You are on page 1of 15

SHËNDETI PUBLIK

(DISA PYETJE TË MUNDSHME)

Cka është Shëndeti dhe cka Shëndeti Publik?

Sipas OBSH Shëndet do të thotë “një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale
dhe jo vetëm mungesë e sëmundjes apo paaftësisë”.

Shëndeti publik është përcaktuar si "shkenca dhe arti i parandalimit te sëmundjeve, zgjatja e jetës
dhe përmirësimi i cilësisë së jetës përmes përpjekjeve të organizuara dhe zgjedhjeve të informuara
të shoqërisë, organizatave (publike dhe private), komuniteteve dhe individëve”.

Si funksionon shëndeti publik- cilat janë shtyllat kryesore të tij?

Shëndeti publik është i bazuar në 3 shtylla

1. Mbrojtja

2. Promovimi

3. Parandalimi

Nga kush përbëhet sistemi shëndetit publik?

Përbëhet nga një rrjet shërbimesh dhe institucionesh si: Institucionet e specializuara, institucionet
e kujdesit shëndetësor, institucionet e kujdesit social, institucionet e informimit publik, akademik
dhe arsimor, organizatat përfaqësuese të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Kush është përgjegjës për shëndetin publik?

Janë përgjegjës të gjithë sektorët e shoqërisë për të krijuar një shoqëri të shëndetshme, por
institucionet shëndetësore jane në krye. Gjithashtu koordinimi i te gjithë aktorëve si sektorë të tjerë
qeveritar, sektori privat, OJQ (Organizatat jo fitimprurëse), organizatat ndërkombëtare dhe
komuniteti, të gjithe të bashkuar kanë per qëllim përmirësimin e shëndetit.

Cilat janë disa nga nënfushat e shëndetit publik?

Shëndeti Publik ka shumë nënfusha, por zakonisht përfshinë kategoritë nën disiplinore të
epidemiologjisë, biostatistikës dhe shërbimeve shëndetësore.

Cilat janë 5 funksionet (5 P) apo rolet e shëndetit publik?


◇PARANDALIMI
◇PROMOVIMI

1
◇PËRKRAHJA
◇BAZIMI NË POPULLATË
◇PËRGATITJA

Cilat janë fushat e veprimit të shëndetit publik?


Adoptimi i një përqasjeje komunitare.
Zhvillimi i sistemeve të kontrollit dhe të transparencës publike mbi të gjitha çështjet e lidhura me
shëndetin e popullatës.
Mbështetja dhe hartimi i politikave të bazuara në evidencë.
Forcimi dhe përmirësimi i sistemit të informacionit dhe komunikimit në të gjitha nivelet.
Çfarë rëndësie ka qasja ndërdisciplinore në shëndet publik?

Qasja ndërdisciplinore në Shëndet Publik ka rëndësi që nëpërmjet disciplinave te saj e metodave


te ndryshme te bej parandalimin e sëmundjes, zgjatjen e jetës, promovimin dhe efikasitetin e
shëndetit fizik.

Cilat janë disa nga fushat ndërdisciplinore në shëndet publik?

Disa nga fushat ndërdisciplinore në Shëndetin Publik: Epidemiologjia, Shëndeti Mjedisor,


Biostatistika, Shëndeti në Punë, Edukimi Shëndetësor, Menaxhimi Shëndetësor, Politikat
Shëndetësore etj

Si ndikon infermieria në shëndetin publik?

Si individë, infermierët ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve çdo ditë.
Nëpërmjet kontakteve të shpeshta, infermierët janë në pozicionin më të mirë për të inkurajuar
ndryshimet e stilit të jetesës në komunitete dhe për të ofruar edukim për jetesë të shëndetshme –
veçanërisht për më të cenuarit në shoqëri.

Çka është sistemi i kujdesit shëndetësor?


Sistem i kujdesit shëndetësor është organizimi i njerëzve, institucioneve dhe burimeve që ofrojnë
shërbime të kujdesit shëndetësor për të përmbushur nevojat shëndetësore të popullatave të synuara.
Cka përfshijnë përcaktuesit e shëndetit?
Përcaktuesit e shëndetit përfshijnë:
mjedisin social dhe ekonomik,
mjedisin fizik dhe
karakteristikat dhe sjelljet individuale të një personi.

