You are on page 1of 43

Fiziologji Shtazore

Universiteti Fan S. Noli


Fakulteti i shkencave te Natyres dhe Humane
Dr. Gloria Dimco
Fiziologjia e sistemit endokrin
Sistemi endokrin
• Sistemi endokrin eshte ai sistem qe vepron ne organizem nepermjet disa lendeve
kimike te caktuara, qe quhen hormone. Se bashku me sistemin nervor, ai
rregullon funksione te rendesishme te organizmit
• Hormoni eshte nje lende kimike qe sekretohet drejperdrejt ne gjak ose ne lengun
nderqelizor, prej nje qelize ose grup qelizash dhe qe kontrollon veprimtarine e
qelizave te tjera te trupit
• Disa hormone veprojne brenda disa sekondave, disa te tjere mund te veprojne
per disa dite, madje dhe disa muaj. Ne baze te vendit te veprimit te tyre,
hormonet ndahen ne:
• 1. hormone me veprim lokal
- efekte specifike lokale
- acetilkolina e cliruar ne mbaresat nervore parasimpatike dhe skeletike; sekretina e cliruar ne muret e
duodenumit transportohet nepermjet gjakut ne pankreas ku shkakton sekretimin e lengut
pankreatik ujor; kolecistokinina clirohet ne zorren e holle dhe transportohet ne koleciste ku e tkurr
ate
dhe ne pankreas ku nxit enzimat tretese
• 2. hormone me veprim te pergjithshem
- sekretohen ne nje gjender te caktuar endokrine dhe nepermjet gjakut shperndahen ne pjese te
ndryshme te trupit
- nje pjese e ketyre hormoneve ndikojne ne te gjitha qelizat e organizmit, GH (hormoni i rritjes), T4
(hormoni tiroidien)
Sistemi endokrin
• Kimikisht, hormonet ndahen ne 3 grupe:
• 1. Hormone steroide. Kanë si strukturë kimike bazë bërthamën steroide (të
ngjashme me të kolesterolit)
- Steroidet e ndryshme sekretohen prej: a) kores mbiveshkore (kortizoli dhe aldosteroni), b) ovareve
(estrogjen dhe progesteron), c) testeve (testosteroni), d) placentës (estrogjen dhe progesteron)

 2. Derivatet e amino acidit tirozine


- Ka dy grupe: njeri përbëhet prej hormoneve të tiroides dhe tjetri nga hormonet e palcës mbiveshkore
adrenalinë dhe noradrenalinë (katekolaminave)

 3. Hormonet proteinike ose peptidike. Të gjithë hormonet e rëndësishme që


mbeten janë proteina, peptide ose derivate të tyre
- Hormonet e hipofizës anteriore janë proteina ose polipeptide të mëdha (GH, TSH, FSH, ACTH, LH,
prolaktina); hormonet e hipofizës posteriore (hormoni antidiuretik dhe oksitocina) janë peptide, ku
secili përmban vetëm nentë aminoacide; Insulina, glukagoni dhe parathormoni janë polipeptide te
mëdha
Lokalizimet e gjendrave endokrine

gjendra pineale
Hipotalamusi
Hipofiza

gjendra tiroide
Gjendra paratiroide

Timusi

Gjendra
mbiveshkore

Pankreasi

Vezoret

Testet
Kontrolli i sekretimit te hormoneve
Feedback negativ (prapakontroll negativ)
 Në se një hormon vepron duke rritur përqëndrimin plazmatik të një substrati, ulja e
substratit do të nxite sekretimin e hormonit, ndërsa rritja e substratit do të frenojë
sekretimin e hormonit. Marrëdhënie të tilla midis hormonit dhe substratit quhen
feedback negativ

Feedback pozitiv
 Një produkt i nxitur fillimisht nga veprimi i një hormoni, nxit sekretimin e metejshem
të hormonit
 Kur produkti arrin një përqëndrim të përshtatshëm, mund të ushtroje veprim
feedback negativ në sekretimin e hormonit
 Ky mekanizem rregullimi funksionon kur një proçes biologjik fillon në nivel të ulët
gjatë një funksioni fiziologjik normal, psh oksitocina gjatë proçesit të lindjes
Mekanizmat e veprimit te hormoneve
• Hormonet i provokojne efektet e tyre duke ndryshuar veprimtarine e qelizes
shenje. Pra, ato perforcojne/ngadalesojne shpejtesine e proceseve normale qe
zhvillohen ne qeliza te caktuara
• Ne qelizat shenje, stimuli hormonal provokon nje ose me shume nga ndryshimet e
meposhtme:
- ndryshon pershkueshmerine e membranes qelizore/gjendjen elektrike te saj (potencialin membranor)
duke hapur ose mbyllur kanale jonike
- stimulon sintezen e proteinave ose molekulave rregullatore (enzimave) ne brendesi te qelizes
- aktivizon/caktivizon enzima
- stimulon veprimtarine sekretore te qelizes shenje
- stimulon mitozen e qelizave

• Receptoret
• Hormonet endokrine nuk veprojnë drejtpërdrejtë në makinerinë qelizore për të
kontrolluar reaksionet kimike qelizore përfundimtare. Ato lidhen me receptorët në
sipërfaqe të qelizës ose në brendesi të saj
 Receptorët lokalizohen: 1) në sipërfaqe të membranës qelizorë (receptorët membranore) që janë
specifike për hormonet proteinike peptidike dhe katelkolaminat; 2) në citoplazëm (receptorë
citoplazmike), nëpërmjet të cilëve veprojnë kryesisht hormonet steroide; 3) në bërthamë (receptorë
nuklearë), nëpërmjet të cilëve veprojnë hormonet e tiroides, steroidet mbiveshkore dhe seksuale
Mekanizmat e veprimit te hormoneve
• 2 mekanizma qe shndrrojne lidhjen e receptorit me hormonin:

