You are on page 1of 42

KODET NUMERIKE

Leksion 3
Enida Sheme
Çfarë do të mësojmë
• Kodimi i informacionit
• Kodi ASCII
• Kodet binare BCD:
– Të peshuar
– Të papeshuar
• Kodi Gray
• Kode të gjetjes dhe ndreqjes së gabimeve
• Veprimet me kodet BCD
Kodimi i informacionit
• Kodimi (“encoding”) në fushën e shkencave
kompjuterike është proçesi i konvertimit nga një
format në një format tjetër, për qëllime paraqitje
ose përpunimi.
Dekodimi nënkupton konvertimin në të kundërt.
• Një informacion i koduar është i fshehtë për atë që
nuk njeh rregullin e kodimit. ( 早上好 = miremengjes)
• Shembuj të njohur proçesesh që përfshijnë kodim:
– Programimi, kompilimi dhe ekzekutimi i programeve.
– Transmetimi i të dhënave, ruajtja dhe
kompresim/dekompresimi i tyre, kryesisht njohur në
konvertimin text  binar (WinZIP).
– Përpunime aplikative të të dhënave, si psh konvertimi
i tipeve të skedarëve mp4  mp3, mp3 avi, jpg
 png , etj
Llojet e kodimit
Analog në krahasim me atë Dixhital (Shifror)
• Ne nje sistem dixhital (shifror): një vlerë
kodohet si një seri shifrash dhe ruhet në pajisje
te posacme me peshë fikse.
• Ne nje sistem analog: vlera ruhet në një pajisje
të vetme e cila ka kapacitet të paraqesë cdo
vlerë të mundshme brenda një intervali të
caktuar.

Shembull: te mbushim enet me uje


• Dixhital: disa enë me 2 nivele të mundshme, e
mbushur ose bosh
• Analog: një enë me nivelin e ujit aq sa kerkohet
Shembuj nga jeta reale

• Lart varianti analog, poshtë varianti shifror


• Ora, peshore, “joystick” (levë manovrimi, kryesisht e
përdorur për lojëra)
Avantazhe dhe disavantazhe
Shifror:
• Harxhojmë shumë enë.
• Humbim saktësi në rrumbullakim (numrat me presje)
• Shumë pak i ndjeshëm ndaj gabimeve (lëkundjeve të
enës) => saktësi, siguri më e lartë informacioni
Analog:
• Saktësi e mirë për paraqitje të vlerave me presje
• Shumë i ndjeshëm ndaj gabimeve (lëkundjeve të enës)

Pikërisht, siguria që ofron sistemi dixhital është nga
arsyet më të forta pse sistemet analoge po zhvendosen
drejt sistemeve dixhitale.
Analog dhe Dixhital
ASCII
• American Standard for Information Interchange
(ASCII) është një metodë për kodimin e
karaktereve që bazohet në rendin alfabetin të
karaktereve të gjuhës angleze.
• Çdo karakteri A-Z ose a-z dhe numri 0-9 dhe një
grup simbolesh i korrespondon një numër I
plote me vlerë 0 – 127. Ky kombinim vjen nga
paraqitja fillestare në binar e këtij kodi me 7
bite. Më tej, u zhvillua paraqitja me 8 bite, që
bëri të mundur paraqitjen e 128 simboleve të
tjera, e cila përbën Extended ASCII.
• Disa numra ASCII paraqesin karaktere të
printueshme (si psh gërma,numra). Disa të tjerë
paraqesin karaktere jo të printueshëm si
‘backspace’, ‘delete’, dhe ‘return’.
Kodi BCD (Binary Coded Decimal)
• Një sistem për kodimin (paraqitjen) vetëm të
numrave dhjetore.
• Sipas tij çdo shifre dhjetore 0-9 i përket një
bashkësi ekuivalente në binar paraqitur prej 4
bitesh.
• Veçanërisht e dobishme dhe e përdorur në
pajisjet “display” (orat ose voltmetrat dixhitale)
ku duhen paraqitur numra dhjetorë.

