You are on page 1of 27

DEFINICIONI I SHENDETIT DHE

SEMUNDJES-ROLI
INFERMIEROR

1
OBJEKTIVAT

 Përcaktimet rreth shëndetit, modelet dhe konceptet e tij

 Njohjen e përkrahjes së shëndetit

 Njohjen e stadeve të sëmundjes

 Përpjekjet që ndërmerr familja dhe pacienti për përballimin e sëmundjes

 Roli infermieror në shëndet dhe sëmundje

2
KUPTIMET E PËRGJITHSHME PËR
SHËNDETIN
Në të kaluarën – besimet fetare
 Siguruan një rrugë për njohjen dhe kuptimin e botës.
 Shumë njerëz e shikonin shëndetin e mirë ose mirëqënien, si mungesë
sëmundjeje.

Racionaliteti dhe shkenca


 U zhvillua modeli mjekësor dhe shkencor dhe që zëvendësoi mënyrat e
hershme të vlerësimit të shëndetit.

Sipas OBSH, shkruar më 1946


 “ Shëndeti është një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe
shoqërore, dhe jo thjeshtë mungesa e sëmundjes .

3
KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË
PIKPAMJES SHKENCORE MJEKSORE TË
SHËNDETIT
Bio-mjekësore
 Shëndeti supozohet si pasuri e qenieve biologjike
Mekanistike (trupi)
 Trupi kuptohet dhe trajtohet sikur të jetë makinë në të cilën të gjitha pjesët janë të
lidhura, por të afta për t’u ndarë dhe trajtuar individualisht
Objektive
 Simptomat duhet të vlerësohen me anë të masave objektive (shenjave) nga
ekspertë në mënyrë që të jenë reale.
Reduksioniste
 Shëndeti - shihet se ekziston kur të gjitha pjesët e “makinës” funksionojnë
në rregull.
 Sëmundja - barazohet me një difekt të identifikueshëm apo një
keqfunksionim në një nga pjesët apo sistemet.

4
SHËNDETI KONSIDEROHET SE HUMBET ?

 Në prani të sëmundjes.
 Sëmundja shkaktohet nga:

Procese të brendshme Agjentë të jashtëm


fiziologjike
(sulmimi i trupit nga mikrobet)
(degjenerim ose prishje e një sistemi
rregullator)

5
QËLLIMI I TRAJTIMIT MJEKËSOR

 Të ruaj funksionimin normal ose shëndetin në pjesën ose sistemin e


dëmtuar.

Shëndeti barazohet me “normalitetin” dhe në këtë kuptim


ka një thënje morale se:

Të jesh i shëndetshëm
 do të thotë të jesh normal, të jesh normal duhet të jesh “mirë”.

Të qenit i sëmurë
 do të thotë që në një farë mënyre ne jemi “keq”.

6
SHËNDETI SI NJË E DREJTË THELBËSOR
PËR TË JETUAR

 Më 1984, OBSH karakterizoi shëndetin si:

“ [Shëndeti është]… masa me të cilen një individ ose një grup është i
aftë, nga njëra anë për të kuptuar aspiratat dhe plotësuar nevojat,
dhe nga ana tjetër, për të ndryshuar ose përballuar ambientin “.

 Shëndeti, shihet si një burim për jetën e përditshme, jo një objekt jetese;

 Shëndeti është një koncept pozitiv duke përfshirë: burimet shoqërore,


personale si dhe aftësitë fizike.

7
TË JETUARIT

 Të jetuarit nuk është diçka pasive as statike.


 Të jetuarit është diçka gjithmonë në ndryshim dhe aktive, është më tepër
se një ekzistencë e thjeshtë.

Të jetuarit përfshin rritje dhe ndryshim në lidhje me të gjitha përmasat


e ndryshme të jeteve tona:
 Shoqërore,
 Ekonomike,
 Psikologjike,
 Emocionale dhe shpirtërore
 Fizike,
 Intelektuale.

8
PËRCAKTIMET E SHËNDETIT

Përcaktimi i OBSH ka karakteristikat e mëposhtme, të cilat


bazohen në konceptin
holistik(universal,gjithperfshires) të shëndetit:

1. shqetësimi për individin si një sistem i tërë;

2. shëndeti identifikon mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm;

3. njohjen e rëndësisë së rolit individual në jetë.

9
MODELET E SHËNDETIT DHE SËMUNDJES

Nje model
 Është një mënyrë teorike e të kuptuarit të një ideje ose koncepti.

Besimet e shëndetit
 Janë idetë e një personi, bindjet dhe qëndrimet rreth sëmundjes dhe
shëndetit.
 Ato mund të bazohen në informacione faktike ose keqinformime,
legjenda, realitet ose shpresa false.
 Sjelljet e shëndetshme zakonisht rezultojnë nga besimet e shëndetit të
cilat, mund të ndikojnë:
 pozitivisht ose negativisht në shëndet.

