You are on page 1of 6

Teza 3

1. Mekanizmat e perhapjes se mikrobit patogjen: kapsula, enzimat


ekstraqelizore dhe adezinat.

Komponentet adezive jane struktura, te cilat jane studjuar me shume


intensitet tek viruset, mbasi vetem me ane te tyre keto organizma mund te adsorbohen
ne siperfaqe te qelizave epiteliale. Kohet e fundit ato jane bere te njohura edhe per
bakteriet, mbasi atyre ju nevojiten mjete, te cilat ju krijojne mundesi te adsorbohen dhe
te ngjiten ne siperfaqe te qelizave, per te lejuar kolonizimin ose penetrimin e tyre ne
organizmin e bujtesit.Shumica e bakterieve dhe kerpudhave, qe jetojne ne bujtesin e tyre
adsorbohen tek qelizat e tij me qellim qe te kolonizohen dhe te rriten ne to. Si pasoje,
shumica e ketyre organizmave zoteron komponente siperfaqesore, te quajtur adezina ose
ligande, te cilat i lejojne te adsorbohen ne siperfaqe te qelizave te bujtesit, tek te cilet
gjejne receptore specifike. Tek adezinat mikrobiale bejne pjese komponente te
membranes se jashtme, kapsula dhe pili (fimbriet). Shumica e adezinave ne
mikroorganizmat jane me natyre glikoproteinike ose lipoproteinike. Si Disa nga keto
makromolekula adezive jane me natyre polisaharide dhe njihen me emrin glycocalyx, te
cilat jane te rendesishme jo vetem ne ngjitjen e qelizave bakteriale tek qelizat eukariote,
por gjithashtu edhe ne aderencen midis qelizave bakteriale me njera tjetren, vecanerisht
ne formimin e biofilmave.

 Enzimat ekstraqelizore prodhohen nga nje kategori e caktuar bakteriesh, te


cilat nuk jane direkt toksike per organizmin, por luajne rol te rendesishem ne zhvillimin e
semundjes, mbasi ndihmojne ne hyrjen dhe depertimin e bakterieve ne organizem. Keshtu,
enzima te tilla duke lehtesuar penetrimin dhe perhapjen e bakterieve ne indet e bujtesit
sigurojne jo vetem nje shkrirje te disa komponenteve indore, por gjithashtu shkaterrojne
barrierat fizike, te cilat luajne rol ne kufizimin e perhapjes se mikrobeve ne organizem.

Enzima te tilla jane:


 Koagulaza e prodhuar nga disa shtame te Staphylococcus aureus, koagulon fibrinen,
dhe mbron keshtu bakteriet e rrethuara nga kjo fibrine e mpiksur nga mekanizmat mbrojtese
te bujtesit, te cilet kane veshtiresi te njohin si te huaj qelizat bakteriale te mbuluara nga
fibrina;

 Hyaluronidaza e prodhuar nga shume bakterie, ndihmon dhe lehteson ne


perhapjen e tyre ne organizem, mbasi zberthen substancen e vendosur midis indeve, acidin
hialuronik, funksioni i te cilit eshte qe te ”çimentoje” midis tyre qelizat e indit lidhes.

 Fibrinolizina prodhohet gjithashtu nga bakteriet e permendura me lart dhe ajo


perfaqeson nje enzime qe shkrin koagulat e fibrines, te cilat kane funksion te izolojne vendin
e infeksionit dhe te ndalojne perhapjen e bakterit patogjen

Kolagjenaza e prodhuar nga disa mikrobe ndihmon ne perhapjen e bakterieve, mbasi kjo
enzime zberthen kolagjenin e indeve dhe shkakton nje proçes te njohur si ”shperberja” e
indeve.
Bakterie te tjere prodhojne gjithashtu enzima te tjera ekstraqelizore, sikurse jane
streptokinaza (nje fibrinolizine) dhe streptodonaza (nje Dnase), qe prodhohen nga
streptokoket.

 Kapsula antifagocitare eshte nje strukture siperfaqesore, qe gjendet kryesisht ne


bakteriet ekstraqelizore, e perbere nga xhele hidrofilike, zakonisht polisaharide, e cila i
mbron mikrobet nga gelltitja e mundeshme prej qelizave fagocitare. Bakteriet qe formojne
kapsul jane Bacillus anthracis, Pasteurella multocida, Enterobacter aerogenes, Klebsiella
pnemoniae, etj Sikurse kemi permendur edhe me pare, kapsula perben nje nga faktoret me
te rendesishem te virulences se mikrobit, e cila i mbron ata nga fagocitoza. Ne fakt, materiali
kapsular maskon strukturat bakteriale tek te cilat normalisht kapet fagociti, per te filluar
proçesin e gelltitjes se bakterit. Ky aktivitet antifagocitar i kapsules kushtezon patogjenitetin
e shume mikroorganizmave, te cilat kane interes mjekesor.

