektet e dhomes, banjen,
dushin etj. Kjo do te thote ta besh ate te ndihet me i sigurte dhe me i qete.

Familjarizimi i te semurit me sherbimin spitalor

Per te familjarizuar te semurin me sherbimin spitalor infermierja duhet te beje :


1- Prezantimin me personelin e sherbimit, duke i shpjeguar shkurt dhe funksionet e tyre.
2- Prezantimin e pacientit me te semuret e tjere ne dhomen ku ai do te qendroje.
3- I shpjegohen te semurit zakonet dhe rregullat e spitalit p.sh. orari i vizitave, i ngrenies,
pushimit, gjumit, banjos, te marrjes se medikamenteve, berjes se analizave etj.
4- I shpjegohet perdorimi i butonit te thirrjes dhe te sistemit komunikues me infermieren.
5- I shpjegohet si mund te ndryshohet pozicioni i krevatit.
Parimet baze lidhur me kujdesjet infermierore

Per te lehtesuar pershtatjen e te semurit me gjendjen e re shendetesore dhe me mjedisin e


panjohur spitalor, eshte mire te njihen disa parime qe sherbejne si orjentuese per infermieren ne
kujdesin per te semuret. Keto parime jane :
1- Situatat e pazakonta mund te rrisin friken kur nje i semure shtrohet ne spital pasi ai gjendet
perballe nje mjedisi te ri dhe perpara nje morie rregullash te reja te sjelljes dhe te qendrimit.
Pjesa me e madhe e te semureve familjarizohen me keto rregulla te spitalit.
2- Semundjet akute mund te jene nje eksperience e re per te semuret. Si pasoje te semuret kane
nevoje te kuptojne semundjen dhe te dine te perballojne situatat e reja. Infermierja ne gjeresine e
rolit te saj e ndihmon te semurin per te rigjetur dhe per te ruajtur aktivitetet vetjake dhe per te
perballuar dhe zgjidhur problemet.
3- Menyra e te kuptuarit dhe reagimit te pacientit varen dhe nga situata ne te cilen ndodhen ata.
Nje i semure mund te shqetesohet nga nje situate jo per shkak te vete situates por sepse ai e
kupton pjeserisht kete situate. Keshtu i semuri mund ti konsideroje disa situata qe krijohen ne
spital si nje kercenim per dinjitetin e tij. P.sh. berjen e procedurave diagnostikuese pacienti i
semure i konsideron si kercenuese, ndaj ne keto raste eshte detyra e infermieres per ti shpjeguar
procedurat ketij pacienti.

Ruajtja e identitetit personal

Ruajtja e identitetit personal eshte teper e nevojshme. Veshjet dhe objektet me vlere te nje
personi i sherbejne atij si simbol identiteti. P.sh. mbajtja e nje medaljoni qe mund te jete nje
trashegimi ose si tip hajmalie, i jep te semurit kurajo per te perballuar semundjen. Infermierja
mund ta ndihmoje te semurin per te ruajtur identitetin personal duke e thirrur klientin ne emrin e
tij dhe duke e inkurajuar qe ai te veshe veshje personale gjate qendrimit ne spital. Duke kuptuar
ndryshimet e zakonit sipas prejardhjes infermierja forcon ndihmen per cdo te semure qe ai te
ruaje nje menyre sjellje qe nuk ndikon ne shendet. Ne kete menyre ne ndihmojme te semurin te
ruaje identitetin dhe tregojme respekt per te si individ. Mund te ndodhe qe sjellja e te semurit te
ndryshoje nga ajo qe pret infermierja, megjithate te pranosh te semurin ne teresine e qenies se tij
eshte parimi themelor i kujdesit infermieror qe rrit besimin dhe sigurine tek nje i semure.