1) mekanizmi qe perdoret nga hormonet me baze aminoacide – perfaqesohet


nga proteina G dhe nga nje ose me shume mesazhere dytesore brendaqelizore. Kjo
ndodh ngaqe proteinat dhe peptidet nuk mund ti pershkojne membrant plazmatike
te qelizave, thuajse te gjitha hormonet me baze aminoacide, pasi lidhen me
receptoret e membranes qelizore, i ushtrojne efektet e tyre permes mesazhereve
dytesore

2) mekanizmi i hormoneve steroide - perfshin aktivizimin e drejtperdrejte te gjeneve


nga vete hormoni
Mekanizmat e mesazhereve dytesor per
ndermjetesimin e funksioneve hormonale qelizore
• cAMP (cyclic andenosine monophosphate)
• Jonet e kalciumit te lidhur me kalmodulinen si dhe produktet e zberthimit te
fosfolipideve membranore

cAMP
• 3 komponente te membranes qelizore: receptori i hormonit, perkthyesi i sinjalit
(proteina G) dhe enzima efektore (AC)
• Hormoni lidhet me receptoret specifike ne siperfaqen e membranes te qelizes
target. Mbas kesaj aktivizohet pjesa e brendshme e receptorit, duke cuar ne
formimin e enzimes adenil ciklaze (AC). Kjo enzime shkakton shndrimin e nje
sasie to vogel ATP ne cAMP. cAMP aktivizon kaskaden e enzimave - aktivizimi I
protein kinaze (PKA) dhe fosforilimi i proteinave
Mekanizmat e mesazhereve dytesor per
ndermjetesimin e funksioneve hormonale qelizore
Mekanizmat e mesazhereve dytesor per
ndermjetesimin e funksioneve hormonale qelizore
PIP-kalcium
• Lidhja e hormonit me receptorin aktivizon enzimen fosforilaze te membranes
qelizore – e cila zberthen PIP2 ne DAG and IP3
• DAG dhe IP3 sillen si mesazhere dytesore
• DAG aktivizon kinaza specifike, IP3 provokon clirimin e Ca2+ nga rrjeta
endoplazmatike dhe zona te tjera brendaqelizore
• Jonet a kalciumit sillen me pas si mesazhere tritesore
• Kete e bejne ose duke ndryshuar drejtperdrejt veprimtarine e enzimave specifike
dhe te kanaleve jonike te membranes, ose duke u lidhur me nje proteine
rregullatore brendaqelizore, kalmoduline
• Kur 3 ose 4 jone kalciumi jane lidhur me kalmodulinen, shkakton efekte te shumta
ne qelize njelloj si cAMP
• DGA aktivizon protein kinazen C, e cila luan rol te rendesishem ne ndarjen dhe
proliferimin qelizor
Hormonet steroide dhe aktivizimi i drejtperdrejte i
gjeneve
• Hormonet steroide (te kores mbiveshkore, vezoreve, testeve) dhe hormonet e
tiroides nxisin sintezen proteinike ne qelizat target. Keto proteina mund te kene
funksion enzimatik, transportues ose strukturor ne qelize

• Pasi hyjne ne qelize, hormonet steroide lidhen receptore proteinik specifike


• Kompleksi i aktivizuar hormon-receptor deperton ne berthame
• Kompleksi lidhet me rajone specifike te DNA ne kromozome, te cilet aktivizojne
transkriptimin e gjeneve specifike per formimin e mRNA, e cila mundeson
prodhimin e nje proteine specifike ne citoplazme
• mRNA ne citoplazem ndihmon procesin e translacionit ne ribozom per formimin e
proteinave te tjera
Organet endokrine kryesore
Hipofiza
• Gjendra e hipofizes/gjendra pituitare eshte nje gjender e vogel me diameter 1cm
dhe peshe 0,5-1g
• Vendoset ne kavitetin kockor te formuar ne bazen e trurit
• Ajo lidhet me hipotalamin nëpërmjet infundibulit
• Hipofiza dhe hipotalami formojne një njesi komplekse funksionale
• Kjo njësi rregullon metabolizmin e ujit, prodhimin dhe sekretimin e qumështit,
riprodhimin, rritjen e trupit, rritjen dhe aktivitetin sekretor të gjëndrave mbiveshkore
dhe seksuale

• Hipofiza perbehet nga 2 lobe: njeri lob eshte ind nervor dhe lobi tjeter eshte ind
gjendror
• Lobi posterior (hipofiza e pasme): perbehet nga pituicitet dhe fijet nervore. Ajo
cliron neurohormone qe i merr te gatshme nga hipotalamusi. Lobi posterior se
bashku me infundibulumin perfaqesojne neurohipofizen
• Lobi anterior/adenohipofiza (hipofiza e perparme): perbehet nga ind gjendror qe
sintetizon e cliron 6 hormone
Organet endokrine kryesore
Marredhenia hipofize-hipotalamus
• Lobi posterior i hipofizes eshte pjese e trurit
• Ai rrjedh nga nje rritje e poshtme e indid nervor hipotalamik dhe i ruan lidhjet
nervore me te permes nje tufe nervore qe quhet trakti hipotalamo-hipofizar
• Ky trakt e ka origjinen ne berthamat supraoptike dhe paraventrikulare te
hipotalamusit
• Keto qeliza neurosekretore sintetizojne 2 neurohormone qe zhvendosen drejt
hipofizes nepermjet aksoneve te traktit hipotalamo-hipofizar:
- oksitocina (prodhohet nga hormonet paraventrikulare)
- hormoni antidiuretik (HAD) (prodhohet prej neuroneve supraoptike)

