You are on page 1of 6

Universiteti Politeknik i Tiranes

Fakulteti i Inxhinjerise Elektrike


Automatizim Industrie-1A

Pune laboratori ne Fizike II


Pune laboratori nr 4.

Tema: Rrjeta e difraksionit.Percaktimi i gjatesise se vales sipas


spektrit te difraksionit.

Punoi: Vjosana Haka. Pranoi: Joan Jani.


RRJETA E DIFRAKSIONIT. PËRCAKTIMI I GJATËSISË SË VALËS
SIPAS SPEKTRIT TË DIFRAKSIONIT
Teoria e punës

Pajisjet e nevojshme: goniometër, rrjetë difraksioni, llambë me zhivë.


Shmangia e rrezeve të dritës nga rruga e tyre drejtvizore gjatë kalimit nëpër pengesa apo nëpër çarje të
ngushta,përbën dukurinë e difraksionit. Kjo dukuri është karakteristike për të gjitha proceset valore, pavarësisht nga
natyra e tyre, gjë që dëshmon dhe për karakterin valor të dritës. Një eksperiment i thjeshtë që do të sqaronte
difraksionin e dritës është ky: para një burimi pikësor S drite vendoset një diafragmë G me çarje me përmasa të
ndryshueshme dhe pas saj një ekran MN. Njolla ef në ekranin MN zvogëlohet me zvogëlimin e çarjes G deri në një
farë madhësie. Duke vazhduar zvogëlimin e çarjes do të shohim që njolla ef në vend që të zvogëlohet më tej, do të
zmadhohet duke u zbehur. Pikërisht, shmangia e rrezeve af dhe be në af1 dhe be1 (figura 1) përbën dukurinë e
difraksionit.Për studimin e difraksionit të dritës shërben rrjeta e difraksionit. Me anën e saj ne mund të masim
gjatësinë e valës së dritës. Si rrjetë difraksioni shërben një pllakë qelqi ose metalike me një varg çarjesh të
tejdukshme dhe jo të tejdukshme të vendosura në mënyrë të alternuar. Si parametra të rrjetës shërbejnë largësia
ndërmjet dy çarjeve, që
shënohet me d, dhe numri i këtyre çarjeve që shënohet me N. Rrjeta e difraksionit përdoret zakonisht në kushte të
tilla kur ka vend difraksioni i Fraunhoferit, d.m.th. kur në rrjetë bie një valë plane, kurse pika e vrojtimit praktikisht
ndodhet shumë larg (figura 2). Në këtë rast, drejtimi sipas të cilit kryhet vrojtimi përcaktohet nga këndi M ndërmjet
pingules ndaj rrjetës dhe drejtimit të rrezeve.

Shpërndarja e intensitetit në tablonë e difraksionit përcaktohet nga mbivendosja


e valëve që vijnë në pikën e vrojtimit nga çarjet e ndryshme të rrjetës. Intensiteti i dritës së difraktuar është maksimal
për kënde M, të tilla për të cilat valët që vijnë në pikën e vrojtimit nga të gjitha çarjet e rrjetës janë në fazë. Për këtë,
diferenca e rrugëve të rrezeve duhet të jetë një shumëfish i gjatësisë së valës O.Pra kemi:

Nga figura 2 përcaktojmë ' (meqenëse rrezet janë paralele) dhe marrim:

Nga formulat (1) dhe (2) nxjerrim:

ku: k = 0,1,2,3,...
Varësia e intensitetit të dritës nga këndi i vrojtimit M më
saktë paraqitet në figurën 3. Nga formula (3) rrjedh se këndet për të cilat vrojtohen maksimumet
e dritës varen nga gjatësia e valës O. Rrjeta e difraksionit paraqet në këtë mënyrë një aparat
spektral. Në qoftë se në rrjetën e difraksionit bie një dritë e bardhë, atëherë pas rrjetës formohet
një spektër dhe rrezet violet shmangen nga rrjeta në një kënd më të vogël se rrezet e kuqe.
Madhësia k që futet në formulën 3 emërtohet rendi i spektrit. Për k = 0, maksimumet e
intensitetit për të gjitha gjatësitë endryshme të valës përftohen për M = 0dhe vendosen njëri mbi
tjetrin. Prandaj, gjatë punës me dritë të bardhë,maksimumi për k = 0, në ndryshim nga të gjitha
maksimumet e tjera, rezulton i pangjyrosur. Në të dyja anët e
maksimumit të rendit zero, shtrihen simetrikisht spektrat e rendit të parë (k = r1), të dytë (k = r2),
etj.
Madhësia D që karakterizon largësinë këndore midis dy vijave spektrale më të afërta emërtohet
dispersion
këndor:

Duke diferencuar të dy anët e formulës (3) marrim:

dhe rrjedhimisht,

Dispersioni rritet me rritjen e rendit të spektrit të vrojtuar dhe me zvogëlimin e largësisë d ndërmjet dy çarjeve.

PJESA EKSPERIMENTALE
Ushtrimi 1.

Matja e gjatësisë së valës së vijave spektrale.

