You are on page 1of 22

Kulturat e qelizave bimore

1
Bimët e larta grumbullojnë në brendësi të tyre lëndë të llojeve
të ndryshme, të cilat janë përdorur nga njeriu që prej mijëra
vjetësh.

• Metabolitë primarë bimorë


vajrat, acidet yndyrore dhe karbohidratet (sheqeri, amidoni, pektina,
celuloza)

• Produkte sekondare
esenca, ngjyrues, pesticide të ndryshëm, etj., por edhe lëndë me veti
antikanceroze si vinblastina ose vinkristina, kodeina
• Bimët e larta dhe qelizat që i përbëjnë janë të diferencuara nga
pikpamja strukturale dhe funksionale.

• Të gjitha qelizat e një bime kanë përbërje dhe përmbajtje të


njëjtë gjenetike.

• Diferencimi qelizor është një veçori e organizmave


shumëqelizore dhe që konsiston në shprehjen e diferencuar të
gjeneve në qelizat e indeve të ndryshme.

• Tek bimët kryhet nën veprimin hormoneve bimore që prodhohen


nga qelizat e indet në kohë dhe sasi të ndryshme si përgjigje
ndaj kushteve dhe situatave specifike.
• Në kushte të caktuara qelizat e diferencuara shumohen duke dhënë qeliza të
padiferencuara ndërsa këto të fundit në kushte të favorshme diferencohen.

• Kur një bimë dëmtohet, indet përreth vendit të dëmtuar shumojnë qelizat e
tyre duke mbyllur kështu plagën me një “kallo”, që është një grup qelizash
të padiferencuara.

• Këto qeliza diferencohen dhe japin qeliza të enëve përcjellëse, të lëvoreve


ose të indeve të tjera tipike bimore.

• Këto proçese rregullohen nga hormonet.

• Fitimi i këtyre hormoneve në gjendje të pastër dhe njohja e veprimit të tyre


bëjnë të mundur krijimin in vitro të asaj që ndodh në natyrë në kushte të
caktuara.
Si fitohen kulturat e qelizave bimore?
• Fitohen duke vendosur një copë të një organi bimor (esplant) mbi
një terren ushqyes të përshtatshëm dhe inkubohet në të derisa
formohet një “kallo” në vendin e prerë.

• Më pas kjo e fundit transferohet në një terren tjetër të ngurtë e më


pas në një të lëngët.

• Sa më i ri të jetë esplanti, aq më e madhe do të jetë kalloja e


formuar (pra masa e qelizave të padiferencuara).

• Esplantet më të mira janë ato me prejardhje nga embrionet,


bimëzat ose sythëzat e rinj.
• Të gjitha terrenet përmbajnë kripëra minerale dhe shpesh edhe
hormone të ndryshme.

• Pas transferimeve të njëpasnjëshme kalloja rritet duke e bërë


rritjen e qelizave bimore në këto kushte të ngjashme me ato të
kultivimit dhe rritjes së mikroorganizmave.

• Aktualisht janë krijuar kultura qelizore për shumë bimë


dikotiledone, monokotiledone, gjimnosperme, fiere dhe myshqe.

• Teknikat e kultivimit dhe të studimit të tyre janë të ngjashme me


ato konvencionale të mikroorganizmave, me ndryshimin se qelizat
bimore kërkojnë një kohë shumë më të gjatë për t’u dyfishuar
(rreth 24 orë).
• Temi “kulturë qelizore bimore” duhet të shihet në
kuptimin e ngushtë të fjalës.

Kulturat e farave, embrionëve dhe të organeve të izoluara të bimëve


(kultura indore) duhet të dallohen nga kulturat e mirëfillta qelizore
bimore, ku këto të fundit rrjedhin nga shumimi në pjesët e dëmtuara të
bimës, pra nga qelizat e padiferencuara, të cilat nuk përmbajnë asnjë
qelizë indore origjinale të bimës që i jep.
• Kur krijohet një kulturë qelizore nga fillimi, dihet që eksplantet
e marra nga bima mëmë do të çojnë në bimë me të njëjtat veti.

