You are on page 1of 8

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I INXHINJERISE ELEKTRIKE


LABORATORI I MATJEVE ELEKTRIKE

Laboratori: "Oshiloskopi"

Grupi: BACHELOR Automatizim II-B

Viti akademik: 2021-2022

Punoi: Std: Ferdinand Qetaj Pranoi: Prof. As. Genci SHARKO

1
Contents
1. Programi i punes........................................................................................................................2
2. Aparatet dhe Materialee perdorura:.........................................................................................2
3. Njohuri te pergjithshme.............................................................................................................2
4. Procedura:..................................................................................................................................2
5. Konkluzione:...............................................................................................................................3

1. Programi i punes 
 
 Te studiohet instruksioni i oshiloskopit Analog dhe numerik qe do te perdoret.
 Te matet me ndihmën e oshiloskopit (analog ose numerik) madhësitë e nje sinjali periodik
si Frekuenca, Perioda dhe Amplituda
 Te matet faza dhe frekuenca e dy sinjaleve sinusoidale me metodën e Lissajous.
 Perdorimi i oshiloskopit numerik te tipit HP54600 Digital Osciloscope.

2. Aparatet dhe Materiale e perdorura:

Ne kete laborator do te përdoret nje oshiloskop per te pare formën e sinjalit si dhe nje gjenerues
sinjali ose me sakte nje burim ushqimi nga i cili do te merret sinjalin per ta lidhur me
oshiloskopin.

3. Njohuri te pergjithshme:

Oshiloskopi elektronik është një aparat që ka gjetur një përdorim të gjërë në shumë fusha të
shkencës dhe teknikës. Ndjeshmëria e tij dhe aftësia për të rregjistruar fenomene që ndryshojnë
ne frekuencë nga disa Hz deri në dhjetra GHz. Rezistenca shumë e madhe e hyrjes, kanë bërë që
oshiloskopi elektronik të jetë i pazëvëndësueshëm në fushën e matjeve e madhësive jo vetëm
elektrike, por edhe të shumë madhësive joelektrike.
Pjesa kryesore e oshiloskopit është tubi elektronorrezatues CRT, principi i punës të cilit bazohet
në çvendosjen e tufës së elektroneve nën veprimin e fushës elektrike apo magnetike. Tubi
elektronorrezatues përfaqëson një llampë elektronike me vakum të thellë. Elektronet që
rrezatohen nga elektroda e nxehtë mbas koncentrimit dhe përshpejtimit nën veprimin e fushave
magnetike apo elektrike bien mbi ekranin fluoreshent duke shkaktuar ndriçimin e këtij të fundit.
Nën veprimin e rrymave apo tensioneve që studiohen, rrezja e elektroneve çvendoset para se të
bjerë në ekran. Kjo çvendosje ndjek ndryshimin e vlerave të çastit të madhësisë që studiohet
dhe prandaj në ekran shohim formën e kurbës së kësaj madhësie.
Oshiloskopi elektronik përdoret shumë në teknikën e matjeve veçanërisht për studimin e
proçeseve të shpejta në qarqet elektrike. Me anën e oshiloskopit jo vetëm mund të shikohet dhe
të rregjistrohet forma e kurbës së madhësisë që studiohet, por mund të kryhen dhe matje të
madhësive të ndryshme, si për shembull matja e madhesise se amplitudes së tensionit, rrymës,
frekuenca e tyre, ndryshimi i fazës etj.

Bllok skema e thjeshtuar e nje oshiloskopit elektronik me nyjet ose blloqet kryesore të tij
paraqitet në fig. 1. Panvarsisht nga tipet e ndryshme te oshiloskopeve mund te themi se
pergjithesisht ai përbëhet nga katër blloqe kryesore.

1. tubi elektronorrezatues 2. blloku i ushqimit


3. blloku i zbërthimit 4. amplifikatori i sinjaleve.

Amplifikatori CRT Blloku i


zberthimit

Blloku i
ushqimit

Bllokskema e oshiloskopit më të thjeshtë:

1. Tubi elektronorrezatues

Tubi elektronorrezatues, paraqitja skematike e të cilit jepet në fig. 2 , përfaqëson një

f E
f

KGA1 A2 V H
a b
ballon qelqi me vakum të thellë dhe me disa elektroda metalike.