• Lobi anterior nuk ka lidhje te drejtperdrejte nervore me hipotalamusin


• Lidhje vaskulare
• Pleksusi kapilar paresor i infundibulumit komunikon nga poshte permes venave
portale hipofizare me nje pleksus kapilar dytesor qe shtrihet ne adenohipofize. Ky
quhet sistemi portal hipofizar
• Nepermjet ketij sistemi portal qarkullojne drejt adenohipofizes hormonet cliruese
dhe frenuese te hipotalamusit ventral
Organet endokrine kryesore
• Hormonet e adenohipofizes jane:
- TSH – thyroid stimulating hormone
- ACTH – adrenokortikotropic hormone
- FSH – follicle-stimulating hormone
- LH – luteinizing hormone (hormoni luteik)
Rregullojne veprimtarine sekretore te gjendrave te tjera; ndikojne mbi qelizat shenje
nepermjet mesazherit dytesor cAMP
- GH - hormoni i rritjes
- PRL – prolactin
Ushtrojne efektet e tyre ne organe joendokrine
Organet endokrine kryesore
Hormonet e hipotalamusit - Oksitocina
• Stimuluese e fuqishme e tkurrjeve te uterusit dhe hormon i rendesishem per
daljen e qumeshtit
• Tendosja e uterusit dhe e qafes te tij gjate intervalit te lindjes, dergon impulse
afarente drejt hipotalamusit. Ketyre impulseve, hipotalamusi iu pergjigjet duke
sintetizuar oksitocine dhe duke stimuluar clirimin e saj nga neurohipofiza
• Sa me shume rritet niveli i oksitocines ne gjak, aq me te fuqishme behen tkurrjet e
uterusit, te cilat kulmojne ne aktin e lindjes
• Thithja e gjirit nga bebja, stimulon clirimin e oksitocines, e cila nxit qelizat
mioepiteliale qe rrethojne gjendrat e qumeshtit
• Tkurrja e ketyre qelizave mundeson kalimin e qumeshtit nga gjendrat e qumeshtit
ne gojen e bebes
Hormonet e hipotalamusit - Hormoni antidiuretik
HAD
• Diureza nenkupton formimin e urines. Keshtu, antidiuretiku eshte nje lende qe
pengon formimin e urines
• HAD parandalon luhatjet e medha te balances te ujit, duke shmangur keshtu
dehidrimin ose mbingarkesen e organizmit me uje
• Disa qeliza shume te specializuara te hipotalamusit, te quajtura osmoreceptore,
monitorojne ne menyre te vazhdueshme perqendrimin e Na+ dhe ujit ne gjakun
qarkullues
• Kur perqendrimi i joneve rritet shume (dersitje, marrje e manget e lengjeve,
osmoreceptoret stimulohen dhe percojne impulse nxitese drejt neuroneve
hipotalamike te berthames supraoptike
• Keto neurone sintetizojne dhe clirojne HAD. HAD kalon ne gjak dhe u afrohet
qelizave te tubulave te veshkes
• Ne pergjigje te HAD, qelizat e tubulave te veshkes, terheqin nga urina qe po
formohet sasi me te medha uji dhe e rikthejne ate ne gjakun qarkullues
• Rrjedhimisht, vellimi i gjakut rritet, kurse i urines pakesohet
• Pas ketij nderveprimi, perqendrimi i joneve ulet, depolarizimi i osmoreceptoreve
nderpritet, pasohet nga nderprerja e clirimit te HAD
• Clirimi i HAD, stimulohet dhe nga faktore te tjere si dhimbja, tensioni i ulet I gjakut
dhe disa barna (nikotina, morfina)
Hormonet e hipotalamusit - Hormoni antidiuretik
HAD
• Sekretimi i HAD frenohet nga pijet alkolike dhe pirja e tepruar e ujit
• Barnat diuretike kane veprim te kundert me HAD. Ato rritin eliminimin e ujit nga
organizmi; perdoren per trajtimin e hipertensionit
• HAD ka efekt vazopresor, ne perqendrime te larta ne gjak
• Shkakton enengushtim
• Ne rast te hemorragjive te renda, clirimi i HAD rritet shume dhe enengushtimi qe
krijon ndihmon ne ruajtjen e tensionit sistemik te gjakut
• Emer alternativ – vazopresine

