You are on page 1of 45

Gjaku

Dr. Ermira BIU


Gjaku- ind lidhor special per shkak se:
a) siguron komunikimin ndermjet indeve te ndryshme te
organizmit dhe oksigjenit atmosferik ne mushkeri.
b)Nga ana tjeter, gjaku ashtu si indi lidhor formohet nga te
njejtet elemente qe jane qel dhe lenda nderqelizore (ne te
cilen gjate mpiksjes se gjakut formohen edhe elemente fijore)
c) Origjina e qel te gjakut origjinojne nga mezenkima (ashtu si
gjithe format e tjera te indit lidhor)
• Ne kushte fiziologjike eshte ne gjendje te lenget.
• Perbehet nga qel. qarkulluese qe perbejne: elementet e
figuruar te gjakut dhe lenda nderqelizore e lenget qe quhet
plazem
• Perben rreth 7-8% te peshes trupore te trupit -5-6 litra
• Plazma: filtrat plazmatik I varfer ne proteina
Ne qel e gjakut bejne pjese:
1. Eritrocitet ( rruazat e kuqe)
2. Leukocitet (rruazat e bardha)
3. Trombocitet ( pllakezat e gjakut)
Eritrocitet dhe trombocitet i kryejne funksionet
e tyre brenda shtratit te enes se gjakut,
ndersa leukocitet jane qeliza te perkohshme
te gjakut , pasi keto prej ketej hyjne ne indin
lidhor
• Gjaku i vendosur ne nje provez, koagulon shpejt ,
kur ky proces parandalohet nga antikoagulant ,
qel e gjakut funderrojne , ndersa plazma qendron
mbi to. Ne kushtet te tilla, kur gjaku funderron
apo centrifugohet, formohen tri shtresa:
- Shtresa e poshtme: eritrocitet - ze rreth 45% te
vellimit te gjakut
- Mbi to, shtresa e dyte, ndermjet, gri ne te
bardhe: leukocitet dhe trombocitet- ze rreth 1%
te vell te gjakut
- Mbi keto dy shtresa, e treta- vendoset plazma- ze
rreth 55% te vell te gjakut.
Raporti ne perqindje i
elementeve te figuruar
te gjakut ne nje moster
te dhene gjaku quhet
hematokrit
Norma hematokritit:
35-40% femra
45-50% meshkuj
Histofiziologjia
1. Funksion respirator(transporti O2 dhe CO2)
2. Funksion nutritiv( transport I lendeve ushqyese)
3. Funksion ekskretor( veshka, gjendrat e djerses dhe
mushkerite qe realizojne largimin e kazit karbonik dhe
te produkteve te metabolizmit nga trupi jashte tij)
4. Funksion termorregullator
5. Funksion ne mbajtjen e hidratimit
6. Fuksion koordinativ dhe rregullator(hormonet)
7. Funksion mbrojtes
8. Funksion ne rregullimin e homeostazes( ekuilibri
acido-bazik)
9. Funksion ne mbajtjen e presionit osmotik dhe onkotik
• Plazma- komponent I lengshem I gjakut qe perben rreth 55% te vellimit te tij
me kete perberje:
- Uje 92%
- Proteina 7%-fibriogjen, albumine, glubuline
- Komponente organike: glukoproteina, lipoproteina, ure, glukoze, yndyrna etj.
- Komponente inorganike (elektrolite): natrium, kalium, kalcium, klor,
bikarbonate, fosfate, hekur, jod
- Hormone, enzima, vitamina, antikorpe: gjurme.
Sheqernat e plazmes (karbohidratet) gjenden ne formen e glukozes. Ne kushte
normale perqendrimi i glukozes luhatet ndermjet 70-110 mg/ 100ml gjak te
marre ne kushte esell.
Yndyrnat e plazmes-kolesteroli, fosfolipidet dhe trigliceridet. Percaktimi I
vlerave te yndyrnave:
Lipidograme:
Kolesterol < 200 mg/dl
Trigliceride < 160 mg/dl
HDL (High density lipoproteins- Kolest. i mire) > 35 mg/dl
LDL (Low density lipoproteins- kolest. I keq)> 160 mg/dl
Eritrocitet
Jane qel. e kuqe te gjakut. Ndryshe quhen edhe normocite. Ashtu si
gjithe elemnetet e tjere te gjakut ,prodhohen ne palcen e kockave ,
por keto humbasin berthamen para se te dalin ne qarkullim. Ketyre
gjithashtu u mungojne KG, mitokondrite, centriole dhe ribozome
prandaj nuk kane aftesi per t’u shumuar dhe sintetizuar proteina.
