You are on page 1of 14

PYEDTJE DHE PËRGJIGJE

NGA LËNDA

TERMODINAMIKË

1. Çka studion lënda e Termodinamikës ?


- Termodinamika është shkencë që merret me studimin e dukurive të lidhura me shfrytëzimin e energjisë termike dhe shëndërrimin e saj në energji
mekanike.
2. Çfar lënde punuese perdor termodinamika?
- Termodinamika si lëndë punuese përdor gazërat (ose avujt ), sepse vetëm kjo gjendje agregate është e aftë për ta ndryshuar vëllimin ,kur ndryshon
temperatura ose presioni.
3. Çka janë gazrat (gazërat ideal) dhe çfar dallimi kanë gazërat nga lëngjet?
- Gazërat janë trupa që zgjerohen , shtypen dhe marrin formën e enës ku ndodhen. Dallimi është se forcat e kohezionit (tërheqëse) ndërmjet molekulave janë
shumë të vogla,meqë distanca ndërmjet tyre eshte e madhe krahasuar me molekulat te trupat e lëngët dhe sidomos te trupat e ngurtë.
4. Çka janë gazrat( real ) ?
- Gazërat në të cilat merret parasysh forca tërheqëse (kohezionit) ndërmjet molekulave dhe vëllimi i molekulave (megjithëse të vogla këto madhësi) quhen
gazëra reale.Të tilla janë të gjitha gazërat në natyrë ose të prodhuara eksperimentalisht.
5. Çka është lënda punuese ?
- Lënda punuese quhet ajo lëndë që shërben si ndërmjetsues i shëndërrimit të nxehtësisë në energji mekanike.
6. Çka janë madhësit e gjendjes dhe cilat janë ato?
- Në termodinamikën teknike për madhësit themelore të gjendjes merren ato madhësi që maten dhe kanë kuptim fizik të dukshëm ,ato madhësit e gjendjes
janë :
 Vëllimi specifik që shenohet me V , [ m2/kg ]
 Presioni që shenohet me p , [bar] ose [105 Pa ] dhe
 Temperatura që shenohet me t , [ 0C ].
7. Cili është ekuacioni gjendjes së gazit ideal për 1kg të gazit ideal apo (ekuacioni i Klapejronit)?
- Ekuacioni i gjendjes së gazit ideal apo ekuacioni i Klapejronit është :

𝒑. 𝒱=R. T
Ku janë:
𝒑 – është presioni absolut , [N/m2]
𝒱 – është vëllimi specifik , [m3/kg]
R – është konstantja individuale e gazit, [ J/kg K ]
T – është temperatura absolute , [ K ].

8. Cilët janë ligjet themelore të gazërave ideale ?


- Ligjet themelore të gazërave ideale janë këto :
 Ligji i Sharlit
 Ligji i Gej-Lisakut
 Ligji i Bojl-Mariotit dhe
 Ligji i Avogadros

9. Si është ligji i Sharlit ?


- Ligji Sharlit na parqitet kur vëllimi i gazit mbahet konstant,pra presioni i gazit ndryshon proporcionalisht me temperaturën absolut të gazit. Nga
ekuacioni i gjendjes së gazit ideal kemi nëse 𝒱 = const. ku fitohet : p
p R
= = const. v1 > v 2 v1
T V
ose

p1 p2 p
=
T1 T2
= ...= T
, v2

p1 p2
përkatësisht = t
T1 T2
Diagrami p−t sipas ligjit të Sharlit

10. Si është ligji i Gej- Lisakut ?


- Ligji i Gej-Lisakut na paraqitet kur presioni i gazit mbahet konstant , ndërsa vëllimi i gazit është në proporcion të drejt me temperaturën. Nga
ekuacioni i gjendjes së gazit ideal kemi nëse 𝒑 = const., (𝒑1 = 𝒱1) ku fitohet :
v
V R
p1
T = p = const.
Ose
p2
V1 V2 V
=
T1 T2
= ... = T
= const.

V 1 T1
përkatësisht : = t
V 2 T2

Diagrami v−t sipas ligjit të Gej - Lisakut

11. Si është ligji i Bojl-Mariotit ?


- Ligji i Bojl-Mariotit na paraqitet kur temperatura është konstant T=const., ( T1 = T2 ) atëher pra, gjatë temperaturës konstante të gazit vëllimi i gazit ndryshon
sipas proporcionit të zhdrejt me presionin kemi :

𝒑 . 𝒱 = R . T = const
p ∙ v =p ∙ v =¿const.
1 2 2 2

V 1 p1
Ose =
V 2 p2

Diagrami p−v sipas ligjit të Bojl – Mariotit.


