You are on page 1of 9

1.

Hapësira vektoriale
Le të jetë dhënë një bashkësi X dhe veprimet algjebrike
+:X ×X →X dhe (·)Φ : Φ × X → X,
ku Φ është fusha e numrave realë R ose fusha e numrave kompleksë C. Themi që treshja e ren-
ditur (X, +, (·)Φ ) formon një hapësirë vektoriale në lidhje me veprimet algjebrike + dhe (·)Φ të
përcaktuara në X, në qoftë se (X, +) është një grup abelian dhe për çdo dy vektorë x, y ∈ X dhe çdo
dy skalarë λ, µ ∈ Φ kanë vend barazimet e mëposhtme:
(i) λ(x + y) = λx + λy;
(ii) (λ + µ)x = λx + µx;
(iii) λ(µx) = (λµ)x;
(iv) 1x = x.
Kur veprimet algjebrike nënkuptohen hapësira vektoriale shënohet me X. Në saje të vetive (ii) dhe
(iv) përftohet barazimi 0x = θ, ku 0 është zeroja e fushës Φ, ndërsa θ është zeroja e grupit abelian
(X, +), (θ quhet vektor zero i hapësirës X). Prej këtej, përftohet barazimi −x = (−1)x, ku −x
është elementi i kundërt me x në (X, +), (−x quhet vektor i kundërt me vektorin x).
Më poshtë listohen disa shembuj të zakonshëm hapësirash vektoriale.
(i) Prodhimi kartezian Rn formon një hapësirë vektoriale në lidhje me veprimet algjebrike të
përcaktuara si më poshtë
x + y = (x1 + y1 , . . . , xn + yn ),
dhe
λx = (λx1 , . . . , λxn ),
për çdo
x = (x1 , . . . , xn ), y = (y1 , . . . , yn ) ∈ Rn ,
dhe për çdo λ ∈ R.
(ii) Bashkësia `∞ që përbëhet nga të gjitha vargjet reale të kufizuar (`∞ = {(xn ) : supn |xn | <
+∞}) formon hapësirë vektoriale në lidhje me veprimet algjebrike të përcaktuara si më poshtë
x + y = (xn + yn ), λx = (λxn ),
ku x = (xn ) ∈ `∞ , y = (yn ) ∈ `∞ dhe λ ∈ Φ. Provohet gjithashtu që formojnë hapësirë
vektoriale në lidhje me veprimet në fjalë bashkësia
n o
c0 = (xn ) : lim xn = 0
n→∞
dhe
( +∞
)
X
p
`p = (xn ) : |xn | < +∞ , (p ≥ 1).
n=1

(iii) Bashkësia
( )
[0,1]
B[0, 1] = f ∈R : sup |f (x)| < +∞
x∈[0,1]

formon hapësirë vektoriale në lidhje me veprimet algjebrike të përcaktuara si më poshtë:
(f + g)(x) = f (x) + g(x), (λf )(x) = λf (x), x ∈ [0, 1],
ku f, g ∈ B[0, 1] dhe λ ∈ Φ. Provohet gjithashtu që formojnë hapësirë vektoriale në lidhje
me veprimet në fjalë bashkësia
n o
C[0, 1] = f ∈ R[0,1] : f është i vazhdueshëm në [0, 1] .
1
2

(iv) Me P shënohet bashkësia që përbëhet nga të gjitha polinomet


p(t) = a0 + a1 t + . . . + an tn , t ∈ R, n ∈ N,
ku koeficientët a0 , . . . an janë elemente të fushës Φ. Atëherë P është një hapësirë vektoriale
mbi Φ në lidhje shumën e zakonshme të dy polinomeve p + q dhe shumëzimin e zakonshëm
me skalar të një polinomi λp. Në veçanti familja P [0, 1] që përbëhet nga të gjitha polinomet
p(t) = a0 + a1 t + . . . + an tn , t ∈ [0, 1], n ∈ N,
me koeficientë a0 , . . . an nga fusha Φ, është hapësirë vektoriale në lidhje me veprimet në fjalë.
(v) Për një numër natyror të dhënë n ∈ N, bashkësia Pn që përbëhet nga të gjitha polinomet
p(t) = a0 + a1 t + . . . + an tn , t ∈ R
me koeficientë nga fusha Φ, është hapësirë vektoriale në lidhje shumën e zakonshme të dy
polinomeve dhe shumëzimin e zakonshëm me skalar të një polinomi. Në veçanti, bashkësia
Pn [0, 1] që përbëhet nga të gjitha polinomet
p(t) = a0 + a1 t + . . . + an tn , t ∈ [0, 1]
me koeficientë nga fusha Φ, është hapësirë vektoriale në lidhje me veprimet në fjalë.
Në qoftë se janë dhënë dy nënbashkësi A dhe B të hapësirës vektoriale X, një vektor a ∈ X dhe
një skalar λ ∈ Φ, atëherë shënojmë:
A + B ={x + y ∈ X : x ∈ A, y ∈ B}, (a + A = {a + x ∈ X : x ∈ A})
λA ={λx ∈ X : x ∈ A}.