2
Çka janë determinanat komerciale të shëndetit dhe çka përfshijnë?
–Determinantat komerciale të shëndetit janë aktivitetet e sektorit privat që ndikojnë në
shëndetin publik, pozitivisht ose negativisht. Këtu përshihen të gjitha produktet dhe
shërbimet e ofruara nga subjektet private për të përfituar një fitim financiar, si dhe
strategjitë e tregut, kushtet e punës, aktivitetet politike; si keqinformimi, lobimi dhe
donacionet.
Sa fusha përfshijnë determinatat komerciale të shëndetit ?
–Përcaktuesit komercialë të shëndetit përfshijnë tre fusha. Së pari ato lidhen me mallra të
pashëndetshme që kontribojnë në shëndetin e keq. Së dyti ato përfshijnë praktika
biznesi, tregu dhe politike që janë të dëmshme për shëndetin dhe përdoren për të shitur
këto mallra dhe për të siguruar një mjedis të favorshëm politikash. Së fundi ato përfshijnë
nxitësit global të shëndetit të keq të tilla si ekonomitë e drejtuara nga tregu dhe
globalizmi, që kanë lehtësuar përdorimin e praktikave të tilla të dëmshme.

Në cilat rezultate shëndetësore mund të ndikojnë determinantat komerciale të shëndetit?


Përcaktuesit komercialë të shëndetit ndikojnë në një gamë të gjerë rezultatesh
shëndetësore, duke përfshirë obezitetin, diabetin, shëndetin kardiovaskular, kancerin,
dëmtimet në trafikun rrugor dhe shëndetin mendor. Rritja globale e obezitetit shoqërohet
me rritjen e disponueshmërisë dhe konsumit të ushqimeve dhe pijeve të pasura me energji
dhe të varfëra me lëndë ushqyese. Identifikimi i faktorëve kryesor të një diete jo të shëndetëshme
është një qëllim i rëndësishëm i shëndetit publik.

Çfarë janë determinantet sociale të shëndetit?


- Determinantet sociale të shëndetit janë rrethanat në të cilat njerëzit lindin, rriten, jetojnë,
punojnë dhe plaken, dhe sistemet e vendosura për t'u përballur me sëmundjet.

Çka janë pabarazitë shëndetësore?


Pabarazitë shëndetësore janë ndryshime në gjendjen shëndetësore ose në shpërndarjen e burimeve
shëndetësore ndërmjet grupeve të ndryshme të popullsisë, që rrjedhin nga kushtet sociale në të
cilat njerëzit lindin, rriten, jetojnë dhe punojnë.

3
Pabarazitë shëndetësore janë dallime, të padrejta dhe sistematike në shëndet, por të shmangshme
mes grupeve të ndryshme të njerëzve.
Cilat dallime i përfshijnë pabarazitë shëndetësore ?

Pabarazitë shëndetësore përfshijnë dallimet në: gjendjen shëndetësore, aksesin në kujdes, cilësinë
dhe përvojen e kujdesit, rreziqet e sjelljes për shëndetin, përcaktuesit më të gjerë të shëndetit .

Nga kush përcaktohen pabarazitë shëndetësore?


Pabarazitë shëndetësore nuk janë të rastësishme ato përcaktohen shoqërisht nga rrethana kryesisht
jashtë kontrollit të një individi.
Cili është fillimi themelor, kritik për adresimin e pabarazive shëndetësore?
Një fillim themelor, por kritik për adresimin e pabarazive shëndetsore është njohja e tyre, gjë që
kërkon përmirsimin e mbledhjes së të dhënave dhe analizën e këtyre të dhënave.
Si mund t’i adresojmë pabarazitë në kujdesin shëndetësor?
Pabarazitë në kujdesin shëndetësor mund t’i adresojmë duke bërë rritjen e ndërgjegjësimit të
publikut dhe ofruesve për pabarazitë racore/etnike në kujdes; zgjerimin e mbulimit të sigurimit
shëndetësor; përmirësimin e kapacitetit dhe numrin e ofruesve në komunitetet e pashërbyera;
rritjn e bazës së njohurive mbi shkaqet dhe ndërhyrjet për të reduktuar pabarazitë.
A ka pasur pabarazi shëndetësore të shprehura gjatë zhvillimit të pandemisë COVID-19?

Shpërndarja e vaksinës në të gjithë globin ka qenë e mbushur me pabarazi. Në fillim të


shpërndarjes, numri i dozave të vaksinave të administruara për 100 njerëz ishte më shumë se 18
herë më i lartë në vendet me të ardhura të larta sesa me të ardhura të ulëta, sipas të dhënave nga
OBSH dhe Banka Botërore. Kostot e këtij hendeku global të vaksinave u bënë të qarta kur varianti
Omicron i zbuluar në Afrikën e Jugut u përhap shpejt përtej kufijve.

