You are on page 1of 10

56

APARATE ELEKTRIKE TE MATJEVE DIREKTE

1. Njohuri te pergjithshme mbi aparatet e matjeve direkte

Cdo aparat elektrik i matjeve direkte perbehet nga disa pjese kryesore sic jane:
mekanizmat matese me pjeset qe krijojne momentet e rrotullimit dhe te
kunderveprimit, qetesuesi, korrektori, treguesi, shkalla dhe korpusi.
Mekanizma matese e aparatit ka gjithmone nje pjese te levizshme, mbi te cilen
veprojne forca mekanike, te cilat varen nga madhesia elektrike qe matet. Shumica e
aparateve te matjeve direkte punojne ne principin e motorit elektrik,
d.m.th.shnderrojne energjine elektromagnetike, qe varet nga madhesia elektrike qe
matet, ne energji mekanike. Kjo e fundit zhvendos pjesen e levizshme dhe treguesin e
mekanizmes matese. Pra madhesia elektrike qe duhet matur ben qe ne aparatin mates
te lindin forca mekanike dhe momenti rrotullues M r , si rrjedhim i veprimit reciprok
te fushave magnetike ose elektrike. Prandaj aparatet qe punojne sipas principit te
mesiperm quhen nganjehere elektromekanike. Sipas principit te veprimit, dmth sipas
menyres se lindjes se veprimit reciprok te fushave, qe krijojne momente rrotulluese
aparatet elektromekanike ndahen ne sistemet e meposhteme.
a. Aparate magnetoelektrike, ne te cilat momenti rrotullues shkaktohet nga veprimi
reciprok i fushes magnetike te nje magneti permanent me fushen , qe krijohet nga
kalimi i rrymes ne nje bobine.
b. Aparate elektromagnetike, ne te cilat momenti rrotullues krijohet nga veprimi i
fushes magnetike te nje bobine te palevizshme mbi nje trup feromagnetik te
levizshem.
c. Aparate elektrodinamike, ne te cilet momenti rrotullues shkaktohet nga veprimi
reciprok i fushave te dy ose me shume bobinave me rryme njera prej te cilave
eshte e levizshme.
d. Aparatet induktive ne te cilat disa bobina te palevizshme me rryme alternative
krijojne fusha magnetike alternative dhe induktojne rryma ne nje disk te
levizshem. Momenti i rrotullimit lind nga veprimi reciprok i fushave magnetike te
bobinave me rrymat qe induktojne ato ne disk.
e. Aparate elektrostatike, ne te cilat momenti i rrotullimit krijohet nga veprimi
reciprok i dy ose me shume trupave me ngarkesa elektrike, njeri prej te cileve
eshte i levizshem.

Keto jane principet kryesore, qe shfrytezohen per krijimin e momenteve rrotulluese.


Mirepo sikur ne pjesen e levizshme te mekanizmes matese te vepronte vetem
momenti rrotullues M r , atehere pjesa e levizshme do te zhvendosej deri ne fund te
shkalles, pavaresisht nga madhesia e ketij momenti, d.m.th.pavaresisht edhe nga
vlefta e madhesise qe duhet matur dhe qe shkakton momentin rrotullues. Nga vete
idea e mekanizmes matese, rrjedh se cdo vlefte te madhesise qe matet duhet ti
pergjigjet nje lexim i vetem ne shkallen e aparatit, d.th.m.nje kend i caktuar i
rrotullimit te pjeses se levizshme. Per kete qellim cdo mekanizem mates ka
medoemos pjeset dhe detalet e veta qe krijojne momentin e kunderveprimit M a ,
drejtimi i te cilit eshte i kundert me ate te rrotullimit. Ne keto kushte pjesa e
levizshme e aparatit do te qendroje ne nje pozicion te caktuar, d.m.th.do te kemi
ekuiliber, vetem atehere kur keto dy momente M r dhe M a do te kene madhesi te
barabarta, pra kur:
Mr = Ma

