You are on page 1of 4

Data________________

Lënda: Gjuha shqipe 5


Emër/Mbiemër__________________________

Test 2
Kthimi i Skënderbeut në Krujë

Krujë, o qytet i bekuar,


prite, prite, Skënderbenë,
po vjen si pëllumb i shkruar
të shpëtojë mëmëdhenë.

Shqiptarët t’i shpëtojë


nga zgjedh’ e keqe e Turqisë
edhe ty të të nderojë,
që je kreu i Shqipërisë.

Ka pas trima shqipëtarë


që s’u trembet syri kurrë!
Në zemër të tij ka zjarr
është i urtë, trim e burrë!
[...]
Zbardhi fusha, ndriti mali,
nga armët e trimërisë!
Hingëllin e s’mbahet kali,
që sjell mbretnë e Shqipërisë.

Qarko përgjigjen e saktë.

1. Teksti i mësipërm është:


(1 pikë)
a) vjershë
b) përrallë
c) fabul
2. Vargjet e mësipërme i kushtohen një:
(1 pikë)
a) ngjarjeje historike
b) personazhi historik
c) qyteti historik
d) të gjitha bashkë
3. Skënderbeu po vinte në Krujë për:
(1 pikë)
a) pushime
b) të luftuar turqit
c) të ndërtuar shtëpinë e tij
4. Autori fton shqiptarët të gëzohen sepse:
(1 pikë)
a) shpreson në fitoren mbi turqit
b) do festojnë
c) turqit u larguan

5. Këto vargje janë shkruar sipas rimës:


(1 pikë)
a) A-A-B-B
b) A-B-B-A
c) A-B-A-B

6. Shkruaj një titull tjetër.


(1 pikë)

______________________________________________________________________________

7. Shkruaj një karakteristikë të legjendës.


(1 pikë)

______________________________________________________________________________

8. Në vargun “Krujë, o qytet i bekuar,” gjej një emër dhe analizoje atë.
(7 pikë)
Emri Lloji Konkret/abstrakt Gjinia Numri Trajta Rasa Lakimi

9. Në strofën e parë gjej një mbiemër dhe analizoje atë.


(5 pikë)
Mbiemri Lloji Numri Gjinia Rasa

10. Në tekstin e mëposhtëm gjej përemrat dhe vendosi në tabelë:


(6 pikë)

Anila bisedon me Altinin.


Ajo e pyet: Ty të erdhën shokët për ditëlindje? Kush nuk erdhi?
Altini i tregoi se në ditëlindjen e tij kish munguar vetëm Elda.
Kështu bën gjithmonë kjo, - tha Anila. Edhe në ditëlindjen time nuk erdhi.

Trajtë e plotë e Trajtë e shkurtër e Përemër Përemër Përemër


përemrit vetor përemrit vetor pronor pyetës dëftor

11. Shkruaj dy fjali duke e përdorur përemrin ai një herë si përemër vetor dhe një herë si
dëftor. (2 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
12. Në vargun “Zbardhi fusha, ndriti mali” gjej një folje dhe analizoje atë.
(5 pikë)
Folja Koha Veta Numri Zgjedhimi

13. Shkruaj një fjali ku të përdorësh foljen shoh në kohën e kryer të thjeshtë, veta e tretë,
numri shumës.

(1
pik
ë)
__________________________________________________________________________

14. Ndërto dy fjali me fjalën afër, ku ta përdorësh një herë si parafjalë dhe një herë si
ndajfolje.
(2 pikë)
________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

15. Në fjalinë “Alma e Deni shkuan në kinema dhe panë një film të bukur” gjej lidhëzat.
Trego cila lidhëz lidh dy gjymtyrë fjalie dhe cila lidh pjesë të fjalisë.
(2 pikë)
______________________________________________________________

16. Krahaso personazhet që të pëlqejnë më shumë.


(5 pikë)
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-9 10-16 17-23 24-29 30-35 36-40 41-42

You might also like