You are on page 1of 8

Shumimi I mikroorganizmave

Shumimi paraqet process ciklik aseksual ku qelizat rriten e ndryshojn


jeten e tyre dhe behen te afte per ndarje ( qeliza nene ndahet ne dy
qeliza bije ndarje binare ). Qelizat e reja kane veti te njejta si qeliza
nene.

Bakteriet si dhe organizmat e tjere rriten, shumezohen dhe vdesin.


Bakteriet shumezohen me :
1. Ndarje te thjeshte ne dy qeliza- nga qeliza nene kryjohen dy qeliza
bije. Ne fillim qeliza nene e rrit volumenin e vet, ma vone muri qelizor
paraqit nje thellim (septum) e ndan citoplazmen ne dy pjese te
barabarta. Septumi gjate ndarjes se thjeshte quhet serte.
qeliza ne qetesi

qeliza para ndarjes

formimi I sertes

dy qeliza bije
• Bulimi: nga cdo pjese e qelizes vjen te protrusion, dalja e citoplazmes.
Ne kete pjese deperton pjesa e berdhames se replikuar.
• Degezimi- te bakteriet shkopthore zgjaten ne njeren apo ne te dy skajet.
Zgjatja e till ndahet ne dy dege dhe ne ato deperton substance nukleinike.

• Sporulimi- paraqet nje proces te formimit te sporeve, prej te cilave me


vone krijohen mikroorganizma. Sporet e ketilla jane spore reproduktive.

• Shumezimi ne forme te shkronjes L- qeliza bakteriale rritet gjate kujt


formohet ne trup te madh, I cili ne raste te caktuara ndahet ne pjese te
imta. Kjo ndarje ndodh te Klamidiat.

• Shumimi seksual eshte I rralle ngjane te disa enterobakterie ku


shkembimi I materiali gjenetik behet nepermjet fimbriave.
• Koha qe nevoitet nje qelize te ndahet ne dy qeliza bij ose numri I
bakterieve te dyfishohet quhet koha e nje gjenerate ose koha
gjenerative.
• Koha gjenerative eshte e ndryshme per bakterie te ndryshme
mesatarish 15 minuta. Te disa bakterie ( TBC, treponema) kjo kohe
eshte prej 15-30 ore .
• Kalon neper keto faza:
a) Faza adaptimit
b) Faza e shumezimit te pershpejtuar
c) Faza logaritmike
d) Faza stacionare
e) Faza e ngordhjes
Faktoret qe ndikojne ne jeten dhe shumimin e mikroorganizmave
Per rritjen dhe shumimin e bakterieve in vitro eshte e domosdoshme te
sigurohen faktoret:
1. Lageshtia ose uji- uji sherben si burim I joneve OH, H, mundeson
ushqimin me osmoze, pranon ushqimin largon metabolite, mbajtjen e
shtypjes osmotike.
2. Ushqimi- mikroorganizmat nuk e zgjedhin ushqimin, nese ka mungese
ngadalsohet rritja me vone dhe shumimi.
3. Temperatura- eshte factor me rendesi per shumim te disa lloje bakteresh.
Varesisht nga temp minimale dhe maksimale bakteriet ndahen:
Psihrofile- temperature nga (0-30*C) 20*C, stimulohet rritja e bakterjeve
sakrolitike.
Mezofile- temp nga (5-45*C) 37*C stimulohet rritja e bakterjeve sakrolitike.
Termofile-temp nga (40-80*C) 65*C stimulohet rritja e bakterieve protolitike.
4. Oksigjeni mund te jete: aerobe, anaerobe, fakultativ aerobe, fakultativ
anaerobe, mikroaerofile.
5. Shtypja osmotike rendesi per ushqimin osmotrof- shtypja osmotike eshte
ne perpjestim te drejte me perqendrimin e ushqimitne rrethin e
mikroorganizmave, perqendrimi I ushqimit I vogel shtypja osmotike e vogel.
6. Koncetrimi I joneve te Hidrogjenit (pH)- shumica e bakterieve jetojn ne
pH- 7. Vlerat e pH mbi 7 rritje dhe stimulim te mikroorganizmave
protolitike. Vlerat nen 7 mikroorganizmave sakrolitike.
7. Tendosja siperfaqsore- e mbron qelizen e mikroorganizmin nga agjensat
e demshem ne rrethin e tyre.
8. Substancat inhibuse- substancat qe prodhojn mikroorganizma gjate jetes
se tyre: acide, alkoolet.
9. Rrezatimet- rrezet ultraviolet dhe rrezet roentgen alfa, beta, gama, kane
veprim negative te mikroorganizmat ngjajshem si te krijesat e tjera te gjalla.

You might also like