You are on page 1of 19

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Arnisa SOKOLI

Hyrje në Matlab
MATLAB është një sistem softuerik i fuqishëm për llogaritje teknike. Emri MATLAB vjen nga
MATrix LABoratory, sepse elementi bazë i të dhënave është një matricë (vektor). MATLAB mund
të përdoret për llogaritje numerike, modelime dhe simulime, analizë të dhënash dhe procesim,
vizualizime dhe grafikë dhe zhvillim algoritmesh. Programi standard MATLAB ka funksione që
mund të përdoren për të zgjidhur probleme.
 Mjedisi i punës në Matlab

Mjedisi i punës në MATLAB ka pamje si në figurën më lart. Në Command Window (dritaren e


komandave) mund të kryhen veprimet e nevojshme llogaritëse. Gjithmonë në dritaren e
komandave do shfaqet simboli >>.
Pas këtij simboli mund të shkruani çdo komandë që dëshironi.
Disa komanda janë:
>> exit ose quit (përdoren për të dalë nga program)
>> help emri_i_komandës (kërkoni ndihmë për komanda të ndryshme)

Shënim:
Me butonat ↑, ↓ bëhet rithirrja e komandave që kemi përdorur më parë. Nëse dëshironi të përsërisni
një nga këto komanda, thjesht gjeni atë duke përdorur tastet e kursorit dhe shtypni enter. Ndërsa

1
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

me butonat ←→ mund të lëvizim në një pikë të çfarëdoshme të komandës. Kjo është e nevojshme
nqs keni shkruar një rresht të gjatë dhe mund të keni ndonjë gabim në të.
 MATLAB si kalkulator

Mënyra më e thjeshtë për të përdorur MATLAB është thjesht të shkruani komandat matematike
pas simbolit >>, si një makinë llogaritëse normale. Të gjithë shprehjet e zakonshme aritmetike
njihen. Prsh:

>> 3+5
ans = 8

Rezultati i veprimit ruhet në një variabël me emër ans që është shkurtim i “answer”. Variabli ans
ruan rezultatin e veprimit të fundit të shkruar në dritaren e komandave. Për të gjetur rezultatin e
një veprimi matematik, thjeshtë shtypni tastin Enter.

Veprimet bazë aritmetike janë: +, - , * , / dhe ^ (që do të thotë në fuqi të). Për shprehjet aritmetike
përdoren dhe kllapat (). Radha e veprimeve është si në matematikë: Kllapat, fuqia, shumëzimi dhe
pjesëtimi, më pas mbledhja dhe zbritja.

 Funksionet e gatshme në MATLAB


Ashtu si veprimet matematike, në MATLAB kemi dhe disa funksione të gatshme:

cos(x) Kosinusi i një këndi (në radian)


cosd(x) Kosinusi i një këndi (në gradë)
sin(x) Sinusi i një këndi (në radian)
sind(x) Sinusi i një këndi (në gradë)
tan(x) Tangenti i një këndi (në radian)
tand(x) Tangenti i një këndi (në gradë)
cot(x) Kotangenti i një këndi (në radian)
cotd(x) Kotangenti i një këndi (në gradë)
exp(x) Funksioni eksponencial (𝑒 𝑥 )
log(x) Logaritmi natyror
log10(x) Logaritmi me bazë 10
sinh(x) Sinusi hiperbolik
cosh(x) Kosinusi hiperbolik
tanh(x) Tangenti hiperbolik
acos(x) I anasjellti i kosinusit
acosh(x) I anasjellti i kosinusit hiperbolik
asin(x) I anasjellti i sinusit

2
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

asinh(x) I anasjellti i sinusit hiperbolik


atan(x) I anasjellti i tangentit
atanh(x) I anasjellti i tangentit hiperbolik
abs(x) Vlera absolute
sqrt(x) Rrënja katrore
sign(x) Shenja e një numri (-1 ose +1)
round(x) Rrumbullakimi në numrin më të afërt të plotë
ceil(x) Rrumbullakos tek numri i plotë më i madh (drejt +inf)
floor(x) Rrumbullakos tek numri i plotë me i vogël (drejt –inf)
fix(x) Rrumbullakos drejt zeros
rem(x) Mbetja pas pjesëtimit me numër të plotë

Variabla të përcaktuar në MATLAB

 𝜋 – është një variabël i gatshëm në MATLAB që shënohet pi.


 𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑗 – janë të përcaktuar si √−1.
 inf – i referohet infinitit.
 NaN – not a number përdoret për format e pacaktuara.
Por mund të përcaktohen dhe variabla të tjerë sipas dëshirës :
>> new = vlera që doni t’i jepni variablit

 Për të parë vlerën që ka një variabël mjafton të shkruhet emri i variablit dhe më pas Enter.
 MATLAB është Case Sensitive (i ndjeshëm ndaj shkronjave të mëdha dhe të vogla), pra
variablat x dhe X janë të ndryshëm.
 Gjatësia e emrit të një variabli duhet të jetë më e vogël se namelengthmax që është 63
karaktere.
 Për të parë listën e variblave përdoret who.
 Komanda clear fshin të gjitha variablat.
 Komanda clear name fshin vetëm variablin e specifikuar.

 Simbole në MATLAB
% --- përdoret për të vendosur komente në një komandë të caktuar.
, --- përdoret për të shkruar disa variabla në të njëjtin rresht. Pasi shtypim enter del rezultati.
; --- përdoret për të shkruar disa variabla në të njëjtin rresht, por më pas nuk na shfaqet rezultati.

3
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

 Vektorët

Shumë probleme matematikore punojnë me sekuenca numrash. Vektorët zakonisht përdoren për
të përfaqësuar tre dimensionet e një pozicioni ose një shpejtësie, por një vektor është në të vërtetë
vetëm një listë numrash, dhe kështu i trajton MATLAB. Në fakt, vektorët janë një rast i thjeshtë i
një matrice (e cila është vetëm një rrjet numrash dy-dimensionale). Një vektor është një matricë
me vetëm një rresht, ose vetëm një kolonë. Vektorët mund t’i ndajmë në dy tipe: vektor rresht dhe
vektor shtyllë. Vektori rresht shkruhet horizonatlisht. Vektori shtyllë shkruhet verikalisht.

Në MATLAB, vektorët deklarohen duke shkruar elementët në kllapa katrore []. Për vektorët rresht
elementët e vektorit shkruhen të ndara me hapësirë ose presje.
>> a=[1 2 3]
a=
1 2 3
>> b=[4,5,6]
b=
4 5 6

Ndërsa vektori shtyllë shkruhet në kllapa katrore, por elementët ndahen me pikëpresje ndërmjet
tyre.
>> c=[4;5;-1;0;9;2]
c=
4
5
-1
0
9
2

Vëmë re se edhe afishimi i vektorëve bëhet në varësi sesi është deklaruar vektori, rresht ose shtyllë.
Nëse nuk duam të shfaqet vektori, mjafton të vendosim ; në fund të deklarimit të tij.
>> d=[4;5;-8;0;10;6];
Mund të ndërtohet një vektor nga një tjetër ekzistues si më poshtë:

4
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

>> a=[1 4 5]
a=
1 4 5
>> d=[a 6]
d=
1 4 5 6

 Mënyra të tjera deklarimi të vektorëve

Për të ndërtuar një vektor, elementët e të cilit bëjnë pjesë në segmentin [a,b] dhe me hap shumimi
të dhënë, përdorim simbolin “:” si në trajtën e mëposhtme:
x=vlera fillestare:hapi:vlera e fundit %ku vlera fillestare = a dhe vlera e fundit = b
>> x=2:0.3:4
x=
2.0000 2.3000 2.6000 2.9000 3.2000 3.5000 3.8000

