You are on page 1of 6

Pune Laboratori Metale alkaline

Metale alkaline quhen elementet e grupit te l-re A te sistemit periodik; litiumi, natriumi, rubidi
dhe ceziumi. Atomet e ketyre elementeve ne shtresen e jashteme kane nga nje elektron. Gjate
reaksioneve kim ike; keto Ieshojne lehte kete elektron dhe paraqiten si reduktues energjike.
Aktiviteti i tyre rritet me zmadhimin e rrezeve atomike, dornethene nga litiumi tek ceziumi.
Metalet alkaline oksidohen lehte ne ajer, prandaj keto ruhen ne ene me vajguri.
Oksidet e metaleve alkaline (me perjashtim te Li-O) mund te prodhohen vetem ne menyre te
terthortetper shembull duke nxehur peroksidet me metalet perkatese).
Te gjitha metalet alkaline hyjne ne reaksion me ujin ne temperature e zakonshrne. Reaksionet
zhvillohen duke formuar hidroksidet perkatese dhe duke cliruar hidrogjen. Kriperat e metaleve
alkaline, me perjashtirne te pakta, treten mire ne uje.
Soda eshte nje nga produktet me Ie rendesishme te industrise se rende kimike. Ajo prodhohet
kryesisht, ne baze te metodes amoniakore, baza e se ciles jane reaksionet qe vijojne:

Alkalet kaustike NaOH dhe KOH ne industri prodhohen me ane te elektrolizes se tretjeve te
klorureve ose me nje rnetode tjeter me te vjeter, duke vluar tretjen e karbonateve me sherbetin e
gelqeres.

Aparatet dhe enet: 1) peshore tekniko-kimike me kutine e peshave;


2) aparat i Kippit, i ngarkuar per te perftuar CO2; 3) stativ me unaza; 4) llampe; 5) cilinder mates
me nxenesi 100 ml; 6) cilinder qelqi me nxenesi 200 ml; 7) tas porcelanit; 2 cope; 8) kupshore
porcelani; 9) trekendesh porcelani; 10) thike; 11) pinceta; 12) gota kimike me nxenesi 150-200
ml 2 cope; 13) hinke; 14) thuper qelqi me tel plantini ose nikromi; 15) thuper qelqi; 16) rrjete
asbesti; 17) mbajtese provezash; 18) proveza.
Reakti vet dhe materialet:
l.natrium; 2) kalium; 3)peroksid natriumi Na202 (pluhur); 4)Klorur natriumi NaCl; 5) karbon at
kaliumi K2C03; 6) karbonat amoni ; 7) gelqere e shuar Ca(OH)2; 8) leter lakmusi; 9) leter filtri;
10) thupra druri. Tretjet: 1) acid klorhidrik HCI ( 2 normal); 2) klorur natriumi NaCl
(2 normal); 3) klorur kaliumi KCI (2 normal); 4) klorur litiumi LiCI (2 normal); 5) lakmus; 6)
fenolftaleinetalkoolike) 7) dyhidogjenantimonat kaliumi KH2Sb04(2 normal); 8) tartrat acid te
natriumit NaHC4H406 (2 normal); 9) hegzaitrokobaltat (III) i natriumit Na3[Co(NO2)6](2 N); 10
karbonat natriumi Na2C03 (2 N); fosfat kaliumi K3P04(2 N)