56
57

Zakonisht momenti i kunderveprimit krijohet nga forca mekanike e sustave spirale, te


terheqsave ose varseve te cilat kur perdridhen krijojne nje moment te kundert me
rrotulluesin dhe qe eshte funksion i kendit te rrotullimit.Keshtu psh.momenti i
kunderveprimit, qe krijohet nga susta spirale percaktohet nga shprehja:
bh 3
Ma = Wa = E α (2-1)
12l
Ne kete formule W quhet momenti specifik i kunderveprimit; E eshte moduli i
elasticitetit te materialit ne N / cm 2 ; b eshte gjeresia e sustes; h trashesia e saj dhe l
gjatesia (te gjitha permasat ne cm). Per pregatitjen e sustave perdoren aliazhe te
ndryshme.

Fig 2-1.Menyra e krijimit te momenteve te kunderveprimit:


a)me susta spirale,b)me terheqes.

Pjesa e levizshme e aparatit mates mund te mberthehet te korpusi i palevizshem ne


menyra te ndryshme, sic tregohet ne fig.2-1,a,b,c.Ne figuren 2-2 paraqitet e zmadhuar
nyja e mberthimit per aparatin me susta spirale te figures 2-1a. Rendesi te vecante ne
kete rast ka rrumbullakosja e majave te boshtit, qe quhen krena dhe qe mbeshteten ne
kushineta te posacme. Per te zvogluar ferkimet e krenave ne kushinetat keto te fundit
pajisen me gure te forte dhe rrezja e rrumbullakosjes se kernit behet 0,05-0,3 mm. Ato
pergatiten prej celiqeve te posacme (me kobalt e volfram p.sh) qe i nenshtrohen nje
perpunimi termok e mekanik te vecante. Megjithese merren masat e mesiperme, nga
ferkimi i kernave ne kushineta lindin momente ferkimi, te cilat, kur maten madhesi te
vogla, (d.m.th. kur lindin momente te vogla rrotullimi), behen te krahasueshme me
momentin e rrotullimit dhe pastaj mund te shkaktojne gabime te medha. Per keto
aresye aparatet me ndjeshmeri te larte, d.m.th ato qe destinohen per te matur madhesi
te vogla, pergatiten pa kushineta, sic tregohet ne figuren 2-1,b.
Ne qofte se ne pjesen e levizshme te mekanizmit mates do te vepronin vetem
momentet e rrotullimit dhe te kunderveprimit, ai do te bente levizje lekundese rreth
pozicionit te ekuilibrit. Dhe vertet, kur pjesa e levizshme zhvendoset nga zeroja drejt
pozicionit te ekuilibrit, grumbullon energji kinetike dhe per inerci e kalon kete
pozicion dhe vazhdon levizjen gjersa e gjithe energjia kinetike te shderrohet ne
energji potenciale te sustes se mbledhur. Mirepo susta ne kete menyre mblidhet me
nje kend me nje kend me te madh nga ai qe i pergjigjet pozicioni te ekuilibrit, pra
zhvillon nje moment kunderveprimi me te madh se ai i rrotullimit dhe per kete aresye

57
58

pjesa e levizshme fillon te zhvendoset ne drejtim te kundert. Mirepo edhe gjate


zhvendosjes se kundert pjesa e levizshme per inerci do te kaloje perseri pozicionin e
ekuilibrit, e keshtu me rradhe do te kemi lekundje.