• Sekretimi i manget i HAD, shkakton diabetin insipit


• Diabeti insipid eshte nje sindrome qe karaketrizohet nga prodhimi shume i shtuar i
urines dhe etja e theksuar
• Diabeti insipid mund te shkaktohet pas nje traume te kokes
• Mund te kercenoje jeten ne subjekte te pavetedijshme ne gjendje kome
• Per kete arsye, viktimat e aksidenteve qe kane pesuar traume ne koke duhet te
monitorohen per statusin e tyre te hidratimit
Hormonet e hipotalamusit - Hormoni antidiuretik
HAD
• Hipersekretimi i HAD, eshte vene re ne femijet me meningjit, pas nderhyrjeve
kirurgjikale ne koke ose ne te semuret me kancer ne mushkeri
• Sindroma e sekretimit te papershtatshem te HAD
• Karakterizohet nga mbingarkesa ne lengje, dhembjet e kokes, corientimi, rritja ne
peshe dhe ulja e osmolaritetit te gjakut
• Trajtimi behet duke pakesuar maksimalisht marrjen e lengjeve dhe duke ndjekur
me kujdes nivelin e Na+ ne gjak
Hormonet e adenohipofizes
Hormoni i rritjes - GH
• GH prodhohet prej qelizave somatotrope
• Ka funksion kryesor nxitjen e rritjes dhe zhvillimit somatik postnatal dhe pas
perfundimit të rritjes dhe pubertetit modulimin e metabolizmit

• Ndikimi ne rritje: Ndonese GH stimulon shumicen e qelizave te trupit per te rritur


permasat dhe per tu ndare, shinjestra e tij kryesore jane kockat dhe muskujt e
skeletit
• GH nxit kondriogjenezen, nepermjet se cilet sigurohet zgjatja e eshtrave si dhe
aktivitetin e osteoblasteve, qeliza qe pergjigjen per formimin e kockes te re

• Ndikimi ne metabolizem: Duke qene ne thelb hormon anabolik, GH stimulon


sintezen e proteinave dhe nxit perdorimin e yndyrnave per energji duke kursyer
keshtu glukozen
• Efektet e rritjes ndermjetesohen terthorazi nga faktoret e ngjashem me insulinen
(IGF), qe njihen ndryshe somatomedina
• Somatomedinat jane proteina qe prodhohen nga melcia, muskujt e disa inde te
tjera
Hormoni i rritjes - GH
• GH stimulon
1) kapjen e aminoacideve nga gjaku dhe sintezen e proteinave qelizore si rezultat i
rritjes te translacionit te RNA, mRNA, tRNA, rRNA
2) stimulon kapjen e squfurit, i domosdoshem per sintezen e kondroitines te sulfatit
ne matriksin kercor
3) mobilizon yndyrnat e depove dhe transferimin e tyre ne qeliza
4) frenon kapjen e glukozes nga qelizat dhe metabolizmin e saj

• Ne melci, GH stimulon zberthimin e glikogjenit dhe clirimin e glukozes ne gjak,


rritja e nivelit te ciles njihet si efekti diabitogjen i GH
• Sekretimi i GH rregullohet nga 2 hormonet hipotalamike me veprime antagoniste
• Hormoni clirues i GH – GNHR (growth hormone releasing hormone), stimulon
clirimin e GH; kurse hormoni frenues i GH - GHIH (growth hormone inhibiting
hormone) qe quhet ndryshe somatostatine frenon clirimin e GH
• Clirimi i somatostatines rregullohet nga feedback i GH. Rritja e nivelit te GH
frenon gjithashtu edhe clirimin e vetvetes
• Clirimi i GH ndikohet edhe nga faktore dytesore si: stresi, lendet ushqyese dhe
gjumi
Hormoni i rritjes - GH
• Sekretimi i GH behet ne formen e nje cikli ditor. Nivelet me te larta hasen gjate
gjumit te nates