Kombinimi linear. Kombinim linear i vektorëve x1 , . . . , xn nga hapësira vektoriale X me skalarë


λ1 , . . . , λn ∈ Φ quhet vektori
λ1 x1 + . . . + λn xn .
Themi se vargu i vektorëve x1 , . . . , xn është linearisht i pavarur, në qoftë se për çdo kombinim
linear λ1 x1 + . . . + λn xn të këtyre vektorëve me skalarë λ1 , . . . , λn , ka vend pohimi
( λ1 x1 + . . . + λn xn = θ ) ⇒ ( λ1 = . . . = λn = 0 ).

Vargu i vektorëve x1 , . . . , xn thuhet se është linearisht i varur, në qoftë se gjenden n skalarë
λ1 , . . . , λn , të tillë që të paktën njëri prej tyre është i ndryshëm nga zero dhe
λ1 x1 + . . . + λn xn = θ.
Që vargu i vektorëve x1 , . . . , xn të jetë linearisht i varur duhet dhe mjafton që të paktën njëri prej
tyre të jetë kombinim linear i të tjerëve
Themi që bashkësia A ∈ 2X është bashkësi linearisht e pavarur , në qoftë se çdo varg i fundmë
vektorësh nga kjo bashkësi është linearisht i pavarur. Më poshtë paraqiten dy shembuj bashkësish
linearisht të pavaruara.
(i) Bashkësia {(0, 1, 0), (1, 0, 0), (1, 1, 1)} është linearisht e pavarur në R3 .
(ii) Për çdo t ∈ [0, 1], përcaktojmë funksionin ft : [0, 1] → R si më poshtë

1 x=t
ft (x) =
0 x 6= t.
Atëherë, bashkësia
A = {ft ∈ B[0, 1] : t ∈ [0, 1]}
është linearisht e pavarur në hapësirën vektoriale B[0, 1].
3

Nënhapësira vektoriale. Një nënbashkësi E e hapësirës vektoriale (X, +, (·)Φ ) quhet nënhapësirë
vektoriale e hapësirës X, në qoftë se formon një hapësirë vektoriale në lidhje me të njëjtat veprime
algjebrike të shqyrtuara në të. Më poshtë listohen shembuj të zakonshëm nënhapësirash.
(i) Për çdo k ∈ R, bashkësia
Ek = {(x1 , x2 ) ∈ R2 : x2 = kx1 }
është nënhapësirë e hapësirës vektoriale R2 .
(ii) c0 është nënhapësirë e hapësirës vektoriale `∞ .
(iii) `p është nënhapësirë e hapësirës vektoriale c0 .
(iv) C[0, 1] është nënhapësirë e hapësirës vektoriale B[0, 1].
(v) për çdo n ∈ N, Pn është nënhapësirë e hapësirës vektoriale P .
(vi) për çdo n ∈ N, Pn [0, 1] është nënhapësirë e hapësirës vektoriale P [0, 1].
(vii) për çdo n ∈ N, Pn [0, 1] dhe P [0, 1] janë nënhapësira të hapësirës vektoriale C[0, 1].
Teorema e mëposhtme jep një karakterizim të nënhapësirave.
Teorema 1.1. Le të jetë dhënë një nënbashkësi E e hapësirës vektoriale (X, +, (·)Φ ). Atëherë pohimet
e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) E është nënhapësirë vektoriale e X;
(ii) për çdo dy vektorë x, y ∈ E dhe për çdo skalar λ ∈ Φ kemi që
x + y ∈ E dhe λx ∈ E.
Për një nënbashkësi A të hapësirës vektoriale X, shënojmë me VA familjen e të gjitha nënhapësirave
vektoriale të X që përmbajnë A. Bashkësia
\
hap(A) = E
E∈VA