3
Tubi elektronorrezatues (CRT)
Pjesët kryesore të tubit janë : a. topi elektronik b. pllakat e çvendosjes dhe c. ekrani fluoreshent.
Topi elektronik krijon fluksin e elektroneve dhe e transformon këtë fluks në rreze
elektronike të drejtuar në ekran. Topi elektronik përbëhet nga filli i nxehjes(filamenti), katoda,
rrjeta e komandimit (grila), anoda e parë dhe anoda e dytë.
Filamenti, ff shërben për të ngrohur katodën K. Kjo e fundit përfaqëson një cilindër të
vogël metalik të mbuluar me një lëndë që lëshon lehtë elektronet.
Rrjeta e komandimit R ose grila G, (e ndertuar zakonisht si një cilindër me vrimë në mes
për te drejtuar tufen e elektroneve ne drejtim te anodave), ne grile jepet potencial me negativ në
krahasim me potencialin e katodës. Duke ndryshuar këtë potencial mund të ndryshojmë sasinë e
elektroneve që dalin nga katoda, sepse elektronet kanë ngarkesa negative dhe prandaj shtyhen
prej rrjetës në drejtim te katodë. Në këtë menyre ndryshohet ndriçimi në ekran.
Anoda e parë A1 dhe anoda e dytë A2 kanë potencial pozitiv kundrejt katodës. Potenciali
i anodes A1 është gjithmonë më i lartë ( 6000 - 20000 V ) nga potenciali i A 2 ( 150 - 400 V ).
Forma dhe vendosja e anodave kundrejt njëra tjetrës, zgjidhet në mënyrë të atillë, që fusha
elektrike, e cila vepron mbi elektronet, t’i përshpejtoje ata dhe t’ i mbledhë (fokusojë) në një
rreze të hollë.
Veprimi i fushës elektrike mbi fluksin e elektroneve, është analog me fokusimin e fluksit të
dritës me
anën e lenteve optike.
Ekrani fluoreshent. Ana e brendëshme e ekranit të tubit elektronorrezatues mbulohet me
një shtresë të hollë lënde të posaçme, e cila ka aftësinë që të ndriçojë, kur mbi të bie një tufë
elektronesh. Kur tubi përdoret shumë, kjo shtresë konsumohet, prandaj duhet kujdes për të mos
lejuar që njolla e ndritëshme të mbahet për një kohë të gjatë në një vënd.
Pllakat ( elektrodat ) e çvendosjes, përfaqësojnë dy çifte elektrodash paralele. Secili çift
vendoset në planin perpendikular me planin e çiftit tjetër. Pllakat e çiftit të parë V vendosen
paralel me njëra tjetrën në mënyrë horizontale, ndërsa pllakat e çiftit të dytë H vendosen
vertikalisht. Në qoftë se në pllakat do të zbatojmë një diferencë potencialesh, atëhere rrezja
elektronike, duke kaluar ndërmjet pllakave i nënshtrohet veprimit të fushave elektrike. Nën
veprimin e këtyre fushave ndryshon trajektorja e rrezes elektronike dhe njolla e ndritur në ekran
do të lëvizë nga pozicioni që kishte kur nuk ishte ushtruar diferencë potencialesh në pllakat.
Çvendosja e njollës së ndritëshme në ekran përcaktohet nga formula:

1 1 1
b= 2∗d * ( L + 2 ) * Ua * x = K * U
U ku:
d - largësia ndërmjet pllakave
l - distanca që përshkon rrezja elektronike në fushën e
pllakave L - largësia nga skaji i pllakave deri tek ekrani
Ua- tensioni në pllakën e dytë
ux - diferenca e potencialeve ndërmjet pllakave