10
SJELLJET POZITIVE DHE NEGATIVE NË
SHËNDET
Sjelljet e shëndetshme pozitive - përfshijnë aktivitete të lidhura me:
 ruajtjen,
 përmirësimin ose rikthimin e shëndetit,
 parandalimin e sëmundjes, si (gjumi, ushtrimet, dieta dhe rregjimi).

Sjelljet negative ndaj shëndetit - përfshijnë praktikat aktuale ose


potenciale të dëmshme për shëndetin si:
 duhani,
 drogat,
 abuzimi ndaj alkoolit,
 dieta e varfër,
 refuzimi për të marrë medikamentet e nevojshme.

11
MODELET INFERMIERIKE PËR SHËNDETIN
VAZHDIMËSIA E MODELIT
SHËNDET-SËMUNDJE
 Shëndeti është një gjendje dinamike që lëkundet varësisht se si personi
adaptohet ndaj ndryshimeve të jashtme dhe të brendshme mjedisore për
të ruajtur një gjendje të plotë mirëqenieje.
 Një infermiere mund të identifikojë nivelin shëndetsor të paciientit në çdo
pikë të vazhdimësisë shëndet - sëmundje.
 Faktorët riskues përfshijnë ndryshueshmërinë gjenetike dhe fiziologjike, të
tilla si: mosha, mënyra e jetesës dhe mjedisi.
 Mënyra se si pacientet shohin nivelin e tyre të shëndetit varet nga qëndrimi
i tyre ndaj shëndetit, besimit dhe përceptimit të mirëqenies së tyre.
 Infermierija ndihmon pacientët të indentifikojnë pozicionin e tyre në
vazhdimësinë shëndet - sëmundje për të vendosur qëllimet e arritjes së
shëndetit optimal.

12
MODELET INFERMIERIKE PËR SHËNDETIN
MODELI I MIRËQËNIES NË NIVEL TË LARTË

 Fokusohet në maksimizimin e potencialit të shëndetit të një individi,


familje dhe komuniteti.
 Kjo kërkon që individi të ruajë një ekuilibër të vazhdueshëm, duke
adaptuar objektivat ndaj mjedisit.
 Kujdesi infermieror fokusohet në ndryshimin e sjelljeve dhe drejtohet në
ndihmën që i jepet pacientit për të arritur nivelin e lartë të mirëqenies,
duke theksuar përkrahjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjes.
 Niveli i lartë i mirëqenies, është një proçes dinamik e jo një gjendje
pasive dhe statike.

13
MODELET INFERMIERIKE PËR SHËNDETIN
MODELI I FAKTORËVE TË MJEDISIT
 Fillon me shëndetin komunitar dhe trajtohet si një model për të
shpjeguar shkaqet e sëmundjes në vende të tjera.
 Niveli i shëndetit ose i sëmundjes së një individi ose grupi individësh,
varet nga lidhja dinamike e agjentëve mjedisor, faktorëve të jashtëm ose
të brendshëm, që të shkaktojnë epidemi.
 Agjentet - mund të jenë biologjik, kimik, fizik, ose psikosocial.
 Shumica e faktorëve - janë situata fizike ose psikosociale ose kushte të
cilat i vendosin njerëzit në rrezik ndaj sëmundjes.
 Mjedisi - përfshin faktorët e jashtëm të cilët e bëjnë sëmundjen më pak
ose më shumë të mundshme.
 Infermieria komunitare identifikon dhe kordinon veprimet mbi faktorët e
shumtë mjedisor në një model.

14
MODELET INFERMIERIKE PËR SHËNDETIN
MODELI I BESIMIT-RUAJTJES SË SHËNDETIT

 I adresohet lidhjeve ndërmjet besimit të një personi dhe sjelljeve të tij.

 Ka një mënyrë predikimi dhe kuptimi se si sillen pacientet me shëndetin


e tyre dhe se si ato do të përgjigjen ndaj terapisë.

 Përdorimi i modelit bazohet në përceptimin e personit ndaj prekshmërisë


nga sëmundja, seriozitetit të sëmundjes si dhe përfitimeve nga ndërhyrjet
për të parandaluar sëmundjen.

 Ky model ndihmon infermieret për të kuptuar faktorët që ndikojnë në


përceptimin e pacientit, besimit, sjelljeve, për të planifikuar kujdesin me
efektiv.

