You are on page 1of 13

Gjimnazi Partizani Viti Shkollor 2020-2021

Lënda:Fizikë
Klasa:XI Tremujori : II

PERSERITJE NJOHURISH DHE KONCEPTESH


Tema: Ngarkesa elektrike pozitive dhe negative. Llojet e elektrizimeve
Fusha elektrike dhe vijat e fushës elektrike. Bashkëveprimi elektrostatik.

-Ҫfare eshte elektriciteti?


Me ane te ferkimit objektet elektrizohen dmth fitojne ngarkese elektrike,forcat qe ushtrohen nga
trupa te tille quhen forca elektrike.Forcat elektrike qe shkaktojne ndryshime ne natyre i
permbledhim me fjalen elektricitet.Ngarkesa elektrike q shpreh vetine e perbashket qe kane
trupat per te bashkevepruar elektrikisht.
-Kur themi se një trup është i ngarkuar elektrikisht?

Trupat përbëhen nga molekula.Molekulat përbëhën nga atome. Atomi është i ndërtuar nga
bërthama dhe reja elektronike.
Në bërthamën e atomit ndodhen protonet (p) me ngarkesë pozitive(+)dhe neutronet (n) pa
ngarkesë (0) → bërthama është e ngarkuar (+) , kurse elektronet (e) janë me ngarkesë negative (-)
→ rreja elektronike është e ngarkuar (-) .
Ngarkesa elementare e një elektroni është q( e-) = - 1,6•10-19 C ( C → Kulon) kurse ngarkesa e
një protoni është q( p+) = + 1,6•10-19 C.

Në rastin kur numri i protoneve dhe numri i elektroneve në një atom është i barabartë
atëhëre atomi është i pangarkuar d.m.th elektroasnjëanës.
Nëqoftëse nga një atom largohen elektronet atëhëre atomi këthehet në një jon pozitiv (+)
rrjedhimisht trupi është i ngarkuar pozitiv(+) .
Nëqoftëse një atom merr elektrone atëhëre atomi kthehet në një jon negativ (-)
rrjedhimisht trupi është i ngarkuar negativisht (-).
Si percaktohet vlera e ngarkeses se nje trupi?
q = Ne e- ku e- = -1.6*10-19 C →ngarkesa e elektronit (njesi)
q > 0 →kur atomet e trupit japin elektrone dhe q <0 →kur atomet e trupit marin elektrone
1C është njësia bazë e ngarkesës
mikrokulon (μC ) 1μC = 10-6 C, nanokulon (nC) 1nC =10-9 C pikokulon (pC) 1pC =10-12

Kur nje trup eshte e elektrizuar?


Kur atomet e trupit kanë mungesë ose tëpricë elektronesh. Kjo do të thotë se atomet marin ose
japin elektrone dhe jo protone.
Çfarë ndodh midis dy trupave të ngarkuar?
Shtyhen kur ata kanë ngarkesa të njëjta (+) me (+) ose (-) me (-) Tërhiqen kur kanë ngarkesa të
kundërta (+) me (-) ose (-) me (+)
Aparati që tregon nëse nje trup eshtë i elektrizuar quhet elektroskop
Aparati që vlerëson sasine e ngarkesave të një trupi të elektrizuar quhet electrometer

Gjatë elektrizimit zbatohet ligji i ruajtjes së ngarkesave ku : Shuma e ngarkesave qe jep një
trup me ngarkesat që merr trupi tjetër është i barabartë me zero q1 + q2+ . . . + qn = 0

Si i klasifikojmë trupat nga pikpamja elektrike?


