You are on page 1of 29

Fiziologji shtazore

Universiteti Fan S. Noli


Fakulteti i shkencave te Natyres dhe Humane
Dr. Gloria Dimco
Sistemi Riprodhues
Fiziologjia e sistemit riprodhues femeror
Fiziologjia e sistemit riprodhues femeror
• Roli riprodhues i femrave eshte me i nderlikuar se i meshkujve
• Femrat jo vetem duhet te prodhojne gamete, por duhet te jene te pergatitura per te
ushqyer embrionin per 9 muaj
• Organet riprodhuese paresore te femres jane vezoret (gonadet femerore)
• Vezoret ashtu si dhe gonadet mashkullore, kane rol te dyfishte, realizojne
ovogjenezen dhe prodhojne hormonet seksuale femerore: estrogjenet dhe
progesteronin
• Vezoret dhe sistemi i duktuseve, qe njihen ndryshe si organet gjenitale te
brendshme, lokalizohen ne kavitetin pelvik
• Anekset ne forme duktusesh jane: tubat uterine, uterusi dhe vagina
• Ato u sherbejne nevojave te qelizave riprodhuese dhe zhvillimit te fetusit
Ovogjeneza
• Prodhimi i gameteve ne meshkujt fillon ne pubertitet dhe vazhdon gjate gjithe jetes
• Ne femrat, rezerva teresore e vezeve percaktohet menjehere pas lindjes, kurse
koha qe i cliron ato nis nga pubertiteti deri ne menopauze
• Ovogjeneze = prodhim i qelizave seksuale femerore
• Procesi i ovogjenezes kerkon vite per t’u kompletuar
• Gjate periudhes fetale, ovogonet-qelizat meme dipolide te ovareve, shumohen me
shpejtesi permes mitozes. Me pas hyjne ne fazen e rritjes
• Ovogonet shndrrohen ne ovocite paresore dhe rrethohen nga nje shtrese e vetme
qelizash folikualare. Shfaqen folikujt primordiale
• Ovocitet paresore fillojne ndarjen e pare mejotike, por nuk e perfundojne ate dhe
mbeten ne profazen I
• Pas lindjes, femra zoteron nje rezervuar ovocitesh paresore, rreth 400,000 qe
lokalizohen ne koren e papjekur te vezoreve. Ato qendrojne ne kete gjendje rreth
10-14 vjet
• Ne fillim te pubertitetit, aktivizohen cdo muaj nje numer i vogel ovocitesh paresore
• Vetem njeri prej tyre, perzgjidhet per te vazhduar mejozen I
• Mejoza I perfundon me 2 qeliza haploide (23 kromozome te dyfishuara) qe jane te
ndryshme ne permasa
Ovogjeneza
• Qeliza me e vogel quhet trupi i pare polar
• Qeliza me e madhe, qe permban pothuajse te gjithe citoplazmen e ovocitit primar,
quhet ovocit dytesor
• Trupi i pare polar i nenshtrohet mejozes II, duke prodhuar 2 trupa polare me te
vegjel
• Ovociti dytesor ndalon ne metafazen II. Kjo eshte qeliza qe ovulohet
• Nese ovociti dytesor i ovuluar nuk depertohet nga nje qelize spermatike,
shkaterrohet
• Nese qeliza spermatike deperton ne ovocit, atehere ovociti dytesor kompleton
mejozen II, duke prodhuar keshtu nje veze te madhe dhe nje trup polar te dyte
• Pra, produktet perfundimtare te ovogjenezes jane 3 trupa te vegjel polare dhe nje
veze e madhe
• Te gjitha keto jane qeliza haploide, por vetem veza eshte gamet funksional
• Ovogjeneza eshte shume me e ndryshme nga spermatogjeneza, produktet e se
ciles jane 4 gamete
• Jeta riprodhuese e femrave eshte 40 vjet, ovulacioni ndodh nje here/muaj, arrin te
cliroje gjate ketyre viteve rreth 500 ovocite
Ovogjeneza
Cikli i vezoreve
• Cikli i vezoreve quhet seria e proceseve mujore qe shoqerojne pjekjen e nje veze
• Perbehet nga 2 faza: faza folikulare dhe faza luteale
• Faza folikulare eshte periudha e rritjes te folikult. Shtrihet nga dita 1-14 te ciklit
• Faza luteale shtrihet nga dita 14-28 te ciklit