12. Me çka shenohet energjia e mbrendshme për çfardo sasie të lëndës punuese dhe enrgjia e mbrendshme për 1kg të lëndës punuese?
- Energjia e mbrendshme për sasi të lëndës punuese shenohet me U , kurse ajo për 1kg të lëndës punuese shenohet me u

13. Energjia e mbrendshme te gazërat realë dhe ideal nga çka mvaret ?
- Tek gazrat real energjia e mbrendshme mvaret nga presioni dhe temperatura , ndërsa te gazërat ideal (ku nuk merret parasysh ndikimi i forcave reciproke
tërheqëse), energjia e mbrendshme mvaret vetëm nga temperatura , përkatësisht nga energjia mesatare kinetike e molekulave të gazit.
14. Si është formula për ndryshimin e energjisë së mbrendshme te gazi ideal , kur ndryshon vëllimi gjatë temperaturës së ndryshueshme , çka bëhet me ndryshimin e
energjis kur vëllimi ndryshon kurse temperatura është konstante?
- Për temperaturën konstante dhe me ndryshimin e vëllimit të ndonjë gazi ideal , atëher ndryshimi i energjisë së mbrendshme është i barabart me zero.
Formula e ndryshimit të energjisë së mbrendshme është :
∆ u = U 1 – U 2 = c v (t 2 – t 1 ) = c v (T 2 – T 1 ) [ J /kg ]
ku :
J
c v ,[ ] - është nxehtësia specifike e gazit ideal gjatë vëllimit konstant.
kg
15. Çka është nxehtësia specifike ?
- Nxehtësia specifike quhet ajo nxehtësi që duhet t’i sillet njësisë së sasisë së ndonjë gazi në mënyrë që ai të ndryshojë temperaturën për 10C ose 1 K .
16. Çfar formule ka nxehtësia specifike për rastin kur ndryshimi i gjendjes ndodh gjatë nxehjes së gazit nëse vëllimi është konstant ( 𝒱= const. ) ?
- Formula e nxehtësis specifike për 𝒱= const. është :
q1
cv = m(t 2−t 1 ) , ]
¿

17. Çfar formule ka nxehtësia specifike për rastin kur ndryshimi i gjendjes ndodh gjatë nxehjes së gazit nëse presioni është konstant ( p = const. ) ?
- Formula e nxehtësis specifike për p = const. është :
q2
cp =
m(t 2−t 1 ) , ]
¿

18. Çfar bëhet me c v (nxehtësin specifike për 𝒱= const. ) nëse marrim 1kg të lëndës punuese dhe diferencën e temperaturës prej 1 0C=1K ?
- Nxehtësia specifike për vëllimin konstant paraqet sasinë e nxehtësisë që merr apo jep 1 kg gaz për ndryshimin e temperaturës për 1 0C kur vëllimi i gazit
qëndron konstant dhe nga kjo ekuacioni merr formën:
cv = q1 = qv
19. Çfar bëhet me c p (nxehtësin specifike për p= const. ) nëse marrim 1kg të lëndës punuese dhe diferencën e temperaturës prej 1 0C=1K ?
- Nxehtësia specifike për presionin konstant paraqet sasinë e nxehtësisë që merr apo jep 1 kg gaz për ndryshimin e temperaturës për 1 0C kur presioni i gazit
qëndron konstant dhe nga kjo ekuacioni merr formën:
cp = q2 = q p
20. Çfar është puna ?
- Punë kryhet apo puna është kur nxehtësia specifike për presionin konstant është më e madhe se sa për vëllimin konstant , meqë një pjesë e nxehtësisë të
sjellur për rastin kur presioni qëndron konstant shkon në ngritjen e pistonit d.m th. ( lëviz apo zhvendos për një rrugë x pistonin), kjo quhet edhe punë
vëllimore(absolute)

21. Me çfar formule shenohet puna vëllimore ?


- Puna vëllimore shenohet me këtë formulë :
.
l =F x , [ Nm ] apo [ J ]
ku
F = p . Sp
p , [ N/m2 ] – presioni në pistonin e cilindrit

Sp , [m2 ] – sipërfaqa e pistonit.


22. Çthotë ligji i parë i termodinamikës ?
- Ndryshimi i energjisë së sistemit termodinamik është i barabartë me energjinë që rrjedh nëpër sipërfaqet kufitare të sistemit, që shenohet kështu :
u2 – u1 = q 1,2 – l 1,2
Ku
u1 – paraqet vlerën e energjisë së sistemit në fillim të proçesit
u2 – paraqet vlerën e energjisë së sistemit në fundë të proçesit

q 1,2 – paraqet ndikimin e jashtëm (nxehtësia e këmbyer) nëpër muret joadiabatike të sistemit gjatë kohës së zhvillimit të proçesit
l 1,2 – paraqet punën e jashtme që manifestohet me zhvendosjen e sipërfaqeve kufitare gjatë kohës së zhvillimit të proçesit
23. Me çka është e barabart sasia e nxehtësis së këmbyer në sistem për masën e 1kg gazi?
- Nxehtësia e këmbyer është e barabart me :
q 1,2 =u1,2 + l1,2
Q 1,2 = U 1,2 + L1,2
Ose
Q = ΔU + L

24. Çka është entalpia ?


