You are on page 1of 20

Provimi A

1.Qka jane tabletat dhe si perfitohen,linguletat dhe shenderro gr ne mg?

0.005 gr=5 mg ,0.05 gr=50 mg

0,1 gr=100mg ,0.025g=25mg

Tabletat pergatiten me komprimimin e pluhurave nen presion te larte,jane forma e persosur e e barnave te ngurta.Pothuajse i kane nxerre nga

perdorimi pluhurat dhe pilulat.Pilulat duke qendruar per nje kohe te gjate forcohen dhe nuk treten ne zorret e holla dhe keshtu bari mbetet pa

efekt.kjo nuk ndodh me tabletat.

Tabletat ndonjhere vishen me qokollade,sheqer ,xhelatine ose edhe materie tjera dhe quhen drazhe.

Nje forme e veqante e tabletave jane lingualetat,qe nuk gelltiten por vihen nen gjuhe deri sa te treten.(nitroglicerina,nifedipina)

Solubletat jane tableta qe sherbejne per pergatitjen e tretjeve qe jepen per perodrim te jashtem.psh. solubletat e cianidit te helmueshem te

zhives qe sherben per pergatitjen e tretjeve per dezinfektim te duarve.

2.Si behet emertimi I barnave dhe te emertimi gjenerik I barnave cili ishte kriteri I vendosur nga obsh?

1.Emertimi kimik, sipas IUPAC dh e IUB 2.Emri i Perbashket Nderkombetar (EPN ose Emri Xhenerik), sipas Organizatës Botërore të

Shëndetësisë (OBSh = OMS = WHO)

3. Emra Pronësor, janë emra kombëtar (që i përkasin vëndeve apo shteteve të ndryshme) ose emra tregtar (të vënë nga kompani

farmaceutike) .

Kriteret e vendosura nga OBSH: Të jetë i qartë në shqiptim (tingëllim) e në të shkruar dhe të mos krijojë mundësi për ngatërresa me

emra të perdorimit të përditshëm; Nuk duhet të jetë shumë i gjatë;Duhet të tregojë ngjashmërinë me lëndë që kanë të njëjtin veprim

farmakologjik.

3.Qka kuptojme me termin sedativ,hipnotik dhe pershkruaj klasiifkimin e barnave sedative-hipnotike? Me termin qetesues(sedativ)

kuptojme ate bar qe eshte e afte te qetesoje ose relaksoje te semurin pa shkaktuar gjume dhe duke ndikuar pak ne funksionet motore dhe

mendore.

Po te merren ne darke para fjetjes ato favorizojne gjumin.Pra si pasoje e ketij relaksimi lehtesohet enia e gjumit.

Me termimin gjumedhenes(hipnotik) kuptojme ate bar qe te personat te cilet vuajne nga pagjumesia keta barna jane te afta te idnuktojne nje

gjume te ngjashem me gjumin natyral.

Efekti hipnotik ose gjumedhenes nenkupton frenim me te theksuar te SNQ qe shkaktojne sedativet.
Klasifikimi barnave sedativeve-hipnotikeve-ndryshe quhen barna qetesuese dhe gjumedhenese qe ndahen sipas karakteristikave

farmakologjike dhe sipas struktures kimike,ne baze te struktures kimike i ndajme :

1.Benzodiazepinave(diazepam) 2.Substancat kimikisht te ndryshme nga BenzoD por me mekanizem te ngjashem si:ciklopiroloni dhe zopiclon

3.Barbituratet 4.Barnat sedativo-hipnotike te perziera -paraldehidet,alkaloidet,meprobamati etj 5.Antihistaminiket gjenerata e pare dhe 6.

Bimet mjekuese si lule bliri,bari bletes,lule kamomili etj.

4. Qka jane anksiolitiket,cilet jane manifestimet e tyre,sa situate ankthi dallojme,cila eshte terapia qe perdoret? Me kete term quhen

barnat qe perdoren per trajtimin e simptomave te gjendjeve anksioze patologjike.Manifestimet kryesore te tyre jane:ankesat verbale kur i semuri

ankohet se eshte anksioz,shenjat somatike jane pacienti nuk eshte i qete ka takikardi,djersitje te shtuar,lotim dhe shpeshhere qrregullime

gastrointenstinale,pacienti ka pengesa ne kryerjen e puneve produktive ne jeten normale

Klinikisht dallojme dy situata ankthi:1.Gjendje fobike ne te cilat ankthi shperthen nga disa rrethana specifike 2.Gjendje paniku,kriza

frike,dhembje gjoksi etj.

Terapia qe perdoret si anksiotike :Benzodiazepinat qe eshte grupi me i rendesishem dhe me I perdoreshem:

diazepam,alprazolam(Xamax)perdoret te gjendja anksioze duhet me doza tvogla ka efekte ansore psiko-motorike,holazepam etj.

Betabllokuesit,ku me i pershtatshem eshte Propranololi

5.pershkruaj veprimin e anestetikeve mbi SNQ(enflurani dhe izloflurani) dhe efektet e anestetikeve ne melqi e veshke? Veprimi i

anestetikeve ne SNQ

ne doza te uleta anestetiket inhalatore nfillim japin ulje te shpejtesise se reflekseve dhe ragimit,nuk japin prekje te zgjatur te aftesive

intelektuale.

Enflurani-nese ipet ndoza te arta,mund me nxit aktivitet epileptogjen qe manifestohet edhe me konvulsione.

Izoflurani-nuk shkakton aktivitet epileptik dhe kjo veti e tij mbetet konstante pavresisht nga thellesia e tij,te ngjashme me Izofluranin jane edhe

Sevoflurani jep gjumesi 3-5min dhe Desflurani.

Efektet e anestetikeve ne melqi dhe veshke-disfunksioni hepatik verehet shpesh pas perdorimit te anestetikeve inhalatore,sidomos perdorimit

te halotanit.Prezenca e semundjeve te tjera te melqise e amplifikon mjaft kete demtim.

Halotani shkakton dy lloje demtimesh ne melqi:

I pari karakteriohet me rritjen e transaminazave,yndyrosja ne melqi,cianoz shkakton

I dyti karakteriohet me hepatit nga halotani,por incidenca eshte e vogel 1:10000 te semure te cilet kane marre anestetike me halotan.