• Cikli i vezoreve perseritet me intervale 28 ditore
• Ovulacioni ndodh ne periudhen e mesit te ciklit
• Ne femrat mund te ndodhin cikle 21-48 dite
• Ne raste te tilla, gjatesia e fazes folikulare dhe koha e ovulacionit ndryshojne, kurse
faza luteale mbetet konstante
• Faza luteale eshte 14 dite dhe shtrihet nga koha e ovulacionit deri ne fund te ciklit
Faza folikulare
• Folikuli eshte nje strukture anatomike ne te cilen oviciti paresor zhvillohet
• Maturimi i nje folikuli primordial realizohet gjate gjysmes se pare te ciklit
• Maturimi perfshin disa etapa
• Gjate ketyre etapave, maturimi i folikulit primordial perfundon me formimin e
folikulit vezikular/folikulit te Graaf, i cili rreth dites 14 del ne siperfaqen e jashtme te
vezores
• Procesi perfundimtar i maturimit te folikulit eshte kompletimi i mejozes I prej
ovocitit paresor, formimi i ovocitit dytesor dhe i trupit te pare polar
• Pas ketij procesi vijon ovulacioni
Ovulacioni
• Ovulacioni ndodh kur muri i vezores cahet dhe ovociti dytesor shkeputet prej tij
• Ne kete rast, disa gra perjetojne dhembje ne pjesen e poshtme te barkut, qe
shakaktohen si rezulatat i tendosjes se fuqishme te murit te vezores
• Ne vezoret e femrave te rritura ka gjithmone folikuj ne stade te ndryshme pjekurie
• Njeri prej folikujve behet folikul dominant dhe nen efektin stimulues te LH,
mundeson ovulacionin, kurse folikujt e tjere degjenerohen
• Ne 1%-2% te te gjithe ovulacioneve, ovulohet me teper se 1 ovocit
• Kjo mund te rezultoje me lindjen e dy ose me shume bebeve
• Binjaket nuk jane identike, mqs ovocitet e ndryshme mund te fertilizohen nga qeliza
te ndryshme spermatike
• Binjaket e nje veze krijohen nga fertilizimi i nje veze te vetme prej nje qelize
spermatike te vetme
Faza luteale
• Pas ovulacionit, folikuli i care mbetet bosh dhe antrumi i tij mbushet me gjak te
mpiksur
• Ky trup hemorragjik thithet gradualisht
• Qelizat granuloze te mbetura se bashku me qelizat tekale formojne nje gjender te re
endokrine, qe quhet trupi i verdhe
• Trupi i verdhe i formuar fillon te sekretoje progesteron dhe pak estrogjen
• Ne mungese te fertilizimit te vezes, trupi i verdhe shkaterrohet brenda dhjete ditesh
dhe prodhimi i hormoneve prej tij nderpritet
• Keshtu ajo qe mbetet prej tij, quhet trupi i bardhe
• Ndersa, nqs ovociti fertilizohet, trupi i verdhe mbijeton derisa placenta te behet e
afte per te prodhuar hormonet qe sekreton trupi i verdhe (rreth 3 muaj)
Rregullimi hormonal i ciklit te vezoreve
• Proceset qe zhvillohen ne vezore jane me te nderlikuara se ato qe ndodhin ne
testikuj
• Kontrolli hormonal qe ndodh gjate pubertitetit eshte i ngjashem per te 2 gjinite
• Hormoni qe cliron gonadotropinat (GnRH), gonadotropinat e hipofizes (FSH dhe LH)
dhe ne femrat, estrogjeni dhe progesteroni i vezoreve nderveprojne per te prodhuar
ndryshimet ciklike qe vihen re ne vezore
Stabilizimi i ciklit te vezoreve
• Gjate femijerise, vezoret rriten dhe sekretojne sasi te vogla estrogjenesh
vazhdimisht
• Estrogjenet e sekretuar frenojne clirimin e GnRH
• Me afrimin e pubertitet, hipotalamusi behet me pak i ndjeshem ndaj estrogjeneve
dhe fillon te cliroje GnRH ne menyre ritmike
• GnRH stimulon hipofizen anteriore qe te cliroje FSH dhe LH, te cilat veprojne mbi
vezore
• Niveli i gonadotropinave vazhdon te rritet per rreth 4 vjet nga fillimi i pubertitetit.