Per shkak te ferkimit te pjeses se levizshme ne kushineta dhe me ajrin lind nje
moment fare i vogel, prandaj dhe amplitudat e lekundjeve do te zvoglohen ngadale,
d.m.th.koha e qetesimit (gjersa treguesi zen pozicionin e ekuilibrit) do te jete mjaft e
gjate. Per ta zvogluar ate perdoren qetesuesit, te cilet shuajne energjine kinetike te
zhvendosjes se pjeses se levizshme duke krijuar momentin e qetesimit, qe ka drejtim
te kundert me levizjen dhe qe eshte afersisht ne perpjestim te drejte me shpejtesine
kendore te zhvendosjes se pjeses se levizshme. Dy llojet e qetesuesve qe perdoren me
shume ne aparatet matese: i pari quhet ajror ose me pompete dhe i dyti magneto-
induktiv.Ne rastine qetesimit magneto-induktik karkasa e aluminit mbi te cilen eshte
mbeshtjelle bobina e instrumentit sherben per te qetesuar levizjen e mekanizmit. Ajo
eshte nje dredhe percjellese qe leviz ne fushen magnetike te krijuar nga magnetet
permanente dhe si pasoje ne te do te induktohet force elektromotore e cila detyron
lindjene rymave fuko. Bashkeveprimi i rrymave fuko me fushen magnetike te
magneteve permanente frijon forcen mekanike te qetesimit (damping force) pasi
drejtimi i veprimit te saje eshte i kunderte me shkakun qe krijoi levizjen (motion
force).

Fig.2-3 .Konstruksioni i qetesuesve magnetoinduktive.

58
59

da
Momenti i qetesimit ne trajtete pergjithshme jepet nga M q == p
dt
ku p- perfaqeson koeficentin e qetesimit.
Leximi i tregimit te aparatit mates mund te behet me menyra te ndryshme, por me
shume perdoren dy lloj treguesish: me shigjete dhe me drite(optike). Per te zvogluar
gabimet e leximit, qe lindin nga parallaksi ne aparatet me saktesi te larte pajisen me
pasqyre,

Treguesit me drite (optike) perdoren me shume ne aparatet me ndjeshmeri te larte si


p.sh.ne galvanometrat dhe menjanojne gabimet nga paralleku.

Momenti i rrotullimit i mekanizmave mates elektromekanike mund te gjendet duke u


nisur nga shprehja e energjise se fushes (magnetike ose elektrike).

Nga rezulton se
dW f
Mr = (2-2)
da
d.m.th. momenti rrotullues eshte i barabarte me derivatin e energjise se fushes sipas
kendit te rrotullimit te pjeses se levizshme. Duke shfrytezuar formulen (2-2) qe eshte
shprehja e pergjithshme e momentit te rrotullimit per aparatet matese elektromekanike
dhe duke ditur shprehjen e energjise se fushes,qe ndryshon nga njeri sistem ne tjetrin
gjendet shprehja e momentit per cdo sistem konkret.

2. APARATET E SISTEMIT MAGNETOELEKTRIK

2.1. Ndertimi dhe principi i punes.

Per zhvendosjen e pjeses se levizshme te ketyre aparateve shfrytezohet energjia e


fushes magnetike te nje sistemi, qe perbehet nga nje ose disa magnete dhe nga nje ose
disa qarqe me rryme. Aparatet e ketij sistemi mund te ndertohen me bobine te
levizshme ose me magnet te levizshem, nga te cilet me shume perdoren te paret.
Qarku megnetik i aparatit me bobine te levizshme (fig.2-4a) perbehet nga magneti
permanent 1, skajet e te cilit 2 kane forme cilindrike dhe perfshijne berthamen e
palevizshme 3; Skajet dhe berthama sherbejne per ta perqendruar edhe per ta bere te
njetrajtshme fushen magnetike ne hapesiren ajrore, qe formohet ndermjet tyre.
Magnetet permanente duhet te kene force koercitive dhe induksion te mbetur sa me te
madh. Me magnet permanent te tille ndertohen aparate me ndjeshmeri te larte dhe
permasa te vogla. Bobina e levizshme 4, e cila mund te rrotullohet lirisht ne hapesiren
ajrore, pergatitet prej teli te holle bakri, qe mbeshtillet mbi nje karkase te lehte
alumini. Kjo e fundit luan rolin e nje qetesuesi, pasi kur bobina bashke me karkasen
leviz ne hapesiren ajrore, ne karkase induktohen rryma. Nganjehere bobina pergatitet
pa karkase; telat e saj, per ti forcuar, ngjiten me llak. Per te krijuar momentin e
qetesimit ne kete rastin e fundit, ne bobinen e levizshme mbeshtillen dhe disa dredha
te lidhur ne qark te shkurter. Shigjeta eshte mberthyer ne bosht dhe ekuilibrohet me
kundrapeshat. Tregimet e shigjetes lexohen ne shkallen e aparatit.
Momenti i rrotullimit shkaktohet nga veprimi reciprok i rrymes, qe kalon ne bobinen e
levizshme me fluksin e magnetit permanent. Nen veprimin e ketij momenti bobina
fillon te rrotullohet ne hapesiren ajrore dhe keshtu perdredh sustat spirale, te cilat

