You are on page 1of 4

PUNË LABORATORI Nr.

MATJA E FREKUENCËS SË RRYMËS ALTERNATIVE ME ANËN E SONOMETRIT

Teoria e punës

Qëllimi i punës është matja e frekuencës së rrymës alternative.Rryma elektrike alternative përdoret për ndriçim
dhe për qëllime industriale. Në një qark të rrymës alternative, tensioni, fusha elektrike në qark, e për rrjedhojë edhe
rryma elektrike ndryshojnë në mënyrë periodike. Këto madhësi kryejnë lëkundje harmonike që shprehet në formën:
I  I 0 cos(t   )

Këtuω është frekuenca rrethore që jepet   2  f , kuf është frekuenca e ndryshimit të rrymës alternative në
qark (shkurt frekuenca e rrymës). Me I0 do të shënojmë amplitudën e rrymës (dmth vlera më e madhe e rrymës në
qark), kurseφ është faza fillestare.
Parimi i punës:Kur një përcjellës me rrymë ndodhet në fushë magnetike, atëherë fusha magnetike vepron mbi
përcjellësin me një forcë F=B∙I∙ℓ. Nëqoftëse rryma në përcjellësin AK (shiko figurën 1) kryen lëkundje harmonike,
atëhere edhe forca F do të kryejë lëkundje harmonike. Si rrjedhim përcjellësi do të kryejë lëkundje harmonike. Kjo
lëkundje do të përhapet në formë vale në të gjithë pjesën e përcjellësit të fiksuar midis pikave A dhe K. Lëkundja do
të pasqyrohet në pikat A dhe K dhe, në varësi të tendosjes dhe gjatësisë së përcjellësit AK, do të krijohen valë valë të
qëndrueshme. Si rrjedhojë në përcjellës do të krijohen një numër i caktuar barqesh dhe nyjesh. Në figurën 1 janë
paraqitur dy barqe dhe tre nyje.

Fig.1

2
Gjatësinë e kësaj vale të qëndrueshme ne mund ta llogarisim me formulën e lëkundjeve stacionare: n  , ku
n
n tregon numrin e barqeve që formohen midis pikës A dhe K dhe ℓ tregon gjatësinë e përcjellësit AK. Duke matur
V n
gjatësinë e valës ne llogarisim frekuencën e lëkundjeve, me formulën: f    V , ku V është shpejtësia e
k 2
përhapjes së valës në përcjellës. Kështu mund të gjejmë frekuencën e rrymës alternative.
Le të gjejmë si shprehet më saktë frekuenca e lëkundjeve të përcjellësit. Për këtë le të marrim përcjellësit AK i cili
lëkundet sipas drejtimit vertikal (shiko figurën. 2 ).

Fig.2
Këtë lëvizje lëkundëse, për thjeshtësi mund ta përfytyrojmë si lëvizje rrethore (me shpejtësi këndore   2  f
), rreth boshtit ox. Le të marrim një element dℓ të përcjellësit midis pikave x dhe x+dx. Për lëkundje me amplitudë të
vogël dℓ mund ta barazojmë me projeksionin e saj dx ( d  dx ). Le të shënojmë me P tensionin që vepron mbi
përcjellësin në dy pikat x dhe x+dx, tension të cilin do ta marrim konstant dhe tangjent me përcjellësin. Le t’i
projektojmë këto dy tensione sipas boshtit oy (shiko figurën 3, zmadhim i figurës 2 në zonën me pika). Shuma e këtyre
dy projeksioneve sipas këtij boshtit, na jep tensionin që ushtrohet vertikalisht mbi përcjellësin dhe është:
T  P  sin  ( x  dx )  P  sin  ( x ) (1)
Për lëkundje të vogla, këndet αx dhe αx+dx janë të vegjël dhe sin   tg . Atëherë barazimin (1) mund ta shkruajmë:
T  P  sin  ( x  dx )  P  sin  ( x )  P  (tg x  dx  tg x )

Nga ana tjetër duket që tg  dy  y  dhe, për këndin α në pikat me koordinatë x dhe x+dx do të kemi: tg  dy
x
dx dx x

dhe tg dy
x  dx 
dx x  dx

 dy dy   y( x ) 
T  P  tg ( x  dx ) - P  tg x  P   -   P  x   x
 dx x  dx dx x   
Kështu mund të shkruajmë: 2
d y
T  P  2 dx
dx

Fig. 3

2
d2y y d y
Pra: T  P  2 dx (2) sepse lim 
dx x0 x dx
2

Shohim që rezultantja T e projeksioneve sipas boshtit oy, të tensioneve P në një pikë çfarëdox të boshtit ox (që
merret si proces limit kurΔx →0), nuk është gjë tjetër veçse forca centripete që e detyron elementin d  dx të
rrotullohet rreth boshtit ox.
Por forca centripete në një lëvizje rrotulluese jepet në formën:
FC  m   2 R
Duke shënuar masën e elementit me gjatësi d  dx në formën: m    d    dx , ku ρ është masa e njësisë së
gjatësisë së elementit d . Duket që R për elementin d është e barabartë me y. Atëherë për forcën centripete që
vepron mbi elementin d  dx mund të shkruajmë këtë barazim:
2
FC      y  dx (3)
MeqenëseT = Fc atëherë kemi:
d2y
P    2 y (4)
dx 2
Zgjidhja e këtij ekuacioni jepet në formën: y  y0 sin kx . Për të gjetur vlerën e karsyetojmë kështu: në secilën
nyje kemi y=0 dhe nga barazimi sin kx  0 , nxjerrim që kx  0,  ,2 ,....n .Nyjen e parë e kemi për x=0, pra
mund të shkruajmë sin k  0  0 .Shënojmë me ℓ gjatësinë e një barku.

