You are on page 1of 19

Test përmbledhës, periudha e parë __________________________

Lënda : Gjuhë shqipe, kl. IV

Lexo me kujdes tekstin dhe përgjigju pyetjeve.

Dhelpra dhe kali

Një fshatar kishte një kalë të plakur që nuk i vlente për asgjë dhe kërkonte një pretekst për ta larguar
nga shtëpia.

- Dëgjo këtu, - i tha kalit, nëse do që të të jap ushqim këtej e tutje, duhet të më sjellësh këtu një luan.

Fshatari ishte i bindur se kali nuk kishte si të sillte në shtëpi një luan. Ai kënaqej me zgjuarsinë që
kishte treguar duke i kërkuar kalit që të sillte një luan. Edhe kali e kishte kuptuar që i zoti nuk e donte,
prandaj i kërkonte diçka të pamundur.

Kur kali doli jashtë, në mes të udhës, mes dimrit të ftohtë, ndihej krejt i lodhur nga pleqëria. Aty takoi
dhelprën. Ajo u habit me kalin e bërë kockë e lëkurë dhe e pyeti se çfarë kishte ndodhur. Kali i tregoi
për të zotin e tij.

- Të ndihmoj unë, - i tha dhelpra dhe e urdhëroi të shtrihej në tokë si i ngordhur.

Kali u bind dhe u shtri përdhe. Dhelpra shkoi te luani dhe i tha se kishte parë një kalë të ngordhur.
Ajo e dinte se luanit kishte kohë që nuk po i ecte gjahu. Ajo i tha që ta hidhte në krahë dhe të shtronte
sofrën e tij mbretërore.

Luani e hodhi kalin mbi shpatulla. Kali ishte shumë i rëndë dhe këmbët e luanit shkonin sa andej-
-këtej. Nuk shikonte se nga shkonte. Ecte pas dhelprës dhe u gjend në shtëpinë e fshatarit. Këmbët nuk
po e mbanin dhe e lëshoi kalin nga supet. Kali u ngrit në këmbë dhe filloi të vraponte. Luani u habit me
një kalë të ngordhur që po vraponte. Kur fshatari pa se kali ia kishte sjellë luanin te shtëpia, i iku
mendja.

- Do të qëndrosh gjithmonë këtu, - i tha fshatari kalit nga frika se mos ia sillte prapë luanin në portë.

pretekst- kur dikush gjen një shkak të kotë për të mbuluar të vërtetën e një veprimi

sofër- tryezë e rrumbullakët dhe e ulët që shërben për të ngrënë

1. Shpjego me fjalët e tua kuptimin e këtyre shprehjeve: ( 2 pikë)

Ishte bërë kockë e lëkurë ______________________________________________________________

nuk po i ecte gjahu ___________________________________________________________________

2. Shëno Po për fjalitë e vërteta dhe Jo për fjalitë jo të vërteta. ( 6 pikë)

Fshatari kishte dëshirë të mbante një luan në shtëpi. ____ Luani e mbajti kalin mbi shpatulla.____
Kali doli në mes të të ftohtit. _____ Në fund u habit vetëm fshatari. _____

Teksti ka 5 paragrafë. _____ Paragrafi i parafundit nuk ka dialog. _____

3. Vendos numrat sipas radhës së kryerjes së veprimeve. ( 6 pikë)

Luani e çoi kalin te shtëpia e fshatarit. Dhelpra shkoi te luani.

Një fshatar nuk e donte më kalin e tij të plakur. Ai e mbajti në kurriz kalin.

Dhelpra i tha që të bëhej si i ngordhur. Kali doli në mes të rrugës.

4. Lidh personazhet me cilësitë. ( 4 pikë)

luani kali fshatari dhelpra

i bindur mendjelehtë mendjemprehtë mosmirënjohës

5. A donte që ta ndihmonte dhelpra kalin? Nga e kupton këtë? ( 2 pikë)

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

6. Shkruaj temën dhe idenë e pjesës. ( 2 pikë)

Tema: _____________________________________________________________________________

Ideja: ______________________________________________________________________________

7. Kthe fjalinë në mohore duke ndryshuar edhe fjalën e nënvizuar. ( 2 pikë)

Fshatari do t’i jepte gjithmonë ushqim kalit.