Si,efekte kryesore të pa dashura llogariten paraqitja e narkozës në mëlçi dhe depresioni respiratorë, që sot e kufizon përdorimin e halotanit
Enflurani,desflurani,sevoflurani Efektet e pa dashura të cilat i shkaktojnë (hepatotoksicitet, aritmitë) janë më pak të shprehura nga efektet e pa

dashura të halotanit.

Halotani jep gjumsi 8-15min,isoflurani 5-10min

6.Pershkuraje levofloxacinen,si adminsitrohet,cilat jane dozat e mundshme,ne cilin specter veprojne,indikacionet,

farmakokinetika,efektet anesore? Levofloxacina :administrimi -IV dhe pika per sy(500-750 mg qdo 24 ore),spektrum-gram negative,gram

pozitive dhe legionella pneumophila,indikacionet- bronchitis kronik:pneumonia e perfituar gjate hospitalizimit,infeksionet intra

abdominal,infeksionet ne lekure.

Farmakokinetika:lidhet me kationet (Ca dhe Mg) qe shkakton ulje ne absorbim.

Efektet anesore:nauze,vjellje,dhembje barku,fototoksiciteti (rralle).

7.si manifestohet kriza anginore,cilat jane barnat me te rendesishme per mjekimin e semundjeve iskemike,pershkruajje veprimin e

nitroglycerines? Kriza anginore manifestohet me dhimbje karakteristike por mund te kemi edhe forma theshtura kur te semuret nuk ankojne

shenja te agorit,por ne EKG vihen re ndryshimet karakteristike te iskemise. Faktoret qe qojen deri te kriza anginore jane:hipertensioni

arterial,diabeti,pirja duhanit etj.

Barnat qe perdoren kunder iskemise dhe infarktit te miokardit:Nitro vazodilatoret(gliceril trinitrati,izosorbid dinitrat etj),B-

adrenobllokuesit,Ca-bllokuesit(verapamilli,diltiazem,nifedipin,amlodipin ),hapesit e kanaleve te K+(nikorandilli),frenuesit e agregimit

trombocitar(aspirina,klopidogreli),antikoagulantet(heparina,varfarina),trobolitiket,statinat etj.

Nitroglicerina-doze 0.3-0.5 mg nen gjuhe,veprimi fillon te shfaqet pas 1-2 minutash dhe dhimbjet angioze zakonisht qetesohen per 3-

5min.Perthithja ne kete rruge mund te ulet ne te semuret me proteza dentare apo me goje te thate.Gjate perodrimit te semuret ndiejne djegje ne

goje.Kur dhimbja anginoze nuk qetsohet me tableten e pare,pas 3-4 min mund te ipet nje e dyte e ne rast nevoje edhe nje e trete.Te semurin

duhet ta njoftojme se ne rast se brenda 15 minutash dhumbjet nuk qetesohen duhet te te kerkojme ndihme per shkak se mund te kete infarkt akut

te miokardit. Efektet e padeshiruara:Marrje mendsh,hipotension,sidomos kur qendrojne nje kohe te gjate pa u ulur.

8.pershkruaje mirembajtjen e higjienes spitalore dhe detyrat e secilit puntor veq e veq? Personeli për mirëmbajtjen e higjienës në spital

duhet të jetë i stërvitur dhe I mbikqyrur.

Në ecurinë e mirëmbajtjes së higjienës në spital, duhet doemos të vihet njëfarë rendi dhe rregulli. Planifikimi i mirëmbajtjes së higjienës në

spital duhet të përcaktojë:

 Detyrat dhe përgjegjësitë e secilit punëtor veç e veç; 


· Ecurinë e punës, përfshirë edhe mirëmbajtjen e pajisjeve specifike, materialin harxhues,

· pastrimin dhe deponimin e pajisjeve, ndërrimin e kokës së leckës për pastrim; Kërkesat për llojet e tretjeve për pastrim dhe shpeshtësinë e

zëvendësimit të tyre;

· Përdorimin e pajisjeve personale mbrojtëse;

· Shpeshtësinë e pastrimit të dyshemeve, të mobileve, të mureve, të toaleteve.

· Shpeshtësinë e ndërrimit të perdeve.

9.Cilat jane derivatet e Difenilmetanit,si behet dozimi I tyre,qka eshte vaji ricnit? Derivatet e difenimetanit-Fenolftaleina aktualisht nuk

perdoret per shkak te dyshimeve lidhur me veprime te demshme kardiake te saj. Bisakodili mund te jepet nga goja,10-15 mg per te rritur dhe 5-

10 mg per femijet 6-12 vjeq.Kur jepet nga me suposte,me rruge rektale efekti fillon per 30-60 minuta.Keshillohet qe bisakodili te mos perdoret

per me teper se 10 dite rresht Vaji ricinit eshte nje laksativ stimules I fuqishem.Ai hidrolizohet nga segmented e siperme te zorres se holle ne

acid ricinoleik,I cili lokalisht nxite levizshmerin e zorre.Verpimi I tij I fuqishem lejon perodirmin e tij katarktik.Aktualisht ai perdoret rralle per

kete qellim,por gjen perodirm ne metodat e ndryshme te trajtimeve alternative dhe pomadat kozmetike..

10.Si duhet te mirren pilulat e kombinuara,pershkruaj efektet anesore te kontraceptiveve? Duhet të merret një pilulë në ditë. Cdo pilulë

duhet të konsumohet në të njëtën orë ose sa më afër. Nqs harrohet një pilulë, atëherë merrni sa më shpejt të jetë e mundur pilulën tjetër dhe

pilulën tjetër në kohën e duhur në ditën tjetër.

Shumica e konfeksioneve janë me 28 ose me 21 pilula. Në të dyja rastet kemi 21 pilula aktive të cilat përmbajnë hormonet. Në konfeksionet me

28 pilula, 7 pilulat e fundit quhen tablet rikujtuese; ato nuk përmbajnë hormone. Në konfeksionet me 21 pilula, cdo ditë merret një tabletë. Pas

21 ditëve aktive, kryhet një javë pauzë (pushim), pas të cilës niset një kuti e re.

Megjithatë, pilulat kontraceptive mund të merren cdo ditë, edhe për më shumë se 21 ditë, nqs duam të shtyjmë datën e menstruacioneve ose

thjesht të mos kemi fare për një periudhë të caktuar.