Vini re se nëse hapi i rritjes është i tillë që nuk mund të arrijë saktësisht numrin e fundit, si në këtë
rast, ai gjeneron të gjithë numrat që nuk e kalojnë atë numër. Rritja mund të jetë gjithashtu
negative, në të cilën do të numërojë mbrapsht deri në numrin përfundimtar.
Në rastin kur nuk shënohet hapi, merret automatikisht i barabartë me 1.
Për shembull:
>> x=0:10
x=
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Një mënyrë tjetër për ndërtimin e vektorëve jepet me anë të funksionit linspace sintaksa e të cilit
është:
linspace (vlera fillestare, vlera e fundit, numri i elementëve të vektorit)
>> x=linspace(0,pi,11)
x=
Columns 1 through 9:

5
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

0 0.3142 0.6283 0.9425 1.2566 1.5708 1.8850 2.1991 2.5133


Columns 10 and 11:
2.8274 3.1416
Nëse do donim të ndërtonim një vektor me elementin e parë, të tretë dhe të pestë të vektorit më
lart x dhe më pas numrat 1 0 1 atëherë përdorim komandën:
>> a=[x(1:2:5) 1 0 1]
a=
0 0.6283 1.2566 1.0000 0 1.0000
>> x=[a(1) a(10) a(36) 1 0 -1]
x=
3.0000 4.8000 10.0000 1.0000 0 -1.0000
Funksione të tjera të gatshme për ndërtimin e vektorëve janë:
>> zeros(1,4)
ans =
0 0 0 0
>> zeros(4,1)
ans =
0
0
0
0

zeros (M,N) Krijon një matricë me çdo element zero. Për


një vektor rresht me gjatësi n, vendosim M=1,
N=n
ones(M,N) Krijon një matricë me çdo element një. Për një
vektor rresht me gjatësi n, vendosim M=1,
N=n
linspace(x1,x2,N) Krijon një vektor e N elementë, të baraslarguar
me njëri tjetrin mes x1 dhe x2

6
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

logspace(x1,x2,N) Krijon një vektor me N elemente, të


barazlarguar në mënyrë logaritmike mes 10𝑥1
dhe 10𝑥2

Funksionet zeros dhe ones përdoren dhe për matrica ku M dhe N përcaktojnë përkatësisht numrin
e rreshtave dhe të shtyllave të matricës.

 Aksesimi i një elementi nga vektori

Elementëve të një vektori mund t’i referohemi duke përdorur kllapat rrethore (), dhe numërimi i
elementëve në vektor fillon nga 1, jo nga 0 si në C++.
>> a=[1:2:6 -1 0]
a=
1 3 5 -1 0
>> a(3)
ans = 5

Pas deklarimit të vektorit mund të shfaqim elementin e tretë të vektorit duke përdorur komandën
a(3).

 Veprimet me vektorë

Për të bërë shumëzimin e një vektori më një skalar mjafton të shkruajmë në dritaren e komandave
a*k ku a është vektori dhe k është skalari:
>> a*2
ans =
2 6 10 -2 0

Kështu mund të shumëzohet çdo element i vektorit me skalarin, nuk ka nevojë të bëhet një cikël
for si në C++.

E njëjta gjë vlen dhe për pjesëtimin (/). Gjithashtu mund të shtojmë të njëjtin numër elementëve të
një vektori duke përdorur operatorët (+) dhe (-), edhe pse nuk është një veprim i rregullt matematik.

Shumëzimi i dy vektorëve në MATLAB ndjek rregullin e shumëzimit të matricave, gjë që nuk bën
shumëzim element për element. Nqs doni të bëni shumëzim apo pjesëtim element për element të
2 vektorëve përdoren operatorët .* dhe ./
7
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

>> x
x=
3.0000 4.8000 10.0000 1.0000 0 -1.0000
>> a=x-2
a=
1.0000 2.8000 8.0000 -1.0000 -2.0000 -3.0000
>> x.*a
ans =
3.0000 13.4400 80.0000 -1.0000 0 3.0000
>> x./a
ans =
3.0000 1.7143 1.2500 -1.0000 0 0.3333
Dhe për ngritjen në fuqi element për element mund të përdoret operatori .^
>> a=[1 3 4 2]
a=
1 3 4 2
>> b=[6 7 5 8]
b=
6 7 5 8
>> b.^a
ans =
6 343 625 64
Këto veprime mund të kryhen kur vektorët kanë të njëjtat përmasa dhe të njëjtën formë.