___________________________________________________________________________________

8. Krijo vetë nga një fjali për çdo rast që të ketë lidhje me përmbajtjen e tekstit “Dhelpra dhe kali”.

( 4 pikë)

dëftore ____________________________________________________________________________

nxitëse ____________________________________________________________________________

pyetëse ____________________________________________________________________________

dëshirore __________________________________________________________________________

9. Vendos shenjat e pikësimit. ( 4 pikë)

Luan, eja se kam parë një kalë të ngordhur i tha dhelpra me mburrje
10. Kthe emrat në numrin shumës, pa ndryshuar trajtën. ( 2 pikë)

një kalë _____________________________ një dhelpër _____________________________

11. Kthe emrat në numrin njëjës, pa ndryshuar trajtën. ( 2 pikë)

mbi shpatulla ___________________________ këmbët ________________________________

12. Shkruaj emrat e gjinisë femërore. ( 2 pikë)

fshatari ________________________________ luani __________________________________

13. Qarko emrat në trajtën e shquar dhe nënvizo emrat në trajtën e pashquar. ( 4 pikë)

Fshatari ishte i bindur se kali nuk kishte si të sillte në shtëpi një luan.

14. Analizo emrat e nënvizuar te pjesa. Shëno me + . ( 8 pikë)

emrat lloji gjinia numri trajta

i i përveçëm femërore mashkullore njëjës shumës e pashquar e shquar
përgjithshëm
sofrën
supet

15. Imagjino sikur ke gjetur një qen të braktisur në rrugë. Shkruaji një letër punonjësve të kopshtit
zoologjik që të kujdesen ata për të. ( 3 pikë)

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-16 17-23 24-30 31-37 38-42 43-47 48-53
Pikët e fituara

Test përmbledhës, periudha e parë __________________________

Lënda : Matematikë, kl. IV
1. Shkruaj me fjalë numrin. ( 2 pikë)
3 547 ______________________________________________________________________________
8 005 ______________________________________________________________________________
2. Shkruaj me shifra numrat. ( 2 pikë)
tetë mijë e dyqind e njëmbëdhjetë __________ nëntë mijë e nëntë __________
3. Plotëso barazimet. ( 2 pikë)
6 413 = ___________ + 400 + _____ + _____ __________ = 7 000 + 10 + 3
4. Shkruaj numrat në kutitë bosh në boshtin numerik. ( 2 pikë)

5. Vazhdo vargjet numerike me nga 3 kufiza. ( 4 pikë)

5 628, 5 728, _____________________________________________________
10 450, 9 450, ____________________________________________________
6. Krahaso. ( 4 pikë)
8 063 6 803 998 1 004 8Q 5DH 6NJ 3 000 + 12 7 600 – 400 7 200
7. Shkruaj nga 2 numra që ndodhen midis: ( 4 pikë)
5 063 dhe 5 036 _________________________ 7 741 dhe 7 735 _____________________
8. Qarko vetëm numrat tek. ( 2 pikë)
4 881 5 716 9 330 627
9. Rendit numrat nga më i vogli te më i madhi. ( 2 pikë)
7 808, 6 885, 996, 7 088, 10 200, 6 588, _______________________________________________
10. Rrumbullako numrat. ( 2 pikë)

numri në dhjetëshen më të afërt në qindëshen më të afërt

6 835

11. Kryej veprimet në shtyllë. ( 4 pikë)

694 + 257 92 + 878 576 - 38 423 - 167

12. Rendit këndet nga më i madhi te më i vogli. _______________________________ ( 4 pikë)

13. Plotëso tabelën me shkronja sipas llojeve të figurave gjeometrike. ( 6 pikë)
trekëndësh katërkëndësh pesëkëndësh gjashtëkëndësh shtatëkëndësh tetëkëndësh

14. Vizato drejtkëndëshin me përmasa 15. Gjej syprinën e drejtkëndëshit, duke ditur që
çdo katror i vogël e ka brinjën gjysmë cm. ( 2 pikë)
2 cm dhe 4 cm. Gjej perimetrin e tij. ( 2 pikë)