Çfarë është survejanca (Mbikëqyrja) e shëndetit publik?

Survejanca e shëndetit publik është grumbullimi, analiza dhe interpretimi sistematik në ecuri të
pandërprerë në kohë i të dhënave shëndetësore thelbësore ndaj planifikimit, vënies në jetë, dhe
vlerësimit të praktikës së shëndetit publik, të integruara ngushtësisht me diseminimin në kohë të
këtyre të dhënave.

Cilat janë momentet thelbësore të survejancës?

Momentet thelbësore të survejancës përfshijnë:

4
I. Grumbullimin, analizën, interpretimin dhe prapashpërndarjen (feedback) e të dhënave të
shëndetit public (e të dhënave të sëmundjeve infektive në fushën e epidemiologjisë të sëmundjeve
infektive);

II. Natyrën si ecuri e pandërprerë në kohë e këtij proçesi;

III. Aksionin (veprimin, ndërhyrjen) për kontroll e parandalim si synim përfundimtar i këtij
proçesi.

Cili është synimi i politikave shëndetësore?

Synimi i tyre është promovimi i shëndetit, parandalimi i sëmudjeve dhe zgjatja e jetës nëpërmjet
përpjekjeve sistematike dhe të organizuara të gjithë shoqërisë.

Çfarë duhet të përfshijë sigurimi shëndetësor te shërbimi publik?

Duhet të përfshijë të gjithë spektrin e shërbimit bazë të shëndetit kualitativ, duke filluar me
parandalimin, trajtimin, rehabilitimin dhe kujdesin paliativ.

Çfarë është sëmundja?

Termi sëmundje i referohet gjërësisht çdo gjendjeje që dëmton funksionin normal të trupit; për
këtë arsye sëmundjet shoqërohen me mosfunksionim të proceseve normale homeostatike të
organizmit. Në kuptim më të gjerë përfshinë lëndime, aftësi të kufizuara, çrregullime, sindroma,
infeksione, simptoma të izoluara, sjellje devijuese dhe variacione atipike të strukturës dhe
funksionit.

Cka është spektri i sëmundjes (ose historia natyrore e sëmundjes) dhe nga cilat komponenta
përbëhet?

Historia natyrore e sëmundjes (ose spektri i sëmundjes) mund të përkufizohet si sekuenca e


ngjarjeve që ndodhin në organizmin e njeriut që nga momenti i ekspozimit ndaj një agjenti
etiologjik (“shkaktari” i sëmundjes) deri në pasojën përfundimtare shëndetësore.

Spektri i sëmundjes ka dy komponenta të rëndësishme: Fazën sub-klinike dhe Fazën klinike.

Nga cfarë varet nëse një individ i caktuar do të përshkojë të gjithë spektrin e sëmundjes?

Nëse një individ i caktuar do të përshkojë të gjithë spektrin e sëmundjes, kjo varet nga
disponueshmëria dhe efikasiteti i masave parandaluese, diagnostikimi i hershëm, si dhe mjekimi
adekuat i sëmundjes.

Në varësi të stadit në të cilin ndërhyhet në spektrin e sëmundjes, dallohen disa lloje të


parandalimit shëndetësor. Cilat janë ato?

• Parandalimi primordial dhe primal

5
• Parësor
• Dytësor
• Tretësor
• Katërsor (Marc Jamoulle, 1986; Brodersen et al.)
Cka përfshinë Parandalimi Parësor?

Parandalimi parësor konsiston në ndërmarrjen e masave parandaluese para momentit të


“instalimit” të sëmundjes. Këto masa mund të jenë:

-Masa të përgjithshme, dhe

- Masa specifike

Cilat janë masat parandaluese parësore- të përgjithshme?

Masa të përgjithshme parandaluese parësore janë: edukimi dhe promovimi shëndetësor; programet
e promovimit shëndetësor që synojnë, në thelb, parandalimin parësor të sëmundjeve. Në shumë
raste, parandalimi i një sjelljeje shëndetësore jo të shëndetshme do të shoqërohet me parandalim
të zhvillimit të një sëmundjeje të mëvonshme. P.sh. Parandalimi i duhanpirjes në moshat e reja
dhe ndërprerja e duhanit në subjektet e moshave të mesme do të shoqërohet me ulje të ndjeshme
(rreth 90%) në dekadat e mëvonshme të nivelit të kancerit të mushkërive në popullatë, një ulje prej
30-40% (në varësi të strukturës moshore të popullatës) të infarktit të miokardit, si dhe me ulje të
nivelit të shumë sëmundjeve të tjera që shkaktohen nga duhanpirja.