Shumica e funksioneve të MATLAB-it veprojnë me vektorët. Për shembull, për të krijuar një listë
të vlerave të sinusit në intervale 60 gradë, duhet vetëm të jepni si argument funksionit sin një
vektor këndesh:
>> kendet=0:pi/3:2*pi
kendet =
8
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

0 1.0472 2.0944 3.1416 4.1888 5.2360 6.2832


>> sin(kendet)
ans =
0 0.8660 0.8660 0.0000 -0.8660 -0.8660 -0.0000

 Matricat
Matricat janë koleksione dy dimensionale elementesh të të njëjtit tip të dhënash. Deklarimi i
matricave bëhet në ngjashmëri me vektorët, elementët vendosen në kllapat katrore duke ndarë
elementët me hapesirë ose presje dhe rreshtat ndahen nga pikepresje (;)
>> C=[4 0 -3; 1 9 6]
C=
4 0 -3
1 9 6
Në këtë mënyrë kemi deklaruar një matricë C me përmasa 2x3.
Për të aksesuar elementin në rreshtin e dytë dhe shtyllën e tretë shkruajmë
>> C(2,3)
ans = 6

Gjithashtu mund të aksesojmë elementët e një rreshti ose shtylle duke shkruar ‘:’ në pozicionin e
rreshtit ose të shtyllës si psh
>> C(:,1) %Afisho shtyllen e pare te matrices C
ans =
4
1
>> C(2,:) %Afisho rreshtin e dyte te matrices C
ans =
1 9 6

9
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

 Veprime me matrica

Veprimet e mbledhjes, zbritjes, shumëzimin dhe pjesëtimit me një numër bëhen për çdo element
të matricës.
>> g=[1 2 3 4; 5 6 7 8;9 10 11 12]
g=
1 2 3 4
5 6 7 8
9 10 11 12
>> g-2
ans =
-1 0 1 2
3 4 5 6
7 8 9 10
>> g*3-4
ans =
-1 2 5 8
11 14 17 20
23 26 29 32
>> g/4
ans =
0.2500 0.5000 0.7500 1.0000
1.2500 1.5000 1.7500 2.0000
2.2500 2.5000 2.7500 3.0000

Për veprimin e ngritjes në fuqi duhet përdorur operatori .^


Mbledhja dhe zbritja e dy matricave bëhet vetëm duke përdorur operatorin + dhe -
>> h=[1 1 1 1; 2 2 2 2; 3 3 3 3]

10
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

h=
1 1 1 1
2 2 2 2
3 3 3 3
>> g+h
ans =
2 3 4 5
7 8 9 10
12 13 14 15
>> g-h
ans =
0 1 2 3
3 4 5 6
6 7 8 9

Kombinimi i pikës me operatorin e shumëzimit, pjesëtimit dhe të fuqisë bëhet në rastin kur duam
të bëjmë shumëzim, pjesëtim dhe ngritje në fuqi element për element të 2 matricave.
>> g.*h
ans =
1 2 3 4
10 12 14 16
27 30 33 36
>> g./h
ans =
1.0000 2.0000 3.0000 4.0000
2.5000 3.0000 3.5000 4.0000
3.0000 3.3333 3.6667 4.0000
>> g.^h

11
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

ans =
1 2 3 4
25 36 49 64
729 1000 1331 1728

 Komandat size dhe length

Komanda size() kur merr si argument vetëm matricën dhe jep 2 vlera: vlera e parë jep numrin e
rreshtave të matricës, ndërsa vlera e dytë jep numrin e shtyllave të matricës.
>> [r,c]=size(g)
r=3
c=4

Në rastin kur komanda size merr 2 argumenta: matricën dhe numrin 1 atëherë nxjerr si rezultat
numrin e rreshtave të matricës.
>> r=size(g,1)
r=3