Ka rrezik të mbeteni të pambrojtura ndaj shtatzanisë së padëshiruar në rast se:

-Harroni të merrni pilulën për më shumë se 24 orë

-Ndaloni të merrni pilulën dhe nuk jeni duke përdoru mënyrë tjetër kontracepsioni.

Kontraceptivet afektet anesore

 Ndjenjë fryrje dhe tendosje të gjirit

 Nauze (të përziera)

 Njolla hemorragjike (spoting) në muajt e parë të përdorimit.

 Pilula mund të shkaktojë ndonjëherë rritje të lehtë në peshë, crregullime humori dhe rrallë edhe ulje të libidos në disa femra.
PROVIMI B

1.Qka jan yndrynat(unguetat),cila jane 11 llojet e marrjes se barnave?

Yndyrnat pergatiten me perzierjen e perberjeve aktive me dhjam


derri,lanoline,vazeline,parafine dhe me substanca tjera.Per fortesi yndyrnave ju
shtohet ndonjhere edhe dylli.Ne menyre te ngjashme pergatiten edhe pastat
mjeksore,te cilat per shkak te shteses se talkut ose ndonje pluhuri indiferent,jane
me te forta se sa pomadat.Prania e ketyre pluhurave ne pasta ben te mundshme
thithjen e sekreteve dhe per kete arsye pastat jane me te pershtatsme per
mjekimin e ndryshimeve ne lekure qe kullon.Yndyrnat(diclofenak,vita
pos,bepanthen) Pasta (Zincoxidi qe perdoret per variqellen-lija e ujit si zevendsus i
saj ipet paracetamolli).
Menyrat e perdorimit te barnave:ne menyre orale,ne menyre parenterale :me ane
te injeksioneve(subkutuan nen lekure,Im dhe IV)me ane te implantacionit,me
inhalacione ,menyre sublinguale nen guhe dhe ne menyre perkutane neper
lekure, dhe ne menyre rektale apo vaginale.

2.Sistemet e Klasifikimit te barnave,receptoret dhe kalsifikimi I tyre?:Bazuar ne


origjinen e barit,Bazuar ne menyren e veprimit,Bazuar ne natyren e semundjes
dhe ne strukturen kimike

Klasifikimet e perziera:Sistemi I klasfikimit Anatomiko-Terapeutiko-Kimik (ATC)


dhe Klasifikimet didaktike psh. ne tekstet e kimise farmaceutike,farmakologjise
etj. Receptoret jane proteina te lokalizuara ne membranen plazmatike ose
berthamen e qelizave bimore e shtazore,te cilat,permes lidhjeve me mesazheret
kimik specific (neurotransmetues,hormon,bar),marrin nje sinjal nderqelizor dhe
kete sinjal mund ta kthejne ne pergjigjje stimulese per qelizen.Ku kjo pergjigje
mund te jete nje ndryshim I madhesive fizike(potencialit elektrik,kontraktimit)ose
madhesive kimike(biosintezes,transportit te lendeve)etj.

Klasifikimi I receptoreve:1.Receptoret e kanaleve jonike te kontrolluar nga


ligandet(barnat)2.Receptoret e bashkuar me G-proteinen 3.Receptoret e
hormoneve steroidike,te cilet sipas njohurive me te reja,duhet te gjinden
drejteperdrejte ne berthamen qelizore.

G-proteine=proteine rregulluese e guanidine nukleotidit

3.Qka eshte epilepsia,si vjen ataku epileptik,cilat jane barnat antiepileptike dhe
si ndahet? Epilepsia nenkupton qrregullim te funksionit cerbral qe akraterizohet
nga atake konvulzive periodike dhe te paparashikueshme te cilat ne varesi te
lokalizimit,vatres epileptike,mund te shoqerohet me demtimet e funksioneve
sesore,vegjetative dhe psikike.Ataku epileptik-vjen si pasoje e nje disfunksioni te
kortekstit cerebral i cili konsiston me shkarkime elektrike te qrregullta,ritmike dhe
anaormale te nje grupi te caktuar neuronesh.Epilepsit mund ti ndajme ne :
1.Primare(idiopatike) ky term perdoret sa here qe nuk eshte e mundur te gjindet
shkaku i cili qon ne prishjen e funksionit cerebral.Etiologjia e kesaj forme epilepsie
eshte gjenetike. 2.Sekondare(simptomatike)ky term perdoret kur epilepsia
shoqeron patologji cerebrale: tumore ,trauma,infeksione,anomali te zhvillimit etj
Barnat antiepileptike fenitoina, primidoni, klormetiazoli,
klonazepami,fenobarbitoni etj.

4.Sqaro termet:abuzim,adiksion,dipedence,apasion,tolerance kronike? Abuzimi


dmth kur perdoren barnat per qellime jo mjekesore.Keqperdorimi quhet
perdorimi i barnave me indikacione te gabuara ose ndoza tgabune.Adiksioni-
kuptojme gjendjen toksike periodike ose kronike te shkaktuar nga marrja e
perseritur e lendeve qe shkaktojne fenomenenet e apasionimit,tolerances
etj.Dipendenca(varesia) dhe apasionimi-nenkupton deshiren e detyrueshme nga
ane e te semurit per te marre barin per te arritur te njejten euforie ose
mireqenien psikologjike.Apasioni shkaktohet vetem nga barnat qe veprojne
pozitivisht mbi psiqiken e njeriut.Toleranca kronike nenkupton uljen e nje ose
disa efekteve qe vijne pas marrjes se vazhdueshme te abrnave.Barnat qe
shkaktojne varesi jane shum,por potencialin me te larte e kane opiatet,ndersa
incidencen me te larte e ka Nikotina,Kafeina dhe alkooli.Ndjeshmeria individuale-
ndjeshmeria e organizmit ndryshon shume sipas personave dhe ka variacione ne
kufi te gjere sikurse ndryshojne cilesite e tjera te trupit(gjatesia,pesha,,tensioni)
Idiosinkrazioni –quajme kur nje person shfaq simptoma alergjike.Bari nuk e shfaq
efektin farmakologjik,por efekti manifestohet me shfaqjen e astmes,puqrrave ne
lekure,ethe etj.Ne raste te renda shfaqen ndryshime ne melqi,veshke ose
demtime te palces ashterore. Tolerance-marrja e shpeshte e barnave ka per
pasoje dobesimin gradual te efektit te barit dhe per kete arsyje duhet te merren
gjithnje doza me te medha te barnave.Shprehia dhe toksikomania-shprehi
quajme marrjen e shpeshte te barit per pertrirjen e efektit te tij,dhe nderprerja e
tij nuk shkakton pasoja te demshme..,kurse nese marrja e barit behet e
domosdoshme kemi te bejme me toksikomani,sepse nderprerja e barit shkakton
qrregullime fizike dhe psiqike