• Crregullimet e sekretimit te GH
• Gjigandizmi: tek femijet, sekretimi i tepruar i GH, rritje e shpejte, perpjestimet e
trupit i ka normale. Tek te rriturit: akromegalia, nqs hipersekretimi i GH fillon pasi
jane mbyllur pllakat epifizale. Rritja e kockave te kembeve e te duarve, fytyres
• Hipersekretimi i GH zakonisht shkaktohet nga nje tumor i adenohipofizes, trajtimi
eshte eleminimi kirurgjikal i tumorit; sidoqofte ndryshimet anatomike te shkaktuara
nga sekretimi i tepruar i GH nuk korrigjohen me
• Nanizmi: tek te rriturit, sekretimi i manget i GH nuk shkakton probleme; tek
femijet, mangesia e GH ngadaleson rritjen e kockave te gjata
• Mungesa e GH shoqerohet ne menyre karakteristike nga mungesa e hormoneve
te tjera te adenohipofizes. Psh, kur mungon hormoni tiroidostimulues dhe
gonadotropinat, individi nuk arrin te maturohet seksualisht
• Kur nanizmi hipofizar diagostifikohet para pubertitetit, dhenia e hormonit sintetik
mundeson rritjen somatike si ne kushte normale
Prolaktina
• Prolaktina eshte hormon me strukture te ngjashme me GH
• Stimulon prodhimin e qumeshtit nga gjendrat e qumeshtit
• pro=ne favor, lact=qumesht
• Clirimi i prolaktines kontrollohet nga hormonet cliruese dhe frenuese te
hipotalamusit
• Hormoni clirues i prolaktines, PRH – prolactin relaeasing hormone mendohet se
eshte serotonina
• Hormoni frenues i prolaktines, PIH – prolactin inhibiting hormone tashme dihet se
eshte dopamina
• Tek meshkujt, mbizoteron ndikimi i dopamines (PIH), kurse tek femrat niveli i
prolaktines ulet e ngrihet ne menyre ritmike nen efektin e nivelit te estrogjenit ne
gjak
• Niveli i ulet i estrogjenit ne gjak stimulon clirimin e dopamines, kurse niveli i larte
stimulon clirimin e serotonines (PRH), dhe rrjedhimisht te prolaktines
• Rritja e prolaktines pak para menstruacioneve eshte pjeserisht pergjegjese per
majisjen e gjendrave te qumeshtit qe perjetojne disa gra gjate ketij intervali. Mqs
ky interval eshte shume i shkurter, gjendrat e qumeshit nuk arrijne te prodhojne
qumesht
Prolaktina
• PRL nxit diferencimin e indeve te gjirit dhe rritjen e tij gjate shtatezanise. PRL se
bashku me estrogjenet, progesteronin, kortizolin dhe GH nxit proliferimin dhe
degezimin e kanaleve te gjirit
• Tek grate shtatezana, rreth periudhes te fundit te shtatezanise, niveli i prolaktines
rritet shume, duke mundesuar keshtu prodhimin e qumeshtit. Pas lindjes, clirimi i
PRH dhe prodhimi i vazhdueshem i qumeshtit stimulohet nga thithja e gjirit prej
bebes
• Mbisekretimi i prolaktines eshte me i zakonshem se sekretimi i tij i manget
• Sekretimi i manget nuk perben asnje problem
• Hiperprolaktinemia eshte crregullimi me i shpeshte i tumoreve te adenohipofizes.
Tek femrat, shenjat klinike jane: prodhimi i tepruar i qumeshtit, mungesa e
menstruacioneve dhe infertiliteti. Tek meshkujt, karakteristike eshte impotenca
Hormoni tiroidstimulues - TSH
• TSH ose tirotropina eshte hormon qe stimulon zhvillimin dhe veprimtarine
sekretore normale te gjendres tiroide
• Clirimi i TSH nga hipofiza anteriore nxitet prej hormonit clirues te tirotropines
-TRH (thyrotropin releasing hormone)
• Frenimi i TSH ndodh kur rritet niveli i hormonit te tiroides ne gjak, i cili vepron ne
hipofize dhe ne hipotalamus
• Ne pergjigje te rritjes te hormoneve te tiroides ne gjak, hipotalamusi cliron
somatostatine, e cila perforcon bllokimin e TSH
Hormoni adrenokortikotrop - ACTH
• ACTH stimulon koren e gjendrave mbiveshkore qe te cliroje homonet
kortikosteroide: glukokortikoidet dhe mineralokortikoidet
• Clirimi i ACTH ndihmohet nha hormoni clirues i ACTH, CRH – corticotropin
releasing hormone
• Sekretimi i CRH dhe ACTH frenohet kur rritet niveli i glukokortikoideve
• Ritmi normal i sekretimit te ACTH ndikohet nga faktore te jashtem dhe te
brendshem
• Etja, hipoglicemia, stresore
• Te gjithe, duke ndikuar ne hipotalamus, sjellin ndryshime ne nivelin e CRH
• Mqs CRH eshte rregullator i ACTH dhe nje neurotransmetues aktiv i SNQ, disa
mendojne se ai eshte integruesi i pergjigjes ndaj stresit
Gonadotropinat FSH, LH
• FSH dhe LH, qe referohen si gonadotropina, rregullojne funksionin e gjendrave
seksuale ( gonadeve – testikujt ne meshkujt dhe vezoret ne femrat)
• FSH stimulon ne te dy sekset prodhimin e qelizave seksuale: spermatozoidit dhe
vezes, kurse LH stimulon prodhimin e homoneve gonadike
• Tek femrat, LH ne bashkepunim me FSH stimulojne maturimin e nje folikuli te
vezores, brenda te cilit ndodhet qeliza seksuale femerore/qeliza veze
• LH stimulon ovulacionin si dhe sintezen dhe clirimin e hormoneve te vezores
• Tek meshkujt, LH stimulon qelizat intersticiale te testikujve per te prodhuar
hormonin mashkullor testosteron
• Gonadotropinat nuk hasen ne gjakun e vajzave e te djemve para pubertitetit
• Qelizat qe prodhojne keto hormone – gonadotropet aktivizohen gjate pubertitetit ,
qe shoqerohet me rritjen e nivelit te TSH, LH ne gjak
• Kjo rritje mundeson maturimin e gjandrave seksuale te te dy gjinive
• Clirimi i gonadotropinave kontrollohet nga hormoni clirues qe prodhohet ne
hipotalamus, GnRH – gonadotropin-releasing hormone
• Hormonet e gjendrave seksuale qe prodhohen ne pergjigje te gonadotropinave
frenojne clirimin e FSH dhe LH me mekanizem feedback negativ
Gjendra tiroide
Gjendra tiroide
• Gjëndra tiroide lokalizohet ne pjesen e perparme te qafes, poshte laringut
• Gjendra ka 2 lobe anesore qe bashkohen nepermjet nje indi ndermjetes qe quhet
istmus
• Gjendra tiroide eshte gjendra me e madhe endokrine e trupit
• Ne brendesi, gjendra tiroide perbehet nga disa njesi strukturore qe quhen folikuj
• Qelizat folikulare prodhojne glikoproteinen tiroglobuline
• Lumeni i folikujve depoziton koloidin, i cili eshte nje material veshtullor qe
perbehet nga molekulat e tiroglobulines dhe atomet e atashuara te jodit
• Hormonet e tiroides formohen nga tiroglobulina e joduar
• Qelizat parafolikulare jane nje popullate tjeter qelizore e gjendres tiroide. Keto
qeliza prodhojne kalcitonine
• Kalcitonina eshte nje hormon krejt i ndryshem nga hormoni i tiroides
Gjendra tiroide
Hormonet e tiroides
• Hormonet e tiroides, qe shpesh referohen si hormonet kryesore metabolike te
trupit, perfaqesohen nga 2 hormone aktive to jodizuara: tiroksina – T4 dhe
trijodtironina – T3
• Hormoni kryesor qe sekretohet prej folikujve te tiroides eshte tiroksina
• Shumica e trijodtironines formohet si rezultat i shndrrimit te T4 ne T3
• Nga ana funksionale, te dyja hormonet jane te ngjashme me njeri-tjetrin, por
ndryshojne persa i perket fuqise dhe shpejtesise te veprimit
• Secili perbehet nga 2 aminoacide tirozine te lidhura se bashku, por tiroksina ka 4
atome jod te lidhura, kurse trijodtironina ka 3 atome jod
• Jodi i marre me ushqimet thithet ne zorre dhe kalon ne gjak. Rreth 1/5 e jodit te
thithur kapet nga qelizat e gjendres tiroide dhe perdoret per sintezen e hormoneve
te tiroides, ndersa pjesa tjeter e jodit jashteqitet me veshkat
• Hormonet e tiroides ndikojne thuajse ne cdo qelize te trupit, por nuk ndikojne ne
trurin e te rriturit, shpretke, testikuj, uterus dhe vete gjendren tiroide
• Hormoni i tiroides stimulon enzimat qe merren me oksidimin e glukozes, ne kete
menyre rrit shpejtesine e metabolizmit bazal dhe prodhimin e nxehtesise nga trup.
Ky efekt njihet si efekti kalorigjenik – nxehtesi prodhues
• Hormoni i tiroides stimulon rritjen e numrit te receptoreve adrenergjike ne enet e
gjakut, duke luajtur keshtu nje rol te rendesishem ne ruajtjen e tensionit te gjakut
Gjendra tiroide
• Hormoni i tiroides eshte rregullator i rendesishem i rritjes dhe zhvillimit te indeve,
vecanerisht i rendesishem per zhvillimin e sistemit muskulor, sistemit nervor dhe
sistemit riprodhues