Gjate kesaj periudhe, vajzat nuk bejne ovulacion
• Vjen ne cast qe cikli fiton karakteristikat e nje te rriture dhe nderveprimi hormonal
stabilizohet
• Ky stabilizim sinjalizohet nga cikli i pare menstrual (menark)
• Ne vazhdim, ciklet behen te rregullta rreth 3 vjet pas menarkeve te para
Nderveprimet hormonale gjate ciklit te vezoreve
• Ne diten e pare te ciklit, nivelet e larta te GnRH stimulojne rritjen e sekretimit te FSH
dhe LH prej hipofizes anteriore
• FSH dhe LH stimulojne rritjen dhe maturimin e folikulit dhe sekretimin e
estrogjeneve
• Efekti i FSH ushtrohet mbi qelizat e folikulit, kurse LH mbi qelizat tekale
• Zmadhimi i folikulave shoqerohet me rritjen e sekretimit te estrogjenit prej tyre
• LH stimulon qelizat tekale qe te prodhojne androgjene, te cilet shndrrohen ne
estrogjene prej qelizave granuloze te stimuluara nga FSH
• Rritja e nivelit te estrogjeneve ne plazme ushtron feedback negativ ne hipofizen
anteriore, duke frenuar clirimin e metejshem te FSH dhe LH
• Inhibina, qe clirohet nga qelizat granuloze, ushtron gjithashtu feedback negativ mbi
clirimin e FSH
• Rritja e nivelit te estrogjeneve ne gjak ushtron feedback pozitiv ne hipofizen
anteriore, efekt i kundert
• Niveli i larte i estrogjenit ve ne levizje nje kaskade procesesh. Fillimisht shfaqet
sekretimi i vrullshem i LH dhe me pas FSH qe eshte grumbulluar ne hipofizen
anteriore. Kjo ndodh ne mesin e ciklit
• Clirimi i menjehershem i LH stimulon ovocitin paresor te folikulit dominant qe te
perfundoje ndarjen e pare mejotike. Ovociti dytesor qe formohet vazhdon deri ne
matafazen II
Nderveprimet hormonale gjate ciklit te vezoreve
• LH stimulon edhe ovulacionin rreth dites 14. Menjehere pas ovulacionit, niveli i
estrogjenit ulet, shoqerohet me demtim te folikulit dominant gjate ovulacionit
• LH shndrron folikulin e care ne trup te verdhe dhe e stimulon kete gjender te re qe
te sekretoje progesteron dhe estrogjen
• Rritja e nivelit te progesteronit dhe estrogjenit ne gjak sherben si feedback negativ
per clirimin e FSH dhe LH nga hipofiza
• Renia e niveli te ketyre hormoneve pengon zhvillimin e nje folikuli te ri dhe ovulimin
e nje ovociti tjeter
• Ulja e nivelit te LH ne gjak veshtireson veprimtarine e trupit te verdhe, i cili nis te
degjeneroje
• Ky ndryshim shoqerohet nga renia e theksuar e nivelit te progesteronit e estrogjenit
ne gjak
• Renia e theksuar e nivelit te hormoneve te vezores ne fund te ciklit nderpret efektin
e tyre frenues mbi clirimin e FSH dhe LH dhe cikli nis nga e para
Cikli uterin (menstrual)
• Cikli uterin perfaqeson nje sere ndryshimesh ne endometrin e uterusit cdo muaj
• Keto ndryshime ndodhin ne pergjigje te ndryshimit te nivelit te hormoneve
vezoriale ne gjak
• 3 faza
• Dita 1-4. Faza menstruale
• Uterusi eliminon shtresen funksionale. Shtresa e trashe funksionale e
endometriumit shkeputet nga muri i uterusit nepermjet nje procesi qe shoqerohet
me gjakrrjedhje qe zgjat 3-5 dite. Indet e shkeputura dhe gjaku eliminohen
nepermjet vagines si fluks menstrual. Pas dites 5, folikujt ne rritje te vezores
fillojne te prodhojne me teper estrogjen
• Dita 5-14. Faza proliferative
• Endometriumi rinderton vetveten nen ndikimin e niveleve ne rritje te estrogjenit.