Cilat janë masat parandaluese parësore – specifike?

Masa specifike parandaluese parësore janë:

• Imunizimi dhe vaksinimi i individëve kundrejt agjentëve specifikë të njohur që shkaktojnë


sëmundje në popullatë (p.sh. poliomieliti, lija, tuberkulozi, etj.).
• Reduktimi i ekspozimit ndaj dëmtimeve profesionale, kancerogjene dhe rreziqeve
mjedisore shëndetësore
Cili është qëllimi i parandalimit parësor?
• Parandalimi parësor nënkupton ndërhyrjen në fazën e parapatogjenezës së një sëmundjeje
apo problemi shëndetësor, pra qëllimi i tij është të parandalojë shfaqjen e njësëmundjeje.
Kështu, popullata e tij e synuar janë individë të shëndetshëm.
Zakonisht përfshinë aktivitete që kufizojnë ekspozimin ndaj rrezikut ose rrisin imunitetin
e individëve në rrezik për të parandaluarpërparimin e një sëmundjeje.

6
Si mund të promovohet shëndeti?
• Shëndeti mund të promovohet duke inkurajuar aktivitete të shëndetshme, siç janë ushtrimet e
rregullta fizike dhe gjumi adekuat, dhe duke reduktuar ose shmangur aktivitetet ose situatat
jo të shëndetshme, si pirja e duhanit ose stresi i tepruar.

Çka nënkuptojmë me edukim shëndetësor?


• Kombinimin e përvojave të të mësuarit për t’i ndihmuar individët dhe shoqëritë të
përmirësojnë shëndetin e tyre. Kjo arrihet duke rritur njohuritë e komunitetit, ose duke
ndikuar në ndryshimin e qëndrimeve të tyre.

Cka përfshinë parandalimi dytësor dhe cili është synimi i këtyre masave?

Parandalimi dytësor përfshinë: diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve.

Synimi i masave parandaluese dytësore është që sëmundjet të identifikohen në fazën sub-klinike,


pra kur nuk janë shfaqur akoma simptomat apo shenjat klinike në individët e prekur. Prandaj,
shembulli më tipik i parandalimit dytësor është udhëheqja e aktiviteteve depistuese (screening)
direkt në popullatë në mënyrë që të identifikohen dhe të trajtohen në kohë sëmundje të ndryshme,
të cilat nëse diagnostikohen me vonesë mund të jenë fatale për individët e prekur (siç është rasti i
shumë tumoreve).

Cili është synimi i masave parandaluese dytësore?


Synimi i masave parandaluese dytësore është që sëmundjet të identifikohen në fazën sub-
klinike, pra kur nuk janë shfaqur akoma simptomat apo shenjat klinike në individët e prekur.

Te cilat masa hyn imunizimi dhe vaksinimi i individëve?


Tek masat parandaluese parësore.

Cka përfshinë Parandalimi tretësor?

Parandalimi tretësor: synon trajtimin sa më të plotë të kuadrit klinik të sëmundjes në mënyrë që të


shmangen komplikacionet, kronicizimi, paaftësia afatgjatë apo vdekja e të sëmurit.

Megjithë masat prandaluese parësore dhe dytësore, shpeshherë shumë sëmundje diagnostikohen
vetëm në fazën klinike, gjë e cila kërkon trajtim agresiv në mënyrë që të arrihet mundësisht shërimi
i plotë i individëve.

7
Parandalimi terciar paraqet menaxhimin e sëmundjes pas diagnozës për të ngadalësuar ose ndaluar
përparimin e sëmundjes përmes masave të tilla si kimioterapia, rehabilitimi dhe shqyrtimi për
komplikime.

Cka nënkuptohet me Parandalimin katërsor (kuaternar)?

'Veprimi i ndërmarrë për të mbrojtur individët (personat / pacientët) nga ndërhyrjet mjekësore që
mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi’. (Brodersen et al., 2014).

Metodat për të zbutur ose shmangur rezultatet e ndërhyrjeve të panevojshme ose të tepërta në
sistemin shëndetësor.

