You are on page 1of 8

Libër mësuesi / “Kimia 11”

Test i tremujorit II, Kimia 11

Emër __________________ Mbiemër __________________ Grupi A

Ndotja e ajrit nga djegia e qymyrit shkaktohet nga secili prej rasteve të mëposhtme, përveç:
djegies jo të plotë;
djegies së piritit të papastër në qymyr;
djegies së squfurit me qymyr;
ç) djegies me tepricë oksigjeni.
(1 pikë)

Nuk janë ndotës të ajrit:


përbërjet e plumbit;
dyoksidi i karbonit;
monoksidi i karbonit;
ç) dyoksidi i squfurit.
(1 pikë)

Cila nga shprehjet e mëposhtme është e saktë?


Nitrati i amonit mund të përdoret si pleh.
Plehrat prodhohen duke përzier kalcium me oksigjen.
Plehrat përmbajnë azot, squfur dhe hekur.
ç) Plehrat i shtohen tokës për ta bërë atë më bazike.
(1 pikë)

Shpjegoni si prodhohen oksidet e azotit:


në motorin e automjeteve;
gjatë stuhive me rrufe;
si i shndërrojnë oksidet e zotit, konvertorët katalitikë. Shkruani barazimet kimike.
(3 pikë)

a) Përshkruani procesin e ndryshkjes së hekurit.


Shkruani barazimin kimik të reaksioni.
Argumento pse një copë magnezi në kontakt me një tub celiku parandalon ndryshkjen.
(3 pikë)

a) Shpjegoni si prodhohet gëlqerja?


Si largohet dyoksidi i karbonit në një furrë gëlqereje dhe pse është i rëndësishëm largimi i tij?
Përshkruani procesin e prodhimit të gëlqeres së shuar (Shkruani barazimet kimike).
(3 pikë)

94
Libër mësuesi / “Kimia 11”

Shkruani barazimet kimike të reaksioneve:


zbërthimit termik të karbonatit të kalciumit;
acidit sulfurik me zink;
të bashkëveprimit të amoniakut me acidin nitrik.
(3 pikë)

Azoti dhe hidrogjeni shndërrohen në amoniak sipas procesit Haber.


Shkruani barazimin kimik të procesit.
Shpjegoni pse temperaturat e larta nuk përdoren për prodhimin e amoniakut.
Çfarë efekti ka katalizatori në ekuilibrin e reaksionit?
(3 pikë)

Acidi sulfurik bashkëvepron me oksidin e kalciumit dhe përftohen 10 gramë kripë.


Shkruani barazimin kimik të reaksionit.
Njehsoni sa gramë acid me përqendrim 12% duhen për të përftuar 10 gramë kripë.
Sa gram oksid kalciumi me pastërti 90% janë përdorur për përftimin e kësaj sasie kripe?
(3 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-4 5-7 8-10 11-13 14-16 17-19 20-21

95
Libër mësuesi / “Kimia 11”

Emër __________________ Mbiemër __________________ Grupi B

Përcaktoni pohimin e gabuar. Përdorimi i konvertorëve katalitikë në tubat e shkarkimit të gazeve


tek automjetet ka si qëllim:
uljen e ndotjes nga monoksidi i karbonit dhe hidrokarburet e padjegura;
shpërbërjen e oksideve të azotit;
përdorimin e benzinës me plumb;
ç) prodhimin e sasive të vogla të acidit sulfurik;
(1 pikë)

Përcaktoni pohimin e saktë:


Ndryshkja e hekurit ndodh në prani të oksigjenit, por jo të ujit.
Shtresa e ndryshkut është e fortë dhe e ngjeshur, duke e mbrojtur hekurin nga ndryshkja
e skajshme.
Ndryshku është sulfat hekuri (II) i hidratuar.
ç) Ndryshku është oksid hekuri (III) i hidratuar
(1 pikë)
Në një reaksion në ekuilibër, katalizatori:
rrit rendimentin e reaksionit;
rrit shpejtësinë e reaksionit të drejtë;
rrit shpejtësinë e reaksionit të zhdrejtë;
ç) përshpejton arritjen e ekuilibrit të reaksionit.
(1 pikë)

a) Përshkruani ciklin e karbonit në natyrë.


Shpjegoni me anë të reaksioneve kimike, proceset që shtojnë sasinë e CO 2 në atmosferë.
Përmend dy faktorë që ç’ ekuilibrojnë ciklin e karbonit në natyrë.
(3 pikë)

Cilat janë acidet dhe bazat për të prodhuar plehrat e mëposhtme:


fosfat kaliumi
nitrat amoni
c) njehsoni përqindjen e azotit tek nitrati i amonit (3 pikë)

a) Përmendni të paktën katër përbërësit kryesor të atmosferës.