Përcjellësa →materiale që lejojnë kalimin e elektroneve nëpër to. Materialet të tillë janë metalet
sepse ata në shtresat e jashtme elektronike kanë 1-3 elektrone të lira rrjedhimisht ata mund të
këthehen lehtësisht në jone pozitiv sepse i japin me lehtësi elektronet e lira → Metalet janë
përcjellës të mirë të elektricitetit dhe nxehtësisë.
Jopërcjellësa (Izolatorë) →materiale që lejojnë kalimin e elektroneve me vështirësi . Materialet
të tillë janë jometalet sepse ata në shtresat e jashtme elektronike kanë 5-7 elektrone jo të lira por
ata mund ti japin ata me anë të fërkimit → Jometalet janë përcjellës të këqinj të elektricitetit dhe
nxehtësisë.
Gjysëmpërcjellsa (Metaloidë) → Materiale ku atomet e tyre kanë 4 elektrone në shtresat e
jashtme elektronike.Ata janë përcjellës të dobët të elektricitetit dhe nxehtësisë kur janë të ftohtë
dhe përcjellës të mirë të elektricitetit dhe nxehtësisë kur janë të ngrohtë .
Cilat janë mënyrat e elektrizimit të trupave?
1-Me fërkim
Në elektrizimin me fërkim:Trupat shkëmbejnë elektronet me njëri tjetrin për shkak të energjisë
termike. Ndodh tek jometalet .
Psh: Një shufër qelqi me një copë mëndafshi ku:shufra e qelqit ka aftësi të jap elektrone dhe
ngarkohet pozitivisht(+) dhe copa e mëndafshit ka aftësi të marrë elektrone dhe ngarkohet
negativisht (-) ose një shufër ebaniti (plastike ) me një copë leshi ku:shufra e ebaniti (plastike
)ka aftësi të marrë elektrone dhe ngarkohet negativisht(-) dhe copa e leshtë ka aftësi të jap
elektrone dhe ngarkohet pozitivisht (+)

Para ferkimit Gjatë fërkimit Pas fërkimit


2- Me takim
Në elektrizimin me takim:Elekrtonet kalojnë nga një trup në tjetrin.Ndodh tek trupat përcjellës
(metalet )

3-Me ndikim
Në elekrtizimin më ndikim fusha elektrostatike e trupit të ngarkuar vepron mbi ngarkesen
negative të trupit tjetër duke i shtyrë ose i tërhequr ato dhe kështu sipërfaqen përball trupit të
ngarkuar e ngarkon me ngarkesa me shënjë të kundërt

Ligji i Kulonit
Forca e veprimit reciprok mes dy ngarkesave elektrike pikësore:
• Ku –𝜀0 konstanta dielektrike e vakumit

Kush e realizon bashkëveprimin ndërmjet dy trupave të elektrizuar ?


Fusha elektrike është gjendje e veçantë fizike në rrethinën e trupave të elektrizuar, e cila
manifestohet me forca mekanike mbi të gjitha trupat e elektrizuar të cilët ndodhen në të.
• Fusha elektrike në secilën pikë përshkruhet me vektorin e intensitetit të fushës elektrike.
• Vektori i intensitetit të fushës elektrike E, përkufizohet si raport ndërmjet forcës F e cila
vepron në ngarkesën q të futur në fushë dhe vlerës së kësaj ngarkese

Paraqitja grafike e fushes elektrostatike bëhet me anë të vijave të forcave të fushës elektrike që
janë:

 Imagjinare
 Të hapura
 Dalin nga ngarkesa (+) dhe hyjnë në ngarkesën negative (-)
 Janë më të dendura afër ngarkesës dhe më të rralla larg saj
 Në mjedise homogjen janë paralele dhe të baraslarguara
 Nuk priten me njëra tjetrën

Fusha paraqitet përmes vijave të forcës, të orientuara sikurse vektori i fushës nga ngarkesa
pozitive në atë negative. Ngarkesat pozitive përfaqsojnë burimin, kurse ata negative shuarjen e
vijave të forcës.
Tema : Rryma elektrike. Intesiteti i rrymës. Rezistenca elektrike e përcjellësit.

Konceptet kryesore ne kete teme mesimore:

-Rryma elektrike eshte nje tufe grimcash te ngarkuara elektrikisht,qe levizin ne nje drejtim dhe
nje kah te caktuar ne hapesire.Levizja e orientuar e ngarkesave elektrike quhet rryme elektrike.
Qe te kaloje rryme ne nje percjelles duhet qe ne skajet e percjellesit te kemi diference potenciale.

-Intesiteti i rrymes elektrike ne nje siperfaqe te dhene quhet madhesia skalare qe merret nga
raporti i ngarkeses qe kalon ne siperfaqen ne njesine e kohes.
𝑞 1𝐶
I= ( = 1𝐴)
𝑡 1𝑠
-Levizja e drejtuar e ngarkesave mund te haset ne zbrazeti,ne gaze ne lengje dhe ne trupat e
ngurte.
Percuesit jane trupa te ngurte ne te cilen mund te percohet rryme elektrike kurse dielektriket nuk
e percojne dot rrymen.
Rryma eshte konstante kur intesiteti eshte i njejte gjate gjithe kohes.