5.Trego fuqin e fantanylit,ne cilat rruge perdoret,dozat,farmakokinetika etj??


eshte anestetik qe siguron gjumin anestetik.Fuqia analgjezike e fantanylit eshte
75-125 here me e larte se e morfines.Pas perdorimit ne rruge IV,ndikimi frenues
mbi EEG shfaqet pas 6-7 min.Farmakokinetika e tij paraqitet me e zgjatur te
pleqte,pasoje e uljes se ritmit te metabolizmit te tij.Dozat: 1-2 mikro gr per kg ne
rruge IV dhe ne doza 30-100 mikro gr per kg perdoret ne kardiokirurgji.Perdoret
edhe me rruge transdermale per qellime analgjezike psh te dhembjet kaceroze
etj.

6Pershkruaj te gjtiha karakteristikat e Ciprofloxacinessi administrohet,cili eshte


spektri I veprimit,indikacionet,farmakokinetika,efektet anesore??administrimi
IV ,PO (250-500 -750mg qdo 8-12 ore. Spektrum:gram neativedhe Legionella
pneumophila.Veprim i dobet ndaj Strep.pneumoniae Indikacionet:pneumia e
perfituar gjate hospitalizimit,infeksionet intra-abdominale,infeksionet ne traktin
urinar,kunder antraksit.Farmakokinetika:lidhet me kationet Ca dhe Mg qe
shkakton ulje ne absorbim,e rrite efektin e varfarines. Efektet
anesore:nauze,vjellje,dhembje barku,fototoksicitet(rralle).

7.Tregoje mekanizmin e frenuesve te pompes proteinike dhe efektet anesore,si


behet dozimi I terapise se trefishte??Perbejne nje hap perpara per trajtimin e
semundjeve acido-peptike.Omeprazolli eshte frenues I pare I pompes proteinike I
hedhur ne treg ne vitin 1989,te tjeret jane
Pantoprazolli,Lansoprazolli,esomeprazolli etj.FFP jane barnat me efikase ne
frenimin e sekretimit te acidit gastri.FFP kane strukture kimike te ngjashme dhe
per qellime praktike mund te konsiderohen njejjte.Farmakokinetika-FFP jane
rrjedhes te benzimidazoleve.Ne pergjithesi jane te paqendrueshme ne Ph acid te
stomakut,prandaj jepen ne forme te kapsullave ose tabletave qe e qlirojne
permabjetjen ne zorren e holle proksimale,ku edhe fillojne te perthithen. Siq
jane:Omeprazolli,Lansoprazolli,Raberprazolli,Pantoprazolli etj
Farmakodinamika:FFP fale natyres lipofilike nepermjet gjakut,arrijne ne qelizat
parietale,ne te cilat depertojne me lehtesi.Perqendrohen ne ambient acid(rreth
1000 here) por edhe aktivizohen ne kete ambient.Forma e aktivizuar lidhet ne
menyre kovalente,te parikthyeshme,vetem me pompat proteinike aktive.Per
efikasitet preferohet te mirret 30 min para suhqimit ose njekohesisht me ushqim.
FFP jane jane te fuqishme dhe rrisin pH gastrike shume me teper se Antagonistet
H2. Indikacionet e FFP:Semundja e refluksit gastroezofageal,Gjendja
patologjike hipesekretore psh Sindroma Zollinger Ellison,Trajtimi aktiv dhe
mbajtes I ulqeres duodonale dhe I asaj gastrike beninje,Parandalimi I ulqeres te
shkaktuar nga AIJS. Efektet e
padeshiruara:dhimbje barkut dhe te perzierat,diarrea,shpeshtesia e diarres varet
nga doza dhe mosha e te semurit,por gjithsesi nen 5%.

Dozimi i Frenuesve te pompes proteinike sipas indikimeve

 Trajtimi (Mjekimi) afatshkurtër i ulçerës duodenale :Omeprazoll 20 mg,


kohëzgjatja e mjekimit 4 javë,
Lansoprazoll 15 mg, kohëzgjatja e mjekimit 4 javë
Rabeprazoll 20 mg, kohëzgjatja e mjekimit 4 javë

Trajtimi I infeksionit me H-Pylori,terapia e trefishte?

Terapi e trefishte:Omeprazoll 20 mg,Klaritromicin 500 mg dhe Amoksicilin 100 mg


dy here ne dite,kohezgjatja 7,14,21 dite kur trajtimi ka filluar ne prani te ulqeres.

Terapi e trefishte:Lansoprazoll 30 mg,Klaritromicin 500 mg dhe Amoksicilin 100


mg 2x1 ,terapi e trefishte 10-14 dite.
8.Barnat diuretike,si klasifikohen,barnat antihipertensive,mjekimi I urgjences
hipertensive?Diuretiket jane barna qe shtojne leeminimin e ujit dhe te natriumit
ne urine,prandaj edhe quhen saliuretike. Veprimi kryesore eshte mjekimi I
hipertensionit,mjekimi I edemave te shkaktuara nga insuficienca kardiake,ciroza
hepatike ose skaqe te tjera.Nje grup I veqante dhe me ndikime specifike jane
diuretiket osmotic dhe bimet me efekt diuretic.

Klasfikimi I diuretikeve:Diuretiket tiazidik me perfaqesues


hidroklortiazidin,diuretiket e anses me perfaqesues furusemidin,diuretiket qe
ruajne kaliumin me perfaqesues:spironalaktonin,diuretiket osmotic me
perfaqesues monitolin etj.Bimet mjekuese me efekt diuretic:bishtat e
qershise,mustaqet e misrit,majdanozi etj.

