You are on page 1of 11

Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

Punë Laboratori Nr. 1

Tema: “Përcaktimi i Parametrave të Ajrit të Lagësht”

1. Njohuri të Përgjithshme

Ajri atmosferik është një përzierje gazesh dhe përbëhet kryesisht nga
O2, N2, CO2 dhe nga avujt e ujit. Për presionin e pjesshëm që ushtrojnë
avujt e ujit në këtë përzierje, gjëndja e tyre është e tejnxehur. Avulli i
ujit në ajër mund të jetë në gjëndje të ngopur ose të pangopur.

Përzierja e përbërë nga ajri absolutisht i thatë dhe avujt e ujit mund të
konsiderohet me saktësi të mjaftueshme për llogaritjet teknike, si një
përzierje gazesh ideale për të cilët për presionet e pjesshme, mund të
zbatohet ligji i Dalton-it. Pra do të kemi:

p  p g  pa [Pa] (1.1)

Parametrat e ajrit të lagësht janë: përmbajtja e lagështisë d ,


lagështia relative , entalpia e ajrit h, temperatura e termometrit
të thatë t th  , temperatura e termometrit të lagur tl , temperatura e
pikës së vesës t v , presioni i ngopjes së avullit p s  , presioni i
pjesshëm i avujve të ngopur psm , presioni i pikës së vesës p v  ,
densiteti  , vëllimi specifik v.

2. Parimi i Punës dhe Përshkrimi i Aparaturës

Për përcaktimin e parametrave të ajrit të lagësht, përdoren metoda dhe


aparatura të ndryshme ndër të cilat është edhe “Metoda
Psikrometrike”. Kjo metodë shfrytëzon diferencën e tregimeve të dy
termometrave që merren gjatë matjes së temperaturës së ajrit, ku
rezervuari i njërit prej tyre është i mbështjellur me një fasho të lagur.
Ky lloj aparati quhet Psikrometër.

1
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

Si rezultat i diferencës së temperaturave dhe presioneve të pjesshme,


ndodh avullimi i lagështirës në fashon e lagur. Ky proçes shoqërohet
me kalimin e nxehtësisë nga fasho e lagur në ajër dhe si rrjedhim, do
të kemi një zvogëlim të temperaturës në termometrin e lagur. Në
momentin e ekuilibrimit të këmbimit të nxehtësisë në të dy drejtimet:
Q  Qt  Qav  0 , kemi një diferencë në tregimet e dy
termometrave dhe arrihet e ashtuquajtura “diferencë psikrometrike”.

Sasia e ujit që avullon prej termometrit të lagur përcaktohet me


shprehjen:

m H 2O    F   psm  pa  [kg/s]
.
(1.2)

ku:

 [kg/(m2·s·Pa)] - koeficienti i kalimit të ujit në ajër, i cili shpreh


sasinë e ujit që avullon në njësinë e kohës nga një sipërfaqe prej 1
m2, kur diferenca e presioneve është 1 Pa;
F [m2] - sipërfaqja e avullimit;
p sm [bar] - presioni i pjesshëm i avujve të ngopur, që korrespondon
me temperaturën e termometrit të lagur t l  ;
p a [bar] - presioni i pjesshëm i avujve të ujit që ndodhet në masën e
ajrit të lagësht.

Gjatë proçesit të avullimit, nga rezervuari i zhivës largohet sasia e


nxehtësisë:

.
Qav  m H 2O  r0 (1.3)

ku:

r0 [kJ/kg] - është nxehtësia latente e avullit.

Atëherë:

2
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

Qav    F   psm  pa   r0 (1.4)

Komponentja e nxehtësisë, e cila këmbehet si rezultat i diferencës së


temperaturave ndërmjet mjedisit rrethues dhe asaj të termometrit të
lagur, jepet me shprehjen:

Qt    F  tth  tl  [W] (1.5)

ku:

 [W/(m2·K)] - koeficienti i dhënies së nxehtësisë me konveksion;


t th , t l [C] - temperatura e termometrit të thatë dhe të lagur.

Në momentin e ekuilibrit, kemi:

Q  Qt  Qav  0 (1.6)

Atëherë, kemi:

  F   psm  pa   r0    F  tth  tl  (1.7)

  tth  tl 
pa  p sm  (1.8)
  r0

Praktikisht madhësitë  ,  dhe r0 janë konstante gjatë matjeve


eksperimentale, kështu që shprehja (1.8) merr formën:

pa  psm  c0  tth  tl  [bar] (1.9)


ku:

c0  [bar/K] - është koeficienti psikrometrik, i cili varet nga
  r0
shpejtësia e lëvizjes së ajrit pranë rezervuarit të zhivës së termometrit.

3
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

Vlerat e koeficientit psikrometrik për presion atmosferik p = 1 bar,


jepen në tabelën 1.1.