Eshte qelize pa berthame, ne formen e diskut bikonkav me diameter
6-8 μm, trashesi ne anet 2,5 μm dhe ne qender 1 μm. Sip. 140 μm
katror dhe vellimi 90 μm/kub.
Pervec eritrociteve me madhesi 6-8 μm , ne gjak mund te verehen
dhe eritrocite me madhesi:
< 6 μm- mikrocite
9-12 μm –makrocite
> 12 μm- megalocite
Prania ne gjak e eritrociteve me madhesi jo normale quhet
anizocitoze
Forma: e diskut bikonkav , pj. qendrore me e
holle se anet dhe me pak e ngjyrosur se ka me
pak Hb. Kjo lloj forme u siguron eritrociteve nje
sip rreth 20-30%me te madhe nga forma sferike
duke u siguruar ketyre qelizave nje pershtatje
per funksionin e transporteve te gazeve.
Ne kushte patologjike eritriocitet ndyshojne
forme: sfere, draper, dardhe, vezake, me
dhembezime (akantocite)- - Anomalite e
formes se eritrociteve—Poikilocitoze
Biokimia: 66 % uje & 33% Hb.
Hemoglobina
• pigment i kuq, transportues I O2 dhe CO2
• ruan formen e eritrociteve
• 4 vargje polipeptidike+ 1 gr. hem(protoporfirine me 4 unaza piroli te
lidhura me nje atom Fe)
• Norma ne 100 ml: 16 gr Hb meshkuj
14 gr Hb femra
• Normokrome- kur jane te ngjyrosura normalisht
Ne kushte patologjike:
• Hipokrome- sasia e Hb e ulur
• Hiperkrome – sasia e Hb mbi normen
• Qeliza target: kur Hb perqendrohet me shume ne qender
• Anulocite : kur Hb perqendrohet me shume ne periferi
• Anizokromi: anomali te ngjyres se eritrociteve qe vijne si pasoje e
sasise dhe cilesise se Hb
Membrana eritrocitare
• Eshte gjysem e pershkueshme qe siguron
ndryshimet e nevojshme te perqendrimit te joneve
Na ne mjedisin brenda e jashteqelizor, duke siguruar
gjithashtu edhe sistemet e transportit aktiv.
• Membrana eshte e ndertuar: proteina 52%, lipide
40% dhe karbohidrate: 8%
Proteinat e membranes eritrocitare ndahen ne dy
grupe: a) proteina integrale dhe b) proteina
citoskeletike.
Proteinat e citoskeletit: kane per funksion “armimin”
qe mban shtresen e dyfishte te lipideve dhe i jep
eritrociteve formen dhe aftesine per tu deformuar.
• Ne kushte patologjike takohet anomali e proteinave te
citoskeletit, qe sjell reduktim te siperfaqes se eritrociteve
dhe paaftesise se tyre per tu deformuar si dhe per te
mbijetuar
Ne keto raste rritet brishtesia osmotike e eritrociteve si pasoje
e zvogelimit te raportit sip/vellim.
Ne te kundert , ne kushte te tjera brishtesia osmotikeulet,
raporti sip/vell rritet , si rezultat I shtimit te kolestesolit ne
membrane(hepatopati) ose pakesimit te vellimit
qelizor(talasemi)
• Ka patologji ne te cilat eritrocitet humbasin elasticitetin dhe
pesojne deformime te perhershme ose si rezultat I nje
anomalie te citoskeletit si elipsocitoza hereditare ose per
shkaqe te nderveprimeve te nje Hb patologjike me proteina
te citoskeletit(anemia drepanocitare)
Ne eritrocit bashke me Hb ka edhe: sasi te vogel proteinash te tjera,
enzima, lipide.
Pjesa e eritrociteve qe ngelet pas heqjes se Hb, perben stromen-
proteina , lipide dhe karbohidrate.