59
60

krijojne momentin e kundrveprimit. Keto dy susta kryejne dhe nje funkion te dyte:
sherbejne per te ushqyer bobinen me rryme.

Fig.2-4.Ndertimi i aparateve te sistemit magnetoelektrik me bobine te


levizshme.
Aparatet, qe sherbejne per te matur madhesi te vogla, d.m.th.ata qe kane ndjeshmeri te
larte, nuk mund te pregatiten me kushineta, per shkak te ferkimit relativisht te madh,
qe lind ne to; ato pergatiten me terheqes ose varese (fig.2-1,bdhe c). Mirepo keto
aparate jane mjaft delikate dhe mund te demtohen gjate transportit. Per te menjanuar
nje gje te tille ata pajisen me nje mekanizem te thjeshte qe quhet arretir (ndalues) dhe
qe sherben per te frenuar pjesen e levizshme te aparatit mates gjate transportit.

2.2. Teoria e levizjes.

Ne qofte se ne bobinen e levizshme te aparatit elektromagnetit kalon rryma e


vazhduar I, atehere nga veprimi reciprok i saj me fushen e magnetit permanent do te
lind nje moment rrotullimi M, madhesia e te cilit mund te gjendet duke u nisur nga
ligji i Bio Savarit. Per te realizuar nje fushe uniforme ne hapsiren ajrore dhe pingule
me bobinen e levizhshme, ne hapsiren ajrore ku leviz bobina vendoset nje berthame
cilindrike per te uniformizuar fushen. Duke qenese fusha ne hapesiren ajrore (fig.2-6)
eshte e njetrajtshme, forca e veprimit reciprok, qe vepron mbi te gjithe gjatesine
aktive l eshte:
1 ∧
f = ∫ B0 Idl sin( B0 d l) = B0 Il
0

Dhe per bobinen me ω dredha:


F = fω = B0ωIl
ku B0 eshte induksioni magnetik ne hapesiren ajrore.
Sikurse duket nga figura skematike 2-6 rryma ne dy anet aktive te dredhes ka drejtime
te kunderta prandaj forcat F krijojne nje moment rrotullimi qe tenton ta zhvendose

60
61

bobinen (dredhen) ne drejtimin e rrotullimit te akrepave te ores. Meqenese bobina


mbetet gjithmone ne ate pjese te hapesires ajrore, ne te cilen fusha eshte e
njetrajtshme, forca F do te jete pingul me planin e bobines. Cifti i forcave F, i
shumezuar me rrezen, qe eshte sa gjysma e gjeresise se bobines b, jep momentin e
rrotullimit, d.m.th:
b
M = 2 F = B0ωblI
2
Mirepo produkti lb eshte i barabarte me siperfaqen e bobines S, prandaj
M = B0ωSI (2-3)

Fig.2-6.Ndertimi skematik i aparatit magnetoelektrik me bobine te levizshme.

Per pozicionin e ekuilibrit statik dhe kur momenti i kunderveprimit krijohet nga susta
spirale M a = Wα do te kemi:
M r = Wα
ose
B0ωSI = Wα
dhe

B0ωS 1
a= I = Ni I = I (2-4)
W Ci
Ne kete formule madhesia
B ωS ω 1
Ni = 0 = = (2-5)
W I Ci
quhet ndjeshmeri e aparatit mates kundrejt rrumes dhe perfaqeson madhesine e
zhvendosjes se pjeses se levizshme, kur ne bobinen e tij kalon njesia e rrymes.
Sikurse duket nga shprehja (2-4) zhvendosja e pjeses se levizshme α eshte ne
perpjestim te drejte me rrymen, pra shkalla e aparatit do te jete e njetrajtshme. Inversi
i ndjeshmerise C i , d.m.th. vlefta e rrymes, qe i pergjigjet njesise se zhvendosjes se
pjeses se levizshme (kendit ± 10 , zhvendosjes 1 ndarje ose 1mm) quhet konstante e
aparatit kundrejt rrymes:

61
62

1 W 1
Ci = = = (2-6)
N i B0ωS a
ose
1 ⎡ A ⎤
Ci =
l s a ⎢⎣ mm ⎥⎦

Formulat qe japin karakterin e vartesise se kendit te zhvendosjes se pjeses se


levizshme te aparatit nga madhesia qe matet (rryma,tensioni,fuqia etj) sic eshte
formula (2-4) quhen ekuacion i levizjes ose ekuacion i shkalles se aparatit.
Formula (2-4) tregon se shkalla e aparateve magnetoelektrike eshte e njetrajtshme dhe
se aparati eshte polar, d.m.th. po te ndryshohet drejtimi i rrymes (+I me –I) do te
ndryshoje edhe drejtimi i levizjes se shigjetes kundret zeros. Pra aparatet e sistemit
magnetoelektrik nuk mund te perdoren per matje ne qarqe te rrymes alternative po te
mos merren masa te posacme.

2.3. Perdorimi.

Aparati i sistemit magnetoelektrik mund te lidhet ne seri ne qarkun ku duhet matur


rryma vetem ne ato raste kur kjo rryme nuk eshte me e madhe nga ajo qe lejojne teli i
bobines dhe sustat. Meqenese bobina pregatitet prej teli shume te holle dhe sustat
spirale po ashtu, rezulton se me aparatet magnetoelektrike mund te maten vetem
rryma shume te vogla, zakonisht mA. Per te matur rryma te medha aparatet
magnetoelektrike lidhen ne qark nepermjet shunteve, sic tregohet ne figuren 2-7.

Fig 2-7.Lidhja e aparatit magnetoelektrik me shunt.


Per te llogaritur rezistencen e shuntit le ta zeme se kufiri maksimal (nominal) i
aparatit me rezistence te brendshme rA eshte I A. Kerkohet te rritet tek kufiri i matjeve
te tij n here d.m.th.qe me ate aparat te matim:
I = nI A

Nga figura 2-7 rezulton se


I A rsh I r
= ose sh + 1 = A + 1
I sh rA IA rsh
I + I A rA + rsh
ose sh =
IA rsh

62
63

I r +r
Mirepo I sh + I A = 1 pra: = A sh
IA rsh
I
Nga ana tjeter = n pra:
IA
r +r r r
n = A sh = 1 + A dhe rsh = A (2-7)
rsh rsh n −1

Ketej rezulton se kur kufijte e matjeve te aparatit duam ti rritim 10:100:1000….etj.