Në rastin kur komanda size merr 2 argumenta: matricën dhe numrin 2 atëherë nxjerr si rezultat
numrin e shtyllave të matricës.
>> c=size(g,2)
c=4
Komanda length jep si rezultat dimensionin më të madh të matricës.
>> d=length(g)
d=4
Shembuj me matrica

a) Ndërtoni një matricë A me 2x4 elementë të çfarëdoshëm dhe më pas një matricë B me
përmasat e matricës A me të gjithë elementët njësha.
>> A=[9 8 7 6; 5 4 3 2]
A=
9 8 7 6

12
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

5 4 3 2
>> B=ones(size(A))
B=
1 1 1 1
1 1 1 1

b) Matrica e mësipërme A nga 2x4 të kthehet në 3x6 dhe elementi i rreshtit të tretë dhe shtyllës
së gjashtë të bëhet 1. Ndryshoni vlerat e shtyllës së 5 me vlerën 7.
>> A(3,6)=1
A=
9 8 7 6 0 0
5 4 3 2 0 0
0 0 0 0 0 1
>> A(:,5)=7
A=
9 8 7 6 7 0
5 4 3 2 7 0
0 0 0 0 7 1
c) Ndërtoni një matricë C me elementët e shtyllës së parë dhe të katërt të matricës A.
>> C=[A(:,[1 4])]
C=
9 6
5 2
0 0
>> C=[A([1 3],:)]
C=
9 8 7 6 7 0
0 0 0 0 7 1

13
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

d) Fshirja e një rreshti ose shtylle të matricës realizohet nëpërmjet komandës së mëposhtme:
>> A(:,6)=[] %fshirja e shtylles se 6 te matrices A
A=
9 8 7 6 7
5 4 3 2 7
0 0 0 0 7
e) Matrica e transpozuar e matricës A jepet me anë të komandës A.’
>> A.'
ans =
9 5 0
8 4 0
7 3 0
6 2 0
7 7 7
f) Funksioni find
Ky funksion gjen indeksin ose adresën e elementëve të matricës A që plotësojnë kushtin.
>> [i,j]=find(A>7)
i=
1
1
j=
1
2
g) Funksioni det
Ky funksion llogarit përcaktorin e matricës A.
>> D=[1 2;3 4]

14
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

D=
1 2
3 4
>> det(D)
ans = -2
h) Funksioni inv
Ky funksion jep si rezultat matricën e anasjelltë.
>> inv(D)
ans =
-2.0000 1.0000
1.5000 -0.5000

 Operatorët në MATLAB
Operatorët e krahasimit
Të gjithë operatorët e krahasimit kthejnë vlerën 1 nëse krahasimi është i vërtetë dhe vlerën 0 në të
kundërt.

> Më e madhe se
>= Më e madhe ose e barabartë me
< Më e vogël se
<= Më e vogël ose e barabartë me
== E barabartë me
!= (~=) Jo e barabartë me
any(v) Kthen 1 nëse ndonjë prej elementëve të vektorit është i ndryshëm nga 0
all(v) Kthen 1 nëse të gjithë elementët e vektorit janë të ndryshëm nga 0.

Në rastin e matricave krahasimi bëhet element për element.

Shprehjet booleane

&& Operatori ‘Dhe’ (And)


|| Operatori ‘Ose’ (Or)
! Operatori Jo-logjik (Not)

15
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

Në algjebrën booleane vlerat logjike true (e vërtetë) dhe false (e gabuar) paraqiten ndërmjet
numrave 1 dhe 0 përkatësisht.

p Q && || !p
1 1 1 1 0
1 0 0 1 0
0 1 0 1 1
0 0 0 0 1

 Strukturat e kontrollit
Komanda themelore përmes së cilës realizohet degëzimi në MATLAB është komanda if. Gjatë
shkruarjes së komandës mund të paraqiten disa raste të degëzimeve: të zakonshme, të përbëra, të
shumëfishta, të ndërthurura.
Sintaksa e përgjithshme e kësaj komande është:
if shprehje
komanda
elseif shprehje
komanda
else
komanda
end
Në vend të shprehje mund të vendoset një shprehje aritmetiko-logjike ndërsa në vend të komanda
mund të vendoset një ose disa komanda të MATLAB-it. Në sintaksën e përgjithshme të komandës
if mund të mungojë njëri ose të dy opsionet else if dhe else. Kjo komandë zbatohet kryesisht kur
hasen probleme që përmbajnë kërkesën në qoftë se ... atëherë... për ndryshe...
Një shembull konkret për këtë komandë me të tre degëzime është:
Shkruni një skedar ku të merrni nga përdoruesi 2 numra dhe krahasoni ato. Afishoni rezultatin.