Meshkuj: 4,5- 5,5 milione eritroc/mm3
Femra: 4- 4,5 milione eritroc/mm3
-Java e pare tek I porsalinduri eshte 6-7 milione eritroc/mm3, bie
gradualisht derisa 8 vjec arrin ne kufinjte e nje adulti.
-Pas 60 vjec, rritet perqendrimi i gjakut, rritet nr eritrociteve deri ne 6
milione/mm3, por keto jane te varfera me Hb
-Ne rast sforcoje fizike,rritet nr i eritrociteve, per shkak se rritet
nevoja per oksigjen
-Ne rast ngritjeje ne lartesi mbi 4000m mbi nivelin e detit, rritet nr
eritrociteve per shkak te mekanizmave kompensatore qe futen per
shkak te rralimit te sasise se O2.
Rritja e nr te eritrociteve: Policitemi
Ulja e nr te eritrociteve: Eritropeni
Hematokriti- vellimi relativ I eritrociteve ne nje moster te dhene gjaku
shprehur ne perqindje.
Meshkuj: 40-50% norma
Femra:35-45%
Funksionet e eritrociteve:
• Transporti I O2 dhe CO2 naga alveola ne inde dhe nga indet ne
mushkeri
• Hb-bufer acido-bazik, luan rol ne kontrollin e pqerqendrimeve te
joneve H2 ne gjak
• Thithin toksinat, marrin pjese ne procese enzimatike etj.
• Jane bartese te Ag te gr te gjakut(aglutinogjenet) te sistemeve AB, Rh,
MNS, Kell, Lewis etj (kane rendesi per transfuzionet e gjakut, atesine e
femijes etj)
Jetegjatesia e eritrociteve(perdorimi I izotopeve radioaktive si 51Cr per
shenimin e eritrociteve ka saktesuar se ) koha e qendrimit te
eritrociteve ne shtatin enor eshte rreth 120 dite.
Ne kushte patologjikesi anemi hemolitike, hipersplenizni, jetegjatesia e
tyre shkurtohet se tepermi ne 10 dite ose me pak.
Leukocitet
• Rruazat e bardha te gjakut.
• Jane qel me berth te rrubullaket, apo me
segmente dhe citoplazem pa ngjyre
• Bejne levizje ameboidale me pseudopode dhe
pershkojne murin e kapilareve per te kaluar ne
indin lidhor, ku shkojne per te fagocituar.
• Klasifikohen ne 5 lloje, ne baze te permbajtjes
ose jo te kokrrizave citoplazmatike specifike
ne granulare dhe agranulare.
⮚ Leukocitetgranulare(polimorfonukleare)
(Giemsa-Romanovski)
1.Neutrofile
2.Eozinofile
3.Bazofile
⮚ Leukocitet agranulare(mononukleare) ndahen
ne
1.Limfocite
2.Monocite
• Numri i leukociteve qarkulluese: 5.000-8.000/mm3. Sipas disa
autoreve : 4.000-10.000/mm3
• Ne varesi te moshes ne kohe te ndryshme gjate dites kjo
shifer luhatet me ndryshime te vogla , pa ndonje rendesi
klinike.
• Ne rastet e inflamacionit(apendicitis, pneumoni etj)
nr.i tyre mund te rritet nga 20.000/mm3 e ne raste deri ne
40.000/mm3 e me shume.
Shtimi i leukociteve > 10.000/mm3 gjak- leukocitoze.
Leukocitoza haset edhe ne kushte te vecanta fiziologjike si: ne
gjendje shtatzanie, pas nje sforcimi fizik, pas te ngrenit, gjate
banjave te ftohta, pas qendrimit ne diell, pas emocioneve te
forta- si pasoje e rishperndarjes se leukociteve.
Leukocitoza fiziologjike normalizohet pas disa oresh, ndersa ajo
patologjike zgjat aq sa vazhdon semundja.
• Renia e nr. te leukociteve < 5000/mm3 quhet
leukopeni (ekspozim ndaj kimikateve,
toksinave, kimioterapise, disa
medikamenteve) Pakesimi I nr te leukociteve
nen 500 eshte kritik per jeten dhe kerkon
nderhyrje urgjente nga mjeku.
• Formula leukocitare-paraqitja ne perqindje e
vlerave te tipeve te ndryshme te leukocitevete
gjakut periferik.