Biosinteza e hormoneve te tiroides


• Kalon ne disa faza te nderlidhura qe fillojne kur homoni tiroidostimulues (TSH) i
sekretuar nga hipofiza anteriore lidhet me receptoret e qelizave folikulare
1. Formimi dhe depozitimi i tiroglobulines
Tiroglobulina sintetizohet ne ribozome, dhe nepermjet vezikulave te ndermjetme
transportohet ne aparatin e Golxhit, ku i shtohen grupe sheqeri. Me pas,
molekulat e tiroglobulines paketohen ne vezikula, te cilat levizin drejt apeksit te
qelizave folikulare. Ketu vezikulat zbrazin permbajtjen e tyre ne brendesi te
lumenit

2. Kapja e jodurit dhe oksidimi i tij ne jod


Per te prodhuar hormonet e jodizuara, qelizat folikulare duhet te grumbullojne
joduret (anionet e jodit) qe vijne nga gjaku. Mqs perqendrimi brendaqelizor i
jodureve eshte 30x me i larte sesa ne gjak, kapja e jodureve behet permes
transportit aktiv. Pas hyrjen ne qelize, joduret oksidohen (humbasin elektrone)
dhe shndrrohen ne jod (I2)
Gjendra tiroide
3. Iodizimi
Iodi i formuar lidhet me aminoacidet e tirozines dhe behet pjese e koloidit te
tiroglobulines. Reaksioni i iodizimit zhvillohet aty ku qelizat apikale kontaktojne me
koloidin dhe ndermjetesohet nga enzimat peroxidaza

4. Ciftimi i T2 me T1
Lidhja e nje jodi me nje tirozine prodhon monojodtirozinen (MIT) kurse lidhja e dy
jodeve prodhon dyjodtirozinen (DIT). Me pas, enzimat e koloidit bashkojne ndermjet
tyre MIT me DIT. Dy molekula DIT prodhojne T4, kurse ciftimi i MIT me DIT formon
T3. Hormonet e formuara jane ende pjese e koloidit te tiroglobulines

5. Endocitoza e koloidit
Sekretimi i hormonit kerkon qe qelizat folikulare te rithithin tiroglobulinen e jodizuar
nepermjet pinocitozes dhe ti kombinojne vezikulat e saj me lizozomet

