You are on page 1of 28

Promocioni I shëndetit në

shërbimet e kujdesit parësor


dhe spitale
Edukimi dhe promovimi shëndetësor
Dr Amire Dragusha-Alidema
 Shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor dhe
spitalet sigurojnë një mjedis të rëndesishëm për
promocion shëndeti dhe roli i tyre në këtë
veprimtari po bëhet gjithnjë e më i njohur.
 Ndërkohë që në sistemin shëndetësor vazhdon të
predominojë trajtimi i sëmundjes, mjediset e
kujdesit shëndetësor sigurojnë një mundësi të
përshtatshme për të rritur dobinë e shërbimeve
ekzistuese.
 Si një mjedis i tillë, shërbimet e kujdesit
shëndetësor sigurojnë avantazhe unike në besim
dhe kredibilitet.
 Qëllimet e hershme të shërbimve shëndetësore
kanë qenë:
 sigurimi i një shërbimi shëndetësor
gjithpërfshirës,
 përmirësimi i shëndetit fizik dhe mendor dhe
 parandalimi, diagnostifikimi dhe trajtimi i
sëmundjes.
 Shërbimi shëndetësor është një mjedis i
përshtatshëm për promocionin e shëndetit, sepse
ai i ofron mjekëve mundësinë e integrimit të
promocionit shëndetësor në praktiken e tyre duke
plotësuar kështu premtimin e hershëm për
shërbim shëndetësor gjithëpërfshirës dhe që
promovon shëndet.
 Ka edhe karaktersitika të tjera unike të mjedisit që
ofrojnë shërbimet shëndetësore
• Përdorimi i shërbimve shëndetësore është
universal, kështu që çdo njeri në një farë mënyre
kontakton ofruesit e kujdesit shëndetësor
psh.njerëzit që vuajnë nga sëmundje afatgjata, ku
kontakti është i zgjatur në kohë.
• Personelit shëndetësor i pëlqen niveli i lartë i
besushmërisë që ata kanë në popullatën e
përgjithshme,si rrjedhojë ata kanë mundësi të
ndikojnë në njohuritë, zakonet dhe sjelljet e tyre.
Pse kujdesi shëndetësor primar është një
mjedis kyç për promocion shëndeti

 Kujdesi shëndetësor primar përbën nivelin e


parë të kontaktit të individeve, familjes dhe
komunitetit me sistemin shëndetësor duke e
sjellë atë sa më afër qytetarëve, aty ku njerëzit
punojnë dhe jetojnë si dhe duke përbërë
elementin e parë të një procesi të vazhduar të
ofrimit të tij.
Kujdesi primar shëndetësor është mjedis i
rëndesishëm për promocion shëndetësor sepse:
 Shumë njerëz kanë kontakte me personelin e
shërbimit shëndetësor parësor;
 97% e popullatës është e regjistruar tek mjeku i
familjes dhe rreth 70% e tyre kontaktojnë atë të
pakten 1 herë në vit.
 Profesionistët që ushtrojnë promocion
shëndetësor në shërbimet e kujdesit shëndetësor
parësor gëzojnë besushmëri në publikun e gjerë.
Nga ana tjetër shërbimi shëndetësor primar ka disa avantazhe n ë krahasim
me shërbimet e tjera të specializuara në sektorin spitalor.
Ato janë:

 Akses më të mirë, sepse shërbimet sigurohen në


komunitet.
 Përmirësim të komunikimit /përdoruesit e
shërbimit ashtu edhe ofruesit e tij takohen më
shpesh.
Mjekët e familjes janë mjekë të përgjithshëm. Ata i
shohin njerëzit si në shtëpinë e tyre ashtu edhe në
qendrat shëndetësore,
Ata shohin të njëjtët njerëz gjatë viteve dhe mund të
kuptojnë se si shëndeti i tyre lidhet me pjesën tjetër të
jetës që i ka mbetur. Këto faktorë ndihmojnë në
thyerjen e barrierave mes mjekut dhe pacientit, si
rrjedhojë përmirëson komunikimin.
Sigurimi adekuat i shërbimit shëndetësor