Granulocitet
Granulocitet kk nga prania ne citoplazem e
granulave citoplazmatike, nga berthama me
shume lobe(jep imazhin e gabuar se leukocitet
kane shume berthama). Hyjme:
Neutrofile
Eozinofile
Bazofile
Neutrofilet
• Jane leukocite mbizoteruese te gjakut periferik
• Elemente aktive qe bejne levizje ameboidale per fagocitozen
• Zene 55-65% te leukociteve
• Organele te pakta citoplazmike qe shperndahen neper citoplazmen
me glikogjen
• Kane berthame kkt me shume lobe, 10-12 μm
Permban 2-5 lobe qe lidhen me njeri tjetrin me fije kromatine.
• Ne neutrofilet e pjekura mungojne nukleolat
• Neutrofilet e pjekura kane 3 tipe granulash:
- Granulat azurofile( paresore)- lizozome
- Granulat specifike(dytesore)- natyre proteinike me veprim
antibakterior, quhen fagocitine, laktoferine etj.
- Granulat tretesore- jane shume te vogla dhe kane xhelatinaze qe
degradon kolagjenin e denatyruar.
Granulocitet neutrofile prodhohen ne palcen e kuqe te
kockave , ku qel burimore proliferojne dhe diferencohen
ne elemente morfologjikisht te njohur si
mieloblaste.Maturohet nga granulocite me berthame ne
forme shkopi, ne granulocite te shume lobuar.
Granulocitet ne gjak qendrojne mesatarisht 9-10 ore,
pastaj le enen dhe kalon ne ind ku kryen dhe funksionin
e tij.
Funksioni klasik: pjesemarrja e tyre ne inflamacion.
Neutrofilet fagocitojne dhe vrasin baktere apo agjente te
ndryshem infeksioze qe futenne trupin e njeriut.
Ne kushte te caktuara: patologji( procese qelbezuese),
fiziologjike(shtatzani), nr i neutrofileve mund te shtohen
mbi normen-Neutrofili.
Pakesimi i nr te neutrofileve - Neutropeni
Eozinofilet
• Perbejne 2-4% te leukociteve te gjakut periferik
• Qel te rrumbullakta me diameter 12 μm
• Kane nje berthame me 2 lobe qe lidhen
ndermjet tyre me ane te nje fije kromatine.
• Kromatina shume e dendur dhe berthamezat
mungojne
• Ka shume granula acidofile vezake me enzima
ne brendesi te tyre lizozomale, qe me ngjyrimin
Giemsa Romanovski marrin ngjyre portokalli.
• Kane receptore per pjesen Fc te IgM, IgG dhe IgE,
per komponentet e komplementit dhe
histaminen. Receptori per IgE luan rol paresor ne
vrasjen e paraziteve.
• Me pak se 1% e eozinofileve qarkullon ne gjak ,
pjesa tjeter gjendet ne palce dhe ne inde ku rron
8-12 dite
• Me ME verejme: KG, REPL, REPk , ribozome
mitokondri pak te zhvilluara.
• Nen efektin e nje faktori kemiotaktik qe gjendet ne
granulat e mastociteve, eozinofili shkon ne zonat e
reaksioneve Ag-At ku fagociton komplekset Ag-At.
• Luajne rol te vecante ne pergjigjen inflamatore
imune.Eozinofilet thirren ne vendin e inflamacionit ku
inaktivizojne disa mediatore te cliruar nga mastocitet dhe
bazofilet(histamine, SRSA etj). Keto qeliza prodhojne lende
qe frenojne degranulimin e bazofileve dhe mastociteve,
duke luajtur rol ne anullimin e pergjigjes se
hipersensibilitetit te menjehershem.
• Nga ana tjeter: fagocitojne komplekset Ag-At
• Jane te pranishme ne individet qe vuajne nga riniti alergjik
dhe ne sputumin e te semureve me astem bronkiale.
• Pra, luajne rol ne neutralizimin e reaksioneve me origjine
alergjike dhe veprim te drejteperdrejte he destruktiv mbi
larvat e disa paraziteve intestinale.
• Rritja e nr. – Eozinofili
• Ulja e nr -Eozinopeni
Bazofilet
• Bazofilet jane leukocitet me nr me te vogel ne gjakun
periferik.