Cka është Parandalimi primordial dhe primal?

Cilado masë që ka për qëllim të ndihmojë prindërit e ardhshëm t’i ofrojnë fëmijës së tyre të
ardhshëm vëmendje të duhur, si dhe mjedise të sigurta fizike dhe afektive nga konceptimi deri në
ditëlindjen e parë.

Parandalimi primordial dhe primal i referohet masave të dizajnuara për të shmangur zhvillimin e
faktorëve të rrezikut në radhë të parë, në fillim të jetës.

Cka është skriningu? Pse është e nevojshme të përdoret Skriningu?

Skriningu, është një strategji që përdoret për të kërkuar gjendje ose faktorë rreziku ende të
panjohura. Ky testim mund të zbatohet për individë ose për një popullatë të tërë.
Skriningu mund të definohet si kerkim i një sëmundje apo defekti të panjohur me mjete apo teste,
ekzaminime ose procedura tjera të aplikuara me shpejtësi në një individ në dukje të shëndetshëm.
Skriningu është testimi i popullatës në dukje të shëndetshëm për të identifikuar sëmundjet e
padiagnostikuara më parë ose njerëzit me rrezik për të zhvilluar një sëmundje.

Skriningu është një test për të zbuluar çrregullime të mundshme shëndetësore ose sëmundje tek
njerëzit që nuk kanë ndonjë simptomë të sëmundjes. Qëllimi është zbulimi i hershëm dhe
ndryshimet e jetës ose mbikëqyrja, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes, ose për ta zbuluar atë
mjaft herët për ta trajtuar në mënyrë më efektive.Testet e skriningut nuk konsiderohen
diagnostikuese, por përdoren për të identifikuar një grup të popullatës që duhet të bëjë testime
shtesë për të përcaktuar praninë ose mungesën e sëmundjes. Skriningu është një mënyrë për të
zbuluar nëse njerëzit janë në rrezik më të lartë të një problemi shëndetësor, në mënyrë që të ofrohet
trajtim i hershëm ose informata për t'i ndihmuar ata të marrin vendime të duhura për shëndetin,
apo është një mënyrë për të identifikuar njerëzit te cilët janë në dukje të shëndetshëm por që mund
të kenë një rrezik në rritje të një gjendje të veçantë.

8
Pse janë krijuar ndërhyrjet skrining?
Ndërhyrjet skrining janë krijuar për të identifikuar kushtet të cilat në një moment të ardhshëm
mund të shndërrohen në sëmundje, duke mundësuar kështu ndërhyrjen dhe menaxhimin e hershëm
me shpresën për të reduktuar vdekshmërinë dhe vuajtjen nga një sëmundje.
Cilat janë përfitimet e kryerjes së një skriningu?
Skriningu (Depistimi) mund të zbulojë një problem herët, përpara se të keni ndonjë simptomë.
Zbulimi i hershëm i një problemi mund të nënkuptojë se trajtimi është më efektiv. Zbulimi se keni
një problem shëndetësor ose një shans të shtuar për një problem shëndetësor mund t’i ndihmojë
njerëzit të marrin vendime më të informuara për shëndetin e tyre.

Cilat janë synimet kyce të skriningut?


. Synimet kyce të Skriningut janë:
1) Zbulimi i hershëm I ”sëmundjes së fshehur”.
2) Kursimi i kohës së mjekut për diagnostifikimin dhe trajtimin.
3) Teknika për të administruar teste të thjeshta laboratorike të lira dhe për të përdorur pajisje të
tjera matëse.
A bart në vete rreziqe Screening-u?

Testet skrining kanë potencial të shkaktojnë dëm për arsye se nuk janë 100% të sakta. Mund t’i
thuhet një pacienti se ka një problem kur në të vërtetë nuk e ka - kjo quhet "pozitive e rremë" dhe
mund të çojë disa njerëz që të kryejnë analiza të mëtejshme ose trajtim të panevojshëm si rezultat
i skriningut. Një test skriningu gjithashtu mund të humbas një problem - ky quhet një "negativ i
rremë" dhe mund të çojë njerëzit që të injorojnë simptomat në të ardhmen. Disa teste mund të
qojnë në vendime të vështira. P.sh nëse një test i skriningut të shtatëzanisë tregon se fëmija ka rrisk
të lartë për të pasur ndonjë gjendje të veqantë atëherë duhet të vendosur lidhur me kryerjen e
testeve diagnostike të mëtutjeshme që mund ta rrezikojnë jetën e fëmiut.Nëse testet diagnostike
janë positive atëherë duhet të vendoset se a do të vazhdohet shtatëzania apo jo. Kjo shkakton
probleme të shumta të nëna duke përfshirë ankthin, çrregullimet emocionale

Cilat teste mund të konsiderohen si test skreening-u?