Barnat antihypertensive ndahen ne :Diuretike antihipertensiv


(hidroklortiazidin,spironalaktoni,furosemidi etj),Simpatolitiket(metildopa,
klonidina,enalaprill,metoprolol etj)Hidralizina eshte nje prej barnave me te
hershme per mjekim te hipertensionit por,perodirmi I saj eshte kufizuar per shkak
te takikardise.Bimet me veprim antihipertensiv:gjetthe ulliri perdoret 50-60 gjethe
dhe pihen ne stomak bosh,hudhra qe gjindet edhe ne forme te tabletave,por
gjithnje rekomandohet ne forme natyrae,fryti limonit,levoret e fryteve,lulet dhe
frytet e murrizit. Furosemidi ipet ne disa rruge:nga goja,IM dhe IV.Pas injektimit
ne vene efekti fillon pas 5 minutash arrin pikun pas 20-60 minutash dhe zgjate 3-4
ore.Kur duam efekt te lehte dhe mesatar ipet 40-80 mg ne dite I ndare ne dy
pjese interval 4- ore,kur duam efekt te fuqishem rritet doza.
Spironalaktoni perthithet lehte 70-90% kur mirret nga goja,npjese te vogla lirohet
me rruge biliare,rrite eleminimin urinar te natriumit dhe pakesohet I
kaliumit.Jepet ne eleminimin e edemave dhe mund te merret I kombinuar edhe
me diuretic te tjere.

Mjekimi I urgjences hypertensive :Kriza hypertensive eshte nje sindrom klinik qe


karakterizohet nga shifra te larta dhe te qendrueshme te TA,sistolike dhe
diastolike.Urgjenca hypertensive konsiderohet kriza hypertensive e nderlikuar me
pamjaftueshmeri acute te zemres,hemorragji cerebrale,kriza hypertensive gjate
shtatezanise etj. Preparate te vlefshme ne urgjencen hypertensive jane:
1.Trimetafani IV ka rrezik te ul TA nen vlerat normale 2.Metildopa IV ose
IM(veprim I vonuar,frenon SNQ) dhe 3.Furosemidi IV ka veprim mjafte te shpejte

9.Derivatet e antrakinonitkur u perdore per here te pare sulfasalzina dhe per


qka perdoret? Disa prej tyre si ALOE,SENNA dhe CASCARA jane produkte natyrale
me origjine bimore.Keta laksative perthithen keq dhe pasi te hidrolizohen ne
kolon,shkaktojne avakuimin Brenda 6-12 oresh,kur merren nga goja.Kur jepen nga
rektumi avakuimi eshte shume me I shpejte Brenda 2 oresh.Perdorimi kornik I
tyre shkakton nje pigmentim ne ngjyre kaffe te kolonit.Megjithese friken per
efekte karcinogjene,studimet epidemiologjike nuk tregojne per ndonje lidhje
midis perdorimit te tyre dhe kancerit kolorektal.

Sulfasalzina-eshte perdorur per here te pare ne 1940.U pa se nje numer I madh I


pacienteve me semundjen inflamatore te zorre spaten permiresime te
simptomave gastrointenstinale,dhe me vone medikamenti u perdor per trajtimin
e saj.Sulfasalzina perbehet nga nga sulfapiridina,e cila nuk ka efekt ne semundjen
inflamatore te zorres dhe nuk jep sherim te mukozes se zorres dhe ajo eshte
pergjegjese per efektet anesore te sulafasalzines

10.Qka eshte insulina,cilat jane format me te shpeshta te insulines dhe qka


shkakton mungesa saj??Insulina eshte nje hormon peptidik me 51 aminoacide,qe
sekretohen nga qelizat beta te ishujve te Largenhansit te pankreasit.Perbehet nga
dy vargje(A dhe B).Funksioni kryesore I saj eshte nxitja e kapjes se glukozes nga
qarkullimi sistemik dhe frenimi I glukoneogjenazes.Mungesa ose qrregullimet e
insulines lidhen me diabetin.Pankreasi human permban rreth 8 mg ose 200 unite
isnuline.Gjate 24 oreve sekreton 40-50 UL.

Diabeti mellitus karakterizohet nga rritja e perqendrimit te glukozes ne gjak mbi


norme,qe nga ana e saj shoqerohet me zhvillimit e nderlikimeve vaskulare,e
sidomos semundja koronare etj.

Format me te shpeshta te diabetit jane:1.Diabeti insulinovartes-eshte kur kemi


nje pakesim te insulines ose fare per shak te demtimit te qelizave beta dhe
Diabeti jo insulinovartes-kur kemi nje munges relative te funksionit te insulines.
Mungesa ose pakesimi I insulines shkakton:1.Pakesimi I transportit te glukozes ne
qelizat e muskujve te skeletit 2.Pakesimi I konvertimit te glukozes ne qelizat
hepatike 3.Rritja e perqendrimit plazmatik te lipideve dhe ketoneve.

Farmkologjia e insulines:Insulina ben pjese ne klasen e antidiabetikeve qe jepet


me injeksion por disa forma po eksperiemntohen edhe me inhalacion.Insulina
perfitohen nga pankreasi I kafsheve(derri apo kau) ose nepermjet teknologjise se
rekobinimite te AND-se nga gjeni insulines se njeriut. Insulina dhe analoget e saj
ulin nivelin e glukozes ne gjak,duke nxitur futjen e saj ne qeliza duke frenuar
prodhimin e flukozes nga heparin.

PYETJE
NGA GRUPI C DHE D

ANASTRAZOLI-Eshtepreparat antiestrogjenik josteroid, frenues selektiv i


aromatazes. Preparati jepet ne tab. 1 mg!

Doza dhe menyra e dhënies :1 tab (1 mg) ne ditë, pavarsisht nga ushqimi, por kur
preparati shkakton cregullime gastrointestinale, duhet dhene para ushqimit.

Efektet anesore : ne sistemin kardiovaskular ; hipertension, edema, dhimbje gjoksi


etj

Ne SNQ- dhimbje koke, pergjumesi, konfuzion, ankth, depresion, etj.

Ne aparatin tretes : Te perziera, te vjellura, diarre, kapsllek, prerje oreksi,


dhimbje barku etj

Urogjenitale: Infeksione urinare, tharje e vagines, atrofi e organeve seksuale ,


aborte etj
2.Qka jane kalcibllokuest,pershkruje vepimin e nifedipines,verapamillit?
Kalcibllokuesit jan nje grup preparatesh me stuktura kimike te <>,kane fillu te
perdoren pas 1962,por ne SHBA per shkak te nje politike te matur ndaj
produkteve te reja jane leju me qarkullu pas 1980.Keto preparate quhen si
frenues te hyrjes se Ca+ ne qelize.Disa prej
tyre:Amlopina,Diltiazemi,Felodipina,Nifedipina,verapamilli etj Perdoren per
semundje iskemike te zemres,hipertensioni arterial,hipertensioni arterial,aritmite
supraventrikulare.