Masa te vecanta te pranimit ne spital te personit te semure

1- Veshjet e te semurit
Menyra e te kujdesurit per veshjet varet nga rregullorja e spitalit. Ne disa spitale ato ruhen ne
vende te posacme ose familjaret mund ti marrin ato me vete.
2- Objektet me vlere
Ne objektet me vlere te pacientit futen : parate, bizhuterite, dokumentat personale etj. I thuhet
pacientit qe keto objekte t’ia dorezoje familjareve per te mos rrezikuar humbjen e tyre. Ne te
kundert infermierja merr masa ti ruaje keto objekte me vlere perkohesisht ne vende te sigurta me
procesverbal dhe me firmen e pacientit.
Biseda me te semurin

Biseda me te semurin eshte bashkebisedim qe ka si qellim mbledhjen e te dhenave, dhenien e


informacionit, percaktimin e problemit, vleresimin e ndryshimeve, mbeshtetjen dhe keshillimin e
te semurit per terapine si dhe edukimin e tij pas daljes nga spitali. Para se te fillohet nje bisede
eshte mire qe te planifikohet. Per te bere nje bisede infermierja duhet te gjeje kohen e
pershtatshme kur personi mund te jete i qete, pa dhimbje, dhe biseda te mos nderpritet nga
personeli ose terapia. Vendi i pershtatshem ndihmon komunikimin. Ambjenti duhet te jete i
ajrosur, i ndricuar dhe pa pranine e personave te tjere. Per sa i perket distances eshte e nevojshme
nje distance 1.5-1.8m per te nxitur pacientin qe te flase.
Biseda direkte eshte nje metode qe perdoret per te mbledhur te dhenat p.sh. nje personi i cili ka
pesuar nje aksident kur shkon ne spital i drejtohen pyetje qe kane nje pergjigje te drejtperdrejte
p.sh. si ju quajne? etj.
Biseda indirekte perdoret per zgjidhjen e problemeve ose dhenien e keshillave.
Pyetjet e ngushta japin pergjigje te shkurtra p.sh. Cfare mjekimi keni marre?
Pyetjet e hapura japin pergjigje me te gjata si p.sh. Si jeni ndjere me shendet kohet e fundit? Si
ndiheni pas ardhjes ne spital?
Pyetjet primare p.sh. Cfare profesioni keni? Me tregoni per gjendjen tuaj shendetesore gjate ketij
viti?
Pyetjet sekondare p.sh. Cfare mendoni se ka ndodhur ne organizmin tuaj? Pasoje e kujt mund te
jete kjo semundje?

