You are on page 1of 4

TEST I PERIUDHËS III LËNDA : LETËRSI KLASA XII (BOTIME FILARA)

Emër,mbiemër:______________________________________ Klasa:__________ Grupi A

1. Lidhni me shigjetë titullin e veprës me autorin. (4 pikë)

a) “Dranja” Ismail Kadare
b) “Pelegrini i vonuar” Azem Shkreli
c) “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” Martin Camaj
d) “Zogj dhe gurë” Dritëro Agolli
2. Plotësoni vendin bosh duke vendosur fjalët e duhura. (2 pikë)
 Martin Camaj dhe Azem Shkreli i përkasin letërsisë ________________________________
(rryma letrare/periudha).
 __________________________ (emri i autorit) e çliroi unin lirik intim nga ai kolektiv dhe kjo
ishte një risi me vlerë në poezinë shqiptare.
3. Si klasifikohet krijimtaria e Martin Camajt? Thoni të paktën një veçori për secilën fazë. (3 pikë)
1-___________________________________________________________________________
2-___________________________________________________________________________
3-___________________________________________________________________________
4. Lexoni vargjet e mëposhtme dhe përcaktoni: (3 pikë)
Motivi kryesor:______________________________________
Lloji i lirikës:________________________________________
Ndjenjat që përcjellin vargjet:_____________________________________________________
_____________________________________________________________________________
“Shko, mbyllu në do kështjella të largëta harrimi,
ku s'të zgjojnë më këmbonat e pendimit
kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën
e han n'pikllim, që mëkatin s'e lan,
që s'mundet ta shpojë Gurin e rëndë,
gurin e ftohtë të ndarjes. “
“Në vend të përshëndetjes” A. Shkreli
 Sipas mendimit tuaj ku qëndron e bukura dhe vlera e këtyre vargjeve? (2 pikë)
______________________________________________________________________________