Me marreveshje kahu pozitiv i rrymes do te quhet gjithmone kahu i kundert me ate te levizjes se
elektroneve te lira ne percuesin me rryme.

Gjate kalimit te rrymes ne percjelles bartesit e lire te ngarkeses elektrike ndeshen me


jonet,atomet dhe molekulat e mjedisit.Tek metalet elektronet e lira ndeshen me jonet pozitive qe
lekunden ne nyjet e rrjetes kristalore,kurse ne mjediset elektrolite grimcat e ngarkuara ndeshen
me molekulat e tretesires.Prandaj rrymes elektrike mjediset i paracesin njefare pengese,njefare
rezistence qe e karakterizojme me nje madhesi fizike qe quhet rezistence e percjellesit.(R)
Tema : Lidhja ne seri e rezistencave.
Lidhja ne paralel e rezistencave.

Konceptet kryesore ne kete teme mesimore:

Ligji I Omit
Ligji i Omit thotë se rryma nepër një përçues në mes të dy pikave është proporcional me
tensionin në mes të këtyre dy pikave.

I=V⁄R (A)
V=IR (V)
R=V⁄I( ῼ)
Lidhja ne seri e rezistencave
 Rryma eshte e njejte ne te gjitha pikat e qarkut.
 Ruezistenca e kombinuar eshte e barabarte me shumen e rezistencave te qarkut.

I=V⁄R I=I1=I2 U=U1+U2 R=R1+R2


Lidhja ne paralel e rezistencave

I=V⁄R I=I1+I2 U=U1=U2 1⁄R=1⁄R1 +1⁄R2


Tema : Qarqet elektrike.Rrjeti elektrik.Izolatoret dhe siguresat.Lidhja e rezistencave ne
lidhje te perzier.

Qarku elektrik

Qark elektrik quhet tërësia e elementeve që shërbejnë për kalimin e rrymës elektrike.
Elementet përbërëse të një qarkut elektrik janë: burimi i energjisë elektrike, marrësi i
energjisë, përcjellësit, aparatet komanduese, pajisjet mbrojtëse, aparatet matëse,etj.
Elementet kryesore të domosdoshem që duhen për të formuar një qark elektrik janë tre:
1.Burimi
2.Marrësi
3.Përcjellësat lidhës.
Burimi i energjisë shndërron energjitë e formave të ndryshme në energji elektrike.
Marrësi i energjisë elektrike është pajisja që shndërron energjinë elektrike në forma të tjera
të energjisë si :mekanike (motorët), nxehtësore(furrat elektrike),drite(llampat e ndriçimit),kimike
(akumulatorët).
Në një qarku elektrik kalon rrymë vetëm nëse ai është i mbyllur.
Rryma elektrike paraqet lëvizjen e drejtuar të ngarkesave elektrike. Kahu i rrymës
elektrike: Si kah pozitiv i rrymës elektrike është pranuar kahu i lëvizjes së ngarkesave pozitive
ose kahu i kundërt i ngarkesave negative.
Kur rryma elektrike nuk e ndryshon madhësinë dhe kahun e saj, për një interval të gjatë kohe,
quhet rrymë e vazhduar.
Në qoftë se rryma gjatë kohës ndyshon vlerën dhe kahun ajo quhet rrymë e ndryshueshme.
Paraqitja grafike e qarkut elektrik me ndihmën e shenjave konvecionale quhet skemë
elektrike.
Elementet e qarkut elektrik

 Bateria
 Llamba
 Rezistenca
 Telat perçues
 Ҫelesi

Skema e qarkut elektrik

Në një qark elektrik elementet mund të lidhen në seri :


Lidhje në seri të rezistencave do të quajmë atë lidhje në të cilën nuk kemi pika nyje dhe
në çdo element të qarkut kalon e njëjta rrymë.