Planifikimi i daljes nga spitali dhe kujdesi ne shtepi

Planifikimi i daljes nga spitali

Cdo klient ne spital ka nevoje per planifikimin e kujdesit pas daljes nga spitali. Planifikimi i
suksesshem i daljes nga spitali eshte nje proces i perqendruar dhe i kordinuar me shume rregulla.
Keto i sigurojne klientit kujdesin e vazhdueshem pas daljes nga spitali. Pra qe klienteve tu
plotesohen ne menyre sa me te plote nevojat e tyre per kujdesje shendetesore infermierja duhet te
siguroje vijueshmerine e kujdesit. Kjo vijueshmeri e kujdesit realizohet si ne sistemin klinik
spitalor per klientet ambulatore, ne qendrat e rehabilitimit, ne ambulance si dhe kujdesi i
vazhdueshem realizohet dhe ne kushtet brenda shtepise. Planifikimi per daljen e klientit nga
spitali duhet te filloje qe me hyrjen e tij ne spital. Dalja nga spitali nuk duhet ti vije klientit si e
papritur. Per planin e daljes nga spitali duhet te vleresohen faktoret e meposhtem :
1- A jane klienti dhe familja te afte te shpjegojne diagnozat, nivelin e funksionimit te procesit te
semundjes, perdorimin efektiv dhe te sigurte te ilaceve pas daljes nga spitali dhe ndjekjen
mjekesore te parashikuar?
2- Per cfare udhezimesh ka nevoje klienti dhe familja qe te jene te afte te sigurojne kujdesin qe
duhet pas daljes nga spitali?
3- Cfare sistemesh te mbeshtetjes komunitare eshte e nevojshme te kordinohen per ti dhene
mundesi klientit te kthehet ne shtepi?
4- A jane te afte klienti dhe familja te kuptojne gjendjen shendetesore ne te cilen ndodhen?
5- A eshte i nevojshem transferimi ne nje institucion tjeter te kujdesit shendetesor?
Infermieret luajne nje rol kyc ne planifikimin e kujdesit si ne kushtet e spitalit ashtu edhe pas
daljes nga spitali ne kushtet e shtepise. Infermieret nje pjese te mire te kohes e shpenzojne ne
trajtimin e klientit. Ne disa agjensi nje kordinator i shendetit inicion kohen e qendrimit te klientit
ne spital, lehteson vazhdimesine e kujdesit dhe ne shume raste pershpejton planin e daljes nga
spitali. Shume spitale kane ekipe qe planifikojne daljet. Gjate mbledhjeve ditore ose javore
anetare te ndryshem te ekipit te kujdesit diskutojne gjendjen e klientit persa i perket daljes nga
spitali. Ekipi qe planifikon daljet perfshin mjeket, infermieret, dentistet, punonjesit sociale dhe
infermieret qe kujdesen ne kushtet e shtepise. Kur kujdesi shendetesor vazhdon pas daljes nga
spitali, siguruesit e kujdesit duhet te planifikojne kujdesjet per nevojat e klientit. Organizimi i
kujdesit shendetesor ne Shqiperi sot ka futur ne mjekesi nocionin e ri te mjekut te familjes.
Mjeku i familjes jep nje ndihme te madhe ne perkrahjen dhe ndjekjen e te semureve qe dalin nga
spitali.

Transferimi brenda spitalit

Transferimi i klientit nga nje pavion ne nje tjeter krijon nje sfide per sigurimin e kujdesit te
vazhdueshem. Nje transferim mund te ndodhe kur klienti kerkon nje lloj tjeter sherbimi
mjekesor. P.sh. nje klient mund te pranohet ne nje sherbim patologjik me dhimbje abdomeni por
me pas ai duhet te transferohet ne pavionin kirurgjikal per nje operacion apendesiti. Transferimet
ne pavione te ndryshme kerkojne pergatitje. Infermieret e pavionit dergues kordinojne punen me
infermieret e pavionit prites. Ne keto aktivitete perfshihen : regjistrimi i te dhenave mjekesore te
klientit, transporti i medikamenteve, i pajisjeve personale dhe orjentimi i klientit dhe i familjes se
tij per proceduren e transportimit ne nje pavion tjeter. Nje klienti i cili nuk eshte ne gjendje te
mire fizike i duhen pajisje si : aparat oksigjeni, monitor kardiak ose lengje i/v. Gjate transferimit
ne pavionin tjeter infermieret pritese duhet te njohin mire gjendjen e klientit. Ato e marrin
informacionin ne formen e nje raporti verbal dhe me shkrim nga infermierja qe dorezon
pacientin. Pasi klienti arrin ne pavionin e ri ekipi i kujdesit eshte pergjegjes per gjendjen e tij dhe
rishikon dhe nje here planin e kujdesit nese eshte e nevojshme.

