You are on page 1of 4

Elementi Hekur

Hekuri eshte metal . Eshte element elektropozitiv (jep elektrone ).Ben pjese ne bllokun e mesit
te sistemit periodik, ne bllokun e 30 elementeve qe quhen elemente kalimtare.

Hekuri ndodhet ne perioden e 4 , grupi VIII B .

Numri Atomik (Z) = 26

Numri I Mases (A) = 56

Numri I protoneve p+ = 26

Numri I elektroneve e-= 26

Numri I neutroneve = n0 =A – Z => 56 - 26 = 30

Shperndarja e elektroneve (e-) :

(Z=26)

1S2, 2S2P6, 3S2P6,4S2 3d6 2 + 8 + 14 + 2

Valenca maksimale e elementit Hekur eshte 8 sepse numri I grupit tregon valencen maksimale.

Veçori te tjera:

Ka dendesi te madhe;

Hekuri ka pike te larte shkrirje dhe vlimi;

Ka rreze te ulte sepse zvogelohet numri I shtresave elektronike.


Elementet e grupeve kalimatare jane shume me pak aktive se metalet e grupit te I A .Nuk
shfaqin prirje te qarte ne aktivitet , formojne perberje me ngjyra, formojne jone me ngarkesa te
ndryshme, mund te formojne me shume se nje perberje me nje element tjeter etj . Hekuri
kimikisht I paster eshte metal I bute dhe ka ngjyre argjendi.Ne ajer te thate eshte I
qendrueshem ,kurse ne prani te lageshtires dhe te gazeve te ndryshme hekuri ndryshket .
Hekuri ka veti te perpunohet dhe te farkohet ,por hekuri I forte qe perdoret ne industrine e
zeze ka nje perberje tjeter dhe quhet celik .Ai dallohet per shkelqim metalik,percjellshmeri te
rrymes elekrike dhe te nxehtesise, fortesi te madhe dhe qendrueshmeri . Hekuri në natyrë nuk
mund të gjendet në gjendje kimike të pastër. Komponimet e hekurit që hasen në natyrë janë
xehet apo mineralet të cilat janë okside, karbonate dhe sulfare te hekurit. Xehet më të
rëndësishme janë hematiti Fe2O3, magnetiti Fe3O4, sideriti FeCO3, dhe piriti FeS2. Përdoret për
shkatërrimin e dëmtueseve te bimëve, ne mjekësi, ne industrinë tekstile.

Historia e Hekurit
Në qytetin verior egjiptian të Gerzehut në vitin 1911, arkeologët gjetën një varr që përmbante
nëntë rruaza, të cilat duket të jenë prej hekuri. Problemi i vetëm është se ato i përkasin 2.000
viteve para se sa Egjipti të kishte aftësinë të shkrinte hekurin. Që
atëherë, historianët kanë dyshime se ku egjiptianët e lashtë gjetën
hekurin, ose mësuan ta krijojnë, kaq herët në histori. Në hieroglifet
egjiptiane, “hekuri” fjalë për fjalë përkthehet: “metali nga qielli”, gjë
që krijon një ide mjaft të mirë mbi origjinën e tij.  Për shkak se
metali ishte i rrallë, ai ishte i lidhur kryesisht me pasuri dhe pushtet.

Hekuri nje element kimik me vlera industriale .


Hekuri ne industri përftohet kryesisht prej xeherorëve te tije e keto janë -xeheror
hekuri(p.sh.hematiti ose magnetit) -koku,si mjet reduktues -guri gëlqeror,si shkrirës -ajri i
nxehtë qe vjen nga kauperët ose pzrgjet(kullat).Në fillim bëhet fërgimi i xeherorit me qëllim të
oksidimit të sulfureve dhe karbonateve nëse ato gjendente pranishme ne xeherore ,si
dhelargimit të lagështirës që gjendet në xeherore Pastaj xeherori transportohet me vagoneta të
posatshme deri ne grzkën e furrënaltes pastaj transportohet koku(qymyri) dhe pastaj guri
gelqeror dhe permes kaupereve(aparatur e
posatshme)hzn ajri dhe i ndihmon djegëjes.
Hekuri perdoret ne
ndertesa ,ura ,makina,ambalazhe
konservuese(te veshura me kallaj), gjilpera ,
gozhde etj.

Hekuri me ndikim ne shendet.


Hekuri është pjesë mjaft e rëndësishme e ushqimit, pasi që merr pjesë në përbërjen e
hemoglobinës dhe ka rol në lidhjen dhe përcjelljen e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.

Në indet dhe organet e njeriut, hekuri lidhet me proteina të ndryshme, siç janë kromoproteinat,
flavoproteinat dhe grupi i tretë ku bëjnë pjesë transferina dhe
feritina. Hekuri merr pjesë edhe në sintezën e ADN-së, në
metabolizmin e katekolaminave dhe shërben si përcjellës i
elektroneve në mitokondrie. Në organizmin e njerëzve të rritur
gjenden prej 3 deri në 5 mg hekur. Pjesa më e madhe gjendet në
hemoglobinë dhe mioglobinë. Pjesa e tepërt e hekurit në
organizëm gjendet si rezervë në formë të feritinës dhe
hemosiderinës në mëlçi, shpretkë dhe palcën kockore. Feritina ka
mjaft role në organizëm: pengon grumbullimin e hekurit të lirë;
ruan hekurin për sintezën e hemoglobinës dhe ka rol në
përthithjen e hekurit nga zorra. Feritina është masë më e mirë për
të matur edhe sasinë e hekurit në organizëm.

Burimet natyrore të hekurit.


Përmes ushqimit në organizëm futen rreth 10 deri në 30
miligramë hekur në ditë. Burimet më të pasura të hekurit janë
këto: mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës, peshku, soja, tërshërë,
kungull, bizelja, fiku, etj. Personat e shëndoshë, pa simptoma të
mungesës, absorbojnë nga 0.5 deri në 1 mg hekur, ose 5-10%. Tek personat të cilët kanë
mungesë të hekurit në orgazmën, absorbohet rreth 30% e hekurit nga ushqimi.

Mungesa e hekurit.
Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë
si pasojë e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet
kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera,
herniet, tumoret e traktit digjestiv,
gjakderdhjet menstruale), absorbimi i dobët,
rritja e nevojave për hekur (puberteti,
shtatzënia) dhe mosmarrja e mjaftueshme me
anë të ushqimit. Shenjat tek njerëzit të cilët kanë mungesë të hekurit shfaqen ngadalë,
mundimet fillojnë gjatë ngarkesave, paraqitet mundim, plogështi, frymëmarrje e vështirësuar,
rrahje e zemrës, kokëdhembje, përtypje e vështirësuar. Në dukje të parë vërehet një zverdhje e
lëkurës dhe mukozës, flokët janë të thata, të thyeshme dhe lehtë bien. Po thuajse secili person
që ka mungesë të hekurit, ka mungesë edhe të vitaminës A, që mund ta përkeqësojë gjendjen
anemike.
PROJEKT
Tema: Hekuri, element kimik me vlera historike, industriale
dhe shendetsore.
Lenda: Kimi
Klasa: X

Punoi: Orgito Leka

You might also like