• Matjet e kolesterolit
• PAP testi
• Antigjeni specifik i prostatës (PSA)
• Diabeti ose prediabetik

9
• Kontrollimi i shëndetit mendor
• Mamografia
• Kolonoskopia
• Testi i gjakut okul fekal
• Skriningu në shtatzani
• Skriningu për SST (sëmundje seksualisht të transmetueshme)
Cila është popullata e targetuar?

Individët apo grupet e poullatës së synuar që dyshohen për risk të lartë të sëmundshmërisë. Është
proces i cili fillon me “gjetjen e rastit” gjë që ndihmon në shënjestrimin e individëve apo grupeve
të caktuara që dyshohet së kanë rrezik të lartë për të pasur ndonjë gjendje të veqantë apo
sëmundje.Kjo arrihet përmes skreningut sistematik aktiv që realizohet kohë pas kohë me qëllim të
zbulimit të rasteve me rrisk të lartë.

Çka kuptojmë me mbledhje të të dhënave?

Mbledhja e të dhënave është procesi i mbledhjes dhe matjes së informacionit mbi variablat e synuar
në një sistem të krijuar, i cili më pas mundëson përgjigjen e pyetjeve përkatëse dhe vlerësimin e
rezultateve.

Çka është organizimi i të dhënave?

Organizimi i të dhënave është praktikë e kategorizimit dhe klasifikimit të të dhënave për t'i bërë
ato më të përdorshme.

Çka janë variablat?

Një variabël është çdo entitet që mund të marrë vlera të ndryshme. Çdo gjë që mund të ndryshojë
mund të konsiderohet një variabël. P.sh. mosha, gjinia, lloji i sëmundjes…

Çka është incidenca në epidemiologji?

Në epidemiologji, incidenca është një masë e probabilitetit të shfaqjes së një gjendjeje të caktuar
mjekësore në një popullatë brenda një periudhe të caktuar kohore.

Çka është prevalenca?

Në epidemiologji, prevalenca është përqindja e një popullate të caktuar që rezulton të jetë e prekur
nga një gjendje mjekësore në një kohë të caktuar.

Si matet shëndeti publik: epidemiologjia?

Incidenca, prevalenca dhe shkalla e vdekshmërisë janë tre masa të frekuencës që përdoren për të
karakterizuar shfaqjen e ngjarjeve shëndetësore në një popullatë.

10
Si është i organizuar sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë?
Sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë është i organizuar në tre sektorë përfshirë
kujdesin shëndetsorë parësor, sekondar dhe terciar.

Çka përfshinë kujdesi shëndetësor i nivelit parësor dhe kush kryen detyrat aty?
Kujdesi shëndetësor në nivel parësor përfshinë: monitorimin e gjendjes shëndetësore të
banorëve dhe propozimin e masave për mbrojtje dhe përparim të shëndetit të tyre,
parandalimin dhe zbulimin e sëmundjeve, kujdesin shëndetësor parandalues specifik ndaj
fëmijëve dhe të rinjëve në shkolla fillore dhe të mesme, kujdesin shëndetësor ndaj personave
mbi 65 vjeç, kujdesin shëndetësor preventiv të grupeve nën risk, këshillimi, promovimi,
kujdesin higjienik-epidemiologjik, vizita patronazhi, kujdesi paliativ, etj.
Aty kryen detyrat nga: mjekët e përgjithshëm, stomatologët, infermierët, pediatrët.

Përmend disa funksione që përfshihen në kujdesin shëndetësor primar?


Në kujdesin shëndetësor primar përfshihen funksione të tilla si: Sigurimi i edukimit shëndetësor
për njerëzit në lidhje me probleme të ndryshme shëndetësore, metoda për parandalimin dhe
kontrollin e këtyre problemeve.
Ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik, përfshirë sero-profilaksinë, vaksino- profilaksinë si
dhe arsimimin dhe edukimin sistematik shëndetësor të popullatës, organizimin e shërbimeve të
urgjencës dhe emergjencës mjekësore si pjesë e sistemit unik të shërbimeve në të tri nivelet e
kujdesit shëndetësor;
Marrja e masave parandaluese dhe kontrollimi i sëmundjeve endemike lokale. Trajtimi i
sëmundjeve të zakonshme dhe ndihma e parë për dëmtimet (lëndimet). Sigurimi i barnave
(medikamenteve) thelbësore.