është nënhapësirë vektoriale e X dhe quhet hapësirë vektoriale që prodhohet nga A . Për më
tepër, ka vend teorema e mëposhtme:
Teorema 1.2. Në qoftë se A është një nënbashkësi e hapësirës vektoriale X, atëherë ka vend barazimi
( n )
X
hap(A) = λi ai ∈ X : n ∈ N, a1 , . . . , an ∈ A, λ1 , . . . , λn ∈ Φ .
i=1

Baza e Hamelit. Një nënbashkësi A e hapësirës vektoriale (X, +, (·)Φ ) thuhet se është një bazë e
Hamelit në X, në qoftë se kanë vend konditat e mëposhtme:
(i) A është bashkësi linearisht e pavarur;
(ii) hap(A) = X.
Duke u bazuar në aksiomën e zgjedhjes provohen teoremat e mëposhtme:
Teorema 1.3. Çdo hapësirë vektoriale ka një bazë të Hamelit.
Teorema 1.4. Në qoftë se A është një nënbashkësi linearisht e pavarur e hapësirës vektoriale X,
atëherë A mund të pasurohet me vektorë nga X derisa të formohet një bazë e Hamelit në X.
Teorema 1.5. Çdo dy baza të Hamelit në një hapësire vektoriale kanë të njëjtin kardinal.
Kardinali i një baze të Hamelit A të një hapësire vektoriale X quhet dimension i hapësirës
vektoriale X dhe shënohet me dim(X). Pra,
dim(X) = card(A).
Për shembull, dim(R3 ) = 3. Në saje të Teoremës 1.5 përcaktimi i dimensionit të një hapësire vektoriale
është korrekt.
4

Operatorët linearë. Supozojmë se janë dhënë hapësirat vektoriale X dhe Y mbi fushën Φ dhe një
funksion T : X → Y . Funksioni T quhet operator linear, në qoftë se për çdo dy vektorë x, x0 ∈ X
dhe për çdo skalar λ ∈ Φ kanë vend barazimimet
• T (x + x0 ) = T (x) + T (x0 );
• T (λx) = λT (x).
Shënojmë me L(X, Y ) familjen e operatorëve linearë me fillim në X dhe fund në Y . Bashkësia
L(X, Y ) formon hapësirë vektoriale në lidhje me veprimet algjebrike të përcaktuara si në vijim. Për
dy operatorë çfarëdo T, W ∈ L(X, Y ) dhe një skalar λ ∈ Φ, përcaktojmë operatorët linearë T + W
dhe λT me anë të barazimeve
(T + W )(x) = T (x) + W (x) dhe (λT )(x) = λT (x),
për çdo x ∈ X.
Në veçanti, një operator linear T : X → Φ quhet funksional linear. Hapësira vektoriale L(X, Φ)
quhet dual algjebrik i hapësirës vektoriale X dhe shënohet X + , pra,
X + = L(X, Φ).
Duali algjebrik L(X + , Φ) i hapësirës vektoriale X + quhet bidual algjebrik i hapësirës vektoriale X
dhe shënohet me X ++ , pra,
X ++ = L(X + , Φ).
Hapësirat vektoriale X dhe Y quhen izomorfe në qoftë se gjendet një operator linear bijektiv
T : X → Y ; T quhet izomorfizëm i X në Y .