Nyjen e dytë e kemi për x = ℓ. Në këtë rast vlera sin k  0 merret për këndin k     . Pra kemi k .

Nyjen e tretë e kemi për x=2ℓ dhe në këtë rast vlera sin k  2  0 merret për këndin 2π. Pra k  2  2 .

Kemi përsëri k  .

Kështu për x = nℓ, mund të shkruajmë kn  n   .

Pra në të gjitha rastet k  . Atëherë zgjidhja e ekuacionit (4) është: y  y 0 sin   x  Duke e zëvendësuar këtë
  
zgjidhje në ekuacionin (4) marrim:
     
2

P     y 0 sin  x      2 y 0 sin  x 
    

2
ose P      
2

 

   P =>
2
 P =>  P (sepse   2  f )
2     2  f 
 
     
 P 1 P
pra: f  
2  2 
Atëherë frekuenca e rrotullimit (lëkundjes) së përcjellësit (për rastin kur kemi një
1 P
bark) është: f  (5)
2 
Në qoftë se do të shënonim me ℓn gjatësinë e n barqeve (  n  n   ), kuptohet që formula (5) do të shkruhej në
formën:
n P
f  (6)
2 n 
Pjesa eksperimentale

Për të matur frekuencën e rrymës alternative do të përdoret Sonometri (fig.4). Somometri është një pajisje e thjeshtë
që përbëhet nga një paralelopiped druri bosh, mbi të cilin, e fiksuar në dy pika, kalon një përcjellës bakri mëpërmasa
të përshtatshme. Në këtë përcjellës bëhet i mundur kalimi i rrymës alternative nga rrjeti elektrik. Mbi sonometër
vendoset një magneti M në formë patkoi, në mënyrë të tillë që përcjellësi të ndodhet midis poleve të magnetit, pa e
takuar atë. Përcjellësi fiksohet në pikën A, kalon nëpër rrotullën R dhe mbahet i tendosur nga gurët e peshave G me
masë m (pesha e tyre krijon tensionin P = mg tek
përcjellësi). Në pikat A dhe B bëhet ~220 V mbyllja e
qarkut të treguar në figurë. Qarku mbyllet në
rrjetin elektrik, në tension 220V, duke M pasur në seri
një llambë të zakonshme. A K B R

Pyka K (prej druri) është e lëvizshme. Në pikën A dhe


K përcjellësi është i fiksuar. Kështu bëhet i mundur
S
pasqyrimi i valës dhe krijimi i valës së qëndrueshme.
Në momentin që vendoset spina në prizë fillon lëkundja
G
e përcjellësit e cila bëhet e dukshme për një pozicion të
caktuar të pykës K.

Fig. 4
Hapat e punës janë këto:
1) Vendosim spinën në prizë (do shikojmë
ndezjen e llambës).
2) Varim në përcjellësin e bakrit një gur peshe të caktuar.
3) Lëvizim pykën K deri sa të shikojmë formimin e barkut të parë.
4) Masim gjatësinë e përcjellësit nga pika A në pikën K (dmth gjatësinë e barkut).
5) Zhvendosim pykën Kdhe gjejmë një pozicion tjetër, për të cilën formohen dy barqe, gjatësinë e të cilëve e masim
përsëri. E zhvendosim pykën K disa herë, deri sa të shohim numrin më të madh të mundshëm të barqeve, duke
matur kurdoherë gjatësinë e tyre.
6) Varim në përcjellësin e bakrit edhe një tjetër gur peshe.
7) Kryejmë të njëjtat veprime si në rastin kur kishim një gur peshe.
8) Vendosim aq gur peshe sa e shikojmë të arsyeshme dhe përsërisim të njëjtat matje.

Duke shënuar me n numrin e barqeve që formohen, me ℓngjatësinë e tyre, me P peshën e gurëve (e shprehur në
Njuton) dhe me ρ masa e njësisë së gjatësisë së përcjellësit të përdorur, gjejmë frekuencën e rrymës alternative
duke plotësuar tabelën e mëposhtme:

Tabela 1

Numri i Masa e Pesha e Numri i Gjatësia en Frekuenca


matjeve gurëve të gurëve të barqeve barqeve
peshës vendosur n P
f 
2 n 
Nr. m P n ℓn
1.
2.
3.

You might also like