You are on page 1of 4

Data________________

Lënda: Gjuha shqipe 5


Emër/Mbiemër_________________________

Test 1
KUSH ËSHTË NË PORTË?

Alberti nuk ka luajtur kurrë futboll, dhe si zakonisht po e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij nga një
bordurë guri.
Kush do ta gjuajë njëmbëdhjetëmetërshin? - thirri fort arbitri. Por në atë çast Tonini ia mbathi
nga porta, portieri i skuadrës sime nuk ishte dakord për njëmbëdhjetëmetërshin, kështu që
kaptoi murin dhe u largua drejt shtëpisë duke e lënë portën të zbrazët!

Atëherë unë zbrita nga bordura dhe renda drejt arbitrit.

-Do të rri unë në portë, - i thashë.

Shokët e mi tundën kokën të pajtuar me situatën dhe thanë me gjysmë zëri:

-E kur ke luajtur ndonjëherë portier ti?

Por unë renda drejt portës dhe zura vend në qendër me sytë ngulur tek topi. E ndava mendjen
të hidhesha djathtas, të bëhej ç’të bëhej. Mendova ta ndaloj, ta spraps, të hidhem mbi topin me
çdo mënyrë, ta shndërroja trupin në një mburojë të pakalueshme që rrjeta të mos tundej
kurrsesi. U përkula përpara dhe prita.

Kundërshtari mori vrull dhe lëshoi gjuajtjen. Dhe ja ku u gjenda përdhe, në të djathtë, me topin
rrasur në bark dhe duart ngulur fort pas topit që të mos më shpëtonte.

-E di? - më tha kapiteni. - Ti duhet të jesh portieri i parë i skuadrës.

Shokët e tjerë më rrihnin supet dhe dikush më puthi.

1. Pjesa e mësipërme është tregim:


(1 pikë)
a) realist
b) përshkrues
c) fantastik
2. Alberti ka luajtur rolin e portierit:
(1 pikë)
a) gjithmonë
b) ndonjëherë
c) asnjëherë
3. Tonini u largua nga porta ngaqë:
(1 pikë)
a) u ndie i sëmurë
b) nuk ishte dakord për njëmbëdhjetëmetërshin
c) s’kishte besim se do e priste topin
4. Alberti arriti ta priste topin sepse:(1 pikë)
a) kishte besim te vetja
b) ndoqi një plan të caktuar
c) kishte besim te vetja dhe ndoqi një plan të caktuar

5. Shkruaj një titull tjetër për këtë pjesë:


(1 pikë)
Pritja fantastike

6. Shkruaj mesazhin e pjesës:


(1 pikë)
Ne duhet te kemi besim te vetja per te realizuar detyrën e dhene.

7. Shkruaj dy karakteristika të tekstit përshkrues:


(2 pikë)
_____________________ ? _____________________

8. Gjej gabimin. Shkruaj drejt emërtimet e mëposhtme: (3 pikë)

filmi avatar Filmi Avatar

rruga muhamet gjollesha Rruga Muhamet Gjollesha

ministria e arsimit Ministria e Arsimit


9. Shkruaj si duhet datat e mëposhtme.
(2 pikë)

Tiranë më 10, 11-2019 Tiranë më, 10.11.2019


10/17/2019 17.10.2021

10. Përcakto llojin e theksit në fjalët me shkronja të zeza.


“Kundërshtari mori vrull dhe lëshoi gjuajtjen. Dhe ja ku u gjenda përdhe.”
(3 pikë) ?

11. Shkruaj dy fjali ku ta përdorësh fjalën grykë, në kuptimin e parë dhe në atë të figurshëm.
(2 pikë)
?

12. Shkruaj një fjali ku të përdorësh sinonimin e fjalës picirruk.


(1 pikë)
?

13. Shkruaj një fjali ku të përdorësh antonimin e fjalës qaj.


(1 pikë)
Ana ka nje buzëqeshje te bukur

14. Shkruaj 2 fjali ku të përdorësh fjalën faqe në kuptime homonimike.


(2 pikë)
Faqet e fundit te pemës ranë
Mami na bleu fleta te reja

15. Shkruaj një fjalë të urtë për miqësinë.


(1 pikë)
?
16. Përdor në fjali shprehjen frazeologjike: shes mend.
(1 pikë)
?

17. Shkruaj në gjuhë standarde fjalinë:


(2 pikë)
Nana e mërzitun e kqyrte hanën e zvogëlueme përmes pemëve të oborrit.
Nena e mërzitur e vërente hënën e zvogeluar përmes pemës te oborrit

22. Përshkruaj me 6-7 fjali vendbanimin tënd.


(5 pikë)
une banoj ne Tiranë ne lagjen 4 deshmort nje lagje a vogël
une jetoj ne katin e dyte ne nje apartament te vogel me 2 dhoma e nje guzhine.Ne lagjen time
shume femije

Vlerësimi AP ANP AK ASHK ASH

Pikët 0-11 12-23 24-29 30-37 38-41

You might also like