16. Emërto trupat gjeometrikë. Shkruaj numrin e faqeve, brinjëve dhe kulmeve të tyre. ( 8 pikë)

trupi emri numri i faqeve numri i brinjëve numri i kulmeve

17. Numri i të gjithë nxënësve të shkollës “Pjetër Budi” nga klasa e parë deri në të nëntën, në këtë vit
mësimor, është 998. Këtë vit janë 14 fëmijë më pak sesa vitin e kaluar mësimor. Fëmijët që mësojnë
nga klasa 1-5 këtë vit janë 539. Sa fëmijë sa pasur shkolla në vitin e kaluar mësimor? Sa fëmijë janë në
klasat 6-9 këtë vit? ( 3 pikë)

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-16 17-23 24-30 31-37 38-43 44-49 50-55
Pikët e fituara
Test përmbledhës, periudha e parë __________________________

Lënda : Dituri natyre, kl. IV

1. Qarko figurat që tregojnë skeletin e njeriut. ( 6 pikë)

2. Shëno Po për fjalitë e vërteta dhe Jo për fjalitë jo të vërteta. ( 6 pikë)

Kockat formojnë skeletin e gjallesave._____ Të gjitha kafshët kanë skelet._____

Kockat e njeriut rriten gjatë gjithë jetës._____ Kockat janë të forta dhe të lehta._____

Disa kafshë e kanë skeletin jashtë trupit të tyre._____ Kockat lidhen me nyje me njëra-
- tjetrën._____

3. Shkruaj sipër kutive emrin e sëmundjes sipas simptomave të saj. (alergji, diabet, astmë) ( 3 pikë)

vështirësi në frymëmarrje prodhohet më pak ose më skuqje e lëkurës dhe e syve

shumë glukozë në trup

4. Emërto kockat kryesore të skeletit të njeriut.

( 10 pikë)
5. Plotëso fjalitë duke parë figurën. ( 2 pikë)
Kur mbledhim krahun:

6. Ç’është habitati i gjallesave? (2 pikë) _________________________________________________

___________________________________________________________________________________

Përse i grupojmë gjallesat? _____________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

7. Shkruaj nga dy përshtatje të gjallesave me habitatin e tyre. Trego arsyen e kësaj përshtatjeje. (4 pikë)

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

8. Trego një zinxhir ushqimor. Përcakto grabitqarin, prenë dhe prodhuesin. ( 4 pikë)
___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

9. Lidh me shigjetë. ( 3 pikë)

Njerëzit ndotin ajrin. Riciklojnë mbeturinat.

Njerëzit kujdesen për tokën. Lëndët kimike nuk i hedhin në lumë.

Njerëzit kujdesen për ujërat. Përdorin më shumë makinat sesa autobusët.

10. Shkruaj pyetjet për çelësin e përcaktimit. ( 5 pikë)

Po Jo

Po Po
Jo Jo
Po Jo
Po Jo

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-12 13-19 20-25 26-30 31-35 36-40 41-45
Pikët e fituara

Test përmbledhës, periudha e parë __________________________

Lënda : Qytetari, kl. IV

1. Shkruaj tri ngjashmëri dhe tri ndryshime që ke ti me moshatarët e tu. (6 pikë)

ngjashmëritë ndryshimet

2. Shëno Po për fjalitë e vërteta dhe Jo për fjalitë jo të vërteta. (4 pikë)

Gjatë rritjes njerëzve u ndryshon vetëm pamja e jashtme. ______

Ngjyra e syve nuk na ndryshon kur rritemi. ______

Marrëdhëniet shoqërore pësojnë ndryshime. ______

Emocionet tona nuk ndryshojnë që nga fëmijëria. ______

3. Shkruaj 3 grupe shoqërore në të cilat bën pjesë. Trego nga një të përbashkët dhe një të veçantë që ke
me anëtarët e grupit. (6 pikë)

Grupi i _______________________________

E përbashkëta: ______________________________________________________________________

E veçanta : _________________________________________________________________________

Grupi i ______________________________

E përbashkëta: _____________________________________________________________________

E veçanta: __________________________________________________________________________

4. Shpjego me fjalët e tua. (3 pikë)

shoqatë vullnetare ___________________________________________________________________

e mirë e përbashkët __________________________________________________________________

tolerant ____________________________________________________________________________

5. Shkruaj nga një të drejtë dhe nga një përgjegjësi që ke ti në grupet shoqërore të mëposhtme. (4 pikë)

të drejta përgjegjësi
në shtëpi

në shkollë

6. Lidh me shigjetë të drejtën me përgjegjësinë që buron nga ajo e drejtë. (4 pikë)

Të argëtohem në kënde lojërash. Të mos fyej shokët dhe shoqet.