Nga shtresa bazale e endometriumit formohet nje shtrese e re funksionale.
Endometriumi behet dhe nje here i trashe dhe shume i vaskularizuar
• Gjate kesaj faze, estrogjenet stimulojne edhe sintezen e receptoreve te
progesteronit ne qelizat muskulore te endometriumit
• Ne kushte normale, mukusi i qafes te uterusit eshte i trashe dhe ngjites, por rritja e
nivelit te estrogjenit e hollon ate. Ne shtresen e mukusit shfaqen disa kanale qe
lehtesojne kalimin e qelizave spermatike ne uterus
Cikli uterin (menstrual)
• Ne fund te kesaj faze ndosh ovulacioni (dita 14) si rezultat nga clirimi i
menjehershem i LH nga hipofiza anteriore. Nen ndikimin e LH, folikuli i care
shndrrohet ne trup te verdhe
• Dita 15-28. Faza sekretore
• Endometriumi pergatitet per implantimin e embrionit
• Nivelet ne rritje te progesteronit me origjine nga trupi i verdhe veprojne mbi
endometriumin e pergatitur nga estrogjenet
• Shtresa funksionale shndrrohet ne mukoze sekretore
• Gjendrat e uterusit sekretojne glikoproteina ne brendesi te kavitetit uterin
• Keto lende ushqyese sherbejne per te mbeshtetur embrionin derisa ai te
implantohet ne shtresen e pasur me gjak te endometriumit
• Te gjitha fazat sekretore stimulohen nga progesteroni
• Rritja e nivelit te progesteronit ben qe mukusi i qafes te formoje nje tape cervikale
• Tapa e mukusit bllokon hyrjen e qelizave spermatike
• Nga ana tjeter, niveli ne rritje i progesteronit dhe estrogjenit frenon clirimin e LH nga
hipofiza anteriore
• Nqs nuk ka ndodhur fertilizimi, trupi i verdhe fillon te degjeneroje sepse niveli i LH
ne gjak bie
Cikli uterin (menstrual)
• Keshtu ulet dhe niveli i progesteronit duke e lene endometriumin pa mbeshtetje
hormonale
• Ne mungese te oksigjenit dhe lendeve ushqyese, qelizat endometriale fillojne te
vdesin, kurse shtresa funksionale fillon te trete veten
• Kjo do te thote qe ka ardhur casti i menstruacioneve, dita 28 e ciklit
• Arteriet spirale tkurren per here te fundit dhe pastaj zgjerohen
• Shtresa funksionale shkeputet nga endometriumi e shoqeruar me gjakderdhje
• Cikli menstrual fillon nga e para, dita e pare e fluksit menstrual te rradhes
• Veprimtarite e sforcuara mund te vonojne shfaqjen e menarkeve ne vajzat dhe
mund te crregullojne ciklin menstrual ne grate
• Mund te shkaktojne dhe nderprerje te menstruacioneve – amenorre
• Lidhet me faktin qe femrat atlete kane me pak ind yndyror, depot yndyrore
ndihmojne ne shnderrimin e androgjeneve ne estrogjene
• Gjate veprimtarive fizike te sforcuara mendohet qe bllokohet kontrolli qe ushtrohet
nga hipotalamusi
• Amenorreja ne moshat e reja shoqerohet me rrallimin e mases kockore
• Faktikisht, me renien e nivelit te estrogjenit dhe nderprerjen e ciklit menstrual
pavaresisht shkakut fillon dhe rrallimi i mases kockore
• Femrat atlete rrisin sasine e kalciumit te dietes
Cikli uterin (menstrual)
• Studiuesit mendojne qe menstruacionet kane efekt mbrojtes per shendetin e gruas
• Shkeputet nje shtrese shume mikepritese per bakteret dhe viruset qe hyjne permes
kontaktit seksual
Efektet jashteuterine te estrogjenit dhe
progesteronit
• Gjeneratore te veprimtarise seksuale