2. Faktoret ambientale dhe rritja e bakterieve, flisni per faktorin


temperature, nevojen per O2, pH dhe lageshtine. Klasifikimi i
bakterieve sipas ketyre faktoreve.
Faktoret ambientale
Per tu shumezuar bakteriet kane nevoje jo vetem per faktoret ushqimore, por edhe per
kushte ambientale te percaktuara brenda kufive optimale te rritjes se tyre. Temperatura,
prania e oksigjenit, perqendrimi i joneve hidrogjen dhe presioni osmotik jane te gjithe
faktore ambientale, qe influencojne ne mbijetesen dhe shumezimin e bakterieve.

Temperatura eshte nje nga faktoret ambientale me te rendesishem, qe ndikon ne rritjen


dhe ne mbijetesen e mikroorganizmave. Çdo mikroorganizem mund te zhvillohet vetem ne
kufije te caktuar te temperatures. Temperatura me e ulet, ne te cilen mund te rriten
mikroorganizmat quhet temperature minimale, ajo me e larte maksimale dhe temperatura e
zhvillimit intensiv te bakterieve quhet temperature optimale. Te gjithe mikroorganizmat kane
nje temperature optimale te rritjes se tyre. Per shumicen e mikrobeve patogjene kjo
temperature eshte e njejte me ate te trupit te gjitareve, 35-37° C.

Ne temperatura te ulta, aktiviteti metabolik i mikrobeve eshte shume i ulet dhe ato
mund te jetojne per nje periudhe te gjate kohe. Keto temperatura, ne pergjithesi, nderpresin
zhvillimin e bakterieve, pa shkaktuar vdekjen e tyre. Edhe gjate proçesit te ngrirjes, pjesa me
e madhe e bakterieve te pranishem ne kampionet biologjike ose ne ushqime nuk vdesin.

Vendosja e mikroorganizmave ne temperatura te larta, mbi temperaturen optimale, çon


ne denatyrimin irreversibel te proteinave, ADN dhe ARN dhe ritmi i rritjes se bakterieve bie
me shpejtesi drejt zeros, nderkohe qe ngritja e vazhdueshme e temperatures do te shkaktoje
vrasjen e te gjithe formave vegjetative te mikrobeve (por jo te sporeve). Efektet e
temperatures mbi mbijetesen dhe rritjen mikrobiale. ndersa
temperatura rritet, ritmi i rritjes gjithashtu shkon duke u rritur. Kur temperaturat rriten mbi optimalen
e rritjes, ritmi i rritjes mikrobiale ulet dhe pastaj ndalon. Vdekja e qelizes mikrobike ndodh ne
temperatura mbi maksimalen e rritjes.

 Psikrofile (ose kriofile): mikroorganizma me nje temperature optimale te rritjes rreth 15 –


20° C, por te afte te shumezohen edhe ne temperature 0° C, ne disa raste edhe ne -7° C.

 Mesofile: mikroorganizma, qe preferojne temperaturat nga 20 – 40° C. Patogjenet e njerezve


dhe kafsheve jane mesofile, mbasi ata jane adaptuar te rriten ne temperaturen e trupit (~37° C) dhe
ne rastet febrile ata mund te superojne edhe temperaturen 40° C.

 Termofile: mikroorganizma qe kane nje temperature optimale te zhvillimit te tyre, mbi 40° C.
Habitatet natyrale, prej te cileve mund te izolohen bakterie te tilla jane burimet ujore te nxehta,
termale, tokat tropikale, sistemet ngrohese te ujit dhe rrymat e nxehta te disa oqeaneve.

Oksigjeni ne ajer ka rendesi per jeten, mbasi ai eshte i rendesishem gjate proçesit te respiracionit,
si dhe per prodhimin e energjise se nevojshme per qelizen. Kur oksigjeni tretet ne lengje, ai formon
mjaft jone, sikurse eshte dhe radikali superoksid toksik i tij. Po keshtu, gjate metabolizmit qelizor, ne
prani te oksigjenit formohet H2O2, i cili gjithashtu eshte toksik, sepse eshte i afte te oksidoje me
shpejtesi disa nga komponentet citoplazmatike me rendesi jetesore per qelizen. Qelizat qe jane te
afta te rriten ne prani te O2 duhet te shfrytezojne ato rruge, qe çojne ne detoksikimin e formave te
tilla te demshme. Mikroorganizmat e kryejne kete me ane te prodhimit te disa enzimave, te cilat ose
zberthejne molekulat toksike ose i kthejne ato ne forma me pak toksike. Te tilla enzima jane:
dismutaze superoksidaza, katalaza dhe peroksidaza. Ne boten e mikroorganizmave ekziston nje
diversitet llojesh bakteriale, te cilet shfrytezojne ose jo oksigjenin gjate proçesit respirator te tyre.
Keshtu, ekzistojne bakterie, qe rriten ne prani te ajrit dhe ato zakonisht perdorin O2 per te
mbeshtetur tipin respirator te metabolizmit te tyre (aerobe). Mikrobeve te tjere, zakonisht ju mungon
aftesia per te zberthyer produktet toksike te prodhuara gjate metabolizmit (anaerobe), keshtu qe
kultivimi i tyre ne laborator duhet te behet ne mungese te plote te O2