Të ushqehem shëndetshëm. Të mos dëmtoj lodrat.

Të them hapur mendimin tim. Të mësoj rregullisht në çdo lëndë.

Të marr shërbimin e duhur arsimor. Të mos shpërdoroj ushqimin.

7. Vendos në kutitë përkatëse grupet e fjalëve: pastroj këpucët e mia, ndihmoj gjyshin për ushqim,
ndihmoj shokët e lagjes, rregulloj çantën, sistemoj sendet e klasës, i lexoj motrës përralla, pastroj
poshtë pallatit, fshij tabelën e zezë. (8 pikë)

Përgjegjësi personale Përgjegjësi qytetare

8. Qarko vetëm mundësitë e vërteta. (6 pikë)

Të jesh qytetar aktiv do të thotë:

a. të jesh shumë i gëzuar. b. të japësh mendimin tënd.

c. të ndihmosh në zgjidhjen e problemeve. d. të kujdesesh për sendet e tua.

e. të marrësh pjesë në vendimmarrje. f. t’i shkruash letër gjyshit.

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-9 10-15 16-21 22-26 27-31 32-36 37-41
Pikët e fituara
Test përmbledhës, periudha e parë __________________________

Lënda : Histori, kl. IV

1. Vendos në kuti numrat nga 1 deri në 4 sipas radhës me të cilën historiani shkruan për një ngjarje
historike. (4 pikë)

Analizon me kujdes burimet historike Mbledh të dhënat historike.

I vendos sipas kohës kur ka ndodhur ngjarja. Shkruan për ngjarjen.

2. Lidh me shigjetë. (3 pikë)

Histori më mëson cili jam, cilat janë rrënjët e mia dhe të paraardhësve të mi.
Historia vetjake janë ngjarjet që më kanë ndodhur mua në të shkuarën.
Historia e familjes quhet shkenca që merret me analizimin e ngjarjeve në të shkuarën.

3. Shëno Po për fjalitë e vërteta dhe Jo për fjalitë jo të vërteta. (5 pikë)

Burimet historike janë të dhëna që na shërbejnë për ngjarjet e së shkuarës. _____
Kutia e kujtimeve mban sende të historisë së një populli. _____
Ngjarjet në vijën e kohës i vendosim nga më të largëtat te më të afërtat. _____
Ora na shërben për të matur kohën për periudha të shkurtra ditore. _____
Për ngjarje shumë të largëta kohore përdorim vitet. _____

4. Vendos fjalën e duhur sipër çdo kutie. (burime materiale, burime të shkruara, burime figurative,
burime gojore) (4 pikë)

intervistë me skulptura e një shkrim në gazetë veshje popullore

gjyshin njeriu
certifikatë e lindjes poçe balte
histori e rrëfyer fotografi e vjetër e
qytetit libër i vjetër monedha të vjetra

5. Cili mjet na ndihmon për të llogaritur periudha të gjata kohore? (3 pikë)

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________
Çfarë tregon pema e familjes? __________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

Si e matnin kohën njerëzit e lashtë? ______________________________________________________

___________________________________________________________________________________

6. Qarko ngjarje të rëndësishme për një familje. (6 pikë)

lindja e një pjesëtari, largimi në emigrim i një familjari, blerja e një tavoline,

përvjetori i martesës, ndërtimi i një fabrike në qytet, fillimi i klasës së parë.

7. Qarko pohimet e vërteta për rëndësinë e pemës së familjes. (6 pikë)

 Zgjerojmë më shumë grupin e shokëve tanë.  Zbulojmë më mirë rrënjët tona.

