You are on page 1of 4

Ç

Lidhja Sigma (σ)


Bondshtë lidhja më e thjeshtë, në të cilën bashkohen dy orbitale "s". Lidhjet e sigmës ndodhin në
të gjitha lidhjet e thjeshta kovalente, dhe gjithashtu mund të ndodhin në orbitalet "p", për sa kohë
që ata shikojnë njëri-tjetrin.

Lidhja pi (π)
Kjo lidhje ndodh midis dy orbitaleve "p" që janë paralelisht. Ata lidhen krah për krah (ndryshe nga
sigma, e cila lidhet ballë për ballë) dhe formojnë zona të dendësisë së elektronit mbi dhe poshtë
molekulës.

Lidhjet kovalente dyshe dhe trefishe përfshijnë një ose dy lidhje pi, dhe këto i japin molekulës një
formë të ngurtë. Lidhjet pi janë më të dobëta se lidhjet sigma, pasi ka më pak mbivendosje

Atomet kanë aftësi të reagojnë në mes vetë dhe të formojnë molekulat. Aftësia e atomeve te nje
elementi për tu lidhur me nje numer te caktuar te atomesh te nje elementi tjeter quhet valencë,
ndërsa lidhje në mes atomeve në molekulë quhet lidhje kimike.

Grimcat të cilat kanë ngarkesë pozitivë quhen katione, kurse ato që kanë ngarkesë negativë
quhen anione. Më tërheqjen në mes këtyre formohen komponimet jonike. Lidhja jonike formohet
si rezultat i tërheqjes elektrostatikë të joneve më ngarkesë të kundërt. Lidhje jonike formojnë
elementët e anës së majtë (metalet) më elementët e anës së djathtë (jometalet) të sistemit
periodik.

Lidhja kimikë e cila formohet si rezultat i formimit të çiftit të përbashkët elektronik quhet
lidhje kovalente.
Lidhja kovalente mund të formohet edhe në mes atomeve të elementëve të ndryshme.
Komponimet të cilat formohen si rezultat i lidhjes kovalente quhen komponime kovalente.

Lidhjet kovalente të molekulat në mes atomeve të njëjeta janë lidhje jopolare përshkak së çifti i
përbashkët është i vendosur në mes dhe tërhiqet në mënyrë simetrikë midis dy bërthamave të
atomeve. Molekula të tilla janë edhe ato të gazeve p.sh. H², O², N² ëtj.
Nëse lidhja kovalente formohet në mes dy atomeve më elektronegativitet të ndryshëm, çifti i
përbashkët është i shpërndarë në mënyrë josimetrikë në mes midis dy bërthamave. Ky çift do të
jetë i tërhequr më tepër nga bërthama e elementit i cili ka elektronegativitet të lartë. Si rezultat i
kësaj formohet lidhja kovalente polarë.

Radiusi atomik paraqet gjysmedistancen ne mes te dy atomeve qe preken mes veti por nuk jane
te lidhur me lidhje kimike
Me rritjen e numrit atomik ne kuader te PERIODES radiusi atomik Zvoglohet.
Me rritjen e numrit atomik ne kuader te GRUPIT radiusi atomik Rritet.

Energjia e cila i nevojitet per te shkeputer nje elektron nga ndonje atom ne gjendje te gazte quhet
energji e jonizimit.
Me rritjen e numrit atomik ne kuader te PERIODES energjia e jonizimit Rritet.
Me rritjen e numrit atomik ne kuader te GRUPIT energjia e jonizimit Zvoglohet.

Paraqet aftesine e atomeve te nje elementi per te terhequr elektrone nga atomet e elementit
tjeter me te cilin formon lidhje kimike.
Me Rritjen e Numrit atomik ne kuader te Grupit: elektronegativiteti Zvoglohet.
 Me rritjen e Numrit atomik ne kuader te Periodes: elektronegativiteti Rritet.

Energjia e cila lirohet ose absorbohet me rastin e pranimit te elektronit nga atomi elektroneutral
ne gjendje te gazte quhet afinitet ndaj elektronit.

Radhitja e elektroneve nëpër shtresa elektronike sipar vlerave rritëse të energjive të tyre,
quhet Konfiguracion Elektronik.

Numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 paraqesin nivelet kryesore energjetike ose shtresat elektronike “K, L,
M, N, O, P, Q” , që përcaktohen nga numri kuantik kryesor; simbolet s, p, d dhe f, paraqesin llojin
e orbitaleve atomike, që përcaktohen nga numri kuantik sekondar, kurse vlerat eksponenciale 2,
6, 10 dhe 14  paraqesin numrin maksimal të elektroneve që mund të vendosen në orbitaled e
veçanta atomike

Molekulat polare karakterizohen me momentin dipolar. Momenti dipolar është madhësi


vektoriale e orientuar prej skajit pozitiv nga ai negativ i saj. Momenti dipolar paraqet produktin
ne mes ngarkesës elektrike dhe distancës ne mes bërthamave.
Lidhja Hidrogjenore është tërheqje elektrostatike midis atomit te Hidrogjenit te njërës molekulë
dhe atomit me elektronegativitet te lartë të molekulës tjetër.