Nifedipina eshte frenues I kanaleve te ngadalta te kalciumit,merret nga goja


perthithet 92-98%.Efektet:relaksim dhe parandalim I spazmave koronare dhe
arteriale.Ne pergjithesi nifedipina dhe kalcibllokuesit e tjere zgjerojne arteriet
koronare kryesore dhe arteriolat koronare ne regjionet noramle dhe ato
iskemike.Ipet ne tableta dhe kapsulla me 10 dhe 20 mg,dozat e zakonshme
mjekuese 10-20 mg 3 here ne dite.Maksimumi ditor mund te jete 120 mg.

Verapamilli-Perthithet nga goja deri në masën 90%, metabolizohet ne melçi.


Efekti i verapamilit shfaqet 1-2 orë pas marrjes nga goja dhe arrin maksimumin pas
5 orësh.
Pas injektimit ne venë shfaqet pas 5 minutash dhe veprimi maksimal arrin pas 10-
15 minutash.
Rreth 70% e metabolitëve eliminohen ne urinë, 16% me rrugë biliare dhe nje pjese
eliminohet i pandryshuar me urinë.

3.Pershkruaj agonistet dhe antagonistet e receptoreve opioid cilat barna bejne


pjese ne keto grupe? Agonistet e paster-perfshin morfinen dhe barnat e
ngjashme me te si:Codeina,Methadone kane veprim me te dobet dhe nuk
shkaktojne varesi ,pastaj Meperidina,heroina,Fantanyli etj.

Metadone ipet te perdoruesit e drogave qe kane qene 6 muaj perdorues.3


javet e para me shoqerues,1x1 mbi 6 muaj 2x1,gjithashtu kjo barne dhe
Codeina perdoret edhe te thyerjet.

Antagonistet keto bllokojne efektet e opiateve por vete nuk jane ne gjendje
te shkaktojne asnje efekt( naloxan,naltrexon)
Naltrexoni 350 mg,2x1 mengjes mramje,ka veprim shume tshpejte.Efektet
anesore:marramendje,humbje koshience,ngacmim te mukozes.

4.pershkruaj 10 laksativet natyror dhe trego si perdoren? Laksativet jane


substanca qe provokojne jashtqitjen dhe menjanojne obstipacionin qe paraqet
konstipacionin e rende te shoqerurar me munese te defekimit spontan.
Laksativet natyror:uji eshte nder me te miret,pasi nuk ka efekte anesore.Pirja e tij
ne menjges ne stomak te zbrazet,I ndihmo zorreve te bejne sa me mire punen e
tyre,Kivi I ve ne levizje “zorret demebele”,palestra ndihmon ne mirefunksionimin
e sistemit te tretjes,dritherat ndihmojne kunder kapsllekut,qamqakezat pa sheqer
permban sorbitrol dhe ndihmon ne tretje,bishtajoret permbajne proteina
bimore,kumbullat e thara,aloe vera per shume funksione fiziologjike,frutat e thata
permabjne shum fibra dhe luftojne konstipacionin,jamballi

6.qka kuptojm me termin aritmi,pershkuraj klasifikimin e antiaritmikeve?


Barnat antiaritmike- aritmite jane nje qrregullim I ritmit normal sinsual te
zemres,qe shfaqen si qrregullim I frekuences se zemres ose vendit te lindjes se
impulsit. Aritmit lindin si rezultat I qrregullimit te automatizmit,te
perqueshmerise ose nga kombinimi I tyre. Barnat
antiaritmike:Kindiina,Fenitoina,Sotaloli,verapamilli etj. Fibrilacioni atrial është
forma më e zakonshme e aritmisë. Prek më shumë të moshuarit, personat me
tension të lartë të gjakut dhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera të zemrës. Mjekët
shpjegojnë se Fibrilacioni atrial mund të shkaktojë stroke cerebral (infarkt), keputje
dhe insuficience kardiake.

Klasifikimi I antiaritmikeve: klasa 1 perfshine medikamentet membrano-


stabilzuese,te cilat modifikojne depolarizimin e shpejte qelizor,ketu bene pjese
Kinidina,Fenitoina,Prokainidi etj

Klasa 2 perfshine medikamentet beta adrenobllokuese ne ciklin e


depolarizimit,ato veprojne duke zvogluar shpejtesine e fazes O,perfaqesues I ketij
grupi eshte Sotaloli

Klasa 3 perfaqesues jane:Amiodaroni,Ibutilidi etj

Klasa 4:verapamilli dhe cibenzolina dhe grupit 5 jane alidina.


7.Barnat qe perdoren kunder iskemise dhe infarktit te miokardit?:Nitro
vazodilatoret(gliceril trinitrati,izosorbid dinitrat etj),B-adrenobllokuesit,Ca-
bllokuesit(verapamilli,diltiazem,nifedipin,amlodipin ),hapesit e kanaleve te K+
(nikorandilli),frenuesit e agregimit
trombocitar(aspirina,klopidogreli),antikoagulantet(heparina,varfarina),trobolitiket
,statinat etj.

8.Qka jane barnat,origjina e barnave,qka eshe farmakologjia? Bar quajme qdo


substance qe ka fuqi mjekimi,barnat jane te afta te modifikojne sistemet
biologjike ne nje menyre relativisht selektive,qe veprojne ne organizmin e gjalle
ne aspektin e parandalimit,diagnozes dhe tretmanit te semundjeve,ndonese
eshte e veshtire te vihet nje kufi mes nocionit bar dhe helm per shkak se e njejta
substance,ne kushte te <> mund te veproje edhe si bar edhe si helm.Kjo varet
nga sasia e perdorur,menyra e perdorimit dhe gjendja momentale e organizmit.

Origjina e barnave:nga bota bimore,shtazore dhe bota e mineraleve dhe ne kohet


moderne jane edhe barnat qe perfitohen me sinteze ne labaratore.