 Ndihemi krenarë për prejardhjen tonë.  Vlerësojmë historinë e popullit tonë.
 Lidhemi më shumë me të afërmit tanë.  Njohim më mirë paraardhësit tanë.

8. Vendos fjalën e duhur në çdo vijë.

(gjyshër, prindër, stërgjyshër)

( 3 pikë)

9. Shkruaj nga tri fjali të rëndësishme për secilën familje. (6 pikë)

Familja patriarkale ___________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

Familja në ditët e sotme _______________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

10. Plotëso. (3 pikë)

50 vjet = ______ dekada 2 mijëvjeçarë = _______ vjet 8 shekuj = _______vjet

11. Vendos te vija e kohës dy ngjarje të rëndësishme të historisë sate. (2 pikë)

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-11 12-17 18-23 24-29 30-35 36-40 41-45
Pikët e fituara

Detyrë përmbledhëse, periudha e parë __________________________

Lënda : Muzikë, kl. IV

1. Emërto instrumentet ORF. ( 3 pikë)

___________________________________________________________________________________
2. Qarko alternativën e saktë. ( 5 pikë)
- Autori i këngës “Himni i flamurit” është: a. Gjergj Fishta b. Asdreni c. Naim Frashëri
- Kënga ka: a. autor teksti b. kompozitor c. të dyja alternativat
- Një këngë-lojë është: a. e qetë b. e gëzuar c. e ngadaltë
- Himni i flamurit këndohet: a. në stadium b. në qendrat e punës c. në spital
- Kur këndojnë dy persona quhet: a. solo b. duet c. trio
3. Shëno Po për fjalinë e vërtetë dhe Jo për fjalinë jo të vërtetë. ( 4 pikë)
Pjesë të ndryshme të trupit tonë janë burime tingujsh. _____
Libri është burim tingujsh. _____
Ajo që dëgjojmë nga rrufeja është zhurmë, jo tingull. _____
Tingujt që lëshon violina janë tinguj muzikorë. _____
4. Ngjyros vetëm figurat që tregojnë cilësitë e tingullit. ( 5 pikë)

lartësia muzika gjatësia ngjyrimi instrument

5. Shkruaj tri mënyra të shprehjes së emocioneve gjatë dëgjimit të muzikës. ( 3 pikë)

___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________

6. Lidh titullin e këngës me llojin e saj. ( 5 pikë)

Roza-rozina këngë djepi
O i vogël, o partizan këngë lojë
Himni i flamurit këngë për fëmijë
Nina-nana, fli o bir këngë baladë
Kur shikoj një yll këngë himn

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-6 7-10 11-13 14-16 17-19 20-22 23-25
Pikët e fituara

Detyrë përmbledhëse, periudha e parë __________________________

Lënda : Art pamor, kl. IV

1. Lidh llojet e vijave me emërtimin e tyre. (8 pikë)
vijë horizontale e hollë
vijë zigzage
vijë e lakuar e mbyllur
vijë spirale
vijë e ndërprerë
vijë e valëzuar
vijë vertikale
vijë horizontale e trashë
2. Shkruaj emrat e ngjyrave në kutitë përkatëse: e kuqe, jeshile, lejla, portokalli, blu, e verdhë (6 pikë)

Ngjyrat e ngrohta Ngjyrat e ftohta

3. Shkruaj Po për fjalitë e vërteta dhe Jo për fjalitë jo të vërteta. (4 pikë)

Skulptura është objekt tredimensional. _______

Piktura është punim dydimensional. _______

Nëse e përziejmë ngjyrën blu me të bardhë do të krijohet një ngjyrë më e errët. _______

Ngjyrat e ngrohta shprehin gëzim, gjallëri apo energji. _______

4. Objekti i mëposhtëm ka teksturë të ndryshme të faqeve të tij. Paraqite këtë me anë të vijave.

(3 pikë)

5. Shkruaj 3 materiale me anë të të cilave mund të bëhet një skulpturë. (3 pikë)

___________________________________________________________________________________

6. Bëj një vizatim në të cilin të përdorësh shumë ngjyra. (10 pikë)

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-9 10-14 15-18 19-22 23-26 27-30 31-34
Pikët e fituara

