You are on page 1of 7

Universiteti Politeknik I Tiranes

Fakulteti I Teknologjise se Informacionit

Pune Laboratori nr.2

Tema : Percaktimi i largesise vatrore ne thjerrzat e holla

Lenda: Fizike 2

Punoi : Elvin Kutrolli Pranoi: Matilda Mema


Teoria e punes
Në rastin e parë vatra është reale, ndërsa në rastin e dytë është virtuale. Vatra ndodhet në boshtin optik
kryesor.Në qoftë se tufën e rrezeve e dërgojmë në kah të kundërt me kahet në figurat 2 dhe 3 (paralele me
boshtin optik kryesor), gjejmë përsëri një vatër te dytë ( F2 ), që është simetrike me të parën. Largësia nga
vatra deri në qendrën e thjerrëzës quhet largësi katrore e saj.Po të vendosim një objekt përpara një
thjerrëze me largësi katrore f, në largësinë a1 prej qendrës optike të saj, shëmbëllimi do të përftohet në
largësinë a2 e cila plotëson barazimin:
1/a2-1\a1=1\f (1)
ku: f është largësia katrore që llogaritet me formulën

f=1\{(N-1)*(1/R1-1/R2)
ku: R1, R2 janë rrezet e sipërfaqeve sferike kufizuese,
n 1,N,n, ku n - është treguesi i thyerjes së materialit të thjerrëzës
dhen1 - treguesi i thyerjes se mjedisit ku ndodhet ajo.
Për thjerrëzat konvergjente (përmbledhëse) largësia katrore është pozitive (f > 0), ndërsa për
ato divergjente (përhapëse) është negative (f < 0).

Në Fig. 4 tregohet ndërtimi i shëmbëllimit A B 1 1 për objektin AB, të vendosur në largësinë a1


nga qendra optike e
thjerrëzës konvergjente (për rastin kur f < a1< 2f ).

Për ndërtimin gjeometrik të shëmbëllimit janë përdorur rrezet e mëposhtme të dritës:


1. Rrezja paralele me boshtin optik kryesor, e cila pas thyerjes nëpër thjerrëz kalon në vatrën F
1 të saj
2. Rrezja që kalon nëpër vatrën F2 , e cila pas thyerjes nëpër thjerrëz del paralele me boshtin
optik kryesor.
3. Rrezja që kalon nëpër qendrën optike O të thjerrëzës, nuk e ndryshon drejtimin e saj.
Në qoftë se shëmbëllimi përftohet nga prerja e rrezeve që dalin nga thjerrëza, ai është real,
ndërsa në qoftë se përftohet nga prerja e zgjatimeve të rrezeve, ai është virtual.
Zmadhimi i thjerrëzës (Z) quhet raporti i gjatësisë së shëmbëllimit me atë të objektit Në qoftë se
gjatësia e objektitështë l (pra AB=l) dhe ajo e shëmbëllimit është l1 (A1B1=l1) atëherë:
Z=l1/l
Nga ngjashmëria e trekëndëshave ABO dhe A1B1O (Fig.4) duket që:l1\l=a2\a1 , rrjedhimisht:
Z=a2\a1
Pjesa eksperimentale
Ushtrimi 1. Përcaktimi i largësisë katrore te një thjerrëze konvergjente.
Për përcaktimin e largësisë katrore f të një thjerrëze konvergjente do të përdoret një bango optike e shkallëzuar në
të cilën vendosen: objekti, thjerrëza si edhe ekrani ku përftohet shëmbëllimi real i objektit. Si objekt do të shërbejë
një 1-sh i ndriçuar nga një llambë. Largësinë katrore f të thjerrëzës do ta përcaktojmë duke përdorur dy metodat e
mëposhtme.

Metoda e parë: Përcaktimi i f te thjerrëzës konvergjente duke gjetur shëmbëllimin e objektit.