2. Hapësirat e normuara
Në këtë seksion me X shënohet një hapësirë vektoriale mbi fushën Φ. Synimi kryesor i këtij
seksioni është të provohet që hapësirat e normuara janë një rast i veçantë i hapësirave metrike. Në
vijim shqyrtohen largesa d : X × X → R+ me dy veti shtesë:
(iv) për çdo skalar λ ∈ Φ dhe për çdo vektor x ∈ X ka vend barazimi
d(λx, 0) = |λ|d(x, 0),
(v) për vektorin e fiksuar a ∈ X ka vend barazimi
d(x − a, y − a) = d(x, y),
për çdo dy vektorë x dhe y nga X.
Një funksion || · || : X → R+ quhet normë në qoftë se për çdo dy vektorë x, y ∈ X dhe për çdo
skalar λ ∈ Φ kanë vend pohimet e mëposhtme:
(i) ||x|| = 0 ⇔ x = 0;
(i) ||x + y|| ≤ ||x|| + ||y||;
(ii) ||λx|| = |λ|.||x||.
Në këtë rast, çifti i renditur (X, || · ||) quhet hapësirë e normuar. Me anë të Teoremave 2.1 dhe 2.2
tregohet marrëdhënia ndërmjet normave dhe largesave në një hapësirë vektoriale.
Teorema 2.1. Në qoftë se funksioni || · || : X → R+ është normë në X, atëherë funksioni
d : X × X → R+ , d(x, y) = ||x − y||
është largesë në X me vetitë (iv) dhe (v).
Vërtetim. Duke u bazuar në faktin që funksioni || · || është normë në X përftojmë
d(x, y) = 0 ⇔ ||x − y|| = 0 ⇔ x − y = 0 ⇔ x = y,

d(x, y) = ||x − y|| = ||(−1)(y − x)|| = | − 1|.||y − x|| = ||y − x|| = d(y, x)
5

dhe
d(x, y) = ||x − y|| = ||(x − z) + (z − y)|| ≤ ||x − z|| + ||z − y|| = d(x, z) + d(z, y).
Pra, d është largesë në X. Mbetet të provojmë që largesa d ka gjithashtu vetitë div dhe dv . Duke u
bazuar përsëri në faktin që funksioni || · || është normë në X përftojmë
d(λx, 0) = ||λx − 0|| = ||λx|| = |λ|.||x|| = |λ|.||x − 0|| = |λ|d(x, 0)
dhe
d(x − a, y − a) = ||(x − a) − (y − a)|| = ||x − y|| = d(x, y).♦

Teorema 2.2. Në qoftë se funksioni d : X × X → R+ është largesë në X me vetitë (iv) dhe (v),
atëherë funksioni
|| · || : X → R+ , ||x|| = d(x, 0)
është normë në X.
Vërtetim. Duke u bazuar në faktin që funksioni d është largesë me vetitë (iv) dhe (v) përftojmë
||x|| = 0 ⇔ d(x, 0) = 0 ⇔ x = 0,
||x + y|| =d(x + y, 0) (a = −y)
=d(x, −y) ≤ d(x, 0) + d(0, −y) = d(x, 0) + d(−y, 0)
=d(x, 0) + | − 1|d(y, 0) = d(x, 0) + d(y, 0) = ||x|| + ||y||
dhe
||λx|| = d(λx, 0) = |λ|d(x, 0) = |λ|.||x||.♦
Në saje të faktit që me anë të normës || · || në X përcaktohet largesa
d : X × X → R+ , d(x, y) = ||x − y||
rrjedh që hapësirat e normuara janë hapësira metrike. Si rrjedhim, rruzulli i hapur, rruzulli i
mbyllur dhe sfera me qendër në një vektor a ∈ X dhe rreze r > 0 janë përkatësisht rruzulli i hapur,
i mbyllur dhe sfera me qendër në pikën a dhe rreze r në lidhje me largesën d. Gjithashtu, shënimi i
këtyre objekteve është njëlloj si në hapësirat metrike. Pra,
B(a, r) = {x ∈ X : d(x, a) < r} = {x ∈ X : ||x − a|| < r},

B(a, r) = {x ∈ X : d(x, a) ≤ r} = {x ∈ X : ||x − a|| ≤ r},


dhe
S(a, r) = {x ∈ X : d(x, a) = r} = {x ∈ X : ||x − a|| = r}.
Në dallim nga hapësirat metrike, në hapësirat e normuara informacioni topologjik përmbahet në
familjen e të gjithë rruzujve ne qendër në vektorin zero θ ∈ X, sepse për çdo rruzull B(a, r) kanë
vend barazimet
B(a, r) ={x ∈ X : ||x − a|| < r} (y = x − a)
={a + y ∈ X : ||y|| < r} = a + {y ∈ X : ||y|| < r} = a + B(θ, r).
Gjithashtu, për rruzullin e mbyllur B(a, r) dhe sferën S(a, r) me qendër në a dhe rreze r kanë vend
barazimet
B(a, r) ={x ∈ X : ||x − a|| ≤ r} = a + B(θ, r)
S(a, r) ={x ∈ X : ||x − a|| = r} = a + S(θ, r).
Për një nënbashkësi A të një hapësire të normuar (X, k · k), brendësia A0 , mbyllja A dhe kufiri
∂(A) përcaktohen me anë të largesës d(x, y) = ||x − y||. Një varg (xn ) me terma në hapësirën e
6

