You are on page 1of 17

Sistemi endokrin

dhe rregullimi
hormonal
Biologji VIII
Prof.Lindita Selimi
Gjëndrrat

Janë organe nëpërmjet të së cilave organizmi tajon


materie të cilat ndikojnë në funksione të ndyshme jetësore
të organizmit.
Kemi dy lloje: gjëndrra me taitje të jashtme (ekzokrine)
dhe gjëndrra me taije të brendëshme (endokrine)
1. Gjëndrra me taitje të jashtme – janë ato të cilat
prodhimet e tyre i tajojnë në kanale nxjerrëse psh.
(mëlçia, pankreasi, gjëndrrat pështymore, djersore,
yndyrore)
2. Gjëndrrat me taitje të brendëshme – janë ato të cilat
prodhimet e tyre i tajojnë drejtëpërsëdrejti në gjak
Janë ato të cilat prodhimet e tyre i
tajojnë drejtëpërsëdrejti në gjak

1. hipofiza ( gjëndrra e trurit )

Gjëndrrat 2. tiroidea ( gjëndërra e gushës )


me taitje të
3. timusi ( gjëndrra e kraharorit )
brendëshme
4. pankreasi ( gjëndrra nënlukthore )

5. gjëndrrat mbiveshkore
Gjëndrrat endokrine
Gjëndrrat me tajim të
brenshëm - tajojnë hormone.
Hormonet ( hormonos – nxitje ) – janë materie të
ndërlikuara organike të cilat së bashku me sistemin nervor
ndikojnë në funksionet  jetësore të organizmit.
Termi hormon rrjedh nga fjala latin qe do te
thote:ngacmoj,stimuloj,ekcitoj etj
 Hormonet nga gjëndrrat endokrine mund të tajohen në
sasi të pamjaftueshme, normale dhe të tepërt.
 Nëse tajimi i hormoneve zvoglohet nga gjëndrrat kjo
dukuri quhet hipofunksion, kurse nëse kemi tajim të
zmadhuar të hormoneve nga gjëndrrat kjo dukuri quhet
hiperfunksion.
Hipofiza
Ёshtë gjëndërr me tajim të brendshëm me madhësi sa një
kokërr e bizeles, me peshë 0.5 gr. por me një funksion
shumë të rëndësishëm në organizëm.
Përbëhet nga tre lobe: i përparëm, i mesëm dhe i prapëm.
Ajo tajon rreth 15 hormone .Perbehet nga 3 lobe edhe ate
:
Lobi i përparëm – tajon hormone të cilat ndikojnë në
punën e gjëndrrave tjera endokrine dmth. se kjo është
dirigjente ( kontrolluese) e gjëndave tjera
endokrine.Tajon hormonin e rritjes ( somatotropin ) i
cicli ndikon në rritjen e organizmit. Nëse ky tajohet në
sasi normale njeriu rritet normal, nëse zmadhoet tajimi i
këtij hormoni njeriu rritet më tepër nga normalja dhe kjo
dukuri quhet gjigantizëm ( njeri i lartë – gjatë ose vigan )
Gjigantizmi dhe nanizmi
Lobi i mesëm dhe i prapëm i
hipofizëz
 Lobi i mesëm – tajon hormonin melanin që ndikon në
pigmentimin e qelizave të lëkurës ( pigmentimin ).
     Nese do te mungoj ky pigment personi do te jete me     
  floke te bardha qe quhet Albinist
 Lobi i prapëm – tajon hormone që ndikojnë në punën e
muskujve të lëmuar, këmbimin e ujit, kripërave, në
presionin ( shtypjen ) e gjakut, dhe tajimin e veshkëve.
Albinist
Tiroidea
Ёshtë e vendosur rreth laringut,( rreth
kërcës mburojëse ).Tiroidea tajon
hormonin tiroksin që përmban
komponime të jodit, i cili ndikon në
këmbimin e materieve, në frymëmarrje,
në krijimin e energjisë, punën e
zemrës, zhvillimin e rregullt të eshtrave
dhe zhvillimin  e aftësive fizike,
mendore dhe shpirtërore të njeriut.
Nëse kemi zmadhim të tajimit të
tiroksinës këto funksione shpejtohen
dhe njeriu bëhet nervoz, është i
ndijshëm, sytë i zgurdullohen dhe
paraqitet smundja e Bazedos, kurse
nëse kemi zvoglim të tajimit të
tiroksinës atëhere këto funksione te
Timusi
Gjendet në kraharor në fund të
trakesë, luan rol të rëndësishëm në
zhvillimin e skeletit, imunitetin e
organizmit dhe gjëndrrave seksuale.
Pankreasi
Ёshtë gjëndërr me tajim të jashtëm
( merr pjesë në tretjen e ushqimit duke
tajuar fermente – enzime ) dhe të
brendshëm sepse tajon hormone që
ndikojnë në funksionet e organizmit dhe
ka formën e gjuhës e vendosur nën lukth
dhe prandaj e quajmë ndryshe gjëndrra
nënlukthore.
Roli – tajon hormonin insulin i cili
rregullon sasinë e sheqerit në gjak i cili në
sasi normale duhet të jetë
Insulina glykozën e deponon si glikogjen
në mëlçi dhe muskuj të cilin e shfrytëzon
organizmi kur ka nevoj dhe nëse nuk
tajohet insulina sheqeri në gjak rritet dhe
paraqitet smundja e sheqerit ose diabeti
( diabetes melitus ).
Gjëndrrat mbivshkore
Janë të vendosura mbi veshkë në formë të kapuçave nga e
kanë marrë edhe emrin. Nw tw dallojmw koren e gj.
mbiveshkore dhe palca e gj. mbiveshkore.
Korja e gjëndrrave mbiveshkore - tajon tre hormone më
me rëndësi: kortizol, aldosteron, dhe hormone seksuale (që
tajohen në sasi të vogël) të cilat ndikojnë në funksionet
jetësore të organizmit.
Nëse kemi zvoglim të këtyre hormoneve paraqitet smundja
e Adisonit – shenjat: njeriu dobësoet ,ndjen këputje,
dhembje në bark, zvoglohet sasia e sheqerit dhe kripërave
të Na në gjak, rritet urea e etj. dhe nëse kemi zmadhim të
këtyre hormoneve paraqitet smundja e Kushigut – shenjat:
ëjntje në lëkurë rritet lëngu indor, sasia e sheqerit dhe
kripërave të Na në gjakdhe nëse personi është femër fiton
cilsi ( veti ) të mashkullit: i trashet zëri, ritet mjekrra, i
bien flokët e etj.
Palca e gj. mbiveshkore. Tajon hormonin adrenalin i cili
glikogjenin e shëndrron në glykozë dhe ndikon në sistemin
nervor vegjetativ ( autonom ).
Gjëndrrat seksuale

Tajojnë hormonet seksuale mashkullore testosteronin dhe hormonet seksuale femrore 

estrogjenin prej të cilëve varet zhvillimi i organizmit.

Puberteti – është periudha gjatë të cilës bëhet pjekja e gjëndrrave seksuale dhe taitja e
hormoneve seksuale. Puberteti te meshkuj fillon nga mosha 12 deri 14 vjeçare, kurse te
femrat fillon nga mosha 10 deri 12 vjeçare.. 

Hormoni I testosteronit ndikon ne paraqitjen e mjekres,trashjes se zerit,muskulatur te


zhvilluar etj
Faliminderit për vëmendjen

You might also like