Mineralet perbejne nje numer te vogle te barnave(hekuri,qe zakonisht


shfytezohet ne forme ferrosulfati)

Bota bimore pjeset e thata dhe te imtesuara te bimeve mjekuese kan rendesi te
madhe(gjethet e digitalisit,helmarines etj)Fuqia mjekuese e tyre nvaret nga
perberjet qe kane efekt farmakologjik dhe keto perberje njihen si substanca
aktive ose efektive.Substancat aktive quhen substancat qe kane perberje te <>
kimike dhe ndahen ne disa grupe(alkaloidet,glukozidet,taninat,vajrat eterike etj)

Alkaloidet perbejne grupin me te madh dhe te rendesishem,gjitashtu per


pergatitjen e barnave perdoren edhe kepurdhat dhe bime te ulta.Produktet e disa
kepurdhave i mbysin mikroorgnizmat ose e bejne te pamundshme shumezimin e
tyre,dhe keshtu perdoren per mjekimin e semundjeve
infektive(penicilina,streptomicina)

Bota shtazore disa inde dhe organe te kafsheve nraste me te shpeshta gjendrat
endokrine jane lende te para trendsishme mjekuese qe me procese komplekse te
pastrimit pergatiten barera si(vaji i peshkut),pastaj jane edhe hormone te <> si
insulina qe perfithet nga pankreasi i lopeve dhe derrave dhe substanca tjera
fiziologjikisht aktive(heparina,trombina).

Barnat sintetike si rezultat i punes sistematike ne fushen e kimise


sintetike:Aspirina,aminopirina,fenobarbitoni,amfetamina,antihistaminiket etj

Aspirina (acidi acetil saliscilik) shfytezohet si


analgjetik,antipiretik,antiflogjistik(efekt kunder inflamacionit) dhe si antikoagulant
pra per parandalimin e sulmit ne tru dhe infarktit te zemres nbaze te aftesise per
pengimin e grumubullimit te trombociteve,perkatsisht pengimin e formimit te
trombit.Per te arritur efektin me te shpejte quhet te merret nje ore para ngrenies
ose dy tri ore pas ngrenies.Nuk rekomandohet marrja ne lukth ne zbrazet ndersa
personat qe kane probleme me lukth duhet ta marrin se bashku me ushqim
ngadalesohet thithja keshtu dobesohet edhe veprimi i barit.Preferohet te
perdoret edhe per dhimbje te medha te kokes,migrenes me shume se
paracetamoli pasi ka me pak efekte anesore.Aspirina 75mg qe perdoret per te
ndihmuar ne parandalimin e sulmeve te metutjeshme te zemres,100 mg(vepron
drejtperdrejte si antikoagulant) ,300 mgdhe 500 mg.

Farmakologjia eshte shkenca mbi barerat duke perfshire te gjitha ato qe kane te
bejne me barerat:origjinen e barit,cilesite fiziko-kimike,menyren e
pergatitjes,veprimin,ndryshimet ne organizem dhe perdorimin ne terapi,pra
farmakologjia studion veprimin e substancave kimike ne organizmin e gjalle.

9.qka jane antibotiket,cefalosporinat dhe Peniclinat? . Antibiotiket-Jane lende


kimikisht te percaktuara me origjine biologjike,te cilet,edhe pse nuk zoterojne
karakter enzimatik,ne perqendrime te ulta ndalojne proceset e rritjes.

Antibioze eshte fenomeni ku nje qenie e gjalle per te mbijetuar vet,i shkatrron
qeniet e tjera e kunderta e ketij eshte simbioza.

Disa kritere per klasifikimin e antibiotikeve:1.Kriteri biogjenetik dhe


kimik:antibiotiket qe rrjedhin nga
aminoacidet(cikloserina,kloramfenikoli),antibiotiket qe rrjedhin nga
glicidet(aminoglikozidet),antibiotiket qe rrjedhin prej njesish acetat dhe propionat
dhe antibiotiket e ndryshem 2.kriteri aplikativ nbaze te spektrit te veprimit dhe
perdorimit klinik

3.kriteri i bazuar ne mekanziem biokimik te veprimit Cefalosporinat jane


antibiotik semisintetik te produkteve te mikroorganizmave te ndryshem,duke
perfshire Cephaosporum dhe Streptomyces.

Ndahen kater gjenerata:1.Cefalosporinat e grupit te pare-veprojne kunder


baktereve Gram pozitive,ndersa kunder organizmave Gram negativ veprojne me
dobet(Cefadroxil,Cefazolin,Cephalexin,Cephalothin)

2.Cefalsporina te gjenereates se dyte-jane rezistente ndaj beta laktamazes dhe


jane shum aktiv gati kunder te gjitha bacileve Gram negative,gje qe mungon te
grupi 1 (Cefaclor,Cefprozil,Cefuroxime,Cefotetan)

3.Cefalosporinat e gj.3-jane shume me aktive se sa ato te gjeneratave te para


kunder baktereve Gram negative.Veti tjeter eshte aftesia qe te depertojne
barrieren hematoencefalike.(cefodizima,ceftriaxone,cefixima,cefsulodina)

4.Cefalosporinat e gj.4-jane te ngjashme me ato te gj.3 mirpo jane shum


rezistent,mirepo jane shume me rezistent ne hidrolize te beta laktamazave.
(cefepima,cefpirona)

Penicilinat Jane grup i madh barnash baketicide,

Penicilinat natyrale
1. Penicillin G (benzylpenicillin)-Ka spekter antibakteror relativisht te ngushte.
Eshte efektive kunder shume lloje te baktereve Gram-pozitive, kokeve Gram-
negative dhe kunder treponemave.
Eshte acido labile dhe rendom aplikohet intramuskular (dhembje dhe irritim ne
vendin e injektimit) ose intravenoz (me e preferuar).

Format depo te Penicillines G


Pocaine penicillin G dhe Benzathine penicillin G aplikohen intramuskular dhe
sherbejne si forme depo. Karakterizohen me tretshmeri te dobet, absorbim te
ngadalshem ne qarkullim dhe gjysmekohe te zgjatur.
2. Penicillin V (Phenoxymethyl penicillin)
Fenoksimetilpenicilina eshte peniciln orale (acido stabile). Spektri I ngushte I
veprimit, biodisponueshmeria relativisht e dobet dhe nevoja per dozim kater here
ne dite jane faktor limitues per perdorimin terapeutik te saj.