Puna praktike
1. Djegia e natriumit
(Kete pune bejeni prapa xhamit te dollapit te gazeve) Prej nje ene qe permban natrium dhe
vajguri nxirrni, me ane te pincetes nje cope natriumi metalik; vendoseni mbi nje leter filtri dhe
pritni me thike nje cope me madhesi sa nje kokerr bizele. Metalin e thare mice ne siperfaqe me
ane te letres se filtrit, vendoseni ne nje kupshore porcelani dhe nxejeni me kujdes mbi
trekendeshin prapa xhamit te dollapit te gazeve, ne flaken e vogel te llampes. Porsa natriumi te
kete rnarre flake largojeni llampen. Vereni djegien e natriumit ne kupshore dhe peroksidin e
natriurnit. Na2o.2 te formuar. Shkruani barazimin e reaksionit.
2. Veprimi i metaleve alkaline me ujin
(Kete pune bejeni prapa xhamit te dollapit te gazeve).
a) Merrni nje tas porcelani pergjysrne me uje, pritni me thike nje cope te vogel natriumi (sa
gjysma e kokrres se bizeles), -thajeni me leter filtri dhe e hidhni ne tasin me uje, Vereni
zhvillimin e reaksionit nepermjet xhamit te dollapit te gazeve. Mbrojtja me ane te xhamit eshte e
nevojshme per arsye se natriumi bashkevepron nganjehere me ujin me plasje. Kur reaksioni te
kete marre fund, provoni tretjen e perftuar me ane te lakmuesit ose me ane te fenolftaleines.
Shkruani barazirnin e reaksionit.
b) Perseritni eksperimentin e meparshem duke perdorur kalium. Merrni per eksperiment nje cope
shume te vogel metali mbasi kaliumi vepron me ujin ne rnenyre shume me energjike se sa
natriumi. Vereni bashkeveprirnin e kaliurnit me uje. Shkruani barazimin e reaksionit.
3.Bashkiiveprimi i peroksidit tii natrium it me ujin \
Ne nje provez qe permban nje sasi te vogel uji shtoni pak pluhur Na2o.2. Duke futur ne provez nje
thuper druri te ndezur provoni se gjate reaksionit lirohet oksigjeni. Mbas mbarimit te
eksperimentit provoni tretjen me anen..e letres se lakmusit. Shkruani barazimin e reaksionit.
4. Gatitja e sodiis me anen e metodes amoniakore
Ne 100 ml uje tretni 30 gram NaCl dhe tretjes se perftuar i shtoni 25 gram (NaHC03te tretur ne
nje sasi sa me te vogel uji. Kete perzierje derdheni ne nje cilinder qelqi te larte dhe neper te
grumbulloni nje rryme te forte Co.2. Pas nje fare kohe (15 minuta) lengu turbullohet dhe prej tij
fition te vecohet nje precipitat i imet i NaHC03. .
Formirni i NaHC03. zhvillohet sipas ketyre barazimeve:

Precipitatin filtrojeni dhe shpelajeni mbi filtrin me nje sasi te vogel uji te ftohte. Hidheni
precipitatin ne nJe pot porcelani te peshuar qe me pare, dhe mbasi te jete thare ne fillim duke e
ngrohur me kujdes, shkrumezojeni ate mbi llarnben e gazit derisa pesha te mbetet e
pandryshueshme. Duke caktuar peshen e sodes se perftuar njehsoni perqindjen e perfitimit te saj.
Kete krahasojeni me perqindjen teorike.
5. Gatitja e hidroksidit til kalium it nga karbonati i tij.
Hidhni ne nje gote 10 ml uje dhe tretni ne te 10 gram karbonat kaliumi, Nxehni tretjen deri sa te
vloje dhe i shtoni pak e nga pak duke e perzier 8-10 g gelqere te shuar. Kete tretje vlojeni duke i
shtuar vazhdimisht
I.1jene menyre qe vellimi i Iengut te mbetet afersisht i njejte deri ne mbarim 'te reaksionit.
Provoni ne se reaksioni eshte zhvilluar deri ne fund. Per kete qellim duhet te mermi nje pjese te