Në bangon optike vendosim: burimin e dritës (llambën) i cili ndriçon objektin, thjerrëzën si edhe ekranin.
Thjerrëzën konvergjente, të cilën e vendosim midis objektit dhe ekranit, e zhvendosim derisa shëmbëllimi në ekran
të jetë i qartë. Matim largësitë a1(objekt - thjerrëz ) dhe a2 (thjerrëz - shëmbëllim). Meqenëse a1 < 0 formula
(1) shkruhet:
1/f=1/a1+1/a2
Përsëriten 3 - 4 herë matjet për a1 e a2 dhe vlerat mesatare të tyre zëvendësohen në formulën (5) dhe llogaritet
largësia katrore f. Gjithashtu të maten me vizore gjatësitë ldhe l1 të objektit dhe shëmbëllimit të tij dhe të llogaritet
zmadhimi Z i thjerrëzës me anë të formulës (3). Të llogaritet gjithashtu ky zmadhim me anë të formulës (4). Matjet
përsëriten për 2 ose 3 thjerrëza konvergjente.

Metoda e dytë: Metoda e Besselit


Kjo metodë mbështetet në faktin se nëse largësia e ekranit nga objekti është më e madhe se katërfishi i largësisë
katrore të thjerrëzës (L>4f), në ekran mund të përftohen dy shëmbëllime për objektin. Duke zhvendosur thjerrëzën
në hapësirën ndërmjet objektit dhe ekranit, në këtë të fundit shfaqen dy shëmbëllime të qarta të objektit, njëri i
zmadhuar (kur thjerrëza është me afër objektit) dhe tjetri i zvogëluar (kur thjerrëza është më afër ekranit). Në Fig. 5
është paraqitur një situatë e tillë.

Figura 5.
Shënojmë: Llargësinë objekt - ekran;b largësinë midis dy pozicioneve te thjerrëzës;dlargësinë pozicioni i dytë i
thjerrëzës - ekran, atëherë për pozicionin e parë të thjerrëzës:
a1 = L – (b+ d) dhe a2 = b + d
dhe formula (5) shkruhet:
1\{l-(b+d) + 1\(b+d)=1\f
Gjithashtu për pozicionin e dytë të thjerrëzës:
a1 = L – d dhe a2 = d
dhe formula ( 5 ) shkruhet:
1/(L-d) + 1/d=1/f
Duke barazuar anët e majta të barazimeve (6) e (7) gjejmë dtë cilin e zëvendësojmë në barazimin (6) ose (7) dhe
përftojmë për largësinë katrore f formulën:
f=(L*L-b*b)/4L
Vendosni objektin dhe ekranin në një largësi L (ku L > 4f). Të matet L. Pastaj lëvizni thjerrëzën në mënyrë të tillë
që në ekran të shfaqen dy shëmbëllimet e objektit. Të matet largësia b. Një gjë e tillë të përsëritet 3-4 herë dhe vlera
mesatare e b të zëvendësohet në formulën (8) për të llogaritur f.

Ushtrimi 2. Përcaktimi i largësisë katrore te një thjerrëze divergjente.


Largësia katrore f e thjerrëzës divergjente nuk mund të përcaktohet me metodat e mësipërme të thjerrëzave
konvergjente, sepse rrezet që dalin prej saj divergjojnë dhe shëmbëllimi është virtual. Për këtë arsye do të zbatojmë
një metode tjetër, ku përveç thjerrëzës divergjente do të përdoret edhe një thjerrëz ndihmëse konvergjente.
Le të jetë A një objekt pikësor (Fig. 6). Me anën e thjerrëzës konvergjente L1 përftohet shëmbëllimi A1 në ekranin
E. Në qoftë se midis thjerrëzës L1dhe ekranit E vendosim një thjerrëzës divergjente L2, atëherë shëmbëllimi i
objektit pikësor A nuk do të përftohet në ekran, por diku më larg.

Duke zhvendosur ekranin E gjejmë një pozicion të ri të tij, ku përftojmë shëmbëllimin e ri A2 të objektit pikësor
A. Duke e konsideruar shëmbëllimin A1 si objekt për thjerrëzën divergjente L2 zbatojmë formulën (1) të thjerrëzës,
ku shënojmë:
a1 - largësinë thjerrëz divergjente - pozicioni i parë i ekranit
a2 - largësinë thjerrëz divergjente - pozicioni i dytë i ekranit
Largësitë a1 dhe a2janë pozitive, ndërsa f < 0. Atëherë formula (1) e thjerrëzës shkruhet:
1/a2-1/a1=1/(-f) ose 1/a1-1/a2=1/(f)
Të maten largësitë a1 dhe a2 disa herë (3 - 4 herë); vlerat e tyre mesatare të zëvendësohen në formulën (9) dhe të
llogaritet largësia katrore f.
Në një rast të dytë të ndryshohet vetëm pozicioni i thjerrëzës divergjente në zonën ndërmjet ekranit dhe thjerrëzës
konvergjente dhe të maten largësitë a1dhe a2 siç u tregua më lart. Eksperimenti mund të kryhet edhe me një objekt
jopikësor.
FLETË – MATJE