Detyrë përmbledhëse, periudha e parë __________________________

Lënda : Edukim fizik, kl. IV

1. Lidh me vijë lëvizjet me sportet përkatëse. ( 4 pikë)
vrapim me stafetë basketboll
pasim i topit me këmbë atletikë
driblim i topit me dorë volejboll
gjuajtje e topit mbi rrjetë futboll

2. Qarko alternativën e saktë. ( 5 pikë)

- Matjet e trupit në fillim dhe në fund të shkollës i kryejmë:
a. për t’u krahasuar me të tjerët. b. për kënaqësi c. për të parë ndryshimet trupore
- Ngjashmëri gjenetike do të thotë:
a. të kesh tipare të prindërve b. t’u ngjash gjyshërve c. të dyja mundësitë
- Secili nga ne mund t’i ndryshojë disa tipare të trashëguara nga prindërit:
a. gjithmonë b. ndonjëherë c. asnjëherë
- Midis vajzave dhe djemve ka gjithmonë ndryshime te:
a. cilësitë fizike b. mënyra e sjelljes c. mënyra e të menduarit
- Gjatë zhvillimit të lojës duhet:
a. të bashkëpunojmë me kundërshtarin b. të respektojmë kundërshtarin c. asnjë nga mundësitë

3. Shkruaj në vendin bosh fjalën e duhur. ( 3 pikë)

Loja “Kërce shpejt dhe me ritëm” është lojë ___________________ ( lëvizore, popullore).
Loja “Hodha një letër mu në postë” është lojë __________________ (sportive, popullore).
Loja e basketbollit është lojë __________________ ( lëvizore, sportive).

4. Shkruaj tri fjali për vlerat që përfiton nga pjesëmarrja në lojëra sportive. ( 3 pikë)
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________

5. Përse janë të rëndësishme rregullat në lojë? ( 2 pikë)

___________________________________________________________________________________
6. Shkruaj 4 rregulla të basketbollit. ( 4 pikë)
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-4 5-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21
Pikët e fituara

Detyrë përmbledhëse, periudha e parë __________________________

Lënda : Aftësim teknologjik, kl. IV

1. Qarko ushqimet të cilat mund t’i hamë vetëm të përpunuara. ( 6 pikë)

domate miell qepë shegë oriz mish

2. Plotëso tabelat me emrat e ushqimeve. ( 7 pikë)

Ushqime me prejardhje bimore Ushqime me prejardhje shtazore

3. Lidh me shigjetë ushqimet me vlerat ushqyese të tyre. ( 4 pikë)

fruta-perime yndyrë

drithëra vitamina dhe kripëra minerale

mish proteina

gjalpë karbohidrate

4. Shëno Po për fjalitë e vërteta dhe Jo për fjalitë jo të vërteta. ( 4 pikë)

Karbohidratet na japin energji. ______ Proteinat duhen ngrënë vetëm një herë në ditë. _____
Fasulet dhe thjerrëzat kanë shumë proteina. ______ Gjatë një dite duhet të hamë 3 vakte. ____

5. Duke parë piramidën ushqimore shkruaj 2 fjali për ushqimet e saj. ( 2 pikë)

_____________________________________________________

6. Emërto mjetet dhe pajisjet e kuzhinës. ( 4 pikë)

___________________________________________________________________________________

7. Shkruaj nga një ushqim për secilën mënyrë të ruajtjes së tyre. ( 3 pikë)

Ruajtja e ushqimeve në ftohësin e frigoriferit _______________________________________

Ruajtja e ushqimeve me tharje ___________________________________________________

Ruajtja e ushqimeve me konservantë ______________________________________________

8. Vendos numrat sipas radhës për hapat e gatimit të ushqimit. ( 6 pikë)

Maten përbërësit e gatimit. Përpunohet ushqimi sipas recetës.

Përzgjidhen mjetet e punës. Vendoset ushqimi në pjatë.

Shijohet ushqimi i përgatitur. Lexohet receta e gatimit.

9. Krijo pjatën tënde të shëndetshme për një vakt mëngjesi dhe një vakt dreke. (me fjalë) ( 4 pikë)
mëngjes drekë

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-10 11-15 16-20 21-25 26-30 31-35 36-40
Pikët e
fituara

You might also like