• Zene 0-1% te te gjitha rruazave te bardha.
• Kane madhesi rreth 10 μm
• Kane berthama me forma te ndryshme: vezake, si
patkua, apo te formes S
• Berthama mbulohet nga granula specifike me ngjyre
vjollce( Bazofile)
• Granulat vishen me nje membrane, dhe jane te
mbushura me material elektrodens, qe permban
mediatore te ndryshem: si GAG, heparine, histamine,
SRSA etj(ashtu si mastocitet)
• kane aktivitet te dobet fagocitues, ndaj ne krahasim me
neutrofilet, eozinofilet , permbajne pak granula specifike.
• Kane granula me enzima hidrolitike- kjo i ben qeliza
fagocitare antimikrobike, ashtu si neutrofilet
• Funksioni kryesor eshte ai sekretor. Ndaj keto qeliza
konsiderohen edhe si “gjendra” njqelizore
• Granulat e bazofilit e derdhin permbajtjen e tyre jashte
cipes qelizore ne saje te te dukurise se degranulimit te
bazofileve. Si stimul per degranulim sherbejne komplekset
Ag- At, kur Ig e pranishme ne perberje te ketij kompleksi
eshte IgE.
Bazofilet kane ne membrane receptore per pjesen Fc te IgE.
Lidhja e IgE me antigjenin percakton ekzocitozen e
permbajtjes se granulave –degranulim. Keto granula kane
lende vazoaktive. Stimuluese te bazofileve jane IgE dhe IL-3-
qe percaktojne clirimin e histamines.
• Bazofilet shquhen per aktivitetin sekreor te
tipeve te ndryshme te produkteveqe marrin
pjese ne reaksionet e tipit I te sensibilitetit.
• Dalja e lendeve farmakologjikisht aktive nga
granulat citoplazmatike te bazofileve te
degranuluara ne mjedisin jashteqelizor eshte i
reaksioneve te shpejta imunologjikete
kalsifikuara si reaksione te mbindjeshmerise se
menjehershme. Keto mund te jene reaksione
te lehta deri ne shok anafilaktik.
• Pra, bazofilet kane ngjashmeri funksionale me
mastocitet
Agranulocitet
• Nuk permbajne granula citoplazmatike
• Berthame e agranulociteve – eshte pa lobe

Limfocitet
• Jane qeliza me te vogla te serise se bardhe, shume pak me te
medhaja se eritrocitet
• Perbejne rreth 20-40% te leukociteve qarkulluese
• Pervec gjakut, gjenden edhe ne indin lidhor e ne organet limfoide.
• Kkt nga berthame e vogel, e rrumbullaket e pasur me
heterokromatine, me kondensim mesatar. Ndersa qel e mesme dhe
te medha kane nje berthameme citoplazem me te
bollshme ,berthame me me shume eukromatine dhe kane me
shume organele dhe me te zhvilluara.
• Berthama ze pjesen me te madhe te qelizes dhe rrethohet nga
shume pak citoplazem.
• Citoplazma nuk ka granula specifike, ka ribozome te
lira- bazofile. Organelet e tjera jane pak te zhvilluara,
pak mitokondri, REP dhe KG.
• Madhesia e limfociteve dhe sasia e citoplazmes se
tyre ndryshon ne varesi te stadit te diferencimit,
gjendjes funksionale dhe organeve ku gjenden.
Keshtu, psh: limfocitet e gjakut periferik jane te vogla
(6-9 μ m), te organeve limfoide dhe te indeve jane te
mesme(8-11μm) dhe te medha(12-15μm)
• Limfocitet e aktivizuara imunologjikisht behen te
levizshme dhe kalojne muret e neve te gjakut me
levizje ameboide dhe futen ne indet rreth eneve te
gjakut.
Ne baze te vendit ku maturohen, te vecorive
funksionale ,fenotipike etj ndahen:
1)Limfocitet T- piqen ne Timus.