• Estrogjenet jane analoge me testosteronin e meshkujve
• Rritja e nivelit te estrogjenit gjate pubertitetit ka keto efekte: stimulon ovogjenezen
dhe rritjen e folikujve ne vezore, efekte anbolike ne traktin riprodhues femeror
• Estrogjeni stimulon dhe rritjen shperthyese te pubertitetit. Kjo i ben vajzat te rriten
me shpejt se meshkujt gjate moshes 12-13 vjet
• Niveli ne rritje i estrogjenit shkakton dhe mbylljen e hershme te epifizave te
kockave te gjata. Si rezultat, femrat arrijne maksimumin e gjatesise rreth moshes
15-17 vjet. Rritja e meshkujve vazhdon deri 19-21 vjet
• Shenjat seksuale dytesore qe stimulohen nga estrogjeni jane:
• Rritja e gjoksit
• Rritja e depozitave te indit dhjamor nen lekure
• Zgjerimi i pelvisit
• Rritja e qimezimit
• Efekte te tjera si mbajtja e kolesterolit ne nivele te uleta dhe lehtesimi i kapjes se
kalciumit nga kockat
Efektet jashteuterine te estrogjenit dhe
progesteronit
• Progesteroni dhe estrogjeni stabilizojne dhe rregullojne ciklin uterin
• Efektet e rendesishme te progesteronit manifestohen gjate shtatezanise. Gjate
kesaj periudhe, progesteroni frenon levizshmerine e uterusit dhe pergatit gjirin per
laktacion
• Progestreon - pro = per, gestation = shtatzenesi
• Megjithate, gjate shtatzenesise burimi i estrogjenit dhe progesteronit eshte placenta
dhe jo vezoret
Semundjet qe transmetohen nga kontakti seksual
• SST jane shkaku me rendesi i problemeve te riprodhimit
• Semundjet me te zakonshme jane gonorreja dhe sifilizi, kurse sot jane semundjet
virale: herpesi gjenital dhe SIDA
Gonorreja
• Agjenti qe shkakton gonorrene eshte bakteri N. gonorrhoeae, e cila pushton
mukozat e traktit riprodhues dhe urinar
• Keto baktere shperndahen gjate kontaktit me mukozat gjenitale, anale dhe
faringeale
• Shumica e rasteve ndodhin ne adoleshentet dhe te rinjte
• Simptoma me e shpeshte te meshkujt eshte uretriti. Uretriti manifestohet me urinim
te dhembshem dhe rrjedhje qelbi nga penisi
• Te femrat, 20% te rasteve nuk ka simptoma. Ne raste te tjera mund te manifestohet
me dhenbje abdominale, sekrecione vaginale
• Gonorreja e patrajtuar mund te shkaktoje ngushtim te uretres dhe inflamacion te te
gjithe sistemit te duktusve
• Te femrat, ajo shkakton semundje inflamatore te pelvisit dhe sterilitet
• Keto pasoja nuk ndeshen me qe nga zbulimi i penicilines, tetraciklines dhe i
antibiotikeve te tjere, pas vitit 1950
• Gjithsesi, kohet e fundit po hasen raste te rezistenes ndaj ketyre antibiotikeve
• Aktualisht, antibiotiku me i perdorur per trajtimin e gonorrese eshte ceftriaksoni
Sifilizi
• Shkaktohet nga bakteri Treponema palidum
• Infeksioni mund t’I percohet dhe bebes nese nena shtatzene eshte e infektuar
• Fetusi i infektuar me sifiliz lind i vdekur ose vdes menjehere pas lindjes
• Bakteri pershkon mukozat e pademtuara, hyn ne enet limfatike lokale dhe me pas
ne rrjedhen e gjakut
• Brenda pak oresh nga ekspozimi, infeksioni ndonese asimptomatik eshte ne zhvillim
• Periudha e inkubacionit eshte 2-3 jave
• Ne fund te kesaj periudhe, ne zonen e hyrjes se baktereve shfaqet nje lezion primar
i kuq dhe i padhembshem qe quhet shanker