 Aerobe obligatore (strikte): jane mikroorganizma qe mund te rriten vetem ne prani te ajrit
(O2) dhe sa me shume O2 te jete i pranishem, aq me mire mbeshtetet rritja e tyre. Ne kete ndarje
bejne pjese te gjitha kerpudhat filamentoze dhe vetem shume pak bakterie, te cilet perfaqesohen nga
patogjenet aerobe obligatore qe ndodhen kryesisht ne mukozat e traktit te siperm respirator.

 Fakultative: jane ato mikroorganizma te afte te rriten si ne prani ashtu dhe ne mungese te
oksigjenit atmosferik., por ata rriten me mire kur eshte i pranishem oksigjeni. Ne kete kategori bejne
pjese te gjitha majate, nje numer i madh bakteriesh, midis te cileve patogjenet fakultative me te
njohur, jane shume te zakonshem ne kete grup.

 Mikroaerofilet: jane mikroorganizma qe kerkojne oksigjen, por normalisht nuk rriten ne ajrin
qe permban 20% oksigjen. Pak bakterie njihen si mikroaerofile, por disa prej tyre jane patogjene te
rendesishem per njeriun, si disa specie te gjinise Actinomyces dhe Campylobacter.

 pH ose reaksioni i ambientit, qe shprehet me logaritmin negativ te perqendrimit te joneve


te hidrogjenit, kushtezon ne menyre te dukshme rritjen mikrobike.Çdo mikroorganizem ka nje kufi te
pH brenda te cilit realizohet rritja e tij. Shumica e bakterieve me interes rriten mire ne nje ambient
neutral ose lehtesisht alkalin te pH (pH 7.0 – 7.5), qe perputhet me pH e shumices se lengjeve dhe
indeve te njeriut.Megjithate, mikroorganizma te ndryshem jane pershtatur per te jetuar ne kushte te
ndryshme te pH te ambientit. Per shumicen e myqeve dhe majave me i pershtatshem eshte ambienti
acid i dobet, pH 3.0 – 6.0. Bakteriet rriten me mire ne pH 7.0, ose alkalin te dobet; zakonisht nuk
rriten ne pH me te ulet se 4.0 dhe me te larte se 9.0.Per disa bakterie ambienti acid eshte me i
demshem se sa ai alkalin, sidomos per mikroorganizmat kalbezuese, ndersa bakteriet qe prodhojne
vete acide, jane rezistente ndaj aciditetit te ambientit.Ne varesi nga pH i ambientit ndryshon dhe
aktiviteti i enzimave dhe per rrjedhoje ndryshon aktiviteti biokimik i mikroorganizmave. Keshtu, ne
ambient acid, majate formojne sasi te madhe alkoli dhe pak glicerine, ndersa ne ambient alkalin, sasia
e glicerines rritet dhe sasia e alkolit ulet. Bakteriet me interes mjekesor, ne pergjithesi nuk
shumezohen ne nje pH me te ulet se 4.5, por eshte e rendesishme te theksojme qe edhe pse vlerat e
pH jane te ulta, nuk shkaktohet vdekja e mikrobeve, ato mbeten gjalle, por nuk rriten. Per shembull,
lengu gastrik ka vlere te pH 1.0 dhe patogjenet gastrointestinale (GI) mbeten gjalle ne lengjet e
stomakut perpara se ato te kalojne dhe te ushtrojne efektin e tyre ne zorre.Kur pergatisim nje terren
ushqyes ne laborator, pH fillestar i tij duhet te jete mbi ose nen vlerat e pH, qe siguron rritjen e
mikrobeve. Ky pH duhet te korigjohet perpara sterilizimit te terrenit dhe te rikontrollohet edhe mbas
autoklavizimit, kur terreni te jete ftohur.