Penicilinat penicilinaze rezistente (antistafilotoksike)

Ne kete grup bejne pjese:


Meticilina (acido labile),Nafcillina,Oxacillina,Cloxacillina
Dicloxacilina

C. Penicilinat me spekter veprimi te zgjeruar (aminopenicilinat)


Ampicilina – per trajtimin e bronkitit dhe infeksioneve te traktit urinar, megjithese
shume baktere qe shkaktojne infeksione urinare (si Echerichia Coli) tani jane
rezistente ndaj penicilines.
Merret me rruge orale dhe pareneterale. Doza orale e ampicilines duhet te merret
ne lukth te zbrazet. Reaksionet alergjike ndaj ampicilines jane me te shpeshta sesa
ndaj penicilinave tjera. Dozohet 4 here ne dite.
Amoksicilina – thithja nga trakti gastrointestinal eshte e shpjete dhe e plote,
krahasura me ampicilinen. Amoksicilina dozohet 3 here ne dite.

D. Penicillinat antipsudomonale
Emertohen kesisoj per shkak te veprimit te tyre ndaj Pseudomonas
aeruginosa.Perdoren kryesisht per trajtimin e infeksioneve te traktit urinar.
Pencillinat antipsudominale mund te jene te grupit te:
a. Karboksipenicilinave
Karbencilina
Tikrcilina
b. Ureidopenicilinave
Mezlocilina
Azlocilina
Piperacilina

10.Qka eshte kosntipacioni?Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situatë


kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë.

Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të


cilat dalin me vështirësi.
Shumë njerëz që kanë konstipacion (kapsllëk) kanë dhembje gjatë defekimit
(jashtëqitjes) dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur.

Shumë njerëz mendojnë se kanë konstipacion në qoftë se ata nuk dalin jashtë për
ditë. Gjithsesi defekim normal mund jetë tri herë në ditë deri në tri herë në javë,
kjo varet nga personi.

11.Kontraceptivet oral ose pilulat kontraceptive jane nje lloj medikamenti qe


femrat mund ta marrin ne menyre ditore per te parandaluar
shtatzanine.Perbehen nga hormone te cilet jane perberes kimik te prodhuar
normalisht nga vete trupi I njeriut dhe kontrollojne menyren se si funksionojne
pjese te <> te trupit.Ekzsitojen dy lloje: Pilula e kombinuar qe permban dy lloje te
hormoneve:estrogjenike dhe progestative dhe Minipilula qe permabn vetem nje
lloj hormoni,Progesteronin. Efektet e hormoneve të pilulave kontraceptive
janë:

 Frenojnë ovulacionin. Nuk mund të ndodhë shtatzania nqs nuk ndodh


ovulacioni.
 E bëjnë mukusin cervikal më të viskoz duke bërë kështu të pamundur
penetrimin e spermatozoideve në kavitetin uterin.

12.Vitamina D ka rol shumë të rëndësishëm në imunitetin e organizmit, alergjisë,


apnesë së gjumit dhe uljen së kariesit dentar dhe mineralizmin e dhëmbëve,ne
ndertimin e kocakave etj.
 Mungesa e kesaj vitamine: Simptomat kryesore janë dhimbja e kockave dhe
dobësia muskulore. Megjithatë, mungesa e lehtë e saj jo domosdoshmerisht
shoqërohet me simptoma. . Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt
hipokalcemisë e cila mund të manifestohet edhe me
konvulsione.,pamjaftueshmeria e saj mund te qoje drejt hiperparatiroidizmit
sekondar qe ka tbeje me rritjen e humbjes kockore, Mungesa e Vitaminës D
është shoqëruar me rritje të prevalencës së hipertensionit, hiperlipidemisë,
sëmundjeve vaskulare periferike, infarktit të miokardit, insuficiencës
kardiake dhe insultit cerebrovaskulare. . Deficienca e rëndë e Vitaminës D
shkakton miopati, e cila jep dobësim dhe dhimbje të muskujve, Mungesa e
Vitaminës D rrit rrezikun e infeksioneve të traktit të sipërm dhe të poshtëm
respirator si dhe urinar. luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e
adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës. Gjithashtu në sëmundjet si
skleroza multiple, epilepsia dhe tuberkulozi është parë të shoqërohen me
mungesë të Vitaminës D.

1.Qka eshte ulqera duodenale dhe gastrike,pershkruaj strategjite e

meposhtme per trajtimin e semundjes se ulqeres peptike? Ulqera duodonale

eshte nje semundje e lidhur me H-Pylori dhe shkaktohet kryesisht nga rritja e

ngarekses me acide dhe pepsine qe vijne nga stomaku.

Ulqera gastrike lidhet me perdorimin e barnve antiinflamatore josteroid,ndonse


mund te jete I pranishem edhe nga infeksioni me H-PYLORI.

Trajtimi I ulqeres peptike:trajtimi I infeksionit te H-Pylorit (antibiotike),pakesimi I


aciditetit te stomakut(antagonistet H2,FFP ) dhe fuqizimi I mbrojtjes
mukozale.Cimetidine trajtim aktiv 4x300 mg,2x400mg dhe 1x800 mg

Ulqerja gastrike:cimetidin 4x300 mg

Refluksi gastroezofageal:cimetidine 4x300 mg,4x400 mg dhe 2x800 mg

9.Qka eshte H-Pylori,uqera duondonale dhe gastrike?

H-Pylori është një baktere gram-negative që pas infektimit lokalizohet në


mukozën e stomakut.Eshte gjetur rreth 90% te pacienteve me ulqere
duodenale dhe 70% te pacienteve me ulqere gastrike.

H-Pylori I shpeton veprimit te sistemit imnitar te njeriu dhe shkakton nje


inflamacion kronik te heshtur,ky mikroorganizem e demton sistemin e
mbrojtjes mukozale si duke vepruar me epitelin gastrik ne te gjtia fazat e
infeksionit.
Simptomat më të shpeshta janë:dhimbja abdominale dhe epigastrike,nauze,

mundim për të vjellur,të vjella,fryrje barku dhe gazra,rënie në peshë, humbje të

oreksit etj.

Trajtimi I infeksionit me H-Pylori,terapia e trefishte?

 Terapi e trefishte:Omeprazoll 20 mg,Klaritromicin 500 mg dhe Amoksicilin


100 mg dy here ne dite,kohezgjatja 7,14,21 dite kur trajtimi ka filluar ne
prani te ulqeres.
 Terapit e trefishte:Lansoprazoll 30 mg,Klaritromicin 500 mg dhe
Amoksicilin 100 mg 2x1 ,terapi e trefishte 10-14 dite.

You might also like