Bazuar në vetitë periodike të elementeve, shkruani barazimet kimike të mundshme midis
këtyre përbërësve të atmosferës, magnezit dhe nxehtësisë.
(3 pikë)

96
Libër mësuesi / “Kimia 11”

Shkruani barazimet kimike të reaksioneve të bashkëveprimit të acidit të sulfurit me:


oksid kalciumi;
karbonat kalciumi;
amoniak.
(3 pikë)

Etapa e parë e prodhimit të acidit sulfurik është ajo e përftimit të trioksidit të squfurit.
Shkruani barazimin kimik të reaksionit.
Argumentoni çdo të ndodh me rendimentin e përftimit të trioksidit të squfurit, në qoftë se:
rrisim temperaturën;
rrisin trysninë.
(3 pikë)

Gjatë shuarjes së 150 gramë oksid kalciumi u përftua 180 gramë gëlqere e shuar.
Shkruani barazimin kimik të reaksionit.
Njehsoni rendimentin e reaksionit.
Njehsoni përqendrimin në përqindje të bazës së përftuar, në qoftë se për shuarjen e gëlqeres
u përdorën 450 gramë ujë.
(3 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-4 5-7 8-10 11-13 14-16 17-19 20-21

97
Libër mësuesi / “Kimia 11”

Test i tremujorit III, Kimia 11

Emër __________________ Mbiemër __________________ Grupi A

Cila prej molekulave të mëposhtme përfaqëson një alken?


C3H4
C3H6
C3H8
ç) C3H7OH
(1 pikë)

Zëvendësimi i një hidrogjeni me klor në molekulën e metil-2 butanit çon në formimin e:


2 izomerëve;
3 izomerëve;
4 izomerëve;
ç) 5 izomerëve.
(1 pikë)

Emërtimi i saktë i përbërjes C2H5COOC3H7 është:


etanol butili;
propanoat propili;
butanoat etili;
ç) propanoat propili.
(1 pikë)

Duke vepruar me tretësirën ujore të karbonatit të natriumit çliron dyoksid karboni:


butanol-1;
etanoat etili;
acidi butanoik;
ç) buten-1.
(1 pikë)

Formula molekulare e alkenit, kur 10,5 gramë të tij adicionojnë 5,6 litra hidrogjen (në K, N) është:
C2H4
C3H6
C4H8
ç) C2H6
(1 pikë)

98
Libër mësuesi / “Kimia 11”

Si mund të përftohet klor-2 propani nëpërmjet:


një reaksioni adicioni;
një reaksioni zëvendësimi.
(2 pikë)

Shkruani formulën e plotë strukturore të:


acidit butanoik;
dy izomerëve të pentanit;
alkoolin e gjashtë të serisë homologe.
(3 pikë)

Çfarë do të përftohet nga bashkëveprimi i:


acidit etanoik me propanol-1;
propanit me klor në prani të dritës;
djegies së propanonit.
(3 pikë)

Gjatë veprimit të 5,2 gramë të një acidi dikarboksilik me natriumin formohet ½ litra hidrogjen
(në K.N)
Përcaktoni formulën strukturore të acidit.
Emërtoni acidin.
Njehsoni masën e kripës së formuar.
(3 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-4 5-6 7-8 9-10 11-12 13-14 15-16

99
Libër mësuesi / “Kimia 11”

Test i tremujorit III, Kimia 11

Emër __________________ Mbiemër __________________ Grupi B

Me bromin vepron me lehtësi:


propeni;
propani;
acidi propanoik;
ç) propanol-1.
(1 pikë)

Izomerët e pozicionit me formulë molekulare C3H6Cl2 janë:


3
4
5
ç) 6
(1 pikë)

Formula molekulare e njërës prej përbërjeve të mëposhtme paraqet një ester:


CH3-CH2-CH3
CH3COOCH3
CH2OH-CH2-CH3
ç) CH3-CH2-CH2-COOH
(1 pikë)

Cila nga përbërjet e mëposhtme mund t’i nënshtrohet polimerizimit me adicion?


C6H5-NH4
CH3CH2COOH
CH3-CH2-CH3
ç) CH3-CH=CH2
(1 pikë)

15 gramë të një acidi karboksilik kur vepron me natriumin metalik çliron 2,8 litra hidrogjen (në
K.N). Formula molekulare e acidit është:
CH2O2
C2H4O2
C3H6O2
ç) C4H8O2
(1 pikë)

100
Libër mësuesi / “Kimia 11”

Shkruani barazimet kimike të reaksioneve:


të përftimit të etanolit me anë të një reaksioni adicioni;
të oksidimit të etanolit deri në acid metanoik.
(2 pikë)

Jepen formulat kimike të substancave të mëposhtme:


C2H5OH;CH3COOH;CH2=CH2
Shkruani barazimet përkatëse për substancën që:
vepron me NaOH;
me H2O jep një alkool;
me acidin etanoik jep një ester.
(3 pikë)

Polikloruri i vinilit (PVC) përftohet nga monomeri kloreten.


Cili është emërtimi sistematik i polimerit?
Shkruani reaksionin e polimerizimit të kloretenit.
Tregoni një pasojë negative të plastikave që përmbajnë halogjenë.
(3 pikë)

Një përbërje organike adicionon 1 mol HCl. Kjo përbërje organike përmban 85,7% karbon dhe
7,7% hidrogjen.
Përcaktoni formulën molekulare të përbërjes.
Shkruani reaksionin e adicionit.
Njehsoni vëllimin në litra të ajrit që nevojitet për djegien e 11,2 litra të përbërjes organike.
(3 pikë)

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-4 5-6 7-8 9-10 11-12 13-14 15-16

101

You might also like