Çka përfshinë kujdesi i nivelit sekondar dhe terciar?


Kujdesi sekondar ofrohet nga spitalet e përgjithshme dhe ato të specializuara. Këto
institucione ofrojnë mjekimin stacionar dhe të specialistik duke përfshirë shërbimet e
shëndetit mendor, internistik, kirurgjik, ortopedik, pediatrik, etj.
Niveli i kujdesit terciar mbulohet nga Qendra Klinike Universale e Kosovës në kuadër të së
cilës funksionojnë shumë klinika dhe institute si Qendra Klinike Stomatologjike Universitare

11
e Kosovës, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë
Publike të Kosovës, etj.

Cilat janë burimet kryesore të financimit për shërbimet shëndetësore?


Globalisht, burimet kryesore të financimit për shërbimet shëndetësore janë: qeveria, paguesit e
palëve të treta nëpërmjet sigurimeve shoqërore apo private shëndetësore dhe bamirësive
ndërkombëtare. Burimet e kushtuara kujdesit shëndetësor gjenerohen nëpërmjet të ardhurave dhe
taksave kombëtare, kontributit në fondet e sigurimit.
Cilat janë modelet kryesore që formojnë bazën për shumicën e sistemeve të sigurimit
shëndetësor në nivel global?
• Modeli i Beveridge
• Modeli i Bismark-ut
• Modeli The National Health Insurance
• Modeli Privat

Çfarë është qasja “Një Shëndet” ?


“One Health” është një qasje bashkëpunuese, shumësektoriale dhe transdisiplinore – duke
punuar në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe global – me qëllim të arritjes së rezultateve optimale
shëndetësore duke njohur ndërlidhjen midis njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit të tyre të
përbashkët.
Cilat janë problemet e zakonshme të cilat adresohen me konceptin “ One Health” ?
Çështjet shëndetësore përfshijnë sëmundjet zoonotike në zhvillim, rishfaqjen dhe zonat
endemike, sëmundjet tropikale të neglizhuara, sëmundjet e transmetuara nga vektorët, rezistencën
antimikrobike, sigurinë ushqimore, ndotjen mjedisore, ndryshimet klimatike dhe kërcënime të
tjera shëndetësore të përbashkëta nga njerëzit, kafshët dhe mjedisi.

Si ndikon mjedisi në shëndet dhe përmendni disa nga sëmundjet qe ndërlidhen me mjedisin?

Janë shumë agjentë mjedisor: agjentët fizik, kimik, biologjik, faktorët social, stresi si dhe ndotja
që ndikojnë në shëndet duke shkaktuar sëmundje të ndryshme dhe disa nga sëmundjet qe
ndërlidhen me mjedisin janë Sëmundjet e Rrugëve të Frymëmarrjes, Sëmundjet kardiovaskulare,
Kanceret, etj

12
Çka është mjekësia e stilit jetësor?
Mjekësia e stilit të jetesës është një grup praktikash apo qasje mjekësore të bazuara në shkencë
dhe të mbështetura nga prova të modifikimit të sjelljes që i ndihmon pacientët për të parandaluar,
trajtuar dhe menaxhuar sëmundjet akute dhe kronike.
Cili është fokusi i mjekësisë së stilit jetësor?
Mjekësia e stilit jetësor fokusohet në disa karakteristika:
• Të ushqyerit
• Aktiviteti fizik
• Moskonsumimi i duhanit/alkoolit
• Marrëdhëniet e shëndosha
• Menaxhimi i stresit
• Gjumi

Për çfarë aspektesh të shëndetit mund të përdoret mjekësia e stilit jetësor?


Në nivel individual, mjekësia e stilit të jetës fokusohet në fushat e shëndetit që ndikohen nga
faktorët e stilit të jetesës, p.sh. dieta, stërvitja, duhani etj.

Cilat janë temat që shtjellohen në programin e mjekësisë së stilit jetësor?


Temat të shtjelluara nga Mjekësia e stilit të jetesës janë: -
• Aftësitë kryesore të kompetencës
• Të ushqyerit
• Aktiviteti fizik
• Trajnim për shëndetin dhe mirëqenien
• Shëndeti i gjumit
• Shëndeti emocional
• Vetëdijësimi/ndërgjegjësimi
• Ndërprerja e duhanit
• Përdorimi i alkoolit
• Menaxhimi i peshës

13
Çka është literacia shëndetësore?