• Kalluset fillestare mund të diferencohen gjatë kultivimit dhe


ndodh që shprehja në nivel fiziologjik e bimës së re të
ndryshojë nga ajo e bimës mëmë, dukuri që në disa raste nuk
janë shpjeguar.

• Zhvillimi i mëtejshëm i një kulture ndikohet jo vetëm nga


diferencimi morfologjik por edhe nga zgjedhja e llojit të
qelizave për kultivim.
Kultura qelizore duhani
Kultura indore te arra
Aplikimet bioteknologjike të kulturave qelizore
bimore
• Dy janë aspektet kryesore aplikative të kulturave qelizore
bimore:

a) përmes tyre të arrihet një shumim i shpejtë ose një


përmirësim i bimëve të kultivuara, suksesi bioteknologjik
i së cilës bazohet në vetinë e bimëve të rigjeneruara nga
kultura qelizore ose indore
 
b) përdorimi i aftësive biosintetike të qelizave
morfologjikisht të padiferencuara por të vendosura në
kushte industriale.
• Qeliza bimore përmban gjithë informacionin e nevojshëm
gjenetik për formimin e një bime të re të plotë.

• Në kushte të përshtatshme ato mund të çojnë në formimin e një


bime të re me përmbajtjen gjenetike të qelizës fillestare
origjinore.

• Sipas sasisë dhe raporteve në të cilat ndodhen hormonet


diferencuese dhe çdiferencuese, varet shpejtësia e rigjenerimit të
bimës.

• Në kushtet e formimit të një bime të plotë nga një kulturë


qelizore, synohet që qelizat të diferencohen në organe dhe në
anën tjetër induktimin e citodiferencimit për prodhimin p.sh. të
produktit biosintetik.
Disa nga drejtimet aplikative të kulturave qelizore bimore janë ato
të:

• shumimit klonial në masë,


• të prodhimit të bimëve pa patogjenë,
• fitimi i bimëve hibride me anë të shkrirjes qelizore të
protoplasteve bimore.

Shumë bimë mund të infektohen nga shumë baktere, kërpudha


ose viruse patogjene. Nëse merren qeliza nga maja e një kulture
meristematike e një bime të infektuar, para se qelizat e majës të
infektohen, ajo mund të rigjenerohet në bimë pa agjentin
patogjen.
• Fitimi i hidridëve të rinj bimorë, arrihet me anë të përzgjedhjes
kimike që konsiston në përzgjedhjen e bimëve sipas rezistencës
natyrore që ato paraqesin ndaj fitotoksinave të prodhuara nga
shumë agjentë patogjenë që sulmojnë dhe infektojnë bimën.

• Me këtë rrugë mund të fitohen dhe bimë me tipare të tjera si p.sh.


rezistente ndaj antibiotikëve, ndaj klorurit të natriumit (rezistente
në toka të kripura), ndaj temperaturave të ulta, ndaj herbicideve,
etj.

• Rrugët e fitimit të këtyre bimëve paraqesin kufizime dhe


disavantazhe, një nga të cilat është dhe ai i humbjes së tipareve të
tilla dhe kohëzgjatja e proçeseve të përzgjedhjes.
Sinteza e produkteve natyrore nga kulturat
qelizore bimore
• Në kulturat qelizore bimore janë gjetur e prodhuar një shumëllojshmëri e lartë
produktesh natyrore.

• Produkte të tilla si alkaloide, flavonoide, terpenoide ose lëndë të tjera që përdoren si


medikamente grumbullohen në këto kultura në sasi të vogla.

• Disa prej këtyre produkteve të mund të merren nga kultivimi i kulturave


qelizore në sasi të konkurrueshme me ato që merren nga nxjerrja e tyre nga bimët
e plota.

• p.sh. ajo e prodhimit të naftokinoneve nga kultura qelizore të Lithospermum


erythrorhizon, të prodhimit të acidit rozmarinik nga kultura të Coleus blumei, të
prodhimit të antrakinoneve nga Morinda trifia ose e prodhimit të putreshinave nga
kulturat qelizore të duhanit, etj
Prodhimi i glikozideve kardiakë

• Disa lloje glikozidesh kardiake si digitalis,


kardenolidet, etj., janë izoluar nga shumë bimë
(Digitalis, Convallaria, Adonis, Scilla, etj.)