Mesimdhenia si pjese e planit te daljes nga spitali

Edukimi i klientit dhe familjes eshte pergjegjesi paresore e infermieres per procesin e
planifikimit te daljes nga spitali te pacientit. Qellimi eshte tu mesohen klienteve dhe familjareve
njohurite e kerkuara per te plotesuar kujdesjet infermierore qe vijne me pas. Gjate pergatitjeve
per te nxjere klientin nga spitali eshte e rendesishme te identifikohet personi mbeshtetes qe do te
ndihmoje klientin ne shtepi. Eshte e veshtire tu sigurosh klienteve informacionin e nevojshem ne
mbremjen e fundit ose mengjesin e daljes nga spitali. Mesimi i klientit realizohet brenda nje
periudhe kohe te caktuar. Para se te filloje dhenia e mesimit infermierja duhet te percaktoje se
cfare informacioni i eshte dhene klientit deri ne ate moment nga mjeket dhe kujdestaret e tjere.
Mesimdhenia eshte me efektive nese informacioni verbal perforcohet me materjale te shkruara si
dhe me videokaseta, diskutime etj.
Dalja nga spitali

Nese planifikimi i daljes eshte i suksesshem, dalja e nje klienti nga spitali duhet te jete e
zakonshme. Me daljen nga spitali klienti duhet te jete pajisur me njohurite, aftesite dhe burimet
per te plotesuar nevojat e vetkujdesit. Nese plani i daljes nga spitali fillon heret, dita e daljes nga
spitali do te jete pak a shume rutine, si :
- Siguron nje mundesi finale per klientin dhe familjaret per te bere pyetje.
- Kontrollon porosite e fundit te mjekut per daljen nga spitali.
- Ndihmon klientin per veshjet dhe paketimin e sendeve personale.
- Pergjigjet per te gjitha sendet me vlere te klientit.
- I siguron klientit recetat.
- Pergatit per klientin likujdimet ne zyren e llogarise.
- Dokumenton gjendjen e klientit ne kohen e daljes nga spitali.

Dalja nga spitali kunder keshilles se mjekut

Ndonjehere klienti vendos te largohet nga spitali ne kundershtim me keshillen e mjekut. Ne kete
rast ekziston rreziku qe klienti te vuaje komplikacione qe vijne si rezultat i daljes nga spitali para
kohe. Klienti ne kete rast duhet te firmose nje formular qe cliron mjeket dhe te gjithe personelin
mjekesor nga cdo lloj pergjegjesie ligjore per shendetin e tij. Para se te plotesohet formulari
infermierja dhe mjeku duhet te bisedojne me klientin per rreziqet e mundshme te ketij veprimi.

Kujdesjet e infermiereve te shtepive

1- Kujdesi per lidhjen e plageve, lavazhin e plageve, mbulimin e tyre, vleresimin e kullimit si
dhe vleresimi i kultures se plageve.
2- Shenjat vitale si : monitorimi i presionit te gjakut, gjendjes kardiopulmonare, matja e pulsit,
temperatures dhe respiracionit.
3- Menaxhimi i terapise me oksigjen, ventilimi mekanik dhe kujdesi ndaj trakeostomise.
4- Eleminimi. Pas vendosjes se kateterit urinar behet observimi per prani te infeksionit.
Gjithashtu eshte e rendesishme qe te behet trajnimi i familjareve per te bere kateterizimin e here
pas hershem.
5- Ushqyerja. Vleresohet ushqyerja dhe gjendja e hidrimit, behen dhe trajnime rreth dietes,
administrimi i sondes per qellime ushqyerje etj.
6- Rehabilitimi. Behet trajnimi i klienteve dhe familjareve per perdorimin e aparaturave dhe
pajisjeve ndihmese, per ushtrimet levizese, per levizjen e klientit etj.
7- Medikamentet. Behet trajnimi i klienteve dhe familjareve mbi trajtimin medikamentoz,
veprimet e tyre, administrimin e tyre dhe efektet anesore. Vleresohet dhenia e medikamenteve, e
antibiotikeve, ushqyerja parenterale, produktet e gjakut, agjentet analgjezike dhe
kimioterapeutike.
Parandalimi i semundjeve dhe promovimi i shendetit