normuar (X, || · ||) konvergjon tek një vektor x0 ∈ X, në qoftë se (xn ) konvergjon në x0 në lidhje
me largesën d(x, y) = ||x − y||, domethënë, në qoftë se ka vend pohimi:
(∀ε > 0)(∃nε ∈ N)(∀n ∈ N)[n ≥ nε ⇒ ||xn − x0 || < ε].
Po kështu, një varg (xn ) me terma në hapësirën e normuar (X, || · ||) thuhet se është varg Koshi,
në qoftë se (xn ) është varg Koshi në lidhje me largesën d(x, y) = ||x − y||, domethënë, në qoftë se ka
vend pohimi:
(∀ε > 0)(∃nε ∈ N)(∀(m, n) ∈ N2 )[m, n ≥ nε ⇒ ||xm − xn || < ε].
Hapësira e normuar (X, || · ||) quhet hapësirë e Banahut, në qoftë se hapësira metrike (X, d) është
hapësirë metrike e plotë, ku d(x, y) = ||x − y||.
7

3. Disa hapësira të normuara të zakonshme


Hapësira euklidiane m-dimensionale. Le të jenë dhënë funksionet jonegative të përcaktuar në
Rm me anë të formulave
Pm 1
(i) ||x||e = k=1 |xk |2 2 ;
Pm
(ii) ||x||s = k=1 |xk |;
(iii) ||x||∞ = max{|xk | : k = 1, . . . , m};
Pm 1
(vi) ||x||p = ( k=1 |xk |p ) p , p ≥ 1,
ku
x = (x1 , . . . , xm ).
m
Funksionet e mësipërme janë norma në R . Norma ||·||e quhet normë euklidiane m-dimensionale.
Ajo është një rast i veçantë i normës || · ||p për p = 2. Vihet re që norma || · ||s është gjithashtu një
rast i veçantë i normës || · ||p për p = 1. Pra, mjafton të provojmë që || · ||∞ dhe || · ||p janë norma.
Në hyrje të këtij teksti provohet që funksionet jonegative të përcaktuar në Rm × Rm me anë të
formulave
• d∞ (x, y) = max{|xk − yk | : k = 1, . . . , m};
Pm 1
• dp (x, y) = ( k=1 |xk − yk |p ) p , p ≥ 1,
janë largesa në Rm , ku x = (x1 , . . . , xm ) dhe y = (y1 , . . . , ym ) janë dy vektorë nga Rm . Vihet re qartë
që kanë vend barazimet
||x||∞ = d∞ (x, θ) dhe ||x||p = dp (x, θ),
për çdo x ∈ Rm , ku θ është vektori zero në Rm , domethënë,
θ = (0, . . . , 0) ∈ Rm .
Si rrjedhim, për të provuar që || · ||∞ dhe || · ||p janë norma, mjafton të provojmë që largesat korre-
sponduese d∞ dhe dp kanë vetitë (iv) dhe (v). Meqenëse
d∞ (λx, θ) = max{|λxk − 0| : k = 1, . . . , m}
= max{|λ||xk − 0| : k = 1, . . . , m} = |λ| max{|xk − 0| : k = 1, . . . , m}
= |λ|d∞ (x, θ)
dhe
d∞ (x − a, y − a) = max{|(xk − ak ) − (yk − ak )| : k = 1, . . . , m}, (a = (a1 , . . . , am ))
= max{|(xk − ak − yk + ak )| : k = 1, . . . , m}
= max{|xk − yk | : k = 1, . . . , m}
= d∞ (x, y)
rrjedh që largesa d∞ ka vetitë shtesë (iv) dhe (v). Kjo do të thotë që || · ||∞ është një normë në Rm .
Në saje të barazimeve
m
! p1
X
p
dp (λx, θ) = |λxk − 0|
k=1
m
! p1 m
! p1
X X
= |λ|p |xk − 0|p = |λ| |xk − 0|p
k=1 k=1
m
! p1
X
= |λ| |xk − 0|p = |λ|dp (x, θ)
k=1
8