• Perbejne rreth 60-80 % te elementeve mononukleare
te gjakut periferik.Ndahen ne:
• CD4+ T cell(helper)- kur shprehin ne sip te tyre CD4+
glikoproteinen
• CD8+ T cell (supresor /citotoksik) ne raport 60% me
30% te limf T.-shprehin CD8+ glikoprot ne sip
Alterimi I nr te popullatave dhe nenpopullatave te
limfociteve T shoqerohet me shume alteracione
imune. Psh:tek semundjet autoimune: rriten CD4+
(sarkoidoze, sklerodermi), ulje e CD8+ (lupus, skkleoze
multiple)
Limfocitet B- piqen ne Bursen e Fabricius se shpendeve apo ne
palcen e kuqe te kockave te sisoret.Jane pergjegjese per
imunitetin humoral.(me Antitrupa)
• Perbejne 5-10% te qel mononukleare.
• Jane te rralla ne duktusin limfatik.
• Kane strukture te ndryshme te membranes nga ato te limfociteve:
kane receptore te qel B ne sip te tyre (markera-Ig), qe mundeson
lidhjen e qel B me nje antigjen specifik- CD19+,CD10+
• Pjesa me e madhe e limfociteve B qarkulluese ka ne membrane
IgM dhe IgD. Keto jane qeliza kujtese ne levizje ne inde te
ndryshme limfoide
Rralle kane ne sip Ig G dhe IgA , keto gjenden kur qelizat jane
maturuar ne plazmocite.
Limfocitet B shprehin antigjenin DR (HLA-DR) dhe kane receptore
per Fc e Ig e per komplementin.
Limfocitet Natyral Killer (NK)- Limfocite Nul
Dmth, nuk jane as B e as T, pasi atyre u mungojne shenuesit klasike te
ndarjes se limfociteve ne nenpopullata(markerat)
• Perbejne rreth 10-15% te limfocitve t egjakut qarkullues
• Jane me te medha se limfocitet e tjera.
• Kane granula te medha- njihen edhe si limfocite me granula te
medha.
• Luajne rol citotoksik te rendesishem ndaj qel te te infektuara me
viruse dhe qeliza tumorale, drejteperdrejte, pa aktivizim paraprak,
pa pranine e antikorpeve dhe molekulave te HLA
• Luajne rol gjithashtu edhe rregullimin e maturimit te qelizave
hemopoetike burimore dhe te popullatave te tjera limfocitare me
te pjekura. Jane CD 16+ dhe CD 56+
• Ka edhe nje nenpopullate tjeter me aktivitet citotoksik rrjedh nga
limf T, pervec antigjeneve siperfaqesore te siperm shpreh edhe
molekulat CD 8+ dhe 57+.
Monocitet
• Jane qel me te medha te serise se bardhe
• Zene 5-8% te leukociteve te gjakut periferik
• Diametri 12-18 μm
• Kane berthame te madhe me forme veshke , ne
pozicion ekscentrik, me ngjyrim me pak intensiv se
leukocitet e tjera
• Kur maturohen plotesisht berthama merr formen e
fasules, ku dallohen dy ose me shume berthameza
• Ka granula qe permbajne fosfataze, peroksidaze
etj- granula paresore
• Granulat dytesore- kane katalaze,I ben si lizozome
• Ne citoplazem ka edhe KG, REP dhe mitokondri me
shume se ne leukocitet e tjera
• Kane pseudopode qe I japin mundesi per levizje
ameboide e fagocitoze
• Ne ndryshim nga neutrofilet, kane aktivitet te
vazhdueshem lizozomal
• Jane qel te levizshme dhe pasi qendrojne disa ore ne
gjak, migrojne me ane te diapedezes per ne indin
lidhor ku shnderrohen ne makrofage indore fikse-
Histiocite.
• Nese shperndahen ne tere organizmin , shnderrohen
ne qeliza qe se bashku formojne: Sistemin
Mononuklear Fagocitues (SMF)
• Ne saje te funksionit fagocitues , luajne rol te
rendesishem ne mbrojtjen kunder baktereve
brandaqelizore te tilla si: TBC, salmonelozat
etj.
• Marrin pjese ne shperberjen e mbeturinave te
qelizave te plakura e te shkaterruara.
• Luajne rol te rendesishem ne mbrojtjen
imunitare. Kane aktivitet citotoksik mbi disa
qeliza tumorale.
Trombocitet
• Jane pllakeza te vogla pa berthame.
• Formohen nga megakariocitet e palces se kockave
• Pastaj bien ne gjakun qarkullues jetojne rreth 10 dite.
