Professional Documents
Culture Documents
PËRCAKTIMI I
GJATËSISË SË VALËS SIPAS SPEKTRIT TË DIFRAKSIONIT.
TEORIA E PUNES
Shmangia e rrezeve te drites nga rruga e tyre drejtvizore gjate kalimit neper pengesa apo
neper carje te ngushta, perben dukurine e difraksionit. Kjo dukuri eshte karakteristike e te
gjithe proceseve valore, pavaresisht nga natyra e qete, gje qe deshmon dhe per karakterin
valor te drites. Nje eksperiment i thjeshte qe do te sqaronte difraksionin e drites eshte ky :
para nje burimi pikesor S drite vendoset nje diafragme G me carje me permasa te
ndryshueshme dhe pas saj nje ekran MN. Njolla ef ne ekranin MN zvogelohet me
zvogelimin e carjes G deri ne nje fare madhesie. Duke vazhduar zvogelimin e carjes do te
shohim qe njolla ef ne vend qe te zvogelohet me tej, do te zmadhohet duke u zbehur.
Pikerisht, shmangia e rrezeve af dhe be ne afֽ dhe beֽ perben dukurine e difraksionit
(Fig.1). Per studimin e difraksionit te drites sherben rrjeta e difraksionit. Me anen e saj
mund te matim gjatesine e vales se drites. Si rrjete difraksioni sherben nje pllake qelqi
ose metalike me nje varg carjesh te tejdukshme dhe jo te tejdukshme te vendosura ne
menyre te alternuar. Si parametra te rrjetes sherbejne largesia ndermjet dy carjeve, qe
shenohet me d, dhe numri i ketyre carjeve qe shenohet me N. Rrjeta e difraksionit
perdoret zakonisht ne kushte te tilla kur ka vend difraksioni I Fraunhoferit, dmth kur ne
rrjete bie nje vije plane, kurse vija e vrojtimit praktikisht ndodhet shume larg (Fig 2). Ne
kete rast drejtimi sipas te cilit kryhet vrojtimi percaktohet
Figura 1
nga kendi φ ndermjet pingules ndaj rrjetes dhe drejtimit te rrezeve. Shperndarja e
intensitetit ne tablone e difraksionit pecaktohet nga mbivendosja e valeve qe vijne ne
piken e vrojtimit nga carjet e ndryshme te rrjetes. Intensiteti i drites se difraktuar eshte
maksimal per kende φ, te tilla qe valet te cilat vijne ne piken e vrojtimit nga te gjitha
carjet e rrjetes jane ne faze.
Figura 2
Per kete diferenca e rrugeve duhet te jete shumefish i gjatesise se vales λ . Pra kemi :
Δ = kλ (1)
Δ = d sinφ (2)
Nga formula (3) rrjedh se kendet per te ciat vrojtohen maksimumet e drites varen nga
gjatesia e vales λ. Rrjeta e difraksionit paraqet ne kete menyre nje aparat spectral.Ne
qofte se ne rrjeten e difraksionit bie nje drite e bardhe, atehere pas rrjetes formohet nje
spekter dhe rrezet violet shmangen nga rrjeta me nje kend me te vogel se rrezet e kuqe.
Madhesia k qe futet ne formulen (3) emertohet rend i spektrit. Per k=0, maksimumet e
intensitetit per te gjitha gjatesite e ndryshme te vales perftohen per φ=0 dhe vendosen
njeri mbi tjetrin. Prandaj, gjate punes me drite te bardhe, maksimumi per k=0, ne
ndryshim nga te gjithe maksimumet e tjera, rezulton i pangjyrosur. Ne te dyja anet e
maksimumit te rendit zero, shtrihen simetrikisht spektrat e rendit e pare (k=±1), te dyte
(k=±2), etj.
Madhesia D qe karakterizon largesine kendore midis dy vijve spektrale me te aferta
emertohet dispersion kendor:
D = dφ / dλ (4)
D cosφ dφ = k dλ (5)
dhe rrjedhimisht :
PJESA EKSPERIMENTALE
Per studimin e spektrit dhe per percaktimin e sakte te kendeve φ, nen te cilet vrojtohen
maksimumet kryesore per gjatesite e ndryshme te valeve, perdoret goniometri.
Pershkrimi i goniometrit
Goniometri perbehet nga nje stativ trekembesh, ne te cilin jane fiksuar nje disk horizontal
N, i ndare ne grade dhe tryeza C, qe sherben per te fiksuar rrjeten e difraksionit.
Gjithashtu ne stativ eshte vendosur tubi horizontal i vrojtimit T, qe mund te rrotullohet
rreth boshtit vertikal qe kalon neper qendren e tryezes. Kendi i rrotullimit te tubit te
vrojtimit matet ne diskun e shkallezuar me ndihmen e kalibrit, me saktesi 0.1º. Ne te
njejtin nivel me tubin T, por ne ane te kundert eshte vendosur kolimatori, ose tubi
horizontal K, me bosht paralel me nje nga rrezet e diskut N. Kolimatori ne anen e burimit
ka nje carje te ngushte vertikale, ndersa ne skajin tjeter nje thjerrez permbledhese. Carja
eshte vendosur ne planin fokal te thjerrezes dhe ndricohet nga llamba e zhives. Ne kete
menyre nga kolimatori del nje tufe rrezesh paralele. Gjeresia e carjes mund te rregullohet
me ane te nje vide. Okulari i tubit vrojtues eshte i pajisur me nje retikul. Fija vertikale e
tij perputhet me shembellimin e carjes se kolimatorit. Me rrotullimin e tubit
vrojtues,boshti i tij dhe i kolimatorit mund te vendosen pergjate te njejtes drejtez. Ne
qofte se boshtet e tubit vrojtues dhe te kolimatorit perputhen gjate ndricimit te carjes me
drite te bardhe, ne okular do te vrojtohet nje vije e ndritshme qe perputhet me fijen
vertikale.
Ushtrimi 1. Matja e gjatesise se vales se vijave spektrale
k=1 k=2
Nr Vija spektrale φֽ φ φ λ (mm)
1 Lejla 1 11.7° 26.9° 19.3° 0.00020
2 Lejla2 12.5° 27.8° 20.15° 0.0002153
3 Blu 14.9° 28.9° 21.9° 0.000233
4 Jeshile 16.7° 29.6° 23.15° 0.0002457
5 Portokalli 17.9° 35.5° 26.7° 0.0002808
6 E kuqe 18.8° 38.4° 28.6° 0.0002992
k=-1 k=-2
Nr Vija spektrale φֽ' φ ' φ λ
1 Lejla1 348.1° 334.1° 341.1° -0.0002
2 E verdhe 345.5° 323.5° 334.5° -0.00027
3 Blu 346.7° 328.1° 337.4° -0.00024
4 Jeshile 344.1° 327.7° 335.9° -
0.000255
5 Portokalli 343.0° 322.3° 332.65° -
0.000287
6 E kuqe 342.1° 319.2° 330.65° -0.0003
Ushtrimi 2. Percaktimi i dispersionit kendor
Nr Vijat spektrale φֽ φ φ D
1 Vija e I-rë 11.7° 26.9° 19.3° 1694.91
2 Vija e II-të 12.5° 27.8° 20.15° 3408.89