x=input('vendos nje numer x = ');


y=input('vendos nje numer tjeter y = ');
if x > y

16
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

display('x>y')
elseif x < y
display ('x<y')
else
display('x=y')

end

Në fillim përdoruesi vendos 2 numra dhe programi pasi gjen cili prej tyre është më i madh e afishon
rezultatin për përdoruesin.

 Skripte
Skripte janë skedarë me komanda të MATLAB-it. Si komanda të skriptit mund të shërbejnë jo
vetëm çdo komandë e MATLAB-it, por edhe funksione të ndërtuara prej nesh. Skriptet janë të
përshtatshme kur ne duam të ekzekutojmë disa komanda njëra pas tjetrës disa herë.

Për të krijuar një skript në MATLAB shkojmë tek New > Script, mund të përdorim komandën e
shpejtë ctrl + N nga tastiera ose të klikojmë butonin New Script si në figurë.

Menjëherë na shfaqet editori në të cilën shkruajmë komandat njëra pas tjetrës.

Pasi të kemi përfunduar shkrimin e komandave ruajmë skedarin me një emër që duhet ta mbajmë
mend pasi vetëm nëpërmjet emrit do mund të ekzekutojmë komandat që ndodhen brenda tij.

 Strukturat ciklike
Cikli for
Cikli for përdoret për të ekzekutuar një numër të caktuar herësh një bllok me komanda. Të kryhen
5 iteracione për shprehjen
𝑥𝑖 1
𝑥𝑖+1 = + ,𝑥 = 3
2 𝑥𝑖 0

17
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

x=3;
for i=1:5
x=x/2+1/x;
disp(x);

end

Në këtë cikël for-i do të përsëritet 5 herë. Herën e parë i do ketë vlerën 1, herën e dytë 2 e kështu
me radhë derisa të bëhet 5 herën e fundit.

Cikli for përdoret kryesisht për të bredhur nëpër elementët e vektorit ose matricës, ku numri herëve
që ekzekutohet kodi dihet paraprakisht.

Ushtrim
1 5 3 5
Në matricën 𝐴 = [6 4 −1 5] zbrisni nga rreshti i dytë rreshtin e parë duke përdorur cikël for
6 0 −5 2
dhe afishoni matricën.

A=[1 5 3 5; 6 4 -1 5; 6 0 -5 2];
[m,n]=size(A); % m = numri i rreshtave, n = numri i shtyllave
for i=1:n
A(2,i)=A(2,i)-A(1,i);
end

disp(A) %afisho matricen

Këtë skedar e ruajmë me emrin Cikel_for.m dhe në dritaren e komandave shkruajmë:


>> Cikel_for
1 5 3 5
5 -1 -4 0
6 0 -5 2

18
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Arnisa SOKOLI

Detyra
1. Jepet vektori me elementë: V=[5, 17, -3, 8, 0, -7, 12, 15, 20, -6, 6, 4, -7, 16]. Shkruani një
program që dyfishon elementët që janë pozitivë dhe plotpjesëtohen me 3 ose 5, dhe
ngreni në fuqi të 3 elementët që janë negativë, por më të mëdhenj se -5. Afishoni vektorin
e përftuar.
2. Ndërtoni një skript që gjen shumën e serisë: S=2/3-4/5+6/7-8/9+10/11-…..
3. Shkruani një skript për gjetjen e shumës së elementëve për çdo rresht dhe për çdo shtyllë
të një matrice dhe afishoni rezultatet.

19

You might also like