Numër dhjetor

Paraqitja BCD
BCD => Dekoder 7 segmentesh
1001 (BCD) => 9 => paraqitja në “Display”
Kodet BCD
• BCD të peshuar: Çdo shifre i caktohet
një peshë e caktuar fikse. 2 lloje kodesh
më të përdorura:
– Kodi BCD 8421
– Kodi BCD 2421
• BCD të papeshuar: shifrat nuk kanë
pesha fikse
– Kodet me tepricë (konkretisht kodi me
tepricë 3)
– Kodi 2 mbi 5
Kodi BCD 8421
• Çdo shifër në sistemin dhjetor paraqitet
në atë binar sipas peshave të biteve
(8421)
Psh:
• 4  0100
• 345  0011 0100 0101
Vlerat e palejuara BCD 8421
• 6 vlera të palejuara në kodin BCD 8421 që i
përkojnë vlerave dhjetore 10 – 15, pra vlerave
binare të mëposhtme:
• 1010
• 1011
• 1100
• 1101
• 1110
• 1111
• Këto kode konsiderohen si të pavlefshme pasi
paraqesin vlera që në sistemin dhjetor nuk
mund të paraqiten.
Kodi 2421
• Çdo shifër në sistemin dhjetor paraqitet në
atë binar sipas peshave të biteve (2421)
Psh:
• 7  1101
• 345 = 0011 0100 1011
Veti: është autokomplementar
• 3 => 0011
• 6 => 1100
(0<->9, 4<->5…etj)
Kodi me tepricë 3 (Stibitz)
• Kodit BCD 8421 i shtohet vlera binare
0011 për çdo shifër dhe përftojmë kodin
me tepricë 3
• Psh: 7  1010
• 345 = 0110 0111 1000
• Çdo numër (paraqitje binare e numrit
dhjetor) ka të paktën një 1.
• Është autokomplementar :
(0<->9, 3<->6, 4<->5)
• Gjeti përdorim në kompjutera të vjetër
dhe pajisje elektronike deri në vitet
1970.
• Përdoret për kontroll gabimesh, dhe
thjeshtësi në zbritje për shkak të vetisë
autokomplementare.
Kodi 2 mi 5
• Një paraqitje kodi BCD, e cila përbëhet
nga 5 bit ku vetëm 2 prej tyre janë me
vlerë 1:

BAR – KODET
Si përftohet kodi 2 mbi 5
• Forma 1 e kodimit “2 mbi 5” eshte
“Telecommunication 01236” ku
0,1,2,3,6 tregojnë peshën qe i është
caktuar secilës prej 5 shifrave.
• Vlera për numrin 3 mund të merret
si 0+3 (10010) ose si 1+2 (01100)
• Me marrëveshje, paraqitja e dytë
1+2 i është caktuar numrit 0 mqs
nuk mund të ketë një kombinim të
tijin (si kod i tipit 2 mbi 5)
• Forma 2 e kodimit “2 mbi 5” bëhet
sipas standartit “POSTNET 74210”,
ku 0 shënohet si 11000 dhe çdo
numër tjetër sipas peshës së
caktuar 7,4,2,1,0
Gabimet në komunikim
• Kur informacioni transferohet mes pjesëve të
kompjuterit, ose nga njëra anë e globit në tjetrën,
madje edhe thjesht nga ruajtja e tij për një kohë të
gjatë në një kujtesë të caktuar, ekziston mundësia që
seria e biteve të përftuara mos të jetë identike me atë
që u dërgua.
• Pak pluhur ose yndyrë në sipërfaqe disku manjetik,
keqfunksionim i qarkut, rrezatime, etj bëhen shkak
për ruajtje ose lexim të gabuar të të dhënave.
• Ndaj, lind natyrshëm nevoja për teknika të gjetjes së
këtyre gabimeve dhe mundësisht ndreqjes së tyre.
• Kode të gjetjes së gabimeve
– Biti i paritetit (cift vs tek)
– Checkbytes
• Kode të korigjimit të gabimeve
Gjetja e gabimeve: kodi i kontrollit të paritetit
• Bazohet mbi çiftësinë e numrit të 1-shave që ka
numri origjinal dhe ai i përftuar pas transmetimit.
• Modelit origjinal të biteve i shtohet një bit pariteti
me vlerë 0 ose 1 i cili mundëson që të gjithë numrat
që nisen të kenë çiftësi të njëjte 1-shash (numër tek
ose numër cift 1-shash). Bazuar në logjikën e
vendosjes së bitit të paritetit përftohen 2 teknika të
njohura:
• 1) Pariteti Çift: Shtohet një bit i cili mban vlerën 1
nëse numri i biteve në kod është tek dhe 0 nëse
është çift. Pra, synohet të gjithë numrat në dërgim
të kenë numër çift 1-shash. Në mbërritje
kontrollohet nëse ndonjë numër ka numër tek 1-
shash => gjendet gabimi.
• 2) Pariteti Tek: Shtohet një bit i cili mban vlerën 1
nëse numri i biteve në kod është çift dhe 0 nëse
është tek. Pra, synohet të gjithë numrat në dërgim
të kenë numër tek 1-shash.
Shembull
• Paraqitja e shkronjave A dhe F sipas kodit
ASCII.
• Shtimi i bitit te paritetit per Paritet Tek
Aplikimi i Paritetit cift mbi kodin BCD 2421
Disavantazh i kontrollit të paritetit
• Nqs kemi numër çift 1-shash dhe ndodhin
njëkohësisht 2 gabime, do të kemi përsëri
numër çift 1-shash dhe gabimi nuk do të
evidentohet nga kontrolli i Bitit të Paritetit.
• Vuan nga numri çift i gabimeve.
• Për përmirësim të këtij problemi: Checkbyte,
nje bashkesi bitesh pariteti
• Çdo checkbyte është një bit pariteti i lidhur me
një sekuencë bitesh.
• Psh checkbyte i parë kontrollon cdo 8 bite duke
filluar nga biti i parë, checkbyte i dytë cdo 8 bite
duke filluar nga biti i dytë, etj.
Gjetja dhe ndreqja e gabimeve:
distanca Hamming
• Përvec gjetjes së gabimeve duhet
edhe t’i korigjojmë!!!
• Distanca Hamming (publikuar
1950, medalje nga IEEE 1988) do
të thotë: sa është distanca
minimale (numri i biteve nga
ndryshojnë) ndër cdo 2 vlera të
njëpasnjëshme.
• Psh te tabela në krah: distanca
midis A dhe B është 4, midis B
dhe C është 3, e kështu me radhë.
• Vetia e këtij kodi është: distanca
minimale (Hamming)= 3
…vazhdim nga tabela më lart
• Zbatimi i distancës Hamming: Supozojmë nga
dërgimi i kodit të mësipërm marrim një sekuencë
010100, e cila nuk bën pjesë në kod. => Sekuencën e
krahasojmë me secilin prej modeleve të kodit dhe
llogarisim distancën Hamming. Modeli që ka
distancën minimale konsiderohet modeli origjinal, pra
pretendohet se është dërguar D. => korrigjimi i
gabimit!!!
Kodi Gray
• Projektuar për të minimizuar gabimet gjatë
tranzicionit nga një vlerë e kodit në tjetrën.
• Karakteristika e tij thelbësore është se
ndryshon vetëm me 1 bit mes vlerave të
njëpasnjëshme të kodit.
• Është perdorur fillimisht në vitet 1878 në
sistemet e trasmetimit telegrafike.
• Përdoret shumë edhe në sitemet e sotme si psh
në sistemet e paraqitjes së figurës në TV.
• U ideua nga problemet që lindnin gjatë kalimit
të një numri nga një gjendje e caktuar në një
tjetër si psh : 0011  0100
• Ndryshojnë nga 3 bite => duhet të kalohet në
gjendje të ndërmjetme, gjë që mund të na krijojë
probleme.
Kodi Gray
• Eleminimi i këtij problemi bëhet duke përdorur
sisteme ciklike ku numri dhe pasardhësi i tij
ndryshojnë vetëm me 1 bit.
• Kodi Gray është kod pa peshë dhe nuk është
kod aritmetik. (Nuk ka pesha qe lidhen me
pozicionet e biteve.)