lengut, ne nje provez dhe veproni mbi te me acid klorhidrik. Mbas mbarimit te reaksionit lereni
tretjen qe te ftohet dhe me ane te dekantimit ndajeni lengun e tejdukshem nga precipitati.
Shkruani barazimin e bashkeveprirnit te karbonatit te kaliumit me gelqeren e shuar.
Shpjegoni zhvillimin e reaksionit prej te cilit formohet hidroksidi i kaliumit, duke patur parasysh
tretshmerine e CaC03 dhe te Ca (OH)2'
6. Reaksionet per zbulimin e joneve natrium, kalium dhe litium
a) Hidhni ne nje provez qe permban 2-3 ml tretje te ndonje kripe te natriurnit, tretjen e
perqendruar te dihidrogjenantimonatit te kaliumit (KH2Sb04). Qe te shpejtoni precipitimin e
antimonatit te natriumit duhet te ferkoni anen e brendshrne te provezes me nje thuper qelqi.
b) Hidhni ne nje provez qe permban tretje te ndonje kripe te kaliumit, tretjen e tartratit acid te
natriumit (NaHC4H406). Ferkoni anet e brendshme te provezes me nje thuper qelqi per
precipitimin e shpejte te tartratit te kaliumit. ' Vereni precipitatet dhe shkruani barazimet e
reaksioneve .
.c) Ne nje provez qe permban tretjen neutrale ose te acidifikuar me
acid acetik te ndonje kripe te kaliumit hidhni tretjen e hegzanitrokobaltatit (Ill) te natriumit
Na3[(Co(N02)6]. Vereni precipitimin e hegzanitrokobaltatit (Ill) te kaliumit e te natriumit K2Na
[(Co(N02)6]. ne forme kristalesh te verdha.
7. Ngyrosja eflakes nga kriperat e litiumit te natrium it dhe kaliumit
Telin e platinit ose te nikromit ne fillim pastrojeni duke e zhytur ne acid klorhidrik te
perqendruar dhe duke e shkumezuar disa here. Nderkaq telin e pastruar futeni ne tretjen e
ndonjeres prej kriperave te litiumit dhe pastaj ne flaken e ndritshme te llarnpes. Vereni ngjyren e
kuqe te forte te flakes.
Kete eksperiment bejeni edhe me. kriperat e kaliumit one te natriumit. Vereni ngjyren vjollce te
flakes nga kriperat e kaliumit dhe ngjyren e verdhe nga ato te natriumit.
Ushtrime dhe problema
1) Cfare kane te perbashket keto procese; djegia e natriumit me klor, bashkeveprimi i natriumit
me ujin dhe ai i bashkeveprimit te natriumit me acidin sulfurik?
2) Cilat nga kriperat e poshteshenuara do ti nenshtrohen nje hidrolize te dukshme: KCl, KN03;
K2S, K2C03, CH3COOK?
3) Kloruri i natriumit kimikisht i paster prodhohet duke gurgulluar klorurin e hidrogjenit neper
tretjen ujore te ngopur te kripes se gjelles. Shpjegoni pse mund te pastrohet kripa ne kete
rnenyre?
4) Cfare vellimi hidrogjeni i matur ne O°C dhe 760 mmHg do te clirohet kur verne te
veprojne.mbi uje 2 gram te nje lidhjeje te perbere nga 30% kalium dhe 70% natrium.
PUNA BAKRI DHE ARGIENDI
Bakri, argjendi dhe ajri jane elemente te grupit I-re B te sisternit
periodik. Atomet e tyre, sikurse edhe ato te metaleve alkaline, kane ne
shtresen e jashtme nga nje elektron, prandaj atyre u mungon aftesia per te
terhequr elektronet. Por ndryshe nga metalet alkaline, atomet e Cu, Ag dhe
te Au ne shtresen e parafundit kane jo 8, por 18 elektrone, gje qe
percakton ndryshimin e vetitve te tyre. Rrezet atomeve te elementeve te
grupit te bakrit jane shume me te vogla se rrezet e atomeve te metaleve
alkaline
Puna praktike