here duhet qe rezistancen e shuntit ta zgjedhim 9;99;999….here me te vogel se ajo e
aparatit. Shuntet mund te jene te brendshme ose te jashtme, me nje ose shume vlefta
dhe kane gjithmone dy pale borna, potenciale dhe te rrymes, qe lidhen sic tregohet ne
figuren 2-7. Ata pregatiten prej manganine (aliazhesh me 80% baker, 10%manganez,
2% nikel dhe 1% hekur, qe ka rezistence te vogel). Ne shunt shenohet rryma
maksimale I n dhe renia e tensionit ΔU . Me keto te dhena gjendet lehte rezistenca rsh e
tij.
Aparatet e sistemit magnetoelektrik mund te perdoren edhe si voltmetra, per matjen e
tensionit. Mirepo zhvendosja e pjeses se levizshme te ketyre aparateve percaktohet jo
nga tensioni, por nga rryma, qe kalon ne bobine (formula 2-4). Prandaj kur duam qe
aparatin magnetoelektrik ta perdorim per matjen e tensionit, duhet ta lidhim ne
menyre te atille qe rryma ne bobine te percaktohet nga tensioni te cilin duam ta
matim. Per kete qellim, mjafton qe bornat e aparatit t’i lidhim ne ato pika te qarkut,
ndermejt te cileve duam te matim tensionin. Rryma qe do te kaloje ne bobinen e
aparatit I, percaktohet nga tensioni qe duhet matur U dhe nga rezistenca rv dhe te tre
keto madhesi lidhen midis tyre me relacionin:
U
I=
rv
ku rv eshte rezistenca e brendshme e aparatit(e bobines dhe sustave
spirale).Mirepo kjo skeme e lidhjes se aparatit per matjen e tensionit,megjithese
parimisht eshte e drejte,nuk perdoret ne praktike per dy aresye: e para sepse rezistenca
rv prej bakri duke u nxehur nga kalimi i rrymes do te ndryshonte madhesine e saj dhe
se dyti,sepse per tensionet pak a shume te medha duke filluar nga disa volt,rryma ne
bobine do te ishte mjaft e madhe.Per te menjanuar keto dy te meta,aparati
magnetoelektrik per matjen e tensionit lidhet sipas skemes se paraqitur ne figuren 2-8
d.m.th. ne seri me aparatin lidhet nje rezistence suplementare rs prej manganine.Ne
kete rast rryma ne bobine do te jete

U
I = , (2-8)
rv + rs

Meqenese rezistenca rs eshte shume me e madhe se rv , rryma I do te jete e vogel, pra


bobina nuk nxehet. Po per kete aresye madhesia rv + rs mund te pranohet konstante,
sepse nga kalimi i rrymes mund te ndryshoje vetem rezistenca e vogel rv , ndersa rs
prej manganine praktikisht nuk ndryshon. Pra aparati magnetoelektrik mund te
gradohet ne volt. Rezistenca suplementare mund te futet brenda ne aparat ose te
vendoset jashte tij.

63
64

Per llogaritjen e rezistences suplementare do t’i referohemi figures 2-8. Le ta zeme se


kufiri i matjeve te aparatit si voltmeter eshte U v dhe duam qe ta rrisim ne m here
d.m.th. qe voltmetri te mate tensione gjer ne: U = mU v
Nga figura 2-8 rezulton se ky barazim mund te shkruhet edhe me formen:
I v (rv + rs ) = mI v rv
ketej gjejme
rs = (m − 1)r v (2-9)
dhe
r +r r
m = v s = 1+ s
rv rv

Fig.2-8.Lidhja e aparatit magnetoelektrik

Rezistencat suplementare, si dhe shuntet, pregatiten te klasave te saktesise 0.05;0.1;


0.2;0.5 dhe 1.0. Ato perdoren per zgjerimin e kufijve te matjeve jo vetem per aparatet
magnetoelektrike por edhe per aparatet e sistemeve te tjera.

2.4. Cilesite.

Aparatet e sistemit magnetoelektrik jane nga me te saktit dhe me te ndjeshmit,


prandaj edhe perdoren shume si ne praktiken e prodhimit te shperndarjes e prodhimit
te energjise elektrike, ashtu dhe ne laboratoret e ndryshem (jo vetem te matjeve
elektrike). Saktesia e larte e ketyre aparateve shpjegohet ne faktin qe gabimet e vete
mekanizmit mates mund te zvogelohen shume. Edhe elementet e ketij mekanizmi dhe
vecanerisht magnetet e tyre permanente, kane stabilitet te larte, d.m.th.i ruajne vetite e
tyre gjate kohes si dhe kur ndryshojne kushtet e ambjentit. Edhe elementet e tjera te
aparatit, si psh.manganina, jane materiale me stabilitet te larte: ndersa ndryshimi i
rezistences se bobines, qe paraqitet prej bakri, kompensohet me metoda te posacme.
Nje nga vetite pozitive te rendesishme te aparateve magnetoelektrik eshte dhe
konsumimi i tyre vetjak i vogel. Dhe vertet, induksioni i madh ne hapesiren ajrore ben
qe te realizohen momente rrotullimi te medha per rryma te vogla ne bobine. Fuqia qe
konsumon vete bobina e aparatit eshte eshte e rendit nga 10 −5 − 10 −10 W ,pra keto
aparate mund te perdoren me sukses ne qarqet me fuqi shume te vogel(psh ne qarqet
elektrike) pa prishur regjimin e punes se tyre.Mirepo duhet patur parasysh se kur keto
aparate lidhen ne qark bashke me shunt ose me rezistenca suplementare,rritet edhe
konsumi vetiak i aparatit sepse shtohet konsumi ne shunt ose ne rezistencen
suplementare. Keshtu psh.konsumi i plote i nje ampermetri per 5A, kur ai eshte i
pajisur me shunt 75mV, ose i nje voltmetri per 150V, kur rrymen e zhvendosjes

