You are on page 1of 2

Zilja elektrike]

Ka tipe të ndryshme të zileve ku në shumicën prej tyre armatura prej hekurit të butë tërhiqet nga
elektromagneti. Një zile thjeshtë është treguar në Fig. 5. Shtypja e butonit e lejon qarkullimin e
rrymës nëpër bobinë. Pasi bobina me bërthamë hekuri magnetizohet, armatura prej hekurit të
butë tërhiqet nga elektromagneti. Armatura e terheq po ashtu edhe çekanin i cili e godet gongun.
Kur qarku hapet bobina çmagnetizohet, spiralja elastike e kthen armaturën prapa në pozitën
fillestare. Çekani punon vetëm kur butoni shtypet.

Releja

Releja

Është e ngjashme me zilen elektrike në përjashtim që kontaktet hapen ose mbyllen me veprimin e
elektromagnetit në vend të goditjes së gongut. Një rele tipike e thjeshtë është treguar në Fig. 6, i cili
përbëhet nga bobina e pështjellur në hekur të butë. Kur të eksitohet bobina armatura e varur e
hekurit të butë tërhiqet nga elektromagneti dhe mbështetet për dy kontakte fikse, kështu që ato
lidhen mes veti duke e mbyllur në këtë mënyrë ndonjë qark elektrik tjetër.

Vinçi magnetik

a) Vinçi magnetik dhe b)Dëgjuesja telefonike

Vinçat me elektromagnet ndërtohen me elektromagnete të mëdhenj, dhe përdoren për ngarkim-


shkarkimin e pjesëve metalike të hekurit dhe çelikut. Në Fig. 7 është treguar një i tillë, ku bobina B,
është pështjellë në bërthamën qendrore P të mbajtjes së hekurit. Mbi faqen e elektromagnetit është
vendosë një pllakë jo magnetike mbrojtëse R. Ngarkesa Q e cila duhet të jetë magnetike ngrihet kur
eksitohen bobinat dhe krijojnë fluksin magnetik M, të treguar me vija të

Dëgjuesja telefonike
Kur transmetuesi ose mikrofoni i konverton valët zanore në sinjale elektrike, dëgjuesja telefonike
sinjalet elektrike i konverton sërish në valë zëri. Në Fig. 7b është treguar një dëgjuese telefonike
tipike e cila përbëhet nga një magnet permanent me bobina të pështjellura në polet e tij. Një
diafragmë e hollë fleksibile nga materiali magnetik është e përforcuar në pozicionin afër poleve
magnetike por nuk i takon ato. Variacioni i rrymës nga transmetuesi e ndryshon fushën magnetike
dhe diafragma vibron në pajtim me këtë ndryshim. Vibracionet prodhojnë vibracione tonike që i
korrespondojnë atyre të transmetuara.

You might also like