• Te meshkujt, ky lezion shfaqet ne penis, kurse te femrat lezioni zhvillohet ne
brendesi te vagines ose ne qafen e uterusit. Lezioni primar ulcerohet, me pas ai
sherohet vetvetiu dhe zhduket pas nje ose disa javesh
• Nese sifilizi nuk trajtohet, disa jave me vone shfaqen shenjat e tij dytesore
• Nje nga shenjat e para eshte ngjyrimi trendafil i lekures, i shperndare ne te gjithe
trupin
• Temperatura dhe dhembjet e kyceve jane te zakonshme, mund te zhvillohet anemia
dhe renia e flokeve
• Keto simptoma zhduken 3-12 jave
Sifilizi
• Pas kesaj periudhe, semundja hyn ne fazen latente dhe diktohet vetem vetem
nepermjet analizave te gjakut
• Periudha latente mund te zgjate per gjithe jeten ose bakteret mund te vriten nga
sistemi imun ose mund te pesohet nga shenjat e sifilizit terciar
• Sifilizi terciar karakterizohet nga lezione destruktive te SNQ, ne enet e gjakut, kocka
dhe lekure
• Trajtimi per te gjitha rastet eshte penicilina
Klamidia
• Pergjegjese per 25-50% te te gjitha rasteve qe diagnostifikohen me semundje
inflamatore pelvike
• Shkaktari i klamidias eshte bakteria Chlamidia trachomatis
• Periudha e inkubacionit te klamidias eshte 1 jave
• Simptomat jane uretriti, rrjedhje vaginale, dhembje testikualre, rektale ose
abdominale, dhembje gjate aktit seksual dhe crregullim i menstruacioneve
• Te femrat, 80% e te cilave nuk kane simptoma te infeksionit, pasoja me e rende
eshte steriliteti
• Semundja trajtohet me tetracikline
Vaginiti
• Eshte manifestimi karakteristik i nje infeksioni lokal qe shkaktohet nga Trichomonas
vaginalis
• Mund te shkaktohet dhe nga Gardnerela vaginalis, Gonococcus dhe Candida
• Simptoma me e zakonshme eshte kruarja e theksuar e gjenitaleve dhe sekrecionet
vaginale me ngjyre jeshile dhe ere te keqe
• Trajtimi i vaginitit eshte metronidazoli i dhene ne nje doze te vetme
• Per te parandaluar riinfeksionin, eshte mire te trajtohen te dy partneret
Lythet gjenitale
• Shkaktohen nga human papiloma virus (HPV)
• Grup qe perbehet prej rreth 60 virusesh
• Infeksioni nga HPV shton rrezikun e zhvillimit te kancerit inaktiv te qafes te uterusit
• Trajtimi behet me nderhyrje kirurgjikale, laser terapi dhe alfa interferon
Herpesi gjenital
• Herpes-viruset qe infektojne njeriun (herpes simpleks, virusi Epstein-Barr etj) jane
patogjenet me te veshtire per t’u kontrolluar
• Ato qendrojne te heshtura per jave ose vite dhe ne nje cast te caktuar lulezojne
duke shkaktuar lezione ne forme vezikulash
• Shkaktati i zakonshem i herpesit gjenital eshte virusi herpes simpleks tipi 2, i cili
percohet nepermjet sekrecioneve te infektuara
• Lezionet e dhembshme qe shfaqen ne organet riprodhuese jane me teper te
bezdisshme sesa te rrezikshme per jeten
• Por infeksionet herpetike kongjenitale mund te shkaktojne keqformime te fetusit
• Gjithashtu, infeksionet herpetike akuzohen si shkaktare te kancerit te qafes te
uterusit
• Shumica e njerezve qe kane herpes gjenital, nuk jane te vetedijshem per te,
nderkohe qe jane bartes te virusit
• Trajtimi i hepresit gjenital eshte antivirali aciklovir, i cili pershpjeton sherimin e
lezionit dhe pakeson shpeshtesine e shperthimeve te semundjes

You might also like