You are on page 1of 2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË

Miratohet
Përgjegjësi i Departamentit SIZ
Prof. Dr. Kozeta Sevrani

Tezë provimi në lëndën Algoritmikë

Dega: Informatikë Ekonomike, Viti i Irë


Data e provimit: 8 Shtator 2017, ora 830 Koha e zhvillimit të provimit: 2 orë

Lexoni këtu para se të filloni!


 Shkruani Emrin, Mbiemrin, Numrin personal, Vitin e fillimit të shkollës dhe Grupin që
kini qenë mbi kapakun e fletores.
 Të mos shkruhet në fletën e parë të fletores.
 Provimi do të zhvillohet me libra, fletore dhe shënime të mbyllura. Nuk lejohet
komunikimi me të tjerët me asnjë mjet. Nuk lejohet mbajtja e shënimeve në fletë të
shkëputura.
 Algoritmet e paraqitur në pseudo-kod në leksion nuk është e domosdoshme të shkruhen në
rast se ju duhet t’i përdorni si procedura për ndonjë nga ushtrimet e mëposhtme.

1. (4 + 3 pikë) Cili është kompleksiteti në rastin më të keq i algoritmeve të mëposhtëm.


Përdorni shënimin O-e madhe ose Θ-e madhe.
Algoritmi Foo(n) Algoritmi Boo(n)
x ← 0; Sum ←0;
for i ← 1 to n do while n >1 do
x ← x + Bar(i); {
Sum ← Sum + 1;
Shënim: n ← n - 2;
Supozohet se funksioni Bar(n) kërkon }
kohen Θ(n2). for i ← 1 to Sum do
print(“.”);

2. (5 pikë) Jepet një tabele me n numra të plotë të ndryshëm. Të ndërtohet një algoritëm sa
më i efektshëm që të gjejë një numër nga tabela që nuk është as më i madhi dhe as më i
vogli .
3. (8 pikë) Çfarë rezultati prodhon algoritmi i mëposhtëm në rastin kur thërritet për
ekzekutim me argumentet 1, 2 dhe 3?
Algoritmi Stars (n)
if (n > 1) then
Stars (n-1)
for i ←0 to n-1 do
print (“*”);
print (“ ”);
4. ( 12 pikë) A është e mundur që të renditet një tabelë e rendit n që përmban vetëm 0 edhe
1 pa përdorur hapësirë kujtesë shtese. Të argumentohet përgjigjja.

5. ( 15 pikë) Duke përdorur Quicksort, Mergesort, Insertion Sort të renditet një tabelë me 9
elemente të tipit tekst të zgjedhur nga ju. Të paraqiten hap pas hapi kalimet.

6. (16 pikë) Një tabelë A që përbëhet nga n numra të plotë pozitivë të ndryshëm, quhet
rritëse-zbritëse, nëse ekziston një indeks k, ku 1 < k < n, i tillë që elementët A[1],…, A[k]
janë të renditur në rendin rritës dhe elementët A[k],…, A[n] janë të renditur në rendin
zbritës. P.sh. Tabela A=[2, 6, 8, 7, 3, 1] është në rritëse-zbritëse, meqenëse A[1] < A[2] <
A[3] dhe A[3] > A[4] > A[5] > A[6].

Ndërtoni një algoritëm që kur si e dhënë është një tabelë e madhësisë n kontrollon nëse
është rritëse-zbritëse. Të vlerësohet kompleksiteti kohore për algoritmin tuaj.

7. (20 pikë) Supozojmë se duhet të renditet një tabelë me n numra te plotë, ku secili nga
numrat bën pjesë në bashkësinë {0,1,2,3,4}. P.sh për n = 6 është (3,1,0,3,4,3).
Përshkruani një algoritëm të efektshëm për zgjidhjen e këtij problemi duke dhënë
kompleksitetin kohor që e karakterizon më mirë algoritmin tuaj.

8. (7 + 10 pikë) Një sekuencë ADN paraqitet me anë të një teksti që përdor simbolet [A, C,
G, T]. Duke konsideruar gjenet si kampione:

a. Të ndërtohet tabela e zhvendosjeve për sekuencën e mëposhtme: CTATTCTATT


b. Të përdoret algoritmi Horspool për të gjetur kampionin e mësipërm në sekuncën e
ADN-së: ATCGTATTCTTTTGATCTCCTATTCTT

You might also like