l.Reduktimi i oksidit te bakrit me ane te qymyrit


Ndertoniaparatin simbas fig.78. Ne provez vini nje sasi te vogel te
perzierjes se pregatitur nga pjese te barabarta oksidi kuprik dhe pluhur
qymyr druri. Fundin e gypit te Jargimit te gazeve vendoseni ne provezen qe
permban uje gelqereje dhe pastaj perzierjen nxejeni fort per disa minuta.
Vereni turbullimin e ujit te gelqeres. Mbas ftohjes se provezes derdhni
permbajtjen e saj ne nje flete letre. Bakriri qe formohet si perfundim i ketij
reaksioni mund ta :zbuloni ne baze te ngjyres, Shkruani barazimet e
reaksioneve.
3. Nxjerrja e bakrit nga kriperat: e tij me ane te metaleve te tjera.
Hidhni ne nje provez tretjen e sulfatit te bakrit dhe po aty hidhni
pluhur hekuri ose 1-2 kokrriza zinku. Mbyllni provezen me tape dhe tundeni
me kujdes. Shikoni ndryshirnin e ngjyres se tretjes dhe te pluhurit te hekurit
ose te zinkut. Shkruani barazimin e reaksionit.

4. Ngjyrosja eflakes me ane te kriperave te bakrit


Nje e platini ose nikromi zhyteni ne acid klorhidrik t~ perqendruar
dhe shkrumezojeni ne flaken e llampes. Pastaj. futeni ne tretjen e ndonje
kripe dhe perseri vendosni ne flaken e llampes. Shikoni ngjyren e saj.
5-.Qendrimi i bakrit ndaj acideve .
(Kete pune bejeni ne dollapin e gazeve).
Hidhni sasira te vogla tallash bakri ne proveza te vecanta dhe shtoni
acide te perqendruara dhe te holluara HCI, H2S04 dhe HN03. Vereni
fenomenet qe ndodhin.
Ato proveza ne te cilat reaksioni nuk filion ne te ftohte, i nxehni.
A vepron bakri me te gjitha acidet? Shkruani barazimet e reaksioneve,
6. Gatitja e vetite e hidroksidit te bakrit
Tretjes se nje kripe te bakrit i shtoni tretje te hidroksidit te natriumit.
Formohet nje precipitat xhelatinoz me ngjyre te kalter Cu(OH)2. Shkruani
barazimin e reaksionit. . Precipitatin e perftuar tundeni, ndajeni ne dy
proveza dhe studjoni qendrimin e tij kundrejt acideve te holluara dhe
kundrejt teprices se perqendruar te alkaleve. Shenoni ngjyren e tretjeve te
perftuara, Shkruani barazimet e reaksioneve.
7. Zberthimi i hidroksidit tif bakrit
Gatitni hidroksidin e bakrit (shif eksperimentin 6). Lengun me
pricipitatin nxeheni deri sa te vloje. Precipitati ne menyre te shkallezuar
nxihet per shkak te formimit te oksidit te zi te bakrit. Shkruani barazimin e
reaksionit.
, 8.Hidroliza e kriperave te bakrit
a) Tretjen e CuS04 provojeni me leter lakrnusi te kuqe dhe blu.
Shpjegoni ndryshimin qe ndodh ne ngjyren e letres se lakmusit. Shkruani
barazimin e reaksionit te hidrolizes se CuS04. Cfare perfundimi mund te
nxirret persa u perket vetive te hidroksidit te bakrit si baze?
b) Tretjes se CuS04i shtoni tretjen e Na2C03. Vereni formimin e
precipitatit jeshil te karbonatit bazik te bakrit dhe clirimin e gazit karbonik.
Shkruani barazirnin e reaksionit.
9. Gatitja e tretjes se sulfatit te kupri tetramines
Tretjes se CuS04i shtoni tretjen e amoniakut deri sa te tretet
precipitati i kripes bazike se formuar ne fillim. Formohet nje tretje me ngjure
blu ne vjollce. Shkruani barazimin e reaksionit. Ne perberjen e cilit jon ben
pjese bakri? Cila eshte ngjyra e ketij joni? Ky reaksion perdoret shpesh
here per te zbuluar jonet Cu+2
.
1o. Nxjerrja e argjendit nga kriperat e tij me anen e metaleve te tjera
Hidhni ne dy proveza te vecanta nga 2 mi (afersisht) AgN03• Ne
njeren provez futni nje tel bakri, ndersa ne provezen tjeter hidhni nje pike
merkur. Vereni vecimin e ngadalte te argjendit metalik dhe shkruani
barazimet e reaksioneve.
11. Gatitja e pasqyres se argjendit.
Ne nje provez te lare mire hidhni tretjen 10% te AgN03 dhe i shtoni
asaj pika-pika tretjen e amoniakut deri sa te tretet precipitati i formuar ne
fillim. Pastaj i shtoni nje tretje 10% glukoze ose formaline. K:ete perzierje
nxejeni ne banje uji. Mbas disa minutash siperfaqja e brendshme e
provezes vishet me nje shtrese te shkelqyeshme argjendi metalik.
12. Formimi i oksidit te argjendit dhe i argjendit metalik
Tretjes se nitratit te argjendit i shtoni tretjen e hidroksidit te
natriumit. Vereni formimin e precipitatit te murme te oksidit te argjendit.
-
Ag+ + OH = AgOH

2AgOH=↓Ag2O + H20

Perrnbajtjen e provezes ngroheni deri ne vlim, filtrojeni, shplajeni me uje


masen e ngurte (Ag20) mbi letren e filtrit dhe pastaj kete te fundit se bashku
me permbajtjen vendoseni ne nje kupshore porcelani. Kupshoren me
permbajtjen vendoseni per t'u thare dhe pastaj digjeni letren edhe
gelqerizoni( kalcinoni) permbajtjen e saj. Vereni daljen e argjendit metalik.
Shkruani barazirnin e reaksionit.
13. Halogjenuret e argjendit dhe kromati i argjendit
a) Ne tri proveza hidhni tretjen e AgN03 dhe ne njeren prej tyre
shtoni tretjen e NaCl, ne tjetren tretjen e KBr edhe te.fundit tretjen e KI. .Me
provezen e pare formohet precipitat i bardhe i AgCl, ne te dyten precipitat i
verdhe limoni i AgBr, dhe ne te treten precipitat i verdhe i AgI. Shkruani
barazimet e reaksioneve.
b) Precipitatin e perftuar te AgCl filtrojeni dhe lereni te qendroje ne
drite (me mire eshte qe te qendroje ne driten e drejtperdrejte te diellit). Per
shkak te vecimit te argjendit, precipitatit erresohet ne menyre te
shkallezuar, pastaj merr ngjyre vjollce dhe me ne fund ngjyre te zeze.
Shkruani barazimin e reaksionit.
+
Me kromat kaliumi joni Ag formon precipitat me ngjyrë të kuqe-
kafe, që është kromati i argjendit
-
2Ag2+ + CrO42 = ↓ Ag2CrO4

Kromati i argjendit tretet në hidroksid amoni dhe në acid nitnik, por jo


në acid etanoik.

You might also like