Lidhja jonike është tërheqje elektrostatike e joneve me ngarkesa të kundërta. Pra kur një metal
vepron me një jometal, elketronet kalojnë nga atomet e metalit tek atomet e jometalit dhe
formohen një komponim jonik (ose elektrovalentor)

Radiusi atomik paraqet gjysmedistancen ne mes te dy atomeve qe preken mes veti por nuk jane
te lidhur me lidhje kimike
Me rritjen e numrit atomik ne kuader te PERIODES radiusi atomik Zvoglohet.
Me rritjen e numrit atomik ne kuader te GRUPIT radiusi atomik Rritet.

Energjia e cila i nevojitet per te shkeputer nje elektron nga ndonje atom ne gjendje te gazte quhet
energji e jonizimit.
Me rritjen e numrit atomik ne kuader te PERIODES energjia e jonizimit Rritet.
Me rritjen e numrit atomik ne kuader te GRUPIT energjia e jonizimit Zvoglohet.

Paraqet aftesine e atomeve te nje elementi per te terhequr elektrone nga atomet e elementit
tjeter me te cilin formon lidhje kimike.

Kristalet janë trupa të rregullt gjeometrik të kufizuar me sipërfaqe të rrafshëta. Studimi shkencor
i kristaleve dhe formimi i kristaleve njihet si kristalografi.

Renditje e rregullt e njësive ndërtuese të kristalit formon rrjetin kristalor, i cili përbëhet nga
celulat elementare.
Celulat elementare mund të kenë formë të prizmit (paralelepipediit) të drejtë ose të pjerrët.pra
me celul elementare eshte pjesa me e imte e rrrjetes kristalpre e cila perseriti ne tri dimensione

Te kristalet kovalente në nyjet e rrjetit kristalor ndodhen atomet përkatëse, të cilat mes veti janë
të lidhura me lidhje kovalente. Kristale kovalente formojnë: Diamanti, Grafiti, Fuloreni, Silici,
Kuarci, Karburi i Silicit, Fosfori i kuq.

Te kristalet molekulare në nyjet e rrjetit kristalor ndodhen molekulat përkatëse, të cilat janë të
lidhura me forca të Van der Valsit. Kristale molekulare formojnë : CO2 i ngurtë apo akulli i thatë,
Naftalina
C
, Jodi, Oksigjeni, Fosfori i bardhë, Sulfuri, HCl, NH3, Akulli. Paraqitja e një substance në dy apo
më shumë forma kristalore të ndryshme nën ndikimin e faktorit të jashtëm quhet Polimorfi.

Te kristalet jonike në nyjet e rrjetit kristalor janë jonet (kationet dhe anionet), të cilat në mes vete
janë të lidhura me lidhje jonike Kristale të tilla janë: NaCl, MgO, CsCl, KCl, NaF. Për shkak të
strukturës kristalet jonike janë më të forta se ato molekulare, por pak më të forta se kristalet
kovalente. Kristalet jonike nuk e përcjellin rrymën elektrike, mirëpo këto kristale janë të tretshme
në ujë dhe tretësirat ujore të tyre e përcjellin rrymën kristalore nëpërmjet joneve në tretësirë.
Karakteristika e këtyre kristaleve është tejdukshmëria.

Kristalet metalike janë të ndërtuara nga atomet, përkatësisht jonet e metalit përkatës. Atomet
apo jonet e metalit janë të vendosura në nyjet e rrjetit kristalor metalike. Elektronet valente janë
të delokalizuara përgjatë rrjetit kristalor dhe e përbëjnë gazin elektronik. Njësitë ndërtuese midis
vete janë të lidhura me lidhje metalike. Lidhja metalike formohet nga elektronet valente që e
përbëjnë gazin elektronik. Kristalet metalike mund të jenë:
● Rrjet kristalor me strukturë kubike të centurar në sipërfaqe, formojnë: Cu, Ca, Sr, Ni, Ag,
Au, Pb dhe Al.
● Rrjet kristalor me strukturë heksagonale, formojnë: Mg, elementet e grupit 12 ( Zn, Cd,
Os).
● Rrjet kristalor me strukturë kubike të centuar në qendër, formojnë metalet alkaline, Fe, Cr,
W, Vanadi.
Si pasojë e lidhjes metalike, e cila ekziston në këto kristale, metalet farkohen lehtë, janë përcues
të mirë të nxehtësisë dhe elektricitetit, nuk janë të tejdukshëm dhe kanë shkëlqim metalik.

Paraqitja e se njejtes substance ne dy apo me shume forma strukturore quhen modifikime


alotropike.

Aliazhet jan perzrije te metaleve te shkrira ne raporte te ndryshme

Lidhja metalike formohet ndërmjet atomeve të metaleve. Metalet lëshojnë elektrone dhe
shndërrohen në jone pozitive (katione). Te metalet elektronet janë të lëvizshme (Delokalizuara)
dhe mundesojnë bartjen e rrymës elektrike dhe për këtë arsye metalet quhen përçues të rendit të
parë(I).

You might also like