15
INFLUENCAT E NDRYSHME NË SHËNDET
DHE PRAKTIKËN SHËNDETËSORE
Modeli i ruajtjes së shëndetit, fokusohet dhe ka për qëllim:
 Të ruajë nivelin e mirëqenies së pacientit.
 Faktorët njohës-perceptues dhe sjelljet mbrojtëse të shëndetit.
 Identifikon faktorët, të cilët rrisin ose ulin aktivitetet mbrojtëse të shëndetit.
 Infermieret duhet të njohin faktorët e ndryshëm që ndikojnë në shëndetin e
pacientit, duke ndikuar në mendimet dhe veprimet e tij.

Faktorët e brendshëm
 Stadet e zhvillimit
 Biografia intelektuale
 Përcaktimi i funksioneve
 Faktorët emocional dhe shpirtërore

Faktorët e jashtëm
 Praktikat familjare
 Faktorët socio-ekonomik
 Biografia kulturore

16
PARIMET E RUAJTJES SË SHËNDETIT

Si proçese aktive janë ndërtuar mbi bazën, tek:

 Ushqyerja,
 Ushtrimet,
 Mos përdorimi i drogës dhe duhanit,
 Përgjegjësia ndaj seksit dhe reduktimi i stresit.

17
SËMUNDJA DHE REAGIMI I INDIVIDIT NDAJ
SAJ
 Sëmundja nuk është thjeshtë prania e një proçesi patologjik.
 Sëmundja është një gjendje, në të cilën funksioni fizik, emocional,
intelektual, social, zhvillues dhe shpirtëror i një personi është dëmtuar
ose ulur krahasuar me eksperiencat e mëparshme.
 Sëmundshmëria nuk është gjithmonë sinonim i sëmundjes dhe për këtë
infermierët duhet të jenë të familjarizuar me llojet e ndryshme të
semundjeve dhe trajtimin e tyre.
 Kur njerëzit konstatojnë që janë sëmurë, sjelljet e sëmundshmerise
mund të jenë mekanizmat imituesë.
 Ekipi mjekësor gjithashtu duhet të mbeshtesë dhe sigurojnë pacientit.

18
FAKTORËT QË INFLUENCOJNË NË
SJELLJET E SËMUNDSHMËRISË
Faktorët e brendshëm - ndikojnë në: Faktorët e jashtëm – influencojnë në
sjelljen e pacientit duke përfshirë:

 Shfaqien e simptomave të një


 Mënyren e sjelljes së pacientit, sëmundjeje,
 Natyrën e sëmundjes - simptomave,  Shoqëria me të cilën punojnë dhe
 Kërkesa e shërbime jashte kujdesit jetojnë pacientet,
shëndetsor (tek gjendjet serioze),  Biografia kulturore,
 Shmangia nga asistenca e kujdesit  Faktorët ekonomikë,
shëndetsor sepse ata kanë frikë nga
një sëmundje serioze.  Lidhja e pacientit me sistemin e
kujdesit shëndetësor,
 Sjellja e pacientit me:
 Sëmundje akute - preferojnë me
 Mbështetja sociale.
shumë të kërkojnë kujdes shëndetsor
dhe të pranojnë terapinë.
 Sëmundje kronike - mund të bëhen
më pak aktiv dhe mund të
bashkëpunojnë pak me stafin e
kujdesit.

19
STADET E SËMUNDJES

 Pacientët zakonisht kalojnë nëpër pesë stade të sëmundjes.

 Gjatë ketij proçesi ata zbulojnë, njohin dhe përdorin burimet e kujdesit
shëndetësor.

 Infermieria ndihmon pacientin të përballojë stadet e sëmundjes.

 Njohja e këtyre stadeve ndihmon infermierin në vlerësimin e sjelljeve të


pacientëve dhe zhvillon ndërhyrjet për të siguruar funksionin optimal në
të gjitha dimensionet.

20
Stadi i parë
PËRJETIMI I SIMPTOMAVE

Pacienti është i vetëdijshem se diçka nuk po shkon mirë dhe kupton


se ka:

 Kufizim në funksion, por nuk dyshon për një diagnozë specifike.


 Perceptimi i një simptome se është sëmundje,
 Ndryshimi fizik,
 Përgjigje emocionale,
 Sillet në shumë mënyra të ndryshme,
 Mund të mos e pranojë egzistencën e tyre,
 Nëse simptomat janë të lehta dhe nuk rrezikojnë jetën, vetëmjekimi
mund të jetë një përgjigje,
 Nëse simptomat duken të ashpra ose rrezikojne jetën, pacienti mund të
kërkojë kujdes shëndetësor.