3. Flora bakteriale normale e gojes. Pllaka bakteriale dhe roli i saj ne


patologjine e kavitetit oral.
Pllaka dentare dhe flora mikrobike e saj
Siperfaqja e dhembeve vishet nga jashte nga disa shtresa lendesh organike. Ndermjet
shtreses me te brendshme dhe siperfaqes se dhembit formohet pllaka dentare, e cila
perfaqeson nje mase bakterore te pakalcifikuar te ngjitur kaq forte ne siperfaqen e
dhembeve sa qe i qendron veprimit shplares te peshtymes apo cvendosjes nga levizjet
fiziologjike te indeve te buta. Shtresa e jashtme quhet ”materia alba” dhe eshte nje mbulese
pak aderente e perbere kryesisht nga ushqimi i marre, i cili mund te cvendoset nga levizjet
fiziologjike te indeve te buta. Brenda pllakes dentare formohen gureza qe perfaqesojne
substanca minerale shume aderente ne siperfaqen e dhembeve per shkak te kalcifikimit qe
mund te ndodhe ne pllaken dentare. Eshte perllogaritur qe ne cdo miligram te pllakes
ekzistojne rreth 108 qeliza bakteriale (ne gojen e nje individi ka 20 deri ne 100 mg pllake) te
perbere afersisht prej 200-300 lloje te ndryshme bakteriesh.
Bakteriet e pranishme ne pllaken dentare jane si me poshte:
• Bakterie gram pozitive: Streptococcus mitior, S. sanguis, S. mutans
• Mikrobe filamentoze gram pozitive: Actinomicete, Nocardia, Corynobakterie, etj.
• Bacile gram pozitive: laktobacile
• Koke gram negative: Veilonella, Neisseria
• Bacile gram negative: Bacteroides oralis, Bacteroides melaninogenes, Vibrio
sputorum.
• Spiroketa: Specie treponemash dhe Borrelia
 Ne pllaken dentare ndodhen gjithashtu disa lloje hemofilesh (H. parainfluenzae, H.
paraphrophilus etj.), te cilet shkaktojne epiglotin akut bakteror.
 Eikenella corredens eshte nje bakter anaerob fakultativ, ne forme kokobacili, gram
negative, asporogjene, akapsular, i cili vecohet shpesh nga xhepat peridontale.
 Volinella succinogenes (me pare emertuar Vibrio succinogenes) izolohet shpesh ne
abseset dentare dhe ne kanalet e rrenjeve. Ajo izolohet edhe ne xhepat e peridontitit.
 Eubacterium vecohet shpesh nga pulpa dentare nekrotike dhe nga dentina karioze.
 Laktobacilet e ndryshem gjenden ne numer te vogel ne pllaken dentare, por mund te
shkaktojne karies.
 Fusobacterium nucleatum, nje bakter gram negativ, spore formues shkakton gingivitin
ulcerativ.
 Gjinia Peptostreptococcus shkakton periodontite dhe pulpite.
 Protozoaret e gojes zakonisht nuk kolonizojne hapesiren e gojes se shendoshe. Ata
gjenden ne pllaken dentare dhe ne saliven e personave me higjiene te dobet.
Ndryshimet ne perberjen mikrobike lidhen edhe me dieten (rritja e sheqernave shpie ne
shtimin e S.mutans dhe te laktobacileve), me semundjet e dhembeve (kur perparon kariesi
kemi me shume bakterie), me perdorimin e antibiotikeve (tetraciklina pakeson nivelin e
spiroketave dhe te bakterieve te levizshem ne gingivat), etj. Faktore te tjere qe ndikojne ne
tabllone mikrobike te pllakes jane semundjet sistemike, mosha e individit, vjetersia e pllakes,
konsumimi i ushqimeve dhe lengjeve si dhe perdorimi i duhanit.

ROLI PATOGJEN I MIKROFLORES SE GOJES


Pervec peridontitit, kariesit, absesit dentar, flora mikrobike e gojes shpesh here shkakton
edhe infeksione sistemike kryesisht ne rastet me dobesim te sistemit imun. Disa here gjate
procedurave kirurgjikale, nga lzionet e thella karioze, xhepat e infektuar periodontal, nga
demtimet e ndonje dhembi te frakturuar, bakteriet e flores normale te gojes mesyjne
rrymen e gjakut, duke dhene infeksione si pasoje e vendosjes se tyre ne nje ind te demtuar
paraprakisht.
Me poshte jepet flora mikrobike e gojes dhe perbri infeksionet sistemike qe ajo shkakton.
 Laktobacilet: rralle pleuropneumoni
 Fusobakteriet: Infeksione te plageve, bakteremi dhe infeksione te rrugeve te siperme
te frymemarrjes.
 Aktinobacilet: rralle endokardit
 Peptostreptokoket: absese pulmonare dhe te trurit
 Eikinella: infeksione te indeve te buta
 Volinella: infeksione abdominale

You might also like