primar, do të thotë se shumë shërbime të


specializuara spitalore janë të panevojshme.
Psh.menaxhimi dhe monitorimi i mirë I sëmundjeve
kronike si diabeti dhe astma mund të ndihmojnë në
parandalimin e zhvillimit të krizës e cila kërkon
hospitalizim.
Shërbimi shëndetësor primar dhe parandalimi është më
pak i kushtueshëm se sa kujdesi spitalor.
 Përsa kohë qëndrimi në spital po bëhet gjithnjë e më i
shkurtër, roli i mjekut të familjes po bëhet më I madh.
 Roli i kujdesit shëndetësor primar ështe theksuar si në
politikat kombëtare ashtu edhe në ato ndërkombëtare të
promocionit shëndetësor.
 Programi i OBSH, ‘’ Shëndet për të gjithë 2000’’, bën
thirrje për riorientim të shërbimeve të kujdesit
shëndetësor larg nga sektori shëndetësor spitalor dhe
drejt atij parësor.
 Megjithëse kujdesi shëndetësor parësor gëzon shumë
avantazhe si një mjedis i përshtatshëm për promocion
shëndeti, ka shumë barriera lidhur me filozofinë e
depërtimit të promocionit shëndetësor në këto shërbime.
 Modeli dominant mjekësor i shëndetit do të thotë se
akoma kujdesi shëndetesor primar është i orientuar më
shumë nga trajtimi sesa nga parandalimi apo
promocioni shëndetësor.
 Probleme të tilla praktike si koha, hapësira dhe rastet e
shumta e bëjnë të vështirë prioritetin e promocionit
shëndetësor.
Përgjegjësit për promocion shëndetësor në kujdesin
shëndetësor primar

 Në personelin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor


parësor përfshihen mjeket e familjes, dentistet,
infermierët, punonjësit social dhe psikologët.
 Kujdesi shëndetësor primar siguron një mjedis të
përshtatshëm ku promocioni shëndetësor zë vend si në
nivelin parësor, dytësor dhe tretësor.
 Një shembull i parandalimit parësor janë shërbimet e
imunizimit të fëmijëve.
 Parandalimi dytësor konsisiton në
parandalimin e kronicitetit të sëmundjeve dhe
kthim në gjendjen e mëparshme të klientit.
 Një shembull I këtij parandalimi është
këshillimi i një pacienti me bronchit,per të lënë
duhanin.
 Parandalimi terciar është ndihma për personat
me sëmundje kronike apo të pashërueshme që të
përballojnë situatën e re dhe të gëzojnë në
maksimum shëndetin e tyre,
 Një pjesë e konsiderueshme e promocionit
shëndetësor praktikohet nga infermieret e
poliklinikave, infermieret e këshillimores për
fëmijë dhe të gruas, mamitë, etj,
 Gjatë punës së tyre të përditshme ato kanë shumë
mundësi për promocion shëndetësor.
Pse spitalet përbëjnë një mjedis të rëndësishëm
për promocion shëndetësor
 Mjedisi spitalor siguron shumë mundësi për promocion
shëndeti.
 Aty ka një forcë të madhe pune që ka kontakte të ngushta
me pacient, në një kohë ku rritja e njohurive mbi shëndetin
dhe sëmundjen mund t’i motivojë pacientët që të bëjnë
ndryshime madhore të stilit të jetës.
 Studimet kanë treguar se edukimi i pacientit është efektiv,
psh. përmirësimi i niveleve të shërimit dhe reduktimi i
ankthit.
Promocioni shëndetësor në spitale mund të ndertojë
projekte të ndryshme, po në përgjegjesi ato kanë të njejtat
synime:

 T’i bëjë spitalet një mjedis më të shëndetshëm për


të punuar dhe jetuar, si për ata që punojnë edhe
për pacientët.
 Të zgjerojnë programet e rikuperimit dhe
rehabilitimit
 Të sigurojnë informacione dhe këshilla lidhur me
çështjet shëndetësore.
 Të zhvendosë spitalin nga të qenët vetëm një vend
trajtimi në një vend ku parandalimi dhe shërimi
janë gjithashtu të vlefshme.
 Në vitin 1991, OBSH paraqiti disa kritere që duhet
të ndjekin spitalet për të praktikuar promocion
shëndetësor, (Budapest, 1991
Përtej sigurimit të cilësisë së mirë mjekësore dhe kudjesit
shëndetësor, një spital që promovon shëndet duhet:

 Të siguroj mundësi për të zhvilluar perspektiva,


objektiva dhe struktura të orientuara drejt shëndetit.
 Të zhvillojë një korporatë të përbashkët brenda

spitalit e cila përfshinë qëllimet e promocionit


shëndetësor në spitale .
 Të rrisë informacionin e ndikimit të spitalit në shëndetin e
pacienteve, stafit, dhe komunitetit.
 Të inkurajojë një rol aktiv dhe pjesëmarrës të pacientëve
sipas potencialit shëndetësor të tyre.
 Të inkurajojë pjesëmarrjen, procedurat e orientuara drejt
rifitimit të shëndetit gjatë kohës në spital.
 Të krijojë kushte të shëndetshme pune për të gjithë stafin.
 Të përpiqet që të bëjë spitalet që promovojnë shëndet një
model për shërbimet shëndetësore dhe vendet e punës.
 Të përmirësoj komunikimin dhe bashkpunimin mes
shërbimeve sociale dhe shëndetësore në komunitet.