Në tryezën e goniometrit vendoset rrjeta e difraksionit me d = 1/600 mm. Ndriçohet çarja e kolimatorit dhe okulari
i tubit vrojtues fokusohet në mënyrë që fija vertikale të duket qartë. Ky fokusim arrihet me anën e vidës C dhe duke
rrotulluar thjerrëzën e okularit. Vendoset tubi vrojtues në të njëjtën drejtëz me kolimatorin dhe fokusohet me vidën
C derisa në okularin e tij të duket shëmbëllimi i qartë i çarjes së kolimatorit, vija e bardhë e ndritshme që përputhet
me fijen e okularit. Ky pozicion i tubit vrojtues lexohet në shkallën e diskut duke përdorur kalibrin.Rrotullohet tubi
vrojtues derisa në qendër të fushës së shikimit të okularit të dalë, për shembull, vija e verdhë e ndritshme. E
përputhim fijen e okularit me këtë vijë dhe lexojmë në kalibër pozicionin e ri të tubit vrojtues.Diferenca e dy leximeve
jep këndin φ1 për ngjyrën e verdhë që i përket maksimumit të rendit të parë (k = 1).
Vazhdojmë të rrotullojmë tubin dhe, në të njëjtën mënyrë, përcaktojmë këndin φ2 për vijën e verdhë që i përket
maksimumit të rendit të dytë (k = 2). Matjet për vlera më të mëdha të k nuk janë të mundshme sepse zvogëlohet
shpejt qartësia e shëmbëllimit. Këto matje kryhen edhe duke e rrotulluar tubin në kahun tjetër në lidhje me
pozicionin fillestar të tubit vrojtues dhe lexohen këndet φ1 φ2(k = -1, k = -2).Matjet e përshkruara më sipër përsëriten
disa herë dhe në bazë të tyre llogariten vlerat mesatare të këndeve φ.
Sipas vlerave mesatare te gjendet, duke përdorur formulën (3), gjatësia e valës për dritën e verdhë.
Të njëjtat matje përsëriten për vijën e gjelbër, të kuqe, etj, dhe gjenden gjatësitë e valës për këto ngjyra. Për një
gjatësi vale të caktuar, në bazë të formulës (3), llogaritet gabimi absolut dhe gabimi relativ.

Mesatarja e kendeve dhe gjatesit e vales per k=1 dhe k=2

Vijat spektrale φmes λ1 λ2


4
Violet e I 19° 5.4·10 2.7· 104

Violet e II 20° 5.7· 104 2.9· 104


Kalter 21.4° 6.1· 𝟏04 3· 104
E gjelber I 23.4° 6.6· 104 3.3· 104
E gjelber II 24.15° 6.8· 104 3.4· 104
Portokalli 26° 7.3· 104 3.7· 104
E kuqe 27.25° 7.6· 104 3.8· 104

Mesatarja e kendeve dhe gjatesit e vales per k=-1 dhe k=-2

Vijat spektrale Φ’mes λ'1 λ'2


−4
Violet e I 347.5° 3.6· 10 1.8· 10−4
Violet e II 340.5° 5.5· 10−4 2.8· 10−4
Kalter 337.5° 6.4· 10−4 3.2· 10−4
E gjelber I 335.5° 6.9· 10−4 3.5· 10−4
E gjelber II 334° 7.3· 10−4 3.7· 10−4
Portokalli 332.5° 7.7· 10−4 3.8· 10−4
E kuqe 331.75° 7.9· 10−4 3.9· 10−4

➢ Per një gjatësi vale të caktuar (Violet e I)

➢ Gabimi absolut
Δλ1=∣λ1mes-λ1∣+∣λ1mes-λ2∣/2=∣4.05 · 10−4 -5.4 · 10−4 ∣ + ∣4.05 · 10-4 – 2.7 · 10−4 ∣/2=1.35 · 10−4
➢ Gabimi relativ
ελ1=∆λ1/λ1mes =(1.35· 10−4)/(4.05 · 10−4 )=0.33=33%
Ushtrimi 2.

Përcaktimi i dispersionit këndor.

Për përcaktimin e dispersionit këndor të rrjetës së difraksionit duhet të matet me mënyrën e mësipërme largësia
këndore midis dy vijave më të afërta spektrale. Për këtë qëllim, është mirë të përdoren vijat e verdha të spektrit të
llambës me zhivë. Matjet duhet të kryhen për rende të ndryshme të spektrit (k = 1, k = 2) dhe nga formula (4) te
llogaritet dispersioni.

Difraksioni per Vijen e e I-re k=1 D=618.64


Difraksioni per Vijen e e I-re k=2 D=1426.01

Difraksioni per Vijen e e II-re k=1 D=622.65


Difraksioni per Vijen e e II-re k=2 D=1430.84

Difraksioni per Vijen e e I-re k=-1 D=-728.04


Difraksioni per Vijen e e I-re k=-2 D=-1424.41

Difraksioni per Vijen e e II-re k=-1 D=-727.17


Difraksioni per Vijen e e II-re k=-2 D=-1421.25

You might also like