Koncepti i promovimit te shendetit eshte nje proces aktiv. Ai perfshin mbrojtjen specifike si :
kontrollin e ambjentit, programet e imunizimit, sigurine lidhur me menyren e jeteses, vlerat,
besimet, si dhe sjellje te cilat perkrahin shendetin. Sot institucionet publike dhe private priren
drejt permiresimit te gjendjes se shendetit te individeve dhe grupeve, duke u fokusuar ne
reduktimin e semundjeve ngjitese dhe faktoreve rriskues te shendetit. Sot i kushtohet nje rendesi
teper e madhe kujdesit shendetesor, rritjes se jetegjatesise si dhe permiresimit te cilesise se
jeteses. Stili personal i te jetuarit influencon ne gjendjen e shendetit, ndaj dhe infermieret qe
punojne me njerez te shendetshem duhet te perdorin strategji specifike per te ndihmuar klientet e
tyre ne ruajtjen ne menyre pozitive te sjelljeve te shendetshme. Aktivitetet mbrojtese te shendetit
dhe parandalimit te semundjes jane pjese e rendesishme e kujdesit shendetesor, sepse ato
ndihmojne klientin ne ruajtjen dhe permiresimin e shendetit. Aktivitetet promovuese te shendetit
motivojne njerezit per te vepruar pozitivisht dhe per te arritur nje nivel te qendrueshem te
shendetit. Aktivitetet parandaluese te semundjes si programet e imunizimit mbrojne klientin ne
rreziqet aktuale ose potenciale te shendetit. Aktivitetet promovuese te shendetit mund te jene
pasive ose aktive.
1- Strategjite pasive te promovimit te shendetit individi i fiton nga aktivitetet e te tjereve pa
luajtur rol ai vete ne keto aktivitete p.sh. fluorizimi i ujit te pijshem dhe pasterizimi i qumeshtit,
jane shembuj te strategjive pasive promovuese te shendetit.
2- Strategjite aktive te promovimit te shendetit si : ushtrimet, nje diete pa yndyrna, motivojne
individet per te ndryshuar faktoret dhe per te adoptuar sjelljet e shendetshme.
Promovimi i avancuar i shendetit kerkon nje kuptim me te mire te rreziqeve dhe sjelljeve.
Kujdesi infermieror ne keto aktivitete perqendrohet ne uljen e morbiditetit (semundshmerise) dhe
mortalitetit (vdekshmerise). Infermieret qe marrin persiper strategjite promovuese te shendetit
duhet te kuptojne gjithashtu bazen per ruajtjen e shendetit dhe parandalimin e semundjeve.
Ruajtja e shendetit i drejtohet grupeve te popullsise te te gjitha moshave dhe perfshin strategjite e
devotshme, kontrollin e semundjeve infektive, si dhe detyrimet dhe rregullat qeveritare. Fokusi i
ketyre aktiviteteve eshte reduktimi i ekspozimit ndaj burimeve te ndryshme te rrezikut, duke
perfshire ato te lidhura me ujin, ajrin, ushqimin, drogat, aksidentet si dhe agjentet e ndryshem
fizik.
Sherbimi i parandalimit te semundjeve per individet sigurohet nga profesionistet e kujdesit
shendetesor dhe perfshin imunizimet si dhe edukimin dhe konsultimin shendetesor. Per te
perhapur strategjite parandaluese eshte e rendesishme qe te zhvillohen aktivitete kudo neper bote
dhe te perfshihen te gjithe grupmoshat, ne shkolla, industri, shtepi dhe komunitet. Shendeti
global eshte sot ne qender te vemendjes te te gjithe organizatave shendetesore. Zhvillimi i
ekonomise, biznesit, si dhe levizja e popullsise kane rritur ne bote rrezikun per perhapjen e
semundjeve te ndryshme. Qellimi i pergjithshem i programeve te shendetit eshte permiresimi i
nivelit te mireqenies se klientit ne te gjithe dimensionin e tij. Shume faktore mund te ndikojne ne
nivelin e shendetit duke perfshire sjelljen e individeve, stresin fizik, psikologjik, si dhe faktoret
mjedisor. Nder faktoret qe ndikojne ne statusin e shendetit te klientit permendim : ushqyerja,
alkoli, duhani, perdorimi i droges, ushtrimet fizike, drejtimi i automjeteve, seksi dhe perdorimi i
kontraceptiveve, marrdheniet ne familje, mekanizmat perballues dhe adaptues. Disa programe si
klinika per lenien e duhanit dhe programet e ushtrimeve per reduktimin e stresit, ndihmojne
klientin per te bere ndryshime ne stilin e jeteses si dhe per te permiresuar shendetin. Shume
korporata, fondacione dhe qendra komunitare ofrojne programe per promovimin e shendetit dhe
parandalimin e semundjeve. Qellimi i ketyre aktiviteteve eshte permiresimi i nivelit te
mireqenies se klientit nepermjet sherbimit shendetesor parandalues, mbrojtjes se mjedisit dhe
edukimit shendetesor. Qellimi i infermieres ne keto aktivitete eshte te ndihmoje klientet drejt
aktiviteteve adaptuese per te promovuar shendetin dhe per te ulur rrezikshmerine ndaj
semundjeve. Keto aktivitete parandaluese te semundjeve dhe te promovimit te shendetit jane te
rendesishme per klientet dhe dhenesit e kujdesit shendetesor. Pavaresisht strategjive qe perdoren
ne keto aktivitete aktive ose pasive, ato kane si qellim permiresimin e nivelit te mirqenies.