6. Ndarja e hormoneve dhe clirimi i tyre


Ne brendesi te lizozomeve, hormonet shkeputen nga koloidi si rezultat i veprimit te
enzimave lizozomale. Me pas, ato difuzojne nga qelizat folikulare drejt gjakut.
Produkti kryesor eshte T4, shumica e se ciles shndrrohet ne T3 ne indet periferike
Gjendra tiroide
• Ne pergjithesi, pergjigjja fillestare ndaj lidhjes te TSH eshte sekretimi i T4, kurse
sinteza e koloidit zhvillohet me pas
• Niveli i TSH eshte i ulet gjate dites, arrin pikun para gjumit dhe mbetet i larte gjate
nates
• Gjendra tiroide ka vecorine qe te depozitoje sasi te bollshme hormoni ne mjedisin
jashteqelizor
• Ne nje gjender normale, sasia e depozituar e koloidit eshte konstante dhe mjafton
per te siguruar sekretimin e hormonit per rreth 6 muaj
• Zevendesimi i hormoneve te tiroides qe kane mungese behet me prohormon T4
dhe jo me metabolitin aktin T3. Kjo behet per te imituar nje proces fiziologjik.
Mjekimi ka per qellim qe T4 te mbete ne nivel normal dhe TSH te ulet ne kufirin
normal (feedback negativ)
Gjendra tiroide
Transporti dhe rregullimi i hormoneve te tiroides
• Pjesa me e madhe e T4 dhe T3 te cliruar lidhen menjehere me proteinat e
plazmes
• Me e rendesishmja eshte globulina lidhese e tiroksines (TBG) qe prodhohet nga
melcia
• T3 ka me teper afinitet dhe eshte 10x me aktive se T4
• Shumica e indeve periferike permbajne enzima qe e shndrrojne T4 ne T3 duke
larguar grup jod
• Ne disa qeliza shenje mekanizmi i veprimit te hormonit te tiroides perfshin
receptoret siperfaqesore dhe cAMP
• Ne shumicen e rasteve, T3 hyn ne qelizen target dhe lidhet me receptoret
brendaqelizore te berthames, trascriptimi i mRNA
• Rrenia e nivelit te T4 stimulon clirimin e hormonit stimules te tiroides, TSH, dhe
rrjedhimisht te tiroksines
• Rritja e nivelit te T4, frenon me mekanizem feedback aksin hipotalamo-hipofizar
duke nderprere perkohesisht clirimin e TSH
• Kur rriten nevojat e trupit per energji (shtatezania, ekspozimi afatgjate ndaj
temperaturave te uleta) stimulojne hipotalamusin qe te cliroje hormonin clirues
TRH
• TRH stimulon sekretimin e TSH, e per rrjedhoje T4 e T3
Gjendra tiroide
Transporti dhe rregullimi i hormoneve te tiroides
• Pas ketij stimulimi, gjendra tiroide cliron sasi te bollshme hormonesh, duke rritur
keshtu metabolizmin dhe prodhimin e nxehtesise
• Faktoret qe frenojne sekretimin e TSH jane: somatostatina, rritja e nivelit te
glukokortikoideve dhe te hormoneve seksuale (estrogjen dhe preogesteron) ne
gjak dhe perqendrimi i larte i jodureve ne gjak

• Pra, sekretimi i hormoneve te tiroides kontrollohet nepermjet mekanizmave


feedback qe veprojne ne hipotalam dhe hipofizen e perparme
• Stimuluesi kryesor i hormonit te tiroides eshte tirotropina ose hormoni stimulues i
tiroides - TSH, i cili sekretohet prej hipofizes anteriore
• Sekretimi i TSH stimulohet drejperdrejt nga hormoni clirues i tirotropines –TRH
prej hipotalamit
• Hormonet e tiroides T4 dhe T3, nepermjet feedback negativ frenojne sintezen dhe
clirimin e TSH prej gjendres se hipifizes si dhe sintezen dhe clirimin e TRH
• Kur mungon TSH, gjendra tiroide atrofizohet, ndersa sekretimi hormonal mbetet
ne nivel te ulet
• Hipersekrecioni i TSH, shpie ne zmadhimin e gjendres tiroide te njohur me emrin
struma/gusha
Gjendra tiroide
• Neuronet ne hipotalamus
sekretojne TRH, i cili stimulon
qelizat e hipofizes se perparme
te sekretojne TSH
• TSH lidhet me receptoret e
qelizave epiteliale te qendres
tiroide, duke stimuluar dhe
sekretuar hormonet e tiroides
T4 dhe T3, te cilat ndikojne
pothuajse te gjitha qelizat e
trupit
• Kur perqendrimi i T4 dhe T3 ne
gjak rriten mbi normalen,
neuronet qe sekretojne TRH ne
hipotalalmus ndalohen te
sekretojne TRH
• Ky eshte shembull i feedback
negativ
Gjendra tiroide
Crregullimet e funksionit te tiroides
• Hipotiroidizmi
• Pasoje e defekti te gjendres ose pasoje e clirimit te papershtatshem te TSH ose
TRH, eliminimi kirurgjikal te tiroides ose i deficitit te jodit ne djeta
• Tek te rriturit, sindroma e hipotiroidizmit quhet miksedeme – edeme mukoze
• Simptomat: ulja e shpejtesise metabolike, ndjesia e te ftohtit, enjtja e syve,
dembelizem mendor
• Kur miksedema ka si shkak mungesen e jodit, gjendra tiroide zmadhohet. Kjo
gjendje njihet me termin struma endemike
• Ne kete rast, qelizat folikulare prodhojne koloid, por nuk mund ta jodizojne ate, nuk
arrijne te prodhojne hormonet funksionale
• Ne perpjekje per te stimuluar gjendjen tiroide qe te prodhoje hormone, hipofiza
shton sekretimin e TSH, por rezultati eshte grumbullimi i nje sasie me te madhe
koloidi te paperdorshem
• Pa trajtim, vjen nje cast qe qelizat e gjendres tiroide “digjen” nga veprimtaria e
tepruar dhe gjendra atrofizohet
• Ne varesi te shkakut, miksedema mund te korrigjohet duke zevendesuar jodin e
munguar ose deficitin hormonal
Gjendra tiroide
Crregullimet e funksionit te tiroides
• Tek femijet, sindroma e hipotiroidizmit quhet kretinizem
• Trup te shkurter, prapambetje mendore, ulje te frekuences te zemres, rritje te
peshes
• Kretinizmi mund te pasqyroje mungesen gjenetike te indit tiroid fetal ose faktore te
nenes si mungesa e jodit ne dieten e saj
• Parandalohet duke i dhene femijes hormone sintetike nese nderhyhet ne kohe,
perjashto ndryshimet e parikthyeshme te zhvillimit mendor