• Përdoren për kurimin e gjendjeve kronike të


insufiçencës së zemrës.

• Më tipikja është digitalis e prodhuar nga një bimë


tipike ballkanase, Digitalis lanata.

• Përpjekjet për prodhimin në sasi më të larta të


këtyre glukozideve janë drejtuar për krijimin e
kulturave qelizore bimore kalluse të induktuara, për
përcaktimin e një metode të saktë dhe të ndjeshme
përzgjedhëse të qelizave digital-prodhuese.
Prodhimi i morfinave dhe kodeinave

• kultura të lulëkuqes (Papaverum


bracteatum, Papaverum somniferum).

• Alkaloidet morfinë dhe kodeinë akoma


nxirren nga qumështi i kapsulave të
lulëkuqes.

• Përpjekjet për të prodhuar morfinë nga


Papaverum bracteatum në kultura qelizore
kanë dhënë rezultate të pjesshme sepse me
diferencimin qelizor të kallusve nga ku
krijohen kulturat, bie prodhimi i këtyre
alkaloidëve për efekt të ndarjes më të
ngadaltë qelizore.
Alkaloidet indolikë si vinblastina dhe
vinkristina

• përbëjnë sot një ndër agjentët antitumorale më të


përdorshëm dhe prodhohen nga Catharanthus roseus.

• Nga kjo bimë nxirren dhe medikamente të tilla si


hipotensina (që ulin presionin e gjakut) si ajmalacina,
serpentina, etj.

• problemi kryesor që del është ai i dallimit të momentit të


ndarjes midis metabolizmit sekondar dhe atij që siguron
shumëfishimin qelizor.

• Për këtë arsye, po tentohet gjithmonë e më shumë drejt


modifikimit me anë të rrugëve të inxhinjerisë gjenetike
për manipulimin e metabolizmit sekondar të qelizave në
drejtimin e dëshiruar.
• Me ndihmën e kulturave qelizore mund të krijohen rrugë të reja
biokimike, që nuk ndodhin në bimët e paprekura.

• Mund të prodhohen lëndë të reja me veti farmakologjike të


dobishme e ndoshta pa efekt sekondar që shpesh shoqërojnë
ato të njohurat.

• Kulturat qelizore bimore mund të shfrytëzohen edhe në


vetitë e tyre për të kryer një shumëllojshmëri shndërrimesh
kimike si reaksione reduktimi, oksidimi, hidroksilizimi,
glikozilimi, esterifikimi, metilimi, dimetilimi dhe izomerizimi.
• Të tilla reaksione mund të kryhen në formën e biotransferimeve për të
shndërruar metabolitë të ndryshëm në forma më aktive, në forma të tjera
të reja ose produkteve që janë ekonomikisht më të leverdisshme sesa kur
fitohen me rrugën e plotë shndërruese.

• Kjo veti e qelizave bimore në kulturë është shfrytëzuar p.sh. për


shndërrimin e digitoksinës në digoksinë me veti terapeutike më të
favorshme, me anë të reaksioneve të metilimit dhe më pas të
betahidroksilimit

• Shndërrimi në një produkti të ndërmjetëm, antovinblastinës në


vinblastinë ose në leurozinë dhe katarinë, produkte këto analoge por me
veti terapeutike të ndryshme.
• Në kulturat qelizore bimore shumë lëndë mund të grumbullohen në sasi
relativisht të larta, paraqitet i vështirë transferimi i këtyre kulturave në
kushte industriale, pra në bioreaktorë me përmasa të mëdha.

• Kjo vështirësohet nga fakti që qelizat bimore kanë përmasa më të mëdha se


ato të mikroorganizmave, kërkojnë një kohë më të gjatë dyfishimi dhe si
pasojë fermentimi, prania e vakuolave në qelizat bimore i bën më të
ndjeshme ndaj streseve të ndryshme në bioreaktor dhe qelizat janë më pak të
qëndrueshme ndaj përzierjes mekanike.

• Janë bërë përpjekje në këtë drejtim me kultura të qelizave të duhanit,


të Catharanthus dhe Lithospermum; është arritur deri në vëllime
fermentimi deri në 200 litra në rastin e qelizave të Digitalis në kushte
biotransformimi.

You might also like