Në përputhje me shprehjen (1.9), lagështia relative mund të llogaritet


edhe me shprehjen:

pa psm  c0  tth  tl 
  (1.10)
ps ps

ku:

p s [bar]- është presioni i ngopjes së avullit, që korrespondon me


temperaturën e termometrit të thatë t th  , të cilat jepen në tabelën 1.2
për intervalin e temperaturave nga 0C deri në 31C.

Në praktikë përdoren lloje të ndryshëm psikrometrash, të cilët janë


paraqitur në figurën 1.1 (a, b, c).

4
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

Figura 1.1 (a, b, c) - Lloje psikrometrash

Psikrometrat me qarkullim të detyruar të ajrit nuk kërkojnë


përcaktimin e shpejtësisë së lëvizjes së ajrit {fig. 1.1, (b & c)}. Në
këto lloje psikrometrash {si psh. ai i paraqitur në figurën 1.1 (c)},
termometrat (1) dhe (2) përfundojnë në dy tubat metalike (5) dhe (6),
nëpër të cilët me ndihmën e një ventilatori të vogël (8) thithet ajër me
shpejtësi 2.5 m/s. Pas vënies në punë të ventilatorit me anë të çelësit
(9), ajri futet në tubat metalikë (3) dhe (4) dhe bie në kontakt me
pjesën matëse të termometrave. Pastaj, ajri futet në tubin metalik (7)
dhe largohet me anë të ventilatorit në mjedisin e jashtëm.

5
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

3. Kryerja e Punës Laboratorike

Si aparat për përcaktimin e parametrave të ajrit të lagësht, përdoret


psikrometri. Aparati merret në dorë dhe mbahet në pozicion vertikal.
Me anë të pompës laget me kujdes fasho e termometrit të lagur. Pas
kësaj, me anë të çelësit (9) vihet në lëvizje ventilatori dhe pritet derisa
të ndalojë. Në këtë çast bëhet leximi i termometrave. Kryhen (3  4)
matje me një interval kohor prej (10  15) min nga njëra-tjetra dhe
vlerat e lexuara të temperaturave shënohen në tabelën 1.3.

Duke përdorur vlerat e lexuara të temperaturave, me anë të diagramës


psikometrike ASHRAE të ajrit të lagësht të paraqitur në figurën 1.2
përcaktohen grafikisht parametrat e ajrit të lagësht dhe pastaj në
mënyrë analitike me anë të formulave të mësipërme përpunohen
rezultatet duke u bazuar në njohuritë e dhëna.

Tabela 1.1 - Varësia c0  f wajrit  për ajrin e lagësht

Shpejtësia e Koeficienti Shpejtësia e Koeficienti


ajrit psikrometrik ajrit psikrometrik
wajrit c0  10 2 wajrit c0  10 2
m/s bar/K m/s bar/K
0.13 0.173 0.80 0.106
0.20 0.146 2.30 0.093
0.40 0.120 4.00 0.089

6
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

Tabela 1.2 - Varësia p  f t  për ajrin e lagësht

Temperatura Presioni Temperatura Presioni


t p t p
C bar C bar
0 0.006109 16 0.01818
1 0.006567 17 0.01938
2 0.007056 18 0.02064
3 0.007577 19 0.02197
4 0.008131 20 0.02339
5 0.008721 21 0.02487
6 0.009349 22 0.02644
7 0.01002 23 0.02810
8 0.01072 24 0.02985
9 0.01148 25 0.03169
10 0.01228 26 0.03363
11 0.01312 27 0.03567
12 0.01402 28 0.03782
13 0.01497 29 0.04008
14 0.01598 30 0.04246
15 0.01705 31 0.04496

Gjithashtu, për përcaktimin e parametrave të ajrit të lagësht, mund të


përdoren edhe diagramat e paraqitura në figurat 1.3 (a, b, dhe c).

7
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

(a)

(b)

8
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

(c)

Figura 1.3 (a, b, c) - Diagramat e ajrit të lagësht

9
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

Tabela 1.3 – Tabela e Rezultateve

Përcaktimi i Parametrave të Ajrit të Lagësht


Tabela e Rezultateve
Numri i matjeve
1 2 3 4 5 6
Madhësia
t th C
tl C

Përpunimi i Rezultateve
Rezultatet e marra sipas Mënyrës Grafike
Numri i matjeve
1 2 3 4 5 6
Madhësia
t th [C]
tl [C]
tv [C]
ps [bar]
p sm [bar]
pv [bar]
h [kJ/kg]
d [g/kg]
 [%]
 [kg/m3]
v [m3/kg]

10
Udhëzues i Punëve Laboratorike në Termoteknikë

Rezultatet e marra sipas Mënyrës Analitike


Numri i matjeve
1 2 3 4 5 6
Madhësia
t th [C]
tl [C]
tv [C]
ps [bar]
p sm [bar]
pv [bar]
h [kJ/kg]
d [g/kg]
 [%]
 [kg/m3]
v [m3/kg]

Përfundime:

11

You might also like