• Hipertiroidizmi
• Rritja e funksionit te gjendres tiroide
• Patologjia me e zakonshme e hipertiroidizmit eshte semundja e Graves
• Serumi i ketyre te semureve permban antitrupa jonormale qe imitojne TSH dhe
stimulojne ne menyre te vazhdueshme hormonet e tiroides
• Rritja e shpejtesise metabolike, djersitja e theksuar, rritje te frekuences te zemres,
nervozizmi dhe renja ne peshe
• Trajtimi mund te behet me eleminimin kirurgjikal te gjendres tiroide ose marrjen e
jodit radioaktiv, i cili shkaterron ne menyre perzgjedhese qelizat me aktive
Gjendra tiroide
Veprimet e hormoneve te tiroides
 Mekanizmi brendaqelizor: T4 dhe T3 hyjne në qelizat, ku shumica e T4 i
nënshtrohet dejodimit dhe T3 nxit ose frenon transkriptimin e një sërë
mesazherëve RNA
 Efektet e hormoneve te tiroides në rritje: Te njerezit hormoni i tiroides është i
domosdoshem për rritjen, zhvillimin dhe pjekjen e kockes. Hormoni i tiroides
ndihmon në daljen dhe zhvillimin normal te dhembeve, si dhe në ciklin normal të
rigjenerimit të epidermes dhe folikulit të flokut
 Në metabolizmin e karbohidrateve: Hormonet e tiroides rritin aktivitetet enzimatike
te enzimave qelizore e për pasojë nxitin metabolizmin e karbohidrateve
 Në metaboiizmin e yndyrnave: Nën ndikimin e hormoneve të tiroides rritet
metabolizmi ose djegja e yndyrnave
 Rritja e hormoneve te tiroides shpie në ulje te nivelit te kolesterolit, triglicerideve
dhe fosfolipideve si dhe ne rritje te lehtë te nivelit te glukozës plazmatike. E
kundërta ndodh kur niveli i hormoneve te tiroides ulet
 Ne metabolizmin bazal: Hormonet e tiroides rritin metabolizmin e pothuajse te
gjithë qelizave. Keshtu që shtimi i hormoneve të tiroides në gjak shoqërohet me
rënie në peshë dhe e kundërta ndodh kur ato pakësohen
Gjendra tiroide
• Në sistemin kardiovaskular: Nje veprim tjetër tepër i rëndësishëm i hormonit te
tiroides është rritja e debitit kardiak që siguron fumizimin e mjaftueshem të indeve
me oksigjen; rritet frekuenca e zemrës dhe vëllimi sistolik në qetesi si dhe
shpejtësia e forca tkurrese e miokardit. Hormonet e tiroides rritin presionin sistolik,
ulin presionin diastolik (rritet presioni pulsor), si rezultat i veprimit te kombinuar të
rritjes të vëllimit sistolik dhe të uljes të rezistencës periferike vaskulare, si pasojë e
rritjes të metabolizmit indor
 Në sistemin respirator: Hormonet e tiroides rritin konsumin e oksigjenit dhe
furnizimin me oksigjen te indeve. Rrjedhimisht hormoni i tiroides rrit ajrosjen
mushkerore për të mbajtur normal presionin e oksigjenit në arterie. Përveç kësaj
kapaciteti i gjakut për të transportuar oksigjen rritet në sajë të një rritje të lehte të
qelizave të kuqe të gjakut
 Në sistemin tretës: Hormonet e tiroides rritin oreksin, lengjet tretëse dhe motorikën
e traktit gastrointestinal. Shpesh prodhimi me shumicë i tyre shpie në feçe të
paformuara dhe e kundërta ndodh (konstipacion) kur prodhohen me pakicë
 Në sistemin nervor qëndror: Hormonet e tiroides kanë ndikim të fuqishëm në
zhvillimin e sistemit nervor qendror. Nqa hormoni i tiroides mungon gjatë jetes
intrauterine, pengohet rritja e trurit te madh, trurit te vogël dhe atij periferik
 Në termogjenezë: Ndikimi i hormoneve të tiroides me metabolizmin bazal (rritja/
ulja e metabolizmit) shprehet me ndryshim në të njejtin kah të termogjenezës
(rritet/ulet termogjeneza)
Gjendra tiroide
• Kalcitonina
• Eshte nje hormon peptidik qe prodhohet nga qelizat parafolikulare te gjendres
tiroide
• Vepron ne metabolizmin e kalciumit ne organizem
• Kalcitonina vepron ne skelet:
1. frenon veprimtarine e osteoblasteve, pra frenon brerjen e kockave dhe clirimin e
kalciumit jonik nga matriku i tyre
2. stimulon kapjen e kalciumit dhe trupezimin e tij ne matriksin kockor
Rregullimi i kalciumit te gjaku nga kalcitonina eshte afatshkurter, por shume i shpejte
Kalcitonina eshte e rendesishme vetem ne periudhen e femijerise, gjate se ciles
kockat ndryshojne shume masen, permasat dhe formen e tyre

You might also like