Studenti :Elvin Kutrolli

Fakulteti :FTI

Dega :Telekomunikacion
Data :12.05.2020

PUNË LABORATORI Nr. 2


PËRCAKTIMI I LARGËSISË VATRORE TË THJERRËZAVE TË HOLLA

Ushtrimi 1 Përcaktimi i largësisë vatrore f të një thjerrëze konvergjente.


Metoda e parë: Përcaktimi i f te thjerrëzës duke gjetur shëmbëllimin e objektit.
Thjerrëza e I-rë
a1 7.5 6.7 7
a2 18.5 19.3 19
l
l1
Thjerrëza e II-të
a1 32.2 32 31.6
a2 55 54.5 54.7
l
l1
Metoda e dytë : Metoda e Besselit.

L b b b b mes
Rasti I 30 18 18 17
Rasti II 90 31 32 31.5
■Ushtrimi 2. Përcaktimi i largësisë vatrore të një thjerrëze divergjente.
Rasti I
a1 10 8.8 11.7
a2 12.7 10 8.2

Rasti II
a1
a2
Perpunim Rezultatesh

Ushtrimi 1
Metoda e pare:
1. Percaktojme largesine katrore te thjerzes:
1/f=1/a1 + 1/a2 ku f=(a1*a2)/a1+a2 ku f=5.14 cm
2. Llogarisim dhe zmadhimin e thjerrzes:
Z=l1/l=6.1/2.3=2.65 here
Dhe me ane te formules 4
Z=a2/a1=18.93/7.06=2.68 here
Metoda e dyte:
Percaktojme largesine katrore:
Rasti i pare
f=(L*L-b*b)/4L=4.9 cm

Rasti i dyte
f=(L*L-b*b)/4L=19.7 cm

Ushtrimi 2
Percatimi i largesive vatror te thjerrzes divergjente :
-1/f=1/a1 + 1/a2 ku fd=-(a1*a2)/a1+a2)=- 5.09 cm

Llogaritje gabimesh
Vetem rasti i pare i thjerrzes konvergjente
Δa1=[(a1mes-a11) +( a1mes-a12)+( a1mes-a13)]/3=-0.006

Δa2=[(a2mes-a21) +( a1mes-a22)+( a1mes-a23)]/3=0.11

Gabimi relativ
a1 -0.006*100%=-0.6%
a2 0.11*100%=11%
Percaktimi i gabimit te fk1 me ane te formules:
Δfk1= fk1 /[Δa1/a1mes(Δa1+Δa2)+ Δa2/a2mes(Δa1+Δa2)]

Δfk1=5.14*0.0478=0.2456 cm
Perfundime

1. Perfundimet e marra nga perpunimet e rezultateve tregojne se largesia vatrore eshte


perafersisht e njejte me te dyja metodat dhe ndryshimi midis tya nga 1 deri ne 2% varet
nga perafrimi i vlerave gjithashtu dhe nga gabimet qe kemi bere ne matje te cilat ndikojne
dhe ne rezultat.
2. Ne ushtrimin e dyte do te gjenim largesine vatrore te nje thjerrze divergjente dhe nga
perpunimi i rezultateve dolem ne pefundimin se largesia vatrore eshte negative sepse
shembellimi i objektit eshte virtual dhe jo real si ne rastin me lart ndaj dhe vlera e
largesise vatrore doli negative.
3. Gjithashtu percaktuam dhe gabimet per rastine e pare dhe dolen vlera gabimesh a1
negative dhe e a2 pozitive dhe gjithashtu nga formula e dhene arritem te gjenim dhe
gabimin ose delta largesine vatrore qe eshte ndyshimi midis largesise vatrore te rastit te
pare dhe largesisie vatrore te rastit te dyte.

You might also like