• Kodi Gray me 2 bit


Kodi Gray me 4 bit
Si perftohet kodi Gray
Kodi Gray 1, 2, 3 dhe 4 bite
Konvertimi Binar  Gray
Konvertimi Gray  Binar
Veprimet aritmetike ne BCD 8421
Behet shuma binare e cdo 4 shifrave (perfaqeson 1 shifer dhjetore).
Si rezultat i shumes, rezultati mund te jete nje numer / veprim i
rregullt ose:
1- vlere e palejuar ne BCD (1010 – 1111), rregullohet duke shtuar me 0110
2- bartje per te shifra bashkengjitur, rregullohet me 0110 pastaj
shtohet vlera 1 ne shifren bashkengjitur
Mbledhja BCD 8421
Pse rregullohet rezultati duke
shtuar vleren 6?
Mbledhja BCD 8421
Shembuj mbledhje në BCD8421
5+8 9+7
0101 1001
+ 1000 + 0111
1101 (vlere e palejuar, 10000 (bartje, rregullohet
duke shtuar 6, pastaj
rregullohet duke shtuar 6)
+ 0110 + 0110
bartja shtohet si 1 te
shifra bashkengjitur)

10011 10110

13(10) 16(10)
Zbritja në BCD8421
• Algoritmi i zbritjes (A – B):
• Llogarisim komplementin me 9 të B
• Mbledhim të zbritshmin me komplementin me 9
të B => A + K9(B)
• Nqs rezultati ka nevojë të rregullohet:
– Vlerë e palejuar => shtohet me 6
– Bartje => shtohet me 6, zhvendos bartjen si +1 te
shifra bashkëngjitur
– Nqs ka bartje në shifrën më me shumë peshë (end
around carry), bartja i shtohet totalit të rezultatit.
Kjo bartje gjenerohet nëse rezultati i diferencës
është numër pozitiv dhe nuk gjenerohet nqs
rezultati i diferencës është negativ.
Shembull zbritje BCD8421
8–2 18 – 24
1. K9(2) = 7 K9(24) = 75
2. => 8 + 7 => 18 + 75
1000 0001 1000
+ 0111 + 0111 0101 Vlere e palejuar,
rregullohet duke shtuar 6
1111 rregullohet duke shtuar 6 1000 1101
Vlere e palejuar,

+ 0110 + 0000 0110 Bartja i shtohet si 1 shifres


bashkengjitur. Rezultati =

10101 End around carry, ne 1000 10011 Nuk eshte gjeneruar “end
93.

rastin e zbritjes, i shtohet around carry” ndaj


+1 si 1 rezultatit. Rezultati +1 rezultati eshte negativ.
0110 1001 0011
pozitiv = + 3 Vlera eshte sa
komplementi me 9 i 93,
pra rezultati (- 6)
Shembuj zbritje në BCD8421
985 – 810
K9(810) = 189
985 + 189
1001 1000 0101
+ 0001 1000 1001 • 1010 e palejuar, i shtojme 6
1010 10000 1110 • 10000 ka bartje, rregullohet me 6
pastaj shtohet si 1 ne shifren ngjitur
+ 0110 0110 0110 me me shume peshe
• 1110 e palejuar, i shtojme 6
10000 10110 10100
Pas rregullimit me 6, gjenerohen 2
+1 +1 bartje te cilat shtohen si 1 te shifra
ngjitur dhe nje bartje fundore (end
+1 around carry) qe i shtohet si 1
0001 0111 0101 rezultatit.
Rezultati perfundimtar 175, i sakte
Detyrë
• Realizoni veprimet aritmetike të mëposhtme në
BCD8421

• 45 + 97
• 25 + 32
• 119 + 235
• 54 + 21
• 65 – 12
• 15 – 28
• 34 – 21
• 22 – 72
• 98.3 – 81.2
Referenca
• https://www.techopedia.com/definition/9
48/encoding

You might also like