 Të përmirësoj mbështetjen që i jepet nga spitali


pacienteve apo të afërmve të tyre përmes shërbimeve
sociale dhe shëndetësore të tij ose përmes grupeve apo
organizatave vullnetare.

 Mjedisi fizik i ndërtesave të spitalit duhet të mbështesë,


të mbrojë dhe përmirësoj procesin shërues.
 Të identifikoj dhe vërtetoj grupet specifike target psh .
moshën, kohëzgjatjen e sëmundjes në spital si dhe nevojat
shëndetësore të tyre.

 Të pranoj ndryshimet në vlera, nevoja dhe kushtet


kulturore të individeve dhe grupeve të ndryshme të
popullatës.

 Të krijojë mjedise mbështetëse,humane dhe stimuluese


brenda në spital, veçanarisht pacientët me sëmundje
kronike apo me sëmundje të tjera afatgjata.
 Të rrisë cilësinë e programeve informative,të komunikimit
dhe edukimit si dhe trajnimet për pacientet dhe të afërmit e
tyre.

 Të rrisë cilësinë dhe të sigurojë programe edukative dhe


trajnime për stafin mjekësor.

 Të krijoj një data-baze epidemiologjike


veçanarisht lidhur me parandalimin e sëmundjeve dhe
dëmtimeve dhe
të ju komunikohet ky informacion mbarë publikut, politik-
bërësve dhe institucioneve të tjera.
Parimet e promocionit shëndetësor (drejtësia,
pjesëmarrja, bashkëpunimi, fuqizimi dhe
mbështetja) mund të aplikohen edhe në spital.
• Kështu Drejtësia apo paanësisa mund ti referohet gjërave
të ndryshme në spital. Paanësi mund të nënkuptoj
sigurimin e burimeve të përshtatshme në bazë të nevojës.

• Ose mund të nënkuptoj punën në skuadër në kushte të


barabarta dhe jo stile hierarkike në komunikimin në mes
stafit apo stafit me pacient.
Pjesëmarrja
• Pjesëmarrja i referohet mundësisë për të pasur një
zë, në atë si janë organizuar shërbimet spitalore.
• Panelet e pacienteve dhe grupet e kujdesit janë një
shembull se si mund të inkurajohet komuniteti.
• Është e rëndësishme që në këtë proces të përfshihen
si pacientet ashtu edhe të afërmit e tyre.
Bashkëpunimi
 Bashkëpunimi në ambientet e spitalit do të thotë vendosja
e lidhjeve brenda dhe jashtë spitalit.
 Brenda në spital duke punuar mes profesionistëve është e
rëndësishme të njihet dhe vlerësohet kontributi i çdo antari
të stafit.
 Grupet vullnetare, antarët e të cilëve vizitojnë dhe
kujdesen për pacientet dhe organizatat e tjera vullentare
janë një shembull i bashkëpunimit me komunitetet lokale.
Fuqizimi
 Fuqizimi do të thotë inkurajimi i njerëzve dhe të afërmve
të tyre për të ndarë përgjegjësinë dhe vendimarrjen.
 Gjithashtu është e lidhur me stafin dhe lëvizjet në
strukturat organizative të cilat përjashtojnë disa grupe
nga vendimarrja në nivelet më të larta.
Qëndrueshmëria
 Spitaletndikojnë në mjedis në një varg
mënyrash,psh përmes konsumit të lartë të energjisë,
prodhimin e mbeturinave dhe përdorimin e
sistemeve të transportit.

 Spitalet mund të monitorojnë mbledhjen dhe heqjen


e mbeturinave të klinikave në mënyrë që të
eleminojnë rënien në kontakt me to dhe të
reduktojë rrezikun e eliminimit të tyre.
Referencat:
 Qirjako G, Roshi E, Burazeri G. 2010.
Tiranë.”Promocioni Shëndetësor’’

Ju falemnderit për


vëmendjen tuaj!!

You might also like