Nivelet e kujdesit parandalues

Kemi tre nivele te parandalimit qe jane :


1- Parandalimi paresor qe eshte parandalimi i vertete. Ai realizohet tek personat te cilet
konsiderohen fizikisht dhe emocionalisht te shendetshem. Ne kete nivel nuk perdoret terapia, nuk
perfshihen trajtimet dhe nuk shihet zbulimi dhe identifikimi i simptomave te semundjes.
Parandalimi paresor perfshin programet e edukimit shendetesor, imunizimet, aktivitetet e
shendetshme fizike, edukimin seksual, martesat e shendosha, si dhe kujdesin ne zhvillimin e
personalitetit. Ai mund te perdoret tek nje individ ose tek nje grup individesh.
2- Parandalimi dytesor perqendrohet tek individet me probleme shendetesore ose semundje te
cilet rrezikohen nga komplikacione te ndryshme ose keqesim i gjendjes se pergjithshme.
Aktivitetet perqendrohen ne diagnostikimin dhe nderhyrjet e menjehershme per te mundesuar
kthimin e nivelit maksimal shendetesor te klientit sa me shpejte te jete e mundur. Kujdesi
shendetesor ne kete nivel me shpesh jepet ne familje, spitale dhe klinika. Ajo perfshin teknikat
dhe trajtimin e semundjes ne stadet e hershme te saj. Pra ajo ka si qellim per te izoluar
semundjen dhe per te parandaluar komplikacionet e metejshme.
3- Parandalimi tretesor perfshin reduktimin e efekteve te semundjeve qe vazhdojne per nje kohe
te gjate ose kronike. Nderhyrjet drejtohen ne parandalimin e komplikacioneve dhe rehabilitimin.
Kujdesi ne kete nivel ndihmon klientin per te arritur nje nivel me te larte funksionimi.

Semundjet akute dhe kronike

Semundjet klasifikohen ne dy shkalle te pergjithshme : akute dhe kronike.