Literacia shëndetësore është shkalla në të cilën individët kanë aftësinë për të marrë, përpunuar dhe
kuptuar informacionin bazë shëndetësor të nevojshëm për të marrë vendime të duhura
shëndetësore. Pra, është aftësia për të marrë, lexuar, kuptuar dhe përdorur informacionin e kujdesit
shëndetësor në mënyrë që të merrni vendime të përshtatshme shëndetësore dhe të ndiqni udhëzimet
për trajtim.
Cilat janë nivelet e literacisë shëndetësore?

Niveli funksional, interaktiv dhe kritik.

Cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në literacinë shëndetësore?

Arsimimi, zhvillimi i fëmijërisë së hershme, kultura dhe gjuha, mosha, kushtet e jetesës dhe punës,
gjinia, aftësitë personale.

Cilat janë elementet kyçe të gjuhës së thjeshtë?


• Organizimi i informacionit
• Spjegimi i informacionit kompleks në pjese te kuptueshme
• Përdorimi i gjuhës së thjeshtë ose gjuhës së njohur për lexuesin
• Përcaktimi i termave teknike
• Përdorimi i zërit aktiv në fjalitë temë-folje-objekt
• Ndryshim i gjatësisë dhe strukturës së fjalisë për të shmangur monotoninë
• Përdorimi i listave dhe tabelave për ta bërë më të lehtë për ta kuptuar materialin kompleks.

Çka është gjenomi dhe cka ekspozomi?

Gjenomi përfaqëson të gjithë informacionin gjenetik të një organizmi.

Ekspozomi është shuma e të gjithë faktorëve në të cilët organizmi ynë ekspozohet gjatë jetës.

Çka është gjenomika?


Studimi i të gjithë organizmit ose i një pjese të informacionit të sekuencës gjenetike ose
epigjenetike të një organizmi njihet si gjenomikë.
Çka është gjenomika e shëndetit publik ?

Gjenomika e shëndetit publik është përdorimi i informacionit gjenomik për të përfituar shëndeti
publik. Kjo vizualizohet si kujdes më efektiv parandalues dhe trajtime sëmundjesh me specifikë

14
më të mirë, të përshtatura për përbërjen gjenetike të çdo pacienti. Sipas Qendrave për Kontrollin
dhe Parandalimin e Sëmundjeve (SHBA), Gjenomika e Shëndetit Publik është një fushë studimi
në zhvillim që vlerëson ndikimin e gjeneve dhe ndërveprimin e tyre me sjelljen, dietën dhe
mjedisin në shëndetin e popullatës.

Çka do të thotë ekspozomi?


Ekspozomi do të shpjegohet në kuptimin se si ekspozimet nga mjedisi ynë, dieta, mënyra
e jetesës, etj. ndërveprojnë me tiparet tona dalluese, si gjenetika, fiziologjia dhe epigjenetika, për
të ndikuar në shëndetin tonë.
Çfarë ndikimi kanë ekspozimet e faktorëve në jetën e njeriut?

Ekspozimet gjatë viteve të hershme mund të predispozojnë një individ ndaj sëmundjeve të caktuara
kronike më vonë në jetë. Për shembull: ekspozimi ndaj drogës thalidomide gjatë shtatëzanisë
shkakton keqformim të gjymtyrëve tek fëmija.

Pse është i rëndësishëm ekspozomi?

Për të kuptuar shkaqet dhe përfundimisht parandalimin e sëmundjeve, duhet të studiohen shkaqet
mjedisore. Ekspozomi ofron një mundësi për të kuptuar sëmundjet e shkaktuar nga faktorët
mjedisorë dhe si të parandalohen ato.

Cilët faktorë përbëjnë ekspozomin?

Ekspozomin e përbëjnë:

• Ekspozomi i jashtëm: në këtë grup hyjnë këta faktorë: zhurma, ajri i ndotur, trafiku,
ndriçimi, hapsirat e gjelbëruara etj.
• Ekspozomi personal: dieta, aktiviteti fizik, preparatet kimike, gjumi, duhanpirja.
• Përgjigjje biologjike: stresi, epigjenetika, inflamacioni, metabolizmi, mikrobioma e
zorrëve.

15

You might also like