dhe
m
! p1
X
dp (x − a, y − a) = |(xk − ak ) − (yk − ak )|p (a = (a1 , . . . , am ))
k=1
m
! p1
X
p
= |xk − yk |
k=1
= dp (x, y)

rrjedh që largesa dp ka gjithashtu vetitë shtesë (iv) dhe (v). Kjo do të thotë që || · ||p është një normë
në Rm .

• (`∞ , || · ||∞ ). Rikujtojmë që funksioni d∞ : `∞ × `∞ → [0, +∞) i cili përcaktohet me anë të
barazimit
d∞ (x, y) = sup{|xk − yk | : k ∈ N},
për çdo dy vargje x = (xk ) dhe y = (xk ) nga `∞ është një largesë. Provohet që largesa d∞ ka vetitë
shtesë (iv) dhe (v). Si rrjedhim funksioni

|| · ||∞ : `∞ → [0, +∞), ||x||∞ = d∞ (x, θ)

është normë në `∞ .

• (`p , || · ||p ), p ≥ 1. Përcaktojmë funksionin || · ||p : `p → [0, +∞) me anë të barazimit

+∞
! p1
X
||x||p = |xk |p ,
k=1

për çdo varg x = (xk ) nga `p . Në Seksionin 2.2 të tekstit ”Topologjia e Hapësirave Metrike” provohet
që funksioni dp : `p × `p → [0, +∞) i cili përcaktohet me anë të barazimit

+∞
! p1
X
dp (x, y) = |xk − yk |p ,
k=1

për çdo dy vargje x = (xk ) dhe y = (xk ) nga `p është një largesë. Provohet që largesa dp ka vetitë
shtesë (iv) dhe (v) dhe

dp ((xk ), θ) = ||(xk )||p , θ = (0, 0, 0, . . . ).

Kjo do të thotë që || · ||p është normë në `p .

• (B[0, 1], || · ||∞ ). Përcaktojmë funksionin || · ||∞ : B[0, 1] → [0, +∞) me anë të barazimit

||f ||∞ = sup{|f (t)| : t ∈ S}, për çdo f ∈ B[0, 1].

Kemi që funksioni d∞ : B[0, 1] × B[0, 1] → [0, +∞) i cili përcaktohet me anë të barazimit

d∞ (f, g) = sup{|f (t) − g(t)| : t ∈ S}, për çdo (f, g) ∈ B[0, 1] × B[0, 1],

është një largesë. Provohet që largesa d∞ ka vetitë shtesë (iv) dhe (v) dhe d∞ (f, θ) = ||f ||∞ , ku θ
është funksioni zero. Kjo do të thotë që || · ||∞ është normë në B[0, 1].
9

• (C[0, 1], || · ||∞ ). Përcaktojmë funksionin || · ||∞ : C[0, 1] → [0, +∞) me anë të barazimit
||f ||∞ = sup{|f (t)| : t ∈ [0, 1]}, për çdo f ∈ C[0, 1].
Meqenëse funksioni
d∞ : C[0, 1] × C[0, 1] → [0, +∞), d∞ (f, g) = sup{|f (t) − g(t)| : t ∈ [0, 1]}
është largesë me vetitë shtesë (iv),(v) dhe ka vend barazimi d∞ (f, θ) = ||f ||∞ rrjedh që || · ||∞ është
normë në C[0, 1].
• (C[0, 1], || · ||). Përcaktojmë funksionin || · || : C[0, 1] → [0, +∞) me anë të barazimit
Z 1
||f || = |f (t)|dt, për çdo f ∈ C[0, 1].
0
Meqenëse funksioni
Z 1
d : C[0, 1] × C[0, 1] → [0, +∞), d(f, g) = |f (t) − g(t)|dt
0
është largesë me vetitë shtesë (iv),(v) dhe ka vend barazimi d(f, θ) = ||f || rrjedh që funksioni || · ||
është normë.

You might also like