5. Shpjegoni konceptin e mëposhtëm: (2 pikë)
Palimpsest:____________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
 Lexoni fragmentin e mëposhtëm të shkëputur nga romani “Pallati i ëndrrave” të Ismail
Kadare dhe përgjigjjuni pyetjeve.
Ne Qyprillinjtë kemi pasur të bëjmë shpesh me bashëndrrat. Fjalët e Vezirit dilnin si me
vërshëllime nga buzët e shtrënguara të tij. Ato na kanë goditur shpesh… Mark-Alemit iu kujtuan
netët e pëshpërimave e të ankthit në shtëpinë e tij të madhe. Në përfytyrimin e tij kryeëndrrat
ishin shndërruar tani në ca nëpërka që kafshonin. Ai e ndiente që e Vezirit sa vinte e bëhej më e
turbullt…Më parë duhej të kishe hyrë ti në Tabir Saraj, tha ai, por ndoshta edhe tani s’është
vonë… Biseda sa vente e bëhej më e zymtë, gjithë ndërprerje e mëdyshje. Mark-Alemi nuk e
kuptonte se ç’kërkohej prej tij. Ndihej se Veziri s’donte të hapej gjer në fund. O Zot, ka të drejtë,
mendonte Mark-Alemi, është një burrë shteti, kurse unë një nëpunës i kurrfartë. Po I linte të
kuptonte , po ia thoshte thuajse hapur se Mark-Alemi s’kishte shkuar rastësisht atje. Ai duhet të
bënte përpara, të arrinte të kuptonte gjithë zhdërvjelljen e mekanizmit dhe, kryesorja, të hapte
sytë kur të vinte çasti…Po për çfarë? Cili çast?...
Është kohë acarimi, kishte vazhduar Veziri. Bashëndrra mund të godasë sërish. Ti duhet të kishe
hyrë më pare atje. Po nejse, ky është gabimi im. Ndoshta edhe tani s’është vonë… Çështja është
se cila botë e sundon tjetrën, kishte vazhduar Veziri pas një heshtjeje të gjatë… Disa mendojnë
se bota e anktheve, e ëndrrave, me një fjalë bota juaj është ajo që drejton këtë botën tjetër
këtej. Kurse unë mendoj se gjithçka e drejton kjo bota e këndejme… Flitet se kryeëndrra
TEST I PERIUDHËS III LËNDA : LETËRSI KLASA XII (BOTIME FILARA)
ndonjëherë është e rreme, tha ai me zë të ulët. Të ka shkuar ndonjëherë ndër mend një gjë e
tillë?
Mark-Alemi ishte bërë akull nga tmerri. Kryeëndrra e rreme?!...Pra flitej se disa nga kryeëndrrat
ishin të rrejshme dhe sajoheshin në Tabir Saraj nga bashëndërrorët, sipas interesave të grupeve
të fuqishme shemra në pushtet ose pas gjendjes shpirtërore të sovranit.
6. Nga cila familje rridhte Mark-Alemi? Ç’gjë e lidhte këtë familje me sovranin dhe ç’gjë e
kundërvinte? (3 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
7. Si paraqitet Mark-Alemi në bisedë me Ungjin e tij të madh Vezirin? Po Veziri si duket në sytë e
Mark-Alemit? (2 pikë)
Mark-Alemi:____________________________________________________________________
Veziri:_________________________________________________________________________
8. Ç’është kryeëndrra? Çfarë mëson Mark-Alemi për të nga kjo bisedë me të ungjin? (1+2 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
9. Si paraqitet atmosfera e kësaj bisede? Po toni? Mjegulla misterioze e rrëfimit me ç’mjete
artistike krijohet prej autorit? (1+1+2 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
10. Pse Veziri mendon se Mark-Alemi duhet të ishte punësuar që më parë në Tabir Saraj? Sipas tij
cili ishte misioni i Mark-Alemit ? Ilustroni me shembull nga teksti. (3 pikë)
Arsyet:________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
Misioni i Mark-Alemit:____________________________________________________________
Ilustrimi:_______________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
11. Mbi ç’figura letrare është ndërtuar fraza: “O Zot, ka të drejtë, mendonte Mark-Alemi, është një
burrë shteti, kurse unë një nëpunës i kurrfartë.”? (2 pikë)
Figurat letrare: ____________________________________________
12. Pse Mark-Alemi tmerrohet kur dëgjon që kryeëndrra mund të ishte e rreme pra e vetëfabrikuar?
Për ç’interesa mendoni se mund të bëhet një gjë e tillë? (4 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
13. Çfarë nënkupton Veziri në fjalët: “Disa mendojnë se bota e anktheve, e ëndrrave, me një fjalë
bota juaj është ajo që drejton këtë botën tjetër këtej. Kurse unë mendoj se gjithçka e drejton kjo
bota e këndejme… “ Interpretojeni atë duke përcaktuar edhe se cilat janë dy botët. (3 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
Vlerësimi:
pikë 0-9 10-14 15-21 22-26 27-30 31-35 36-40 pikë gjithsej
nota 4 5 6 7 8 9 10 vlerësimi
% 0-24 % 25 % 40 % 55 % 70 % 85 % 100 %
Emër,mbiemër:______________________________________ Klasa:__________ Grupi B
TEST I PERIUDHËS III LËNDA : LETËRSI KLASA XII (BOTIME FILARA)
1. Lidhni me shigjetë titullin e veprës me autorin. (4 pikë)
a) “Palimpsest” Dritëro Agolli
b) “Kronikë në gur” Martin Camaj
c) “E din një fjalë prej guri” Ismail Kadare
d) “Dështaku” Azem Shkreli
2. Plotësoni vendin bosh duke vendosur fjalët e duhura. (2 pikë)
 Ismail Kadare dhe Martin Camaj i përkasin letërsisë ________________________________
(rryma letrare/periudha).
 Poezia e __________________________( emri i autorit) është sintetike dhe hermetike,
kryesisht e shkruar me varg të lirë.
3. Listoni tri veçori të krijimtarisë poetike të A. Shkrelit (3 pikë)
1-____________________________________________________________________________
2-____________________________________________________________________________
3-____________________________________________________________________________
4. Lexoni vargjet e mëposhtme dhe përcaktoni: (3 pikë)
Motivin kryesor:___________________________________________
Veçori kryesore të vargut:____________________________________
Ndjenjat që përcjellin:____________________________________________________________
______________________________________________________________________________
Në fjalë sqarohet qiell e dhe bashkë:
Ajo asht një shtrajcë e në të mundemi
Me bartë stinët e motit, akull e zjarm.