Semundjet akute zgjasin per nje kohe te shkurter zakonisht disa dite deri ne disa jave. Simptomat
shfaqen papritur, jane intensive dhe shpesh qetesohen ose kalojne pas nje periudhe relativisht te
shkurter. Nje semundje akute mund te rezultoje me sherim te klientit ose me zhvillimin e nje
procesi kronik. Semundjet kronike konsiderohen te tilla kur semundja zgjat me shume se 3 muaj.
Semundjet kronike prekin me teper moshat 45-65 vjec. Nje semundje kronike mund te rezultoje
me sherim te klientit ose mund te coje ne vdekje.
Faktoret e rriskut te shendetit

Nje faktor rrisku eshte nje situate, nje mjedis, nje zakon ose te tjera kushte te cilat rrisin
vulnerabilitetin (prekshmerine) e nje individi ose nje grup individesh ndaj nje semundje ose
aksidenti (p.sh. nje histori familjare me atak kardiak etj). Prania e nje faktori rrisku nuk do te
thote qe nje semundje do te zhvillohet me patjeter por faktoret rriskues rrisin prekshmerine e nje
personi ndaj nje semundjeje. Faktoret e rriskut mund te shfaqen ne aspekte te ndryshme tek
mjedisi i brendshem ose i jashtem i nje personi. Identifikimi i faktoreve te rriskut eshte i
rendesishem ne aktivitetet per promovimin e shendetit dhe parandalimin e semundjes, sepse
klientet mund te eleminojne ose modifikojne faktoret e rriskut. Faktoret e rriskut mund te ndahen
ne disa kategori : faktore fizike dhe gjenetike, mosha, mjedisi fizik dhe menyra e te jetuarit.
1- Faktoret fizike dhe gjenetike. Faktoret fizike te nje individi perfshijne gjendje te tilla si :
shtatzania ose te qenit mbi peshe te cilet jane faktore qe rrisin stresin mbi sistemin fiziologjik, si
dhe rrisin prekshmerine ndaj semundjeve. Faktoret gjenetike ose trashegimia ndaj semundjeve
specifike eshte nje faktor madhor rrisku p.sh. nje person me histori familjare si diabet, kancer,
semundje zemre etj. eshte i predispozuar te preket nga keto semundje.
2- Mosha. Mosha rrit prekshmerine ndaj semundjeve p.sh. rrisku per semundjet kardiake rritet se
bashku me moshen per te dy sekset, ose rrisku per te lindur femije me keqformime dhe per
shtatzani me nderlikime rritet pas moshes 35 vjec. Disa lloj kancerash kane prirje te shfaqen me
shume tek personat mbi 45 vjec se sa tek te rinjte. Faktoret e rriskut si pasoje e moshes jane
shpesh te lidhur ngushte me faktore te tjere rrisku si historite familjare dhe zakonet individuale.
3- Mjedisi. Mjedisi ne te cilin personi jeton dhe punon mund te rrise mundesine per semundje.
P.sh. disa lloj semundjesh si kancerat etj. kane prirje te zhvillohen me shume ne zonat industriale
ku punetoret ekspozohen ndaj kimikateve te ndryshme. Ajri, uji, ndotja e mjedisit si dhe
mbipopullimi rrisin rrezikun ndaj semundjeve. Ne shtepi mjedisi mund te perfshije kushte te cilat
mund te jene faktore rriskues per individin dhe familjen. Papastertia, ngrohtesia ose i ftohti teper
i madh i baneses mund te rrisin mundesine qe infeksionet dhe semundjet e tjera te perhapen.
4- Menyra e te jetuarit. Nje faktor tjeter rrisku i prekshmerise ndaj semundjeve perfshin dhe
streset e ndryshme qe mund te kaloje nje person, krizat ne jeten e tij familjare, si dhe ndryshimet
e shpeshta te menyres se jeteses. Ne keta faktore rriskues perfshihen : ushqyerja e dobet, gjumi jo
i rregullt, higjena personale jo e mire, abuzimi me alkolin, drogen, duhanin etj. Stresi emocional
mund te jete nje faktor rrisku nese ai zgjat dhe personi nuk eshte me i afte ta perballoje ate. Pra
ne keto raste stresi behet nje faktor rrisku per semundjet. Stresi emocional mund te shfaqet gjate
ngjarjeve te tilla si divorci, shtatzania ose grindjet.

You might also like