në paralel:
Lidhje paralel të rezistencave do të quajmë atë lidhje në të cilën fillimet e të gjithë
rezistencave lidhen në një pikë, kurse fundet në një pikë tjetër.
Ose e përzier:
Lidhja e përzier e rezistencave është lidhja në të cilën brenda një qarku kemi
njëkohësisht edhe lidhje në seri edhe lidhje në paralel të rezistencave.
Për të kryer llogaritjet e këtyre qarqeve, bëhen zëvendesime të tilla të cilat e kthejnë qarkun
nga një qark me lidhje të përzier në nje qark me rezistenca në lidhje në seri ose në nje qark me
rezistenca në lidhje paralel.
Në figuren më poshtë paraqitet shembull i llogaritjes së një qarku kompleks hap mbas hapi

Hapat që ndiqen për të kryer llogaritjen e një qarku kompleks hap mbas hapi janë:
a) R6 është lidhur në paralel me R7 . R6’=R6R7/R6+R7 vizatojmë skemën ekuivalente 2
b) R4,R5 dhe R6’ janë lidhur në seri; R4’=R4+R5+R6’ vizatojmë skemën ekuivalente 3
c) R3 është lidhur në paralel me R4’ R3’=R3+R4, vizatojmë skemën ekuivalente 4
d) R1,R2 dhe R3’ janë lidhur në seri Rp=R1+R2+R3’ vizatojmë skemën ekuivalente 5
e) Gjejmë rrymën e përgjithëshme I=U/Rp . Nga skema 4 shohim që në rezistencat
R1dhe R2 kalon e njëjta rrymë I.
f) Për të gjetur rrymën në rezistencat e tjera llogarisim më parë tensionin në to. U3’=IR3’
g) I3=U3’/R3 dhe I4’=U3’/R4’ (R3 në paralel me R4,tensioni i njëjtë për të dyjaU3’)
h) Nga skema 2 shohim që I4=I5=I6’=I4’
i) Për të gjetur I6dhe I7 llogarisim U6’=I6’R6’
j) Gjejmë I6=U6’/R6 dhe I7=U6’/R7
Siguria elektrike
Kabllot elektrike qe mbartin rrymen elektrike zgjidhen me kujdes dhe ne to specifikohet rryma
maksimale qe mund te mbajne.Telat ne secilin nga kabllot jane te izoluar nga njeri tjetri dhe
kablli si i tere ka izolimin e vet ne pjesen e jashtme.
Kasa metalike e aparateve elektrike tokezohet duke e lidhur ate me telin e tokezimit per te
reduktuar mundesite e goditjes elektrike.
Siguresat futen ne qark per te ndaluar rrjedhjen e rrymave te teperta.Ato permbajne nje cope te
holle teli qe eshte llogaritur te shkrije e te shkepuse qarkun kur rryma kalon nje vlere te dhene.
Tema mesimore:Energjia elektrike dhe fuqia elektrike .

Puna dhe energjia e rrymes elektrike. Lambat,diodat,termistoret dhe LDR.

Konceptet kryesore ne kete teme mesimore:

Efektet e rrymes elektrike jane:

1.Efekti termik

2.Efekti mekanik

3.Efekti magnetik

4.Efekti dritor.

Shumica e aparateve elektrike ka nje etikete ku shenohet vlera e tensionit dhe fuqise se tyre si
p.sh 220Vdhe 1500W.Keto vlera tregojne fuqite maksimale qe mund te terheq ai aparat nga rrjeti
kur punon me kapacitet te plote.

Fuqia eshte shpejtesia me te cilen energjia transferohet nga nje vend ne tjetrin ose shnderrohet
nga nje forme ne nje forme tjeter.

𝑬𝒏𝒆𝒓𝒈𝒋𝒊 𝑬 𝟏𝑱
P= P= ( = 𝟏𝒘)
𝑲𝒐𝒉𝒆 𝒕 𝟏𝒔

Lidhja qe egziston midis energjise elektrike,fuqise dhe tensionit.