21
Stadi i dytë
PRANIMI I ROLIT TË SËMURË
 Nëse simptomat vazhdojnë ose bëhen më të ashpra, pacienti pranon rolin
si i sëmurë.
 Sëmundja bëhet evidente,
 Pacientiet kërkojn konfirmim nga familja dhe grupet sociale të cilët janë
sëmurë dhe detyrohet të terhiqet nga detyrat normale dhe nga rolet
shpresuese.

Roli i të sëmuarit rezulton me ndryshimet emocionale që mund të jenë:


 të thjeshta ose komplekse,
 në varësi të ashpërsisë së sëmundjes,
 shkallës së paaftësisë,
 parashikimit të kohëzgjatjes së sëmundjes.
Pasi pranon natyrën e qendrueshme të simptomave ose potencialin e
rrezikut pacienti pranon kontaktin me sistemin e kujdesit shendetsor.

22
Stadi i tretë
KONTAKTI ME KUJDESIN MJEKËSOR

 Simptomat janë më të ashpëra, nga kurimet mjekësore në shtëpi,


 Pacienti kërkon pohimin e një eksperti të sëmundjes, trajtimin e saj,
shpjegimin e simptomave, shkakun, zhvillimin dhe implikimin e
sëmundjes për të ardhmen e shëndetit.
 Koha që pacienti do të kontaktojë me profesionistet e shendetit,
 Faktorët psikosocial dhe kulturor,
 Mungesa ose prania e sëmundjes e përcaktuar nga profesionisti
shëndetësor.

Mohimi ose pranimi i diagnozës nga ana e pacientit

 Nëse pacienti pranon diagnozën, ai zakonisht ndjek planin e trajtimit.


 Nëse pacienti refuzon diagnozën, mund të konsultohet me pjesëtarë të
tjerë të kujdesit shëndetësor.

23
Stadi i katërt
ROLI I VARUR I PACIENTIT

 Pacienti varet nga profesionistët e kujdesit shëndetësor për të qetësuar


simptomat e sëmundjes.

 Pacienti pranon kujdesin, simpatinë, mbrojtjen për të cilën ka nevojë si


dhe streset e jetës.

 Pacienti mund të adaptohet në këtë rol në shumë mjedise.

 Nga ana sociale është e lejueshme që Pacienti që janë në rol të


pavarur, të jenë të tërhequr nga detyrat dhe obligimet normale.

 Pacienti duhet gjithashtu të përshtatet me ndryshimet e programit ditor,


të cilat ndikojnë më shumë në rolin social të tij.

24
Stadi i pestë
SHËRIMI DHE REHABILITIMI

 Nëse shërimi nuk vjen menjëherë, atëhere mund të kërkohet kujdes


afatgjatë përpara se pacienti të jetë i aftë të rifitojë një niveI optimal
funksionesh.
 Në sëmundjet kronike, faza e fundit mund të përfshijë përshtatjen e ndaj
pacienti një reduktimi të zgjatur të shëndetit dhe të funksioneve.

Jo të gjithë pacientët, gjatë periudhës së sëmundjes i kalojnë:


 Të gjitha këto stade,
 Jo me të njejten shejtësi,
 Jo në të njejtën mënyrë.

Infermieria e cila kupton këto stade mund të kuptojë ndryshimet në


sjelljen e pacientit dhe të planifikojë një plan të efektshëm kujdesi.

25
NDIKIMI I SËMUNDJES MBI FAMILJEN DHE
PACIENTIN

 Sëmundja asnjëherë nuk është një situatë e izoluar nga jeta.


 Përballja me ndryshimet që vijnë si rezultat i sëmundjes dhe trajtimit të
saj.
 Hartimi i planit infermieror duhet të përshtatet me problemet dhe nevojat
e secilit.
 Pacienti dhe familja shpesh përjetojnë:
 Sjelljet dhe ndryshimet emocionale,
o (ankthi, shoku, refuzimi, mbyllja në vetëvete)
 Ndikimin e sëmundjes në rolin familjar,
 Ndikimin e sëmundjes në imazhin e trupit,
 Ndikimin e sëmundjes në vetkonceptimin,
 Ndikimin e sëmundjes në dinamikën e familjes.

26
Përmbledhje

 Koncepti i sëmundjes dhe shëndetit ndryshojnë në vazhdimësi.


 Shëndeti nuk është thjeshtë, mungesë sëmundjeje ose paaftësie.
 Ai është një gjendje dinamike në të cilin njerëzit adaptohen ndaj mjedisit
të jashtëm dhe të brendshëm për të ruajtur mirëqënien.

Për të siguruar kujdes infermieror efikas dhe për të ndihmuar


pacientin në rifitimin dhe ruajtjen e nivelit më të lartë të
mirëqënies, infermieria duhet të kuptojë:
 Konceptin e klientit për shëndetin,
 Praktikat,
 Besimet e tyre.

27

You might also like