You are on page 1of 2

TEST PERMBLEDHES (Tremujori i dyte)

Mars 2019
Lënda: Gjuhë shqipe

Emri im _______________________________

Pse kërkon të bëhesh bletë?


Thotë vogëlushja Letë:
-Kam dëshirë të bëhem bletë .
Të shëtit në çdo pranverë,
Nëpër lulet plot me erë .
Dhe në prill, dhe në maj
Të bëj mjaltë për kalamaj.
Kam dëshirë më në fund
Që të kem edhe një … thumb.
Kush flet fjalë të pahijshme,
A shkel lulet në lulishte,
Unë prapa e gjurmoj,
Cëk ! Më thumbin ta thumboj!
Qarko përgjigjen e saktë.
1. Pjesa e mësipërme është: a) vjershë; b) përrallë; c) fabul. (1 pikë)

2. Ajo ka: a) 5 strofa; b) 6 strofa; c) 3 strofa. (1 pikë)

3. Leta kishte dëshirë të bëhej: a) lule; b) flutur; c) bletë. (1 pikë)


4. Mjaltin do ta bënte në muajt: a) prill, maj; b) prill, qershor; c) maj, qershor.
(1 pikë)
5. Cilët do të donte të thumbonte me thumb “bleta” Letë?
__________________________________________________________________
(2 pikë)
6. Në pjesën e mësipërme gjej dhe shkruaj:
një emër të përgjithshëm _______________________
një emër të përveçëm _________________________ (2 pikë)
7. Përcakto e shkruaj në tabelë gjininë e numrin e emrave të
mëposhtëm:

Gjinia Numri
thumb
Lulet
(4 pikë)
8. Gjej mbiemrin, numrin dhe gjininë e tij në fjalinë e dhënë :

Kush flet fjalë të pahijshme dhe shkel barin e gjelbër, unë gjithmone e kritikoj.
(6 pikë)

Mbiemri____________ , Gjinia ________________, Numri______________


Mbiemri____________ , Gjinia ________________, Numri______________
9 . Ndërto një fjali duke përdorur një përemër vetor. Nënvizoje me një
vijë përemrin vetor. (1 pikë)
___________________________________________________________________________
10. Nënvizo foljet në fjalinë:
Bleta thithi nektarin e lules .
Mira këputi lulet në lulishte. Ajo do të bëjë kurorë me ato. (3 pikë)
11. Lidh përemrat vetorë me foljet:
Ata mësoni
Ne luajnë
Ju tregojmë
Ti hap (4 pikë)
12. Shkruaj duke përdorur imagjinatën:
Sikur të isha një bletë… ( 2 pikë)
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
_________________________________

Vlerësimi APK ANP AK ASHK ASH


Pikët 0-7 8-14 15-20 21-26 27-30

You might also like