-Rryma elektrike eshte nje tufe grimcash te ngarkuara elektrikisht,qe levizin ne nje drejtim dhe
nje kah te caktuar ne hapesire.Levizja e orientuar e ngarkesave elektrike quhet rryme elektrike

-Intesiteti i rrymes elektrike ne nje siperfaqe te dhene quhet madhesia skalare qe merret nga
raporti i ngarkeses qe kalon ne siperfaqen ne njesine e kohes.
𝒒 𝟏𝑪
I= 𝒕 ( 𝟏𝒔 = 𝟏𝑨)

-Tensioni elektrik eshte puna qe kryhet mbi ngarkesen elektrike per ta zhvendosur ate nga nje
pika a ne b.
𝐴 𝑞
Duke u nisur nga formula U=𝑞 dhe I= 𝑡 kemi q=It

𝐴
U=𝐼𝑡 ku gjejme A=UIt

Puna e rrymes elektrike eshte A=UIt (J)


𝑨 𝑼𝑰𝒕
P= 𝒕 = =UI
𝒕

P=UI

Fuqia =TensionxRryme

Puna ne qarkun elektrik mat energjine elektrike qe shnderrohet ne lloje te tjera te


ernergjise,termike,dritore,magnetike,mekanike.

Energjia e shnderruar =Rryme xtensionx kohe

A=E=IUt

Supozojmë se puna elektrike teresisht eshte shndërruar në energji të nxehtësis, prandaj ligjin e
xhaulit mund ta shkruajmë: Q= l²Rt
𝐔²
Q=IUt= l²Rt= 𝑹 t

Diodat lejojne rrymen qe te kaloje vetem ne nje drejtim.

Termistoret jane lloj rezistence qe varet fort nga mjedisi.Rezistenca varet nga temperatura.

LDR rezistenca varet nga drita.


Tema mesimore: Elementet lineare dhe jolineare te nje qarku elektrik.Sistemi kombetar i
transmetimit te energjise elektrike.

Ata elementë të qarkut elektrik për të cilin janë të qëndrueshme varësia e rrymës nga tensioni I
(U) ose tensioni nga rryma U (I), si dhe rezistenca R, quhen elemente lineare të qarkut elektrik.
Prandaj, një qark i përbërë nga elementë të tillë quhet një qark elektrik linear.

Për elemente lineare është karakteristikë një karakteristikë lineare simetrike e tensionit të rrymës
, e cila duket si një vijë e drejtë që kalon përmes origjinës në një kënd të caktuar për boshtet
koordinuese. Kjo tregon se është përmbushur në mënyrë rigoroze për elementet lineare dhe për
qarqet elektrike lineare.

Rezistenca lineare quhet omike,karakteristikat voltamper(UI)te te cilave paraqesin drejtez qe


kalon neper origjine.

Raporti tension-rryme eshte i njejte ne cdo pike.

Rryma përmes një rezistence të tillë në një diapazon të caktuar të tensionit operativ varet në
mënyrë lineare nga vlera e rezistencës dhe nga tensioni i aplikuar në rezistencë.

Elemente jolineare

Nëse, për një element të një qark elektrik, varësia e rrymës nga voltazhi ose voltazhi në rrymë, si
dhe rezistenca R, nuk janë konstante, domethënë, ato ndryshojnë në varësi të rrymës ose
tensionit të aplikuar, atëherë elementët e tillë quhen jolinear dhe, në përputhje me rrethanat, një
qark elektrik që përmban të paktën një element jolinear.

Karakteristika e tensionit aktual të një elementi jolinear nuk është më një vijë e drejtë në grafik,
është jo lineare dhe shpesh asimetrike, si një diodë gjysmëpërçuese.

Ligji i Ohmit nuk është përmbushur për elementet jolineare të një qarku elektrik.

Kur raporti tension-rryme nuk eshte i njejte ne cdo pike te varesise (UI)quhen elemente jolineare.
Një shembull i një elementi jo linear është një llambë inkandeshente.

Me një rritje të rrymës përmes filamentit të llambës, temperatura e saj rritet dhe rezistenca rritet,
që do të thotë se nuk është konstante, dhe për këtë arsye ky element i qarkut elektrik është
jolinear.

Për elementet jolineare, një rezistencë e caktuar statike është karakteristike në secilën pikë të
karakteristikës së tyre I - U, domethënë, çdo raport i tensionit ndaj rrymës, në çdo pikë të
grafikut, shoqërohet me një vlerë të caktuar të rezistencës. Mund të llogaritet si tangjent i këndit
alfa të pjerrësisë së grafikut me boshtin horizontal I, sikur kjo pikë të shtrihej në një grafik
drejtëzor.

Një shembull i një elementi jo linear është dioda. Karakteristika rryme- tension e nje diode.

You might also like