You are on page 1of 4

Teknikat dhe Gjuhet e Programimit

1. Tregoni output-in e programeve te meposhtem. Shpjegoni pergjigjen tuaj.


#include <stdio.h>
int main() {
int i = 17;
char c = 'c'; /* vlera ascii eshte 99 */
float sum;
sum = i + c;
printf("Vlera e sum : %f\n", sum);
return 0;
}

#include <stdio.h>
int main()
{
float value1 = 2.2;
float value2 = 3.3;
int result;
result = value1 + value2;
printf("Result : %d", result);
return 0;
}
2. Te ndertohet nje program qe merr nga tastjera 12 numra dhe i ruan ato ne nje vektor. Me pas ben shumen e numrave
me indeks cift dhe prodhimin e numrave me indeks tek.

3. Te ndertohet nje program qe pasi lexon elementet e nje vektori me n elemente (n te lexohet nga perdoruesi), i
rivendos elementet ne vektor ne renditje inverse.
Shembull:
Vektori: 1 5 3 4 9
Vektori pas ekzekutimit: 9 4 3 5 1

4. Ndertoni nje program qe ka te inicializuar nje vektor me 20 elemente. Me pas e rendit vektorin ne rend zbrites dhe e
printon vektorin e renditur ne ekran.

5. Ndertoni nje program qe lexon nje vektor me n elemente dhe nje vlere x nga tastjera. Me pas percakton nese vlera x
ndodhet apo jo ne vektor. Rezultatin e afishon ne ekran. Çfare modifikimesh do te beni ne program nese vektori do
te ishte i renditur?

6. Ndertoni nje program qe ka te inicializuar nje vektor me 10 elemente. Me pas afishon indeksin elementin dhe
histogramen (vleren e elementit te dhene me numer yjesh).

Zgjidhje:
#include <stdio.h>
int main( void )
{
int n[ 10 ] = { 19, 3, 15, 7, 11, 9, 13, 5, 17, 1 };
int i;
int j;

1
Teknikat dhe Gjuhet e Programimit

printf( "%s%13s%17s\n", "Element", "Value", "Histogram" ); /*%s, specifikon qe do


printohet nje bashkesi
karakteresh*/

for ( i = 0; i < 10; i++ ){


printf( "%7d%13d ", i, n[ i ]) ;
for ( j = 1; j <= n[ i ]; j++ ) {
printf( "%c", '*' );
}
printf( "\n" );
}
return 0;
}

7. Ndertoni nje program qe lexon nje vektor me 10 elemente. Me pas gjen elementin me te madh, elementin me te
vogel dhe i afishon ne ekran bashke me indekset e tyre.

8. Ndertoni nje program qe lexon nje vektor me n elemente; me pas gjen minimumin e tij, dhe numrin e elementeve
me vlere sa minimumi i gjetur.

9. Ndertoni nje program qe merr nga tastjera dy vektore (v dhe x) me nga 10 elemente secili. Me pas nderton vektorin
y [2 * 10] me elemente si me poshte:

v1 v2 x1 x2 v3 v4 … x9 x10

10. Jepen vektoret e renditur a[5] dhe b[7] te inicializuar ne program. Te shkrihen ata ne vektorin e renditur c [5+7]. Te
mos perdoret nje algoritem renditjeje, por te shfrytezohet fakti qe vektoret a dhe b jane te renditur.

11. Shkruani nje program qe merr nga tastjera nje numer long int dhe jep ne dalje sa here perseriteshin shifrat nga 0 – 9
ne kete numer.
Nje rast ekzekutimi:

Jepni nje numer: 41271092


Shifra: 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Perseritja: 1 2 2 0 1 0 0 1 0 1

Zgjidhje:

#include <stdio.h>

int main(void)
{
int nr_perseritja[10] = {0};

2
Teknikat dhe Gjuhet e Programimit

int shifra;
long n;

printf("Jepni nje numer: ");


scanf("%ld", &n);

while (n > 0) {
shifra = n % 10;
nr_perseritja[shifra]++;
n /= 10;
}

printf ("Shifra: ");


for (shifra = 0; shifra <= 9; shifra++)
printf("%3d", shifra);
printf("\n Perseritja: ");
for (shifra = 0; shifra <= 9; shifra++)
printf("%3d", nr_perseritja[shifra]);
printf("\n");

return 0;
}

12. Percaktoni nje vektor me emer v, me 100 elemente te tipit double. Ndertoni nje cikel qe ruan sekuencen e
meposhtme te vlerave ne elementet korrespondues te vektorit:

1/(2*3*4) 1/(4*5*6) 1/(6*7*8)… deri tek 1/(200*201*202)

Ndertoni nje cikel tjeter qe do te llogarise shprehjen e meposhtme:

v[0] – v[1] + v[2] – v[3] +… - v[99]

Shumezojeni kete rezultat me 4.0 dhe me pas shtojini 3.0. Cfare vlere merrni?

Zgjidhje:
#include <stdio.h>
int main(void)
{
double data[100];
double sum = 0.0;
double sign = 1.0;

for(int i = 1 ; i<=100 ; i++)


data[i-1] = 1.0/(2*i*(2*i+1)*(2*i+2));

for(int i = 0 ; i<100 ; i++)


{
sum += sign*data[i];
sign = -sign;
}
/* Output the result */
printf("\nRezultati eshte %.4lf\n", 4.0*sum+3);
printf("\nRezultati eshte nje perafrim i PI");
return 0;
}

3
Teknikat dhe Gjuhet e Programimit

13. Ndertoni nje program qe lexon nje matrice 5x5 me numra int dhe me pas printon Shumen e secilit rresht dhe kolone.
Nje rast ekzekutimi:

Jepni rreshtin e pare: 8 3 9 0 10


Jepni rreshtin e dyte: 3 5 17 1 1
Jepni rreshtin e trete: 2 8 6 23 1
Jepni rreshtin e katert: 15 7 3 2 9
Jepni rreshtin e peste: 6 14 2 6 0

Shuma e rreshtave: 30 27 40 36 28
Shuma e kolonave: 34 37 37 32 21

14. Te ndertohet nje program qe lexon notat per m studente ne n lenede. Me pas te tregoje per secilen lende numrin e
studenteve mbetes.

15. Ndertoni nje program qe lexon nga perdoruesi nje matrice me permasa mxn dhe gjen sa elemente jane me te
medhenj, te barabarte dhe me te vegjel se nje vlere a e percaktuar nga perdoruesi. Rezultatet ti shfaqe ne ekran.

16. Te ndertohet nje program qe tregon nese gjithe elementet nen diagonalen kryesore te nje matrice katrore te rendit te
9-te (qe lexohet nga perdoruesi) jane njeshifrore. Te afishohet Po ose Jo.

17. Te ndertohet nje program qe ka te inicializuar nje matrice katrore te rendit te trete. Te kontrollohet nese matrica
eshte apo jo katror magjik. Te afishohet Po ose Jo.

18. Ndertoni nje program qe lexon nga perdoruesi nje matrice me permasa mxn. Me pas rendit elementet e seciles
kolone ne rend rrites. Te mos perdoren vektore ose matrica te tjera. Pas renditjes matricen e afishon ne ekran.

You might also like