64
65

maksimale e ka 3mA, eshte rreth 0.4W. Mirepo edhe ky konsum eshte mjaft me i
vogel se ai i aparateve te sistemeve te tjera.
Ndikimi i faktoreve te jashtem mbi regjimet e aparateve te sistemit magnetoelektrik
eshte i vogel.
Faktor tjeter i jashtem qe mund te ndikoje mbi tregimet e aparatit magnetoelektrik
eshte ndryshimi i temperatures se ambjentit qe shkakton:
1)ndryshimin e induksionit magnetik B0 ne hapesiren ajrore
2)ndryshimin e rezistencave te qarkut mates
3)ndryshimin e momentit specifik te kundrveprimit(meqenese ndryshon
elasticiteti i sustave)
Nder vetite pozitive te aparateve te sistemit magnetoelektrik, pervec saktesise se larte,
ndjeshmerise se madhe, konsumit vetjak te vogel, ndikimit te vogel te fushave te
jashteme, ndryshimit te temperatures (kur merren masa kompensuese) dhe
njetrajtshmerise se shkalles, duhen permendur edhe mundesite e medha per
ndryshimin e kufijve te matjeve me shunte e rezistenca suplementare, si dhe momenti
i madh i rrotullimit (qe ben te mundshem perdorimin e tyre si aparate regjistruse).

2.5. Instrumenti magneto elektrik me shnderues statike.

Nga te metat e aparateve magnetoelektrike, me e rendesishmja eshte se ata, pa marre


masa te posacme, nuk mund te perdoren ne qarqet e rrymes alternative. Te meta te
tjera jane kostoja relativisht e larte dhe demtimi nga mbingarkesat (meqenese rryma
kalon ne sustat spirale dhe ne bobinen prej teli te holle). Duke lidhur ne paralel nje
gjysempercjelles me mekanizmin mates dhe qe kane karakteristike me jolinearitet te
theksuar, kur mbingarkohet aparati, rryma ne vend qe te kaloje ne suste dhe ne
bobine, kalon ne gjysempercjelles i cili per rryma te vogla ka rezistence shume te
madhe, ndersa per rryma te medha ka rezistence shume te vogel.

Nje nga kufizimet me te medha te sistemit magnetoelektrik eshte pamundesia per tu


perdorur ne qarqet e rymes alternative pasi inercia e mekanike e mekanizmit mates e
ben te pamundur ndjekjen e vleres se castit te rrymes. Mekanizmi mates do te levizi
nen efektin e vleres mesatare te rrymes qe ne rastin e sinusoides eshte zero pra
mekanizmi mates qendron ne pozicionin zero. Per te bere te mundur punen ne qarqet
e rrymes alternative perdoren skemat me drejtues gjysem percues.
Skemat qe mund te perdoren jane :

Duke ju referuar edhe nje here ekuacionit te levizjes kemi:

B ⋅l ⋅ w⋅ D
α= I mes = N ⋅ I mes
K

Qe do te thote se mekanizmi levis sipas vleres se rymes mesatare, duke qene se


instrumentat duhet te masin vleren efektive dhe duke ditur se lidhja midis vleres
mesatare dhe asaj efektive jepet nka koeficenti i formes sekurbes:
65

You might also like