• Kane forme disku te rrumbullaket apo vezake
• 150.000-400.000 tromboc/mm3
• Ulja e nr te trombociteve: Trombocitopeni
• Rritja e nr te trombociteve: Trombocitoze
• Nr. I trombociteve ka lidhje me nje hormon te vecante :
Trombopoetine
• Per ti studiuar, gjaku merret me antikoagulant.(EDTA)
• Ne ngjyrimin me Gimsa Romanovski, trombocitet duken si disqe
te sheshta me dy zona: zona qendrore-granulomer dhe permban
granula te vogla te purpurta dhe zona eriferike- hialomer,
homogjen dhe ngjyroset me blu te hapur.
• Ka membrane trishtresore. Membrana e jashtme
absorbon fibrinogjen dhe shume faktore te tjere
plazmatike te koagulimit. Peson invaginime duke
mundesuar shkembimet e lendeve ndermjet mjedist te
jashtem dhe atij citoplazmatik.
• Glikoproteinat membranore: funksionojne si receptore
dhe ndermjetesojne funksione te tilla si: adezioni,
agregimi dhe transporti molekular.
• Forma diskoidale sigurohet nga citoskeleti nga sistem
mikrotubulash dhe proteinash me aftesi
kontraktuese(aktine, miozine, trombosteine)
• Ne brendesi te trombociteve ka sistem tubulash qe
origjinohen nga REPi, ketu zhvillohen procese si
metabolizmi I acidit arakidonik, AMP ciklike dhe
transporti I joneve Ca++.
Funksioni: formimi I tapes trombocitare eshte formimi i tapes trombocitare kur ndodh
nje demtim I endotelit per te penguar daljen e gjakut , pra pjesemarrja ne procesin e
mpiksjes se gjakut.
Kur ena e gjakut demtohet, trombocitet adezojne te aktivizuara nga ekspozimi I fijeve
kolagjene te membranes bazale dhe te ngacmuara nga prania e komponentit Von
Willebrand te faktorit VIII dhe te fibronektines. Ndryshimi I formes trombocitet
reagojne ndaj stimujve agregues duke modifikuar formen nga diskoidale ne sfere
spinoze.
⮚ Agregacioni paresor(reversibel): nen efektin e agjenteve agregues ekzogjene
trombocitet afrohen me njeri –tjetrin dhe granulat nderqelizore marrin pozicion
qendror. Nese stimuli nuk eshte I fuqishem, agregati shperbehet, granulat
rishperndahen ne brendesi te citoplazmes dhe trombocitet kthehen ne gjendje
qetesie.
⮚ Reaksioni I liberacionit(Clirimit) : nese stimujt agregues ekzogjene jane te fuqishem,
atehere aktivizohet metabolizmi I acidit arakidonik dhe granulat e perqendruara
clirojne permbajtjen e vet.
⮚ Agregacioni dytesor( irreversibel): substancat perberese te granulave (ADP,
serotonine etj.) dhe ato te formuara nga metabolizmi I acidit arakidonik
(prostaglandinat, tromboksan) agregojne trombocitet ne menyre te pakthyeshme
Mekanizmi biokimik: eshte rritja e nivelit intracitoplazmatik te joneve te Ca++, qe
rregullohet nga AMP ciklike dhe metabolizmi I acidit arakidonik.
• Rruga enzimatike e ciklooksigjenazes bllokohet ne menyre
te pakthyeshme nga acidi acetil sialik, qe ka funksion
antiinflamator dhe anti agregues.
⮚ Ekzistojne 3 rruge te agregimit trombocitar:
Rruga I:ndermjetesuar nga ADP ekzogjene dhe endogjene
Rruga II: e ndermjetesuar nga acidi arakidonik
Rruga III: edhe pse jo plotesisht e qartesuar dhe e
ndermjetesuar nga PAF (Platelet Activating Factor) e
cliruar nga trombocitet e aktivizuara , makrofage,
neutrofile etj.Acidi arakidonik dhe PAF mund te agregojne
trombocitet drejteperdrejte ose npm clirimit te ADP.
Ne kohen e formimit te agregatit, zgjatimet citoplazmatike te
troombociteve lidhen me fibrinen dhe trombi
konsolidohet.

You might also like