Këndej nis edhe muzika
E lidhet me dritën e gjithësisë,
Dashurinë…
“Fjala” M. Camaj
 Sipas mendimit tuaj ku qëndron e bukura dhe vlera e këtyre vargjeve? (2 pikë)

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

5. Shpjegoni konceptin e mëposhtëm: (2 pikë)

Hermetizëm (poezi hermetike)-____________________________________________________
______________________________________________________________________________
 Lexoni fragmentin e mëposhtëm të shkëputur nga romani “Pallati i ëndrrave” të Ismail
Kadare dhe përgjigjjuni pyetjeve.
Nëpunësit e të gjitha degëve pa përjashtim, por sidomos ata të Seleksionimit, dridheshin nga
fjalët “rishikim”. I kishin treguar se qëllonte shpesh që ëndërrparësi, me të dëgjuar ndonjë
ngjarje të njëmendtë, dërgonte letër në Tabir Saraj, duke mëtuar profetizimin e saj me anë të
ëndrrës së tij. Atëherë kërkohej ëndrra, gjendej sipas numrit të regjistrimit të saj në
Grumbullim, nxirrej nga Arkivi dhe, në qoftë se ajo ishte vërtet ashtu, kërkoheshin fajtorët që
nuk e kishin marrë parasysh. Fajtorët mund të ishin interpretuesit, që nuk e kishin zbërthyer
drejt kuptimin e shenjës, por mund të ishin seleksionuesit, që e kishin nxjerrë ëndrrën të
pavlefshme. Në këtë rast faji i tyre quhej edhe më i rëndë, sepse gabimi i interpretuesit, që nuk
arriti ta shpjegonte drejt sinjalin, ishte më i falshëm në krahasim me gabimin e seleksionuesit,
që nuk gjeti në ëndërr asnjë sinjal.
Punë e mallkuar, tha me vete Mark-Alemi, i habitur dhe vetë nga ky çast rebelimi i ndërgjegjes
së tij.

6. Si funksiononte puna në Tabir Saraj? Në cilin proces të punës në pallat mendoni se punon Mark-
Alemi nisur nga konteksti I fragmentit? Cila është detyra e tij? (3 pikë)
TEST I PERIUDHËS III LËNDA : LETËRSI KLASA XII (BOTIME FILARA)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
7. Si i dukej puna Mark-Alemit? A ishte ai i përgjegjshëm për gabimet që mund të bëheshin në
punën e tij dhe pasojat e këtyre gabimeve? (1+2 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
8. Shpjegoni kuptimin e fjalëve rishikim dhe arkiv nisur nga përdorimi i tyre në fragment. (2 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
9. Gjeni një sinonim për fjalët: (2 pikë)
Seleksionim- _______________________; e njëmendtë-_______________________________.
10. Shpjegoni simbolikën e Pallatit të ëndrrave? (4 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
11. Çfarë simbolizon ëndrra? Po kontrollimi i saj? Ç’do të thotë për një ëndërr të vlerësohet e
vlefshme apo e pavlefshme? (2+1+1 pikë)
Ëndrra simbolizon_______________________________________________________________
______________________________________________________________________________
Kontrollimi I ëndrrave të njerëzve___________________________________________________
______________________________________________________________________________
Një ëndërr vlerësohet__________________________________________________________
______________________________________________________________________________
12. Kur një ëndërr ka aftësi të profetizojë? A njihni ju ndonjë shembull nga letërsia shqiptare apo
botërore, apo nga historia të një ëndrre profetizuese? (2 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
13. Çfarë tregon për kontekstin e vërtetë të ngjarjeve dhe për sovranin kjo vepër e Kadaresë? Si
arrijmë ne si lexues të kuptojmë domethënien e vërtetë? Nga ana tjetër, çfarë e bën universal
këtë vepër? (1+1+2 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
Vlerësimi:
pikë 0-9 10-14 15-21 22-26 27-30 31-35 36-40 pikë gjithsej
nota 4 5 6 7 8 9 10 vlerësimi
% 0-24 % 25 % 40 % 55 % 70 % 85 % 100 %

You might also like