- Entalpia është atë energji termike që e posedon lënda punuese, që shenohet me shprehjen :
I =U + p.V
25. Çka është entropia ?
- Entropia është raporti i sasisë së nxehtësisë elementare të sjellur ( Δ q), në rrethinë të ndonjë gjendje të gazit dhe temperaturës së gazit në atë gjendje , që
shenohet me ( Δ s). Me anë të formulës kemi :

Δq
Δ s=
T
,¿]
26. Si është diagrami i ndryshimit të gjendjes sipas IZOTERMËS ( T = const. ) ?
- Diagrami sipas IZOTERMËS është :

27. Si është diagrami i ndryshimit të gjendjes sipas IZOBARES ( p = const. ) ?


- Diagrami sipas IZOBARES është :
28. Si është diagrami i ndryshimit të gjendjes sipas IZOKORES ( v = const. ) ?
- Diagrami sipas IZOKORES është :

29. Si është diagrami i ndryshimit të gjendjes sipas ADIABATËS ( s=const. ) ?


- Diagrami sipas ADIABATËS është :
30. Çka thotë ligji i dytë i termodinamikëkës ?
- Ligji i dytë i termodinamikës thotë që çdo energji termike mundë të shëndërrohet në energji mekanike , por ky shëndërrim është i komplikuar prandaj
lidhur me këte kemi disa nocione apo mendime.
31. Cilët nocione janë sdhe si quhen ato ?
- Kemi katër nocione dhe ato quhen si katër principe të cilët janë :
 Principi i Klauziusit
 Principi i Tompsonit ( Kelvinit )
 Principi i Max Plauck-ut dhe
 Gjitha proceset në natyrë janë të pakthyeshëme.
32. Çka thotë principi i Klauziusit ?
- Ky princip thotë : '' Nxehtësia nuk mundet asnjëherë të kaloj vetvetiu nga trupi me temperaturë më të ulët në trupin me temperaturë më të lartë''.
33. Çka thotë principi i Tompsonit ( Kelvinit ) ?
- Ky princip thotë : '' E gjithë nxehtësia e burimit termik nuk mundë të shëndërrohet në punë mekanike''.
34. Çka thotë principi i Max Plauck-ut ?
- Ky princip thotë : '' nuk është e mundur të ndërtohet makina me veprim periodik, e cila njëkohësisht e ngrit peshën dhe e ftoh burimin termik''.
35. Çka është cikli rrethor ?
- Kur gjatë punës së makinës termike , lënda punuese zhvillon cikël të mbyllur është cikël rrethor,pra kështu lënda punuese duke u zgjeruar dhe shtypur në
mënyrë periodike kthehet në gjendje fillestare.
36. Vizato diagramin e ciklit rrethor ?
- Diagrami i ciklit rrethor është ky :
37. Si përbëhet cikli KARNO dhe paraqite diagramin e tijë ?

- Ky cikël rrethor përbëhet prej dy IZOTERMAVE dhe dy ADIABATAVE siç është paraqitur

38. Si zhvillohet cikli i XHAULIT dhe paraëit figurën dhe diagramin e tijë ?
- Ky cikël zhvillohet ndërmjet dy IZOBAREVE ( p=const. ) dhe dy ADIABATAVE ( s = const. )
39. Ku përdoret cikli DISEL dhe paraqit diagramin e tijë ?
- Ky proçes aplikohet te motorët me djegie të mbrendshme dhe diagrami i tijë është:

40. Ku përdoret cikli OTTO dhe paraqit diagramin e tijë ?


- Ky cikël aplikohet te motorët me djegie të mbrendshme dhe diagrami i tijë është:
41. Çka nënkuptojmë me përzierje ?
- Përzierje nënkuptojmë kur kemi të bëjmë për avullin apo gazin si përzierje njëkomponetëshe dhe shumëkomponentëshe.Si përzierje mirret ajri i lagësht.
42. Çfar forme paraqitet ajri i lagësht paraqitet ?
- Ajri i lagësht paraqitet si një përzierje dykomponentëshe (binare) e cila mund të jetë homogjene dhe heterogjene.
43. Si definohet shkalla e lagështisë së ajrit ?
- Shkalla e lagështisë së ajrit definohet me sasin e lagështis ( m lagështis ) në raport me sasinë konstante të ajrit të thatë ( m L ) , kjo paraqitet me këtë formulë :

mlagwshtis kg lagwshti
d= ,
mL kg ajwr tw thatw

44. Me çka është e barabart sasia e ajrit të lagësht ?


- Sasia e ajrit të lagështëe :

m=mL + mlagështis
45. Çka paraqet lagështia relative ( φ ) ?
- Lagështia relative e ajrit paraqet raportin ndërmjet presionit parcial të lagështisë në ajrin e lagësht dhe presionit parcial të lagështisë në ajrin e lagësht të
ngopur gjatë temperaturës konstante pra formula është :

plag. p lag.
φ=( )t ose φ %= .
100
plag .sw ngop. plag. sw ngop.
46. Çka paraqet shkalla e ngopjes ?
- Shkalla e ngopjes paraqet raportin ndërmjet të shkallës së lagështisë absolute ( d ) dhe shkallës së lagështisë absolute për ajrin e ngopur ( d ngop . ) ose ( d
s ) , pra formula është:

d
λ=
ds

47. Paraqit diagramin për e ajrin e lagësht ( i - d ) ?


- Diagrami për ajrin e lagësht është :
48.

You might also like