Çifti i parë i pllakave V1, V2 të vendosura horizontalisht e çvendosin rrezen në ekran vertikalisht
( lart ose poshtë ), prandaj këto pllaka quhen vertikale. Çifti i dytë i pllakave H1, H2 të
vendosura vertikalisht e çvendos njollën në ekran në drejtimin horizontal, në të djathtë ose në të
majtë , prandaj këto pllaka quhen horizontale.
3. Blloku i zbërthimit:
Tensioni që studiohet jepet në pllakat vertikale dhe çvendos rrezen në drejtimin vertikal. Që të
shohim në ekran formën e kurbës së tensionit në funksion të kohës shfrytëzojmë një tension
ndihmës i cili çvendos rrezen elektronike në drejtim horizontal.
Që kurba U = f ( t ) të dalë në ekran pa deformime duhet që tensioni ndihmës ( tensioni i
zbërthimit ose baza e kohes) të ndryshojë në një interval kohe të caktuar , në mënyrë
proporcionale me kohën. Pastaj ky tension duhet të kthehet menjëherë në vlerën fillestare dhe
njolla rrjedhimisht të kthehet në pozicionin fillestar ( fig. 3 ). Pas kësaj proçesi përsëritet
periodikisht.
Që në ekranin e oshiloskopit të kemi një figurë të palëvizëshme është e nevojëshme që
perioda e tensionit që jep blloku i zbërthimit të jetë e barabartë me perioden tensionin që
studiohet. Kur perioda e tensionit zbërthyes është N herë më e madhe nga ajo e tensionit që
studiohet atëhere në ekran do të kemi N perioda të tensionit që studiohet.
Sinjali i bazes se kohes është zakonisht nje tension në formë të dhëmbëve të sharrës fig.3.

a t
Tc

Fig. 3 Tensioni i bllokut të zbërthimit

4. Amplifikatorët
Oshiloskopët elektronikë kanë zakonisht dy amplifikatorë që shërbejnë për të rritur
ndjeshmërinë. Njëri nga ata quhet vertikal mbasi shërben për të përforcuar tensionin që
studiohet e që jepet në pllakat vertikale nëpërmjet amplifikatorit. Amplifikatori i dytë shërben
për të përforcuar tensionin që jepet në pllakat horizontale, prandaj quhet amplifikator
horizontal.
4. Procedura:
 MATJA E AMPLITUDES:
Ne matjen e amplitudës duhet qe perpara se te behet matja e saj, pozicioni i dorezave te
ndryshimit te koeficientit Volt/ndarje te jete ne pozicionin e calibruar CAL duke na dhene
mundesi te perdorim tregimet e dhena nga prodhuesi i oshiloskopit. Duke pare formën e
sinjalit shohim se sa eshte vlera peak-to-peak e cila eshte largësia nga kreshta ne kreshte ne
pikat maksimale te tyre, me pas nëpërmjet formulës se mëposhtme gjejmë amplitudën:

5
Vp p  ndarjet vertikale Volt / Ndarje
Vp p =(3.75 ndarje) * 2V = 7,5V/2 = 3,75V
Vp p= 3,75V

 MATJA E FREKUENCES:

Pothuajse njesoj do te veprohet edhe ne gjetjen e frekuences dhe periodes, perseri sigurohemi se
pozicioni i dorezave te ndryshimit te koeficientave kohe/ndarje te jete ne pozicionin e kalibruar
CAL per te pasur nje matje te sakte. Frekuenca e panjohur percaktohet duke matur perioden e
nje cikli te vales ne ekranin e oshiloskopit.

T  (ndarje horizontale / cikel) * (kohe / ndarje)

3,1ndarje∗28 ms
T= 1cikel = 86,8ms

Dhe frekuenca eshte:

1 1
f= T = 86,8 * 1000 = 11520 Hz = 11,5 KHz (sipas llogaritjeve)

 MATJA E FAZES:

Per matjen e fazës do duhet te studiohen 2 sinjale qe vijnë nga burime te ndryshme dhe me ane te
paraqitjes se tyre ne oshiloskop arrihet te gjendet frekuenca e sinjalit te panjohur ne lidhje me te
njohurin i cili vjen nga blloku i zhberthimit. Si fillim studiohet frekuenca dhe perioda e sinjalit te
njohur. Te dhënat i marrim ne ekranin e oshiloskopit numerik (dixhital) Per vlerat e dhëna
gjejmë periodën me ane te formulave dhe themi se:
Frekuenca F1 do te jete e barabarte me = 11,5 KHz
Ne kete rast Oshiloskopi duhet lidhur per te punuar sipas menyres X-Y. Ku njeri sinjal lidhet ne
hyrjen horizontale IN X dhe tjetri ne ate vertikale IN Y. Ne ekranin e oshiloskopit ne momentin
kur kalojme per te pare pamjen X-Y shohim se na formohet nje elips. Nese ketij elipsi i heqim
drejtezat vertikale dhe horizontale do te veme re se raporti i kreshtave eshte 1:1, qe do te thote se
frekuenca e sinjalit qe duam te masim eshte e njejte me frekuencen e sinjalit te njohur.
Ne kete rast ne ekranin e oshiloskopit do te kemi figuren :
f1 / f2 = 1 => f1 = f2 = 11,5 Khz

Tashme kemi gjetur frekuencën e sinalit te panjohur kështu qe per te gjetur fazën e këtij sinjali
masim vleren A e cila percaktohet si distanca nga boshti X deri ne piken ku elipsi pret boshtin Y,
ndersa vlera B percaktohet si lartesia e elipsit e matur nga boshti X.

Dy vlera A dhe B mund te percaktohen ne figuren e dhene ne Oshiloskop, prej nga mund te
percaktojme zhvendosjen fazore ku :

( )
A
( )
1,7
  sin1 B = sin1 1,9 = sin1( 0,89 ) = 62,8 o

Per te bere matje te sakta duhet qe Oshiloskopi te inicializohet me te dy akset X dhe Y te


vendosur ne nivelin zero. Kjo gje realizohet duke tokzuar te dy hyrjet e oshiloskopit dhe
vendoset rezja e oshiloskopit ne mesin e ekranit te oshiloskopit.
Te dy kontrollet duhet te vendosen ne pozicione te pershtatshme per te lejuar lexim sa me te
lehte te vlerave A dhe B.
Nese elipsi shtrihet nga majtas poshte ne te dhjathte siper atehere kendi  ndodhet midis vlerave
0÷90° dhe nese elipsi shtrihet nga e majta siper ne te djathta poshte atehere kendi  ndodhet
midis 90° dhe 180°.

7
 MATJA E FREKUENCES ME METODEN E LISSAJOUS:

Frekuenca qe do te matet eshte lidhur ne hyrjen qe zhvendos rezen sipas aksit vertikal, ndersa
frekuenca referuese lidhet ne hyrjen qe zhvendos rezen sipas boshtit horizontal. Ne se raporti i
frekuencave eshte 1:1 atehete ne ekranin e Oshiliskopit do te kemi figuren e rethit ose ate te
elipsit, ne varesi te kendit te shfazimit midis dy sinjaleve. Nese raporti i frekuencave eshte i
ndryshem nga 1:1 atehere ne ekranin e Oshioskopit shfaqen figura te ndryshme, p.sh figura e
meposhtme ku raporti i frekuencave eshte 2:1.

Raporti i frekuencave percaktohet nga numeri i kreshtave siper dhe anash figures se
Lissajous te vendosur ne ekranin e Oshiloskopit. Ne figuren 11 paraqitet nje rast nga figurat e
Lissajous ku raporti i frekuencave eshte 2:1. Ne kete figure shikohet se siper kemi dy kreshta
ndersa anash kemi vetem nje. Kufizimin kryesor i kesaj metode eshte perdorimi i saj me raporte
fikse te frekuencave dhe duhet qe gjeneratori i frekuences referuese te jete variabel ne lidhje me
frekuecen ne menyre qe ne ekranin e Oshiloskopit te vendoset nje figure e pershtatshme per
lexim.
 Konkluzione:
 Me eksperimentin e mësipërm kuptuam sesi funksionon oshiloskopi (si ta
vendosim ne pune, si te nxjerrim formën e sinjalit ne ekran dhe si te gjejmë
periodën, frekuencën, amplitudën dhe fazen.
 U njohëm me butonat dhe funksionet e tyre gjate zhvillimit te punës.
 Shikuam se kur kemi dy sinjale me frekuence te njejte, zakonisht formohet
nje elips kurse ne raste te tjera formohen trajta te tjera.
 Mësuam si te përdorim metodën e Lissajous per matjen e frekuencës dhe
fazës.

You might also like